Saimir Korreshi: Dash Sula çun kavalier, Lul Basha s’fuste dorën në xhep, s’ka nxjerrë as 2 mijë lekë, edhe byrekun ia paguan shoferi

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi i ftuar në podcastin “Flak Fare”, është pyetur edhe për kolegët e tij demokratë.

Një nga pyetjet që demokratit i është bërë ka qenë një kuriozitet se “kush nga politikanët është më kavalier”?

Sipas Korreshit, deputetit Dashnor Sula, zë vendin e parë, ndërkohë që jashtë listës qëndron Lulzim Basha, për të cilin deputeti demokrat ka rezervat e veta.

Duke theksuar se mendimi i tij nuk është aspak politik, ai tha se ish-kreu i Partisë Demokratike gjatë kohës që shoqërohej me demokratët asnjëherë “nuk e ka futur dorën në xhep”.

“Di të them që unë kam njohur shumë çuna kavalierë. Dash Sula është shumë kavalier, Dashi është një nga çunat më kavalierë. Të gjithë demokratët janë kavalierë.

Realisht ne i mbajmë sofrat shtruar, me ato pak që kemi, po sofrat tona…Dash Sula është një mik i mirë, kavalier. Po të gjithë demokratët janë, hiq Lul Bashën të gjithë janë kavalierë.

Fare, kurrë të fusë dorën në xhep. Edhe byrekun kur e bleu atë ditë ia pagoi shoferi. Unë se kam parë të mbajë portofol e të nxjerrë një 2 mijë leksh”, tha Korreshi.

Vlen sa 1 mijë muaj/ Vlera dhe rëndësia e Natës së Kadrit në muajin e Ramazanit

Ndër netët më të shenjta në kalendarin islam është Nata e Kadrit (Nata kur Kur’ani zbriti në tokë). Ndodh vetëm gjatë muajit të Ramazanit dhe zgjat një natë nga perëndimi i diellit deri në agim. Kjo natë hyjnore bie diku gjatë 10 netëve të fundit të Ramazanit.

Cila është rëndësia

Thuhet se agjërimi në datën e Natës së Kadrit vlen sa 1 mijë muaj ose afro 84 vite, ku shpërblimi është më i madh se kurdoherë! Kadr, në arabisht, fjalë për fjalë përkthehet në ‘fat’ ose ‘dekret’. Besohet se myslimanët mund të ndryshojnë fatin e tyre dhe atë që është shkruar për ta nga Zoti përmes lutjes.

Për shkak se ne kurrë nuk do ta dimë se kur ndodh fiks Nata e Kadrit gjatë 10 netëve të fundit, myslimanët inkurajohen të përfitojnë nga çdo natë duke u lutur e agjëruar. Netë që janë të mbushura me mëshirën dhe faljen e Zotit.

Ritualet e përditshme të Ramazanit mbeten, të tilla si agjërimi, leximi i Kuranit dhe lutjet. Myslimanët gjithashtu kryejnë itikaf gjatë këtyre 10 netëve të fundit, që është akti i kalimit të ditëve dhe netëve në një xhami për të kryer adhurimin e devotshëm. Po ashtu jepet sadaka, akt bujarie në forma të ndryshme si ushqimi i dikujt me një vakt, dhuratat ose kryerja e një vepre të mire.

E rëndë/ Adoleshentja tenton të υe. tëνritet, dërgohet me urgjencë në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku një adoleshente 17-vjeçare ka konsumuar një sasi medikamentesh në banesën e saj.

Vajza është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin lokal, dhe për shkak të gjendjes së saj, është transportuar menjëherë në Tiranë për trajtim të specializuar.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij rasti, duke kërkuar të kuptojë arsyet që e çuan adoleshenten të ndërmarrë këtë hap ekstrem.

“Sot, në spital është paraqitur për ndihmë mjekësore një shtetase e mitur, 17 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar një sasi medikamentesh në banesë. Ajo do të transportohet në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.”– njofton policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

“Po vjen sherifi…” – Berisha publikon video-mesazhin e Chris LaCivita-s

Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi mesazhin e kryestrategut të fushatës fituese të Donald Trump, i cili tani është aktivizuar për fushatën e opoitës shqiptare.

“Jam rrugës për në Shqipëri. Mezi pres të kthehem. Shqipëria Madhështore sërish!”, shprehet Chris LaCivita.

Ndërsa poston videon, Berisha shkruan: “Po vjen sherifi…”

Nominime të hapura, cilët janë tre banorët që shkojnë në televotim? Ja kur zbulohet data e finales

Ndryshe nga netët e tjera, në spektaklin e sotëm nominimet u bënë të hapura në shtëpi.

Gjesti surprizohet nga prindërit, lot dhe përqafime mes tyre: Kur të martohem…

Duke parë njëri-tjetrin në sy, banorët dhanë emrat e atyre që dëshironin të shihnin në televotim dhe arsyet pse. Si rezultat, banorët që shkojnë në nominim janë Aldo, Jozi dhe Gerta.

Të shtunën zbulohet data e finales së spektaklit.

U largova nga familja për muzikën”, Gjesti në Linjën e Jetës në lot: S’kisha as të haja, as të pija. 12 vjeç nisa të pija…

Linja e jetës së Gjestit u transmetua këtë të martë në BBV.

Gjesti: Jemi tre fëmijë në shtëpi, kemi jetu në një shtëpi në kushte shumë të vështira. E kemi pas shumë të vështirë, ka bërë shumëgjëra që nuk duhet, ia nisa me pi hashash që në moshën 12 vjecare, nuk isha më vetja, s’isha më Bestarti, vendosa të largohem, ia nisa me u fal, po shikoja që po shkoja poshtë, po bëja mëkat, për herë të parë ia kam parë lotin në sy prej djalit të vet, kur babi e mësoi që konsumoja drogë, në moshën 18 vjec vendosa të ikja larg familjes, babi nuk ka dasht, s’ka pas mundësi babi. E vetmja rrugë isha të largohesha t’i lëndoja dhe të shkoja në shtëpi dhe t’u thoja ia dola. Shkova në Prishtinë, s kisha as me ngrënë as me pi, nuk kanë dit asgjë për mu, kam shku në studio të muzikës, u kam shkru, s’ma hapi dikush derën, e pashë që këtu duhet me ia dalë vetë. Mamin e kam legjendë, besoj se më ka kuptu, për ata jam këtu, me i mbajt, më ka shkatërru malli pë rata, dua t’i shoh, unë jetoj pë rata, dua me i pa mirë.

Gjesti surprizohet nga prindërit, lot dhe përqafime mes tyre

Gjesti u surprizua nga prindërit në prime-n e kësaj të marte.

Ai i përqafoi plot mall mamanë dhe babanë e tij, ndërsa dha edhe një mesazh shumë prekës për të gjithë qytetarët.

Gjesti: Çdo sen që kam bërë, e kam bërë veç për ty, vetëm që ju të ishit mirë, nëse ju s’jeni mirë mua smë hy kurrgjo.

Babai i tij: Çdo i ri mundet me bo gabime.

Gjesti: Çdo gjë bëjeni për familjen, bëni dicka, s’mund t’ua ktheni gjithcka që kanë bërë për ju. Çdo gjë për ju e bëj. Mami më ka thënë ke me na harru kur të martohesh. Edhe kur të martohem s’dua të ndahem nga ju, por të jemi bashkë.

26 mars! Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 26 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91.2 lekë dhe shitet me 92.5 lekë.

Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.1 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.8 lekë, ndërsa në shitje me 103.8 lekë.

Paundi britanik blihet me 117.7 lekë dhe shitet me 118 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 63.5 lekë, ndërsa në shitje me 65 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Argjentina e pamëshirshme, turpëron në shtëpi Brazilin dhe konfirmon pjesëmarrjen në Botërorin 2026-ës

Argjentina është kombëtarja e katërt që siguron pjesëmarrjen në Botërorin 2026, kjo pas fitores së thellë 4-1 kundër Brazilit në eliminatoret e Amerikës së Jugut.

Kampionët e Botës në fuqi nuk treguan mëshirë për “Seleçaot” në Buenos Aires, edhe pa Leo Messin në fushë.

Sfida nisi mjaft mirë për vendasit, të cilët shënuan që në minutën e 4’ me Julian Alvarez, ndërsa pas tetë minutash ishte Enzo Fernandez që dyfishoi shifrat.

Në minutën e 26’, Cunha shkurtoi diferencën, por në të 37’, Mac Allister shënoi golin e tretë për të besuarit e Scalonit.

Pjesa e dytë u shoqërua me tension, teksa në minutën e 71’ Giuliano Simeone i dha goditjen e “KO” Brazilit duke shënuar dhe golin e katërt.

Kështu Argjentina i bashkohet Japonisë, Zelandës së Re dhe Iranit si ekipet e kualifikuara nga eliminatoret në Botërorin “SHBA-Meksikë-Kanada 2026”, ndërsa Brazili vazhdon të jetë në vendin e katërt në kualifikueset e Ameriksë së Jugut.

REZULTATI:

ARGJENTINË 4-1 BRAZIL

Alvarez 4’, Fernandez 12’, Mac Allister 37’, Simeone 71’ / Cunha 26’

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 26 Mars 2025

Dashi

Marrëdhënia ne çift do jete e bazuar tek mirëqenia dhe tek bashkëpunimi ne çift gjate kësaj dite. Do ndiheni mjaft mire pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni gati për te marre edhe vendime me rëndësi. Beqaret do kërkojnë një person perfekt dhe kjo dëshirë nuk do mund t’iu realizohet dot. Financiarisht do njiheni me momente te vështira. Kujdes me çdo lloj shpenzimi.

Demi

Venusi do jete i pozicionuar me se miri sot ne jetën tuaj ne çift dhe gjithçka do shkoje për mrekulli mes jush dhe partnerit. Do e toleroni edhe me tepër njeri-tjetrin. Beqaret do kalojnë çaste te këndshme me miqtë e ngushte dhe nuk do e ndiejnë fort nevojën e dikujt ne krah. Sektori i financave do jete mjaft i privilegjuar. Mund te kryeni edhe ndonjë investim me tepër nëse dëshironi.

Binjaket

Jeta ne çift do jete mjaft e stabilizuar sot. Do i diskutoni me qetësi te gjitha ato tema delikate te cilat me pare krijonin probleme. Beqaret nuk mund te qëndrojnë indiferente ndaj disa personave qe do i joshin. Ne fakt ata me te vërtetë kane vlera te shumta. Financat do jene te mbrojtura gjithë kohës edhe pse ju mund ta teproni paksa me shpenzimet.

Gaforrja

Jeta ne çift ka rrezik te kaloje një dite te vështirë sot. Do ju ndryshoje shpesh humori dhe do debatoni ashpër me personin qe keni ne krah. Beqaret nuk duhet te ecin me sy mbyllur, por duhet te mendohen mire para se t’i japin fjalën dikujt. Behet fjale për jetën e tyre. Ndikimi pozitiv i Diellit dhe Marsit do e përmirësojnë paksa situatën tuaj financiare.

Luani

Nëse jeni një zemër e vetmuar nuk do keni fat dhe do vuani shume gjate kësaj dite. Ata qe kane tashme një lidhje te qëndrueshme do debatojnë ashpër me partnerin, por nga ana tjetër edhe do dashurohen ne mënyrë pasionante me te. Financat fatmirësisht do jene te mira. Shlyeni sa me pare borxhet qe keni marre qe me pas te kryeni ndonjë shpenzim me tepër.

Virgjeresha

Do i kushtoni shume rëndësi partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe nuk do e lini atë te mërzitet për asnjë çast. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do ndihen me te qete dhe do sqarojnë me qetësi gjithçka. Beqaret do flirtojnë pa fund me personat qe do kenë pranë dhe dikush do ua ktheje me te njëjtën monedhe. Ne planin financiar priten goxha përmirësime.

Peshorja

Keni kohe qe marrëdhënia mes jush dhe partnerit është ftohur? Sot do keni mundësi te afroheni me tepër me te dhe te flisni për gjithçka qe ju ka lënduar. Ai do tregohet me i kuptueshëm dhe do dije te kërkojë falje. Beqaret me mire te tregohen te matur me personat qe do takojnë sepse me pas do lëndohen. ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni te matur.

Akrepi

Jeta juaj ne çift do marre një kthese tjetër gjate kësaj dite edhe me te mire nga sa ka qene me pare. Do dini te toleroni dhe te hapni rruge. Edhe për beqaret priten te reja pa fund. Shfrytëzojeni ditën deri ne maksimum sepse nuk do pendoheni aspak. Ne planin financiar duhet pasur shume kujdes. Gabimi me i vogël mund t’iu rrënojë.

Shigjetari

Qetësia e tepruar mund t’i beje dem jetës suaj ne çift gjate kësaj dite. Mundohuni te komunikoni për gjithçka me partnerin dhe te shkëmbeni mendime me te. Beqaret do jeni kapricoze dhe te pavendosur për te bere ndonjë zgjedhje. Financat fatmirësisht do jene me te mira se disa kohe me pare. Mundohuni ta ruani ekuilibrin.

Bricjapi

Qielli i dashurisë do jete shume i trazuar gjate kësaj dite. Do keni debate te forta me partnerin tuaj dhe do ndiheni keq. Beqaret do jene sensuale dhe mjaft romantike. Do bëjnë shume persona për vete dhe me pas do mund te zgjedhin te duhurin. Te ardhurat do përmirësohen shpejt nëse vazhdoni te tregoheni te matur me shpenzimet.

Ujori

Kjo dite do jete e mbushur me surpriza sot ne jetën tuaj ne çift. Për disa ato do jene pozitive e për disa jo fort te këndshme. Gjithçka do jete ne varësi te sjelljes suaj kohet e fundit. Beqaret do kenë takime cilësore te cilat mund te sjellin histori dashurie serioze. Financat nuk do jene te këqija, por do kërkojnë me tepër kujdes se kurdoherë tjetër.

Peshqit

Venusi do jete i pozicionuar keq sot ne jetën tuaj ne çift dhe do sjelle mosmarrëveshje te shumta. Kujdes mos e prekni partnerin atje ku i dhemb me shume sepse do e përkeqësoni edhe me shume situatën. Beqaret nuk do jene te sigurte për atë qe duan te bëjnë dhe do mbeten me te njëjtin status. Financat mund te kenë ndonjë tronditje te vogël për shkak te disa shpenzime te nevojshme qe do kryeni.