Baronesha italiane i lë trashëgiminë prej 5 milionë eurosh kujdestares shqiptare, 8 nipërit e hedhin në gjyq. Avokatja: Shoh racizëm

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia linte pastrueses shqiptare: përveç rreth një milion eurosh në para të gatshme, trashëgimia përfshin edhe gjashtë apartamente, për një vlerë totale prej afro pesë milionë eurosh.

Megjithatë, tetë nipërit e baroneshës — të përfaqësuar nga avokati Claudio Malfer — kanë vënë në dyshim testamentin dhe kanë nisur një proces gjyqësor. Ata kanë hapur një çështje civile duke kërkuar anulimin e testamentit dhe, paralelisht, kanë bërë edhe kallëzim penal kundër kujdestares 44-vjeçare — e mbrojtur nga avokati Nicola Canestrini — duke e akuzuar se e ka mashtruar dhe manipuluar baroneshën.

Akuzat

Sipas Prokurorisë së Roveretos, gruaja 44-vjeçare ka përfituar nga gjendja e rënduar mendore e baroneshës, në një fazë që sipas tyre e pengonte atë të kuptonte dhe të vendoste me vetëdije. Në aktakuzë thuhet se në mars të vitit 2022, ajo e ka bindur baroneshën të hartojë një testament ku e shpallte vetë kujdestaren trashëgimtare të vetme, dhe një muaj më vonë, ka marrë edhe një prokurë të përgjithshme noteriale, që i jepte kontroll mbi pasurinë.

Në pritje të vendimit gjyqësor, prokuroria ka kërkuar dhe ka marrë miratimin e gjykatës për sekuestrimin parandalues të gjithë pasurisë. Kujdestarja, ndërkohë, nuk e ka pranuar ende trashëgiminë, pasi thotë se nuk dëshiron ta marrë atë pa u sqaruar nëse ka të drejtë ligjërisht.

Proceset gjyqësore

Janë në zhvillim dy procese: ai civil dhe ai penal. Seanca paraprake u mbajt më 10 prill, por për vendimin final do të duhet të pritet 8 maji, kur gjyqtarja hetuese, Consuelo Pasquali, do të vendosë nëse do të pranojë palën civile — nipërit — që është kundërshtuar nga mbrojtja e të pandehurës. Pas kësaj, gjykatësja do të shprehet mbi kërkesën e prokurorisë për ta çuar çështjen në gjyq, me akuzën e mashtrimit ndaj një personi të paaftë (circonvenzione d’incapace).

Mbrojtja e kujdestares

Avokati i kujdestares, Nicola Canestrini, ka ngritur edhe një shqetësim tjetër:

“Në këtë proces shoh rrezikun e racizmit, edhe në mënyrë të pavetëdijshme,” — thotë ai. “Në argumentet e palës kundërshtare përmendet ‘tradita familjare’ dhe ‘gjakun që duhet respektuar’, sikur klientja ime të mos kishte pasur rëndësi në jetën e baroneshës.”
Sipas tij, është krejt e kundërta. Ai tregon se kujdestarja vazhdonte të frekuentonte shtëpinë e baroneshës edhe pasi nuk punonte më aty, vetëm sepse baronesha kërkonte që të ishte pikërisht ajo që e ndihmonte të shkonte në shtrat.

Canestrini shton edhe diçka tjetër:

“Në 25 vite karrierë, nuk më ka ndodhur ndonjëherë që të më telefononin vetë dëshmitarët: mike të baroneshës dhe pronarë dyqanesh që ajo frekuentonte me klienten time. Të gjithë më kanë thënë se kujdestarja ishte më shumë viktimë sesa përfituese e situatës.”
Videoja e testamentit

Mbrojtja ka në dorë edhe një tjetër provë të fortë: një video që tregon momentin kur është hartuar testamenti, përpara noterit më 21 mars 2022.

“Në këtë video,” — thotë Canestrini — “baronesha e korrigjon vetë noterin, duke i thënë saktësisht emrin e kujdestares. Kjo tregon qartë se ajo ishte plotësisht e vetëdijshme për atë që po bënte.”

Ekspertiza mjekësore

Ndërkohë, prokuroria ka paraqitur një ekspertizë psikiatrike, të përpiluar mbi bazën e dokumentacionit të mbledhur pas vdekjes së baroneshës, sipas së cilës gjendja e saj mendore kishte filluar të përkeqësohej disa muaj para vdekjes, që ndodhi në nëntor të vitit 2023.

Të gjitha provat janë paraqitur tashmë. Tani i mbetet gjykatëses Pasquali të vendosë: a do të shkojë çështja në gjyq, apo do të vendoset që nuk ka vend për ndjekje penale ndaj kujdestares shqiptare./Corriere della Sera

Hyri ilegalisht në Londër pas ekstradimit, “Mjekrra” bosi i trafikut të shqiptarëve me kamionë Belgjikë-Angli rrezikon 4 vite burg

Një trafikant shqiptar i qenieve njerëzorë nga Belgjika në Angli u deklarua fajtor për hyrjen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar pasi një investigimi të Mail on Sunday çoi në arrestimin e tij.

Home Office mbrëmë përshëndeti ‘gazetarinë e shkëlqyer investigative’ të kësaj gazete që bëri që Alket Dauti, i cili futi ilegalisht qindra emigrantë në Britani me kamionë, të dilte para gjykatës.

Sipas gazetës Mail on Sunday të cilës i referohet Top Channel, Dauti, 38 vjeç, u arrestua një javë pasi zbuloi se si ai hyri fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar disa muaj pasi u lirua nga burgu në Belgjikë dhe u ekstradua në Shqipëri.

Ai postoi video në TikTok ku shihet duke ecur me makinë nëpër Londër, ndërsa të afërmit ngarkuan foto të tij duke dërguar dy vajzat e tij në shkollë, pranë shtëpisë së këshillit familjar në Penge, Londra juglindore.

Kur Daily Mail kontaktoi me Home Office, zyrtarët nuk kishin të dhëna për hyrjen e Dautit në vend.

Por një javë pasi gazeta publikoi historinë muajin e kaluar, ai u arrestua.

Në Gjykatën e Kurorës Woolwich të premten, ai u deklarua fajtor për “hyrjen pa leje në MB” dhe do të dënohet më 12 maj.

Ai mund të dënohet me katër vite burg dhe më pas ka të ngjarë të dëbohet.

Ai ishte njeriu kyç i një bande shqiptare që sillte emigrantë nga Belgjika në MB, duke paguar 8,000 £ për udhëtim në pjesën e pasme të kamionëve dhe 13,000 £ për një vend në pjesën e përparme.

Dauti u arrestua në banesën e tij në Penge në vitin 2018 dhe u deportua në Belgjikë, ku ishte dënuar në mungesë me dhjetë vite.

Ai u lirua dhe u deportua në Shqipëri vitin e kaluar, por besohet se ka mbërritur në Britani në nëntor.

Ministria e punëve të brendshme tha se është “e vendosur” për të larguar kriminelët e huaj, duke shtuar: “Ne të gjithë kemi një rol për të luajtur… qoftë gazetaria e shkëlqyer investigative e kryer nga gazetarët e Mail on Sunday, apo mijëra që telefonojnë linjën tonë të Emigracionit”./Top Channel

Reagimi i Ledionit pas spektaklit do ju lë gojë hapur

Moderatori i njohur Ledion Liço ka bërë një reagim pas përfundimit të spektaklit të mbrëmshëm, shkruan Kosovarja.

Duke mos reaguar në rrjetin e tij social mbi ngjarjen e turpshme që ndodhi në shtëpinë e “Big Brother”, Ledioni ka zgjedhur të publikoj pamje të hyrjes së Gjestit përsëri në shtëpi.

Ai poshtë video ka shkruar :

“Finalistet”

Rikthehen reshjet e shiut! Ja si parashikohet të nis java dhe sa do të arrijnë temperaturat në vend

Kjo javë parashikohet të nis me mot relativisht të paqëndrueshëm. Thuajse në të gjithë vendin e hëna parashikohet të jetë me reshje të pakta shiu.

Sipas SHMU, pavarësish reshjeve, temperaturat parashikohet të jenë relativisht në ngrohta, ku maksimalja arrin në 24 gradë celsius, ndërsa ato minimale në 5 gradë celsius.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës me 7-16 m/s, ndërkohë valëzimi do jetë deri në 3 ballë.

Noizy i del në mbrojtje Gjestit, ky është reagimi i tij

Reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku, i njohur me nofkën ‘Noizy’, ka reaguar pas dhunës së përdorur ndaj Gjesti prej anës së Jozit.

Noizy ka kërkuar nga Gjesti që ta mbajë kokën lart. Kështu thuhet në një ‘Insta Story’ të tij, ku ka shpërndarë reagimin e familjarëve të banorit nga Peja, shkruan Insajderi.

“Mbaje kokën lart, djalosh“, ka shkruar Noizy.

“Të bëfsha mu në…”, babai i kthen mbrapsht dhuratën djalit

50 mijë euro të cilat u përdorën për blerjen e një shtëpie janë bërë shkak që Astriti të përballet në “Shihemi në Gjyq” me bashkëshorten, Nadiren dhe djalin, Mondin. Siç shpjegoi për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, me këto para ai kishte autorizuar të birin që të blinte një shtëpi në Fier pasi çifti ndodhej në SHBA.

Çështja është se sot, pas 5 muajsh nuk kanë certifikatën e pronësisë. Astriti dyshon se ka një mashtrim në këtë mes dhe i ka nxjerrë nga shtëpia gruan e djalin. Babai i kërkon djali certifikatën e pronësisë, të cilën ky i fundit s’e ka.

Mondi: Shtëpia është e jona dhe ti na ke nxjerrë përjashta! Sot ti na ke nxjerrë përjashta!

Astrit: Bjermë lekët ore, dua lekët!

Mondi: Lekët… s’kam lë lekë unë tani, bleva shtëpinë me lekët unë.

Astrit: Më bjer certifikatën e shtëpisë, të shikoj edhe unë! S’kam asnjë gjë, unë jam kot!

Mondi: Ku ta gjej certifikatën, unë s’kam marrë për vete! Unë s’e kam marrë fare certifikatën!

Astrit: Qysh ore? Të nesërmen thotë kështu ai, as më ka dhënë lekë, ca letra bakalli aty!

Gjatë debatit, Astriti shprehu disa herë shqetësimin që i ka sjellë kjo situatë. Ai tha se ato janë paratë e gjakut të tij, pa lënë mënjanë eedhe bashkëshorten, por të birit nuk ia pranon kontributin. Madje arrin deri aty sa t’i kthejë mbrapsht dhuratën që i ka bërë.

Astrit: Ke punuar gjëkundi ti? Ke punuar?

Mondi: Pse, pa një ditë pune…

Astrit: Një herë që vajte në emigrim, ja më bleve dhe një unazë… na! Të bëfsha mu në…

Mondi: Bjere se e marr! Po nuk e do, e marr unë!

Nadire: Ik te vendi yt atje, mos më rri këtu mua!

Astrit: Ti mbylle ti!

Nadire: Ik te vendi yt, mos fol shumë!

Zbulohen detaje të errëta nga e shkuara e Joz Markut: Ka bërë burg në Zvicër, ka qenë edhe…

Pas incidentit të ndodhur në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi fizikisht Gjestin gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, kanë vazhduar reagimet nga publiku dhe figura të njohura të skenës shqiptare.

Një ndër to është edhe këngëtari Labinot Rexha, i cili ndau informacione të reja në lidhje me të kaluarën e Jozit.

I ftuar në emisionin “Weekend”, Rexha u shpreh se Jozi ka pasur një të kaluar problematike, duke pretenduar se ka qëndruar në burg në Zvicër për një periudhë disa vjeçare:

“Herë pas herë ka qenë agresiv shumë, ka talent shumë të madh, këndon bukur, por derisa ishte në Zvicër kishte qenë në burg mbi tre vite sa di unë, dhe njihet si një djalë agresiv.”

Deklarata e Rexhës ka ngjallur diskutime të gjera në rrjetet sociale, pasi hedh dritë mbi një aspekt të panjohur më parë për publikun.

Në një postim të në Instagram, Rexha shprehu keqardhjen për familjen e Gjestit dhe u tregua i ashpër në drejtim të Jozit, duke shkruar:

“Më vjen shumë keq për familjen e Gjesit. Jozef Marku, haram të qoftë buka ime dhe e gjithë shqiptarëve të Kosovës që të kanë mbajt me bukë derisa ishe në Zvicër. Humbe karrierën sado pak që e krijove.”

Ky reagim vjen mes një vale të gjerë reagimesh publike, ku shumë artistë dhe figura të njohura po distancohen nga akti i dhunshëm dhe po kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi nga produksioni i spektaklit.

“I tm. errshëm…qysh ia kam çelur derën”, regjia i tërheq vërejtje Gjestit që flet për sulmin e Jozit (Video)

Një video e re e cila po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka rikthyer vëmendjen tek incidenti i rëndë që ndodhi gjatë spektaklit gjysmëfinal të Big Brother VIP Albania 4, ku Jozefin Marku sulmoi fizikisht Besart Klemendin, të njohur si Gjesti.

Pamjet tregojnë një moment të shkurtër pas përfundimit të spektaklit, ku Egli dhe Gjesti shihen duke biseduar në një ambient të qetë.

Ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendje është një deklaratë e Gjestit, që duket të jetë një reflektim i sinqertë mbi ngjarjen e ndodhur.

“Kuku aq shumë e kam lypur ta qes prej kontrollës, i tmerrshëm jam babë, më ka parë duke ia çelur derën, s’ka pas faj i ngrati”, dëgjohet duke thënë Gjesti, në një moment të zënë ngushtë, i mbushur me emocione të përziera.

Kjo fjali, që u transmetua pa dashje përmes mikrofonit të vendosur, është shoqëruar me një reagim të menjëhershëm nga stafi teknik. Në video dëgjohet një zë që i tërheq vëmendjen: “Gjeti, kujdes mikrofonin

Menjëherë pas aktit të dhunës, ai shpërtheu në fyerje, duke thënë: “S’ka le *** nëne që ma hap derën mua! Kush e hap derën? Legen! Më fal vetja ime që mora pjesë në këtë vend me njerëz me dy fytyra.”

Gjatë dëshmisë së dhënë në polici, Jozi ka deklaruar: “Më ka provokuar gjatë gjithë lojës, nga gjaknxehtësia e qëllova. Nuk e durova më!”

Valë dëbimesh nga Amerika? Hasani zbulon prapaskenat: Ja pse shqiptarët janë në listën e Trump

Me ardhjen e tij në pushtet, presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur një sërë urdhrash ekzekutivë të cilët ndryshuan ekuilibrat e vendosur në rang global.

Në një prej këtyre urdhrave parashikohet dëbimi i emigrantëve të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga ky urdhër preken edhe 1874 shqiptarë, të cilët ndodhen mes 1.4 milionë emigrantëve të paligjshëm në SHBA.

I pyetur në një studio televizive, rreth fatit të këtyre emigrantëve, ministri i Jashtëm Igli Hasani deklaroi se ai në asnjë rast, qoftë këtu edhe kur bëhet fjalë për qytetarë shqiptarë, nuk e mbështet paligjshmërinë.

“Duhet të rregullojmë mundësitë që kanë të bëjnë me përfaqësimin e shqiptarëve atje ku ata vendosen. Por asnjëherë në mënyrë të paligjshme,” deklaroi ai.

Nga ana tjetër, ministri shtoi se pavarësisht se cilët janë në pushtet përtej oqeanit, demokratë apo republikanë, Shqipëria ka një marrëdhënie shumë të fortë dhe shumë të konsoliduar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jemi një nga vendet më pro-amerikane në botë. Kjo marrëdhënie reflektohet në të gjitha fushat,” shtoi ai.

Ndërsa, i pyetur rreth fjalës kyçe dhe kryepremtimit të kësaj fushate zgjedhore për socialistët, “pasaportës europiane”, Hasani deklaroi se është në duart e tyre që, siç u shpreh ai, “kjo ëndërr të bëhet realitet.”

“Për ne dhe vendet anëtare të BE, merita është kryesore dhe ne këtë po përpiqemi të tregojmë. Se ne, për shkak të meritës, dhe jo për shkak të ndonjë konfigurimi të caktuar, jemi ata që jemi dhe do të vijojmë te pedalojmë fort, për të plotësuar sa më shpejt ato që duhet të bëjmë.”

Në proceset integruese, ministri Hasani theksoi se Shqipëria gëzon edhe mbështetjen nga Berlini. Duke shtuar se me qeverinë e re gjermane, qeveria shqiptare do të punojë krah për krah, në mënyrë që edhe me ndihmën e Procesit të Berlinit, integrimi të jetë sa më i shpejtë.

Sa vite burgim mund të marrë Jozi nëse dënohet

Ngjarja e ndodhur në spektaklin televiziv “Big Brother VIP Albania”, ku banori Jozi Marku goditi me shuplakë Gjestin gjatë transmetimit live, mund të ketë pasoja serioze ligjore. Sipas Kodit Penal të Shqipërisë, ky veprim përbën vepër penale dhe mund të dënohet me burgim.

Sipas Nenit 90 të Kodit Penal, goditja e një personi tjetër, edhe nëse nuk lë pasoja të rënda fizike, konsiderohet akt dhune me dashje, dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet.

Ngjarja, e cila ndodhi në mënyrë të papritur dhe publikisht përballë mijëra shikuesve, e rrit ndjeshmërinë morale dhe sociale të rastit. Megjithëse fakti që ndodhi gjatë një transmetimi televiziv nuk e ndryshon automatikisht klasifikimin penal, ai mund të ndikojë në vlerësimin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës dhe në mënyrën si prokuroria i qaset rastit.

Procedimi penal për këtë vepër zakonisht nis me kallëzim nga viktima, përveç rasteve kur prokuroria vendos të ndërhyjë vetë, për shkak të ndjeshmërisë së lartë publike – siç mund të ndodhë në këtë rast konkret, ku incidenti u bë viral dhe shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale.

Në rast se do të provohet përmes raportit mjekësor se viktima ka pësuar dëmtime fizike, atëherë rasti mund të klasifikohet më rëndë dhe të kualifikohet sipas Neneve 88 ose 89 të Kodit Penal, ku dënimet parashikohen më të ashpra se 2 vjet burgim.

Kujtojmë se në rastin konkret, Gjesti është trajtuar menjëherë pas incidentit dhe sipas raportimeve, gjendja e tij është stabilizuar. Ndërkohë, Jozi është arrestuar nga policia në vendngjarje dhe pritet që drejtësia të ndjekë procedurat ligjore për zbardhjen e plotë të rastit.