Filmi i ‘Borëbardhës’ po υrrehet nga e gjithë bota, por përse?

Filmi i ri “Snow White,” që është një ripërpunim i filmit klasik të animuar të Disney-t, ka shkaktuar shumë reagime negative, duke përfshirë kritikën ndaj aktorëve dhe cilësinë e përgjithshme të produksionit.

Ky film, që synon të sjellë një version modern të përrallës, është bërë objekt i shumë komenteve dhe reagimeve të ashpra nga publiku.

Një nga arsyet kryesore për këtë urrejtje është aktorja kryesore, Rachel Zegler, e cila luan rolin e “Snow White.”

Kritikët kanë pasur shqetësime të mëdha për komentet që ajo bëri kur tha se mendonte se personazhet e tilla si Borëbardha bëhen për kënaqësinë e perspektivës mashkullore dhe se këto figura tradicionale duhet të jenë të përfshira në një mënyrë më të gjithanshme dhe moderne.

Fluturimi më i gjatë në botë nis në 2027, pasagjerët do të shohin dy herë lindjen e diellit
Ky lloj komentimi nuk u prit mirë nga fansat e origjinalit dhe atyre që preferojnë një qëndrim më të ruajtur ndaj trashëgimisë kulturore të Disney-t.

Të tjerë kanë komentuar dhe për elefantin në dhomë: Rachel Zegler as që ngjan si Borëbardha!

Nëse për role si E Bukura apo Bukuroshja e Fjetur nuk është normë ngjyra e flokëve të personazheve apo diçka e ngjashme, te Borëbardha ndryshon puna.

Në narrativën origjinale të përrallës, elemente të rëndësishme në përshkrimin e saj janë flokët e zeza pis, buzët e kuqe flakë dhe lëkura borë e bardhë, që është dhe fjalë për fjalë emri i personazhit.

Ndërkohë, Zegler është me origjinë latine dhe pamja e saj, me gjithë modifikimet estetike për rolin, nuk i përputhet pamjes së Borëbardhës në përrallë.

Po ashtu, Gal Gadot, e cila luan rolin e Shtrigës, është kritikuar ashpër për performancën e saj në film.

Pavarësisht se është një aktore e njohur dhe e dashur nga shumë, shumë kanë shprehur dyshime për aftësitë e saj aktoriale dhe kanë filluar të tallen dhe me aktrimin e saj në role të tjera.

Përveç kritikave ndaj aktorëve, cilësia e filmit gjithashtu është kritikuar nga shumë përdorues të internetit.

Përveç problematikave të interpretimeve të aktorëve, ka pasur ankesa edhe për efektet speciale dhe realizimin vizual të filmit.

Filmi është konsideruar nga shumë si i pamjaftueshëm dhe jo i denjë për një projekt kaq të madh, duke ofruar pamje të cunguara dhe një ndjesi të përgjithshme të papërfunduar që nuk ka arritur të mbajë nivelin e pritshmërive të publikut.

Disa madje ishin të mendimit se Disney nuk ka dashur vetë që të bëjë një realizim të mirë të filmit.

Gazetari Koka plas “B0MBEN”, zbulon emrin e biznesmenit dhe politikanëve në dosjet e hakeruara të SPAK

Gazetari Bledian Koka ka zbuluar emrat e tre personave, dosjet e të cilëve janë hakeruar nga kompjuterat e prokurorëve të SPAK.

Gazetari tha se dosjet ishin për deputetin socialist Damian Gjiknuri, pronarin e “Spitalit Amerikan”, Klodian Allajbeu dhe të Ornela Imeraj, një njeri i besuar i biznesmenit Allajbeu.

Koka tha për EuroNews Albania, se SPAK urdhëroi menjëherë mediat që këto dosje të mos publikoheshin, por lejoi sipas tij, publikimin e përgjimeve nga burgu të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas tij, me këtë veprim, SPAK konfirmoi akuzat e Sali Berishës se është mashë e qeverisë kundër opozitës. Madje, gazetari Koka shtoi se SPAK është edhe armë e klaneve brenda PS në luftën kundër njëri-tjetrit.

Si ta kuptoni kur dikush ka pësuar një goditje në tru, ky veprim i vetëm do i shpëtojë jetën

Shumë sëmundje shfaqin shenja paralajmëruese, ashtu si shumë të tjera na gjejnë të papërgatitur dhe mund të rezultojnë fatale nëse askush nuk na jep ndihmën e parë.

Një nga këto probleme është dhe ishemia cerebrale, apo goditja në try që mund të ndodhë pa dhënë asnjë shenjë. Shkaku kryesor i goditjes në tru është mungesa e furnizimit me gjak në këtë pjesë të trupit.

Si rezultat, qelizat e trurit nuk marrin oksigjen dhe fillojnë të vdesin dhe aftësitë që kontrollohen nga pjesa e prekur e trurit, humbasin.
Çdo vit, ka pothuajse 800,000 njerëz që pësojnë goditje në tru dhe kjo e fundit është shkaku i pestë i vdekjeve. Më poshtë Living do të rendisë disa shenja që mund t’i ndodhin një personi që ka pësuar një goditje në tru. .

1.Humbet ekuilibrin dhe nuk bën as lëvizjet më të thjeshta si prekja e hundës apo ngritja e dorës.

2.Humbet shikimin nga një sy ose ankohet se sheh turbullt.

3. Shformimi i fytyrës është një tjetër shenjë. Mungesa e simetrisë do të thotë që truri i atij personit është prekur.

4.Aftësia për të folur.
Nëse dikush ka vështirësi në të folur kjo mund të vijë si pasojë e mosfurnizimit me oksigjen apo me gjak.

Në momentin që dikush pëson një goditje në tru ju mund t’i shpëtoni jetën duke bërë këtë veprim të vetëm. Ajo që do ju duhet është vetëm një gjilpërë e sterilizuar.
Sipas mjekësisë së vjetër popullore kineze, shpimi i të dhjetë gishtave në pjesën e mollëzave stimulon qarkullimin e gjakut duke furnizuar trurin me gjak.

Sigurohuni që të gjitha gishtat të rrjedhin gjak, në mënyrë që viktima të ndihet më mirë. Shpesh, ju duhet të prisni disa minuta para se të shihni rezultatet nga kjo metodë e akupunkturës.

Pas këtij veprimi, nëse shihni që situata po rëndohet duhet t’i masazhoni veshët derisa të skuqen dhe t’i shponi në pjesën e butë me po të njëjtën gjilpërë.

Shënim: Ky trajtim nuk duhet të
zëvendësojë ndihmën mjekësore nga profesionistët e shëndetësisë. Ju duhet ta përdorni këtë teknikë vetëm si një ndihmë e shpejtë emergjente.
 /living.al

Big Brother Vip do shtyhet sërish? Gjesti merr vendimin që askush nuk e priste

Gjatë një interviste mes banorëve të Big Brother VIP Albania, Gjesti ndau mendimet e tij për përfundimin e eksperiencës në shtëpi.

Ai pranoi se ndjente emocione të përziera, mes dëshirës për t’u rikthyer në jetën e tij të përditshme dhe nostalgjisë për kohën e kaluar në shtëpi.

“Jam duke u mërzitur që po mbaron. Nga njëra anë dua të shkoj në shtëpi, por nga ana tjetër…”, tha ai, duke lënë të kuptohet se kjo eksperiencë kishte lënë gjurmë tek ai.

Gerta, një nga banoret e pranishme në intervistë, e pyeti nëse do të mund ta përballonte një qëndrim më të gjatë në shtëpi. Gjesti u përgjigj pa hezitim: “Po, more. Jemi mësuar bashkë, kemi jetuar bashkë edhe pa e njohur njëri-tjetrin.”

Kjo deklaratë tregoi se, për të, Big Brother VIP kishte qenë më shumë sesa një lojë – ishte një eksperiencë transformuese.

“Berisha nuk vjen dot në pushtet”, Ngjela për zgjedhjet e 11 majit: PS nuk ka konkurrencë…

Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar në “Breaking” më Top News, ku foli për zgjedhjet e 11 majit dhe për partitë politike në vend.

Në lidhje me parlamentaret, ai u shpreh se’ kryeministri Edi Rama duket i sigurt për fitoren dhe se nuk e çan kokën’. Ndërsa për kryetarin e PD, Sali Berisha, tha se ‘është non grata në Amerikë’, teksa shtoi se kryedemokrati ‘nuk vjen dot në pushtet, por qëndron në PD për interesin e tij.’

“Rama duket i sigurt, nuk e çan kokën. Ato sondazhet që kanë bërë të huajt e nxjerrin 10-15 pikë para. Ky tjetri lodhet kot, lodhet kot. Është non grata në Amerikë. Mënoni ju se mund të jetë kryeministri i Shqipërisë një person që është non grata në Amerikë? Saliu nuk është vetëm në Amerikë i papranueshëm, por në të gjithë perëndimin. Pse qëndron? Qëndron për interesin e tij. Vjen dot në pushtet jo? Jo, por dëmton shumë PD. PD po të kishte një lider tjetër të ri, merrte pushtetin. Është mbrapa, i keni parë sondazhet? Ai është i pa konceptueshëm, që mund të vijë në pushtet. Mbron interesat e tij materiale, asgjë tjetër. Kaq. Pse? Sepse është i akuzuar për korrupsion.

“Injoranca nuk është argument”. Saliu është non grata në Amerikë zonjë dhe atë e ka në dorë Kongresi. Kur t’ia heqin, ta shikojmë. S’mund të flas unë me frazat e Saliut ‘Trump është i yni’. E ka të vështirë të ardhmen politike Saliu.

Midis dy partive, njëra ka kryetar antiamerikan, PD. Ky, Rama, dihet që PS është me perëndimin. Ata e kanë të sigurt. Kur pushteti është i sigurt, nuk fiton dot PD. Ka kryetarin non grata, nëse del kryeministër Shqipëria shkon non grata.

Shqipëria është vend shumë i afërt si aleancë me SHBA. Drejtësinë shqiptare do e mbajnë ende atë në survejim dhe ne ata i kemi domosdoshmëri. Ky shtet ka qenë tepër i korruptuar dhe nëse shpëtojmë, shpëtojmë nga ekspertiza amerikane.

Ne duhet të shpëtojmë nga korrupsioni, ka qenë shumë i madh dhe ka dëmtuar zhvillimin e vendit. Eliminimi i tyre do të krijojë frymë të re. E para është zhvillimi, sepse qeveritë nuk do të drejtohen nga Beogradi, siç janë drejtuar këtu nga ato që tani i ke non grata. Do ketë konkurrencë të plotë të brendshme. Do dënohet Saliu dhe do ikë nga PD, dhe më pas do kemi konkurrencë PS-PD. Se tani PS nuk ka konkurrencë.

Rama do përsërisë pushtetin, sepse i ka votat dhe sondazhet i dalin para.”, tha ai.

Ng ordhin rreth 500 mijë pula, gripi i shpendëve “shuan” pularitë e “Rea’s” dhe “AIBA-s”

Vazhdojnë ende aktive vatrat e gripit të shpendëve, e njohur si sëmundja e Influencës Aviare, tipi H5N1, të konstatuara nga shërbimi veterinar në Qarkun e Durrësit.

Më konkretisht bëhet fjalë për dy vatra në pularitë e kompanisë “Rea’s” sh.p.k., si dhe tek kompania “AIBA” në pronësi të Armand Dukës.

Ministria e Bujqësisë përmes një komunikate për mediat bën me dije se deri më tani në pularitë e këtyre dy kompanive janë konstatura të ngordhur 497 986 pula.

Autoritetet thonë se pulat e ngordhura janë asgjesuar përmes procesit të djegies, por pa dhënë më tepër detaje mbi vendin.

Situata me gripin e shpendëve është reflektuar menjëherë në treg, pasi është shtrenjtuar çmimi i vezëve, ku një vezë ka shkuar deri në 35 lekë.

Vatra e parë me gripin e shpendëve u njoftua nga Ministria e Bujqësisë më 3 mars tek ferma Rea’s në Rrashbull të Durrësit, dhe më 13 mars u infektua edhe ferma e AIBA-s në pronësi të Xhafzotaj.

Siguria ushqimore në alarm
Siguria ushqimore në vendin tonë është në pikën alarmante.

Megjithëse ka detyrë për të mbrojtur konsumatorin, AKU është kthyer në një “shoqatë taksidarësh” të cilët mbyllin sytë sa herë që mbushin “xhepat” me para korrupsioni nga kompanitë që janë kapur në shkelje.

Jo vetëm mishi i pulës me bakterin e rrezikshëm të salmonelës, por tashmë edhe vezët janë kthyer në një “makth” për qytetarët të cilët janë lënë në “mëshirë të fatit” pasi asnjë institucion nuk funksionon në interes të konsumatorit.

Të braktisur nga të gjithë, tashmë shqiptarët duhet të mbrojnë veten e tyre duke qëndruar vigjilent pasi këto vezë të infektuara të këtyre subjekteve (Rea’s dhe AIBA) mund të kenë futur në treg duke rrezikuar shëndetin publik. /Boldnews.al

Kërkohet dorëheqja e kreut të KMSH-së, pasi ftoi kryerabinin izraelit në iftar

Një grup besimtarësh myslimanë në Shqipëri kanë nisur një peticion ku kërkojnë dorëheqjen e kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu.

Shkak për këtë është bërë prania e kryerabinit të Shqipërisë, Yoel Kaplan në iftarin e natës së Bajramit. Ata e akuzojnë Kaplan si “përkrahës të gjenocidit ndaj palestinezëve” në Gaza.

Peticioni është nisur nga një faqe e njohur e besimtarëve myslimanë në Facebook, Mexhlis, si dhe është sponsorizuar po prej tyre.

Deri tani, rreth 1,400 persona e kanë firmosur këtë peticion.

DETAJE/ 15 vjeçari nga Vlora hakeroi e-mail-et e institucioneve dhe dy faqe zyrtare, synonte SHISH dhe Kuvendin!

Detaje nga hetimet për 15-vjeçarin nga Vlora, i cili hakëroi disa e-mail të institucioneve shtetërore.

I mituri, me aftësi të veçanta, ishte i dhënë pas teknologjisë.

Në shënjestër të tij ishin faqja e parlamentit, e shërbimit informativ shtetëror, por dhe në sajte të tjera të cilat tentonte t’i merrte e-mail dhe t’i bllokonte.

Kishte arritur të merrte dy faqe, por vetëm duke i bllokuar. Nga hetimet paraprake rezulton se i mituri nuk punonte për ndonjë grup kriminal, por këtë e bënte pasi ishte i apasionur pas teknologjisë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni “The Accountant”, goditet një rast i ndërhyrjes së paautorizuar në sistemet kompjuterike të disa institucioneve shtetërore.

Identifikohet, pas një hetimi 1-mujor me metoda speciale, dhe vihet në hetim një i mitur si autor i dyshuar.

Sektori i Hetimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Hetimit të Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, Dega Vlorë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “The Accountant”.

Ky operacion u zhvillua pas një hetimi intensiv njëmujor, të ndjekur me metoda speciale hetimi, në kuadër të goditjes së krimeve kibernetike.

Si rezultat i hetimeve, u dokumentua veprimtaria e kundërligjshme e një shtetasi të mitur 15 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se gjatë muajit mars 2025 ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore (email-e dhe faqe zyrtare), duke shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të tyre për periudha të caktuara kohore.

Nga hetimet e deritanishme nuk ka rezultuar vjedhje të të dhënave apo dokumenteve konfidenciale nga këto sisteme.

Gjatë operacionit u sekuestruan disa pajisje, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të thelluara teknike, konkretisht: 5 kompjuterë laptop, 6 aparate celularë dhe 1 dron.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie.

KQZ i kthen formularin e dekriminalizimit Ilir Metës, zbulohet arsyeja!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer në burg Ilir Metës formularin e dekriminalizimit.

Kreu i PL-së, i cili ndodhet në qeli prej tetorit të vitit të kaluar, nuk ka deklaruar një ndalim në 1992 për kryengritje, si edhe procesin gjyqësor në Gjykatën e Lartë për audiopërgjimin e Dritan Priftit.

Ilir Meta kandidon për deputet në listën e hapur të Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në qarkun e Tiranës.

Presidenti i PL-së ndodhet në burg prej datës 21 tetor 2024, pasi u arrestua te zona e Casa Italia-s, në Tiranë.

Meta akuzohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim parash” e “fshehje pasurie”, lidhur me dosjet e bashkuara CEZ-DIA, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.

Për të, GJKKO dhe ajo e Apelit kanë lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”, duke bërë që Meta të mbahet i izoluar në paraburgimin “Jordan Misja” në kryeqytet apo siç njihet ndryshe 313-ta.

“19 zyrtarë të lartë …”, ish-Prokurori plas deklaratën: Ja si u hakerua SPAK

Hakerimi në email-et e prokurorëve të SPAK ishte një nga temat e diskutimit ditën e sotme në një emision televiziv në Shqipëri.

I ftuar në studio ishte ish-prokurori Ervin Karanxha, i cili ka folur në lidhje me lajmin e hakerimit e email-ve të Prokurorisë së Posaçme.

Karanxha: Hakerat kanë punën e tyre jo vetëm në SPAK, por edhe në institucione të tjera, dhe midis të tjerave kanë hakeruar edhe SPAK-un. Gjithmonë duhet parë që institucionet të marrin masat mbrojtëse, jo vetëm SPAK, por edhe institucione të tjera. Edhe në Amerikë dhe vende të tjera që kanë materiale të rëndësisë së veçantë, nuk është ndonjë gjë e re.Hakerimi ndodh, është diçka që mos të ndodhë e jashtëzakonshme. Shyqyr, në rastin konkret është kapur në kohë dhe është në ndjekje e sipër, por nuk ka patur rrjedhje të informacionit.

Nga ana tjetër, Karanxha ka komentuar dhe vonesën që ka ndodhur me disa dosje të vjetra, të cilat nuk kanë marrë ende gjykim. Sipas tij, për 21 Janarin, Gjykata e Lartë është shprehur se duhet të kalojnë në hetim dhe ata që e kanë hetuar.

Karanxha: Mendoj që dosjet e vjetra duhet të ndahen në dy kategori: dosje të rëndësishme dhe dosje që kanë prioritet dhe ndjeshmëri për publikun. Edhe 21 Janari, por edhe 21 Janari është dosje e vjetër. Në 21 Janar 2012 ka ardhur afërsisht, dhe sipas Gjykatës së Lartë në citimin 2023, kjo dosje duhet të mbaronte. Edhe te dosja e 21 Janarit ka veprime që duhet të bëhen. Edhe Gjykata e Lartë ka thënë në atë kohë që duhet të hetohen edhe ata që janë marrë me çështjen e akuzës.