Mesazhi në “WhatsApp” që panikosi shqiptarët, eksperti zbulon si ndodh: ‘SMS’ vjen nga një emër që e njihni

Para pak ditësh Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike apeloi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm për një mesazh që vjen në llogarinë e tyre në WhatsApp.

Mesazhi ju fton që të votoni për një vajzë që është konkurrente në një konkurs baleti. Në të vërtet ky është një mashtrim! Nëse ju klikoni linkun që ju vjen dhe më pas ndiqni procedurat e tjera duke vendosur edhe kodin e llogarisë, hakerat do të kenë akses në të gjitha të dhënat tuaja

Lidhur me këtë rast që alarmoi shqiptarët, eksperti i teknologjisë dhe dixhitalizimit, Elvis Bregu i ftuar në “Aldo Morning Show” tha se në dukje mesazhi lë të kuptohet që po ju vjen nga një person që ju e njihni dhe është në kontaktet tuaja. Por, kjo nuk është e vërtetë!

Hakerat përdorin emrin e një personi nga lista e kontakteve tuaja për ta bërë mesazhin më të besueshëm. Prandaj dhe mesazhi që vjen hapet në një dritare të re dhe jo tek bisedat që ju keni bërë më parë me personin në fjalë. Detaj ky që tregon se është një mashtrim!

Elvis Bregu tha se ajo që duhet të bëjnë qytetarët është që të mos klikojnë linkun dhe as të ndjekin hapat e tjerë pas veprimit të parë.

“Është shumë i vërtetë saqë gjatë kohës që unë po përgatitesha për të hyrë në emision sapo më erdhi ky mesazhi nga një persona që është listën time të kontakteve, nga miku im, i cili më thotë ‘Voto për Roxanën’. Është ky rasti shumë i famshëm që po qarkullon shumë në Shqipëri, të vjen ky mesazhi për një konkurrim hipotetik, që në fakt nuk ekziston. Mua në fakt nuk ma dërgon realisht ai që kam në kontakt, por ata që merren me të tilla mashtrime përdorin një emër që është në listën e kontakteve të mia. Deri më sot mesazhet janë më të përgjithshme, tani i kanë kthyer edhe në shqip, kjo është edhe risia e kohëve të fundit. Konkretisht bëhet fjalë për një link i cili të kërkon që të lidhesh me llogarinë tënde në WhatsApp online dhe të kërkon kodin e verifikimit që të vjen në telefon.

Rregulli i parë në të tilla raste është që nuk duhen dhënë këto lloj kodesh nëpër platforma, këto kode sigurie. Njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm, t’i bëjnë pyetjen vetes se përse më ka ardhur mua ky mesazh. Në rastin konkret bëhet fjalë për një konkurs që t’i nuk ke asnjë lloj informacioni tjetër, po t’i shikosh emrat janë rusë. Po ta shikosh ky mesazh të vjen nga një person që t’i e njeh, që e ke në listën e kontakteve, por nuk të vjen nga e njëjta dritare që ti ke komunikuar më parë me atë person. Pra shikon dy dritare nga i njëjti person dhe kjo është një mënyrë se si ta kuptosh që është një mashtrim.”, tha ai.

Datat 15 dhe 16 Maj shpallen ditë pushimi për punonjësit e disa institucioneve të administratës, zbardhet vendimi i qeverisë

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin që datat 15 dhe 16 Maj të shpallen ditë pushimi për punonjësit e disa institucioneve të administratës, për shkak të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që do mbahet në Tiranë.kryeministria

Institucionet shtetërore që janë pushim e kanë selinë në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë.

Nga vendimi përjashtohen Forcat e Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor.

Sipas vendimit, dita e punës së datave 15 dhe 16 maj 2025 do të zëvendësohet në ditët e pushimit brenda vitit 2025.

Vendimi i qeverisë:

CAKTIMIN E DATAVE 15 DHE 16 MAJ 2025 DITË PUSHIMI PËR PUNONJËSIT E DISA INSTITUCIONEVE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Caktimin e datave 15 dhe 16 maj 2025 ditë pushimi për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, me seli në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë, me përjashtim të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor.

2. Dita e punës së datave 15 dhe 16 maj 2025, për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, sipas pikës 1 të këtij vendimi, do të zëvendësohet në ditët e pushimit brenda vitit 2025.

3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore, të përmendura në pikën 1, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

“Xoxa më mori telefonin, më tha do të ta asgjësoj”/ Si u intimidua dëshmitarja Ina Goxhaj me ndihmën e Bushkës, dosja

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka po hetohet nga SPAK për akuzën e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës, pasi sipas Prokurorisë së Posaçme, ajo thirri në zyrat e Avokatit të Popullit dëshmitaren Ina Goxhaj, të cilës iu mor telefoni dhe iu kërkua të mos fliste.

Goxhajn, prokurorët e kishin thirrur për çështjen Veliaj. Sipas SPAK, ekzistojnë të dhëna konkrete, të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme.

Në dosjen e SPAK, të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha thuhet se takimi i parë është zhvilluar me Klotiilda Bushkën në banesën e kësaj të fundit në zonën e Shkollës së Kuqe. Goxhaj ka treguar në dëshminë e saj se Klotilda Bushka, të cilën e ka kushërirë, e ka urdhëruar që të mohonte gjithçka kur të merrej në pyetje.

“Takimi i dytë është zhvilluar në 11 dhjetor 2024 në një zyrë avokatie, ku si pikë takimi ka shërbyer shtetasi E.I. Ajo ka thënë se aty ka gjetur Bushkën dhe një djalë tjetër, që nuk e njihte. Bushka e mësonte çfarë të fliste, gjëra që duhet të mohonte në mënyrë kategorike.

Bushka i ka kërkuar që të thoshte se ishte ajo nismëtare e projektit të dancit, ndërsa HARABEL është marrë vetëm me organizimin. Shqetësimi tjetër i Bushkës, është shprehur Goxhaj, lidhje me selinë e BYL-A, që nuk duhet të dilte shtëpia e saj.

Ajo ka thënë se Bushka i ka dhënë një dokument, që shërbente për ndryshimin e adresës të qendrës BYL-A dhe i ka sugjeruar të deklarojë se ka qenë neglizhencë e saj mosndryshimi i adresës. Në këtë takim është bashkuar edhe Ajola Xoxa, e cila i ka kërkuar që t’ia dorëzonte telefonin dhe më pas ia ka kontrolluar.

Goxhaj është shprehur se u ndje e detyruar për t’ia dorëzuar celularin e saj, një Samsung A35, por u ndje e detyruar nga Xoxa. Më pas, i ka dhënë një Iphone 12 dhe i ka dhënë se telefoni i mëparshëm do të asgjësohej”, thuhet në dosje.

Zbulohet një çarje masive nën Tokë, shkencëtarët vijnë me paralajmërimin e fr. ikshëm

Shkencëtarët kanë zbuluar një çarje gjigante nën Tokë, që po zhvillohet mes pllakës arabo-afrikane dhe asaj euroaziatike. Nën drejtimin e gjeologut Renas Koshnaw nga MIT dhe Universiteti i Miamit, studiuesit konfirmojnë se kjo çarje është e lidhur me zhdukjen e një oqeani të lashtë Oqeani Neotetis që ndante dikur superkontinentet Gondwana dhe Laurasia. Për miliona vite, mbetjet e kësaj pllake oqeanike janë zhytur në mantelin e Tokës. Por të dhënat sizmike të reja dhe modelet e avancuara gjeodinamike tregojnë se pllaka po çahet në dysh.

Zona e dëmtimit fillon në juglindje të Turqisë dhe shtrihet drejt Irakut Verior dhe vargmalit Zagros. “Kjo është si një plagë e vjetër që po hapet sërish,”-thotë Koshnaw. Pjesa oqeanike e pllakës po shembet në mantelin e Tokës, duke krijuar tensione anësore që mund të ndryshojnë balancën tektonike në rajon. Sipas ekspertëve, ky fenomen mund të ndikojë ndjeshëm në frekuencën dhe intensitetin e tërmeteve. Rajonet përreth Turqia, Iraku dhe Irani ndodhen në një zonë sizmike aktive. Nëse çarja vazhdon të zgjerohet, mund të aktivizojë të çara të reja dhe të redistribuojë energjinë e akumuluar në brendësi të Tokës.

Profesor Jean-Philippe Avouac nga Caltech paralajmëron se “në shekujt që vijnë, mund të përjetojmë tërmete më të forta në këtë zonë.” Me përhapjen e mëtejshme të kësaj çarje, mund të formohet një mikropllakë e re mes Arabisë dhe Azisë së Vogël, duke ndryshuar hartën tektonike të Tokës në të ardhmen e largët.

Bashkimi Evropian i përgjigjet me tarifa SHBA-së, hyjnë në fuqi në 15 prill

Bashkimi Evropian ka mbështetur kundërmasat e tij të para kundër tarifave të vendosura nga Shtetet e Bashkuara, pasi vendet anëtare miratuan sot një propozim të bërë në përgjigje të tarifës prej 25% që SHBA vendosi për eksportet e çelikut dhe aluminit të BE-së.

“BE i konsideron tarifat e SHBA të pajustifikuara dhe të dëmshme, duke shkaktuar dëm ekonomik për të dyja palët, si dhe për ekonominë globale. BE-ja ka deklaruar preferencën e saj të qartë për të gjetur rezultate të negociuara me SHBA, të cilat do të ishin të balancuara dhe reciprokisht të dobishme”, tha Komisioni Europian në një deklaratë.

Ai tha se do të fillojë të mbledhë detyrime nga 15 prilli, duke theksuar se “këto kundërmasa mund të pezullohen në çdo kohë, nëse SHBA bie dakord për një rezultat të drejtë dhe të balancuar të negociuar”.

Komisioni nuk dha menjëherë detaje rreth tarifës që do të vendoste për disa mallra të importuara nga SHBA.

Takimi me Olsin, Egli bisedon me Gjestin: Kisha dy vjet pa e parë fare! Këngëtari: Nuk u ndjeva mirë!

Në spektaklin e së martës në Big Brother VIP, Egli Tako ndau momente nga e kaluara e saj, duke përmendur ish-partnerin, këngëtarin Olsi Bylyku.

Ky rrëfim u pasua me një surprizë, kur Olsi i dërgoi një mesazh Eglit, duke e emocionuar atë.

Pas këtij momenti, Egli dhe Gjesti diskutuan ndjenjat e tyre. Gjesti shprehu se nuk u ndie mirë për takimin e papritur të Eglit me Olsin, ndërsa Egli shpjegoi se ishte një emocion i papritur pas kaq kohësh. Ata diskutuan për “linjën e jetës” dhe momentet e papritura që sjellin emocionet.

Pjesë nga biseda e tyre:

Gjesti: Nuk u ndjeva mirë kur u takove me të.

Egli: Atë po mendoja gjithë kohës kur isha aty, prandaj erdha të të puthja direkt ty. Doja të të puthja në buzë.

Gjesti: Nuk ke nevojë me më puth pas takimit.

Egli: Edhe për mua ishte aq bombë sa e ke parë ti. Kurrë se kisha menaxhuar e shihja përballë thoja është apo. Asnjë lloj ndjenje.

Gjesti: Po valla krejt, emocione.

Egli: Emocion nga e papritura, kam dy vite e kusur që nuk e shoh fare. As nëpër Tiranë. Është hera e parë pas ditës kur kam ik në shtëpi time.

Gjesti: Qëllimi nuk e di çfarë ke, në rregull po nuk po di pse me ndodh bash tani. Këtë s’po e kuptoj. Pse për linjën e jetës ish i dashuri.

Egli: Mirë se është pjesë e linjës së jetës, për të dhënë një mesazh. Ke përmendur ti dikë, nuk ka qenë ajo që të përmendnin këtu. Ta sollën edhe ty.

Gjesti: Unë nuk e kam përqafuar as nuk fola.

Egli: Unë kam jetuar pesë vite, mos ngatërro gjërat. Po them dukej si i huaj. Më trembi ndjesia, shumë kohë pa e parë fare. Asnjë lloj emocioni.

Gjesti: Qëndrimi yt pat diçka. Dyqysh e përqafove.

Egli: U çudita se ishte një takim që e kisha kërkuar shumë kur u ndamë dhe nuk e bëri.

“Grup i strukturuar kriminal” / Gazetari kallëzon në SPAK Bledi Çuçin, Taulant Ballën dhe 10 të tjerë për vjedhjen e databazës së TIMS

Gazetari Ferdinand Dervishi ka depozituar ditën e sotme në SPAK një kallëzim penal për përgjegjësit e ndërhyrjes në sistemin TIMS, në datat 2 dhe 3 gusht 2023.

Dervishi bën të ditur se kallëzimi në SPAK nis me emrin e ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ministrit pasardhës Taulant Balla, një numri drejtuesish të lartë të policisë dhe përfundon me emrat e ekzekutorëve në terren të vjedhjes së databazës së TIMS. Gjithsej 12 persona.

Ai tregon më tej se akuzat janë 13 dhe nisin me “falsifikim i dokumenteve” dhe përfundojnë me “kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gazetari shprehet se “ky grup është përgjegjës jo vetëm për ndërhyrjen në sistemin TIMS por edhe në emërimet flagrante në majën e kupolës së Policisë, si rasti i Ervin Muçës, me të kaluar kriminale në Itali, me probleme me ligjet në Shqipëri, të cilin e morën nga rruga dhe e emëruan Drejtor Departamenti në Polici duke i dhënë edhe gradën Drejtues i Lartë”.

Dervishi deklaron se ka dyshuar që në fillim që ndërhyrja kishte lidhje me pastrimin e të dhënave që TIMS ruante për ‘Xibrakën’.

“Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë e të tjerë zyrtarë heshtën dhe për 20 orë nuk vepruan, duke rrëzuar praktikisht shtetin, njëlloj si në rastin e mosekzekutimit nga Policia te urdhër-ndalimeve të Prokurorisë per vrasjet e 21 janarit 2011.

Më pas ustallarët e Rilindjes e sabotuan edhe komisionin hetimor parlamentar, edhe dërgimin në SPAK të çështjes.“- deklaron Dervishi në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

VJEDHJA E TIMS, XIBRAKA DHE KALLËZIMI NË SPAK!

Sot, depozitova në SPAK, me funksionet e një gazetari, një kallëzim penal për përgjegjësit e ndërhyrjes në sistemin TIMS, në datat 2 dhe 3 gusht 2023.

Dyshoja qysh në fillim që ndërhyrja kishte lidhje me pastrimin e të dhënave që TIMS ruante për XIBRAKEN.

Por nuk kisha prova.

Bindje dhe të dhëna kisha për vjedhjen në serverat e TIMS – një ngjarje që u lajmërua menjëherë nga punonjësit, por që, për habi, eproret e tyre nuk u ndien

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë e të tjerë zyrtarë heshtën dhe për 20 orë nuk vepruan, duke rrëzuar praktikisht shtetin, njëlloj si në rastin e mosekzekutimit nga Policia te urdhër-ndalimeve të Prokurorisë per vrasjet e 21 janarit 2011.

Më pas ustallarët e Rilindjes e sabotuan edhe komisionin hetimor parlamentar, edhe dërgimin në SPAK të çështjes.

Aq të zellshëm u treguan, saqë detyruan dhe nje deputet me profesion të parë klerik i Zotit, të bënte, në të gjitha hapat, rolin e djallit.

Para pak ditësh Prokuroria e Tiranës mori të pandehur një person të vetëm për ngjarjen. Pra, si të gjitha historitë ku ka pasur mëkate politika edhe ajo po shkonte kokoshi – një thelë.

Ky lajm dhe fakti që çështjen e TIMS e kisha denoncuar dhe ndjekur si gazetar, më detyroi që të bëj një premtim dhe këtë premtim ta mbaj.

Kallëzimi nis me emrin e ish-ministrit te Brendshëm Bledi Çuçi, ministrit pasardhës Taulant Balla, një numri drejtuesish të lartë të policisë dhe përfundon me emrat e ekzekutorëve në terren të vjedhjes së databazës së TIMS. Gjithsej 12 persona.

Akuzat jane 13. Nisin me “falsifikim i dokumenteve” dhe përfundojnë me “kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ky grup është përgjegjës jo vetëm për ndërhyrjen në sistemin TIMS por edhe në emërimet flagrante në majën e kupolës së Policisë, si rasti i Ervin Muçës, me të kaluar kriminale në Itali, me probleme me ligjet në Shqipëri, të cilin e morën nga rruga dhe e emëruan Drejtor Departamenti në Polici duke i dhënë edhe gradën Drejtues i Lartë.

Veprime që u nisën e përfunduan në pak ditë kalendarike, si të kishte dhënë urdhër Zoti.

E premtova dhe e bëra kallëzimin me bindje absolute dhe me qëllim për të respektuar veten dhe karrierën time.

E bëra kallëzimin edhe për ti dhënë një shembull kurajoje shoqërisë sonë të marrë peng nga një grusht politikanësh të korruptuar dhe njëkohësisht kriminelësh ordinerë.

Kallëzimi i Ferdinand Dervishit

Këmbimi valutor, 9 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 89.4 lekë dhe do shitet me 91 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.3 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.8 lekë dhe do shitet me 106 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 114.2 lekë dhe do shitet me 115.7 lekë.

Dosja Veliaj! Gjyqtari i Apelit të Posaçëm: Bashkëpunimi Veliaj-Xoxa-Abule, ka tiparet e bashkëpunimit të grupit kriminal

Më 13 mars, gjyqtari Engert Pëllumbi vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun Erion Veliaj.
Sipas detajeve të reja që kanë dalë lidhur me vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme, arsyetimi përfshin disa elemente të rëndësishme. Në këtë kontekst, gjykata thekson se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe Eman Bule kanë vepruar si një grup kriminal, duke përfituar të mira materiale.

Gjykata vëren se bashkëpunimi i personave nën hetim, Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule, ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm, që përkon me atë të një grupi të strukturuar kriminal, i rregulluar nga neni 28/4 i Kodit Penal. Kjo, sepse përmbushen kriteret e pluralitetit të personave (tre individë), kryerjes së veprimtarisë kriminale për qëllime përfitimi material (si pastrimi i pasurive të fituara nga veprat penale të korrupsionit), si dhe moskrijimit të grupit rastësisht, pasi veprimtaria kriminale është kryer në mënyrë të përsëritur dhe për një periudhë të gjatë kohore.

Megjithatë, gjykata shprehet se një formë e tillë bashkëpunimi ende nuk iu është atribuuar këtyre personave në hetim dhe, për këtë arsye, nuk do të merret parasysh në këtë moment nga gjykata.

“Në këtë kontekst, gjykata vëren se bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e nje bashkëpunimi te posaçëm, atij te grupit te strukturuar kriminal, i normuar nga neni 28/4 i Kodit Penal, duke qenë se përmbushen kriteret e pluralitetit të personave (tre persona), kryerjes së veprimtarisë kriminale për qëllime përfitimi material (pastrimi i produkteve te veprës penale te korrupsionit) si dhe moskrijimit të grupit rastësisht (kryerja e veprimtarisë kriminale në mënyrë të përsëritur e për një kohë të gjatë), pavarësisht se një formë e tillë bashkëpunimi nuk i është atribuuar ende këtyre personave në hetim dhe, per rjedhojë, nuk do të merret në konsideratë ne këtë moment nga giykata’’, thuhet në vendim.

“Ai erdhi këtu dhe u përqafuat…”/ Gjesti xheloz për ish-in e Eglit, Olsin?

Egli dhe Gjesti kanë diskutuar për takimin që banorja pati me ish-in e saj, Olsin.

Egli:

Ta kuptoj pozitën dhe mendjen e kisha gjithë kohës tek ti, e di që është e vështirë. U përpoqa sa më shumë të ta lehtësoja.

Gjesti:

Kuptoje se po të ngacmoj se ta kuptoj shumë mirë pozitën. Ndoshta unë do thoja shume e më shumë gjëra. Bravo, të kuptoj shumë mirë.

Egli:

I thash po çuditem se e kam kërkuar shumë takimin dhe nuk e ke bërë. Ndodh pas 2 vitesh dhe jam pak e surprizuar.

Gjesti:

E ke kërkuar dhe nuk të ka takuar?

Egli:

Po.

Egli:

Nejse se nuk dua t’i prek këto tema.

Gjesti:

Për çfarë jo kur ai erdhi këtu dhe u përqafuat?