PërIeshje masive në vend, pIagosen 5 persona

Një përleshje fizike ka ndodhur pasditen e sotme, në kryeqytet.

Pesë persona janë rrahur ndërmjet vete, pasi u përfshinë në një aksident trafiku.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Mon Balaj”, raporton IndeksOnline.

Ngjarja është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana pohoi se të përfshirët në incident u lënduan.

“Personat e përfshirë në rast kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me aksidentin, veprimet dhe procedurat e mëtejme janë duke u zhvilluar nga Njësia e Trafikut” deklaroi Pllana.

Reagimi i Mirit kur sheh momentet e ëmbla mes Selinës dhe Gimbos

Mbrëmja e sotme e spektaklit “Big Brother VIP Albania” ka sjellë në ekran romancën më të re që po lind në shtëpi, atë mes Selinës dhe Gimbos, por vëmendjen kryesore duket se e ka rrëmbyer reagimi i “të tretës së vërtetës”, Mirit.

Produksioni ka transmetuar një klip përmbledhës me momentet më të ëmbla të ditëve të fundit mes dyshes, ku shfaqeshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin.

Por, ndërkohë që në ekran shfaqeshin skena mes Gimbos dhe Selinës, regjia ka fokusuar portretin e Mirit, i cili ka qenë krejtësisht i kundërt me atmosferën e klipit.

Partneri i afërt i Selinës në lojë u shfaq tejet serioz dhe “i prerë” në fytyrë, duke mos e fshehur aspak pakënaqësinë për atë që po shihte. Mimika e tij e ngurtë u interpretua menjëherë si shenjë xhelozie apo mosaprovimi.

Momenti më pikant u regjistrua kur Selin u dëgjua të thoshte në klip se ka “kimi” me Gimbon.

Sapo u dëgjua kjo fjali, Miri u kap nga kamerat duke tundur kokën me një ironi të dukshme dhe mosbesim, duke lënë të kuptohet qartë mendimin e tij për këtë “kiminë” e re të pretenduar.

VIDEO

Pasi Bes Kallaku bëri publike lidhjen e re, vjen deklarata “rrufe” e Xhensilës

Publikimi i këngës së re nga Xhensila Myrtezaj ka trazuar rrjetin orët e fundit, jo vetëm për melodinë, por për tekstin që është interpretuar menjëherë nga ndjekësit si një mesazh i drejtpërdrejtë për jetën e saj private.

Ky projekt muzikor vjen në një moment delikat, vetëm pak kohë pasi ish-bashkëshorti i saj, aktori Bes Kallaku, konfirmoi publikisht nisjen e një romance të re, ndonëse ka zgjedhur të mos e zbulojë identitetin e partneres.

Vëmendja e publikut është përqendruar te vargjet specifike të këngës, të cilat fansat i kanë lidhur ngushtë me situatën e ish-çiftit. Fraza që ka shkaktuar më shumë reagime dhe që po shpërndahet me shpejtësi është: “Emrin tim dhe një herë thuje, thuj asaj që në zemër m’ke, e di që një ditë ke mu kthy për ne”.

Komentet në rrjetet sociale kanë qenë të menjëhershme, ku shumë ndjekës kanë etiketuar Bes Kallakun duke e cilësuar këngën si një dedikim të hapur ndaj tij dhe historisë së tyre të përfunduar.

Ndonëse aludimet kanë pushtuar rrjetin, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga këngëtarja nëse vargjet janë një reflektim personal apo thjesht krijimtari artistike.

Trondit Artan Hoxha: Edhe ne kemi skandale si ato të Epstein, videot i ka

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se në Shqipëri ekzistojnë skandale të rënda komprometuese, të ngjashme me atë që po diskutohet prej kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke pretenduar se materiale filmike dhe fotografike shantazhuese janë sekuestruar dhe ndodhen në duart e Prokurorisë së Posaçme. Fjala e tij ishte për filmimet e Ergys Agasit.

I ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, Hoxha u shpreh se këto materiale nuk lejohen të bëhen publike dhe “mbahen të mbyllura në kasafortë”, pasi sipas tij, publikimi do të trondiste ekuilibrat politikë dhe do të hapte një krizë me pasoja edhe për sigurinë kombëtare.

Në deklaratën e tij, Hoxha e tha hapur se Shqipëria nuk është përjashtim nga skemat e shantazhit me video dhe se, sipas tij, një pjesë e elitës politike dhe shtetërore është mbajtur nën presion pikërisht përmes materialeve komprometuese.

“A kemi ne skandale të ngjashme me atë që po ndodh në Amerikë? Po. Dhe janë aty, i kanë në dorë dhe për fat të mirë i kanë në dorë prokuroria. Prokuroria jonë speciale i ka.

Dhe ne i kemi këtu personazhe që kanë bërë të njëjtën gjë, që kanë kuruar veset e politikanëve dhe pushtetarëve tanë, që kanë bërë filmime kompromentuese, shantazhuese. Pra, i kanë, i kanë fotografuar, i kanë filmuar që t’i kenë, që t’i mbajnë peng. Që t’i shantazhojnë, që t’i kenë nën kontroll.

Madje e kanë bërë si kusht, në qoftë se ti do të bësh karrierë dhe të ngjitesh në hierarki shtetërore, duhet të bësh kompromise të tilla. Dhe ne tashmë këtë është një gjë që e dimë dhe për flasim në tavolina. Por provën nuk e kemi”, tha ai.

Gazetari vijoi më tej duke pretenduar se në Shqipëri kanë vepruar persona që “kanë kuruar veset” e politikanëve, pushtetarëve dhe zyrtarëve, duke i joshur, fotografuar dhe filmuar, jo për thashetheme, por për t’i pasur si instrument shantazhi.

Greqia dhe Turqia, TENSIONE të reja mes dy vendeve në detin Egje

Me sa duket Greqia dhe Turqia duan të bisedojnë përsëri – në nivelin më të lartë. Duke filluar nga e hëna (09.02.26) në Ankara do të mblidhet “Këshilli Suprem i Bashkëpunimit Greqi-Turqi”.

Nëse gjithçka shkon sipas planit në tryezë do të jenë të pranishëm edhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Ekziston edhe mundësia e një takimi posaçëm midis dy udhëheqësve në një ditë tjetër.

Pas një periudhe të vështirë dhe plot konflikte në Mesdheun Lindor, në vitin 2010 u krijua Këshilli i Lartë i Bashkëpunimit. Ndonjë sukses të madh ai ende nuk ka arritur. Megjithatë Këshilli përpiqet të promovojë një agjendë pozitive mes dy partnerëve të NATO-s, veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe të turizmit. Por ai është mbledhur vetëm pesë herë deri tani, takimi i fundit u bë në Athinë në dhjetor 2023.

“Turqia bën kërkesa dhe pretendime territoriale të njëanshme, që nuk kanë bazë ligjore dhe nuk mund të jenë temë serioze debati”, shpjegonte në atë kohë Konstantinos Filis, drejtor i kërkimeve në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Athinës në intervistë me DW. “Greqia pret që Turqia të përmbushë gjithmonë kërkesat e saj dhe të bëjë lëshime”, kundërshtonte Fuat Aksu, shkencëtar politik në Universitetin Teknik Yildiz në Stamboll.

Navtex, një pikë e re debati

Që atëherë nuk ka ndryshuar shumë në Detin Egje. Tensioneve u shtohet një pikë tjetër debati: Të enjten e kaluar Turqia përdori sistemin navigacionit detar “Navtex” për të paralajmëruar për rreziqet e sigurisë dhe aktivitetet ushtarake greke. Paralajmërime të ngjashme ka pasur edhe në të kaluarën.

Në fund të fundit bëhet fjalë për autoritet në Egje: Kush ka të drejtë të deklarohet përgjegjës për çështjet e sigurisë? Athina flet për një përpjekje të paligjshme të fqinjit të saj për të zgjeruar ujërat e tij territoriale. Një “provokim të ri turk” e konsideron këtë gazeta e njohur javore greke “To Vima”.

Nga këndvështrimi turk kjo është thjesht një çështje rutine, që përputhet me legjislacionin aktual. Por mund të jetë më shumë se kaq: sipas gazetës proqeveritare Türkiye: “Navtex ka shkaktuar panik në Greqi dhe ka ndryshuar status quonë në Egje”.

Për kryeministrin grek Mitsotakis mosmarrëveshja për Navtex do të thotë edhe më shumë presion nga e djathta. “Turqia po rrëmben gjysmën e Egjeut, por qeveria jonë nuk sheh asnjë arsye për shqetësim”, ankohet Kyriakos Velopoulos, kryetar i partisë së djathtë populiste “Zgjidhja Greke” (EL), e cila sipas sondazheve ka arritur vendin e tretë, përsa i përket mbështetjes së votuesve.

Grindje pa fund megjithë konvetën e OKB-së për Ligjin e Detit

Prej dekadash Greqia dhe Turqia grinden për shelfin kontinental para bregdetit turk, shfrytëzimin e lëndëve të para dhe për një zgjerim të mundshëm të ujërave territoriale në Egje. Në kuadër të doktrinës së saj ushtarake aktuale “Atdheu Blu” Turqia pretendon edhe territore detare prej më shumë se 450.000 kilometra katrorë para bregdetit të saj.

Si busull ligjore në raste të tilla shërben Konventa e Kombeve të Bashkuara e vitit 1982 mbi të Drejtën e Detit, megjithëse Turqia nuk e ka nënshkruar atë. Por ajo mund të zbatohej: sipas mendimit mbizotërues të juristëve ky traktat pasqyron të drejtën ndërkombëtare zakonore ekzistuese – dhe për këtë arsye është i detyrueshëm edhe për ata, që nuk e kanë nënshkruar.

Asnjë marrëveshje në horizont

Sipas Konventës së OKB-së mbi të Drejtën e Detit çdo shtet mund të përcaktojë në parim ujërat territoriale, që shtrihen deri në 12 milje detare. Por ekziston një përjashtim i rëndësishëm: Në rastet e kufijve të paqartë ose mbivendosjeve, palët e përfshira duhet të arrijnë një marrëveshje dypalëshe. Por marrëveshja midis Greqisë dhe Turqisë është ende në pritje.

Që në vitin 1995 parlamenti turk e pati shpallur zgjerimin e ujërave territoriale greke në Detin Egje “shkak për luftë”. Sepse në një rast të tillë Egjeu do të bëhej një lloj deti i brendshëm grek.

Në vitin 2021 qeveria e Athinës i zgjeroi ujërat e saj territoriale në 12 milje detare në Detin Jon drejt Italisë. Sot Greqia rezervon në mënyrë të qartë të drejtën për të zgjeruar ujërat e saj territoriale edhe në Detin Egje, tha së fundmi ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias për stacionin televiziv të Athinës “Open”.

Si instancë e fundit në të gjitha çështjet e së drejtës ndërkombëtare konsiderohet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë. Por ky organ i Kombeve të Bashkuara nuk vepron me iniciativën e vet. Si Greqia ashtu edhe Turqia do të duhet të paraqesin një kërkesë të përbashkët, për të autorizuar gjykatën që të ndërmjetësojë. Për këtë debatohet që nga viti 1976. Deri tani pa sukses.

Gjyqtarja 35-vjeçare dhe nëna e saj rrëmbehen dhe mbahen peng për 30 orë, autorët kërkuan rreth 1.6 milionë euro në këmbim të lirisë

Një gjyqtare 35-vjeçare dhe nëna e saj 66-vjeçare u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për rreth 30 orë në zonën më të gjerë të Grenoble të francës, përpara se të liheshin të lira.

Sipas raportimeve nga e përditshmja franceze Le Parisien, rrëmbimi ndodhi natën nga e marta në të mërkurë, rreth orës 03:00 të mëngjesit, në banesën e gjyqtares në Saint-Martin-le-Vinoux, në juglindje të Francës.

Autorët dyshohet se i futën dy gratë në bagazhin e një automjeti, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën gjurmë gjaku. Partneri i gjyqtares, drejtues në një kompani që vepron në fushën e kriptomonedhave, nuk ndodhej në banesë në momentin e rrëmbimit.

Dy gratë u gjetën të premten në mëngjes në Bourg-lès-Valence, rreth 100 kilometra larg vendit ku u rrëmbyen. Ato u zbuluan të lidhura brenda një garazhi, pasi një fqinj hapi qepenin pasi dëgjoi zhurma të dyshimta.

Të dyja kishin plagë dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa deri tani nuk është bërë asnjë arrestim.

Sipas një burimi policor, autorët dyshohet se kanë kërkuar shpërblim në bitcoin, me vlerë rreth 1.6 milionë euro. Deri më tani nuk dihet nëse shpërblimi është paguar.

A do ketë një marrëdhënie të re pas ndarjes me Ilir Metën? Monika Kryemadhi: Jam shumë e re…

Monika Kryemadhi e ftuar në Top News, foli hapur për jetën personale pas ndarjes nga Ilir Meta, marrëdhënien me ish-bashkëshortin dhe raportin me fëmijët, duke theksuar se kapitulli i bashkëjetesës mes tyre është mbyllur përfundimisht.

www.reklamo.al
“Kam kujtime shumë të mira dhe shumë të këqija. Marrëdhënien me Metën e kam të mbyllur. Kemi tre fëmijë, do të martojmë fëmijët, do t’i japim dorën njëri-tjetrit, do pimë një kafe, por bashkëjetesa ime me të ka përfunduar”, u shpreh Kryemadhi.

E pyetur nëse mendon se çfarë po mendon aktualisht Ilir Meta nëse po e dëgjon, ajo tha se nuk e ka këtë si shqetësim, pasi prioriteti i saj janë fëmijët.

“Fare. I vetmi merak që kam është që fëmijët të mos shqetësohen dhe të mos mërziten. Ata e takojnë babain, i pyes si e kishit. Jemi në një proces gjyqësor dhe ai duhet të jetë i kthjellët dhe i shëndetshëm”, tha Kryemadhi.

Ajo foli edhe për raportin e Ilir Metës me fëmijët, duke theksuar se ai ka një lidhje më të ngushtë me vajzën e vogël, Erën, ndërsa djali është më i përmbajtur dhe më i ngjashëm me karakterin e të atit.

Çfarë ndodhi në Qafën e Murrizit? Makina luksoze elektrike u nda në mes, “Avatr 12” nuk mundi të qëndronte në korsi, apo u përplas nga kamioni?!

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në vendin e njohur si Qafa e Murrizit, në Rrugën e Arbrit. Një makinë luksoze elektrike “Avatr 12” dhe një kamion janë përplasur “kokë më kokë”.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë kamionin të spostuar disa centimetra në anën e djathtë, në korsinë e vet, kurse makina elektrike me teknologji të fjalës së fundit dhe e prodhuar në Kinë, ka përfunduar në kanal, e ndarë në dy pjesë.

Rrethanat e përplasjes janë të paqarta, pasi makina elektrike “grand coupe” Avatr 12 është e pajisur me sistemet më të fundit inteligjente dhe nuk dihet nëse ato kanë funksionuar në momentin e aksidentit.

Pra, nëse ka qenë makina elektrike ka dalë nga kontrolli dhe është futur në korsinë e kamionit, apo ka qenë drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë ai që ka kryer manovër të gabuar dhe ka përplasur Avatr 12.

Kamioni i spostuar pak ne korsine e tij dhe gjysma e Avatr 12
Gjysma tjeter e makines elektrike Avatr 12

AVATR 12 është një makinë Shooting Brake e klasit të lartë (ose fastback/gran coupe), tërësisht elektrike, e zhvilluar nga Changan, Huawei dhe CATLAi, e cila paraqet një dizajn të veçantë dhe futuristik me një bateri 94.53 kWh, fuqi maksimale 425 kW, dhe shpejtësi nga 0-100 km/orë në 3.8 sekonda.

Avatr 12 shquhet për integrimin e teknologjisë më të fundit nga Huawei, me një sistem drejtimi ADS 2.0 / 3.0, i cili përdor deri në 29 sensorë inteligjentë, duke përfshirë tre LiDAR, që lejojnë mjetin të udhëtojë në autostrada dhe qytete me ndërhyrje minimale.

Makina elektrike kineze AVATR 12

Gjithashtu, kjo makinë ka të integruar dhe sistemin CAS (Collision Avoidance System), i cili parandalon përplasjet, duke përfshirë frenimin automatik të emergjencës (AEB) që funksionon edhe në rrugë të rrëshqitshme me shi ose borë./Newsbomb.al

Nxënësit në shkolla deri në orën 16:00? Ja projekti pilot që do aplikohet në vend

Duke nisur nga viti akademik 2026–2027, 30 shkolla në vend do të funksionojnë me orar të zgjatur, duke u ofruar nxënësve qëndrim deri në orën 16:00, drekë falas dhe mundësi për të kryer detyrat e shtëpisë në ambientet shkollore.

Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për një projekt pilot, për të cilin shkollat përfituese kanë marrë udhëzimet përkatëse mbi mënyrën e funksionimit.

Në disa prej tyre janë njoftuar edhe prindërit, të cilët në shumicë e kanë mirëpritur këtë ndryshim. Vakti i drekës do të ofrohet falas dhe nuk do të ketë asnjë kosto shtesë për prindërit.

Projekti pilot do të zbatohet për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë.

Qëndrimi në shkollë deri në orën 16:00 ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e prindërve ndër vite dhe është prezantuar më herët edhe nga kryeministri Edi Rama.

Drafti për zbatimin e këtij projekti ndodhet ende në proces finalizimi.

“Të dhj¤fsha lojën e këtij”/ Jul Deda komenton hyrjen e Luiz Ejllit në BBVA 5, por përplaset me ndjekësit

Hyrja e papritur e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP Albania 5” dhe deklarata e tij e fortë se “tani do të luftojnë për vendin e dytë”, ka shkaktuar reagime të shumta.

Aktori dhe ish-finalisti i BBVA 3, Jul Deda, ka shprehur entuziazmin e tij për këtë rikthim, duke parashikuar një tronditje të fortë për banorët aktualë.

Në një postim të tij, ai shkruan se mezi pret të shohë fytyrat e banorëve kur të kuptojnë se kanë përballë lojtarin më të fortë të katër sezoneve të fundit.

“Do kenë shkëmbime shikimesh, presion… Sepse të flasim drejt, Luiz Ejlli është më i forti nga 4 sezonet e kaluar dhe kam përshtypjen që ata do tremben,” është shprehur aktori.

Megjithatë, ky vlerësim maksimal për Luizin nuk është pritur mirë nga disa ndjekës, të cilët kanë bërë krahasime me Gjestin (fituesin e BBVA 4), duke përdorur terma ofendues ndaj lojës së këngëtarit.

Një komentues i ka shkruar Julit: “Mbas Gjestit është Luizi, nuk kishte lojtar të fortë mbrenda, plus të dhj*fsha lojën e këtij duke thënë jam sëmurë”.

Replika e aktorit ka qenë e menjëhershme dhe e prerë, duke refuzuar kategorikisht çdo krahasim mes dy figurave: “S’ka lidhje Gjesti me Luizin…! Mos bëni krahasime kot”.

Debati ka vijuar kur ndjekësi ka kërkuar argumente se pse Luizi është më lart, por Deda e ka mbyllur diskutimin me një përgjigje epike: “Gjërat që duken me sy të lirë, s’kanë nevojë për argumenta..!”.