Presidenti i San Lorenzos, Marçelo Moreti, ka vendosur të tërhiqet nga drejtimi i klubit dhe pse më parë kishte deklaruar që nuk dorëhiqet.
Gjithçka lidhet me skandalin, që përfshin Moretin në korrupsion.
Duke mbajtur postin e presidentit të klubit të njohur argjentinas, mori një shumë prej 25 mijë dollarësh.
Nëna e një futbollisti ia jep në dorë të gjithë shumën e parave dhe kamera e fshehtë e ka faktuar.
https://www.instagram.com/reel/DIv5fOvsKv_/?utm_source=ig_embed&ig_mid=470693B4-286A-43CF-8BC4-DE54AA757A15
Tashmë një investigim është hapur, pasi shuma e dhënë pritej të sillte një favor.
Bëhej fjalë për nënshkrimin e një prej lojtarëve nga moshat.
San Lorenzo synon titullin kampion dhe kjo situatë ka tronditur tashmë strukturat brenda klubit.