D.huna e Jozit në Big Brother, miqtë e Gjestit zbarkojnë para Top Channel: O p*** none, hajde rr ehu me burra (Video)

Ngjarja skandaloze e regjistruar gjatë transmetimit live të Big Brother VIP Albania, ku Jozi goditi Gjestin duke e rrëzuar në tokë pak para daljes nga shtëpia, ka shkaktuar reagime dhe revoltë tek fansat e Gjestit në Shqipëri dhe Kosovë.

Pak pasi ndodhi incidenti i rëndë, në ambientet e Top Channel kanë mbërritur mbështetësit e Gjestit për t’i dalë në mbajrotje banorit si dhe duke kërkuar Jozin.

Indeks Online ka publikuar një video ku mbështetës nga Kosova të Gjestit kanë mbërritur në Kashar në kërkim të Jozit.

“O p*** none, hajde rrehu me burra”, dëgjohet të thonë disa persona të cilët kanë parkuar dhe presin ën derën e jashtme të televizionit.

VIDEO

Tensione në Egje/ QëΙΙohet me ar më anija greke

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës në ujërat territoriale greke, një mjet lundrues turk hapi zjarr ndaj një anije të rojes bregdetare të Greqisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 8 me orën lokale greke në afërsi të ishullit Lesbos.

Një anije patrulluese greke ka kërkuar të ndalojë dhe kontrollojë një mjet lundrues të dyshuar turk.

Mediat greke raportojnë se kur anija patrulluese i është afruar asaj turkes është qëlluar me armë kallashnikov.

Gjithashtu raportohet se nga ekuipazhi greke nuk ka pasur të lënduar, ndërsa mjeti lundrues i Rojes Bregdetare është kthyer në port me gjurmë plumbash.

Skandalit në Big Brother nuk i shpëtojnë as politikanët, kandidati i Lulzim Bashës në krah të Jozit: Mos luj me …

Reagimeve mbi skandalin në BBVA ku Jozefin Marku goditi dhe rrëzoi në tokë Gjestin, nuk i kanë shpëtuar as personazhet e politikës.

Kandidati për Deputet në Kualicionin Euroatlantik i Lulzim Bashës, Eduart Ndocaj ka lënë një koment ku duket se shprehet hapur pro dhunës dhe sulmit të Jozit ndaj Gjestit.

“Mos luj me kryqin e Krishtit o i pafytyrë”, komenton Ndocaj në një nga postimet në rrjet ku shihet momenti i sulmit të Jozit ndaj Gjestit.

Shuplaka e Jozit ndaj Gjestit “jehonë ndërkombëtare”, mediat e huaja shkruajnë për të

Shpulla e Jozit ndaj Gjestit ka bërë “jehonë ndërkombëtare”, ku dhe mediat italiane kanë shkruar për të.

Media Fanpage.it shkruan për ngjarjen e paprecedentë, duke e cilësuar si “Dhuna në Big Brother-in e Shqipërisë”.

Kujtojmë se një ngjarje e paprecedentë dhe skandaloze u regjistrua gjatë spektaklit të Big Brother Vip Albania. Ka qenë Jozi ai i cili ka qëlluar me shuplakë finalistin e tretë të këtij edicioni, Gjestin.

Përpara daljes së tij nga shtëpia, pas eleminimit nga votat e publikut, Jozi e ofendoi dhe goditi Gjestin.

Menjëherë pas incidentit, produksioni i Big Brother Vip lajmëroi Policinë e Shtetit, e cila bëri të mundur shoqërimin e Jozit në Komisariat, por ditën e sotme u la i lirë.

Ndërkohë, që për Gjestin u kujdesën mjekët dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje të stabilizuar.

“Mami të do”- Humbi fëmijën me Olsi Bylykun? “Shpërthejnë” familjarët e Eglit Takos

Së fundmi, një thashetheme ka qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohet se këngëtarja Egli Tako ka humbur një fëmijë gjatë lidhjes së saj me aktorin Olsi Bylyku. Ky pretendim mori vëmendje të madhe pas një InstaStory që Egli pretendohej se kishte postuar dy vite më parë, ku fliste për një moment shumë të dhimbshëm emocionalisht.

Në këtë postim, i cili u tha se ishte postuar kohë më parë nga Egli, shkruhej: “Ky ishte vendi ku ti mbroheshe, flije dhe ku pushove në paqe! Vendosa të të mbaj këtu përgjithmonë, ta mbaj këtë vend mbushur me ty, njësoj si zemrën time! Till we meet each other again snow. Mami të do!”

Pas përhapjes së këtij lajmi, familjarët që janë edhe menaxhuesit e profilit të saj në Instagram, kanë reaguar duke mohuar këto pretendime, të cilat i kanë cilësuar si të pavërteta. Në një reagim të ashpër, familjarët e këngëtares shkruajnë: “Lat nam. Zotin ju kemi lënë se ju qenkeni fundi, s’ka më keq!”.

Olsi Bylyku dhe Egli Tako kanë qenë në vëmendje të medias rozë së fundmi. Një këngë e publikuar nga aktori i njohur bëri që rrjeti të shpërthejë akoma më shume duke pretenduar se projekti është një dedikim për Eglin, pasi teksti përshtatet me një periudhë dramatike që ajo po kalon. Mirëpo vetë Olsi ka sqaruar njëherë e mirë situatën teksa ka dhënë një intervistë.

Ai është shprehur se gëzon respekt për ish-partneren e tij, mirëpo nuk ka nguruar të falënderojë edhe partneren e tij aktuale, Denada Lura e cila po përballon gjithë këtë zhurmë teksa shprehet: “Përtej opinion tim për ish-partneren time, përtej opinionit tim për situatën, në fakt, ajo që më ka shqetësuar është që nuk ka pasur një koment për një partnere që unë kam në shtëpi dhe që i duron të gjitha këto gjërat. Që, në fakt, unë tek kjo intervista gjej rastin ta falënderoj për herë të parë. Se gjithmonë kemi ndaluar tek ajo historia ime që në fakt e kam pasur 19-vjeç dhe kam shumë respekt dhe mirënjohje për atë gocën absolute, dhe i uroj fitoren aty ku është”,– u shpreh ai.

Përsa i përket Eglit, Olsi është shprehur se është shumë mirënjohës për periudhën 5- vjeçare që ata kanë kaluar së bashku duke shtuar se e vlerëson atë për vajzën që është.

“Unë e vlerësoj shumë për gjithë fjalët që ka thënë për mua, se sigurisht kemi pasur një marrëdhënie 5- vjeçare. Një marrëdhënie si çdo marrëdhënie tjetër që ka pasur dhe respekt ka pasur debatin, ka pasur dhe kënaqësinë. Ka qenë periudhë shumë e bukur dhe jam shumë mirënjohës, kam bërë dhe dy projekte që janë shumë të suksesshme. I uroj suksese sepse është gocë me ego shumë të madhe dhe ambicie shumë të madhe”,– tha Olsi Bylyku për Andale.

“‘Askush s’ta ndal dot suksesin!’ – Ylli Limani reagon publikisht për Gjestin në BBVA”

Pas incidentit të bujshëm në “Big Brother VIP Albania”, ku Gjesti u godit fizikisht nga Joz Marku, reagimet publike në mbështetje të tij nuk kanë munguar. Së fundmi, edhe këngëtari i njohur Ylli Limani i ka dalë në krah Gjestit me një mesazh të fuqishëm në rrjete sociale.

Në një postim në InstaStory, Ylli ndau një foto të Gjestit nga shtëpia e BBVA dhe shkroi:

“Rrugën drejt sukseseve të mëdha nuk munet me nal kërkush edhe kurgjo. Me ty @gjesst”, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.

“Rrugën drejt sukseseve të mëdha nuk munet me nal kërkush edhe kurgjo. Me ty @gjesst”, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.

“Familja e Gjestit reagon pas sυΙ mit nga Jozi

Familja e Gjestit ka reaguar përmes një deklarate publike në lidhje me ngjarjen e paprecedentë të ndodhur spektaklin e një nate më parë në Big Brother Vip, ku Jozefin Marku sulmoi fizikisht Besart Kelmendin.

Ata shprehen se janë të tronditur dhe se një akt i tillë është i patolerueshëm, por krenarë për Gjestin që nuk reagoi dhe ruajti qetësinë.

Reagimi i plotë:

Ende jemi të tronditur dhe me një dhimbje shumë të madhe në zemër nga ajo që ndodhi mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP. Pamjet e dhunës fizike ndaj Gjestit ishin të vështira për t’u parë dhe akoma më të vështira për t’u përjetuar si njerëz që e njohim, e duam dhe që e dimë sa zemërmirë dhe i pastër është.

Askush nuk meriton të dhunohet – as brenda një loje, as jashtë saj. Gjesti hyri në atë shtëpi me respekt, me edukatë dhe me zemrën plot mirësi. Nuk e meritoi kurrë një përballje të tillë të dhunshme.

Dhimbja që ndjejmë është e madhe, por jemi krenarë për të. Krenarë që edhe në atë moment, zgjodhi të mos reagojë me dhunë. Krenarë që qëndroi i fortë dhe i qetë, edhe kur u sulmua padrejtësisht.

Ky postim nuk është vetëm një reagim. Është një thirrje. Për drejtësi. Për reflektim. Për njerëzi. Sepse dhuna nuk mund dhe nuk duhet të jetë kurrë pjesë e asnjë formati, asnjë loje, asnjë shoqërie që pretendon të jetë e shëndetshme.

Faleminderit nga zemra të gjithëve ju që jeni në krah të Gjestit. Dashuria juaj i jep force.

Shifra e çmendur, Blendi Gonxhe tregon çmimin sa ka kυshtuar targa e personaΙizuar e Noizyt

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania

se sa ka kushtuar targa që reperi Rigels Rajku ka blerë për një makinë të tijën të llojit Lamborghini.

“Kjo targë që ka marrë dhe këngëtari Noizy hyn te kombinimet me 6 karaktere dhe duhet të jetë diku te 2.2 milionë lekë të vjetra,” – tha ai.

Gonxhja u shpreh se të tilla targa mund të mbarten nga mjeti në mjet, me kriterin që mjeti tjetër të jetë më i shtrenjtë se i pari.

Drejtori i DPSHTRR shtoi se deri tani ka 996 aplikime për targa të personalizuara. Ai tregoi se kërkesa të tilla kanë arkëtuar 24.5 milionë lekë të reja.

Jeni kυrioz ta shihni kush është? Këngëtarja e fαmshme zbυlon fytyrën e “Aldo Morning Show”

Të gjithë e njohin si zëri misterioz që na shoqëron çdo mëngjes në emisionin në TvKlan, “Aldo Morning Show”. Ndërkohë që shumë pak mund të dihet për jetën e tij private, nga personazhi që fshihet misteriozisht pas mikrofonit të mëngjesit e që arrin të nxjerrë sekretet e shqiptarëve që telefonojnë.

Aldon Lipe fshihet ngado për të mos e zbuluar fytyrën, por me zhvillimin e teknologjisë e aksesit të lehtë në internet, po e gjen të pamundur.

Së fundmi është “ thyerë akulli” dhe ka qenë një nga pjesëtarët e stafit i cili ka filmuar Aldon, jo vetëm zërin e tij, por dhe fytyrën duke shuar kështu kureshtjen e mijëra shqiptarëve se si duket moderatori i cili i zgjon me zërin e tij çdo mëngjes.

Gjithashtu, edhe këngëtarja Orgesa Zaimi, e cila ka qenë e ftuara e ditës së sotme në “ Aldo Morning Show” ka publikuar momentin kur iu bashkua studios lëvizëse së moderatorit, risi kjo e këtij sezoni, si dhe nuk ka nguruar të shprehë emocionet dhe kënaqësinë nga kjo intervistë.

“#AldoMorningShow super program dhe risi ne Shqiperi, une u kenaqa aq shume sa çanten e mora ne shpine”, shkruan Orgesa.

Emigrantët rrëfejnë diskriminimin në Greqi: PoΙicia greke na erdhi në shtëpi se po këndònim shqip

Disa nga emigrantët që jetojnë dhe veprojnë në Greqi, kanë kujtuar vështirësitë dhe momentet raciste që ju kanë ndodhur, vetëm pse janë shqiptarë.

Ata apelojnë që të kenë më shumë mbështetje nga shteti shqiptar, që në këtë rast është më i dobëti në ballafaqimin me fqinjin jugor.

Mbaj mend një rast dhe skam për ta harruar kur vetë drejtoresha e kopshtit më tha që jeni shqiptar dhe nuk e pranoj vajzën në kopsht. Unë përdora mënyra të tjera dhe arrita ta regjistroja në kopsht që të mësonte gjërat e domosdoshme që kishte si fëmijë” u shpreh emigrantja, Anita Vodo.

Kam thuajse 30 vjet që jetoj këtu dhe kam 10 vjet që punoj taksi. Problemet janë pambarim këtu që lidhen me shqiptarët këtu. Por unë po prek atë që është më kryesore. Meqë punoj taksi dhe kam kontakt me cdo kategori dhe shoh shumë racizëm. Një herë mora një plakë kur binte shi dhe ai më tha nëse je shqiptar nuk hypi, mbylla derën dhe ika” u shpreh emigranti, Besnik Musta.

Kush kujdeset për ne, këtu na vrasin, këtu na mashtrojnë këtu na torturojnë në mënyra të ndryshme duke na sorollasin. Kam bërë një herë një darkë në shtëpi dhe na erdhi policia pse këndonim shqip. Ndërsa në Shqipëri këndohet çfarë të duash” u shpreh emigrant, Shefik Hysa.

Bazuar në informacionin e Drejtorisë së Menaxhimit të Imigracionit në Greqi, rezulton se nga viti 2019 deri në 2022 janë riatdhesuar mbi 14 mijë shqiptarë.