Këta janë babë e bir që υ▪︎anë me ρΙυmb në kokë Vladimir Topjanën

Roger Shota është i riu që vrau bashkëatdhetarin e tij Vladimir Topjana mbrëmjen e djeshme në Itali.

Gjithashtu në momentin e vrasjes ka qenë edhe i ati i 34-vjeçarit, Pren Shota, që gjithashtu është arrestuar nga policia.

I vëllai i viktimës e cilëson si mik babanë e autorit në rrjetet sociale. Në një foto të Pren Shotës në Facebook ai shkruan: “Përshëndetje mik, si të kam”.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali të mbushur me klientë, ku po transmetohej ndeshja e futbollit mes Romës dhe Juventusit. Topjana ndodhej aty së bashku me djalin e tij.

Në vendngjarje ka mbërritur një automjet tip “Audi” me ngjyrë të bardhë, nga i cili kanë zbritur Roger Shota, 34 vjeç, banues në Sacile, dhe i ati i tij, Pren Shota, 66 vjeç.

Në parkingun përballë lokalit, pas një shkëmbimi fjalësh me viktimën, situata u përshkallëzua. Edhe pse një klient tentoi të ndërhynte për të qetësuar palët, debati përfundoi në mënyrë tragjike.

Mediat italiane shkruajnë se autori i dyshuar, Roger Shota, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dy ose tre herë në drejtim të Topjanës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas krimit, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me të njëjtën makinë, duke u fshehur përkohësisht. Megjithatë, policia italiane ka mundur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë.

I jepet sot lamtumira e funditIlaria Sulës. Nëna në gjendje të rënduar: Ku je o shpirti i mamit!

ITALI- Arkivoli i me trupin e pajetë të Ilaria Sulës e cila u vra me thikë nga ish i dashur i saj, Mark Anthony Samson, ka mbërritur në shtëpinë e saj në Viale dello Stadio në Terni. Ditën e sotme ajo do të përcillet në banesën e fundit.

Media të shumta dhe të afërm të Sulës kanë shkuar pranë banesës së 22-vjeçares shqiptare. Portat e godinës ku banon familja janë të mbuluara me tabela, mesazhe dhe lule në kujtim të të resë. Kortezhin mortor e ka pritur edhe nëna e Ilarias e cila me lot dhe dhimbje thërriste emrin e të bijës. Përshkak të gjendjes së saj të rënduar të afërmit e kanë larguar.

“O Ilaria ime, o vdeksha mami për ty, o Ilaria ime, ku je ti o shpirt i mamit, ku je që nuk ke dritë në sy, ku je mbyllur ti o shpirt i mamit”, dëgjohet nëna e Ilarias.

22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, u gjet e vrarë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Trupi i saj ishte futur në një valixhe që u gjet e hedhur në humnerë. Në vendngjarje shkuan hetuesit e skuadrës kriminale së bashku me zjarrfikësit për të marrë trupin e së resë.

Autori i vrasjes 23-vjeçari filipinas Mark Samson është arrestuar nga autoritetet dhe ka pranuar edhe vrasjen. Ilaria studionte Statistikë në universitetin “La Sapienza”. Përveç familjarëve të saj, të cilët kishin ngritur alarmin në rrjetet sociale të martën, edhe shoqe e kolegë ishin mobilizuar për ta gjetur duke publikuar fotografi të shumta të saj.

Ish i dashuri u arrestua dhe rrëfeu vrasjen gjatë një marrjeje të gjatë në pyetje. Djali e goditi Ilaria-n disa herë me thikë në apartamentin në Via Homs, përpara se ta mbyllte në një valixhe dhe të përpiqej të zhdukte trupin. Ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje dhe fshehje të kufomës. Nuk dihet nëse ka qenë ai që ka treguar vendndodhjen ku e kishte fshehur kufomën.

I riu me origjinë filipinese, për të zhdukur gjurmë, vazhdoi që të përdorte celularin e studentes, duke iu përgjigjur mesazheve dhe duke postuar në rrjete sociale edhe pas vdekjes së të resë. Sula kishte dalë mbrëmjen e 25 marsit, pa u përshëndetur me shokët e dhomës dhe nuk u ishte përgjigjur mesazheve të tyre në WhatsApp.

Ky është 43-vjeçari shqiptar që u ekz. ekutua me ρΙumb në kokë nga bashkëatdhetari në Itali

Personi që shihni në foto është Vladimir Topjana, 43-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmjen e së dielës në Itali. Në pranga si autor është vënë një 30-vjeçar, gjithashtu shqiptar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para një lokali në Fontanafredda. Sipas informacioneve, autori është nga Fushë-Kruja, ndërsa është ndaluar edhe babai i tij.

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, viktima Vladimir Topjana, kishte dalë për të parë ndeshjen Roma-Juventus në një lokal, së bashku me djalin e tij 17-vjeçar.

Autori i dyshuar, një 30-vjeçar shqiptar, mbërriti pranë lokalit me një “Audi” dhe në debat e sipër me Topjanën, e ka qëlluar me armë zjarri.

Klientët e lokalit ku ndodhi konflikti kanë tentuar të ndajnë dy shqiptarët, por më kot, pasi 30-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë bashkatdhetarin e tij, duke e lënë të vdekur në vend, pasi një plumb e ka qëlluar në kokë.

Moti i keq dhe ngricat shkatërrojnë pemëtarinë, vreshtarinë dhe të mbjellat në fshatrat e Qarkut të Elbasanit

Këtë fillim-javënë Qarkun e Elbasanit moti është i kthjellët dhe pa reshje, duke sjellë kushte më të favorshme për kryerjen e aktiviteteve të përditshme krahasuar me javën që kaloi ku mbizotëroi mot me reshje të dendura shiu e bore, të shoqëruar edhe me erë të fortë. Megjithatë reshjet e dendura që kanë rënë gjatë të dielës veçanërisht në zonat rurale dhe sidomos në ato malore, kanë shkaktuar probleme serioze në disa zona të Qarkut të Elbasanit. Situata ka qenë më problematike në bashkitë e Librazhdit, Prrenjasit, Gramshit dhe Elbasanit ku reshjet e dëborës kanë shkaktuar pasiguri dhe vështirësi në lëvizje dhe zhvillimin e aktiviteteve të zakonshme.

Trashësia e dëborës në këto zona ka arritur deri në 10-15 cm duke bërë që qarkullimi të bëhet i vështirë veçanërisht në rrugët malore. Ulja e menjëhershme e temperaturave ka shkaktuar ngrica, gjë që ka përkeqësuar situatën. Kjo ka vështirësuar jo vetëm lëvizjen e automjeteve dhe transportin e njerëzve, por ka sjellë dhe pasoja të tjera në sektorë të rëndësishëm si bujqësia dhe furnizimi me energji elektrike. Një nga pasojat më të rënda ka qenë dëmtimi i pemëtarisë, vreshtarisë dhe mbjellave të pranverës, të cilat ishin të ekspozuara ndaj kushteve të ftohta dhe ngricave. Kjo ka ndikuar negativisht në prodhimin e pritshëm të frutave dhe vreshtave duke i vënë në rrezik të ardhurat e fermerëve në këto zona, sidomos në Njësitë Administrative Stravaj ,Rrajcë,Hotolisht ,Polis ,Qendër,Labinot Mal,Lenie,Kukur etj . Ndërkohë dëmtimi i disa linjave elektrike ka rënduar edhe më tej situatën duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona rurale çka ka ndikuar në jetën e përditshme të banorëve.

Kjo situatë ka krijuar nevojën për ndërhyrje të shpejta dhe efikase nga autoritetet lokale dhe kombëtare për të siguruar pastrimin e rrugëve, riparimin e linjave të energjisë dhe ndihmën për fermerët që janë goditur nga dëmet. Po ashtu situata e krijuar nga moti i keq kërkon vëmendje dhe mbështetje të shtuar për komunitetet rurale që ndodhen në këto zona të prekura nga moti i keq.

“Tolerancë zero ndaj krimit”/ Berisha para PPE: E vetmja rrugë për të shpëtuar vendin tim

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar para mbledhjes së Partisë Popullore Evropiane se do të ketë zero tolerancë ndaj krimit. Duke folur në Strasburg, në takimin e PPE-së, Berisha tha se kjo është e vetmja mënyrë dhe rrugë, që Shqipëria të shpëtojë nga krimi. Sipas Berishës, transkriptet e grupeve kriminale tregojnë lidhjet e tmerrshme mes krimit dhe politikës në qeverinë e Ramës.

“Tolerancë zero ndaj krimit. Kjo është e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin tim. Zonja dhe zotërinj, euro në Shqipëri është narko-euro. Euro është zhvlerësuar 35 përqind në krahasim me lekun tonë. Eksportet po vdesin nga viti në vit. Ato ranë 32 përqind. Mijëra shqiptarë humbën punën. 1 milion e 99 mijë shqiptarë u arratisën në zonën Shengen për shkak të varfërisë dhe humbjes së vendeve të punës. Zero tolerancë ndaj këtyre bosëve të krimit.

Kudo që të jenë, do i gjejmë, do i kapim dhe do i nxjerrim para ligjit. Po ashtu ne kemi kërkuar një Komision të të Vërtetës, me partnerët tanë. Sepse çfarë tregojnë këto 1 milion faqe? Tregojnë lidhje të tmerrshme mes krimit dhe politikës. Kemi ministra që u thonë vrasësve që unë do bëj këtë, ju duhet ta bëni këtë për votat. Ju do keni këtë, unë do bëj atë. Pazar i hapur. Këto transkripte duhet të shohin dritën e publikut. Duhet të jetë shumë ndihmuese edhe për vendet evropiane, përndryshe Shqipëria do të jetë një eksportuese e madhe e kriminalitetit në mbarë Europën dhe botën,” tha Berisha.

“Do sjellim një delegacion për zgjedhjet e 11 majit”/ Drejtuesi i PPE-Berishës: Keni mbështetjen tonë

Drejtuesi i grupit të Partive Popullore Europiane në Strasburg, Pablo Hispan, garantoi kreun e opozitës shqiptare, Sali Berisha, se kanë mbështetjen e organizatës më të madhe politike të Europës. Hispan u shpreh i bindur se PD do fitojë zgjedhjet.

Ai tha se PPE do të sjellë në Shqipëri një delegacion të madh për të mbikëqyrur zgjedhjet.

“Faleminderit zoti Berisha për prezantimin. Siç e dini, ju keni mbështetjen tonë më të madhe dhe grupi ju uron suksese, me bindjen se do të fitoni në zgjedhjet e ardhshme. Ne do sjellim një delegacion të madh nga Partitë Popullore Europiane, që të mbikëqyrim zgjedhjet, për të mbështetur demokracinë dhe transparencën për popullin shqiptar,” tha Hispan.

Zhdukja e 27-vjeçarit në Has, humb gjurmët edhe babai që doli për ta kërkuar

Një 27-vjeçar rezulton i zhdukur që prej pasdites së të dielës, kur vendi u përfshi nga reshje të pazakonta bore.

Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit ishte nisur drejt malit të Pashtrikut për për të prerë dru, në pyll që prej mëngjesit të djeshëm, por rreth orës 17:00 familjarët e tij denoncuan se kishin humbur kontaktet me të.

Në këto kushte, babai i të riut bashkë me tre xhaxhallarët e tij kanë dalë në mal për ta kërkuar, por janë ndarë në drejtime të ndryshme dhe që prej orës 2 të mëngjesit familja ka humbur kontaktet edhe me babain e 27-vjeçarit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit.

Në ndihmë të tyre për kërkime ka ardhur edhe një helikopteri i Forcave të Armatosura, por pa rezultat.

Ka ndjenja për Danjën? Aldo tregon të vërtetën në “Fan Club”, reagon dhe partneri i banores

I ftuar sot në “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë Aldo Marku. Ish-banori përfundoi rrugëtimin e tij mbrëmjen e kaluar pas një televotimi të hapur gjatë ‘Prime’-t.

Disa ditë më parë Aldo bëri deklaratën brenda shtëpisë se ai ndjente për Danjën, në një diskutim me vetë banoren ku i tha se ndjenja lind, nuk ke çfarë i bën. Sot në Fan Club ai vendosi të sqarojë gjithçka.

“6 ditë përpara se unë t’i bëja disa deklarata Danjës, kam qenë me Kellyn dhe Gertën ku ju kam thënë atyre se ndihem shumë i zhgënjyer që ajo më ka akuzuar se e kam parë çuditshëm dhe ju kam thënë që do ta pranoj se e kam parë çuditshëm dhe akoma më shumë do t’i deklarohem se kam rënë brenda me të vetëm për të parë se si do të sillet me mua për të parë nëse do ta ruajë atë standardin që kishte vendosur me G Banin ku i tha se nëse dikush ndjen për mua dhe thotë më pëlqen unë e mbaj larg”, tha Aldo.

Një pjesë e publikut ka menduar se kjo është një deklaratë e vërtetë. Aldo e hodhi poshtë këtë duke thënë se:

“Jo, jo. Doja ta provoja duke i thënë të pëlqej, më shumë akoma të dua Danjës që nuk ka shanse, është e lidhur dhe nuk do ta bëja kurrë. Por ajo nuk më mbajti një distancë të caktuar dhe fillova të ndihesha keq sepse nuk doja ta nxirrja keq duke e sulmuar për atë pikë”.

Duke marrë shkasë nga një deklaratë e Danjës në BBV ku u shpreh se nuk e di nëse Redi e pret jashtë apo jo, vetë partneri i saj ka reaguar sot në “Fan Club” duke thënë se:

“Danja është ajo vajza e cila ka arritur deri këtu prej vlerave të saj. Për këdo që përpiqet të përbaltë figurën e saj, veprat flasin më shumë se fjalët. Sikurse ka qenë e dukshme dhe në debatet që ka pasur brenda shtëpisë, ajo s’ka zgjedhur kurrë të ulë dikë, sikurse e kanë ulur atë.

Për më tepër ajo ka falur më shumë se kushdo në atë shtëpi, mendimi im gjithmonë. Jam krenar për të. Danja më ka mua, unë kam atë…

Kjo na mjafton!

Redi”

Kryeministri Rama nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit të Izraelit! Presidenti Isaac Herzog: Keni dëshmuar miqësi me popullin hebre! I angazhuar në luftën kundër antisemitizmit

Kryeministri Edi Rama është nderuar me Medaljen Presidenciale të Nderit të akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog.

Herzog në fjalën e tij vlerësoi kontributin e Shqipërisë dhe të kryeministrit Edi Rama. Ai tha se kjo medalje e nderit nderon personat që kanë ndriçuar botën dhe që kanë dëshmuar miqësinë me popullin hebre dhe shtetin e Izraelit.

Presidenti i Izraelit vleresosi gjithashtu qëndrimin e pa kompromis të kryeministrit Edi Rama kundër antisemitizmit dhe urrejtjes.

“Është një nder t’ju uroj mirëseardhjen ju kryeministri Edi Rama dhe zonjës Linda Rama dhe delegacionit tuaj dhe t’ju jap ju medaljen presidenciale të nderit të Izraelit

Kjo medalje nderon ata si ju që kanë ndriçuar botën me udhëheqjen e tyre të jashtëzakonshme, qartësinë morale, vlerat morale dhe demokratike dhe ata që kanë dëshmuar miqësinë e tyre të guximshme me popullin hebre dhe shtetin e Izraelit.

Kodi shqiptar i Besës, betimi i shenjtë i nderit, mbrojtjes, integritetit ndihet mjaft i pranishëm në këtë holl.

Besa ka udhëhequr kombin shqiptar dhe ka mbajtur pishtarin e dritës ne emër të njerëzit në orët më të errëta. Gjatë holokaustit populli shqiptar ishte një simbol nderi dhe kurajë. Me kurajë ata i dhanë strehë grave dhe burrave hebrenj, të cilët arratiseshin nga pjesë të tjera të botës dhe duke e bërë këtë ndihmuan në ruajtjen e njerëzimit përballë krimeve më të mëdha.

Kjo thirrje integriteti dhe nderi e rrënjosur thellë në popullin tuaj, gjen jehon në udhëheqjen tuaj, gjen jehonë në angazhimin tuaj ndaj tolerancës, humanizmit dhe gjen jehonë në qëndrimin tuaj të pa kompromis kundër antisemitizmit dhe urrejtjes.”, tha presidenti i Izraelit.

Vr▪︎ tet me ar më zj arri 43-vjeçari SHQIPTAR në Itali!

Një 43-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri nga një bashkatdhetar i tij mbrëmjen e 6 prillit, rreth orës 21:30 në një lokal në zonën Fontanafredda të Italisë.

Sipas mediave fqinje, viktima është identifikuar si Vladimir Topjana, i cili punonte shofer në një kompani dhe kishte dalë për të parë ndeshjen mes Romës dhe Juventusit, i shoqëruar nga djali i tij 17-vjeçar.

Bëhet me dije se autori i vrasjes, po ashtu shqiptar, 30-vjeç, është arratisur nga vendngjarja me një automjet tip “Audi” të bardhë, por është vënë në pranga disa orë më vonë.

Mësohet se vrasja e Topjanës erdhi pas një debati mes tij dhe autorit.

Klientët e lokalit ku ndodhi konflikti kanë tentuar të ndajnë dy shqiptarët, por më kot, pasi 30-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë bashkatdhetarin e tij, duke e lënë të vdekur në vend, pasi një plumb e ka qëlluar në kokë.