VIDEO/ Ilir Demaliaj g. odet me shkeIm Kujtim Gjuzin në një nga ambientet e hoteleve në Tiranë. Demaliaj: Më ka sharë nga familja në facebook

Kujtim Gjuzi, një nga aleatët e PD në koalicionin “Shqipëria Madhështore” është përplasur fizikisht me analistin Ilir Demaliaj. Video që po bëhet virale në rrjet, tregon se si Demaliaj përpiqet ta godasë Gjuzin, por ky i fundit tërhiqet pas.

Më pas Demaliaj e godet me shqelm. Një person i tretë që tenton t’i ndajë shihet teksa bie në shesh.

Ende nuk dihet cila është arsyeja e këtij sherri të ndodhur në hollin e një hoteli në Tiranë.

Nga ana tjetër, ka reaguar dhe Ilir Demaliaj pas incidentit ku ka deklaruar se  “Gjuzi e ka ngacmuar në rrjetin social FB dhe i ka përmendur familjen”.

Agravimi i situatës, sipas analistit, ka ndodhur në momentin kur janë takuar dhe e ka pyetur se përse shkruan kundër familjes së tij.

“Më ka ngacmuar me shkrime në FB, duke më përmendur familjen time. Dhe i kërkova arsyen pse shkruan kundër familjes kur u hasëm, dhe ndaj agravoi situata.”-është shprehur Demaliaj.

Kurse kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, ka reaguar duke thënë se ka qenë me kryetaren e degës së Tropojës, Sanije Hajdarmataj, kur ka hyrë Demaliaj në holl dhe filloi me fyerje dhe sharje, me fjalë burrash që nuk thuhen në sy të një gruaje.

“Filloi të më fyejë, i thashë se unë jam në kafe me njerëz… më sulmoi, por u tërhoqa sepse nuk doja të merrja goditje. Doli dhe kryetarja përpara, ai nuk ndaloi, më pas ika në holl, ndërhynë badigardët e Hotel Tirana dhe çdo gjë u shua. Ishte tentativë për të grushtuar dhe sulmuar, por unë ruajta qetësinë.”-tha Gjuzi

VIDEO

Trump kërkon largimin e UNMIK nga Kosova!

Administrata e re amerikane ka bërë lëvizjen e parë publike në raport me Ballkanin Perëndimor duke kërkuar largimin e misionit të Kombeve të Bashkuara UNMIK.

Kërkesa u paraqit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit nga i ngarkuari me punë në këtë organizatë John Kelley dhe u mbështet edhe nga ministrja e Jashtme Donika Gervalla.

“Ka ardhur koha për të tërhequr UNMIK-un nga Kosova. Ne kërkojmë mbylljen graduale të këtij misioni.  Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të çrrënjosur shpenzimet e panevojshme në organizatat ndërkombëtare. UNMIK-u është një mision paqeruajtës pa paqeruajtës, me 81 për qind të buxhetit të tij që shkon për pagat e personelit edhe pse misioni ka tejkaluar prej kohësh mandatin e tij”, është shprehur John Kelley.


Ndërkohë gjatë seancës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kosova dhe Serbia shkëmbyen akuza të ndërsjellta.

Serbia nëpërmjet kryediplomatit Djuriç e akuzoi Kosovën se situata e serbëve atje po përkeqësohet. Kryediplomatja Gervalla tha se Beogradi synon destabilizimin e situatës.

Ndërkaq, ambasadori rus e shfrytëzoi këtë takim për të denoncuar memorandumin e nënshkruar mes ministrave të Mbrojtjes së Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.

Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë nga ambasadoret e shteteve perëndimore u konsiderua thelbësor për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

INTERVISTA/ Fredi Beleri në TopNews: Rama prishi marrëveshjen Bushati-Kotzias, ‘babai i tij politik’ është Erdogani!

Eurodeputeti Fredi Beleri ka dhënë një intervistë për Breaking në TopNews me gazetarin Xhoi Malësia, ku ka folur për drejtësinë shqiptare, marrëdhëniet me Greqinë, gjyqin në Strasburg dhe miqësinë e Ramës me presidentin turk, Erdogan.

Beleri tregoi se si Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vuri sërish në diskutim vendimin e gjykatave shqiptare për dënimin e tij, i cili kaloi nëntë muaj e njëzet e dy ditë në paraburgim, dhe u lirua me kusht në 2 shtator të vitit 2024.

Fredi Beleri akuzohej për veprën penale korrupsion aktiv në zgjedhje.

“Strasburgu pranoi parimisht se arresmimi im kishte parregullsi. Drejtësia në Shqipëri nuk funksionon ose është me regji. Unë do ti shkoj deri në fund kësaj beteje, nuk do bëj marrëveshje me qeverinë shqiptare”, tha Beleri në Breaking.

Eurodeputeti u ndal te pronat e Himarës dhe patriotizmin që përflitet në media. Sipas tij nuk është koha e patriotizmit por e demokracisë dhe zbatimit të ligjit.

Beleri: Qeveria Shqiptare po vidhte pronat, në Bashkinë e Himarës nuk ka drita dhe ujë. Nëse nesër bëhet një luftë greko-shqiptarë larg qoftë, do të shohim secilin se cilin mbron dhe kë?  Në demokraci ne e shohim se si maten qytetarët duke paguar taksat dhe respektuar ligjet. Prandaj nuk është kohë lufte që të flasim për patriotizme, nuk kam bërë fushatë për helenizimin.

Beleri foli dhe për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, ai u shpreh se Rama prishi marrëveshjen Bushati-Kotzias për shkak të Erdoganit.

“Rama e prishi marrëveshjen Bushati-Kotzias. Këtë e ka thënë vetë zoti Ditmir Bushati se ishim shumë afër marrëveshjes në intervista me gazetat greke. Ai ka zgjedhur të ketë baba politik, Erdoganin një diktatator që ka burgosur gjysmën e opozitës në Turqi” u shpreh Beleri.

Kujtojmë se Eurodeputeti, Fredi Beleri është ankuar në Gjykatën e Strasburgut se paraburgimi i tij fillestar nuk ishte i bazuar në arsye përkatëse dhe të mjaftueshme dhe se autoritetet nuk morën parasysh masa alternative përpara se të urdhëronin ndalimin e tij në burg./VoxNews

Shembet çatia e një klubi nate, υd. esin 98 persona! Mes të bllokuarve edhe një këngëtar

Të paktën 98 persona janë vrarë dhe më shumë se 150 janë plagosur pasi një çati u shemb në një klub nate në kryeqytetin e Republikës Domenikane, Santo Domingo, thanë zyrtarët, raporton BBC.

Ngjarja ndodhi në orët e para të së martës në një koncert të këngëtarit të njohur domenikan Rubby Pérez në klubin e natës Jet Set. Ai u raportua në mesin e të bllokuarve në rrënoja.

Qindra njerëz ishin brenda vendit dhe rreth 400 forca shpëtimi janë ende në kërkim të të mbijetuarve. Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet më tej.

Drejtori i Qendrës së Operacioneve Emergjente (COE), Juan Manuel Méndez, tha se kishte shpresë që shumë nga ata që ishin nen rrenoja mund ishin ende gjallë.

Jet Set është një klub nate popullor në Santo Domingo, i cili organizon rregullisht koncerte me muzikë kërcimi të hënën në mbrëmje. Të pranishëm ishin politikanë, sportistë dhe figura të tjera të shquara.

6 milionë euro dhe jo vetëm, ndodh grabitja SPEKTAKOLARE e furgonit!

Policia franceze ka nisur një hetim të thelluar pas një grabitjeje spektakolare të një kamioni të blinduar, e cila ndodhi në Verdun-sur-Garonne, një komunë rreth 40 kilometra larg Toulouse. Furgoni transportonte një ngarkesë me vlerë mbi 6 milionë euro, përfshirë vepra arti dhe lingota ari. Pas grabitjes, autorët e krimit dogjën furgonin për të zhdukur çdo provë. Një grua që pa rastësisht mjetin e dyshimtë në lëvizje, vendosi ta ndiqte dhe filmoi itinerarin e tyre me telefonin e saj. Ajo e dorëzoi videon tek autoritetet, çka ndihmoi hetimin në identifikimin e rrugës së përdorur nga grabitësit.

Kriminelët e ndalën furgonin në një zonë të izoluar dhe shkarkuan vetëm pjesën e ngarkesës që përmbante ar, rreth 3 milionë euro në lingota dhe monedha ari. Ndërkohë, veprat e artit me vlerë mbi 3.5 milionë euro nuk i tërhoqën vëmendjen e tyre. Në vend që t’i merrnin, vendosën t’i digjnin së bashku me furgonin për të zhdukur çdo gjurmë. Policia beson se grabitësit kishin informacion të brendshëm, pasi vepruan me efikasitet dhe kishin dijeni mbi ngarkesën dhe mungesën e mbikëqyrjes. Gendarmeria e Toulouse dhe ekspertët kriminalistikë nga Montauban gjetën kamionin totalisht të djegur.

Aksident tra. gjik/ Përmbyset autobusi, humbin je. tën 11 persona

Një aksident tragjik ka ndodhur në Brazil, ku një autobus pasagjerësh është përmbysur dhe si pasojë kanë humbur jetën 11 persona. Afro50 pasagjerë ishin në autobusin që udhëtonte nga shteti i Goias për në Ribeirao Preto në Sao Paulo kur shoferi humbi kontrollin e automjetit në komunën e Araguari. Dhjetë persona, mes të cilëve edhe fëmijë të moshës nga 2 deri në 4 vjeç, humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër vdiq për shkak të plagëve në një spital lokal, tha policia.

Kujtojmë se ky është aksidenti i tretë me autobus që ndodh në Brazil brenda pak muajve, pasi në shkurt, një autobus që transportonte studentë të universitetit dhe një kamion u përplasën në një autostradë në shtetin Sao Paulo, duke vrarë 12 pasagjerë, ndërsa në dhjetor një aksident mes një autobusi pasagjerësh dhe një kamioni vrau gjithashtu 38 persona në një autostradë në shtetin Minas Gerais.

“Urdhëro zotëri, dalim”/ Kreu i PD, Berisha fton Kryeministrin Rama në një debat publik, ky i fundit ironizon: Nuk e…

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Sali Berishën me videon e një bufi që ka ndarë në Facebook, lidhur me deklaratën e tij se duhet të mbajnë një debat publik. Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Sali Berishën me videon e një bufi që ka ndarë në Facebook, lidhur me deklaratën e tij se duhet të mbajnë një debat publik.

“E ftoj të dalim në debat para qytetarëve. Lëri monologjet çdo mëngjes me zhaba, hardhuca e zhapikë, urdhëro zotëri të dalim si të kesh dëshirë, me gazetarë, pa gazetarë, me qytetarë, pa qytetarë”, dëgjohet Berisha në viden që ka ndarë kryeministri.

Kujtojmë që një ditë më parë gjatë bashkëbisedimit live me ndjekësit, kryeministri iu përgjigj edhe një komentuesi lidhur me ftesën e Berishës për debat.“Me cilën opozitë do të bëj debatin publik. Kam vite që e bëj debatin në publik në sy të të gjithëve. Për cilën opozitë e ke fjalën? Nuk e kuptoj këtë.”, tha Rama.

Autobusi me fëmijë ρërρlaset me kamionin, një person në gje. ndje të rëndë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në provincën e Frosinones në Itali, ku një autobus që transportonte 30 fëmijë është përplasur me një kamion.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e urgjencës, zjarrfikësja dhe njësitë e policisë.

Sipas informacioneve paraprake, vetëm një person ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa të gjithë të tjerët kishin vetëm lëndime të lehta, shkruan Corriere della Sera.

Dinamika e aksidentit është ende nën hetim, ndërsa operacionet e shpëtimit janë duke ndjekur nga afër situatën.

“Unë jam vet loja”/ Postimi i fundit në Instagramin e Gjestit pas kritikave në show

Një postim në llogarinë zyrtare të Gjestit ka ngjallur reagime në rrjet.

Në faqen e tij zyrtare është publikuar një fotografi nga paraqitja e tij në show ku Gjesti është parë me qëndrimin e tij të zakonshëm të fortë dhe të sigurt.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje nuk ishte fotografia, por mbishkrimi provokues: “Unë nuk luaj lojë, unë jam loja. Historia e Big Brotherit”.

Blero “kër*ë non”: Nëse s’fiton Gjesti, kam diçka për t’ju thënë të gjithëve

Blero Muharremi, ish-banori i BBVK dhe këngëtar i njohur, ka shpërthyer në rrjete sociale me një mesazh të drejtpërdrejtë për publikun. Ai ka shprehur hapur mbështetjen për Gjestin, një nga konkurrentët më të komentuar të Big Brother VIP Albania 4, duke lënë të nënkuptohet se fitorja e tij është çështje e drejtësisë.

“Nëse ky nuk fiton, kam diçka për t’ju thënë të gjithëve. Pritni,” ka shkruar Blero në Instagram, duke ndezur reagime të shumta nga ndjekësit.