A do zbardhet ndonjëherë e vërteta për Gërdecin? Meçe ‘shpërthen’ ashpër: Po manipulohet, autorët e vërtetë janë të…

Çështja ‘Gërdeci’ ka qenë një nga temat që janë folur ditën e sotme në një emision televiziv Arben Meçe, analisti i njohur ka thënë se sipas tij shqetësimi më i madh është se Gërdeci nuk mund të zbulohet.

Nga ana tjetër Petraj ka thënë se gjyqi duhet të marrë në konsideratë hetimin mbi strukturën që ka bërë tenderin.

Petraj: Pjesa e Gërdecit nuk ka shumë nevojë të merresh me Mediun, ndërkohë ke gjithë pjesën e strukturës që kishte marrë tenderin. Duke qenë se kërkohen personazhe ke kërkuar një listë dëshmimtarësh dhe këta persona nuk paraqiten se nuk gjenden. Duke qenë se je palë në këtë çështje, unë e shikoj të vështirë si pikë te Gërdeci.

Meçe: Ajo që mua më shqetëson është që çështja e Gërdecit mund të mbyllet pa u zbuluar e vërteta. Ky gjyq është manipulimi më i madh që i bëhet çështjes. Ata e kanë kaluar në çështje administrative. Ndërkohë nuk është ky gjyqi, gjyqi janë armët e zhdukura, depot e armëve. Autorët e vërtetë të Gërdecit, po tallen me ne duke i na dalë çdo ditë në televizor. Autoritet ishte ai që kishtë autoritetin e plotë absolut që kishe në dorë dhe qeverinë.

“Rozana po tregohet e ligë”! Stresi: Gjestit i kanë bërë padrejtësi në Kosovë, e fiton në mes të Tiranës

Stresi që nga fillimi i Big Brother ka qenë në mbështetje të Gjestit. Ai e ka theksuar disa herë se fitoren e meriton dhe se ka luajtur që nga fillimi, ndonëse i çoi edhe disa drone brenda shtëpisë së famshme. Në një postim të ri në rrjete sociale, reperi ka analizuar situatën mes tij dhe Rozana Radit.

“Tani që është afër finalja kush do bast që ziliqarët dhe njerëzit që kanë frikë se mos jau merr fitoren fillojnë e të ngacmojnë kot të thonë ti s’ke shkollë? Po ç’lidhje ka shkolla në lojë. Ti s’ke bërë asgjë i thotë Gjestit. Hahahhah. Çdo gjë ndodh për një arsye. I bon padrejtësi në Kosovë e fiton në mes Tiranës.

Nëse Big Brother është lojë? Atëherë këtë vit më shumë se Gjesti s’ka luajtur askush. Unë nuk e di se kush mund të fitojë por kryefjala ishte Çezari nga Peja.

Rozana po tregohet zemër ligë tani në fund. Hahahahahah tani këto javë të fundit dalin nga vetja këta që t’i thonë gjitha të zezat e të marrin me të mirë.

Rozana qajti për Gjestin gjasmë kur bëri prank se do dilke por në realitet ajo paska qajtur për halle të veta. Prandaj po ju them tani janë javët ku e nxjerrin fytyrën ata që janë fake në lojë dhe duan çmimin e parë doemos po se din që publiku mban mend çdo gjë dhe publiku vendos”.

Hajduti që gëlltiti një palë vathë diamanti me vlerë 770 mijë dollarë. Policia e priti për 12 ditë të tëra…

Një hajdut në Orlando gëlltiti dy palë vathë me një vlerë totale prej 769,500 dollarësh. 32-vjeçari Jaythan Gilder gëlltiti vathët e diamantit Tiffany & Co. rreth kohës kur ai u arrestua më 26 shkurt, sipas policisë.

I pandehuri ishte nën mbikëqyrjen e policisë në një spital të Orlandos për “më shumë se dymbëdhjetë ditë” derisa vathët u nxorën nga trupi i tij.

Gilder përballet me akuzën e grabitjes së madhe të shkallës së parë. Ndërkohë, Tiffany’s i ka pastruar vathët.

Si arriti të vidhte bizhuteritë e shtrenjta?

Policia thotë se Gilder pozoi si asistent i një lojtari të NBA-së, në mënyrë që t’i tregonin “bizhuteri shumë të shtrenjta” në një dhomë VIP në një dyqan Tiffany & Co. në Orlando, Florida më 26 shkurt.

Autori dyshohet se ka shpërqendruar punonjësit e dyqanit dhe më pas ka dalë me vrap nga aty me dy palë vathë. I pandehuri rrëmbeu, por më pas hodhi një unazë diamanti me vlerë 587,000 dollarë teksa ikte nga dyqani.

Kur oficerët e arrestuan atë, ata e panë atë “duke gëlltitur sende të ndryshme që besohet se ishin vathët e vjedhur”, tha policia.

Oficerët që transportuan Gilderin në burg e dëgjuan atë duke thënë: “Duhet t’i kisha hedhur nga dritarja”. Në burg, thuhet se pyeti stafin: “A do të fajësohem për atë që kam në stomak?”

Policia më vonë lëshoi ??një rreze X që tregonte barkun e tij me një objekt të huaj brenda.

Departamenti i Policisë së Orlandos e transportoi Gilderin në një spital të zonës dhe e monitoroi për rreth dy javë derisa vathët u gjetën.

Detektivi Aaron Goss tha se çështja “shpejt u bë një maratonë, jo një sprint”.

Më 12 mars, policia tha se zbuloi vathin e katërt Tiffany & Co. Kur vathët u dërguan në Tiffany’s, shefi i bizhuterive të dyqanit konfirmoi se numrat serialë në bizhuteri përputheshin me pjesët e vjedhura, tha Goss.

Gilder aktualisht po mbahet në burgun e Orange County.

Policia pretendon se rekordi i tij kriminal përfshin një grabitje të vitit 2022 në një dyqan Tiffany & Co në Teksas.

Ka 48 urdhër-arreste të veçanta për arrestimin e tij në Kolorado.

Tërmet i fuqishëm 6.7 ballë shkund tokën

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6.7 ballë të shkallës Rihter, ka goditur ishullin jugor të Zelandës së Re, thanë autoritetet lokale.

Tërmeti u raportua në një thellësi prej 33 km, rreth 160 km në veriperëndim të ishullit Snares, sipas deklaratës.

Banorët e rajoneve të Southland dhe Fiordland janë paralajmëruar të qëndrojnë larg plazheve dhe zonave detare sepse rrymat e forta mund të përbëjnë një rrezik, tha Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave, raporton Reuters.

Më shumë se 4,700 njerëz e ndjenë tërmetin, tha agjencia sizmologjike e qeverisë, ndërsa mediat e Zelandës së Re raportuan se objekte u rrëzuan nga lëkundjet e ndërtesave.

Byroja Kombëtare e Meteorologjisë e Australisë tha se nuk kishte asnjë kërcënim cunami për kontinentin, ishujt apo territoret.

Zelanda e Re është e vendosur në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një brez i gabimeve sizmike në Oqeanin Paqësor, ku tërmetet dhe vullkanet janë të zakonshme, tha agjencia

Letra e çuditshme për punonjësit nga kompania: Martohuni deri më 30 shtator, ose do të pushoheni nga puna

Punëtori ideal në prodhuesin kinez të kimikateve, sipas memorandumit të brendshëm, është punëtor, i virtytshëm dhe besnik. Dhe ndoshta më e rëndësishmja, i gatshëm për të pasur fëmijë për të mirën e vendit.

Ky ishte mesazhi që kompania, Shandong Shuntian Chemical Group, u dërgoi punonjësve të pamartuar së fundmi, në një njoftim që u përhap gjerësisht në mediat sociale.

Ai i udhëzoi ata të krijonin familje deri më 30 shtator, ose ndryshe: “Nëse nuk mund të martoheni dhe të krijoni familje, kompania do të ndërpresë kontratën tuaj të punës”.

Shandong Shuntian, nuk ishte kompania e parë që u përpoq të diktonte jetën personale të punonjësve të saj mes shqetësimeve në rritje për rënien e martesave dhe lindjeve në Kinë. Javë më parë, një rrjet i njohur supermarketesh, i kishte thënë stafit të tij që të mos kërkonte dhurata për fejesë, për të ulur koston e dasmave.

Të dy urdhrat u kritikuan gjerësisht, për shumë nga të njëjtat arsye që njerëzit refuzojnë të krijojnë familje në radhë të parë. Përveç kostos ekonomike për të pasur fëmijë, shumë të rinj kinezë përmendin një dëshirë për autonomi personale. Ata refuzojnë idenë tradicionale se familjet e tyre duhet të drejtojnë jetën e tyre dhe sigurisht që nuk janë të prirur t’i lënë punëdhënësit e tyre të thonë fjalën e tyre.

Vitin e kaluar, 6.1 milionë çifte kineze u martuan – një rënie prej 20 për qind nga një vit më parë, dhe më e pakta që kur qeveria filloi të publikonte statistika në vitin 1986. Popullsia e Kinës ka rënë për tre vjet rresht.

Autoritetet janë përpjekur t’i kthejnë këto tendenca. Zyrtarët kanë vizituar gratë në shtëpi për të pyetur nëse planifikojnë të mbeten shtatzënë. Qeveria gjithashtu, botoi një propagandë që pretendonte se shtatzënia mund t’i bëjë gratë më të zgjuara dhe bëri thirrje për krijimin e një “atmosfere sociale miqësore për fertilitetin”, përfshirë në vendet e punës.

Disa kompani duken të etura për ta zbatuar propagandën.

Njoftimi nga kompania kimike, e cila filloi të qarkullonte në internet muajin e kaluar, u drejtohej punonjësve të pamartuar midis moshës 28 dhe 58-vjeç, përfshirë punëtorët e divorcuar.

“Të mos i përgjigjesh thirrjes së vendit, të mos martohesh dhe të kesh fëmijë, është pabesi”, thuhej në memo.

Me rritjen e talljeve në internet, kompania u tërhoq shpejt. E kontaktuar me telefon, një grua në selinë e saj tha se njoftimi ishte tërhequr dhe se qeveria lokale kishte urdhëruar kompaninë t’i nënshtrohej “korrigjimit”.

Ajo nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të tjera. Zyrtarët lokalë të punës nuk mund të kontaktoheshin për koment.

Megjithatë, ka pasur sugjerime se qeveria mund të ushtrojë presion më të drejtpërdrejtë mbi punonjësit e saj.

Vitin e kaluar, një draftdokument nga Komisioni Shëndetësor i Quanzhou, një qytet në Kinën jugore, u përhap në internet. Ai u bënte thirrje punonjësve të agjencive qeveritare që “të merrnin drejtimin në zbatimin e politikës së tre fëmijëve”.

Dokumenti nuk specifikonte se çfarë nënkuptohej me zbatimin. Por komentuesit tërhoqën paralele me një letër të hapur të famshme nga autoritetet qendrore që shihet se ka nisur politikën e një fëmije në vitin 1980.

Ajo letër i nxiti anëtarët e partisë që të “merrnin drejtimin” për të pasur një fëmijë. Një zonjë që iu përgjigj telefonit në Komisionin Shëndetësor të Quanzhou konfirmoi ekzistencën e draftit.

Por ajo tha se qyteti po priste udhëzimet e nivelit më të lartë, përpara se të publikonin udhëzimet përfundimtare.

“Veprat penale janë shumë të rënda”, ish-prokurori Beci shpjegon sa vite burg mund të dënohet Veliaj

Në “Drejt” nga Luan Rama, ish-prokurori Eugen Beci tha se veprat penale për Veliajn janë shumë të rënda dhe se mund të dënohet shumë vite burg për ato.

Beci: Veprat penale për Veliajn janë shumë të rënda. Korrupsioni, pastrimi i produkteve të penale, mosdeklarimi i pasurisë që është vepra më e lehtë. Korrupsioni aktiv dhe pasiv është një vepër që dënohet nga 4-12. Pastrimi i produkteve penale është një vepër që mund të shkojë nga 7-15 vite.

Kjo tregon se janë vepra penale me një marzh dënimi shumë të rëndë. Me pas duhet parë edhe personaliteti i personit pasi ke parë veprat penale. Si dhe a ndikon pozicioni i personit lidhur me marrjen e provave. Prokuroria ka të dhënat e Nesti Angonit dhe të dhënat e veta.

Përplasen dy makina/ 3 të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të martë në aksin Lezhë-Shëngjin.

Nga informacionet paraprake mësohet se dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, teksa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

“Më kërkoi…”, Egli rrëfen çfarë i tha Gjesti pasi u fikën dritat

Egli Tako dhe Gjesti mbrëmë darkuan bashkë, ku edhe u sqaruan për të kaluarën e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.

Derisa Egli po i tregonte Danjës për momentet përballë Gjestit, ajo zbuloi se për pak dritat ikën dhe në këtë rast banori i kërkoi asaj ta puthte.

“U fikën një moment dritat dhe ky më tha hajde të t’puthë pak se jam t’u maru”, citon Egli fjalët e Gjestit.

Nga ana tjetër, Gjesti kaherë ka treguar se nuk ndjen për Eglin dhe se për ta ka vetëm tërheqje fizike.

“Të kërkoj falje për lotët e tua…” – Gjesti dhe Egli darkojnë në suitë: Më ka munguar prezenca jote

Gjesti i kërkoi falje Eglit për gabimet e tij në një darkë të organizuar për t’u sqaruar rreth situatës mes tyre.

Ai pranon se nuk është i pastër dhe se ka bërë gabime, por thekson se është ndjerë mirë me të dhe e ka konsideruar një krahë mbështetjeje.

Gjesti: Kam bërë gabim me Eglin, lotët i kanë dalë prej meje

Gjesti shprehu gjithashtu se ka pasur një lidhje të veçantë me Eglin, duke e përshkruar energjinë që ndanin së bashku si të veçantë, më shumë se me askënd tjetër.

“Jam përshtatur me ty në shumë gjëra, t’i kam thënë të gjitha gjërat se e kam ditur që ti nuk m’i përdor. Të kam thënë të kam në krahë, më është ndenjur me ty. Më shumë se kam qeshur me ty me askënd tjetër se ka qenë energjia”.

Gjatë bisedës, ai i kërkoi falje për lotët e Eglit dhe theksoi se ka kuptuar që ajo dëshiron të krijojë një të ardhme me dikë të besueshëm dhe serioz. Gjesti e siguroi se ai është një person që nuk mendon shumë për pasojat, por që ka ndjerë një lidhje të thellë emocionale me të.

“E ke moshën, e di. Më fal. E di që ke tjera mendime, por më fal. Unë jam ky njeri. Nuk mendoj shumë, vetëm futem. Kurrë nuk mendoj se çka më pret pas. Më fal. E di që e do një djalë serioz, që do me çu jetën me dikë. Si motra ime, ka dëshirë të krijoj familje. Po të kuptoj, por kuptom edhe ti mua. Energjinë e mirë kur e kam me një njeri vuaj për atë njeri”.

Ai e ftoi Eglin të kuptojë dhe atë, duke e falenderuar për mbështetjen që i ka dhënë, ndërsa kërkoi që të mos harrohet energjia pozitive që ndanin.

“Të kërkoj falje për lotët e tua, kam pasur gabime. Nuk e lë veten të pastër. Prezenca e jote më ka munguar në shtëpi, nuk mund të ma mohosh, as që jam kënaqur me ty. Ka qenë energjia”.

Në fund, ai e pranoi se prezenca e Eglit i ka munguar gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.

25 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 91 lekë dhe do shitet me 92.2 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.7 lekë dhe do shitet me 103.7 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.4 lekë dhe do shitet me 118.7 lekë.