Nis përgjimi masiv në Shqipëri? Ekspertët ngrenë alarmin për pajisjet që kanë montuar kompanitë telefonike

Në Shqipëri janë vendosur nga kompanitë telefonike, disa pajisje të cilat kryejnë Deep Packet Inspection, DPI, një sistem monitorimi të cilën ekspertët e IT e konsiderojnë mjaft të rrezikshëm kur nuk shoqërohet me një kuadër ligjor për të mbrojtur të dhënat e qytetarëve.
Ekspertët Besmir Semanaj dhe Tomi Kallanxhi, të cilët e ngritën fillimisht këtë shqetësim, kanë folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për mundësinë e përdorimit të DPI për survejim masiv dhe kanë shpjeguar se si mund të shënjestrohen qytetarët, politikanët, gazetarët e me rradhë.

Deklaratat e ekspertëve:

Tomi Kallanxhi: Do ta shpjegoj me një metaforë se çfarë është Deep Packet Inspection. Imagjino i nis letër Yllit dhe postieri ka mundësi ta hapë ta lexojë dhe pastaj t’ja nisë sërish Yllit.

Besmir Semanaj: Informacionet e para, denoncimin e parë e kam bërë në 29 mars. Ka ardhur nga kolegë që punojnë pranë ISP-ve dhe organizmave shtetërorë. Nuk u arrit mbyllja e Tik Tok dhe u vendos që të përdoret një DPI. Sebepi ishte Tik Tok por Tik Tok është minimalja që pajisja mund të bëjë. E para nga kush erdhi kërkesa? E dyta kush është institucioni shqiptar që ka dërguar pajisjet pranë ISP. Një pajisje kushton mbi 100 mijë euro, si është marrë? Institucionet shtetërore kanë deklaruar se janë instaluar 7 të tilla. Nëse janë donatorë, çfarë përfitimesh do të ketë donatori?
Vendosja e pajisjeve pa kuadër ligjor të fortë. Ka dy tipologji, shtetet autokrate, India, Kina Rusia, Irani. Pastaj kemi shtete demokratike, Franca, Britania, e me rradhë, por ka patur diskutim publik dhe ka patur forcim të bazës ligjore dhe rregulla se si do të procesohen të dhënat e qytetarëvë, pra përgjim në masë nuk lejohet, por mund të përdoret për sigurinë kombëtare.
Në Shqipëri, u desh mbi dy javë e gjysmë që të reagonin institucionet. Pranuan se janë vendosur, por me pretendimin që nuk përgjohen, por kjo nuk bëhet me betim. Duhet bazë ligjore. Nuk kemi bazë ligjore që ndalon përgjimin. Më problematik është profilizimi.
Kjo pajisje dallon çfarë aplikacionesh përdor, në çfarë faqesh lexoj unë, përshembull nëse lexoj faqe të komunitetit mysliman, më profilizojnë si mysliman. Mund të shohin preferencat sekusale, e me rradhë.
Marrim një politikan apo qytetar të thjeshtë, hap faqet të papërshtatshme…

Tomi Kallanxhi: Sky ECC kishte një kod ID. Profilizimi këtu bëhet me një kod IMEI unik. Nëse ti ble telefonin në një dyqan, e ke të ruajtur. Është njëlloj si të vendosim kamera në shtëpinë e njeriut dhe të thonë do e përdorim vetëm kur ke vjedhje. Ju përmendët Britaninë e Madhe, por aty ka një problem me privatësinë. Nëse telefonat tonë Apple ruajmë në Cloud të dhënat, është end to end encryption, një siguri e lartë. Shteti britanik ka kërkuar Apple që ta heqë këtë sepse ka problem me krimin. I ka kërkuar të hiqen kodet e enkriptimit.

Besmir Semanaj: E dyta është censura, qeveria në çdo moment mund të bllokojë. Monitorimi normal bën thjesht që një përdorues po bën trafik, por nuk monitoron dot se çfarë program përdor, emrin e faqes dhe gjithë këto gjëra. DPI bën edhe censurimin, që me monitorim të thjeshtë nuk e bën dot, siç nuk arritën dot me Tik Tok. DPI bën degradim të shërbimit. Le të themi jemi në MCN live tani, me këtë bëhet degradimi dhe nuk realizohet programi. Është përdorur në Turqi, pas arrestimit të liderit të opozitës, për të mbyllur rrjetet sociale, për të mbyllur VPN që shmangte mbylljen dhe ngadalësimin e internetit në të gjithë Stambollin. Pra, një ndër bazat e DPI është censura. Shteti ka në dorë një armë pa leje. Për sa kohë nuk ka legjislacion… Ne kërkojmë që të ketë leje pastaj të blejnë armën. Ata e kanë instaluar armën, e kanë mbushur. Kemi edhe rastin e Iranit pas zgjedhjeve, Arabia Saudite, ku bëhej monitorimi i të gjithë personaliteteve. Secili nga ne ka pika të dobëta, mund të jenë me një ves për bastet, për pijen, me një ves për pornografinë, mblidhej informacioni dhe përdorej për shantazhim.

Tomi Kallanxhi: Më merr një shok me merak, përpra DPI më tha komishiu, sa trafik bën ti pas orës 10 të natës. Tani do ta di edhe çfarë bën ai gjatë natës.

Besmir Semanaj: Këto janë cilësitë komerciale që ofrohen për biznesin. Se çfarë mund të ofrohen për shtetet nuk e dimë. DPI mund të përdoret, si “man in the middle” (ndërmjetësues). I shtohen dhe pajisje të tjera dhe lexon mesazhet tona. Sa i përket trafikut të pa enkriptuar, e ka letër me shkrim dore, lexon çdo gjë. U desh dy javë e gjysmë që të pranonin instalimin e pajisjeve. E pranuan me një intervistë 45 sekonda dhe dezinformuan. Në deklaratën zyrtare thonë se nuk cënohet siguria dhe mbrohesh nga krimi kibernetik, por pas një viti do të hiqen. Pse duhet të hiqen për një vit kur janë të mira? /tpz.al

“Kandidatët për deputetë nën lupën e SPAK”/ Gazetari pIas ‘bo mbën’: Ja emrat nën hetim

SPAK ka vendosur nën verifikim kandidatët për deputetë në listat e partive politike, që garojnë në zgjedhjet e 11 majit, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit për të pastruar politikën.

Gazetari Arsen Rusta raportoi se shumica e kandidatëve, afro 1 mijë prej tyre i kanë dorëzuar formularët e dekriminalizimit, por shtoi se ka prej tyre që kanë procese të hapura lidhur me drejtësinë, ndërsa SPAK ka ngritur një Task Force. Ka kandidatë me CV të pasur për aksident me pasoja, evazion fiskal apo dhe ndërrim emrash.

Me proces të hapur, ende pa kaluar për gjykimin në themel është ish-kryeministri Sali Berisha, për të cilin më 11 prill, gjyqtarja e hetimeve paraprake do marrë vendim do e kalojë apo jo për gjykim dosjen “Partizani”.

Nën hetim është dhe ish-Presidenti Ilri Meta, i cili kandidon si deputet, nga qelitë e burgut “313”, edhe pse deri në 11 maj do ketë sërish kërkesë për revokim mase sigurie.

Ka kallëzime penale, ndaj një funksionari të lartë të Partisë Demokratike, ish-ministrit të Brendshëm Flamur Noka, ka kallëzim penal dhe SPAK duhet të jepë përgjigje.

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ndodhet në gjykim, përveçse person në hetim, është i pandehur për dosjen “Gërdeci. Ka kallëzime për Belind Këlliçin.

Bardh Spahia është marrë i pandehur për shpërdorim detyre dhe pengim i ushtrimit të detyrës, pasi ka refuzuar kthimin në detyrë të një ish-vartësi të tij.

Bashkëshortja e ish-Presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhi është aktualisht nën hetim.

Nga ana tjetër SPAK nuk e ka mohuar nëse ka nën hetim Kryeministrin Edi Rama, lidhur me çështjen McGonigal për të cilin ka nisur një hetim kryesisht. Përballë drejtësisë ndodhen nën hetim edhe Plarent Ndreca, madje edhe Klotilda Bushka, si pjesë e dosjes “Veliaj”. Olta Xhaçka është kallëzuar disa herë si për pronat e ushtrisë dhe për pronat e bregdetit.

“Eja drejt fitores” – PD publikon sloganin e çeljes së fushatës së 11 majit: Të gjithë në shesh më 11 Prill!

Partia Demokratike ka bërë gati sloganin për çelejn e fushatës elektorale të 11 majit, për zgjedhjet parlamentare ku do të dalin deputetët e rinj që do të ulen në Kuvendin e Shqipërisë.

Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, lideri dmeokrat, Sali Berisha u ka bërë thirrje bashkëkombasve dhe qytetarëve shqiptarë t’i bashkohen PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore në çeljen e fushatës zyrtare në sheshin ‘Nënë Tereza në Tiranë’.

‘Merrni miqtë, familjen dhe eja drejt fitores’, është slogan i ri i PD që fton qytetarët t’i bashkohen çeljes së fushatës elektorale më 11 prill në Tiranë, në orën 19.00, ku do të prezantohet edhe programi i demokratëve për qeverisjen e ardhshme të vendit.

‘11 Prill, ora 19:00 në sheshin “Nënë Tereza”, nisim rrugëtimin drejt fitores! Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore ju ftojnë të bashkoheni në çeljen e fushatës’, thuhet në mesazhin e PD.

Prurjet e reja të ligjvënësve të rinj, do të udhëheqin qeverisjen e ardhshme në legjislaturën e 11 të Kuvendit të Shqipërisë.

PLANI / Mbi 30 ndërtesa do shemben për të ngritur kulla pas Muzeut Kombëtar

Mbi 17,000 m2 truall në qendër të Tiranës, ku aktualisht ndodhen rreth 35 ndërtesa, përfshirë katër pallate deri në 9 kate, si dhe godinat publike të Teatrit Metropolitan dhe “Info-Point” i bashkisë, pritet të rrafshohen për t’i hapur rrugë një plani për kulla.

Kjo u mësua të hënën gjatë konkursit ndërkombëtar për të ashtuquajturin Masterplan i Qendrës së Tiranës, një garë arkitekturore që kishte për synim ridizejnimin e një prej zonave më të lakmuara nga ndërtuesit: hapësira në qendër pas Muzeut Historik Kombëtar krah “Bulevardit Zogu I-rë”, e njohur si zona e ish-Cirkut (shembur në 2021 pasi trualli iu kthye pronarëve).

Zona ndodhet mes universitetit jopublik “Albanian University” (ish-UFO) dhe gjimnazit “Sinan Tafaj”. Ajo është një hapësirë e ngjeshur me banesa të vjetra, pallate dhe godina me funksione kulturore e arsimore.

Fitues i konkursit u shpall propozimi i studios franceze l’AUC. Ata propozonin ndërtimin e katër kullave tregtare, rezidenciale dhe të hotelerisë – njëra mbi 150 metra e lartë – dhe krah tyre një pallat publik (Palazzo Civico) me salla për shfaqje, ekspozita, teatër dhe kinema.

Juria, e përbërë nga arkitektë të huaj si Xaveer De Geyter, apo Bjarne Mastenbroek dhe zyrtarë të urbanistikës dhe politikës shqiptare, mes të cilëve kryeministri Edi Rama, vlerësoi te ideja e l’AUC “qasjen skulpturore dhe poetike”.

Megjithatë, në fund, juria sugjeroi që studioja franceze të rishikojë strategjinë e ndjekur për një plan më realist dhe kosto më të ulëta ndërtimi. Për këtë u këshillua të bashkëpunohej me arkitektë të tjerë.

Teksa modelet 3D e prezantonin të ashtuquajturin “Masterplan për qendrën” si një tjetër “hap përpara” për kryeqytetin, qytetarët nuk u sqaruan se si u mbërrit deri në këtë fazë. Asnjë media apo institucion publik nuk dha detaje në këtë pikë.

Asnjë dokument zyrtar i masterplanit nuk ishte bërë publik para vendimit të jurisë. Njësoj nuk ka asgjë të botuar në lidhje me marrëveshjet mes autoriteteve publike dhe subjekteve private të zonës.

PLANI / Mbi 30 ndërtesa do shemben për të ngritur kulla pas

Propozimi i studios franceze l’AUC për zhvillimin e zonës së ish-Cirkut të Tiranës në qendër.

Nuk ka një raport të ndikimit social, nuk ka të dhëna për konsultim me banorët, dhe nuk është bërë e ditur çfarë do të ndodhë me ta apo funksionet aktuale të godinave që sugjerohen të shemben.

Paralelisht në konkurs morën pjesë edhe studiot: Archea e Marco Casamontit, Nieto Sobejano, Groupwork, Go Hasegawa, Cobe etj. Të gjitha paraqitën vizione të ngjashme për kulla me intensitet të lartë ndërtimi.

Në këtë pikë, masterplani i shton të tjera ndërtesa të larta siluetës së qendrës, e cila aktualisht ka të paktën tetë ndërtesa të larta rreth saj.

“Zhvillimi larg qytetarëve”

Konkursi u promovua nga kompania Veliaj Construction, e Astrit Veliajt, sipërmarrës i njohur ky në fushën e stomatologjisë, arsimit privat dhe ndërtimit. Ndërtesa të mëdha të stilit neoklasik janë ngritur nga Veliaj – jo pa kontestime – në Durrës, Berat, Fier dhe Tiranë.

Ai ka pasur një të shkuar si politikan në radhët e Partisë Demokratike ku ka qenë dhe deputet.

Pjesëmarrja në konkurs e studiove të njohura ndërkombëtare ngriti pritshmëritë për një projekt me vlera reale arkitektonike. Por pa transparencën dhe pa përfshirjen e publikut, edhe konkursi më i mirë rrezikon të kthehet në instrument legjitimues për një zhvillim që konceptohet pa komunitetin.

Për publikun nuk ishte e qartë se me çfarë tagri e zhvilloi konkursin sipërmarrësi Veliaj. Çfarë roli do të ketë ai për zhvillimin e vizionit të l’AUC, çfarë roli do të ketë bashkia dhe çfarë pritet të përfitojë publiku nga kjo pjesë veç hapësirave të reja për Teatrin e Metropolit dhe Info-Pointit.

Ky projekt është vetëm një nga dhjetëra zhvillime të vrullshme urbane që po ndodhin në kryeqytet – nga kullat e betonit në qendër te terminali verior, ku nuk është e qartë nëse po ndërtohet në mënyrë të ligjshme.

Në këto raste, duket se planifikimi urban ka kaluar nga një proces institucional dhe publik, në sipërmarrje private në bashkëpunim me pushtetin qendror dhe vendor.

Mungesa e transparencës, e pjesëmarrjes qytetare dhe e planeve afatgjata për zhvillimin social të qytetit është kthyer në normë. Tirana nuk po rritet, po ngushtohet për shumicën dhe zgjerohet për pakicën. /Citizens.al

PLANI / Mbi 30 ndërtesa do shemben për të ngritur kulla pas

Egli “dorëzohet”, i thotë Gjestit se e do akoma: Nuk i kam fikur ndjenjat për ty

Teksa spektaklit po i afrohet finales, duket se Gjesti dhe Egli kanë vendosur të lënë pas tensionet dhe të gjejnë një mënyrë për të komunikuar më mirë.

Dyshja janë parë shpesh duke shkëmbyer biseda më të qeta dhe duke bërë përpjekje për të ndërtuar një marrëdhënie më të qëndrueshme.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë një momenti të qetë në sauna, Egli vendosi të mos i fshehë më ndjenjat. Pa hezitim, ajo iu drejtua Gjestit me fjalë të sinqerta, duke i thënë se e do.

“Nuk po them që i fik ndjenjat, ndjej për ty”, tha ajo.

8 prill 2025, Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 8 prill 2025, dollari amerikan blihet me 90 lekë dhe shitet me 91.5 lekë.

Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.5 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.5 lekë, ndërsa në shitje me 105.7 lekë.

Paundi britanik blihet me 115 lekë dhe shitet me 117 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 63.3 lekë, ndërsa në shitje me 64.8 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Shqipëria në BE në 2030? Kallas: Është e mundur, vetëm nëse bëhen ‘detyrat e shtëpisë’

Përfaqësuesja e lartë e KE në Tiranë, tha se integrimi i Shqipërisë në 2030, është i mundur nëse të gjithë ndërmarrin hapat e duhur. Në Tiranë, gjatë konferencës me kryeministrin Rama, Kallas tha se undimi i ligjit është skajshmërisht i rëndësishëm, është themel i begatisë së një vendi.

“2030 a është objektiv? Po është nëse ne te gjithë do ndërmarrim hapat e duhura.

Pra, Shqipëria me reformat e saj. Sundimi i ligjit është skajshmërisht i rëndësishëm, është themel i begatisë së një vendi. Kjo është edhe në të mirën e Shqipërisë. Është realiste nëse të gjithë bëjmë detyrat e shtëpise.” tha ajo.

Rama: Marrëveshja e konsumatorëve debitorë nuk hiqet, pensionet do të…

Duke folur në rubrikën e tij të përditshme në rrjete sociale “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama iu përgjigj një qytetari i cili e pyeste nëse do rriten pensionet dhe nëse do hiqen marrëveshjet e konsumatorëve debitorë me OSHEE.

Rama tha se marrëveshjet do të vijojnë të jenë siç janë, pasi OSHEE nuk është kompani që përfshihet në fushata elektorale, ndërsa pensionet, tha ai, do të rriten sipas programit të tij qeverisës.

“Pensionet do të rriten ashtu siç e kemi thënë, ashtu siç e kam bërë publik dhe qëndrimin tonë në prezantimin e objektivave të programit tonë qeverisës, se ne kemi program qeverisës, nuk kemi program dëshirash elektorale. Marrëveshjet e dritave janë në fuqi dhe do të qëndrojnë në fuqi ashtu siç janë për të gjithë ata që kanë bërë një marrëveshje të tillë. OSHEE nuk ka lidhje me fushatat elektorale, ajo është një ndërmarrje energjitike,” tha Rama.

Kujtojmë që skemat e aktmarrëveshjeve me konsumatorët që kanë detyrime të papaguara të faturave të energjisë elektrike përfshin klientët familjarë dhe jo familjarë, buxhetorë ose jo buxhetorë përfshin skemat lehtësuese të pagesave me këste përmes aktmarrëveshjeve.

Këto skema ofrojnë lehtësim financiar ndërsa për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, për klientët familjarë me ndihmë ekonomike, për pensionistët-kryefamiljarë, ose klientët me status të veçantë, të cilët përfitojnë këste akoma më lehtësuese dhe që shtrihen më gjatë në kohë, krahasuar me kategoritë e tjera.

Berisha “zbërthen” mesazhet e Kaja Kallas në konferencë me Ramën: Zyrtarja e lartë e BE u tha shqiptarëve se ‘s’kam punë me ato që thotë kryeministri’! Integrimi, ‘ylli polar’ i programit të PD

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka “zbërthyer” deklaratat e shefes së politikës së jashtme në BE, Kaja Kallas në konferencë me kryeministrin Rama.

Në një deklaratë nga selia blu, Berisha u shpreh se ato që thotë Rama për integrimin në BE janë mashtrime, ndërsa theksoi se Kallas “u tha shqiptarëve që nuk ka punë me ato që thotë ky, ato janë ambiciet e tij, mashtrimet e tij, por s’mund ta thoshte kështu”.

Berisha: Zonja Kallas tha se Shqipëria ka ambicie, që është mashtrim i Edi Ramës, por kjo është një rrugë e vështirë që do reforma. Ajo nuk investoi asnjë nonagram në zotimet e Ramës. I tha edhe tjetrën që është rrugë gjithëpërfshirëse.

Rama u përpoq ta asociojë mashtrimin e tij me praninë e përfaqësueses së lartë të politikës së Jashtme të BE zonjës Kallas, por ajo mbajti vendin e vet dhe qëndrimin e vet.

Ajo u tha shqiptarëve që ‘ unë nuk ka punë me ato që thotë ky’, ato janë ambiciet e tij, mashtrimet e tij, por s’mund ta thoshte mashtrime se e kishte ne krah.

Ndërsa i pyetur se çfarë synimesh ka Partia Demokratike për integrimin e Shqipërisë në BE, Berisha u shpreh: “PD ka deklaruar dhe deklaron se ylli polar do jetë integrimi i Shqipërisë në BE, i bazuar në reforma dhe meritë. PD në pushtet do ndërmarrë çdo reformë, do miratojë çdo ligj, çdo vendim për të kapur çdo standard dhe çdo kriter që kërkohet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. PD e shpall integrimin si interesin tonë kombëtar, si yllin polar të programit”.

Gjesti flet me vete para pasqyrës: Të qëndrosh 160 ditë duke prodhuar tërë kohën, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë!

Gjesti ka kaluar mbi 160 ditë në një izolim, nga Big Brother VIP Kosova në atë të Shqipërisë. Ai ka bërë monolog duke folur për lojën e banorëve të tjerë në shtëpi dhe për atë që ka kaluar si personazh këtë vit.

“Duke fjetur edhe dy vite mund të shkosh, po me ndejt 160 ditë duke prodhuar tërë kohën, jo babë asnjëherë s’ka ndodhur, vetëm ky mbreti”, u shpreh ai.

Thekson tutje se është një gjë e vërtetë që ka ndodhur dhe se ka ardhur koha t’i japë merita vetes.

“Nuk është se unë po i jap vetes, jo more burrë, është storie e vërtetë që ka ndodhur edhe normal që duhet të vlerësosh veten, ka ardhur koha. Ka ardhur koha që t’i thuash gjërat në sy, ka ardhur koha o sniq”, shtoi ndër tjerash.