“SPAK nuk ndalet, do të ketë lëvizje të rëndësishme”, Karamuço: Mbështetja amerikane, sinjal i fortë para zgjedhjeve

Për ekspertin e kriminalistikës Ervin Karamuço, ardhja e OPDAT në Shqipëri ësht një mbështetje ndaj SPAK.

Më tej, eksperti vijoi duke thënë se SHBA nuk do të nuk do të reduktojë fondet që luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar sidomos në Ballkanin Perëndimor.

Sakaq, për Karamuçon pritet të ketë zhvillime të mëdha në sferën politike.

“Janë të njëjtët emra, me të njëjta dije dhe asistencë. Vjen si pasojë e një deklarate sepse politika amerikane ka shumë oshilacione. I cili ka thënë se nuk do të reduktojmë fondet që luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar sidomos në Ballkanin Perëndimor.

Do të jetë një kthim i shpejtë para zgjedhjeve. SPAK-u tregoi një pjëkuri se edhe pa Amerikën kreu goditje në një nivel të paparashikueshëm. Ishte tregues për partnerët tanë që ne mund t’ja dalim dhe vetëm. Këto nuk janë si bonuse për të përfituar asistencë. Të shohësh prezencën e tyre aty ka një reagim. Nuk duhet ta kemi këtë që kur janë amerikanët ndodhin disa gjëra, kur nuk janë nuk ndodhin. Do të ketë zhvillime të mëdha.”

Rikthehet ora verore, ja kur ndryshon ora

Me ardhjen e pranverës vjen edhe ndryshimi i orës, ku akrepat lëvizin me 60 minuta përpara. Në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 30 mars do të kthehet ora e verës.

Ndryshimi do të bëhet në orën 02:00 pas mesnate, kur akrepat do të kapërcejnë në 03:00. Në këmbim të një ore gjumë më pak do të kemi një orë dritë më shumë.

Në këtë mënyrë kthehet ora verore, e cila do të na “dhurojë” me shumë dritë në mbrëmje dhe më shumë orë me diell gjatë ditës. Në pranverë, e gjithë Europa kalon në orën e verës për të optimizuar përdorimin e rrezeve të diellit dhe rrjedhimisht konsumon më pak energji elektrike.

Orari veror do të vazhdojë deri nw fund tw tetorit, kur do të kthehet ora diellore. Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë Evropën, ora e shteteve evropiane ndryshon në të njëjtën kohë. Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981.

U zhvendos me familjen në Greqi në 1997, këngëtari shqiptar: Ndihem grek! Të vetmet kujtime që kam nga atje janë të shtënat me armë zjarri

Këngëtari shqiptar, Christos Santikai, ka kujtuar fëmijërinë e tij, konkretisht periudhën kur u zhvendos nga Shqipëria në Greqi me familjen e tij.

Këngëtari ka rrëfyer për mediat greke se nuk është ndjerë kurrë si i zhvendosur, pasi është rritur në Greqi dhe ndihet grek.

Kujtimet e tij për Shqipërinë janë të pakta, si pushkatimet, për shkak të luftës civile.

Lidhur me vendimin për t’u larguar nga vendi i tyre, Christos Santikai ka shpjeguar se ai është marrë brenda natës, pasi nuk kishte zgjidhje tjetër.

“Kam lindur në vitin 1994 në Shqipëri dhe kam ardhur në Greqi në vitin 1997. Kam ardhur këtu në moshën e djalit tim, vogëlush. Nuk mendoj se jam larguar nga shtëpia sepse nuk e ndjej. Më duket sikur jam grek dhe jam rritur këtu. Të vetmet kujtime që kam janë të shtënat me armë zjarri, sepse ato kanë filluar edhe në qytetin tim”, ka thënë ai.

Tërmet i fortë godet Santorinin, banorët tronditen nga lëkundjet e forta, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit, duke tronditur banorët e zonës.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 27 kilometra në jug-jugperëndim të Arkesinit, Amorgos dhe thellësia fokale e saj është 5.6 kilometra.

Masat mbrojtëse gjatë një tërmeti

Në faqen e internetit të Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile, qytetarët mund të gjejnë udhëzime specifike se çfarë duhet bërë gjatë dhe pas tërmetit. Këtu janë udhëzimet:

Kur ndodh një tërmet:

-Nëse jeni brenda shtëpisë

Ruani qetësinë. Mbulohu nën një mobilje të fortë, gjunjëzohu dhe mbaje këmbën e tij me duar. Nëse nuk ka mobilje të forta, gjunjëzohuni në mes të dhomës, duke ulur sa më shumë gjatësinë tuaj dhe mbroni kokën dhe qafën me duar. Largohuni nga sipërfaqet e mëdha xhami ose mobilje dhe objekte që mund t’ju lëndojnë. Mos u mundoni të largoheni nga shtëpia. Mos dilni në ballkon.

Nëse jeni në një ndërtesë të lartë

Qëndroni larg dritareve dhe mureve të jashtme. Ruani qetësinë. Qëndroni në zonë derisa të mbarojë dridhja. Mos u tërhiqni nga turma e panikut që lëviz në mënyrë të çrregullt drejt daljeve sepse rrezikoni të shkeleni.

-Nëse jeni në një zonë të hapur

Qëndroni larg zonave nën ndërtesa, telefonit ose kabllove elektrike. Nëse keni një çantë me vete, mbuloni kokën me të.

-Nëse jeni në makinë

Strehouni në një zonë të hapur dhe ndaloni me kujdes makinën në mënyrë që të mos pengojë trafikun. Shmangni kalimin nëpër tunele, ura ose mbikalime.

Komisionerja Marta Kos: Shqipëria do t’i mbyllë negociatat brenda vitit 2027. Jam optimiste, sepse është bërë progres

Shqipëria do të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian në vitin vitin 2027. Në një intervistë për televizionin Slloven, komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, u shpreh me nota pozitive për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.

“Dy shtete nga Ballkani Perëndimor janë në pararojë të procesit të anëtarësimit në BE. Mali i Zi renditet në krye, vend me të cilin negociatat mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2026. Shqipëria është në vendin e dytë dhe besoj se mund të kalojë vijën e finishit për t’i mbyllur negociatat në fund të vitit 2027.

Vendimi përfundimtar do të merret nga shtetet anëtare të BE-së. Jam e vetëdijshme për rëndësinë e jashtëzakonshme të komunikimit, sepse nuk mund ta imagjinoj që pasi të kenë përfunduar të gjitha negociatat, shteti anëtar do të thoshte ‘jo, ne nuk e duam atë vend në Bashkimin Europian’. Prandaj jam optimiste për të dyja shtetet pararojë, Shqipërinë dhe Malin e Zi,” u shpreh znj. Kos.

Edhe më herët, komisionerja për Zgjerimin deklaroi nga Tirana se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në procesin e integrimit dhe se vendi e meriton të jetë në BE.

(Balkan Web)

Jepet ALARMI?! Paralajmërimi i ushtrisë dhe shërbimit sekret gjerman: Rusia po planifikon një luftë të madhe

Gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung dhe televizionet publike WDR dhe NDR kanë njoftuar sot se ushtria gjermane (Bundeswehr) dhe shërbimi sekret BND i kanë bërë një vlerësim të ri gjendjes së sigurisë në Europë. Ky vlerësim aktualisht po qarkullon në qarqet e sigurisë në Berlin, shkruan Süddeutsche Zeitung.

Në raportin e tyre më të ri, analistët skicojnë një tablo të zymtë në lidhje me ambiciet e Moskës.

Rusia e sheh veten në një konflikt sistemesh me Perëndimin dhe është e gatshme të realizojë synimet e saj imperialiste me forcë ushtarake – edhe përtej Ukrainës.

Edhe pse aktualisht nuk ka shenja të një “konfrontimi të afërt të Rusisë me NATO-n”, thuhet në dokument, Rusia ka të ngjarë të krijojë deri në fund të dekadës të gjitha parakushtet për të zhvilluar një “luftë konvencionale të shkallës së gjerë”. Lufta që ka zgjatur për më shumë se tre vjet në Ukrainë nuk po i dobëson forcat ruse.

Pavarësisht sanksioneve, Rusia është në gjendje të përgatitet ushtarakisht në atë mënyrë që së shpejti të mund të sulmojë një shtet të NATO-s. Kremlini mund të kompensojë jo vetëm humbjet e mëdha në personel dhe materiale në Ukrainë, por madje edhe të avancojë më tej armatosjen.

Sipas vlerësimit të situatës, ekonomia e luftës po prodhon më shumë se çfarë është e nevojshme për luftën kundër Ukrainës. Për më tepër, Vladimir Putin ka urdhëruar që forcat e tij të armatosura të rriten deri në vitin 2026 në deri në 1,5 milionë ushtarë, raporton Süddeutsche Zeitung duke u bazuar në dokumentin e ushtrisë dhe shërbimit sekret gjerman.

Më tutje gazeta shkruan se presidenti i BND-së, Bruno Kahl, paralajmëroi që në nëntorin e kaluar se agjencia e tij e shihte si një rrezik realist sulmin e mundshëm të Rusisë ndaj një shteti të NATO-s brenda pak vitesh.

Sipas Kahl, ushtarakë të lartë në Moskë dyshojnë nëse NATO-ja do të qëndronte e bashkuar në rast të një sulmi nga Rusia. Kështu, sipas Kahl, rreziku që Rusia ta testojë këtë skenar, për shembull me një sulm të kufizuar në vendet baltike, po rritet.

Zbardhen detajet! Çfarë “mesazhe” i dhanë amerikanët e OPDT, zyrtarëve të SPAK!

Pas gati dy muajsh mungesë, për shkak të një urdhri ekzekutiv të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ekspertët amerikanët e OPDAT janë kthyer në SPAK dhe Gjykatën e Posaçme.

Burime pranë këtyre institucioneve bënë me dije kthimin e të njëjtëve ekspertëve amerikanë, që më herët kanë asistuar punën e tyre, sipas A2cnn. Po sipas burimeve, pas rikthimit ata kanë zhvilluar takime me gjyqtarët dhe prokurorët e posaçëm.

Ekspertët amerikanë, që mbështesnin me prani punën e SPAK dhe GJKKO u larguan në fund të janarit pas Urdhrit Ekzekutiv të presidentit të SHBA, Donald Trump për të ndaluar implementimin e asistencës ndërkombëtare, urdhër që ndërpreu edhe çdo aktivitet të USAID në Shqipëri.

Pas këtij urdhri, në një reagim zyrtar, SPAK tha se mbështetja e misioneve të partnerëve ndërkombëtare, përfshi ato të Shteteve të Bashkuara, konsiston kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve.

Berisha THIRRJE të rinjve: Shkarkoni VPN që të përdorni TikTok-un!

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama u shpreh se procedura për mbylljen e TikTok në telefonat SMART ka përfunduar.

Gjatë një konference me gazetarët, Berisha hapi në celularin llogarinë e tij zyrtare në TikTok, duke treguar se funksionin.

Kreu i PD-së u shpreh se përdor rrjetin social me VPN, duke u bërë thirrje të rinjve që ta shkarkojnë.

“TikTok është në rregull sepse unë kam shkarkuar një VPN, ai e përmbush funksionin,. Por kjo do të hyjë në histori si ditë e zezë e censurë, si një akt madhor i censurës. Të gjithë të rinjtë të shkarkojnë VPN-në, të vazhdojmë betejën tonë kundër censurës”, tha Berisha.

Çfarë ka ndodhur me G-Banin? Ish banori ‘shokon’ me ndryshim pas daljes, nuk njihet më…(Foto)

Në një foto të fundit, ai shfaqet me një kostum elegant me motive të arta, një ndryshim i madh nga imazhi i tij i zakonshëm në reality show.

Me syze të errëta dhe një pamje të sofistikuar, G Bani po tregon një anë tjetër të tij, duke dëshmuar se di të eksperimentojë me stilin dhe të befasojë publikun.

Ky transformim ka ngjallur reagime të shumta, me fansat që e kanë komentuar si një ndryshim pozitiv dhe modern. Kjo shfaqje e re e stilit të G Banit ka ngjallur kureshtje në mesin e ndjekësve të tij, duke lindur pyetje mbi arsyet e këtë ndryshimi të papritur.

Të gjithë e dinë reperin për stilin e tij atraktiv dhe audienca është e bindur se çdo gjë që ai bën ka një qëllim.

Transformimi i G Banit ka sjellë në vëmendje madje edhe diskutime në mediat sociale, ku fansat tregojnë se si ky stil i ri i jep atij një imazh më të rafinuar dhe të sofistikuar.

Ata e kanë krahasuar me yje të njohur ndërkombëtarisht, duke e cilësuar si simbol të ndryshimit dhe pasionit për art.

Euro fiton terren ndaj Lekut/ Arrin nivelin më të lartë në dy muaj, ja arsyet e rritjes së monedhës europiane

Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 99.68 lekë, në rritje me 0.91 krahasuar me të mërkurën. Niveli i sotëm i kursit të Euros është më i larti që prej fundit të muajit janar.

Rritjet e forta ditore të kursit të Euros janë tipike për momentet kur tregu shfaq një kërkesë të madhe dhe të përqendruar për të blerë valutë. Kjo vjen zakonisht për shkak të kërkesës nga shoqëri tregtare ose në raste më të rralla për nevoja të vetë bankave. Një vit më parë, pikërisht në 27 mars, Euro shfaqi një rritje të ngjashme madje edhe më të lartë, me një 1.7 pikë brenda një dite. Në atë rast, rritja erdhi për shkak të blerjeve të mëdha nga njëra prej bankave të sektorit, për të shpërndarë dividendin vjetor për aksionerin e saj.

Burime nga tregu valutor shprehen se praktikisht e njëjta gjë po ndodh edhe këtë vit. Sipas tyre, në treg nuk ka një kërkesë me bazë të gjerë për valutë që të paralajmërojë rritje të qëndrueshme dhe strukturore të kursit të këmbimit të Euros. E gjithë kërkesa për valutë ka ardhur nga një bankë e vetme e sektorit, që ka realizuar blerje në një shumë të madhe.

Ekspertët shpjegojnë se situata të tilla krijohen për shkak të përmasave të vogla dhe cektësisë së tregut valutor në vend. Gjithashtu, në periudhat pranë fundit të muajit kalendarik, shumica e bankave nuk janë shumë të predispozuara për të shitur valutë në shuma të mëdha, për shmangur pozicione të hapura në valutë përtej limiteve të lejuara rregullatore. Edhe ky faktor e bën më të fortë impaktin e kërkesave të mëdha në ditët e fundit të muajit.

Ekspertët mendojnë se gjasat janë që kjo rritje e kursit të amortizohet nga tregu në harkun e pak ditëve dhe kursi Euro-Lek do të bjerë gradualisht pranë niveleve të mëparshme, ashtu siç ka ndodhur edhe në të shkuarën.

Në periudhën janar-shkurt, kursi i këmbimit euro-lek shënoi një korrektim të lehtë në rrijte nga nivelet e fundit të vitit të kaluar. Kjo mund të shpjegohet me flukse disi më të ulëta valutore hyrëse në këtë sezon të vitit, por nga ana tjetër edhe me rritjen e ndjeshme të ofertës së lekut, për shkak të shpenzimeve të mëdha qeveritare në fund të muajit dhjetor./Monitor