Gruaja e dj. eg burrin me ujë të nxehtë pasi e rr. ahu bashkë me djalin e tyre

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur të martën në fshatin Drejë të Istogut, ku dy persona, babë e bir, kanë sulmuar fizikisht bashkëshorten/nënën dhe vajzën/motrën e tyre. Sherri dyshohet se plasi pas një konflikti verbal dhe eskaloi në orët e mbrëmjes.

Rasti u denoncua nga gruaja, e cila e raportoi burrin dhe djalin e tyre dhe kërkoi ndihmën e Policisë.

Siç merr vesh Sinjali, dy të dyshuarit fillimisht e kanë rrahur gruan/nënën, duke e goditur me grushte dhe për pasojë i kanë shkaktuar lëndime trupore. E më pas, vajza ka ndërhyrë për t’i ndalur, por e pësoi edhe ajo.

Bazuar në informacionet e para, në vetëmbrojtje, gruaja e ka marrë një ibrik me ujë të nxehtë dhe ia ka hedhur burrit të saj, duke i shkaktuar djegie trupore.

Posa Policia intervenoi, personat e lënduar fillimisht morën trajtim mjekësor në Emergjencë, e më pas u intervistuan nga hetuesit policorë.

Me rastin e kontrollit policor, është gjetur një armë ilegale gjuetie, që i përkiste burrit të dyshuar dhe që është konfiskuar.

Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti, ndërsa burri i dyshuar është ndaluar për 48 orë, kurse djali i tij është liruar.

‘Sh okohet’ moderatorja, ja çfarë i thotë telefonuesja: Burri im ka … (Video)

Kontrolli i celularit të partnerit është tema e ditës në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan e cila përfshiu edhe telefonueset. Njëra prej tyre u shpreh se nuk duhet kontrolluar celulari i partnerit dhe as ajo vetë nuk e ka kryer ndonjëherë si veprim. Më pas telefonuesja shtoi se asaj i mjafton që partneri t’i “plotësojë dëshirat”.

Telefonuesja: Për mua ka rëndësi të më vijë në rregull në shtëpi, të jetë në rregull me mua, të më plotësojë dëshirat e mia dhe le të flasë me kë të dojë në telefon.

Katerina Trungu: Si moj të flasë me kë të dojë në telefon?!

Telefonuesja: Unë këtë kam zgjidhje.

Rei Bezhani: Po në qoftë se plotësohen dy dëshira në telefon?

Telefonuesja: Nuk të dëgjoj.

Katerina Trungu: Po thonim, ai vërtet t’i plotëson dëshirat, por pse duhet të flasë me të tjerë në telefon?

Telefonuesja: Po dhe ai ka shoqe.

Mardjola Baco: Edhe xhindi i dëshirave, Aladini e çliroi më në fund, ia plotësoi 3 dëshirat kryesore dhe e çliroi, tani edhe ta marrësh këtë burrin e shkretë, ta shfrytëzosh deri në infinit, më plotëso këtë dëshirë, dhe këtë dëshirë, dhe këtë dëshirë, ai prapë nuk është i lirë.

Rei Bezhani: Pas të tretës pastaj dëshira fillon ndryshon.

Mardjola Baco: Ai mund të kthehet prapë, mund të bëjë dëshirën e tij dhe të kthehet prapë aty ku nuk ka dëshirë. Njeriu jeton në burgun më të madh në atë lloj forme.

Telefonuesja: Ai m’i plotëson dëshirat mua.

Mardjola Baco: Po ju atij?

Telefonuesja: Ai më bën pazarin, ai ka shoqe në zyrë.

Mardjola Baco: Jo, shoqja është tjetër gjë, koleget janë tjetër gjë.

Katerina Trungu: Mirë shoqe e thamë pra, shoqe, kolege është shumë normale, unë them mos ka ndonjë bisedë, po themi…

Telefonuesja: Epo punë e madhe le të bëjë ç’të dojë!

Katerina Trungu: O ç’më kënaqe! Ti e paske bërë si llampa e Aladinit burrin!

Telefonuesja: Të bëjë ç’të dojë moj!

Katerina Trungu: Mirë, të uroj të keni shëndet dhe të jeni të lumtur në mënyrën tuaj.

Telefonuesja: Të të them dhe një fjalë të fundit?

Katerina Trungu: Po.

Telefonuesja: Unë e kam në dyshek, ajo e ka në hendek./Portali Shqiptari/

Loredana publikon momentet e veçanta të bashkëshortit me vajzën e saj dhe të Mozzik! Karim Adeyemi shfaqet me Hanën

Reperja shqiptare, Loredana, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të ëmbël familjar të partnerit dhe vajzës së saj.

Ajo ka publikuar një foto ku ka kapur një çast të veçantë mes bashkëshortit të saj, futbollistit të njohur Karim Adeyemi, dhe vajzës së saj, Hanës, e cila erdhi në jetë nga romanca e saj me reperin Mozzik.

Loredana gjithmonë është treguar e kujdesshme për të ruajtur harmoni mes partnerit dhe vajzës së saj, për të siguruar që ata të kenë një raport të ngushtë.

U konvertua në fenë islame? Sara Gjordeni sqaron ndjekësit, për martesën në xhami

Sara Gjordeni dhe Bardhi u martuan në xhami gjatë muajit të Ramazanit, duke respektuar traditat islame, besimit të të cilit i përket Bardhi. Sara, e cila është besimtare e krishterë-ortodokse, theksoi se toleranca e besimeve është ajo që e bën të veçantë lidhjen e tyre. Ajo shpjegoi se, megjithë kritikave për faktin se kishin fëmijë, ata ndoqën ritet sipas këshillës së hoxhës dhe nuk u shqetësuan nga opinionet e jashtme.

“Nuk ka rëndësi fare besimi i tjetrit, kur vjen puna tek rutina jonë tek dëshirat tona. Duket se e kemi respektin të instaluar tek njëri-tjetri, sa i përket besimit, nuk është se unë dhe Bardhi i kemi vendosur njëri-tjetrit rregulla që ‘shiko ti do të bësh këtë’ sepse besimi im nuk e toleron. Martesa në xhami sigurisht që ishte e çuditshme, unë nuk kam qenë asnjëherë në praninë e një hoxhe apo një xhamie, sigurisht kam kaluar koxha kohë me njerëz të besimit myslimanë, pasi nëna ime e ka komplet familjen që i përket këtij besimi, sigurisht kam parë Bardhin të falej apo të lexonte Kuran. E gjithë eksperienca ime ishte paqësore dhe më dha një ndjesi shumë të mirë”, pohon Sara.

Sara theksoi gjithashtu se martesa në xhami ishte një eksperiencë pozitive për të, pavarësisht se nuk kishte qenë ndonjëherë në një xhami më parë, dhe se e ka respektin për besimin mysliman. Ajo po ashtu sqaroi se nuk është konvertuar në fenë islame, pas aludimeve që u bënë pas fotografive të martesës. Më tej informon ndjekësit e saj që së shpejti nuk do të mungojë në programet televizive.

SHBA ia ndalon personelit amerikan të ketë marrëdhënie “romantike” me shtetas kinezë

Qeveria e SHBA-së ka ndaluar personelin e qeverisë amerikane në Kinë, si dhe anëtarët e familjes së tyre dhe kontraktorët me leje sigurie, nga çdo marrëdhënie romantike ose seksuale me qytetarët kinezë, raporton Associated Press.

Katër persona me njohuri të drejtpërdrejta për këtë çështje i thanë AP-së për politikën, e cila u vu në fuqi nga ambasadori i SHBA-së, Nicholas Burns, në janar pak para se të largohej nga Kina.

Megjithëse disa agjenci amerikane tashmë kishin rregulla strikte për marrëdhënie të tilla, një politikë e përgjithshme “mos-vëllazërimi”, siç dihet, ka qenë e padëgjuar publikisht që nga Lufta e Ftohtë. Nuk është e pazakontë që diplomatët amerikanë në vende të tjera të takohen me vendasit dhe madje të martohen me ta.

Një version më i kufizuar i politikës u miratua verën e kaluar që ndalonte personelin amerikan nga “marrëdhëniet romantike dhe seksuale” me qytetarët kinezë që punonin si roje dhe staf tjetër mbështetës në Ambasadën e SHBA dhe pesë konsullata në Kinë. Por Burns, ambasadori në largim, e zgjeroi atë në një ndalim të plotë të marrëdhënieve të tilla me çdo shtetas kinez në Kinë në janar, disa ditë përpara se Presidenti Donald Trump të merrte detyrën. AP nuk ishte në gjendje të përcaktonte saktësisht se si politika e përcaktoi frazën “marrëdhënie romantike ose seksuale”.

Dy nga njerëzit me njohuri për ndalimin i thanë AP se politika e re u diskutua fillimisht verën e kaluar pasi anëtarët e Kongresit kontaktuan Burns për të shprehur shqetësimin se kufizimet në marrëdhënie të tilla nuk ishin mjaft të rrepta.

Politika e re mbulon misionet e SHBA-së në Kinën kontinentale, duke përfshirë ambasadën në Pekin dhe konsullatat në Guangzhou, Shanghai, Shenyang dhe Wuhan, si dhe konsullatën amerikane në territorin gjysmë autonom të Hong Kongut. Ai nuk zbatohet për personelin amerikan të vendosur jashtë Kinës.

Përjashtimi i vetëm nga politika është personeli amerikan me marrëdhënie para-ekzistuese me qytetarët kinezë, ata mund të aplikojnë për përjashtime. Nëse përjashtimi refuzohet, ata duhet t’i japin fund marrëdhënies ose të largohen nga pozicioni i tyre, thanë burimet. Kushdo që shkel politikën do të urdhërohet të largohet menjëherë nga Kina.

Politika iu komunikua gojarisht dhe elektronikisht personelit amerikan në Kinë në janar, por nuk është shpallur publikisht.

Departamenti i Shtetit tha se nuk komenton mbi çështjet e brendshme.

Shërbimet e inteligjencës në të gjithë botën kanë përdorur prej kohësh burra dhe gra tërheqëse për të marrë informacione të ndjeshme, kryesisht gjatë Luftës së Ftohtë. Departamenti i Shtetit dhe agjencitë e tjera me zyra në Kinë kanë prej kohësh kërkesa të rrepta raportimi për marrëdhëniet personale për personelin amerikan të stacionuar atje, si dhe rivalët e konsideruar si kërcënime të inteligjencës së lartë si Rusia apo Kuba.

U qëIIuan brenda 90 minutash, misteret e 4 υrasjeve në Shkodër! Kush urdhëroi për t’i ek. zekutuar, dëshmitë mbi ngjarjen e 2 prillit 1991

Në protestat kundër regjimit diktatorial të komunistëve enveristë, më 2 prill të vitit 1991, u vranë katër të rinj studentë në qendër të Shkodrës.

Shpallja e protestave në të gjithë Shqipërinë, arriti pikën kulmore në kryeqendrën e Veriut, nga ku u demonstrua hapur qëndresa e studentëve dhe popullsisë vendase, për të rrëzuar regjimin. Vrasja e të rinjve, futi në zi jo vetëm Shkodrën, por të gjithë Shqipërinë, pasi u morën katër jetë të pafajshme, katër jetë rinore, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, të cilët u bënë martirë të demokracisë për të çuar në vend nderin e kombit.

Kjo ngjarje ndodhi në një moment kritik për vendin, pas zgjedhjeve të para pluraliste të 31 marsit 1991, kur tensionet mes regjimit komunist dhe forcave opozitare ishin në kulm. Protesta në Shkodër simbolizoi rezistencën ndaj dhunës dhe kërkesën e palëkundur për një Shqipëri të lirë dhe demokratike. Masakra e 2 Prillit mbetet një plagë e hapur, por edhe një dëshmi e guximit të popullit shqiptar për të rrëzuar diktaturën.

NGJARJA

Mëngjesi i 2 prillit 1991 në Shkodër është një nga më të dhimbshmit. U vranë katër djem dhe u plagosën rreth 58 të tjerë në atë shesh që sot mban emrin “2 Prilli”. Pas një shtypjeje 46-vjeçare, ndoshta më të egër sesa në çdo qytet tjetër, Shkodra ishte kundërpërgjigjur në zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991 duke i dhënë fitoren PD, por rezultati i përgjithshëm i zgjedhjeve, la në pushtet PPSH. Të revoltuar për mungesën e një ndryshimi që pengohej me të gjitha format të vinte, edhe pse as dy muaj më parë në qendër të Tiranës ishte rrëzuar statuja e Enver Hoxhës, shkodranët, pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, dolën për të protestuar si rrallë ndonjëherë. U grumbulluan para godinës së Komitetit të Partisë të rrethit. Disa prej tyre hynë në ndërtesën që kishte sunduar qytetin për vite me radhë, duke grisur, hedhur djegur dhe shkelur shkresat që gjenin. Me dy gishtat lart, thërrisnin kundër pushtetit. Donin të merrnin në dorë situatën që mbahej prej dhjetëvjeçarësh e shtrënguar nga Partia e Punës, por partia ishte ende e fuqishme. Vetëm 15 minuta pas nisjes së protestës, në orën 8.15 u raportua vdekja e protestuesit të parë, Bujar Bishanaku.

Ndërkohë në orën 08:45, u vranë Nazmi Kryeziu dhe Arben Broci, një figurë e njohur e lëvizjes studentore. Rreth orës 10:00, u qëllua për vdekje edhe Besnik Ceka. Janë katër vrasje, që edhe pse sollën burgosjen e disa krerëve të Partisë së Punës, Degës dhe Policisë së Shkodrës, nuk u zbardhën kurrë. Të pesë të burgosurit, Xhemal Dymylja, ish-sekretari i Parë i Partisë së Punës në Shkodër, Çapajev Taçi, ish-kryetari i Degës së Brendshme në Shkodër, Hajredin Shyti, ish-zv/ministër i Brendshëm, Dilaver Papare, ish-shefi i policisë në Shkodër dhe Gjek Çelaj, ish zv/shefi i policisë së Shkodrës u liruan me amnistinë e vitit 1997, duke ua rënduar brengën familjarëve të viktimave. Në atë kohë, ministër i Brendshëm ishte Gramoz Ruçi, i cili, gjithashtu, u hetua për këtë çështje, por doli i pafajshëm, edhe pse në një urdhër të firmosur prej tij, urdhëroi vendosjen e snajperëve në tarracën e Komitetit të Partisë së Shkodrës dhe ishin këta snajperistë që u bënë përgjegjës për katër vrasjet. Por vetë Gramoz Ruçi ka pasur versionin e tij për këtë ngjarje duke deklaruar që gjatë atyre orëve ai ishte në një mbledhje me autoritetet e larta të shtetit. “Para se të futesha në mbledhje, pyeta në telefon zëvendësministrin, i cili më tha se sapo më njoftuan që në Shkodër ka një të vrarë, por nuk kam informacion për rrethanat e vrasjes. Duke raportuar në mbledhjen e presidencës, më informojnë nga ministria se në Shkodër janë vrarë edhe dy qytetarë të tjerë, është djegur Komiteti i Partisë së Punës, si dhe janë plagosur disa të tjerë, numri i të cilëve nuk dihet”.

Ruçi, në raportimin e tij, ka tentuar madje ta largojë përgjegjësinë nga forcat shqiptare të punëve të brendshme, duke i konsideruar vrasjet një vepër e shërbimeve të huaja sekrete.

“Ndërsa hetuesia jonë nuk futet dot as pas 2 ditësh në Shkodër për të kryer detyrën, telekronisti i Malit të Zi, siç del nga kronika e filmuar që dha televizioni i tij, u ndodh në vend dhe i përgatitur për të filmuar ngjarjen. Ose një moment tjetër: kush përfitonte nga transmetimi nëpërmjet Radio-Shkodrës i lajmit që Tirana ra etj., etj.? Atëherë lind pyetja: kush janë këto forca brenda apo jashtë kufijve të Shqipërisë të interesuara për këtë tragjedi?” – shprehej Ruçi.

E ka përfunduar deklaratën e tij me pyetje dhe çështja e katër vrasjeve mbetet ende pa një përgjigje të qartë. Ka dyshime për armët e përdorura ndaj viktimave, ka dyshime për interesat e fshehta që përvidheshin në atë grup të madh njerëzish që protestonin me sinqeritet dhe haptas kundër regjimit. Po si e raportoi ish-ministri i Brendshëm atë ngjarje në Kuvendin e Shqipërisë? Të nesërmen, më datën 3 prill 1991, Ruçi raportonte se “më 1 prill 1991, vetëm një ditë pas zgjedhjeve dukej se shumë banorë të Shkodrës dhe të Lezhës të dëshpëruar nga rezultati humbës i PD, panë si zgjidhje largimin nga vendi”.

“Në orën 15:00 me trenin e Shkodrës, erdhën turma të mëdha njerëzish, të cilat u nisën për në Shëngjin nga rrugë e drejtime të ndryshme. Në orën 17:00 në Shëngjin u grumbulluan rreth 4 mijë veta, rreth 700 prej të cilëve, duke vënë fëmijët përpara, u drejtuan nga baza ushtarake, për të rrëmbyer anijet luftarake”. Situata ishte tepër e ndezur. Pasi kthehen nga forcat e rendit, të dërguara edhe nga Fushë Kruja, në Lezhë ka përplasje”- shprehej ai. Duke iu referuar dhunës në protestë dhe 4 të vrarëve, Ruçi ngre një alibi. Ai është shprehur se në kohën kur ndodhi ngjarja, ai ishte qenë në një mbledhje me autoritete të larta të shtetit. Në mesin e autoriteteve të kohës, ka pasur gjithmonë një hipotezë se vrasjet mund të jenë kryer nga shërbimet e huaja sekrete. Pavarësisht mungesës së fakteve bindëse, ishministri Ruçi e renditi në raportimin e tij edhe këtë hipotezë. “Ndërsa hetuesia jonë nuk futet dot as pas 2 ditësh në Shkodër për të kryer detyrën, telekronisti i Malit të Zi, siç del nga kronika e filmuar që dha televizioni i tij, u ndodh në vend dhe i përgatitur për të filmuar ngjarjen. Ose një moment tjetër: kush përfitonte nga transmetimi nëpërmjet Radio-Shkodrës i lajmit që Tirana ra etj., etj.? Atëherë lind pyetja: kush janë këto forca brenda apo jashtë kufijve të Shqipërisë të interesuara për këtë tragjedi?” – shprehej Ruçi.

Këtyre pyetjeve, ai u shton edhe disa të tjera: “Ç’lloj arme ka shkaktuar vdekjen e Arben Brocit, që më tepër del se është goditur nga anash, sesa nga prapa apo nga shpina, plaga e të cilit nga përmasat nuk justifikon armët që disponojmë? Ç’mjet apo armë i ka shkaktuar tri plagë në shpinën e një viktime tjetër, dy prej të cilave janë sipërfaqësore, ndërsa e treta, megjithëse vdekjeprurëse, nuk ka as daljen dhe as mbetje plumbi apo materiali tjetër në trup, sipas rezultatit të autopsisë? Plumbi i gjetur në trupin e viktimës së tretë, i kujt pistolete është?”– shprehet Ruçi përmes këtyre pyetjeve që nuk morën kurrë përgjigje.

Këtyre pyetjeve u shtohen edhe pretendimet se në protestën e asaj dite, një ndër parullat kryesore ishte ajo me një theks separatist “Shkodra Republikë”. Ndërkohë pretendohet, se disa njerëz shkuan tek “Radio Shkodra” për të përhapur lajmin se “Shkodra doli Republikë më vete”.

/Gazeta Panorama

E turpshme/ Serbia nuk pyet për UEFA-n, heq flamurin e Kosovës nga Kongresi. Federata: U kërkojmë falje të gjithë serbëve

Flamuri i Kosovës u ngrit dje në Beograd në hyrje të sallës që sot po mbahet Kongresi i 49-të i UEFA-s.

Ndërsa sot Federata e Futbollit e Serbisë ka hequr flamurin e Kosovës. Por jo vetëm kaq edhe në sallën ku po mbahet ky Kongres të gjitha vendet anëtare përfaqësohen me flamujt e tyre, vetëm ajo e Kosovës jo, e cila shihet vetëm me logon e Feratës së Futbollit të Kosovës. (VIDEO)

Ndërkohë ka reaguar Federata Serbe edhe nëpërmjet një komunikate, ku ka kërkuar edhe falje gjithë serbëve.

“Kongresi i 49-të i UEFA-s po zhvillohet sot në Beograd, një nga ngjarjet më të mëdha që është mbajtur ndonjëherë në vendin tonë. Kongresi organizohet nga UEFA, ndërsa Federata e Futbollit e Serbisë mirëpret figurat më të rëndësishme të futbollit në Evropë dhe botë. Organizimi i jashtëzakonshëm u zbeh nga një neglizhencë e organizatorëve, të cilën një pjesëmarrës në Kongres u përpoq ta shfrytëzonte për interesa jo-futbollistike. Reaguam së bashku, shpejt dhe me vendosmëri, dhe me përgjegjësi të plotë informojmë publikun se nuk ka asnjë flamur apo simbol të Kosovës në Kongresin e UEFA-s sot në Beograd. Kërkojmë ndjesë për çdo qytetar tonin dhe çdo anëtar të popullit tonë, veçanërisht për bashkëkombësit tanë në Kosovë, të cilët u ndjenë të shqetësuar dhe të lënduar nga kjo mungesë vëmendjeje e organizatorit, e cila u korrigjua menjëherë pas reagimit tonë”, thuhet në komunikatën e Federatës serbe të futbollit.

Nuk e besoi kurrë υd. ekjen e të birit, e ëma e 42-vjeçarit që u υra vjet në Tiranë i jep fυnd jetës, piu heΙmin nga dhimbja për djalin

Rreth 9 muaj nga vdekja e djalit të saj, Rigelsi Kasos, 66-vjeçarja nuk ka mundur të përballojë dhimbjen që po i shkatërronte shpirtin dhe ka vendosur që t’i japë fund jetës.

Teuta Kaso, ka ndërruar jetë dy ditë më parë. Sipas njoftimit të Policisë, ajo ka vendosur që të ndërmarrë aktin ekstrem, duke u vetëhelmuar.

66-vjeçarja është nëna e Rigelsi Kasos, 42-vjeçarit i cili ndërroi jetë pasditen e 19 korrikut të vitit të kaluar. 42-vjeçari u dhunua brutalisht në Tiranë më 15 korrik nga Bajram Gjeleshi. Ky i fundit dhunoi Kason për shkak se kishte kuptuar që ai i ngacmonte bashkëjetuesen në rrjetet sociale.

Pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, 42-vjeçari nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë disa ditë më vonë në spitalin e Traumës.

Që nga ai moment, e ëma nuk e besoi asnjëherë faktin që i biri kishte ndërruar jetë. E shkatërruar nga dhimbja për humbjen e djalit të saj, ajo ndërmori së fundmi aktin ekstrem duke i dhënë fund jetës.

66-vjeçarja nga Bilishti mes lotëve dhe dhimbjes u përcoll ditën e djeshme për në banesën e fundit.

“Të rinjtë po ikin”/ Ambasadori i BE-së përballë Ramës: Shqetësues niveli i korrupsionit dhe cilësia e arsimit

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Silvio Gonzato ka folur ditën e sotme në takimin ‘Dialogu social në vendet e Ballkanit Perëndimor’. Gonzato gjatë fjalës së tij tha se të rinjtë po largohen nga vendi për shkak të pasigurisë për punën, cilësisë së arsimit dhe korrupsionit. Më tej Gonzato theksoi se sipas tij mungon një sistem që bazohet tek merita.

“Dialogu social luan rol në shëndetin e Shqipërisë dhe është pjesë e rëndësishme e politikave sociale dhe të punësimit që janë edhe pjesë e grup kapitullit numer 3 që do të çelet shumë shpejt. Dialogu social nuk është i rëndësishme vetëm për anëtarësim por edhe për kohezionin. Të rinjtë shpesh janë të shqetësuar për të ardhmen dhe kjo sjellë dëshirën për të emigruar sepse kanë pasiguri për punën, kjo mund të vij edhe prej punësimit informal, nuk paguhen ditët kur nuk janë mirë me shëndet.

Shqetësim tjetër është cilësia e arsimit. Por edhe korrupsioni, është pengesë e madhe për të rinjtë që të realizojnë ëndërrat. Mungon një sistem që bazohet tek merita. Na duhet një dialog social dhe domethënës. Shpesh OJQ janë në pozitë më të mirë se zyrtarët për të folur me të rinjtë. BE keni në krah për t’ju ndihmuar për t’ju ndihmuar me punësimin dhe dialogun social, përmes planit të rritjes që adreson çështjet socio-ekonomike në Shqipëri por në Ballkanin perëndimor në tërësi,” tha Gonzato.

EMRI/ Kjo është e ëma e Rigels Kasos, që piu h eΙm 9 muaj pas υr* sjes së të birit!

Janë zbardhur detaje të reja nga gruaja nga Devolli, e cila i dha fund jetës në mënyrë tragjike, duke konsumuar helm.

Mësohet se ajo që prej vdekjes së të birit, ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike, ku nuk mundi dot ta përballonte dot dhimbjen që i shkaktoi, duke pirë helm.

Kujtojmë se Rigels Kaso ndërroi jetë pasditen e 19 korrikut të vitit të kaluar në spitalin e Traumës në Tiranë.

42-vjeçari u dhunua brutalisht më 15 korrik nga Bajram Gjeleshi në rrugën “Sokrat Miho”, në kryeqytet.

Ky i fundit dhunoi Kason për shkak se kishte kuptuar që ai bisedonte me bashkëjetuesen e tij në rrjetet sociale.

Bajram Gjeloshi kishte lexuar bisedat dhe më pas i ka folur Rigels Kasos, nga adresa e partneres së tij, në emër të partneres, ku e ka ftuar për takim pranë pallatit ku jetonte në rrugën në rrugën “Sokrat Miho”.

Rigels Kaso ka shkuar me idenë se do takonte vajzën me të cilën po fliste në rrjetet sociale, por aty është përballur me partnerin e saj, Bajram Gjeleshi, i cili e ka goditur me sende të forta në kokë dhe trup.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës më datën 15 korrik dhe ai u gjet nga kalimtarët në mëngjes të cilët njoftuan ambulancën.

Pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, 42-vjeçari nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë disa ditë më vonë, teksa nuk arriti të jepte dot as versionin e tij të historisë, duke qenë në gjendje kome.

Që nga ai moment, e ëma nuk e besoi asnjëherë faktin që i biri kishte ndërruar jetë. E shkatërruar nga dhimbja për humbjen e djalit të saj, ajo ndërmori së fundmi aktin ekstrem duke i dhënë fund jetës.

66-vjeçarja nga Bilishti ka ndërruar jetë dy ditë më parë, teksa mes lotëve dhe dhimbjes është përcjellë ditën e djeshme për në banesën e fundit.