Dh ëndri me orë të tëra në dhomë me υα. jzën, ja çfàrë i bën υjehrri nga Tirana…!!

Një emigrant i cili prej 3 javësh është fejuar me një vajzë e cila jeton në Tufinë (periferi të Tiranës)

duket se është bërë i bezdisshëm për vjehrrin dhe vjehrrën pasi shkon tre herë në ditë në shtëpinë e tyre.

Sipas gazetares së “Aldo Morning Show”, vjehrri nuk do që dhëndri të shkojë shpesh në shtëpinë

e tij pasi qëndron në një dhomë me vajzën për orë të tëra saqë ai detyrohet të fikë automatin për t’i nxjerrë jashtë.

Gazetarja tha se e gjithë kjo ndodh pasi vjehrri nuk e lejon vajzën që të shkojë në shtëpinë e dhëndrit.

“Vetëm 3 javë pas fejese, dhëndri emigrant i cili ishte njohur me mblesëri me nusen e tij e cila jeton në Tufinë ka filluar

t’i pëlqejë shumë nusja dhe shkon tre herë në ditë tek familja e vjehrrit që të qëndrojë me të.

Kjo gjë ka shqetësuar vjehrrën dhe vjehrrin pasi nuk duan që dhëndri t’iu vijë kaq shpesh në shtëpi pasi çifti futet në një dhomë dhe

qëndrojnë vetëm për orë të tëra aq sa vjehrri detyrohet të ulë automatin e dritave në mënyrë që ata të dalin nga dhoma. E gjithë kjo ndodh pasi vjehrri nuk e lejon vajzën që të shkojë në shtëpinë e dhëndrit”, tha gazetarja.

Ndalimi i 16 serbëve në Kosovë, reagon Vuçiç: Ar mët i kishin për përdorim personal

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se autoritetet kanë ndaluar 16 persona, duke thënë se në mesin e tyre kishte edhe “oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë të Serbisë”.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se personat e ndaluar po vizitonin manastiret përreth Prizrenit.

“Imagjinoni, disa nga këta persona janë edhe pjesëtarë të strukturave të sigurisë, dhe pastaj u kanë gjetur, thonë, një thikë dhe një sëpatë të thyer – është krejtësisht e qartë se nuk shërbejnë për asgjë tjetër, përveç për ndonjë përdorim privat dhe nevoja personale”, u shpreh Vuçiq më 6 prill.

“Dhe, kjo ju tregon çfarë terrori po vazhdon ndaj serbëve”, shtoi ai.

“Më ka dërguar Altin Dumani” / Paraqitej në Kadastër si prokuror i SPAK-ut dhe merrte dokumente, arrestohet 49-vjeçari

Gjykata e Apelit la në burg një 49-vjeçar nën akuzë për mashtrim, pasi u prezantua si prokuror i SPAK, që sipas tij, e kishte dërguar kryeprokurori Altin Dumani për ta hetuar.

Pas arrestimit, Alban Muço, i dyshuar për mashtrim dhe përvetësim të titullit, kishte kërkuar në gjykatë një masë më të lehtë, por u refuzua nga gjyqtari i Apelit, Sokol Pina.

Në vendimin që TCH disponon, tregohet se si prokurori i rremë ishte paraqitur pranë agjencisë së Kadastrës në Berat dhe ka kërkuar disa dokumenta. E kthyer në një dëshmitare për grupin e hetimit, Osiana Zaimi, drejtoreshë e ASHK Berat, tregon se si e priti prokurorin që kërkoi takim në zyrë.

Jam prokuror i SPAK,” – i tha Muço – “dhe kam ardhur me porosi të eprorit për të verifikuar denoncimin e një shtetaseje.”

Për këtë arsye, prokurori i rremë ka kërkuar nëse ASHK Berat posedonte apo jo dokumente pronësie të denoncueses. Siç rezulton në dosje, drejtoresha ia ka vendosur në dispozicion menjëherë dosjen e AMTP-ve, të cilën në përfundim prokurori i rremë ka përpiluar një procesverbal me shkrim dore, të cilin drejtoresha e ka protokolluar.

Prokurori i SPAK, siç shprehet zyrtarja, e ka informuar se në vazhdim ai do të udhëtonte drejt Skraparit për të hetuar pronat e një avokati. Drejtoresha ka filluar të dyshojë vetëm kur prokurori i rremë i SPAK është larguar nga zyra dhe ajo është kujtuar se prokurori i SPAK nuk i kishte paraqitur dokument identifikimi, dhe për më tepër, ajo nuk kishte dëgjuar asnjëherë se Alban Muço punonte prokuror në SPAK.

Për këtë arsye, siç kuptohet nga fashikulli, janë pyetur disa dëshmitarë, ndër të cilët edhe dy të rinj që ishin shoferë të punësuar nga prokurori i rremë.

Të njëjtin mashtrim si në Berat, prokurori i rremë i SPAK, Muço, e ka vazhduar edhe në Skrapar, sikurse dëshmon një tjetër zyrtar përgjegjës në ASHK Skrapar, identifikuar si Florian Mëno. Në këtë rast, zyrtari është marrë në pyetje nga Alban Muço për pyllin e Bogovës, dhe pas përpilimit të një procesverbali, është larguar.

Veç shqyrtimit të bisedave në aplikacionin WhatsApp, prokurorët po shqyrtojnë edhe telefonin.

Të vetmit që kanë dyshuar se personi që kishin përballë nuk ishte një prokuror dhe aq më tepër i SPAK, kanë qenë një çift që zotëron një agjenci imobiliare. Ata u kontaktuan prej të akuzuarit për një banesë me qera.

I kanë vendosur përpara kontratën dhe kushtet e saj dhe kur çifti ka nisur ta pyeste Muçon, ai ka reaguar: “Jam prokuror i SPAK nga ata të paravijës.” I ndodhur përpara dyshimeve, ai ka pyetur: “S’ua mbush syrin?”.

Por ndryshe nga ata që punojnë në shtet, për çiftin rëndësi kishte vetëm pagesa e qerasë dhe kontrata, të cilën mashtruesi e ka përmbushur.

Pas mandarinave, Kroacia kthen pas edhe specat nga Shqipëria! Rrezik i lartë për shkak të pesticideve

Më 12 Mars, përmes sistemit të alarmeve të shpejta të BE-së (RASFF), një ngarkesë me speca nga Shqipëria, që kishte nivele të larta pesticidësh, u ndalua në Kroaci.

Specat u klasifikuan me rrezik të lartë për konsumatorin, për shkak të përmbajtjes shumë të lartë të pesticideve. RASFF njoftoi se shqetësimi ishte serioz.

Ngarkesa përmbante flonicamid, një insekticid që përdoret për kontrollin e dëmtuesve në fusha dhe sera. Ky pesticid ka një tretshmëri të lartë në ujë dhe mund të shkaktojë efekte negative tek gjitarët, përfshirë njerëzit, veçanërisht në mëlçi dhe veshka.

Pavarësisht alarmit të dërguar nga RASFF, ende nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar nga Ministria e Bujqësisë për trajtimin e ngarkesës. Pothuajse një muaj pas këtij njoftimi, mbetet e paqartë se ku ka përfunduar ngarkesa – nëse është asgjesuar apo shpërndarë në tregun shqiptar, siç ndodhi me mandarinat që u refuzuan nga Kroacia dhe më pas u shitur në vendin tonë.

Asnjë përgjigje nga autoritetet për këto pyetje. Ndërkohë, për rastin e mandarinave, u arrestuan disa individë, por për çështjen e specave nuk ka ende asnjë informacion zyrtar.

Ish kryebashkiaku Elvis Roshi nis fushatën për Partinë Demokratike

Ish-kryebashkiaku i Partisë Socialiste në Kavajë, Elvis Roshi ka nisur publikisht fushatën për Partinë Demokratike.

Ashtu siç e paralajmëroi Voxnews.al një muaj më parë, Roshi tashmë kërkon të mbledhë vota në favor të Partisë Demokratike.

Arsyeja për këtë lidhet me kandidimin në Qarkun e Tiranës, ku bën pjesë Kavaja të djalit të xhaxhait të tij, Elton Rroshi.

Ditën e sotme, ai ka shpërndarë posterin e fushatës së djalit të xhaxhait, i cili kandidon nën logon e PD-së dhe me koalicionin “Shqipëria madhështore”.

Kujtojmë se Roshi ishte i pari socialist që arriti ta thyejë bastionin e djathtë të Kavajës, ndërsa për vite me radhë, ai ka qenë nën shënjestër dhe sulme të vazhdueshme nga PD-ja që e akuzonin atë për një sërë aferash dhe lidhje me krimin.

E paralajmëroi Vox News, ish kryebashkiaku Elvis Roshi nis fushatën

Postimi i Elvis Roshit

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 7 Prill 2025

Dashi

Ndikimi i Uranit do jete mjaft negativ sot për jetën tuaj ne çift. Do jeni shume konfuze dhe nuk do jeni te sigurte nëse doni ende te vazhdoni lidhjen qe keni krijuar. Beqaret do kërkojnë një person perfekt dhe pa asnjë defekt. Kjo ne fakt është e pamundur. Ne planin financiar duhet te tregoheni te duruar dhe te mos kërkoni te pasuroheni menjëherë.

Demi

Dashuria do jete ne qendër te vëmendjes për ju sot. Edhe pse do keni angazhime te shumta do e gjeni kohen për t’ia kushtuar partnerit. Ai do ndihet mire dhe do mundohet t’ua beje qejfin sa te mundet. Nëse jeni vetëm, ka gjasa te hidhen hapat e para drejt një dashurie romaneske. Përgatituni! Nëse doni qe buxheti mos ketë probleme, limitoni sa me shpejt shpenzimet.

Binjaket

Dite e sotme nuk do jete idealja për jetën ne çift. Do keni vështirësi për te ruajtur një komunikim te mire dhe nuk do i shpëtoni dot rutinës se përditshme. Beqaret do kenë mjaft takime, por nuk do vendosin dot cili është i duhuri. Mos prisni gjate sepse te tjerët mund t’ua rrëmbejnë personat qe pëlqeni. Jupiteri do ua mbroje fort financat gjate kësaj dite. Mos u shqetësoni, nuk do keni probleme.

Gaforrja

Influenca e yjeve ne jetën sentimentale te çifteve do jete e favorshme. Përfitoni sa me shume nga kjo klime e qete pa e kthyer kokën pas. Ju beqare edhe pse do josheni mjaft nga dikush sot nuk do e jepni veten kollaj. Analizojeni me kujdes çdo detaj dhe me pas vendosni për te ardhmen tuaj. Urani dhe Neptuni do iu sjellin përmirësime te financave, por mos u tregoni impulsive me shpenzimet.

Luani

Konfigurimi i yjeve do jete mjaft pozitiv pe jetën sentimentale. Ata qe janë ne një lidhje do mendojnë ti çojnë gjerat edhe me tej. Nga ana tjetër beqaret do ndihen mire pranë personave qe do takojnë dhe shume shpejt mund te vendosin te fillojnë një histori dashurie. Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni te matur me shpenzimet nëse nuk doni te keni probleme.

Virgjeresha

Jeta ne çift do jete e bukur sot. Si ju ashtu dhe partneri do tregoheni te hapur dhe do tentoni te provoni gjera te reja. Me ne fund do e largoni rutinën nga jeta juaj dhe do iu duket sikur keni rilindur. Beqaret do jene te privilegjuar ne sektorin e dashurisë. Edhe pse nuk kane kërkuar me ngulm, dikush do behet pjese e jetës se tyre. Sektori i financave do ketë vështirësi. Kujdes!

Peshorja

Dite mjaft e bukur për sa iu përket çështjeve te zemrës. Do kuptoheni mjaft mire me atë qe keni ne krah dhe nuk do keni as problemin me te vogël. Beqaret do kenë disa takime te veçanta te cilat shume shpejt mund te shndërrohen ne histori te bukura dashurie. Ne planin financiar gjerat do shkojnë me mire sesa ju e kishit menduar. Shfrytëzojeni për te kryer transaksione dhe për te hequr lek mënjanë.

Akrepi

Për sa iu përket çështjeve te zemrës, situata nuk do jete shume roze. Do përballeni me aspektet negative te planetëve. I gjithë ankthi dhe dyshimet qe keni pasur do iu torturojnë. Edhe pse personi qe doni do shprehe atë qe ndjen për ju, nuk do ndiheni te lumtur. Beqaret nuk do kenë ndryshime. Kënaquni me situatën aktuale financiare sepse po tentuat ta ndreqni mund edhe te përkeqësohet.

Shigjetari

Ambienti ne lidhjen tuaj, gjate gjithë ditës do jete i gëzuar e i lumtur. Ju mund te përfitoni sa me shume nga momentet e kënaqësisë pranë partnerit. Beqaret nuk do vendosin kollaj për ata qe do takojnë, megjithatë aventurat e shkurtra do iu tërheqin mjaft. Plutoni do ndikoje pozitivisht tek financat. Ai do iu ndihmoje te shtoni te ardhurat dhe te mos bëni shpenzime te pamenduara mire.

Bricjapi

Jeta ne çift do jete me e mire se disa dite me pare. Do e keni me te lehte komunikimin me partnerin dhe do afroheni me tepër me te. Mundohuni ta shfrytëzoni ditën deri ne fund. Beqaret do jene te trishtuar sepse as sot nuk do e gjejnë personin qe kane ëndërruar. Influenca e Plutonit do jete negative për financat. Mos hidhni asnjë hap pa u menduar mire.

Ujori

Disa detaje te vogla, ne dukje pa ndonjë rëndësi te madhe, mund te ndikojnë se tepërmi ne harmoninë e jetës suaj ne çift. Mundohuni te mbani zgjuar komunikimin dhe bashkëpunimin. Beqaret nuk duhet te bëjnë gjithçka vetëm e vetëm për te gjetur dashurinë. Çdo gjë e ka një kufi. Me shpenzimet tregohuni me te arsyeshëm nëse doni qe financat te jene te qëndrueshme.

Peshqit

Ata qe janë ne çift do kenë një dite te mbushur me debate dhe konflikte gjate kësaj dite. Ne shumicën e kohës do jene te mërzitur dhe pa dëshirë për te bere asgjë. Beqareve do iu rendoje me shume se kurrë vetmia. Tregohuni me te hapur nëse doni te gjeni dike. Me financat mos u tregoni te pakujdesshëm. Po shpenzuat me kursim gjithçka do shkoje me se miri.

Tërmeti ‘shkund’ tokën, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

Tërmetet nuk e lënë të qetë Greqinë.

Një tjetër lëkundje është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Patra.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 4,9 I shkallës rihter, me një epiqendër 25 kilometra nga qyteti i Patrës.

Deri tani nuk ka njoftime për dëme materiale apo të lënduar. Pak javë më parë, me mijëra tërmete u regjistruan në Santorini, por fatmirësisht pa të lënduar.

Si i zbuloi SPAK “ vjedhësit” e dosjeve?!/ Eksperti i IT zbulon se ku gabuan dy të arrestuarit

Besmir Semanaj, ekspert IT-je ishte këtë të dielë i ftuar në një studio televizive ku tregoi se si u bë i mundur gjurmimi dhe arrestimi i dy hakeravë që tentuan të hakeronin prokurorët e SPAK.

Ai tha se duke qenë se dy hakerat nuk kishin dije të thelluara për teknologjinë identifikimi dhe arrestimi i tyre ka qenë më i lehtë.

“IT e SPAK është një shërbim i brendshëm për mirëmbajtjen e sistemve të SPAK, ndërsa hetimi kryhet nga prokurorët dhe BKH-ja që ka ekspertizë si kombëtare dhe ndërkombëtare. Duke u bazuar te profili i dy të arrestuarve që nuk duken të kenë dije të thelluara në teknologji, zbulimi është më i thjeshtë. Mënyra e zbulimit të hakerimit ishe nga akses i paautorizuar, kishim futje në sistemin e-mail nga një IP që nuk është e zakonshme te sistemi. Kështu me anë të IP-së është shumë më e thjeshtë për të shkuar te ambienti ku është kryer hakerimit. Gjithashtu unë besoj se SPAK duhet të ketë disa programe dhe sisteme më të avancuara”,-tha Semanaj.

Rrëfimi tronditës i Laertit: Heshta për 42 vite, u ab.υzova sek* ua* isht në moshën 9 vjeçare

“Jeta është një rrugëtim i mundimshëm drejt vetes”, kështu e nisi rrëfimin e tij të linjës së jetës banori i “Big Brother VIP”, Laert Vasili.

Ai ka rrëfyer detjae tro ditëse nga jeta e tij, teksa zbuloi se është abuzuar nga fqinji i tij në moshën 9-vjeçare.

Laerti ka treguar gjithashtu se ka pasur varësi nga alkooli.

“Në moshën 9-vjeçare ndodh diçka që nuk do e harroj për gjithë jetën. Një fëmijë nëntë vjeç që abuzohej nga komshiu i tij. Dhe kjo për 42 vite ka qenë brenda meje. Nuk tregoja se kërcënohesha se do të dhunohesha. E kam mbajtur këtë për vete. Kur u transferuam në Sarandë isha shumë i lumtur, po ikja nga Tirana.

Tinka Kurtin e kam pasur idhull. Nuk kam qenë një djal i mirë, kam pasur për një kohë të gjatë varësi nga alkooli. Uroj që im atë të më fali, nuk e bëra dot gjysh. Nëna ka qenë forcë kur babai ndërroi jetë. ky është Big-u im, drejt faljes, për ta bërë Laertin njeri”, ishte ky një pjesë e rrëfimit të aktorit.

Ne jemi të numëruar në jetë tani, ja na ikur Margarita. Për mua ka qenë tronditje e madhe, ne jemi artistë që i kemi shërbyer popullit, do i shërbejmë këtij kombi deri sa të kem i frymën e fundit.”, tha ajo.

Laerti: I kanë dhënë kanë shumë këtij kombi, duhet të ishim sjellë më mirë me ta.

Laerti po ashtu u surprizua nga aktori i Tetarit, Helidon Fino.

Spartak Ngjela: Femra shqiptare është më e bukura në botë! Ja pse nuk jam martuar dhe të lë trashëgimtar …

Spartak Ngjela ka dhënë një intervistë paksa ndryshe nga herët e tjera, teksa i ftuar në emisionin e Jonida Vokshit, “Thurje”, ka rrëfyer për bukurinë femërore dhe se sa i meritojnë meshkujt shqiptarë, femrat shqiptare.

Ai po ashtu ka rrëfyer edhe arsyen se përse nuk ka preferuar që të martohet dhe të lërë trashëgimtarë.

Pjesë nga Intervista në “Thurje”:

Jonida: Doja të flisnim pak për femrat. Një pjesë e rinisë tuaj ka qenë në periudhën e Enverit, një pjesë në periudhën e demokracisë, a mund të na thuash si ka ndryshuar femra para 90’ pas 90’, përsa i përket inteligjencës, bukurisë?

Ngjela: Përsa i përket bukurisë është i njëjti kualitet, ndoshta është me shekuj kështu, sepse unë e kam ndjekur me vëmendje bukurinë tuaj, por përsa i përket nocionit të liberalizimit, liberal në kuptimin e mirë të fjalës, emancipimit, elita e femrave të Tiranës, ishte pothuajse si sot, në kuptimin e emancipimit dhe antimaskilizimit.

Nuk kishte beteja, se nuk kishte liri, beteja ka filluar tani. Ajo që kam vënë re me vëmendje është se atëhere nuk ishte shumë e hapur dashuria paramartesore, ishte dashuri plus martesë, ose dashuria baraz me martesë.

Dashuri që dështonin dhe që ishin shpallur nuk ishin shumë komode, por Tirana nuk e ndjente deri në këtë pikë, qytetet e tjera, po. Përsa i përket ndryshimit është që femra erdhi ta shumonte bukurinë në këto 20 vite te fundit, sot teza ime që ju them avokateve që punojnë me mua, në kuptimin e stafit, mendoj se bukuria është sheshit, intelekti është i rrallë.

Jonida: Ju madje keni thënë që femra shqiptare është me e bukura në botë…

Ngjela: Po është dhe unë ju jap prova për këtë. Sot, po të hapësh në Google, princesha Fevzia është femra më e bukur e të gjitha kohërave, e ka shpallur Hollywood para disa vitesh, është princesha shqiptare e oborrit të Egjipit dhe e deklaron vetë që është shqiptare. Më pas Irena Papas është shqiptare, ti i ngjan pak asaj, e kam fjalën te syri skenik.

Unë kam biseduar me njerëz që kanë ardhur këtu, më kanë thënë bukuria ështe padiskutueshme, klasi ende nuk është në nivelet e duhura.

Jonida: Çfarë duhet të bëjë një femër shqiptare që të ketë më shumë klas?

Ngjela: Nuk e ka në dorë femra, mashkulli nuk i krijon mondanitet, mungon jeta mondane.

Jonida: Nëse marim mashkullin shqiptar, sa e meriton ai femrën shqiptare?

Ngjela: Pyetja është e vështirë, mund të ta them kur të dalim jashtë, por po jap një fakt të vërtetë, një avokat më gjithë të shoqen që vinte nga një vend i rëndësishëm perëndimor, më mori në telefon e me tha do vij në Shqipëri, dua të më ndihmosh, ajo e shoqja kishte marrë një fond për të investiguar studentët shqiptarë, flas 4-5 vite më parë, unë i thashë studentët shqiptarë i ke të gjithë në kafene, kalo te rruga e Elbasanit , te Treni, te Materniteti, dhe te Sheshi Nënë Tereza, nëpër lokale etj, etj, detaje si këto. Mbasi mbaruam bisedën, i thashë të bëjmë një marrëveshje, dua pasi të mbaroni të vini të më thoni diçka rreth rezultateve.

Ata e kishin mbaruar dhe erdhën pas 10 ditësh. Midis të tjerash më tha gjetëm diferencë moshe, midis vajzës dhe djalit, minimumi kanë diference 12-13 vjet, femra është më e madhe, më bëri përshtypje sepse i njoh pyetjet për moshën nga profesioni, si e konstatuat i pyeta?

Gruaja më tha se meshkujt kanë humor infantil, të nivelit të fëmijës, kurse femrat rrinë të mërzitura. Ndodh si fenomen, femra ka diferencë në gjithë botën, por jo kaq të madhe. Në një bisedë që bëra me Kadarenë, i thashë që qytetërimi vjen nga gruaja, ai tha ‘do të na ndodhë si në Rusi’, ai ka qënë student atje, dhe ata e kanë këtë diferencë.

Jonida: Ndërkohë, ajo që më erdhi ndërmend është një shprehje juaja për femrën. Ju thoni, nëse deri në moshën 30 vjeç një vajzë si ngjan gruas do mbetet përherë vajzë.

Ngjela: Shprehja ime është “Bukurinë nuk e ka vajza, por gruaja”. Që të gjitha mikeshat e mia, sa janë vajza, s’ju pëlqen kjo gjë, kur bëhen gra më thonë ‘po e di që e ke të vërtetë’. Kjo është kryesorja, po duhet të jetë grua. Shprehja e dytë është “Ne s’kemi grua”, përjashtimi nuk rrëzon rregullin. “E bukur deri në fund”, në çdo etapë të vet duhet të jetë e bukur, madje kreshendo, bukuritë e mëdha na e kanë dhënë këtë shembull. Më e bukur 40 vjeç sesa 20, 21, dhe unë ju them atyre të njohurave të mia, bëjini yzmetin, ta keni deri në fund…

Jonida: Meqë po flasim për bukurinë femërore, së fundmi është fenomen që shumë femra bëjnë operacione plastike për të ndryshuar imazhin, diçka që nuk ndihen komode me veten duke u kthyer në shumë të ngjashëm me njëra- tjetrën, si e shihni këtë fenomen?

Ngjela: Sa më shumë do rritet shkenca e ndërhyrjes kirurgjikale, aq më masive do jetë, bukurinë e duan të gjithë, po t’ju them diçka, kam pas marrëdhënie pune me 2-3 avokate, dhe kur vinin të mërzitura në punë i thoja marrëdhënia më e keqe është me rrugën, po s’të panë ty në rrugë ti vdes, po unë nuk shoh që ty s’të shohin në rrugë ndaj kij mendjen këtu.

Këtë e kërkon çdo femër, ato që se kanë, e ndjejnë rëndë, ato që e kanë e kanë krenari sepse ky jetë është fenomen estetik dhe mendor.

Por, fenomeni estetik është e bukura që tenton të vërtetën, tani të vijmë tek e bukura që nuk tenton të vërtetën, por është krijuar në laborator apo sallë operacioni, nuk është se e dëmton atë qe e ka bërë se më mirë të jetë e pranueshme se e papranueshme estetikisht.

Jonida: Më gjithë këto përshkrime, detaje për femrën, pse nuk keni preferuar të martoheni, të lini trashëgimtarë?

Ngjela: Nuk dua që t’ja injektoj të tjerëve mendimin tim, por shkurt po ju them. Martesa është risk, duhet ta marrësh përsipër. Është risk i madh. Janë 2 gjëra të cilat tipi duhet t’i pranojë, dhe tipi nuk i pranon. Është risku i vazhdimësisë dhe bashkëjetesa e gjatë.