VIDEO/ Ilir Demaliaj g. odet me shkeIm Kujtim Gjuzin në një nga ambientet e hoteleve në Tiranë. Demaliaj: Më ka sharë nga familja në facebook

Kujtim Gjuzi, një nga aleatët e PD në koalicionin “Shqipëria Madhështore” është përplasur fizikisht me analistin Ilir Demaliaj. Video që po bëhet virale në rrjet, tregon se si Demaliaj përpiqet ta godasë Gjuzin, por ky i fundit tërhiqet pas.

Më pas Demaliaj e godet me shqelm. Një person i tretë që tenton t’i ndajë shihet teksa bie në shesh.

Ende nuk dihet cila është arsyeja e këtij sherri të ndodhur në hollin e një hoteli në Tiranë.

Nga ana tjetër, ka reaguar dhe Ilir Demaliaj pas incidentit ku ka deklaruar se  “Gjuzi e ka ngacmuar në rrjetin social FB dhe i ka përmendur familjen”.

Agravimi i situatës, sipas analistit, ka ndodhur në momentin kur janë takuar dhe e ka pyetur se përse shkruan kundër familjes së tij.

“Më ka ngacmuar me shkrime në FB, duke më përmendur familjen time. Dhe i kërkova arsyen pse shkruan kundër familjes kur u hasëm, dhe ndaj agravoi situata.”-është shprehur Demaliaj.

Kurse kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, ka reaguar duke thënë se ka qenë me kryetaren e degës së Tropojës, Sanije Hajdarmataj, kur ka hyrë Demaliaj në holl dhe filloi me fyerje dhe sharje, me fjalë burrash që nuk thuhen në sy të një gruaje.

“Filloi të më fyejë, i thashë se unë jam në kafe me njerëz… më sulmoi, por u tërhoqa sepse nuk doja të merrja goditje. Doli dhe kryetarja përpara, ai nuk ndaloi, më pas ika në holl, ndërhynë badigardët e Hotel Tirana dhe çdo gjë u shua. Ishte tentativë për të grushtuar dhe sulmuar, por unë ruajta qetësinë.”-tha Gjuzi

VIDEO