G-Bani shpërthen ndaj Laert Vasilit pas deklaratës së fundit: Mos u mërzit hipokrit

Pas deklaratave të fundit të Laert Vasilit, ku aktori paralajmëroi ndjekje ligjore ndaj disa banorëve të “Big Brother VIP Albania”, nuk ka vonuar përgjigja e G-Banit, ish-banori i edicionit të katërt. Përmes një reagimi të gjatë e në rrjete sociale, G-Bani shprehet i revoltuar ndaj qëndrimeve të Laertit dhe e akuzon atë për hipokrizi.

Në reagimin e tij, G-Bani përmend edhe momentet brenda shtëpisë, duke nënkuptuar një sjellje kontradiktore të Laertit: “Të kam parë vetë si ke shikuar, si ke prekur dhe puthur duar e buzë, me konsensus sigurisht. Po do të nisësh ndjekje ligjore, meru me ato që të kanë sharë e kërcënuar realisht, jo me përqafimet.”

Ai thekson se produksioni ka pasur një rol të madh në rrugën e Laertit drejt finales, por nuk lë pa përmendur edhe ndihmën që sipas tij i kanë dhënë disa banore: “Mos harro dhe tre shoqe që të kanë mbajtur me hatër.”

Në fund, G-Bani i kthehet edhe çështjes së artit e krijimtarisë, duke u shprehur: “Babai im ishte oficer, por shkruante poezi e vazhdon të botojë edhe sot. Ti, për 4 muaj brenda shtëpisë, nuk shkruajte asnjë varg.”

“Sa herë bën shaka, kontrolloni xhepat se ju vjedh”/ Berisha: Fushata e Ramës me batuta, tregon kulturën që ka

Kreu i PD-së Sali Berisha ishte në Borsh mesditën e sotme në takim me qytetarët për fushatën e 11 majit.

Berisha sulmoi Ramën, teksa u shpreh se fushata e tij është e përqendruar tek batutat për të hequr vëmendjen nga vjedhjet e qeverisë.

Më tej kritikoi Ramën pasi ky i fundi ftoi të rinjtë të shikojnë pamjet e tij nudo në internet.

Saka, sipas Berishës kryeministri ka filluar tani bën dhe viktimën.

Berisha: Fushata e tij le ta quajmë fushata e batutës, se ka një kulturë të reduktuar, e tëra i vjen nga realizmi socialist dhe të tëra i vijnë nga filmat e asaj kohe. Edi Rama ngjason me atë hajdutin dhe të vjen të bën me qesh dhe ndërkohë të ka futur dorën për të marrë kuletën. Pas çdo batute fshihet një akt vjedhjeje. Vërtet buzëqesh, kur thotë zhapikët, hardhucat, por ai nuk buzëqesh, fut dorën në xhep dhe vjedh. Nuk është batuta që krijon vendet e punës.

Batuta përdoret për të maskuar largimin e të rinjve. Nuk i ndihmon batuta pensionistët, përdoret për të fshehur gjendjen e mjerë të njerëzve. Kur të dëgjoni batutat e tij, të kontrolloni xhepat se diçka ju ka vjedhur. Pasi përpiqet me çdo kusht të shndërrojë fushatën e tij në një parodi, pastaj bën viktimën. Çfarë ti themi? Nëse fton ti në ekran televiziv fëmijët, ose bën thirrje shikoni videot e nudove të mia, njoftoni televizorët vendosni pullën e kuqe se kam këtë fjalor. Tani thotë lavdi hajdutëve të mi. Jam krenar, me Tahirin, Krifcën, Veliajn. Këta janë bërë një tabor. Tani krenari. Që të gjithë këta kanë vjedhur. Ta dini një gjë që po vodhi ministri, nuk mund të vjedhë kurrë pa e kapur kryeministri. Ata vidhnin se vidhte ky.

Sekreti i jetëgjatësisë 100-vjeçare, gruaja japoneze: Ja çfarë duhet bërë

Japonia është e famshme për numrin e saj të madh të njëqindvjeçarëve dhe ka jetëgjatësinë më të lartë për gratë në botë.

Pra, cili është sekreti për një jetë jashtëzakonisht të gjatë dhe të shëndetshme? Në një intervistë për CNBC, mbesa e një gruaje japoneze njëqindvjeçare zbulon sekretet e tezes së saj për të ruajtur shëndetin dhe lumturinë e saj me kalimin e viteve.

Fuqia e mirënjohjes

Michiko Tomioka, një nutricioniste e certifikuar dhe eksperte e jetëgjatësisë, përmend tezen e saj si model. Çdo ditë, pa përjashtim, ajo thotë “arigato” – faleminderit në japonisht.

Ajo është mirënjohëse për paraardhësit e saj, komunitetin e saj fetar dhe shëndetin e mirë që ruan.Më mësoi të mos humbas kohë dhe energji për gjëra që nuk mund t’i kontrolloj,” thotë Michiko.

Kufizimi i mishit të kuq

Dieta luan një rol vendimtar në jetëgjatësinë e japonezëve. Siç ka deklaruar Dr. Sophie Ortega, “ushqyerja është arsyeja kryesore e vitalitetit dhe jetëgjatësisë së tyre”. Ky njëqindvjeçar ndjek këtë filozofi. Ajo pi çaj jeshil çdo ditë dhe e bazon dietën e saj në perime, tofu dhe peshk, duke shmangur duhanin dhe duke kufizuar ndjeshëm konsumin e mishit të kuq.

Ajo është një besimtare e madhe në “ngrënjen e ndërgjegjshme”, që do të thotë të përtypet ngadalë dhe të shijojë çdo kafshatë. Kështu zhvillon mirënjohjen për ushqimin. Fruti i saj i preferuar është yuzu, një frut agrumesh i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë, i cili ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe përmirësimin e tretjes.

Kë keni rreth jush ka rëndësi.

Një nga sekretet e saj më të mëdha për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme janë njerëzit që e rrethojnë. Siç thotë Michiko, tezja e saj i kushton shumë rëndësi marrëdhënieve. “Familja, miqtë, njerëzit në komunitet.”

Ajo gjithmonë i mirëpret mysafirët e saj me çaj dhe dashamirësi dhe nuk e lë askënd të largohet pa një dhuratë të vogël dhe të menduar. Kjo ndjenjë ngrohtësie dhe lidhjeje me të tjerët duket se është një themel i jetëgjatësisë.

Pranimi i konsumimit, pa ndërprerje të veprimit

Të plakesh me dinjitet do të thotë të pranosh kufizimet e tua. Kjo grua aktive vlerëson gjithçka që mund të bëjë ende dhe nuk heziton të kërkojë ndihmë kur është e nevojshme. Aktiviteti është vlera e saj thelbësore: ajo ngjit shkallët, bën banjë vetëm dhe takohet me miqtë tre herë në javë. Edhe fakti që ajo vazhdon të gatuajë vetë vaktet e saj tregon se sa aktive dhe e pavarur mbetet ajo.

Rëndësia e spiritualiteti

Ajo ngjitej në një mal të pjerrët çdo vit me komunitetin e saj fetar. Sot, ajo vazhdon të recitojë lutjet çdo ditë, duke demonstruar besimin e thellë dhe forcën e brendshme që e mban të fortë fizikisht dhe mendërisht.

“Halla ime është një frymëzim i vërtetë dhe ndihem me fat që e kam në jetën time. Duke adoptuar stilin e saj të jetesës, kam gjetur paqen dhe guximin që qëndrojnë me kalimin e kohës,” përfundon Michiko.

Nuk doli nga fjala, Gjesti mbanë premtimin që askush nuk e priste (Foto)

Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, u shpall fitues i sezonit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, pas një rrugëtimi të gjatë, sfidues dhe shpesh të dhimbshëm.

Pavarësisht ofendimeve, presionit psikologjik dhe një episodi dhune fizike, ai arriti ta fitonte zemrën e publikut dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Gjesti krijoi një lidhje të afërt dhe shumë të komentuar me Eglin, duke u kthyer në një nga çiftet më të pëlqyera të edicionit.

Por pak ditë para finales, ai befasoi me një deklaratë të fortë: “E kam jetën të tmerrshme jashtë. Një femër si ti nuk mund të më durojë as dy minuta… Sapo të dal, bllok e ke.”

Kjo deklaratë ngriti shumë pikëpyetje dhe për disa, u duk si fundi i një lidhjeje që nisi me shumë emocione.

Por… a e mbajti fjalën Gjesti?

Pas përfundimit të spektaklit, fansat kanë vëzhguar me vëmendje çdo lëvizje të çiftit në rrjete sociale — dhe rezultati është surprizues!

Jo vetëm që Gjesti nuk e ka bllokuar Eglin, por dyshja duket më e afërt se kurrë. Ata janë parë shpesh bashkë, madje kanë publikuar foto pranë njëri-tjetrit, duke treguar se raporti mes tyre jo vetëm që nuk është ftohur, por ndoshta po bëhet më i fortë jashtë shtëpisë.

Ndjekësit tani pyesin: A kemi të bëjmë me një histori dashurie që do të vazhdojë edhe jashtë kamerave?

“Çfarë më shkel syrin?”/ Rama përplaset me Llatjan: Mos bëj presion

Teksa kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim me përfaqësues të bizneseve në Elbasan, duket se bullizimin dhe presionin ndaj kundërshtarëve apo anëtarëve të partisë që ai drejton, e ka kthyer në diçka të zakonshme këtë fushatë elektorale.

Një prej grave biznesmene që ishte e pranishme në takim, i tha kreut të qeverisë se në një shkollë në Elbasan, e cila është për fëmijët me aftësi ndryshe, se nuk kishte infrastrukturën e nevojshme, pasi sipas saj, mësueset i merrnin fëmijët në krahë për t’i futur në klasa.

“Ju ftoj që të vini një mëngjes dhe të shikoni sesi ngjiten ata fëmijë nëpër shkallë. Ato mësueset janë heroina që i mbajnë në krahë. Pra është e patolerueshme,”-i tha zonja, kreut të qeverisë.

Teksa kryeministri Edi Rama po fliste për këtë çështje, iu drejtua me presion kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatjas, duke i kërkuar që të mos fliste më për këtë çështje, pasi nuk i kishte dhënë zgjidhje problemit.

“Për atë që thatë për fëmijët, s’e kuptova këtë punën e shkallës. (I drejtohet Llatjas) Ç’a do më thuash ti tani, s’ke çfarë më thua ti tani. Pse më shkel syrin?! S’ke çfarë më thua…Ç’a do më thuash ti tashi?! Ti duhet ta kishe bërë që të mos vinte dita të ma thoshte ajo mua, tani që ma tha ajo, s’ma thua dot ti! A e kupton? Ti duhet ta kishe bërë.. Mirë, mirë në Shtator do e zgjidhësh? Të ka thënë kryetari i bashkisë që do e zgjidhë në Shtator? Jo mor jo, ai u rri punëve mbi kokë, problem është a i mbaron apo vetëm ju rri mbi kokë? Ëëë? Këtej kokën ti, mos e shih atë, mos i bëj presion me shikim asaj! Të ka thënë që do e zgjidhë në Shtator apo e dëgjove tani?! Tani e dëgjove, po mirë! Ata duhet të shkojnë në një vend tjetër. Do lirohet në Shtator mjedisi dhe do zgjidhet. Në Shtator do më njoftoni dhe unë do falenderoj kryetarin e bashkisë, ose në të kundërt do shkojmë bashkë te kryetari. ”- tha Rama.

Anestezisti më i vjetër në Shqipëri, ndahet nga jeta “Misha i Madh” i Spitalit Ushtarak

Doktor Mihallaq Prifti është shuar në moshën 91 vjeçare. Ai ishte anestezisti më i vjetër i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit dhe gjithë jetën e kaloi mes pacientëve të shumtë të Spitalit Ushtarak, ku mori dhe nofkën “Misha i Madh”.

Të gjithë e njihnin kështu. I lindur në Nartë të Vlorës, Dr. Prifti ishte një figurë e respektuar, njeri i qetë, fjalëpak dhe i përkushtuar. Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në vitet më të vështira të këtij shërbimi, duke punuar me përkushtim në kushte te veshtira.

Me një specializim në Shën Petërsburg në vitin 1958, Mihallaq Prifti shërbeu gjatë gjithë jetës së tij profesionale në Spitalin Ushtarak, ku ishte dhe shefi i parë i Shërbimit të Anestezisë. Edhe pas daljes në pension, vazhdoi të kontribuonte për shumë vite me pasion dhe përulësi.

Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë shpreh mirënjohjen e thellë për figurën dhe veprën e tij, si dhe ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve.

Për lajmin, ka reaguar dhe ish-ministri i Shëndetësisë, deputeti dhe mjeku Tritan Shehu, i cili i shpreh ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të shumtë të “Mishës”.

“Nje lajm i hidhur ky per “largimin” e nje nga koleget me te hershem. Nje anestezist i perkushtuar, pasionar ne profesionin e tij, i afte dhe shume human. Nje nga zanafillat e anestezise sone, model ne pune e jeten e tij”, shkruan ai.

Ndodh edhe kështu/ ChatGPT i zbuloi ‘tradhëtinë’ pas leximit të filxhanit, gruaja kërkon divorcin nga burri

Kërkesa e parë e divorcit bazuar në një përgjigje të dhënë nga Inteligjenca Artificiale, nëpërmjet ChatGPT ,ka ndodhur në Greqi.

Konkretisht, një grua vendosi të bënte kërkesë divorci nga bashkëshorti i saj pas 12 vitesh martesë, me të cilin ka dy fëmijë, sepse i kërkoi ChatGPT t’i lexonte për kafen, ku ‘zbuloi’ se ai po e tradhtonte

Me përgjigjen e aplikacionit të AI në dorë, gruaja e përzuri burrin nga shtëpia dhe bëri kërkesë për divorc, me atë që ende përpiqej të kuptonte saktësisht se çfarë kishte ndodhur, shkruan Protothema.gr.

“Gruaja ime prej 12 vitesh merret herë pas here me ‘trende’ të ndryshme. Muajt ​​e fundit, si pjesë e një trendi viral, ajo bëri dy kafe greke dhe më tha se “për të qeshur” pasi i pimë, duhet t’i bëjmë një foto filxhaneve dhe të pyesim chatGPT të na tregojë filxhanin.

Në kafenenë e saj, konkluzioni i “shkencës” ishte se po e tradhtoja me një grua të re”-është shprehur burri.

“Na paralajmëroi se çfarë do bënte, e morëm si shaka!”- V*tëυrasja e 15-vjeçarit në Gjirokastër, shoqja e tij: I kishin ngacmuar motrën! Folëm ditën e ngjarjes, më tha…

Shoqja e 15-vjeçarit i cili i dha fund jetës duke u vetë varur në Gjirokastër, ka folur për raportin e saj me adoleshentin dhe ka treguar disa detaje në lidhje me ngjarjen.

Në emisionin me “Zemër të Hapur” me autoren Evis Ahmeti në News 24, ajo tha se aktualisht është shumë e indinjuar dhe e prekur shpirtërisht për gjithçka që ka ndodhur, dhe se familja e saj ka vendosur që ajo të largohet sado pak nga ngjarja.

Advertisements

Më tej ajo dha më shumë detaje në lidhje me marrëdhënien që kishte me 15-vjecarin duke theksuar se ato ishin ndarë para disa kohësh por e kishte kontaktuar në datën 1 prill para se të ndodhte ngjarja.

Sipas saj, Vini, siç ajo e thërriste, kohët e fundit kishte kaluar shumë kohë me shoqërinë dhe u shprehte i lumtur.

“Jam shumë e indinjuar dhe e prekur shpirtërisht për gjithçka që ka ndodhur. Unë jam larguar disa ditë pasi prindërit e mi kanë vendosur që të largohem nga e gjithë ngjarja. Unë e keqkuptova të gjithë ngjarjen kur e pashë në lajme që është 17 vjeç pasi ishte 15 dhe në muajin korrik do të mbushte 16. Ne ishim shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe flisnim çdo gjë së bashku. Unë dhe Vini kemi pas qenë bashkë për një kohë të gjatë, dhe mbasi u ndamë i humbëm kontaktet. Por ai më gjeti dhe më shkruajti në datë 1 prill që do kryente vetëvrasje dhe që atëherë kam folur shumë me të për ta ndaluar.

Ne i humbëm kontaktet vetëm se ishim adoleshent dhe bënim çfarë na thoshte mendja dhe pastaj u zumë dhe nga inati me njëri-tjetrin nuk folëm. Ne e kemi njohur njëri-tjetrin kur ishim unë 13 ai 14 vjeç. Nuk e di se si ishte sjellja e shokëve me të pasi nuk kam shumë informacion, por gjithmonë e shikoja që ishte i lumtur dhe kohët e fundit kalonte shumë kohë me shoqërinë”, tha ajo.

Gjatë bisedës ajo theksoi se familja e tij ishte në dijeni se ai do të kryente vetëvrasja, por mamaja e tij nuk e kishte besuar duke thënë se ai e bënte për të tërhequr vëmendje.

Ajo tha gjithashtu se Veipi e kishte paralajmëruar se do bënte vetëvrasje në datën 20, por e gjithë shoqëria nuk e kishte marrë seriozisht pasi menduan se ishte vetëm një shaka e tij.

Më tej shoqja e të miturit theksoi se para ngjarjes ajo kishte komunikuar me të, por reagimi i tij i ishte dukur i ftohtë.

Më pas shoqja e 15-vjeçarit sqaroi se Veipi i kishte treguar versionin e tij në lidhje me videon që nëna kishte marrë një ditë më parë. Ajo tregon se një djalë 11-12 vjeç kishte ngacmuar motrën e tij 10 vjeçare dhe për këtë arsye ai kishte tentuar që ta mbyste.

“Ndonjëherë nuk m’i thoshte të gjitha problemet pasi nuk dëshironte që të mërzitesha ose të shqetësohesha për të, por gjithmonë e bënte të qartë që kishte probleme me mamin dhe babin. Mesa kam dëgjuar nuk ishte e vetmja që më kishte lajmëruar. Ai thjesht më tha konkretisht që në datën 20 do bënte vetëvrasje. Kemi patur shoqëri të përbashkët dhe duke folur me ta e mësova. Ne nuk kontaktuam asnjë sepse të gjithë e morën si shaka, por unë u mundova të komunikoja me ndonjë familjar por duke qenë se ai rrinte në Gjirokastër nuk kisha shumë se çfarë të bëja.

Unë jam munduar vetëm të qartësoj gjërat. Ditën që ndodhi ngjarja kishim folur pak, por jo si ditët e tjera dhe në fillim mu duk shumë i ftohtë në të folur. Kur e pyeta më tha që ishte i lumtur për gjithçka në jetën e tij dhe mendova se kisha arritur ta bindja me gjithë mundin tim që të mos lëndonte veten. Ai ishte një njeri shumë social. Ne komunikonim të dy nëpërmjet telefonit dhe mesazheve. Nuk është e vërtetë që ai bulizohej dhe se familja e tij janë shpërngulur nga Saranda.

Vini më kishte lajmëruar se kishte shkuar me nënën e tij në polici një ditë para ngjarjes, ma tha dhe në telefon edhe me mesazhe. Ai më kishte treguar se një çun 11-12 vjeç i kishte ngacmuar motrën 10 vjeçare dhe nga inati ai u mundua ta mbyste dhe i kishin bërë video në atë moment dhe ia kishin treguar të emës. ” përfundoi ajo.

I shpëtoi ate ntatit në 2020, ekzekυtohet në mes të ditës një prej liderëve të mafies greke!

Një vrasje mafioze ka ndodhur mesditën e kësaj në enjteje në Greqi, ku në zonën e Halkandrit është ekzekutuar Georgios Moschouris, i cili konsiderohej nga autoritetet greke si një prej liderëve të mafies greke.

Moschouris, i njohur me nofkën “Thamnaki”, sapo ishte dalë nga një qendër private mjekësore kur persona të paidentifikuar që udhëtonin me një automjet, u afruan dhe e qëlluan me kallashnikov.

Ai raportohet se ka marrë plumba të shumtë, disa prej të cilëve e goditën në fytyrë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në vendin e krimit u gjetën disa gëzhoja plumbash, ndërsa pak më vonë u gjet një automjet i djegur në zonën e Patimës së Halkandrit, i cili dyshohet se ishte automjeti që përdorën autorët për të kryer krimin dhe për të ikur nga vendngjarja.

Policia po shqyrton arsyen e atentati dhe konfiktet e Moschouris, i cili i kishte mbijetuar një atentati të vitit 2020 në Voula, përballë një pastiçerie të njohur.

Zona është rrethuar nga policia dhe hetimet për gjetjen dhe kapjen e autorëve janë në zhvillim e sipër. Policia gjithashtu mësohet se po mbledh prova nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e dëshmitarëve, për të krijuar një panoramë të plotë të rrugës së ekzekutorëve.

SυΙm me th. ikë në një shkollë, hυmb je tën një student

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Nantes në Francën perëndimore këtë të mërkurë, ku një sulm me thikë brenda një shkolle të mesme ka përfunduar me një të vdekur dhe tre të plagosur.

Sipas njoftimit të policisë franceze, viktima është një nxënës i shkollës, ndërsa autori i dyshuar është një tjetër nxënës, 15 vjeç, i cili u neutralizua nga mësuesit përpara se të mbërrinte policia në vendngjarje.

Zëdhënësi i policisë bëri të ditur se deri tani nuk ka asnjë shenjë që të tregojë për një motiv terrorist pas sulmit.

Identiteti i viktimës dhe të plagosurve nuk është bërë publik, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet që çuan në këtë akt të rëndë brenda mureve të shkollës.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik francez dhe ka ringjallur debatet mbi sigurinë në ambientet shkollore.