MREKULLI! Aks* dent i fr. ikshëm në autostradën Egnatia, shpëton 19-vjeçari shqiptar (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës, 7 prill 2025, në autostradën Egnatia, me pasojë plagosjen e një djali shqiptar.

Konkretisht, një makinë që udhëtonte në autostradën Egnatia, në rrethana ende të panjohura, është përplasur me një kamion që po afrohej, mes kryqëzimit të Niselit dhe kryqëzimit të Koulourës.

Drejtuesi i makinës ka pësuar një dëmtim në kokë dhe është transportuar me autoambulancën e EKAB në Spitalin e Verisë, ku po trajtohet dhe rezulton jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar edhe Policia Rrugore, e cila po heton për shkaqet e sakta të aksidentit.

Pamjet nga aksidenti janë “tronditëse”, pasi ashpërsia e përplasjes e ka kthyer mjetin në një masë metalike të deformuar dhe është e arsyeshme të flitet për një mrekulli që drejtuesi i tij arriti të dalë i gjallë edhe në këtë situatë.

“Ç’të vjen nga bγ**a e nxjerr”/ Nusja rr. eh υjehrrën e i thγen dorën, inskenon videon

Një e moshuar 76-vjeçare, Rabushe Kërçuku, sot banon buzë autostradës së Lushnjës në afërsi të fshatit Gramsh në njërën prej banesave të djemve.

I shoqi jeton në fshat në shtëpinë e tyre të vjetër, por ai e ka dëbuar të shoqen. Rabushja tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka vuajtur shumë duke rritur 7 fëmijë dhe e pajisur me dhjetëra urdhra mbrojtjeje prej bashkëshortit pasi ky i fundit e ka dhunuar vazhdimisht.

E moshuara banon në një nga banesat e djemve, pasi këta të fundit janë në Greqi. Por ajo pretendon se nusja e shtëpisë sa herë kthehet nga emigrimi, e dhunon pa mëshirë. Në një video të siguruar, shfaqet nusja që i bën presion vjehrrës që të flasë mirë se do të shohë djali.

Nusja: Mami, thuaj Artit ( djalit) “natën e mirë”, që të iki unë të fle gjumë rehat, se më keni shqetësuar tmerrësisht!

Rabushe Kërçuku: Ik fli gjumë.

Nusja: Të vete të fle gjumë?

Rabushe Kërçuku: Ik!

Nusja: Kë more ti sot, kur ka marrë vesh Arti në Greqi, nuk e di çfarë i ke thënë, çfarë të vjen, mos të them nga këmbët, por nga by…, i nxjerr nga goja?

Rabushe Kërçuku: Nuk kam marrë asnjë.

Nusja: Nuk ke marrë asnjë?

Rabushe Kërçuku: Nuk kam marrë asgjë se më ka humbur bateria.

Nusja: Çfarë i kanë thënë ato gocat e tua të bukura, që nuk e duan nënën? Unë s’kam detyrime te ti, kam te fëmijët e mi.

Deri tani zonja Rabushe nuk ka kryer denoncim në polici për nusen e djalit pasi ka frikë se kur të kthehet përsëri, ajo do ta dhunojë edhe më rëndë. Ka kryer disa ekzaminime që tregojnë thyerje serioze të gishtave.

Pas ndërhyrjes së “Stop”, u vendos kryerje e ekspertimit mjeko-ligjor dhe shoqërimi në spital i së moshuarës. Ndërsa vetë policia iu drejtua gjykatës për pajisje me urdhër mbrojtjeje ndaj nuses së djalit, duke e shpallur këtë të fundit në kërkim për akuzën e dhunës në familje. Ky rast u referua në prokurori./tvklan.al

FOTO/ Me bikini të kuqe, Mimoza Shkodra eksp ozon format perfekte nga pushimet!

Mimoza Shkodra, një prej emrave më të njohur të showbiz-it shqiptar, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me disa fotografi të reja nga pushimet.

Ajo ka postuar disa imazhe që e paraqesin në një pamje tërheqëse dhe natyrale, duke shfaqur bukurinë e saj në një plazh të mrekullueshëm.

Në fotografitë e publikuara, Mimoza shfaqet e veshur me një bikini të kuqe me detaje trendafili, një zgjedhje që i jep një prekje të veçantë dhe romantike pamjes së saj.

Bikini është i thurur me një dizajn elegant që i shkon perfekt trupit të saj të hijshëm.

E veshur në këtë stil, Mimoza ka ekspozuar trupin e saj të bukur dhe të formësuar, duke nxjerrë në pah linjat e saj të mrekullueshme.

Duke ruajtur një stil shumë natyral, ajo ka lënë flokët e saj të leshuara në valë, të cilat janë frymëzuar nga freskia e detit dhe e klimës së ngrohtë, duke i dhënë një pamje të freskët dhe të relaksuar.

Mimoza është një nga personazhet që gjithmonë ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe e ka përdorur këtë mundësi për të mbajtur lidhjen me fansat e saj.

Postimet e saj shpesh shoqërohen me komente të shumta, ku ndjekësit e lavdërojnë për bukurinë dhe stilin e saj.

Tinka Kurti jeton në shtëpi për të moshuar, zbulohet arsyeja që fshihet pas këtij vendimi!

Aktorja e mirënjohur shqiptare, Tinka Kurti, po jeton aktualisht në një shtëpi për të moshuar në periferi të Tiranës.

Lajmi ka ngjallur reagime dhe emocione të forta në opinionin publik, për shkak të statusit ikonik të artistes në historinë e kinematografisë shqiptare.

Euronews shkruan se vendimi për të qëndruar në këtë ambient ka qenë vullneti i vetë aktores dhe është vetë ajo që paguan azilin.

Tinka Kurti nuk është e panjohur me këtë ambient, pasi në të njëjtën vilë ka jetuar dhe xhiruar për gjashtë muaj filmin “Boldero në Vilën e Pleqve”.

Gjatë atyre xhirimeve, ajo ka ndarë përditshmërinë me aktorë të tjerë dhe të moshuarit që banonin aty.

Në moshën 92-vjeçare, artistja gëzon përkujdesje të vazhdueshme nga personeli mjekësor dhe stafi i shtëpisë për të moshuar, ndërkohë që familjarët dhe miqtë e saj vijojnë të jenë të pranishëm me vizita dhe mbështetje morale.

Shteti i siguron pension të posaçëm, por shpenzimet për qëndrimin e saj mbulohen nga vetë aktorja dhe familjarët e saj, të cilët kanë qenë të përfshirë në mënyrë të vazhdueshme në kujdesin ndaj saj.

Tinka Kurti është një nga figurat më të rëndësishme të skenës dhe ekranit shqiptar, me një karrierë që shtrihet në mbi 60 vite.

Ajo ka interpretuar në më shumë se 50 filma artistikë dhe mbi 150 shfaqje teatrale, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën shqiptare.

Për kontributin e saj të jashtëzakonshëm, ajo është e dekoruar me titujt ‘Nderi i Kombit’ dhe ‘Artistja e Popullit’ dhe “Mjeshtër i Madh i Punës” nga Presidenti i Republikës.

Zbulohet një çarje masive nën Tokë, shkencëtarët: Do sjellë tërmete shumë të forta

Shkencëtarët kanë zbuluar me saktësi një çarje gjigante nën Tokë, që po zhvillohet mes pllakës arabo-afrikane dhe asaj euroaziatike. Nën drejtimin e gjeologut Renas Koshnaw nga MIT dhe Universiteti i Miamit, studiuesit konfirmojnë se kjo çarje është e lidhur me zhdukjen e një oqeani të lashtë – Oqeani Neotetis – që ndante dikur superkontinentet Gondwana dhe Laurasia.

Për miliona vite, mbetjet e kësaj pllake oqeanike janë zhytur në mantelin e Tokës. Por të dhënat sizmike të reja dhe modelet e avancuara gjeodinamike tregojnë se pllaka po çahet në dysh. Zona e dëmtimit fillon në juglindje të Turqisë dhe shtrihet drejt Irakut Verior dhe vargmalit Zagros.

“Kjo është si një plagë e vjetër që po hapet sërish,” thotë Koshnaw. Pjesa oqeanike e pllakës po shembet në mantelin e Tokës, duke krijuar tensione anësore që mund të ndryshojnë balancën tektonike në rajon.

Sipas ekspertëve, ky fenomen mund të ndikojë ndjeshëm në frekuencën dhe intensitetin e tërmeteve, shkruan A2 CNN. Rajonet përreth – Turqia, Iraku dhe Irani – ndodhen në një zonë sizmike aktive. Nëse çarja vazhdon të zgjerohet, mund të aktivizojë të çara të reja dhe të redistribuojë energjinë e akumuluar në brendësi të Tokës.

Profesor Jean-Philippe Avouac nga Caltech paralajmëron se “në shekujt që vijnë, mund të përjetojmë tërmete më të forta në këtë zonë.”

Me përhapjen e mëtejshme të kësaj çarje, mund të formohet një mikropllakë e re mes Arabisë dhe Azisë së Vogël, duke ndryshuar hartën tektonike të Tokës në të ardhmen e largët.

DETAJE TR0NDITËSE nga υ rasja e Ilaria Sulës/ Gjyqtarja hetuese zbulon: Pasi e υ. rau, autori doli për drekë me shoqen e shqiptares dhe folën për…

Pas zbulimit të dëshmisë së Mark Antony Samson për vrasjen e shqiptaro-italianes Ilaria Sula, gjyqtarja hetuese e çështjes, Antonella Minunni, ka zbuluar detaje të reja rreth ngjarjes tragjike.

Ajo ka pohuar se, edhe pse Samsoni kishte thënë disa herë se nuk mund të jetonte pa Ilarian dhe se nuk mund ta imagjinonte jetën pa të, pasi e vrau brutalisht dhe zhduku trupin e saj, ai arriti të kthehej në normalitet menjëherë pas krimit.

Sipas dëshmisë së gjyqtares, pas kryerjes së krimit më 25 mars, Samson e fshehu trupin e 22-vjeçares shqiptare dhe, më pas, doli për drekë me një nga shoqet e viktimës.

Ata biseduan për problemet që ai kishte pasur me Ilarian, të cilën ai e kishte vrarë, dhe për mënyrat se si mund t’i rregullonte ato.

Pasi realizoi këtë, Samson filloi të dërgonte mesazhe babait të Ilarian nga telefoni i saj, në një përpjekje për të fshirë dyshimet që mund të lindnin për fatin e vajzës. Po ashtu, ai bëri të njëjtën gjë edhe me shoqet e Ilarian, duke u munduar të mbulonte krimin e tij, siç raporton La Repubblica.

Simbol i izolimit të palëkundur, droni zbulon pamje të RRALLA të njerëzve të shkëputur nga pjesa tjetër e BOTËS!

Disa grupe indigjene kanë arritur të mbeten të paprekura nga qytetërimi modern. Këto fise jetojnë të mbrojtur nga xhungla të dendura, ishuj të largët dhe mbrojtje të imponuar nga qeveria. Kohët e fundit, pamjet ajrore dhe imazhet me dron i kanë ofruar publikut njohuri të rralla mbi jetën e tyre të fshehur. Imazhet ofrojnë një vështrim unik në kulturat që kanë mbetur kryesisht të pandryshuara për mijëvjeçarë.

Një nga fiset më të famshme të pakontaktuar është Sentinelese, të cilët banojnë në ishullin Sentinel të Veriut, i vendosur në ishujt Andaman të Indisë. Vlerësohet se numërojnë nga 50 deri në 200 njerëz, Sentinelezët i kanë rezistuar ashpër çdo kontakti të jashtëm për dhjetëra mijëra vjet. Qëndrimi i tyre agresiv ndaj të huajve, shpesh duke përdorur harqe dhe shigjeta për të paralajmëruar varkat ose avionët që po afrohen, i ka bërë ata një simbol të izolimit të palëkundur.

Qeveria indiane ka vendosur një ndalim të rreptë për çdo kontakt, duke kuptuar rreziqet e transmetimit të sëmundjeve dhe ndërprerjes kulturore që mund të lindin edhe nga ekspozimi i vogël ndaj botës së jashtme. Pamjet ajrore të ishullit tregojnë Sentinelezët duke qëndruar në hapësira, duke parë dronët. Larg Oqeanit Indian, thellë në pyjet tropikale të Amazonës në Brazil, fise të tjera të pakontaktuara mbeten të fshehura.

Këto grupe, të vendosura kryesisht në Luginën e Javarit, një rajon i largët që shtrihet në kufirin Brazil-Peru, jetojnë në një nga zonat më të izoluara në Tokë. Besohet se ka mbi 100 fise të pakontaktuara në Amazonën e Brazilit, ku shumë prej tyre përballen me ndërhyrje nga prerjet e paligjshme, grabitjet e tokës dhe operacionet e minierave. Mbijetesa e tyre varet nga mbrojtja e tokës së tyre.

“Dimër deri në…”/ Meteorologia Porja tregon kur largohet i ftohti: Ja kur vijnë ‘ditët e verës’

Deri në mes të javës territori shqiptar do të jetë në kushtet atmosferike të ftohta, por pa reshje. Meteorologia Lajda Porja tha temperaturat janë ulur në -5 gradë në zonat malore, ndërsa në zonat e thella temperaturat janë edhe më të ulta

“Është një situatë që do kalojë shumë shpejt. Është një masë e ftohtë që ka depërtuar drejt Ballkanit. Shqipëria i kishte kushtet mjaft të favorshme për të pasur reshje dimri dhe ishin parashikuar që këto tre ditë do të ishin me nuanca dimri.

Gjatë kësaj jave nuk do ketë reshje, ndërsa temperaturat janë ulur në -5 gradë në zonat malore, ndërsa në zonat e thella temperaturat janë edhe më të ulta. Deri në mesjave moti të jetë i ftohtë, sidomos mëngjeset”, tha Porja.

Duke filluar nga e marta do kemi rritje të lehtë të temperaturave, ndërsa të enjten dhe të premten pritet një përmirësim i ndjeshëm i kushteve atmosferike. Porja paralajmëron se java tjetër do të jetë tepër e ngrohtë, ku nuk do të mungojnë as ditët e verës.

“Të enjten dhe të premten, zhvendoset kjo valë e ftohtë drejt lindjes së kontinentit, duke kthyer një masë më të ngrohet. E premtja e shtuna dhe e diela do të rikthejë rritjen e temperaturave.

Presim temperature mjaft të larta. Deri të mërkurën do jemi deri në 15 gradë, të premten të shtunën dhe të dielën deri në 22 gradë. Java që vjen me temperatura mjaft të larta, me ditë pranvere dhe disa dit vere”.

A do ta pranojë ftesën e Sali Berishës për debat publik? Ja si përgjigjet kryeministri Rama!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në rubrikën Sy m’Sy, ku është pyetur se kur do të bëjë debat publik me opozitën.

Rama la të nënkuptohet se s’do të ketë një debat publik me Sali Berishën, duke iu përgjigjur komentuesit “për cilën opozitë e ke fjalën”.

“Me kë opozitë duhet të një debat publik? Unë debatin publik kam vite që e bëj, përditë. Për çfarë debate publik e ke fjalën? për cilën opozitë? Nuk e kuptoj”, tha Rama.

“Donte ta υ riste Ot Kilën se i shkonte me g rυan”- Dëshmitë nga procesi PΙ umbi i Artë

Ka vijuar dhënia e dëshmive në kuadër të megaprocesit “Plumbi i Artë”, në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku disa të pandehur kanë dhënë deklarata të rëndësishme lidhur me ngjarjet që po hetohen.

Një prej të pandehurve, Xhuljan Hoxha, ka deklaruar se në një nga takimet që ka zhvilluar me Erjon Alibeajn, ky i fundit i ka folur për vrasjen e Kastriot Kilës, njohur ndryshe si Oti. Sipas Hoxhës, Alibeaj ka porositur vrasjen e Kilës, duke përmendur si motiv lidhjet intime të Kilës me bashkëshorten e Alibeajt.

Nga ana tjetër, Erjon Alibeaj, bashkëpunëtori i drejtësisë, e ka cilësuar këtë deklaratë si të pavërtetë dhe ka kërkuar që mediat të tregojnë kujdes me informacionet që përcillen.

Ndërkohë, një tjetër i pandehur, Petrit Qoli, ka bërë deklarata shqetësuese gjatë seancës, duke shprehur frikën se mund të vdesë nga gjendja e tij shëndetësore dhe nga presioni i burgut. Ai ka kërkuar ndihmë për gjendjen e tij, duke shprehur dëshpërim për mos takimin me familjen dhe për vështirësitë që ka kaluar gjatë periudhës së burgut.

I pandehuri Xhuljan Hoxha: Dua të deklaroj se në një nga takimet që kam zhvilluar me Erjon Alibeajn, ai më ka folur për vrasjen e Kastriot Kilës, Otit. Ai më ka treguar se si e ka porositur vrasjen e Kastriot Kilës. Financues dhe organizator i kësaj ngjarjeje ishte Erjon Alibeaj, jo Suel Çela. Motivi ishte sepse Ot Kila kishte marrëdhënie intime me bashkëshorten e Erjon Alibeajt.

Vetë bashkëpunëtori i drejtësisë, Erjon Alibeaj, dhe avokati i tij e cilësuan këtë deklarim si trillim dhe u kërkuan gazetarëve të pranishëm në sallë të tregohen të kujdesshëm me informacionet që përcjellin.

Erjon Alibeaj: Doja të sugjeroja që mediat të bëjnë durim, sepse pasi të mbarojë Nuredin Dumani dëshminë e tij, unë do flas për gjithçka. Nga deklarimet e mia, ka për të dëgjuar mediat për të gjithë Suel Çelat. Unë do t’i them të gjitha. Janë thënie shumë të pavërteta dhe trillime, sugjeroj mediat mos të nxitohen derisa të japim dhe ne deklarimet tona.

Xhuljan Hoxha: Pse të dogji ty o Erjon? Unë kam marrë burgim të përjetshëm për fjalët e tua. Kam shumë për të thënë për ty.

Ndërkohë, i pandehuri tjetër, Petrit Qoli, deklaroi: Kam frikë se do vdes, kam një gjendje në trup. Kam 3 vjet në burg, pa parë mbesat e mia. Unë jam marrëzisht i dashuruar me gruan time, nuk e kam takuar. Do vras veten. Jam shumë keq, kam pirë dy qetësuese dhe nuk më kanë bërë punë. Po shkelni ligjin me këmbë të gjithëve.