Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë, ja kur nis shpërndarja e pensioneve të dyfishtë

Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar një marrëveshje administrative që hap rrugën për një përfitim të rëndësishëm për qytetarët e të dyja vendeve.

Nga muaji qershor i vitit 2025, emigrantët shqiptarë dhe italianë do të mund të përfitojnë pensione të dyfishta, përmes njohjes së periudhave të kontributeve shoqërore në të dyja shtetet.

Marrëveshja është firmosur në Romë nga zëvendësministrja e Ekonomisë e Shqipërisë, Olta Manjani, dhe Ministrja e Punës dhe Politikave Sociale e Italisë, Marina Calderone.

Ky hap është i rëndësishëm për ata që kanë punuar dhe kontribuar në sistemet e sigurimeve shoqërore të të dyja shteteve, duke i mundësuar atyre që të përfitojnë pensione për periudhat që kanë punuar në secilin prej shteteve.

Njohja e periudhave kontributive ndërmjet dy shteteve i mundëson qytetarëve shqiptarë të përfitojnë pensione nga të dyja shtetet, për sa kohë ata kanë realizuar periudha pune në Shqipëri dhe Itali.

Kjo marrëveshje përfshin rreth 500 mijë shtetas shqiptarë dhe 4 mijë shtetas italianë, të cilët mund të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive dhe të shmangin humbjen e çdo viti pune që mund të ketë kaluar pa mundësinë për të përfituar pension. Kjo do të sjellë një mundësi të re për ata që kanë jetuar dhe punuar si emigrantë për t’u siguruar se periudhat e punës së tyre nuk do të humbasin dhe do të llogariten për pensionet.

Marrëveshja për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore është një hap i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve sociale dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Italisë, duke ofruar mbështetje për ata që janë të angazhuar në tregun e punës në të dy shtetet.

Me nisjen e zbatimit të saj nga qershori i 2025, do të përmirësohet situata e shumë emigrantëve që kanë kërkuar të drejtat e tyre pensionale në të dy vendet, duke krijuar mundësi të barabarta për ata që kanë kontribuar në sistemet e sigurimeve shoqërore të Shqipërisë dhe Italisë.

Del sondazhi, ja kush zgjidhet kryeministër nëse zgjedhjet mbahen këtë javë

Edi Rama ka mbeshtetjen me te madhe per kryeminister ne nje mandat te ri nese zgjedhjet do te mbaheshin kete jave.

Një sondazh i “Sonketa” në bashkëpunim me emisionin “Zonë e Lirë”, u prezantua duke nxjerre shifrat se kë do të votonin shqiptarët këto ditë për Kryeministër.

Afro 6800 persona kanë votuar online del rezultati i mëposhtëm:

Edi Rama 44%

Sali Berisha 31.6%

Arlind Qori 7%

Adriatik Lapaj 6.8%

Dashamir Shehi 4%

Agron Shehaj 3.5%

Lulzim Basha 2.5%

Tom Doshi 1%

Edmond Stojku 0.3%

Elena Kocaqi 0.2%

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 11 Prill  2025

Dashi

Dashuria për çiftet do kthehet ne fiksim. Kujdes sepse ndonjëherë kjo edhe te dëmton. Beqaret do jene me fat. Kane te gjitha kushtet për te takuar personin e duhur dhe për ta bere për vete. Do jeni shume te shqetësuar për çështjet financiare. Nëse bashkëpunoni me dike bëni kujdes sepse ai po ua hedh dhe po merr me shume fitime se ju. Mos i besoni fjalëve te tij te bukura.

Demi

Do keni konflikte me partnerin dhe gjerat nuk do shkojnë ashtu si duhet ne dashuri. Tregohuni pak me te duruar dhe ruani vete kontrollin. Tensioni do jete kalimtar. Beqaret do kenë shume dëshirë për te takuar dashurinë dhe me pak mundim do e gjejnë atë. Yjet do ju ndihmojnë te përmirësoni situatën financiare dhe te jeni me te kujdesshëm me paratë qe do shpenzoni.

Binjaket

Pritet te vije një dite shume premtuese për çiftet. Fati do ju ndihmoje dhe mjedisi do jete mjaft harmonik. Përfitoni sa me shume. Nëse zemra juaj është ende e lire sot do keni mundësi te takoni dashurinë. Ne planin financiar nuk do keni shume fat por as surpriza te këqija. Mundohuni te menaxhoni mire buxhetin tuaj dhe mos bëni shpenzime marramendëse.

Gaforrja

Për çiftet nuk do ketë probleme ne dashuri. Josheni me shume partnerin dhe mundohuni qe ne mbrëmje te krijoni një ambient sa me romantik. Ai do ndjehet shume mire. Beqaret do tërhiqen shume nga dikush i shenjës se peshqve, te cilin kane kohe qe e njohin. Ne planin financiar do keni fat, por kjo nuk do te thotë qe te gjitha problemet qe keni pasur do mund te rregullohen sot.

Luani

Çiftet do kenë një dite me shume tension por edhe me shume pasion. Si fillim do keni mosmarrëveshje dhe inate me njeri tjetrin por nga fundi i ditës çdo gjë do rregullohet dhe ju do pajtoheni. Për beqaret pritet një dite e veçante dhe me emocione te forta. Mos e lini pa e shfrytëzuar. Me buxhetin nuk do keni probleme. Beni dhe shpenzime, por gjithmonë duke pare portofolin.

Virgjëresha

Pas një periudhe te vështirë ne dashuri me ne fund do gjendeni para një ndryshimi pozitiv dhe fitimprurës. Do ndjeheni me te lire dhe me te lumtur. Përfitoni sa me shume sot! Beqaret do te përjetojnë emocione te forta sepse dashuria do te trokasë ne zemrat e tyre. Sot duhet te punoni me shume nëse doni te realizoni objektivat profesionale.

Peshorja

Sot duhet te shpenzoni me shume kohe për dashurinë. Përfitoni nga kjo dite e bukur për te organizuar një darke romantike me partnerin. Beqaret do kenë disa takime sharmante dhe do argëtohen mjaft me personat qe do takojnë. Planetët do ju ndihmojnë te rregulloni situatën tuaj financiare. Disa para do ju vijnë si me porosi. Kujdes, mos merrni shume rreziqe mbi shpatulla.

Akrepi

Do mendoni se keni gjetur personin ideal me te cilin te ndani jetën. Kujdes! Mos u nxitoni shume sepse ai qe keni pranë nuk është ashtu si duket. Mund edhe te zhgënjeheni. Te njëjtën gjë duhet te bëjnë edhe beqaret. Bëjini sytë katër kur te takoni dike. Mos ju besoni lojërave te fatit sepse do te humbni. Financat nuk do jene aspak te mira kështu qe tregohuni te matur.

Shigjetari

Nëse jeni ne çift duhet te tregoheni me te matur me partnerin. Jeta juaj duket se do marre një kthese tjetër. Reflektoni dhe shprehini sa me qarte dëshirat tuaja. Beqaret do takojnë një person te veçante nëpërmjet një mikut te tyre. Situata juaj financiare ne përgjithësi nuk do ketë probleme te mëdha. Mos shpenzoni shume për te mos pasur surpriza te këqija me vone.

Bricjapi

Beqaret do kenë një mundësi shume te mire sot dhe nuk duhet ta lënë t’iu ike nga duart. Miqtë do ju mërzisin pak sot, mundohuni te ruani vetëkontrollin. Për çiftet nuk ka asgjë te re. Gjithçka do shkoje si normalisht. Puna do shkoje mire. Do jeni te ngarkuar por ju mund t’ia dilni mbanë. Edhe financat do jene te qëndrueshme dhe mund te bëni edhe ndonjë investim.

Ujori

Mjedisi për çiftet sot do jete i mrekullueshmen dhe plot elektricitet. Do kaloni një tjetër muaj mjalti fantastik. Beqaret do takojnë personin e ëndrrave te tyre. A nuk është ajo qe keni pritur prej kohesh? Ne pune jeni mosbesues me te gjithë dhe kjo ju mërzit gjithmonë. Mos ju kushtoni kaq rëndësi te tjerëve dhe mundohuni vetëm te arrini qëllimet qe i keni vene vetes.

Peshqit

Planetët do ju ndihmojnë sot te dashuroni sa me shume dhe te jeni te lumtur pranë atij qe doni. Edhe për beqaret do jete një dite shume e mire për dashurinë. Kujdes, qëndroni me këmbë ne toke dhe lërini gjerat te rrjedhin vete. Ne pune duhet te tregoni se çfarë jeni te afte te bëni. Do keni shume sukses dhe do merrni përgëzime nga shefat tuaj.

Egli ka humbur një fëmijë shkak i ndarjes me Olsin? Zbardhen detaje të tjera mbi raportin e ish-partnerëve!

Një pretendim i ndjeshëm ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, duke sugjeruar se këngëtarja Egli Tako ka humbur një fëmijë gjatë lidhjes së saj me aktorin dhe këngëtarin Olsi Bylyku.

Ky pretendim u bë viral pas një story që Egli publikoi dy vite më parë në Instagram, ku ajo përshkruante një moment të dhimbshëm dhe të ngarkuar emocionalisht.

Në postimin e saj, Egli shkruante: “Ky ishte vendi ku ti mbroheshe, flije dhe ku pushove në paqe! Vendosa të të mbaj këtu përgjithmonë, ta mbaj këtë vend mbushur me ty, njësoj si zemrën time! Till we meet each other again snow. Mami të do!”

Ky mesazh i ngarkuar emocionalisht ka ngritur dyshime dhe ka bërë që disa individë të spekulonin se ai mund të ishte një aludim për një humbje fëmijësh të mundshme.

“Të eliminohen me kuç e maç”, Lala trondit me dëshmi të reja: Ja çfarë fshihet pas bisedave që rëndojnë Veliajn

Apeli i GJKKO-së vendosi më 13 mars që të lërë në arrest me burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që ishte arrestuar në zyrë më 10 shkurt,

Sipas vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi, Veliaj, me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe biznesmenin Elman Abule, kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal.

Sipas gazetares Klodiana Lala, për këtë vendim gjykata ngre pretendimet se mes tyre krijohet dyshimi i arsyeshëm se kanë patur një bashkëpunim që është grup i strukturuar kriminal dhe këtë gjykata e ka bërë, e ka bërë edhe për drejtorët e “5D” dhe ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.

“Gjykata e Apelit në 140 e ca faqe ka dhënë argumetat dhe thotë se Erion Veliaj është ende në rolin e kryetarit të bashkisë dhe mund të dëmtojë provat. Më pas prokuroria dhe gjykata e ka konfirmuar, se ai ka bërë presion ndaj drejtësisë. Janë përdorur bisedat telefonike të Veliajt me vëllain dhe bashkëshorten, sipas të cilave ai dirigjonte sulmet ndaj drejtësisë duke u thënë, si në një bisedë me vëllain, që “të merren me ta me kuç e me maç”. Përdoret edhe rreziku i ikjes për shkak të pushtet që gëzon. Gjykata thotë që është i rrezikshëm sepse brenda qelisë ka orkestruar sulmet.

Gjykata në një nga pasazhet ngre pretendimet se mes tij, bashkëshortes dhe biznesmenit Elman Abule krijohet dyshimi i arsyeshëm se kanë patur një bashkëpunim që është grup i strukturuar kriminal. Nuk është e para herë që gjykata e ka bërë, e ka bërë për drejtorët e “5D”, ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Gjykata e Apelit nuk mund të rëndojë pozitën e të pandehurit. Më duket e paarsyeshme ky arsyetim i gjyqtarit Engert Pëllumbi, sepse i takon gjyqtarit Erion Bani.

Zoti Veliaj deri më tani nuk ka askuzë nga SPAK për grup të strukturuar kriminal”- tha Lala.

Momenti kur dh▪︎ nohet rëndë biznesmeni shqiptar, e go. dasin me g rushte dhe qytë pistolete (Video)

Mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet e dhunimit të biznesmenit Ylber Blakaj në qytetin e Istogut.

Ngjarja ka ndodhur më datë 2 Prill dhe janë arrestuar dy persona, të cilët rezultojnë dhe nga pamjet se janë autor të sulmit.

Naser Rraci dhe Leutrim Musliu janë arrestuar për rrahjen e biznesmenit.

Ata shihen edhe në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë se si kanë hyrë brenda një lokali ku ishte duke qëndruar Ylber Blakaj dhe e sulmojnë fillimisht me grushte e pastaj e godasin pas kokës me qytën e pistoletës.

Sipas burimeve të mediave kosovare, dyshohet se sulmi ndaj biznesmenit Blakaj ndërlidhej me një konflikt për një prone, megjithatë do të jetë Prokuroria e Pejës ajo që do të zbardhë shkakun dhe rrethanat e vërteta të ngjarjes.

Biznesmeni ka marrë lëndime serioze, teksa sipas Policisë, ka patur edhe të shtëna me armë zjarri, kë vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmë të gjakut në dyshemenë e lokalit dhe një xham të dëmtuar nga shkrepja e armës.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FGazetaSinjali%2Fvideos%2F613725538305494%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=476

“V. diq i vetëm në acar – fjalët e fundit që i nisi babait do t’ju copëtojnë zemrën”

Pas katër ditë kërkimesh intensive nga toka dhe ajri, është gjetur i vdekur 27-vjeçari nga Kishaj i Hasit, Ajet Lleshi.

Sipas skuadrës së kërkimit dhe banorëve të zonës që ndodheshin në vendngjarje, trupi i të riut është gjetur pa dëmtime të jashtme. Mësohet se 27-vjeçari është gjetur në vendin e quajtur “Kurora e Mujës”, në bjeshkët e Domajve të Hasit.

Dyshimet e para janë se i riu mund të ketë vdekur si pasojë e të ftohtit, mbulimit nga bora dhe ndonjë problemi shëndetësor, gjë që përforcohet edhe nga biseda e fundit telefonike me të atin.

Pas humbjes së kontaktit mesditën e së dielës, më 6 prill, ku i kishte thënë: “Babë, kam mbet në mal dhe jam sëmurë.”

“Aksident fatal! Dy makina përplasen frontal – bilanci tragjik: një humbje je.te, pesë të plagosur”

Një aksident trafiku me përplasje mes dy mjeteve ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Agia Varvarës, afër Karystos në Greqi, konkretisht në km 4 të rrugës kryesore që të çon në Lepoura.

Një automjet, i drejtuar nga një shtetas shqiptar 35 vjeç është përplasur kokë më kokë me një mjet që lëvizte në drejtim të kundërt (në drejtim të Karystos) që drejtohej nga një 75-vjeçar grek

Përplasja e dhunshme ka sjellë përmbysjen e mjetit të parë dhe vdekjen e një pasagjeri 42-vjeçar, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë katër persona të tjerë, drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë të tjerë grekë, 33, 34 dhe 33 vjeç (ky i fundit më i lehtë). I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit të dytë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të liruar fatkeqin dhe të plagosurin. Komisariati përkatës po kryen hetimet paraprake për zbardhjen e shkaqeve që çuan në ngjarjen e rëndë.

“Trishtim pa fund: Vogëlushi ndërron jetë nga mbytja me rrush – prindërit në shok”

Një fëmijë dyvjeçar ka vdekur në Francë pasi hëngri një kokërr rrush.

Siç raporton The Independent, djali i cili do ta festonte ditëlindjen e tretë më 15 prill, ndërroi jetë të hënën në mbrëmje pasi pësoi një arrest kardio-respirator ndërsa u mbyt me rrushin në Suresnes.

Prindërit thirrën shërbimet e urgjencës për të raportuar se fëmijë i tyre kishte gëlltitur rrushin, por kur mburriten, e gjetën djalin në arrest kardiorespirator.

Përpjekjet për të ringjallur djalin nga shërbimet e urgjencës zgjatën më shumë se një orë, përpara se ai të vdiste  në shtëpinë e prindërve të tij.

“Gjesti dhe Egli bashkë sërish? Video që po ‘çmend’ rrjetin!”

Teksa finalja e madhe po afrohet, marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje.

Dyshja janë parë tepër të afërt gjatë ditëve të fundit, duke lënë përshtypjen se lidhja e tyre po bëhet më e fortë nga dita në ditë. Sot, ata kanë shkëmbyer përqafime të përzemërta, një moment që ka ngjallur reagime pozitive dhe emocione të shumta tek publiku.

Gjestet e ndërsjella të afërsisë po interpretohen si shenjë e një afrimi emocional, ndërsa spekulimet për një lidhje më shumë se miqësore mes tyre po shtohen gjithnjë e më tepër.

Me gjithë ndryshimet që mund të ketë sjellë dinamika e lojës, ajo që bie në sy është një kimi e natyrshme dhe e ndjerë mes tyre, që po vërehet qartë.