‘Plakat’ janë tërbuar/ Hakil Osmani: Temperatura deri në -5 °C, çfarë do të ndodhë me motin këtë javë

Hakil Osmani nga MeteoAlb tha këtë të hënë për Euroneës Albania se java ka nisur me dëborë në disa vende të territorit të Shqipërisë. Ai ka shpjeguar në vlera minimale dhe maksimale se si do të jenë temperaturat në vijim në vend dhe rajon. Sipas tij, nuk do të mungojnë as vranësirat në disa pjesë të vendit, por kryesisht do të kemi mot të qëndrueshëm e me diell.

“Fillim java ka nisur me dimër në territorin shqiptar pasi kemi një rënie të ndjeshme të temperaturave. Vlerat minimale në qytetet e zonave malore janë regjistruar në minus 4 gradë celsius në Peshkopi kryesisht por edhe në qarkun e Korçës. Sa i përket pasdites do të kemi temperatura të ulëta në këtë muaj prill që ndodhemi, rreth 5 gradë më të ulëta sesa duhet të regjistrohen. Presim maksimume deri në 14 gradë celsius në Ultësirën Perëndimore. Në zonat malore kemi vlera jo më shumë se 7-8 gradë celsius. Edhe ditën e martë do të mbetemi në mbizotërimin e temperaturave të ulëta në vendin tonë me vlera minus 3 gradë”, tha Osmani.

Meteorologu shpjegon se përmirësim të temperaturave do të shohim nga pjesa e dytë e javës, duke nisur nga dita e mërkurë.

“Nga dita e mërkurë e në vijim, do të kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që në pjesën e dytë të javës të kemi një normalizim të temperaturave. Kjo rritje do jetë jo vetëm gjatë pasdites por edhe në orët e para të mëngjesit.

Gjatë kësaj jave do të kemi një mot të qëndrueshëm, por në pjesën më të madhe të territorit shqiptar do të ketë kthjellime. Pasditeve kryesisht do të kemi momente të pakta me reshje shiu në zonat veriore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbizotërohet nga një mot i qëndrueshëm”, tha ai.

Osmani shpjegon se e njëjta situatë e kushteve meteotologjike ka qenë dhe në rajon, me temperatura të ulëta. Edhe në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, rritja e temperaturave do të nis që nga dita e mërkurë e në vijim.

“Edhe në rajon kemi patur një rënie të ndjeshme të temperaturave. Do të kemi një rritje graduale duke filluar nga pjesa e dytë e javës. Sot dhe nesër do të ketë vranësira të shpeshta gjatë ditës duke sjellë flokë dëbore”, tha Hakil Osmani.

Parandalohet revolta në burgun grek, mafia turke do të merrte peng gardianët

Një tentativë e rrezikshme për arratisje u parandalua nga autoritetet greke në burgun famëkeq të Koridhalos, ku dyshohet se ishin përfshirë anëtarë të mafias turke.

Informacione të besueshme mbërritën tek Seksioni për Luftën kundër Shantazheve, sipas të cilave, në Seksionin “ST” të burgut fshihej një armë zjarri që do të përdorej për arratisje të organizuar, përfshirë dhe marrjen peng të oficerëve të burgut.

Pas sigurimit të këtij informacioni është kryer operacioni për gjetjen e armës dhe parandalimin e arratisjes së planifikuar. Operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit të së shtunës, më 5 prill 2025, nga policia greke në bashkëpunim me njësi të posaçme të Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar.

Gjatë kontrollit, në një hapësirë të përbashkët brenda qelisë, u gjetën të fshehura brenda një pajisjeje elektrike një pistoletë e tipit “Glock” dhe një karikator me 15 fishekë.

Përveç armës, autoritetet gjetën edhe një sasi të vogël qetësuesi (0.8 gramë), një pako cigaresh që e përmbante, një telefon celular me kartë SIM, karikues dhe kufje.

Në kuadër të hetimeve, u arrestuan 20 të burgosur për shkelje të ligjeve mbi armët, narkotikët dhe rendin publik. Ndaj tyre rëndojnë akuza të ndryshme për përfshirje në planifikimin e arratisjes dhe nxitje për kryerjen e veprave penale.

Arma e sekuestruar do të dërgohet për ekspertizë kriminalistike, ndërsa dosja penale do t’i kalojë autoriteteve përkatëse për procedim të mëtejshëm. Policia greke vazhdon hetimet për të zbuluar nëse pas këtij plani qëndron një rrjet më i gjerë kriminal ndërkombëtar.

Zbulim i RRALLË arkeologjik në Itali/ Ja cfarë u gjet në një varr të lashtë romak

Arkeologët italianë kanë zbuluar kohët e fundit një varr të lashtë romak me epitafin e një gladiatori, gjatë gërmimeve në një nekropol pranë qytetit Giugliano në Campania, pak jashtë Napolit. Zbulimi, i bërë publik në mars 2025 nga Mbikëqyrja e Arkeologjisë, Arteve të Bukura dhe Peizazhit (ABAP), ndriçon një zonë të pasur me rëndësi historike dhe kulturore.

Ky varr 1700-vjeçar është pjesë e një kompleksi më të madh të njohur si Liternum, një koloni romake që lulëzoi nga shekulli I para Krishtit deri në shekullin III pas Krishtit. Gjetjet përfshijnë struktura varrimi të ruajtura mirë, sende funerare dhe disa mbishkrime prej mermeri, disa prej të cilave janë gjetur në gjendje të paprekur.

Ndër zbulimet më domethënëse është një epitaf mermeri që mban emrin e një gladiatori, duke ofruar një dëshmi të rrallë për statusin shoqëror dhe njohjen pas vdekjes të këtyre luftëtarëve. Gladiatorët, shpesh skllevër apo të dënuar, gjetën nderim dhe përkujtesë në vdekje, siç tregon ky mbishkrim – një dritare në mënyrën si shoqëria romake i trajtonte ata pas jetës.

Varri u zbulua brenda një nekropoli me sipërfaqe mbi 1600 metra katrorë, shumë pranë amfiteatrit dhe forumit antik të Liternum. Dy rrethime varrimi të zbuluara tregojnë ndërtim të ndërlikuar dhe dëshmi të praktikave të ndryshme varrimi, duke përfshirë elementë tradicionalë romakë dhe ndikime greke e lindore nga perandoria.

Në varre janë gjetur gjithashtu monedha, llamba dhe vazo të vogla, të cilat ndihmojnë në përcaktimin e periudhës së përdorimit të tyre dhe ofrojnë një pasqyrë të qartë mbi jetën e përditshme, ritualet dhe kulturën e kohës. Historianët zbuluan gjithashtu dy rrethime funerare me kamare të suvatuara për urna cinerare, si dhe një pus me tulla që mund të ketë pasur funksion ritual apo fetar.

Superintendenca ABAP thekson se ky zbulim do të ofrojë njohuri të reja mbi zhvillimin urban të Liternum dhe peizazhin kulturor të Italisë së lashtë. Vendi mund të ndihmojë gjithashtu në formulimin e hipotezave të reja për Via Domitiana-n antike, një rrugë romake që ndoshta kalonte pranë këtij nekropoli.

Arkeologët janë të entuziazmuar për mundësinë që ky zbulim të ndihmojë në rindërtimin e historive të jetës dhe vdekjes në kolonitë romake, duke pasuruar kuptimin tonë për strukturën shoqërore dhe kulturore të kohës.

Po luante me a rmën e vëllait kur q. ëΙΙoi υeten në kokë, V DES 13-vjeçari

Një 13-vjeçar në Romë, i cili u plagos rëndë nga një plumb në kokë teksa po luante me armën e vëllait të tij, ka ndërruar jetë.

Vdekja ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm, të hënën, më 7 prill, në spitalin San Camillo në Romë, ku ndodhej i shtruar që prej të shtunës.

Kur mbërriti në urgjencë, mjekët ndërhynë menjëherë në përpjekje për t’i shpëtuar jetën, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë. Me të dëgjuar lajmin tragjik të vdekjes së tij të papritur, të afërmit dhe miqtë e 13-vjeçarit u mblodhën rreth familjes, prindërve dhe vëllait të tij.

I mituri ndodhej në shtëpi së bashku me babain dhe vëllain e tij. Ky i fundit dyshohet se ka lënë armën e çmontuar në një tavolinë dhe ka shkuar të bëjë dush. Ndërkohë, në mungesë të vëllait, 13-vjeçari ka marrë pjesët e ndryshme të armës dhe ka tentuar t’i rimontojë, e cila më pas rezultoi në tragjedi.

“Skandali zë skandalin, kush mban përgjegjësi?” Ekspertja: Produktet me pesticide më të rrezikshme se salmonela

Nga dhjetori deri më tani skandali zë skandalin sa i përket sigurisë ushqimore. Pas mandarinave të kthyera nga Kroacia, salmonelës në mishin e pulës nga Brazili dhe se fundmi ngarkesa me luleshtrydhe me pesticide nga Greqia ngrihen shumë pikëpyetje mbi sigurinë ushqimore dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi. Në një lidhje me “Dita Jonë” ekspertja e sigurisë Ana Vuksani ia faturon përgjegjësinë mungesës së transparencës, mungesës së ekspertëve dhe korrupsionit.

“Mungon kontrolli, mungon transparenca, mungojnë ekspertët e profesionistët, sepse në AKU përgjegjësi i sektorit për kontrollin e pesticideve në të gjithë Shqipërinë është teknolog ushqimor. Edhe në rastin e Tiranës nuk janë agronomë kemi mungesë transparence dhe korrupsion”.

Sipas saj pesticidet janë shumë të rrezikshme se salmonela, e cila mund të kushtëzohet me marrjen e masave, ndërsa pesticidet, thekson Vuksani shkaktojnë dëme serioze afatgjata në organizëm nga deformimi i fetusit te sëmundjet kancerogjene.

“Skandali zë skandalin, njëherë mandarinat parazitët në peshk, salmonelën. Ne mund ta kushtëzojmë disi prekjen nga salmonela me marrjen e disa masave, kurse mbetjet e pesticideve në organizëm nuk kanë asnjë lloj kushtëzimi. Janë shumë më të rrezikshme nëse nga salmonela kemi një hëlmim ushqimor, këtu jemi të gjithë njëlloj se nuk ka shenja klinike të menjëhershme por shkakton dëme shumë seriozë në afat të gjatë që nga deformimi i fetusit, mutacione gjenetike, rënie të riprodhimit e sëmundje kancerogjene. Ne jemi kthyer në një magazinë ku çdo gjë që nuk të bën mirë futet në organizmin tonë”.

Duke folur për ngarkesat me luleshtrydhe me pesticide nga Greqia, Vuksani theksoi se shqetësues është fakti që nuk ka informacion nga institucionet.

“Kemi të bëjmë më 4 ngarkesa ne kemi informacion si gjithmonë mbas 2 muajve. Vetëm për ngarkesën e parë që ka qenë në 17 shkurt ne njoftohemi në 4 prill. Më shqetësues është fakti që nuk kemi asnjë informacion për sasinë e 3 ngarkesave. Unë dyshoj që ngarkesat e tjera kanë një sasi shumë më të madhe h bërë trendi që institucionet nuk japin asnjë lloj informacioni duke ekspozuar konsumatorët me riskun ndaj ushqimit. Sa i përket pesticideve kjo po bëhet si telenovelë. Ne e dimë për mandarinat në muajin dhjetor që ministria në tha që është asgjësuar, por ne sot e kësaj nuk kemi asnjë informacion për asgjësimin e tyre. AKU dhe nëse deri tani nëse nuk e dinte si të vepronte kishte rastin e mandarinave për të marrë masa që të mos ndodhte edhe te luleshtrydhet”.

Ekspertja thekson se është e pamundur që të dallosh një produkt me pesticid nga një tjetër, por theksoi se ai mbetet edhe gjatë përpunimit

“Pesticidet që janë gjetur në luleshtrydhe janë hequr nga lista e BE se janë shumë të rrezikshme. Ka kaluar normën e lejuar. Ne kemi totalisht produkte që nuk lejon të tregtohen në BE. Pesticidi nuk ka lidhje me sezonin është si antibiotikët tanë, kur një bimë është e infektuar trajtohet me pesticid”.

Gjoksani e drejton gishtin ndaj institucioneve përgjegjëse për këtë skandal i cili dëmton shëndetin e konsumatorit dhe sugjeron ngritjen e një Task Force.

“Duhen bërë një Task Forcë e përgjithshme. Thotë që janë kontrabandë por shteti i ka mekanizmat për ta luftuar nëse është pjesë e kontrabandës apo janë të mbetura në magazinat bujqësore. Rasti i fundit tregoi që janë pjesë e importit. Shteti ynë, sipas AKU-së se ato njoftimet nuk di as kush i bën se nuk qëndrojnë as si strukturë as si fjali. Kemi zero informacion se çfarë sasie kanë këto të treja sa është hedhur në treg?

Analizat sa dalin me vonesë dhe gjendemi para faktit që është konsumuar. Kush mban përgjegjësi për gjithë këto probleme që i shkaktohen shëndetit tim si konsumator? Institucionet të kryejnë detyrën sa më transparent të jenë aq më të besueshëm do të jenë nga publiku tani po kuptojmë që ka shumë për të fshehur”.

Egli Tako e vendosur: Nëse nuk shpallem finaliste, lë shtëpinë e “Big Brother”

Egli Tako ka dhënë një deklaratë që ka tërhequr vëmendje brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Gjatë një bisede me banorët, ajo tha qartë se, nëse nuk arrin të shpallet finaliste, do të marrë vendimin për të lënë shtëpinë.

“Nëse nuk shpallem finaliste, unë e lë shtëpinë. Nuk qëndroj më as edhe një ditë”, u shpreh Egli, duke treguar se për të, arritja në finale është më shumë se një dëshirë – është një kusht.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur loja po bëhet gjithnjë e më intensive dhe banorët ndihen nën presion.

Me këtë qëndrim, Egli tregon vendosmërinë e saj për të mos qenë thjesht pjesë e spektaklit, por për të shkuar deri në fund.

A do ta mbajë fjalën nëse nuk arrin finalen? Mbetet për t’u parë.

VIDEO+FOTO/ “I vendoste by*ën në fytyrë burrit tim”, gruaja e ish-lojtarit italian XHELOZE për kolegen e partnerit!

Eleonora Abanjato, balerina e njohur italiane, ka zbuluar se ka qenë shpesh xheloze për prezantuesen, Dileta Leota.

Kjo e fundit drejtonte në “DAZN” përkrah bashkëshortit të Abanjatos, ish-futboillistit Federiko Balzareti.

E ftuar në emisionin “Obbligo o Verità”  “Rai2”, Abanjato ka pohuar se nuk i kishin pëlqyer disa situata.

“Xheloze? Kur burri im punonte në televizion me një vajzë të bukur, isha shumë xheloze. Unë i bëja imitime, skena. Ajo i vendoste by*ën në fytyrë. Unë nuk kam format e saj për fat të keq”, tha Abanjato.

Kur pjesa tjetër e panelit i përmendën emrin e Dileta Leotës, ajo nuk ngurroi të shtonte: “Jeni të gjithë të dashuruar me të”.

Dyfishohen sëmundjet alergjike në Shqipëri, mjekët: Shkak është…

Dyfishohen sëmundjet alergjike në Shqipëri.

Sipas mjekëve alergologë, jo vetëm luhatjet e temperaturave në vend duke përjetuar ditë të ngrohta dhe të ftohta brenda të njëjtit muaj, për shkak të ngrohjes globale, por edhe faktorë të tjerë ambientalë si ndotja e ajrit, kanë bërë që në vend të rritet numri i pacientëv eme probleme alergjike.

“Në përditshmërinë tonë është dyfishuar numri i pacientëve që vijnë me probleme alergjike në të gjitha grupmoshat. Në përgjithësi janë sëmundje kronike, një pjesë e mirë e tyre”, shprehet alergologia Eris Mësonjësi.

Ajo që shihet me shqetësim nga mjekët është zgjatja e sëmundjeve alergjike në kohë si dhe prekja nga më shumë se një alergen duke e bërë të vështirë edhe trajtimin për pacientët.

“Ekspozimi i mëtejshëm apo më i zgjatur i fëmijëve në ambiente të mbyllura, ekspozimi më i zgjatur me mace, me qenin me alergenin e tyre i bën më të ndjeshëm. Ndotja ambientale që i bën polenet më agresive alergjitë stinore. Dhe pjesa e ngrohjes deri diku. Kemi shpërthimin e disa poleneve njëkohësisht dhe bëjnë sëmundjen më agresive dhe të vështirë për ne për të diferencuar nëse është shkaktar poleni i barit apo pemës tek ky pacient”, thotë Mësonjësi.

Bluzat e bardha thonë se ka një shtrirje të moshës së pacientëve që prej fëmijëve dhe deri tek të moshuarit. Një alergji e patrajtuar rrezikon kalimin në një asmë bronkiale.

“Alergjitë respiratore mbartin gjithmonë riskun për të bërë problemin e astmës bronkiale”, thekson alergologia.

Për këtë rasye mjekët rekomandojnë kontaktin me alergologun për sëmundjet alergjike.

E FUNDIT / Gjendet pa shenja jete 27-vjeçari i zhdukur në malin e Pashtrikut, në gjendje të rëndë babai që humbi gjatë kërkimeve

Një 27-vjeçar i zhdukur që prej pasdites së të dielës, është gjetur sot pa shenja jete në malin e Pashtrikut, midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit ishte nisur drejt malit të Pashtrikut për për të prerë dru, në pyll që prej mëngjesit të djeshëm, por rreth orës 17:00 familjarët e tij denoncuan se kishin humbur kontaktet me të.

Në gjendje të rëndë fizike dhe psikologjike është gjetur edhe babai i tij, i cili kishte humbur gjatë kërkimeve në zonë.

Babai i të riut bashkë me tre xhaxhallarët e tij dolën në mal për ta kërkuar, por u ndarë në drejtime të ndryshme dhe që prej orës 2 të mëngjesit familja humbi kontaktet edhe me babain e 27-vjeçarit.

Shërbimet e Policisë nisën kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit dhe pas disa orësh, e gjetën Rizaun në malin e Pashtrikut, në gjendje të rënduar fizike e psikologjike. Fatkekqësisht, djali i tij u gjet pak çaste më pas, pa shenja jete.