PËRGJIMET E BURGUT/ “E pagoi 300 milionë lekë” – Ardit Gjebrea në shërbim të Erion Veliajt

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025 i akuzuar nga SPAK për “korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë dhe “pastrim të produkteve të veprave penale”.

Ajo që pasoi arrestimin ishte një dezinformim dhe propagandë e skajshme me statuse e shkrime denigruese për gjyqtarët dhe prokurorët nga vetë Veliaj dhe njerëzit pranë tij, tashmë e vërtetuar nga përgjimet e publikuara nga CNA se ishin iniciuar nga kryebashkiaku i Tiranës nga qelia e praraburgimit.

Ditët pas arrestimit shumë personazhe publikë postuan në rrjetet e tyre sociale statuse inkurajuese, shumë prej tyre morën pjesë dhe në protestat para SPAK-ut, e cila ishte një skandal për nga mënyra sesi nuk u menaxhua nga Policia e Shtetit, duke vënë në rrezik edhe jetën e prokurorëve, gjyqtarëve dhe hetuesve.

Pjesë e këtij skandali u bënë Çiljeta Xhilaga, Roland Hysi, të cilët u fokusuan nga kamerat.

Disa e shpallën dhe transformues të kryeqytetit siç ishte rasti i këngëtarit dhe moderatorit Ardit Gjebrea, i cili në një story në “Instagram” shoqruar me një foto me Veliajn shkroi:

“Askush nuk mund të thotë që Tirana është njësoj si më parë. Dhe për fat të keq, si mundet që nuk e bërtasin punën tënde, e sa shpejt harruan (me qëllim) që Tiranës ju fute me themel për ta ndryshuar, për të mirën e përditshmërisë tonë?!

Një ditë do të të kërkojnë, dhe e di: I afti gjithmonë e gjen mënyrën të jetë i denjë për veten dhe familjen. Ti duhej të vazhdoje të ishe aty, në punë, për të gjithë ne!

Jam i lumtur dhe krenar që kam një mik si ty!

# kambesimtekti #jamerion”

Në dukje ky ishte një postim i një miku për mikun, por nëse gërvisht pak mbi këtë pëlhurë nuk është kështu.

Rikujtojmë që në dosjen hetimore të SPAK për Veliajn të zbardhur nga gjyqtari Erion Bani ishin të gjitha transaksionet që bashkëshortja e tij Ajola Xoxa kishte kryer te artistët përmes OJF-ve në pronësi të saj dhe familjarëve të afërt.

CNA investigoi pagesat klienteliste që Veliaj kishte bërë për VIP-at e kryeqytetit dhe të gjithë rezultonin të kishin marrë shuma të majme nga Klea Huta, media “Dritare” e Rudina Xhungës, Elhaida Dani Ardit Gjebrea etj.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, të pasqyruara në Open Spending Data, rezulton se Ardit Gjerbrea ka marrë para plot 6 herë nga Bashkia e Tiranës një total prej 300 milionë lekë.

“Në datën 19.12.2022 Bashkia Tiranë i ka dhënë 8,000,000 lekë Shoqatës Jon Music për festivalin Kënga Magjike 2022.

Një tjetër pagesë që ka marrë nga Bashkia e Tiranës është në 03.12.2021, me vlerë 705,880 lekë nga Jon Music sërish për Festivalin Kënga Magjike.

Në datë 11.10.2021 Bashkia Tiranë i ka dhënë Jon Music 6,289,998 lekë për festivalin Kënga Magjike 2021.

Në datë 03.02.2020 Bashkia Tiranë i ka dhënë Jon Music 2,700,000 lekë. Një tjetër transaksion është bërë nga Bashkia Tiranë për Jon Music në datën 31.01.2020 me vlerë 4,300,000 lekë.

Po ashtu në datën 29.01.2019 Jon Music ka marrë 7,975,000 lekë nga Bashkia e Tiranës”.

Si të mos mjaftonte ky skandal në përgjimet e Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit mbi të cilat u ngrit dhe akuza e tretë ajo e “futjes së sendeve të palejuara në qelitë e paraburgimit” përmendet dhe një personazh me emrin Ardit që nëse bën lidhjen mes fakteve të çon te këngëtari dhe moderatori Ardit Gjebrea.

Në përgjimet e zbardhura nga CNA në bisedën e kryer në orën 21:29, teksa Ajola bisedon me Veliajn, ndërhyn Arditi.

Nga konteksti i bisedës së zhvilluar, Arditi i kërkon Erionit që të japë mesazhe pa fyerje, pa ofendime, pasi në momentin që ka sharje apo shantazhe, quhet kërcënim.

“I tregon se kjo gjë mund të përdoret kundër tij, pasi do të shprehen se: ai është brenda dhe kërcënon, imagjinoni po të dalë jashtë.

Këtë gjë, Arditi tregon se ia kanë thënë edhe miq nga PD-ja, të cilët më përpara kanë shkruar kundër tij (Erionit)”.

Arditi merr përsipër dhe pjesën motivuese për “mikun” e tij duke e ngushëlluar me frazën “të mendojë sikur është në Big Brother”. Ndoshta do të justifikojë 300 milionë lekët.

“Arditi thotë se ‘mikeshës’ i ka thënë që t’i tregojë ‘lalit’ që të mendojë sikur është në ‘Big Brother’”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.

Arditi si në filmat thriller futet dhe më thellë duke shkuar deri te personazhi më misterioz në këto përgjime që është “Redaktori” apo siç i drejtohet Arbian Maznikut “Arbri i madh”.

“Arditi tregon se duhet të jetë i kujdesshëm, pasi po mendon t’i bëjë një mesazh redaktorit, por sipas Arbrit të Madh duhet të ketë kujdes si shprehet se është i vetmi ku mund të mbështeten.

Gjatë komunikimit, Arditi tregon se po i bën një mesazh, ndërsa Erioni i sugjeron që ta takojë.

I tregon se nëse është i zënë për takim, t’i thotë që po shkruaj dy mendime se më duket sikur po e tepron një çik me gjuhën, duke qenë se Erioni i thotë se ato redaktohen nga redaktori”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.al

Tarifat e Trump/ Vjen kundërpërgjigja e Gjermanisë ndaj SHBA-së, do të tërheqë 1200 tonë ar që i ka në New York

Tarifat e reja të vendosura nga Donald Trump ndaj shumë vendeve të botës kanë sjellë reagime dhe masa të ndryshme nga një pjesë. Edhe Gjermnia së fundmi po bën lëvizjen e saj.

Gjermania po shqyrton heqjen e një rezerve të madhe ari nga një kasafortë në Nju Jork për shkak të shqetësimeve për politikat e paparashikueshme të presidentit amerikan Donald Trump.

Këtë e raporton “Bild”, ku shkruan: Për dekada, Berlini ka mbajtur 1200 tonë rezervë ari, e dyta më e madhe në planet pas asaj të Shteteve të Bashkuara, në një kasafortë në Rezervën Federale të SHBA-së në Manhatan.

Maks Haxhia zbulon kush publikoi përgjimet e Erion Veliajt: Nuk kanë dal nga SPAK, por…

Avokati Maks Haxhia, njëherësh kryetar i Dhomës së Avokatisë, ka kritikuar mënyrën se si SPAK-u ka informuar opinionin publik lidhur me çështjen e çiftit Veliaj.

Në intervistën e dhënë për programin “Dekalog”, Haxhia është shprehur se informacionet e publikuara nga mediat shpesh janë të bazuara në interesa dhe mund të jenë tendencioze.

Gjithashtu, sipas tij, SPAK-u duhet të komunikojë në një mënyrë më të qartë dhe të kujdesshme, për të shmangur keqkuptimet dhe ndikimin negativ në opinionin publik.

Ndër të tjera, avokati ka thënë se për përgjimet duhet të merren masa edhe më të forta me aparatura sigurie, ku thekson se ato janë nxjerrë nga hakerat, nuk ka dalë dikush nga SPAK t’i publikoj.

“Deri tani, SPAK ka përdorur taktikën e informimit nëpërmjet medias. Por, informacioni që kanë dhënë mediat është i përgjysmuar. Media ka informuar opinionin publik lidhur me këtë çështje, por informacioni është i mangët dhe tendencioz. Një shembull është përmendja e shumës prej 700 mijë eurosh, të cilat janë donacione për një organizatë jo fitimprurëse. Ky informacion është i mangët, sepse nuk përcaktohet për sa vjet janë këto shuma; në fakt, janë për 7 vjet. E dyta, nuk thuhet sa prej tyre janë nga fondi i Bashkisë. E treta, nuk thuhet ku kanë shkuar këto para, të cilat në fakt janë dërguar për aktivitete kulturore të përqendruara në kryeqytet, dhe nuk thuhet që të gjitha këto transferime parash janë kryer nëpërmjet rrugëve bankare.

Gjithashtu, nuk thuhet sa u kanë mbetur. Harabel-it i kanë mbetur 21 mijë euro, nga të cilat, duke zbritur tatimet, 17 mijë euro janë pagesa për stafin. Pra, nëse do të informosh, duhet të informosh saktë, ose të mos jepet informacion i tillë, ku përmendet korrupsioni, sepse opinioni publik, kur dëgjon fjalën “korrupsion”, ndikohet. Mediat shqiptare kanë akses në SPAK por e vërteta është se media e jep informacionin në bazë të interesave të veta. Lidhur me përgjimet e fundit ku Erion Veliaj është përgjuar në qelinë e tij nga burgu, ato janë nxjerrë nga hakerat, është hakuar sistemi, nuk ka dalë dikush nga SPAK. Janë marrë masa, por duhet të merren masa edhe më të forta me aparatura sigurie”, është shprehur ai.

Aksidentohet aktori i njohur, makina e tij del nga rruga dhe përfundon në humnerë!

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Prishtinë–Gjilan, konkretisht në zonën e Graçanicës. Sipas burimeve të Gazetës10, në këtë aksident është përfshirë aktori i njohur kosovar, Osman Azemi.

Emri/ Aksidentohet aktori i njohur, makina e tij del nga rruga dhe

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se Azemi ka pësuar një aksident me veturën e tij, e cila për arsye ende të paqarta ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor. Pamjet nga vendngjarja tregojnë dëmtime të konsiderueshme në automjet, megjithatë fatmirësisht gjendja shëndetësore e aktorit raportohet të jetë e mirë.

Osman Azemi, i njohur për rolet e tij të spikatura në serialet humoristike dhe filmat kosovarë, gëzon një popullaritet të madh në publik.

Lajmi për përfshirjen e tij në aksident ka ngjallur shqetësim te fansat, pritet që autoritetet të publikojnë më shumë detaje në orët në vijim.

Gjesti tha “Allahu-Ekber”, ‘shpërthen’ Laerti: Kështu thonë ata që..

Një debat i ashpër ka përfshirë shtëpinë e “Vëllait të Madh”. Ka qenë pikërisht Laerti dhe Gjesti ata të cilët kanë “shpërthyer” ndaj njëri-tjetrit deri dhe në ofendime.

Teksa po përmendej debati që Gjesti pati më herët me Jozin për varësen e tij me kryq, Laerti tha se këngëtari ka thënë “Allahu-Ekber”.

Gjesti insistoi se këtë fjalë e thotë gjithmonë dhe do të thotë Zoti është i madh. Ndërkohë nga ana tjetër Laerti tha se kjo thuhet nga terroristët dhe nga ata që ua “presin kokat njerëzve”.

“Pse the Allahu-Ekber, e di kush thotë Allahu-Ekber, ata që presin koka, çfarë je ti, terrorist je këtu, për çfarë ke ardhur ti këtu”, dëgjohet duke thënë Laerti.

Gjesti nxjerr bllof produksionin, tregon çfarë do të ndodh të martën (Video)

Zgjedhja e finalistes dhe avantazhi qe iu dha mbrëmë Rozana Radit ka shkaktuar debate të shumta në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’.

Gjesti është shprehur i zhgënjyer dhe i mërzitur me rrjedhën e lojës dhe vendimet e fundit, duke paralajmëruar se është pranë largimit të tij.

Gjatë ditës së sotme në një debat me Gertën ai është shprehur se “Me Loredanen e Jozin me m’krahasu mua nuk dua, sepse kom bërë shumë në këtë shtëpi, nëse ndodh ajo qe mendoj unë të martën dal nga shtëpia”, shkruan “Kosovarja”.

Ai foli për një ndjesi të fortë të brendshme, një parandjenjë që sipas tij paralajmëron fundin e rrugëtimit të tij në këtë format.

A do të qëndrojë në lojë apo të martën do të largohet vërtet? Mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

@bigbigbrothervipal#couple#funny#bigbrothervipkosova#bigbrother#singer#vip#foryoupage#foryoupage❤️❤️#fyp#gjesti#brokenheart♬ suono originale – bigbrothervip

Gjenden tre person të v▪︎ ekur në banesë, ja çfarë dyshohet

Tre të vdekur janë gjetur në një ndërtesë banimi në Gjermani. Ngjarja misterioze ka ndodhur në Weitefeld, në rajonin Westerëald të Gjermanisë Perëndimore. Dyshohet se viktimat janë dy burra dhe një grua.

I dyshuari për rastin është larguar nga vendi i ngjarjes kur oficerët arritën dhe është në arrati, ka bërë të ditur një zëdhënës i policisë për agjencinë gjermane të shtypit, raporton BBC.

Policia ka këshilluar banorët në zonën përreth që të qëndrojnë në shtëpi raportojnë mediat lokale. Detaje të mëtejshme për të vrarët nuk janë bërë të ditura.

Gazeta gjermane “Bild” raporton se një forcë speciale dhe një helikopter policie janë në vendngjarje. Qyteti është rrethuar plotësisht dhe po kontrollohen automjetet që hyjnë dhe dalin.

Nga sot moti bën kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë këtë javë

Pas një fundjave me reshje shiu dhe dëbore në disa zonë të vendit, java parashikohet të nisë me mot të qëndrueshëm.

Për ditën e hënë moti në vend parashikohet të jetë i kthjellët, por me temperatura të ulëta, deri në -4 gradë celsius në veri të vendit.

Edhe zona qendrore dhe ajo jugore e vendit do të përballen me temperatura të ulëta, deri në -1 gradë celsius.

Sipas SHMU, era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10-20 m/s, ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.

Gjermania paralajmëron BE dhe NATO: Kujdes nga Putin, ai do ju …

Gjermania ka rritur alarmin për sulmet e mundshme ruse jo vetëm në vendin e saj, por edhe në Evropë dhe NATO. Qarqet diplomatike në aleancën e mbrojtjes në Bruksel thanë se presidenti rus Vladimir Putin do të përpiqet të “testojë NATO-n” në vitet e ardhshme. Është e paqartë nëse kjo do të ndodhë në hapësirë, në hapësirën kibernetike, në det apo në tokë, citojnë mediat gjermane.

“Ai do të përpiqet të zbulojë se në çfarë niveli përshkallëzimi NATO është gati të aktivizojë Nenin 5 dhe sa e besueshme është ende ‘parandalimi kolektiv’”, tha një diplomat europian për Die Welt.

Komandanti i komandës operacionale të Bundesëehr-it, gjeneral-lejtnant Alexander Sollfrank, paralajmëroi për një rritje të veprimeve armiqësore nga regjimi i Putinit në Gjermani.

“Ne shohim forma të ndryshme të sulmeve hibride, spiunazhi, sabotimi ose ndikimi përmes dezinformimit,” tha Sollfrank në një intervistë me WELT AM SONNTAG. “Edhe nëse aktualisht nuk shohim ndonjë përgatitje konkrete për këtë, është plotësisht e padiskutueshme që ne jemi të kërcënuar me luftë në kuptimin klasik”.

Madhësia e synuar për forcat e armatosura të Rusisë është 1.5 milion ushtarë. Duhet pyetur se pse i duhet vendit një “numër kaq i madh”, theksojnë ekspertët ushtarak. Nga deklaratat e bëra nga lidershipi politik mund të nxirret përfundimi se “do të donte ta kthente kohën pas në situatën para shfaqjes së shteteve të lira në periferi ose në Bashkimin Sovjetik, të cilët më pas u bënë anëtarë të BE-së ose NATO-s”.

Të enjten dhe të premten, ministrat e jashtëm të NATO-s diskutuan në Bruksel se si mund të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes dhe të përballen me kërcënimin rus.

Në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel, disa vende të NATO-s akuzuan Rusinë se po torpedon përpjekjet e SHBA-së për të arritur një armëpushim në Ukrainë. Ministrja e Jashtme Federale Annalena Baerbock tha se ofertat e Putinit për negociata nuk ishin asgjë tjetër veçse premtime boshe.

Europa kërkon të “zhdukë” euron nga qarkullimi, një monedhë virtuale

Në fillim të muajit të kaluar Paschal Donohoe, president i Eurogrupit të Ministrave të Financave, foli për një “nivel të rritur urgjence” në përparimin drejt një monedhe dixhitale. Kini kujdes.

Këto vërejtje tregojnë se edhe pse tarifat e Donald Trump marrin pjesën më të madhe të vëmendjes së Evropës, disa evropianë janë vigjilentë ndaj frontit tjetër gjeoekonomik: një shtytje e SHBA për të mbështetur dominimin e saj në pagesat ndërkombëtare.

Ata kanë të drejtë të shqetësohen. Midis turmës së urdhrave ekzekutivë të Trump është ai që promovon përdorimin mbarëbotëror të “stablecoins” të emetuar privatisht të shprehura në dollarë amerikanë. Ka çdo arsye për të pritur që ai të vendosë muskuj pas saj.

Administrata e tij është e mbushur me njerëz të përfshirë thellësisht në biznesin e teknologjisë së pagesave, si Elon Musk dhe Howard Lutnick. Këta të dy mund të mos kenë shumë të përbashkëta me elitën e vjetër qeverisëse, por ata bien dakord për fuqinë dhe përfitimin që do të ketë nga mbajtja e kontrollit të SHBA-së mbi pagesat globale.

Ai sistem është në majë të një ndryshimi të madh, për arsye politike dhe teknologjike. Armatimi i sistemit financiar të bazuar në dollarë ka nxitur kërkime për alternativa. Idetë përfshijnë një sistem monedhe dhe pagesash të drejtuar nga dhe për vendet e Brics. Teknologjitë të tilla si monedhat e qëndrueshme ofrojnë një alternativë të menjëhershme, të lirë dhe 24/7 ndaj trashëgimisë së shtrenjtë, të ngadaltë dhe të rëndë të bankingut korrespondent.

Pra, lufta për dominimin e sistemit të pagesave të ardhshme është në vazhdim – dhe SHBA-ja dëshiron të fitojë. Publiku më i gjerë evropian mund të mos jetë në dijeni të lumturisë. Por ata që janë në krye të Eurozonës janë gjithashtu të vendosur se kjo betejë për kontrollin teknologjik mbi ekonominë është ajo që BE-ja nuk duhet ta humbasë. Ky është motivimi themelor për euron dixhitale – një monedhë dixhitale zyrtare e emetuar nga banka qendrore, e cila, nëse bëhet mirë dhe mjaftueshëm shpejt, do të rivalizojë ose do të tejkalojë atraktivitetin e monedhave të qëndrueshme të dollarit.

Pa të, Evropa përballet me rreziqe për të cilat kemi njohur prej disa kohësh – që nga propozimi fatkeq i Facebook në vitin 2019 për monedhën e tij elektronike “Libra”. Edhe para kësaj, Evropa zbuloi se kur Trump vendosi sanksione ndaj Iranit, Evropa nuk mund të vepronte në mënyrë autonome sepse ishte kaq e vështirë të përpunoheshin pagesat tregtare pa bankat e ekspozuara nga SHBA.

Fakti është se Eurozona tashmë është në mënyrë tronditëse e varur nga mekanizmat amerikanë të pagesave. Rreth dy të tretat e pagesave me karta në Eurozonë përpunohen nga ofruesit jo-evropianë të kartave, thotë BQE; 13 nga 20 vendet që përdorin euron nuk kanë sisteme kombëtare pagese me kartë. Në ato raste, “kur shkon të blesh qumësht, është ose para [fizike] ose Visa/Mastercard”, siç shprehet një bankier qendror evropian. Kjo varësi përsëritet në përhapjen e shpejtë të aplikacioneve celulare.

Lexo edhe : Protesta në Spanjë, dhjetëra mijëra njerëz kundërshtojnë rritjen e çmimit të banesave
Nëse monedhat e qëndrueshme amerikane fitojnë përdorim të gjerë, rreziku përfundimtar është “dollarizimi dixhital”, ku platformat e shitjeve inkurajojnë blerësit dhe shitësit të çmimojnë, të bëjnë transaksione dhe të mbajnë ekuilibra në monedha të tillë. Kjo minon kontrollin e një banke qendrore mbi kushtet e brendshme monetare.

E gjithë kjo shpërfillet nga ata që nënvlerësojnë projektin e euros dixhitale si zgjidhje në kërkim të një problemi. Por shenjat janë se gradat e tyre po pakësohen. Deri më tani, projekti i euros dixhitale është mbrojtës, domosdoshmëria është nëna e shpikjes, por është i mirëpritur. Megjithatë, i vonuar është njohja e argumenteve pozitive për euron dixhitale. Njëra është ideja e thjeshtë që nëse një teknologji vendase e pagesave dixhitale, praktikisht falas, mund të zëvendësojë ofruesit e huaj të pagesave me tarifë, kjo është e barabartë me heqjen e një takse transaksioni mbi aktivitetin ekonomik brenda dhe me Eurozonë.

Një tjetër është se një euro dixhitale mund të konkurrojë me monedhat e qëndrueshme të dollarit për biznesin ndërkombëtar. Si ta lidhni atë me monedhat jo euro, tashmë po shqyrtohet nga BQE. Por duhet të shkojë më tej. Modeli i shitjes me pakicë që po mendohet aktualisht, me një kufi në mijëra të ulët se sa mund të mbahen në kuletat dixhitale të euros (për të shmangur braktisjen e bankave nga përdoruesit), nuk do t’i shërbejë nevojës së biznesit për pagesa të qetë përgjatë zinxhirëve të furnizimit ndërkufitar, për shembull.

Por përfitimi më i rëndësishëm është se një infrastrukturë dixhitale për kontratat dixhitale të automatizuara krijon një ekonomi krejtësisht të re teknologjike. Krahasoni atë me mënyrën se si smartfonët sollën në jetë ekonominë e aplikacioneve. Përtej autonomisë, kjo është një mundësi për Evropën që të kompensojë vonesën e saj në inovacionin teknologjik. Koha për një euro dixhitale është tani.