Dokumenti/ Zbulohet kontrata 300 mijë dollarë për mbrojtjen e Veliajt nga studio ligjore amerikane. U firmos më 1 mars, 19 ditë pas arrestimit

Kontrata e firmosur nga Erion Veliaj dhe i vëllai i tij Arbër Veliaj me studion ligjore “Kasowitz Benson Torres LLP” mban datën 1 mars, 19 ditë nga arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës në zyrën e tij.

Sipas dokumentit të siguruar nga gazetarja e News24, Klodiana Lala, në kontratë kanë firmosur për shumën 300 mijë dollarë për studion ligjore amerikane, Erioni dhe i vëllai i tij.

Dok 111 Copy
Dok2 Copy
Dok3 Copy
Dok 4 Copy
Dok 5 Copy
Dok6 Copy
Dok7 Copy
Dok8 Copy
Dok 9 Copy
Dok 10 Copy
Dok 12 Copy
Dok3 Copy

Sipas shkresës së siguruar nga gazetarja e News24, shuma prej 300 mijë dollarë është depozituar nga data 7 mars deri në 12 mars, nga ana e vëllezërve Veliaj.

Kjo shumë, sipas kontratës do të mbulonte shpenzimet e hotelit, transportit, ushqimet dhe aksesin në terminalin privat.

Po në datën 7 mars, në kontratë thuhet se një shumë mbi 10 mijë dollarë është paguar në linjë ajore United Airlines, për të mbuluar udhëtimin drejt Shqipërisë, për të ndjekur seancën e Apelit të kryebashkiakut Veliaj në Tiranë.

Firma ligjore sqaron në kontratën e publikuar se shërbimet ndaj Veliajt mund të përfshijnë komunikime në emër të klientit me DASH dhe agjencitë e tjera të ekzekutivit amerikan si dhe komunikime publike në lidhje me ligjin shqiptar dhe qeverinë shqiptare.

Në termat e kontratës dërguar palës kontraktuese, që mban datën 1 mars, firma ligjore i drjetohet Erion Veliajt, Arbër Veliajt dhe Sara Goxhaj, ish-shefe kabineti në bashkinë e Tiranës, e besuara e Veliajt që u shkarkua disa ditë më parë nga Anuela Ristani, kryetarja e komanduar e bashkisë Tiranë.

Në këtë shkresë konfirmohet pajtimi i kësaj firme për të dhënë këshilla mediatike, strategjike dhe ligjore në lidhje me hetimin e SPAK, në Shqipëri.

“Ne kërkojmë një depozitë 300 mijë dollarë.Cdo shumë e papërdorur e kësaj depozite do tju kthehet në përfundimin e ccështjes”, thuhet ndër të tjera në kontratën e firmosur mes studios ligjore amerikane dhe ekipit të Veliajt.

Sipas shkresës, firma ligjore “Kasowitz Benson Torres LLP” u ka dërguar kontraktuesve dhe tarifat për 3 avokatët që kanë marrë cështjen përsipër të cilët variojnë nga 500 dollarë në orë deri në 1950 dollarë, konkretisht; Daniel J. Fetterman S 1.950, Brian S. Choi $1,275 , Richard Pinal $500.

(Balkan Web)

Mbyllja e TikTok, AGSH dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese: Precedent i rrezikshëm, cenohet liria e shprehjes

Asocacioni për Gazetarët Shqiptarë dërgon në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen anti-kushtetuese të vendimit të qeverisë shqiptare për mbylljen e TikTok.

Isa Myraj, në një deklaratë para GJK u shpreh se legjitimimi i një vendimi të tillë, do të sillte një precedent të rrezikshëm që mund t’i hapte më pas rrugën edhe mbylljen e rrjeteve të tjera sociale apo edhe mbyllje përfundimtare të Internetit.

“Nuk mund të shkohet në censurë të plotë dhe mbyllje të rrjeteve sociale. Kjo cënon lirinë e shprehjeve dhe të drejtën ekonomike të qytetarëve shqiptarë. Jemi besimplotë që anëtarët e GJK nuk do ta legjitimojë sepse kjo do të krijojë precedent që mund të çojë në mbylljen e rrjeteve të tjera sociale, apo mbylljen e internetit nga kjo qeveria apo qeveri të tjera që do të vijnë më pas”, tha kreu i Asocacionit për Gazetarët Shqiptarë.

Zbulohet misteri i spirales së ndritshme në qiell

Një spirale e ndritshme u shfaq në qiellin e natës në të gjithë Britaninë e Madhe dhe Irlandën dhe ekspertët e Shërbimit Meteorologjik Britanik shpjegojnë se shkaku i këtij fenomeni të pazakontë ka shumë të ngjarë tymrat e raketës SpaceX Falcon 9.

Fenomeni u vëzhgua nga Danimarka në Milano dhe spiralja ishte e dukshme për disa minuta para se të zhdukej, raportoi Sky News.

Zbulohet misteri i spirales së ndritshme në qiell

Sipas ekspertëve, gazrat e ngrirë të shkarkimit nga shtresat e sipërme të raketës krijojnë forma në atmosferë ndërsa reflektojnë rrezet e diellit, duke i bërë ato të dukshme nga Toka.

Ky efekt ndodh kur karburanti i hedhur nga faza e sipërme e një rakete ngrin menjëherë në lartësi të madhe.

Raketa Falcon 9 u lëshua nga Florida të hënën rreth orës 17:50, si pjesë e një misioni të qeverisë amerikane.

https://twitter.com/metoffice/status/1904312821858644415?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1904312821858644415%7Ctwgr%5E20b14154679e86ff6e719a445d3b7f4b573a8d39%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Flifestyle%2Fzbulohet-misteri-i-spirales-se-ndritshme-ne-qiell-i88337

Butrint Imeri nuk fshihet më, shijon pushimet me partneren turke! (Fotot HOT nga Meksika)

Këngëtari Butrint Imeri prej disa kohësh ka bërë publike lidhjen e tij me modelen turke Sezen Cifcioglu, ku çifti tashmë po shijoin pushimet e tyre së bashku në Meksikë.

Pas pushimeve në Alpet e Zvicrës dy javë më parë, ata kanë shkuar në një tjetër kontinent dhe ndodhen në Amerikën Latine, duke shijuar temperaturat e larta në bregdetin mahnitës të Tulumit në Meksikë.

Ka qenë vetë Butrinti ai që ka ndarë një video në InstaStory, ku shfaqet krah bukuroshes turke, ndërsa edhe Sezeni ka publikuar disa momente të bukura nga pushimet e tyre.

FOTO / Berisha entuziast në festën e pavarësisë së Greqisë: Takova miq politikanë, nga minoriteti dhe priftërinj

Sali Berisha është shfaqur entuziast për pjesmarrjen në festën kombëtare të Greqisë, ndërsa ka postuar edhe disa foto nga eventi i organizuar nga Ambasada greke në Tiranë.

“Të nderuar miq,

Ishte një kënaqësi të merrja pjesë sonte në festën Kombëtare të Republikës së Greqisë, të dhënë nga Ambasadorja e këtij vendi H.E. Mrs. Konstantina Kamitsi në Qendrën Kulturore Orthodokse në Tiranë.

Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore takuam miq e të ftuar, politikanë, deputetë, udhëheqësit më të lartë të Kishës Orthodokse, përfaqësues të njohur të minoritetit grek.

Në pritje takova dhe mikpritësen Ambasdaren Kamitsi, të cilën e falenderova për ftesën dhe e urova për festën kombëtare”, shkruan ai.

U υra nga ish-pronari/ Djali i 42-vjeçares prek me dedikimin, poston foton në krahët e së ëmës

Ditën e djeshme, Vushtrria u trondit nga një ngjarje e rëndë. Pronari i një furre buke vrau me armë punonjësn e tij, Nexhmie Musliu Haradini, 42 vjeç dhe më pas qëlloi veten.

Advertisements

Sipas familjarëve të punonjëses, shkak mund të jetë bërë xhelozia pasi kjo e fundit kishte zgjedhur të punonte diku tjetër.

Advertisements

Djali i të ndjerës, Alaudin Haradini, përmes një fotoje ku shihet në krahës e nënës së tij kur ka qenë foshnjë, ka bërë një dedikim prekës.

“InshaAllah n’Xhennet Nana jem”, ka shkruar ai në Facebook.

E ndjera u vra me armë zjarri nga Arsim Morina, pronari i furrës ku kishe punuar më herët.

“E vërteta është si diamant”, djali i Elez Haklajt mesazh ekskluziv: Jemi ‘sy e vesh’ për kallëzimin ndaj Berishës

Djali i Elez Haklajt një prej vëllezërve të Fatmir Haklajt, që është vrarë gjatë një prite në një ngjarje pa autor ka dërguar një mesah ekskluziv për një emision televiziv. Mesazhi i tij përmban faktin e kallëzimit të dytë për Berishën në SPAK dhe sipas tyre shteti nuk po lëviz gishtin më të vogël.

Nga ana tjetër familja Haklaj shprehet se ata janë gjithë ‘sy e vesh të dëgjojnë drejtësinë të shprehet për këtë kallëzim.

Krejt ka kam shkruar është e vërtetë. Edhe këtu, ku jam unë e kanë nj proverb, që thotë. ‘E vërteta nuk asht mir me e thënë disa herë’., por çka t’kemi shkruar konsideroje siç e thonë, një diamant brut, kurse ju jeni argjendari që punonin, por në fund të fundit mbetet diamant. Ne kemi shkruar ngjarjet puro…Kurse për ata të vdekurit, apo të vrarë, kemi shkruar kohën, pak a shumë, sipas informacioneve që i kanë ardhur babait, dhe janë të vërteta. Pse shteti dhe drejtësia nuk kanë luajtuar as gishtin e vogël për këto vrasje, ne kemi veshët dhe gojën për ti dëgjuar dhe folur.

Aksident fataΙ në punë, i riu shqiptar humb jetën tr. agjikisht në fabrikë (Emri)

Një 22-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Itali.

Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Maniago, ku i riu shqiptar i identifikuar si Daniel Tafa, ka qënë duke punuar në një fabrikë stampimi të ingranazheve industriale ku një copë e nxehtë metali ka shpërthyer duke e prekur në shpinë dhe duke i marrë kështu jetën.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi incidentin në punë, një mosfunksionim i makinerisë apo një manovër e gabuar nga ana e të riu, ndërkohë që rasti është vënë nën hetim nga autoritetet.

Hetimet po kryhen nga karabinierët të cilët kanë vënë nën sekuestrim uzinën, makinerinë me të cilën u aksidentua i riu si dhe po merret në pyetje drejtuesi i fabrikës.

Ndërkohë sipas raportimeve të mediave vendase, Daniel Tafa kishte festuar ditëlindjen, një ditë para se të ndërronte jetë, ku kishte mbushur 22 vjeç.

Trag jedia në Vushtrrisë! I afërmi rrëfen detajet: Autori qëΙΙoi edhe υajzën e υikt imës, ja kush e shpëtoi…

Një ngjarje tragjike ndodhi këtë hënën në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, ku një 42-vjeçare është vrarë nga ish-pronari i saj, i cili më pas ka kryer vetëvrasje.

I afërmi i Nexhmie Musliu Haradini, Rrahim Ajeti shprehet se viktima nuk ka pasur konflikte me autorin, teksa tashmë po presin detaje rreth ngjarjes.

“E morëm veshë lajmin nga qytetarët dhe policia që na njoftoi. Dolëm dhe shkuam në vendin e ngjarjes.

Ajo punonte mbi 8 vite në atë furrë buke dhe para 6 muajsh e la punën aty dhe nisi në një tjetër kompani. Nuk ka pasur kurrë konflikt. Ngjarjen nuk e di si erdhi deri te vrasja dhe përse.

Kanë punuar bashkërisht me bashkëshortin në të njëjtën furrë buke. As bashkëshorti s’ka pasur konflikt me pronarin, madje kishin marrëdhënie shumë të mirë. Nuk e dimë ende si shkoi situata deri në vrasje. E ndjera kishte tre fëmijë. Një djalë dhe dy vajza. Të tre ata e kanë marrë vesh lajmin.

S’ke pasur ende asnjë komunikim me të afërmit e autorit. Nuk besoj se do kemi komunikim. Janë organet e drejtësisë që duhet të merren me ta. Nuk e njihnim shumë pronarin. Por ata kanë pasur raporte të mira me të.

Bashkëshorti është pak më mirë, më i qetë, por i mërzitur.

Me të ka qenë dhe një komshie bashkë me vajzën e saj. Ajo është lënduar duke ikur, sepse i ka gjuajtur dhe atyre, por fatmirësisht nuk i ka kapur. Ato janë ende në shok dhe nuk kemi folur ende me to. E kanë dhënë dëshminë në polici”, u shpreh Ajeti në Shqipëria Live.

Vd. ekja misterioze e 2-vjeçarit/ E shtrat iu gjetën 9 muaj pas zhdukjes, arrestohen gjyshërit dhe dy familjarë të vogëlushit si autorë të υrasjes

Një hetim i gjatë për vdekjen misterioze në vitin 2023 të një vogëlushi francez, mori një kthesë të papritur të martën e 25 marsit, kur policia arrestoi gjyshërit e djalit nga ana e nënës dhe daja me tezen e tij, të akuzuar për vrasje me dashje dhe fshehje kufome.

Vdekja e Émile Soleil, i cili ishte dy vjeç e gjysmë kur u zhduk në një fshat francez alpin në korrik 2023, ka mbetur mister edhe pas zbulimit të kafkës dhe dhëmbëve të tij nga një këmbësor pak më shumë se një milje nga fshati ku ai jetonte, nëntë muaj pas zhdukjes së tij.

Prokurorët në atë kohë thanë se shkaku i vdekjes së tij, që tronditi vendin, mund të kishte qenë për shkak si ai mund të jetë rrëzuar, vrasje nga pakujdesia ose vrasje me dashje. Policia më vonë gjeti eshtra dhe veshje të djalit.

Émile ishte në shtëpinë verore të gjyshërve të tij në fshatin e vogël të Le Haut-Vernet kur u zhduk. Dy fqinjët e panë për herë të fundit duke ecur vetëm në një rrugë në Le Vernet, 1200 metra lart në Alpet Franceze. Nëna dhe babai i tij mungonin ditën e zhdukjes së tij.

Disa media ishin fokusuar në rolin e gjyshit të djalit, por policia e kishte konsideruar përfshirjen e tij si vetëm një nga shumë hipotezat e mundshme që shpjegonte vdekjen e djalit.

Por të martën në mëngjes, gjyshi, Philippe Vedovini dhe gruaja e tij u arrestuan nën dyshimin për “vrasje me dashje”, tha kryeprokurori.

Avokatja e gjyshërve, Isabelle Colombani, konfirmoi për AFP se ata ishin vendosur në paraburgim nga policia. “Nuk kam asnjë koment për të bërë, sapo e mora vesh”, tha ajo.

Spekulimet se një zhvillim në këtë rast ishte i pashmangshëm u rishfaqën në fillim të këtij muaji kur hetuesit u kthyen në fshat. “Arrestimet e së martës ishin rezultat i gjetjes së fakteve “gjatë muajve të fundit”, u tha prokurori gazetarëve, duke shtuar se “policia mjeko-ligjore po ekzaminonte disa pika në zonë”.