Aksident i fr. ikshëm me 7 policë të ρΙagosur në Angli, po ndiqnin një “BMW”

Shtatë oficerë policie janë dërguar në spital pas një përplasjeje të frikshme në autostradën A1(M) pranë Newcastle në Angli ku përfshiheshin pesë makina policie dhe një automjet civil.

Policia e Northumbria tha për Daily Express se “një hetim është duke u zhvilluar pasi oficerët e policisë u përfshinë në një përplasje gjatë një ndjekjeje”.

Mjekët raportuan se policët pësuan lëndime jo serioze, duke raportuar se “katër janë liruar, dy mbeten për vëzhgim dhe një po merr trajtim për një dëmtim në këmbë. Dy pasagjerë të BMW-së nuk janë lënduar”, sipas tyre.

Aksident i frikshëm me 7 policë të plagosur në Angli, po

Aksidenti në Angli

Një person rreth të 20-ave është arrestuar me dyshimin se ka shkaktuar lëndime të rënda nga drejtimi i rrezikshëm, ndërsa një grua e të njëjtës moshë është arrestuar me dyshimin se ka ndihmuar dhe nxitur drejtimin e rrezikshëm. Ata ndodheshin në makinën tip “BMW”. Aktualisht, autostrada A1 është e mbyllur në të dyja drejtimet.

Identiteti i personave të arrestuar nuk bëhet i ditur.

Më pak punëtorë nga Ballkani Perëndimor: Çfarë përmban marrëveshja e koalicionit në Gjermani

Rregulla më të ashpra për migracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani Perëndimor, sipas marrëveshjes së re të koalicionit në Gjermani

Në një moment me sfida të mëdha për Europën dhe ekonominë botërore, drejtuesit e tri partive të koalicionit të ardhshëm qeveritar në Gjermani, Unioni Kristian-Demokrat (CDU), Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) si edhe Unioni Kristian-Social (CSU) prezantuan të mërkurën, më 9 prill 2025, në Berlin marrëveshjen e tyre për bashkëqeverisje.

Kryetari i CDU-së dhe kancelari i ardhshëm i mundshëm, Friedrich Merz, e cilësoi dokumentin si një sinjal të qartë për Europën dhe një garanci se “Europa mund të mbështetet te Gjermania”.

Reformë e thellë ekonomike dhe sociale

Për të ndezur motorin e ekonomisë gjermane që tashmë ka hyrë në vitin e tretë të recesionit, parlamenti gjerman kishte miratur më parë një paketë masash qindra milionëshe. Por tarifat e presidentit amerikan  e detyrojnë koalicionin e mundshëm të ardhshëm që të marrë masa shtesë për lehtësimin e industrisë: Për shembull duke ulur taksat për sipërmarrjet, reduktimin e tatimeve mbi energjinë dhe përjashtimin nga tatimi të orëve shtesë të punës. Po ashtu, qeveria e ardhshme synon të lehtësojë të ashtuquajturin “pension aktiv”, që i lejon edhe pensionistët për të punuar pa tatime.

Një tjetër objektiv madhor është reduktimi drastik i burokracisë, me qëllim që Gjermania të bëhet më atraktive si për investitorët, ashtu edhe për profesionistët që kërkojnë një vend për të jetuar. Për këtë arsye, koalicioni synon të krijojë një Ministri të Digjitalizimit, e cila do të përqendrohet pikërisht në këtë çështje. “Pajisjet e vjetra, si faksi, duhet të dalin jashtë përdorimit,” tha në mënyrë simbolike bashkëkryetari i SPD-së, Lars Klingbeil, dhe shtoi: “Tregjet ndërkombëtare duhet të marrin sinjal të qartë se këtu mund të investohet.

Ashpërsohet politika e migracionit

Në marrëveshjen e koalicionit vihet re edhe një kthesë e dukshme në politikën e migracionit. Kryetari konservator Merz njoftoi masa të reja si kontrollet dhe kthimet në kufi, përfundimin e programeve të pranimit vullnetar, si për shembull për refugjatë nga Afganistani, dhe pezullimin e bashkimit familjar për refugjatët e luftës. Ukrainasit që do të vijnë tani e tutje në Gjermani nuk do të përfitojnë automatikisht ndihma sociale. Qeveria e re dëshiron gjithashtu të ndryshojë ligjin e shtetësisë: “Nuk do të ketë më shtetësi të përshpejtuar pas vetëm tre vitesh qëndrimi në Gjermani,” theksoi Merz.

Përgjysmohet numri i migrantëve të punës nga Ballkani Perëndimor

Koalicioni synon gjithashtu të kufizojë rregulloren e Ballkanit Perëndimor, e cila deri më tani lejonte ardhjen e rreth 50 mijë punëtorëve të pakualifikuar në vit. Numri do të përgjysmohet në 25 mijë. Politika e migracionit ishte ndër temat kryesore të fushatës, për shkak të barrës financiare mbi komunat. Si tregues i ashpërsimit, Ministria e Brendshme do t’i kalojë partisë bavareze Unionit Kristian-Social (CSU).

Procesi i Berlinit mbetet i rëndësishëm

Sipas marrëveshjes, integrimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si edhe i Ukrainës dhe Moldavisë, në Bashkimin Evropian (BE) konsiderohet interes strategjik i ndërsjellë. Prandaj, Procesi i Berlinit – një nismë e ish-kancelares Angela Merkel – do të mbetet aktive si platformë për t’u ofruar vendeve të rajonit perspektiva të qarta dhe të qëndrueshme për anëtarësim në BE.

CDU merr Ministrinë e Jashtme

Për herë të parë pas dekadash, Ministria e Jashtme do t’i kalojë Unionit Kristian-Demokrat. Nuk është bërë ende e ditur se kush do ta drejtojë atë, por në media përfliten disa emra. Ndër më të përfolurit është Johann David Wadephul, nënkryetar i grupit parlamentar CDU/CSU dhe një njohës i vjetër i rajonit të Ballkanit Perëndimor. 62-vjeçari është themelues i grupit parlamentar për Ballkanin Perëndimor brenda CDU/CSU-së në Bundestag, një grupim ky që ka luajtur një rol të fuqishëm në formulimin e politikave evropiane ndaj Ballkanit Perëndimor gjatë periudhës së qeverisje së ish-kancelares Angela Merkel.

Qeveria e re gjermane pritet të formohet në fillim të muajit maj, pasi marrëveshja të miratohet edhe nga baza e tri partive./DW

Trump pezullon tarifat me gjithë botën për 90 ditë, por ia rrit Kinës me 125%

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një pauzë 90-ditore të tarifave që hyjnë menjëherë në fuqi.

Trump ka njoftuar se pauza do të prekë të gjitha vendet e botës me përjashtim të Kinës, shtet të cilit ia rriti edhe më tepër tarifat në vlerën 125%.

“Unë kam autorizuar një PAUZË 90 ditore dhe një tarifë reciproke të ulur ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, prej 10%, gjithashtu në fuqi menjëherë.

Trump thotë gjithashtu se do të rrisë tarifat ndaj Kinës në 125%, vendim që gjithashtu hyn në fuqi menjëherë, duke përmendur “mungesën e respektit që Kina ka treguar ndaj tregjeve botërore”.

Deklarata e plotë e Donald Trump në platformën e tij Truth Social, në të cilën ai ka njoftuar një pauzë 90-ditore të tarifave, përveç Kinës:

“Bazuar në mungesën e respektit që Kina ka treguar ndaj tregjeve botërore, unë po e rris tarifën e vendosur ndaj Kinës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 125%, në fuqi menjëherë. Në një moment, shpresojmë se në të ardhmen e afërt, Kina do të kuptojë se ditët e zhvatjes së SHBA-së dhe vendeve të tjera, nuk janë më të qëndrueshme apo të pranueshme.

Anasjelltas, dhe bazuar në faktin se më shumë se 75 vende kanë thirrur Përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë Departamentet e Tregtisë, Thesarit dhe USTR, për të negociuar një zgjidhje për temat që po diskutohen në lidhje me Tregtinë, Barrierat Tregtare, Tarifat, Manipulimin e Valutave, dhe Tarifat Jomonetare që sugjerojnë që këto tarifa të jenë të forta në çdo mënyrë, formë kundër Shteteve të Bashkuara, unë kam autorizuar një PAUZË 90 ditore dhe një tarifë reciproke të ulur ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, prej 10%, gjithashtu në fuqi menjëherë.

Faleminderit për vëmendjen tuaj për këtë çështje!”

Menjëherë pas deklaratës së Trump, bursa në SHBA ka reaguar pozitivisht ku S&P 500 po rritet me 5.6%, ndërsa Nasdaq ka kërcyer mbi 8%. Si përgjigje ndaj tarifave të Trump kur ishin në vlerën 104%, Kina u përgjigj me tarifa 84% ndaj mallrave amerikane, teksa më herët Pekini zyrtar deklaroi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kjo “luftë”.

Takimi me Olsin, Jozi ia thotë në sy Eglit: I hodhe kunja, je e pacipë

Pasditen e sotme, tensionet kanë marrë hov brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”, ku një debat i fortë është zhvilluar mes Eglit dhe Jozit. Shkak i përplasjes është bërë takimi që Egli zhvilloi me ish-partnerin e saj, aktorin Olsi Bylyku.

Jozi e akuzoi Eglin për përdorimin e kunjave” ndaj Olsit gjatë këtij momenti.

Megjithatë, Egli nuk e ka lënë pa reaguar këtë deklaratë, duke theksuar se fjalët e saj nuk ishin thumba, por thjesht të vërteta që ajo ka ndjerë nevojën t’i thotë hapur.

Pjesë nga debati:

Jozi: Dy kunja ia hodhe.

Egli: Nuk janë kunja, janë të vërteta.

Jozi: Kunja janë.

Egli: Ma ndjen këtu me e thënë se kam dy vite e ca pa e parë.

Jozi: Janë kunja.

Egli: A e kuptove ti?

Jozi: Po shumë mirë.

Egli: Faleminderit, më vjen mirë. Nëse i ke marrë si kunja më vjen mirë, po jam e vetëdijshme për ça nxjerr nga goja.

Jozi: Edhe ditën që erdhi me të respektuar, prapë i hodhe kunja se kështu je ti, nuk ke cipë ti, e ke lënë cipën jashtë.

Egli: Respektin e kam patur 10 herë më të madh dhe mund të nxjerr nga goja ça të dua unë. Ti shiko ça nxjerr vetë nga goja se unë mbaj përgjegjësi për të miat.

Jozi: Jo shqetësohu ti ça nxore për një krahinë nderi.

Egli: Tani vazhdo e merru me ish-partnerin tim, këto 3 ditë atë bëj.

Jozi: Nuk merrem me atë, merrem me ofendimet, pisllëqet që ke nxjerrë prej goje ti dhe shembullin më të lodhur që ke dhënë ti në këtë shtëpi.

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës, i quan të pajustifikueshme

Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar draft-raportin për përparimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së gjatë viteve 2023 dhe 2024. 

Eurodeputetët kanë vënë në pah se Kosova ka bërë përparime të dukshme në reformat zgjedhore, në qëndrueshmërinë ekonomike dhe mbrojtjen e të drejtave themelore, por kanë cekur se sfidat mbeten në reformën e gjyqësorit, lirinë e mediave, efikasitetin e administratës dhe digjitalizimin e shërbimeve publike. 

Raporti u miratua në Komisionin për Punë të Jashtme të mërkurën me 48 vota pro. 19  ishin kundër dhe gjashtë abstenuan. 

Në raport ceket se dialogu Kosovë – Serbi s’ka dhënë rezultatet e pritura. 

Thuhet se vendosmëria e Kosovës për t’iu anëtarësuar Bashkimit Evropian ka qenë konstante dhe të gjitha përpjekjet për të nxjerrë Kosovën nga “zona gri” janë si në interes të Kosovës ashtu edhe të BE-së. 

Po ashtu mbështet plotësisht aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe qëllimi strategjik për t’iu bashkuar Partneritetit për Paqe të NATO-s, dhe po ashtu përpjekjet për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare. 

Në raport është mirëpritur përparimi i bërë në gjykimin e rasteve të korrupsionit. Por i është bërë thirrje Kosovës që t’i përmirësojë kapacitetet e Prokurorisë Speciale për t’i hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e profilit të lartë të krimit të organizuar. 

Në raport eurodeputetët kanë bërë thirrje për heqjen e menjëhershme të masave të BE-së kundër Kosovës. 

Thuhet se masat nuk janë të justifikueshme pasi Kosova i ka përmbushur kërkesat e BE-së.

Eurodeputetët thonë se masat janë në kundërshtim të madh me përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe po e pengojnë rifillimin në mirëbesim të dialogut Kosovë – Serbi. 

Në raport është nënvizuar se dialogu s’ka sjellë rezultatet e pritura dhe i kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë t’i zbatojnë marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e po ashtu Serbia t’i heqë kundërshtimet ndaj anëtarësimit të Kosovës në organizatat rajonale e ndërkombëtare. 

Të dyja vendeve u është kërkuar që t’i shmangin veprimet e njëanshme që mund të dëmtojnë procesin e dialogut. 

“Është e qartë se procesi i integrimit të Kosovës ka nevojë për një moment të ri – ne kemi nevojë për një kapitull të ri në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit. Është jashtëzakonisht pozitive që në peizazhin politik të Kosovës, të gjitha partitë kryesore janë fuqimisht në favor të integrimit në BE. E ardhmja e Kosovës është në familjen evropiane dhe do të punojmë së bashku në agjendën e reformave, pasi çdo anëtarësim i ardhshëm duhet të jetë i bazuar në merita”, ka thënë raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras. 

Ndërkohë në raportin e miratuar për Serbinë të mërkurën eurodeputetët i kanë bërë thirrje Serbisë që të “tregojë me seriozitet” orientimin e saj strategjik drejt BE-së. 

Raporti për Serbinë është votuar me 55 vota pro, 13 kundër e 8 abstenime në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. 

Është konstatuar se s’ka përparim në fusha kritike për anëtarësim në BE. 

Janë cekur marrëdhëniet e ngushta të Serbisë me Rusinë. Eurodeputetët i kanë bërë thirrje BE-së ta rishqyrtojë masën e ndihmës financiare për Serbinë nëse ajo vazhdon t’i mbështesë ideologjitë antidemokratike dhe nuk arrin të përafrohet me sanksionet e BE-së dhe politikën e saj të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë. 

Është theksuar se korrupsioni vazhdon të jetë pengesë e madhe. 

“Ritmi i përgjithshëm i negociatave të anëtarësimit varet edhe nga përkushtimi i Serbisë ndaj dialogut Beograd – Prishtinë, i cili duhet të zhvillohet në mirëbesim për të siguruar një marrëveshje ligjërisht të obligueshme të bazuar në njohje të ndërsjellë”, thuhet në raport. 

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, ka thënë se një krizë e gjatë politike, e intensifikuar nga mungesa e progresit në kriteret themelore, po ka ndikim të drejtpërdrejtë në përparimin e Serbisë drejt anëtarësimit në BE. 

“Për një kohë të gjatë Serbia është përpjekur të marrë më të mirën e fondeve të BE-së, duke i anashkaluar vlerat tona kryesore dhe orientimet tona gjeopolitike. Procesi i zgjerimit është i bazuar në meritokraci, dhe përparimi i Serbisë mund të ketë ndikim pozitiv në rajon”, tha Picula, raporton “Koha”.

“Këmbanat për Kosovën e Bosnjën po bien”, paralajmërimi nga Britania për rrezikun rus në Ballkan

Ndërkohë që vëmendja ndërkombëtare është e përqendruar në luftën në Ukrainë, tensionet në Ballkanin Perëndimor po thellohen, dhe Kosova qëndron në epiqendër të përplasjeve të vjetra dhe të reja.

Vizita e fundit e Sekretarit të Jashtëm britanik David Lammy në rajon e ka vënë në pah qartë se ndërhyrja ruse, interesat strategjike perëndimore dhe marrëdhëniet e brishta ndëretnike po e bëjnë Kosovën dhe rreth saj një vatër të nxehtë me potencial për destabilizim të gjerë.

Në intervistat për POLITICO gjatë vizitës në rajon, Lammy theksoi se “dora e gjatë e ndërhyrjes ruse” është evidente edhe në Ballkanin Perëndimor, ku Moska synon të mbajë rajonin në krizë të përhershme për të penguar integrimin në strukturat euroatlantike.

Kosova, me historinë e saj të pavarësisë nga Serbia dhe mbështetjen e fortë perëndimore, është një pengesë e drejtpërdrejtë për interesat e Kremlinit.

Sipas burimeve britanike dhe kosovare, Rusia është përfshirë aktivisht në mbështetjen e strukturave serbe në veri të Kosovës, përfshirë përmes operacioneve të inteligjencës dhe fushatave dezinformuese.

Qendra e ashtuquajtur “humanitare serbo-ruse” pranë kufirit me Kosovën, që Prishtina e quan “qendër spiune”, është një ndër pikat ku ky ndikim shihet si i institucionalizuar.

Rritje e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë

Tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit nuk janë vetëm të ftohta diplomatike – ato janë kthyer në përplasje të rrezikshme në terren. Ngjarja e vitit 2023 në fshatin Banjska, ku u vra një polic i Kosovës dhe tre agresorë të armatosur serbë, përfaqësonte një nga incidentet më të rënda që nga shpallja e pavarësisë.

Autoritetet në Kosovë e quajtën këtë një akt të drejtuar nga Serbia, ndërkohë që Beogradi mohoi përfshirjen.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë një zë i qartë dhe i prerë në dënimin e politikave të Serbisë, duke e quajtur shtetin fqinj “një hegjemon të çmendur”.

Ajo shpreh shqetësim se presidenti Vuçiq po bashkëpunon ngushtë me “trekëndëshin e së keqes”: Rusinë, Kinën dhe Iranin – duke i dhënë Serbisë një pozicion të dyfishtë: nga njëra anë mban hapur derën për BE, ndërsa nga ana tjetër thellon lidhjet me fuqitë autokratike.

Në takimin me Lammy-n, Osmani kërkoi përforcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ushtarak me Britaninë, përfshirë një marrëveshje të përbashkët të sigurisë dhe blerje armësh.

Ajo gjithashtu ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për t’u bashkuar me forcat paqeruajtëse që Britania dhe Franca po organizojnë për Ukrainën – një lëvizje që tregon qartë pozicionimin pro-perëndimor të Kosovës dhe përpjekjen për të konsoliduar rolin e saj si aleate e besueshme në arkitekturën e sigurisë evropiane.

Megjithatë, frustrimi ndaj BE-së është i prekshëm në Prishtinë. Pavarësisht aplikimit zyrtar për anëtarësim në vitin 2022, Kosova ende nuk njihet nga pesë vende anëtare të BE-së.

Osmani ka kritikuar ashpër ato që i quan “përpjekje për qetësim të Serbisë”, duke paralajmëruar se durimi është duke u venitur nëse Brukseli vazhdon të anashkalojë përparimin e Kosovës në favor të ruajtjes së status quo-së.

Siguria në Kosovë mbetet e mbështetur fuqishëm në praninë e KFOR-it, me trupa nga 29 vende – përfshirë Britaninë – të vendosura për të ruajtur paqen. Pas shpërthimeve të dyshimta në infrastrukturë në dhjetor, NATO ka intensifikuar vëzhgimin e pikave kyçe, ndërsa zyrtarë ushtarakë i kanë konfirmuar Lammy-t se aktivitetet serbe në veri të Kosovës kanë gjasa të mbështeten nga Rusia.

“Vuçiq ka kërcyer me melodinë e Putinit për një kohë të gjatë. Është koha që ai të vendosë se ku dëshiron ta çojë vendin e tij”, tha Osmani, duke theksuar se përçarja dhe agresioni nuk janë thjesht çështje të brendshme të Serbisë, por kërcënime për gjithë rajonin.

Kosova e sheh qartë – pa një ndryshim strategjik të qasjes së Perëndimit, rreziku që rajoni të kthehet në arenë të konfrontimeve të mëdha është real dhe i afërt.

Në këtë klimë të tensionuar, Kosova qëndron si një nga të paktat histori të qarta të pro-perëndimizmit në rajon. Por pa mbështetje konkrete – si njohje e plotë, integrim më të shpejtë dhe garanci sigurie – ajo mbetet e ekspozuar ndaj një loje më të madhe, ku Rusia, përmes Serbisë, luan për destabilizim, e Perëndimi shpesh heziton të përballet me realitetin me vendosmëri.

Tiranë/ 29-vjeçarja ρΙ agos me t hikë bashkëshortin pas sh errit, shpallet në kërkim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 29-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka plagosur bashkëshortin e saj me thikë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, shtetasja Xh. S., 29 vjeçe, ka goditur bashkëshortin për motive ende të paqarta, të cilat po hetohen.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit dhe dyshohet se ndodhi pas një konflikti të çastit.

I plagosuri ndodhet në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe është në kërkim të 29-vjeçares, e cila është larguar nga vendngjarja menjëherë pas incidentit.

Një tjetër sukses për Shqipërinë, Chermen Valiev fiton medalje të artë në Kampionatin Evropian

Mundësi Chermen Valiev, i cili përfaqëson Shqipërinë, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar medalje të artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Sllovaki.

Valiev, medalist olimpik, mposhti në finale rusin Zaurbek Sidakov, i cili garonte me flamurin neutral, me shifrat 4-2.

Ky triumf i Valiev është një tjetër arritje e rëndësishme për Shqipërinë në këtë sport, duke i dhuruar vendit një medalje të artë.

Më herët, Abakarov gjithashtu fitoi medalje të bronztë për Shqipërinë në kategorinë 61 kg.

Vetëh eImohet 60-vjeçari, ndë. rron jetë në sρital

Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në spitalin e Shkodrës, pasi është transportuar aty në gjendje të rëndë.

Policia e qytetit thotë se 60-vjeçari nga fshati Muriqan dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese.

“Shtetasi M. D., 60 vjeç, banues në fshatin Muriqan, dyshohet se ka pirë lëndë helmuese. 60 vjeçari u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por me gjithë ndihmën mjeksore, ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njofton Policia.