Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.
Kurti ka dhënë dorëheqje pak orë para betimit si deputet i Kuvendit të Kosovës.
Kështu ka deklaruar ai përmes një letre drejtuar Sekretariatit të Kuvendit të Kosovës.
Kurti qëndroi si kryeministër i Kosovës deri më sot, teksa pritet që në seancën e sotme të votohet edhe Kryetari i Kuvendit e ndoshta edhe qeveria e re e Kosovës
Ky është dokumenti i siguruar nga mediat kosovare.
News24 në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane Notosondaggi të ekspertit Antonio Noto sollën sondazhin e parë parazgjedhor në rang kombëtar këtë të hënë në emisionin “Open”, 14 prill, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Lidhur me prirjen e votuesve të 11 majit, News24 dhe Notosondaggi kanë intervistuar 2005 persona në periudhën 11-13 prill nga i gjithë vendi dhe të grupmoshave të ndryshme. Atyre iu është drejtuar pyetja: Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet kombëtare në Shqipëri për të rionuar Parlamentin, ju cilën parti do të votonit?
46% janë përgjigjur se do të votonin PS-në (shifrat ndërmjet 44-48%). E dhëna e sondazhit është 2.6% më pak se rezultati që morën socialistët në zgjedhjet parlamentare të 2021, 48.67%.
35% do të votonin PD-në (33-37%), 4.4% më pak se rezultati i 2021.
6.5% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin partinë Mundësia të Agron Shehajt.
5% do të votonin koalicionin “Nisma-Shqipëria Bëhet” të udhëhequr nga Adriatik Lapaj, Endri Shabani dhe Pano Soko.
Partitë e tjera do të merrnin, si vijon: PSD e Tom Doshit 2.5%, Koalicioni Euroatlantik i drejtuar nga Lulzim Basha 2%, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit 1.5%, koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit dhe Enkelejd Alibeajt 1% dhe 0.5% do të votonin për forca të tjera.
Në total, partitë e vogla arrijnë 19% të votave.
Sondazhi i News24 dhe Noto
PS 46% (44-48%)
PD-ASHM 35% (33-37%)
Mundësia 6.5% (5.5-7.5%)
Nisma – Shqipëria Bëhet 5% (4-6%)
PSD 2.5% (1.5-3.5%)
Koalicioni Euroatlantik 2% (1-3%)
Lëvizja Bashkë 1.5% (0.5-2.5%)
Djathtas për Zhvillim 1% (0-2%)
Tjetër 0.5% (0-1%)
Të dhënat e sondazhit u prezantuan nga Antonio Noto, ekspert në fushën e sondazheve politike, themelues i kompanisë Notosondaggi, figurë e njohur në analizën e prirjeve elektorale në Itali dhe jashtë saj, me reputacion për saktësinë dhe profesionalizmin.
I realizuar me 2005 intervista në të gjithë vendin në periudhën 11-13 prill përmes telefonit mobile dhe fiks, sondazhi ka një marzh gabimi prej 3%.
Neës24 dhe Notosondaggi do të vijnë edhe me dy sondazhe të tjera, ndërsa ditën e zgjedhjeve do të publikohet një exitpoll.
Greqia i është përgjigjur Turqisë, duke thënë se Athina zyrtare nuk njeh asnjë minoritet etnik, por vetëm fetar, ndonëse është një ndër shtetet më multietnike të Evropës.
Përgjigja ka ardhur pasi Ministria e Jashtme e Turqisë uroi në Tëitter përvjetorin e 98-të të “Unionit të Turqve në Ksanthi” të Greqisë, aty ku jozyrtarisht njihet se jeton një minoritet turk.
Greqia ka ripërmendur Traktatin e Lozanës, teksti i marrëveshjes së vitit 1923 që përcaktoi kufijtë e Greqisë, Bullgarisë dhe Turqisë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, duke thënë se “qartë se i referohet në mënyrë eksplicite një pakice fetare dhe jo etnike në Traki”.
“Shteti grek respekton plotësisht besimet fetare dhe veçoritë kulturore të pakicës myslimane në Traki. Ai rezervon për qytetarët grekë, anëtarët e pakicës, barazi të plotë dhe shtetësi”, tha Ministria e Jashtme greke në një njoftim për shtyp.
Sipas studiuesve por edhe dëshmive të vetë atyre që jetojnë në Greqi, vendi fqinj ka në përbërje etni shqiptarësh, të njohur si arvanitas, arumunë, pondët e azisë, pakica sllave dhe turke ndër të tjera. Megjithatë asnjëherë zyrtarisht nuk i ka njohur duke u mohuar kështu të drejtat dhe duke i asimiluar brenda etnisë së madhe të quajtur grekë.
Nga ana tjetër, edh Turqia refuzon të njohë një numër të madh minoritetesh etnike, duke përfshirë atë të shqiptarëve, numri i të cilëve llogaritet se shkon disa milionë. E ndërsa Shqipëria së fundmi kaloi një ligj që i lejon çdokujt të deklarohet dhe identifikohet me cilindo minoritet që ka dëshirë.
Një tjetër dasmë ka ndodhur në Big Brother VIP 4, vetëm pak ditë nga finalja e madhe e 19 prillit.
Nisur nga kërkesa e Gjestit, Vëllai i Madh organizoi një dasmë tradicionale për të dhe Eglin.
Një event special i organizuar në zonën “Storm Arena”, ku nuk munguan të ftuarit specialë.
Shumë ish-banorë si Loredana, Valbona, Tiri, Livia, Klajdi etj. morën pjesë në këtë ceremoni si të ftuar, ndërsa dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Neda Balluku kishin rolin e dëshmitarëve.
Por surprizat nuk mbaruan me kaq, sepse ai që i kurorëzoi ishte pikërisht moderatori i këtij programi, Ledion Liço, i cili shpalli burrë dhe grua Eglin e Gjestin pasi i thanë ‘PO’ njëri-tjetrit.
Pasi shkëmbyen puthjen e tyre, filloi muzika, me dy artistët e mirënjohur, Remzie dhe Nexhat Osmani, të cilët “ndezën” atmosferës e dasmës me këngët e tyre.
Lulzim Basha ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuarit” se Edi Rama dhe Sali Berisha ia kanë frikën vetëm atij dhe se është bërë investim i madh që të mos ekzistojë “Koalicioni Euroatlantik” që ka themeluar ai.
DEBATI:
Ylli Rakipi: Pse del ti dhe i bën këto video me Ramën? I kërkon ndihmë Ramës që të mbetesh? Dole në një dhomë të dielën, Rama dhe Berisha dolën në mitingje të mëdha. Ti pse i bën këto?
Lulzim Basha: Që në 11 maj shqiptarët të mos mbeten në zgjedhjen pa zgjidhje, o Rama o Berisha. Votën hidhe për Koalicionin Euroatlantik dhe shokët bashkë me Ramën do marrin rrugën e 313. Ne mbështesim SPAK-un… Ramën dhe trekendëshin e Bermudës i bashkon frika nga SPAK. Votoni numrin 4, e vetmja rrugë kundër korrupsionit dhe për familjen tuaj.
Andi Tela: Atje te lista janë nja 7 parti të tjera që mbështesin SPAK. Ju nuk bëtë asnjë përpjekje për tu bashkuar me ta. Madje edhe partinë tjetër… Zoti Shehi tha se nuk u bashkuat me ta. Edhe ata mbështesin SPAK dhe nuk e duan Berishën. Ju flisni ende sikur jeni kryetar i PD, ndërkohë mezi keni gjetur 140 emra.
Lulzim Basha: Kam bërë çdo përpjekje prej 1 viti e gjysëm për ti mbledhur të gjithë, edhe zotin Lapaj dhe Shabani, madje kanë rënë dakord disa prej tyre dhe pastaj kanë përgënjeshtruar veten e tyre. Është bërë investim i madh që Koalicioni Euroatlantik të mos ekzistojë. Ne na e kanë frikën, kundër meje kanë mobilizuar para për të blerë kreun e FBI ata. McGonigal është në burg. Dhe vazhdon sepse këta i bashkon frika kundër SPAK. I vetmi që ua prish këtë lojë është koalicioni Euroatlantik.
Andi Tela: Ne po flasim për 7 të tjerët.
Lulzim Basha: Çaloi te egot personale. Unë derisa u tërhoqa edhe nga drejtimi i Koalicionit Euroatlantik, lashë drejtim kolegjial. Sot është çështje e mbyllur. Por koalicioni Euroatlantik është me 140 kandidatë në të gjithë vendin. Kësaj Rama nuk ka çfarë ti bëjë.
Dite e mbushur me pasion te zjarrte kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione pa fund ne krahët e atij qe dashuroni dhe do siguroheni se ai është personi i duhur me për cilin doni te kaloni jetën. Beqaret nuk duhet t’i besojnë tërësisht personave qe ne takimin e pare. Ndonjëherë pamja zhgënjen. Financat duhet t’i riorganizoni sa me pare qe situata te përmirësohet.
Demi
Jeta juaj ne çift nuk do ketë shume vështirësi gjate kësaj dite, megjithatë nëse doni te ruani një klime sa me te ngrohte, mendoni t’i bëni ndonjë surprize te këndshme partnerit. Beqaret duhet t’i marrin gjerat shtruar dhe te mos fillojnë një lidhje me personin e pare qe do takojnë. Financat do jene inkurajuese dhe aspak problematike. Shfrytëzojeni këtë rast për te bere ndonjë shpenzim te domosdoshëm.
Binjaket
Edhe nëse partneri ju bën ndonjë kritike te ashpër mos iu hidhni menjëherë ne fyt, por mundohuni te kuptoni perse ai e ka bere këtë gjë. Kontrollojeni ne çdo moment edhe sjelljen tuaj nëse nuk doni te keni probleme serioze. Beqaret do kenë nevoje për me tepër siguri para se te fillojnë një lidhje. Ne planin financiar nuk do keni për çfarë te qaheni.
Gaforrja
Do ngrini pikëpyetje te shumja gjate kësaj dite mbi atë qe keni ne krah për shkak te sjelljes se tij kohet e fundit. E mira do ishte te flisnit qetësisht dhe t’i sqaronit gjerat njëherë e mire. Beqaret me mire qe qëndrojnë edhe sot vetëm sepse personat qe do iu vijnë rreth e rrotull nuk do jene shume te përshtatshëm. Ne planin financiar situata do mbetet e njëjtë.
Luani
Edhe pse ne një lidhje do ndiheni shume te vetmuar gjate kësaj dite. Partneri do iu lere shume pas dore duke u marre me çështje me te rëndësishme. Për beqaret do ketë jo vetëm takime, por edhe dashuri me shikim te pare. Shfrytëzojeni ditën deri ne minutën e fundit! Financat ne përgjithësi do jene te mbrojtura, por gjithsesi me shpenzimet mos e teproni.
Virgjeresha
Do e përmirësoni mjaft lidhjen tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do i shtoni dozat e komunikimit me njeri-tjetrin. Ata qe kane pasur mosmarrëveshje do i sqarojnë shpejt ato. Beqaret nuk duhet te tregohen te nxituar sepse do bëjnë gabime te pafalshme. Ne planin financiar duhet te ndiqni një strategji te përpiluar mire nëse doni qe situata te mos ketë tronditje.
Peshorja
Tregohuni paksa me te hapur me partnerin tuaj sot dhe mos u mundoni për asnjë moment te kopjoni historitë e dashurisë te filmave tuaj te preferuar. Beqaret do kenë takime premtuese me persona te veçante. Shfrytëzojini këto mundësi! Financat do jene gjithë kohës te ekuilibruara prandaj mund te shpenzoni edhe pak me tepër.
Akrepi
Nëse doni qe lidhja juaj te shkoje sa me mire duhet t’i shprehni edhe me tepër ato qe ndjeni sot. Partneri do beje te njëjtën gjë ne mënyrë qe ju te ndiheni te dëshiruar. Beqaret për fat te keq nuk do arrijnë ta gjejnë as sot atë qe kane ëndërruar. Financat qe sot do fillojnë pak nga pak te stabilizohen. Përfitoni për te hequr disa para mënjanë qe te siguroni te ardhmen.
Shigjetari
Nëse jeni ne një lidhje duhet te tregoheni shume te kujdesshëm gjate kësaj dite. Te shumte do jene personat qe do kërkojnë t’iu prishin pune. Për beqaret do jete Jupiteri planeti me i favorshëm. Ai do iu krijoje mundësi te shumta për takime te mrekullueshme. Ne planin financiar duhet te mendoheni dy here para se te hidhni çdo hap. Shmangni gabimet!
Bricjapi
Beqaret do jene me te privilegjuarit e kësaj dite. Mundësitë për takime emocionuese do jene te mëdha dhe ka shume gjasa qe te fillojnë menjëherë histori dashurie. Çiftet do e kenë serish te vështirë ta përmirësojnë marrëdhënien dhe debatet do vazhdojnë. Ne planin financiar situata mund t’iu dale jashtë kontrollit nëse shpenzoni me sy mbyllur.
Ujori
Jeta sentimentale e çifteve do jete e mire sot, prandaj mund t’i kushtoni edhe pak me tepër vëmendje profesionit. Partneri do ju kuptoje dhe do iu mbështesë gjithë kohës. Beqaret edhe pse do lodhen se kërkuari nuk do arrijnë ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Plutoni do iu sjelle fat ne planin financiar. Shlyeni fillimisht borxhet qe keni e me pas shpenzoni.
Peshqit
Dite e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni për mrekulli pranë partnerit dhe do përjetoni kënaqësi te papërshkrueshme. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te bëjnë atë qe do iu thotë zemra. Ne planin financiar do ndizet sinjali i alarmit për shkak te shpenzimeve marramendëse qe do kryeni. Kujdes, sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.
Pas incidentit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin ndërsa po largohej dhe ai i hapi derën për të dalë, reagimet në rrjet kanë qenë të shumta.
Mes tyre, edhe ish-banorë të edicioneve të mëparshme kanë marrë fjalën.
Zebervoki, ish-banori i formatit, ka hyrë live në Instagram për të komentuar ngjarjen.
Ai është shprehur i revoltuar, jo ndaj incidentit në vetvete, por ndaj disa komenteve që lexonte në rrjete sociale, siç ishte: “Le të vijë Jozi në Kosovë”.
“Nëse vjen Jozi në Kosovë, vij edhe unë me të”, tha Zebervoki, duke sqaruar se nuk po e mbronte atë, por kundërshtonte reagimet që nxisin dhunë me dhunë.
Ai theksoi se nuk i pëlqen aspak shprehja “si mund një shqiptar i Shqipërisë të godasë një shqiptar të Kosovës”, duke shtuar se, sipas tij, duhej thënë thjesht: “një shqiptar godet një shqiptar tjetër”.
“Për mua, Kosova dhe Shqipëria janë një. Shkoj në Kosovë sikur të shkoj në qytetin tim të lindjes”, tha ai me bindje.
Në live-in e tij, Zebervoki përmendi gjithashtu edhe videon që qarkulloi në rrjet, ku disa të rinj shfaqeshin para Top Channel duke thënë: “Hajde përballu me burra”, menjëherë pas incidentit.
Sipas tij, kjo nuk ishte zgjidhja e duhur dhe vuri në dukje se ata djem nuk qëndruan më shumë se tre minuta aty.
Në fund, ai u bëri thirrje ndjekësve të tregohen të kujdesshëm me fjalët dhe të mos nxisin përçarje mes shqiptarëve nga të dy anët e kufirit.
Rusia nuk pret ndonjë përparim të shpejtë në bisedimet e saj diplomatike në vazhdim me Shtetet e Bashkuara, duke pasur parasysh shkallën dhe kompleksitetin e problemeve që janë grumbulluar në vitet e fundit, tha të dielën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Duke folur për prezantuesin e televizionit rus Pavel Zarubin, Peskov theksoi se të dyja palët ishin të angazhuara në negociata të vështira, por paralajmëroi kundër pritjes së rezultateve të shpejta. Vërejtjet e tij vijnë pasi presidenti rus Vladimir Putin u takua të premten në Shën Petersburg me të dërguarin e posaçëm të SHBA Steve Witkoff. Kremlini tha se bisedimet u përqëndruan në “aspekte të zgjidhjes së konfliktit të Ukrainës”, ndërsa Shtëpia e Bardhë e përshkroi vizitën si “një hap tjetër në procesin e negociatave”.
Peskov adresoi pritjet e publikut se negociatat do të përmirësonin shpejt marrëdhëniet midis dy vendeve.
“Pritjet e publikut dhe gazetarëve gjithmonë kufizohen me maksimalizmin,” vuri në dukje ai. “Në realitet, situata është pak më ndryshe. Është shumë më e ndërlikuar, kërkon më shumë punë dhe kërkon më shumë kohë.”
Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Moska dhe Uashingtoni tani po punojnë “me shumë durim” për të rivendosur marrëdhëniet e dëmtuara gjatë administratës së mëparshme amerikane.
“Tani po ecim në këtë rrugë së bashku, me shumë durim. Kemi shumë hapa për të ndërmarrë, por vetëm duhet të kuptojmë se sa serioz është dëmi që iu bë marrëdhënieve dypalëshe Rusi-SHBA nën administratën e mëparshme,” shpjegoi ai. “Tani po bëhet punë e mundimshme për të eliminuar këto pasoja.”
Të dyja palët kanë qenë të angazhuara në kontakte indirekte që kur presidenti amerikan Donald Trump mori detyrën në janar, me përpjekjet e fundit diplomatike të fokusuara në një armëpushim të mundshëm në Ukrainë dhe në normalizimin e marrëdhënieve diplomatike – dhe potencialisht ekonomike – Rusi-SHBA.