Rikthimi që askush s’e priste: Luizi futet sërish në shtëpi, por jo për vizitë

Luiz Ejlli nuk po bën shaka! Ndërsa të gjithë dyshonin për “Fermën VIP”, e vërteta që zbulon Prive By Liberta Spahiu është krejt tjetër.

Fituesi absolut i Big Brother do të rikthehet këtë të shtunë në shtëpinë ku theu çdo rekord.

Dhe kujdes: nuk është thjesht një vizitë ‘përshëndetëse’.

Luizi do të futet me një mision special dhe do të qëndrojë aty për disa ditë, një lëvizje strategjike kjo pak para premierës së filmit “Loja e fundit” me 12 shkurt.

Lojtarët brenda (dhe fansat jashtë) duhet të bëhen gati për trazim të ujërave! / Prive By Liberta Spahiu

Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, më çuan miqtë në shtëpinë e tij. Trump na tradhtoi

Haley Robson, një nga viktimat e shumta të rrjetit të pedofilisë të Jeffrey Epstein, ka dhënë një dëshmi tronditëse për Corriere della Sera, duke rrëfyer tmerrin që përjetoi kur ishte vetëm 16 vjeç.

Ajo tregon se u dërgua në shtëpinë e financierit në vitin 2002 përmes njerëzve që i besonte, përfshirë një shok klase, me premtimin e rremë për diçka tjetër, por sapo mbërriti atje, Epstein e dërgoi në katin e sipërm dhe abuzoi me të për një orë rresht.

Sot, ajo shpreh zhgënjim të thellë jo vetëm për drejtësinë amerikane, por edhe për presidentin Donald Trump, të cilin e akuzon se i ka tradhtuar viktimat duke mos mbajtur premtimin për transparencë të plotë mbi dosjet e këtij skandali.

Robson, e cila është e regjistruar si votuese republikane, thotë se besonte te fjalët e Trump kur ai premtonte se do të zbardhte të vërtetën, por tani është e bindur se ai ka gënjyer.

Sipas saj, lidhja mes Trump dhe Epstein ishte shumë e ngushtë, aq sa financieri mbante një foto të tij në tavolinën e punës. Ajo thekson se është e pafalshme që qeveria amerikane ka mbyllur hetimet pa ndjekur penalisht njerëz të tjerë të fuqishëm, duke lënë pas shumë pikëpyetje për bashkëpunëtorët e mundshëm në këtë histori të errët.

Përveç tradhtisë politike, viktima denoncon edhe skandalin e fundit të Departamentit të Drejtësisë, i cili publikoi gabimisht të dhëna private të dhjetëra grave, duke përfshirë numra sigurimesh shoqërore, adresa dhe fotografi të vajzave të mitura pa asnjë censurë. Për Robson, kjo është një tjetër goditje që i bën gratë të ndihen viktima për herë të dytë.

Lidhur me vdekjen e Epstein në burg, ajo ndan bindjen e shumë personave të tjerë se ai nuk u vetëvra, por u vra, pasi karakteri i tij manipulues dhe egoja e madhe nuk përputheshin me aktin e vetëflijimit.

Pavarësisht dhimbjes dhe traumave që vazhdon t’i trajtojë me psikologë, Haley Robson sot është kthyer në një aktiviste që lufton për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve.

Ajo thotë se neglizhenca e shtetit i ka bërë këto gra më të forta dhe më të vendosura për të kërkuar llogari. Ndonëse ndjen trishtim që shoqja e saj Virginia Giuffre nuk jeton më për të parë frytet e betejës së tyre, ajo beson se ekspozimi i emrave të pushtetshëm në dosjet e publikuara është një lloj drejtësie që do t’i njollosë ata përgjithmonë.

Deklarata e Selinës në dhomën e rrëfimit nuk ka për t’i pëlqyer aspak Mirit

Në dhomën e rrëfimit, Selin ka vendosur të flasë pa doreza lidhur me raportin e krijuar me Gimbon, një nga marrëdhëniet më të diskutuara të ditëve të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Dyshja është shfaqur gjithnjë e më e afërt, duke mos i kursyer ngacmimet dhe momentet e përbashkëta, çka ka bërë që edhe vetë ata të pranojnë se mes tyre ekziston një kimi e veçantë që e bën qëndrimin në shtëpi më të lehtë.

Gjatë rrëfimit të saj, banorja e përkufizoi këtë lidhje si “të vetmen korrekte” që ka pasur brenda shtëpisë, duke vlerësuar kujdesin që ai tregon ndaj saj.

“Mendoj se marrëdhënia me Gimbon është marrëdhënia e vetme korrekte këtu brenda që kam patur ndonjëherë. Kur jam me të, mendoj që jetoj, që do të thotë nuk jam kaq e përfshirë në lojë, edhe mendoj që si raport, përveçse është korrekt, kemi një kimi shumë të fortë. E vlerësoj shumë si djalë dhe kam shumë respekt. Më pëlqen shumë që është detajist dhe kujdeset. E kam shumë përzemër”, u shpreh ajo.

Kjo deklaratë konfirmon se raporti mes tyre po forcohet dita-ditës, duke kaluar përtej aleancave të zakonshme të lojës.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 5 Shkurt 2026

Dashi

E enjtja do të jetë mjaft pozitive, ku Venusi do të ketë ndikim tranzit dhe do e bëjë dashurinë mjaft të favorizuar. Ky është momenti i duhur për të shprehur idetë dhe projektet tuaja. Në punë do të ketë mundësi të shumta, por kjo gjë do ju tensionojë.

Demi

Në dashuri do të ketë momente tensioni. Kujdes duhet të tregoni me të lindurit e shenjës së luanit dhe ujorit, ku mund të hasni në probleme. Yjet do të jenë mjaft të favorshme në punë, ku do të ketë mundësi rikuperimi dhe rimarrje në dorë të situatës.

Binjakët

Mundohuni që të gjeni një moment për tu relaksuar. Dashuria do të jetë mjaft pozitive, ku do të keni mundësi që të bëni projekte premtuese. Kujdes duhet të tregoni me punën, dhe mos lejoni që problemet e saj të ndikojnë në sferat e tjera të jetës tuaj.

Gaforrja

Dashuria do të jetë mjaft e favorshme. Ky është momenti i duhur si për dashuritë e reja, edhe për rikuperimin e një raporti. Në punë duhet të ruani qetësinë para se të merrni disa vendime.

Luani

Qielli favorizon dashurinë. Një histori do të ketë mundësi që të rikuperohet, ashtu sikundër mund të lindë një lidhje e re. Situata do të jetë mjaft e favorshme edhe në punë.

Virgjëresha

Prilli ishte një muaj mjaft i veçantë, ku mund ta keni gjetur veten në situata të dyjëzuara. Në dashuri duhet treguar kujdes, pasi mund të përfshiheni në dy histori njëkohësisht. Në punë do ju duhet të merrni vendime.

Peshorja

Nëse nuk i duroni dot më disa persona, mund të ndryshoni sjellje ose të jeni më pak të sjellshëm. Në dashuri ndiheni të qetë, pasi keni arritur në disa përfundime. Në punë mund të ketë zhvillime premtuese.

Akrepi

Mund të jeni përballur me probleme në çift kohëve të fundit, por tashmë do të ketë mundësi për përmirësim. Kujdes duhet treguar me financat, në mënyrë që të mos shpenzoni shumë gjatë kësaj periudhe. Po ashtu mund të përballeni me lodhje, ndaj duhet të gjeni një moment për tu relaksuar.

Shigjetari

Ky është momenti ideal për të zgjeruar rrethin miqësor dhe kontaktet, duke pasur njohje të reja, shkruan noa.al. Mërkuri do të ketë ndikim të favorshëm në financa. Edhe në punë, do të arrini që të fitoni diçka më shumë.

Bricjapi

E enjtja do të jetë nën ritmin e duhur. Në dashuri gjërat do të ecin më mirë, por ju nuk do të jeni të qetë me veten. Mundohuni që të mos mendoni për gjëra që kanë ndodhur shumë kohë më parë dhe fokusohuni tek e tashmja. Në punë duhet qetësi, ndaj shmangni problemet. Do të keni dëshirë për ndryshim.

Ujori

Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar pasi Venusi do të jetë në anën tuaj. Në punë, diçka do të lëvizë dhe më në fund do të merrni atë që dëshironi. Disa gjëra kanë nevojë për ndryshim radikal.

Peshqit

E enjtja do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe dyshime. Në dashuri gjërat vijojnë që të jenë tejet të komplikuara, ndaj mundohuni që të ruani qetësinë dhe të mos bëni asgjë të nxituar. Puna do të ecë më së mirë, ku problemet e lindura së fundmi mund të zgjidhen.

“Doktori” i Fiks-it feston 52-vjetorin i harruar: Ata që i quaja miq e kolegë më kanë hapur gropën

Moderatori ikonik i “Fiks Fare”, me imazhin e të cilit janë rritur disa breza, Genti Pjetri festoi katër ditë më parë 52-vjetorin e tij.

Një ditëlindje që, ashtu si edhe ajo e vitit të kaluar, e gjeti larg ekranit dhe vëmendjes së publikut, në një lloj harrese, pikërisht aty ku ai nuk do ta kishte dëshiruar kurrë, larg shikuesve dhe televizionit që e deshi dhe i dha kaq shumë.

Ndërsa urimet nuk munguan në rrjetet e tij sociale, reagimi i Gentit ishte i papritur. Ai shprehu hapur zhgënjimin ndaj atyre që dikur i quante kolegë dhe miq, por që sot sipas tij mungojnë pikërisht në momentet kur prania e tyre do të kishte më shumë vlerë.

Genti kujton se edhe në periudhat më të vështira të jetës së tij, përfshirë humbjen e babait, shumë prej atyre që dikur i kishte pranë nuk u shfaqën askund, duke e lënë vetëm dhe të momentet kur njeriu ka nevojë për njerëz dhe miq me të cilët dikur ka ndarë problemet dhe gëzimet e tij.

“Nuk ma dhuroi a fali njeri emrin a famën, Zoti më dhuroi humor e zë dhe unë e dhashë, se s’kanë dashur me më pa mirë, është puna e tyre e jo e imja. S’më ka dëgjuar ndonjëherë emri për ngatërrestar, sherrxhi, llapaqen, ngacmues, përkundrazi se di si kam mbijetuar, për ata që se dinë, me vite më kanë hapur gropën ata që i quaja kolegë, miqtë i thoja, por vrapin e kishin të lehtë, si pashë në krah kurrë, më flasin për respekt, si pashë në derë të shtëpisë kur im at ndërroi jetë, ky është mirësia e respekt”, shkruan ai.

“Emrin dhe famën nuk ma fali askush”, “Doktori” i

Rama në Vatikan, viziton bazilikën e Zojës së Shqipërisë: Prej 1467-ës nuk ka shkelur asnjë kryetar shteti shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Vatikan. I shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama, dhe djali i tij, Zaho, ndalesën e parë e ka bërë në bazilikën e famshme në Genazzano.

“Në bazilikën e famshme, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin e largët 1467.

Që nga ajo kohë asnjë kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e bazilikës, ku krah Zojës së Shqipërisë qëndron përherë edhe flamuri ynë kombëtar, e ku kanë kryer vizita e rite thuajse të gjithë Papët e Romës.

Gjëja e parë që bëri edhe Papa Leoni XVI sapo u zgjodh, ishte vinte e të lutej në Genazzano te Zoja e Shqipërisë që thirret edhe Regina di Albania – Mbretëresha e Shqipëri”, shkruan Rama krahas fotove.

Sipas agjendës së bërë publike, kryeministri do të vizitojë Pallatin Apostolik të Vatikanit, ku do të pritet në oborrin “San Damaso”, nga Prefekti i Shtëpisë Papnore dhe Zotërinj të Shenjtërisë së Tij.

Pritja do t’i paraprijë audiencës që Rama do të ketë me Papa Leonin XIV, në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik.

Më pas, vizita do të vijojë në Bazilikën e Shën Pjetrit, në mjediset e Stanza delle Lacrime, Cappella Paolina, Sala Reggia, Sistina dhe në altarin e Shën Gjon Palit II.

Në përfundim të qëndrimit të tyre në Vatikan, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, do të vizitojnë vendvarrimin e Papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore.

Pjesë e kësaj vizite do të jenë edhe disa takime të tjera mes të cilave takimi me Kardinalin Pietro Parolini, Sekretar shteti i Vatikanit

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid0cvZrjSnqeAZh2hBh58ii3VUPded8L6WzJSMeYuguW25eyC46JPGFTZyWq9p4Wv94l&show_text=true&width=500

Si mashtrohen qytetarët me bukët integrale: Ja çfarë zbuluan analizat

Në analizat e kryera për bukët integrale, rezulton se njëra prej mostrave nuk ka nivelin e duhur të fibrave.

Rezultati tregon nivelin prej vetëm 0,82 % ose më pak se 1 gram për 100 gram produkti. Pra, thënë më shkurt, rezultati është shumë afër zeros që tregon se buka është totalisht mashtrim. Edhe pse nuk ka një kuotë zyrtare të përcaktuar, ekspertët gjykojnë se niveli minimal i fibrave duhet të jetë 6 %, ose 6 gram për 100 gram produkt që konsiderohet edhe standardi i Bashkimit Evropian.

“Ne nuk jemi në gjendje, kemi dështuar për të verifikuar nëse kjo, përveç pjesëve të standardeve që nuk thuhet pra nëse kjo buka çfarë sasie të miellit integral duhet të ketë, pra sa është përqindja që kjo të quhet një bukë integrale apo buke e zezë ne nuk i kemi këto”, u shpreh Ana Vuksani, pedagoge UBT.

“Pamë që një bukë integrale kishte një nivel shumë të ulët të fibrave, ajo nuk është bukë integrale. Këtu je duke abuzuar me cilësinë. Nëse dieta dhe njerëzit kërkojnë bukë integrale ti duhet ti ofrosh një buke integrale”, u shpreh Ilir Pecnikaj, kimist.

“Nuk arrij ta kuptoj se si mund të abuzohet me cilësinë, sepse me cilësinë është vetë direkt prodhuesi që abuzon me cilësinë, pra e di në mënyrë të shkëlqyer që është duke abuzuar. Pse duhet të më bësh një produkt me cilësi shumë të ulët dhe të ma shesësh si një produkt me cilësi të lartë. Këtu është problemi, unë shkoj për të blerë një bukë integrale dhe ju më ofroni një bukë masive ose e prodhuar me një miell i cili lejohet të prodhohet vetëm në punishten e ëmbëlsirave dhe ma shet për bukë integrale”, u shpreh Ilir Pecnikaj, kimist.

Rasti konkret përbën tregues se në bukë është përdorur ngjyrues dhe ajo nuk është natyrale. Me pak fjalë, qytetarët mashtrohen dhe konsumojnë një bukë me ngjyrues si bukë integrale. Në këtë rast, konsumatori jo vetëm nuk blen një bukë që ka përfitime shëndetësore, por përkundrazi mund të ketë pasoja në shëndet.

“Nuk ka një përqindje të caktuar të ngjyruesve që duhet përdorur te buka dhe aditivët janë nga përgjegjësit kryesor për shkaktimin e kancerit në organizmin e njeriut. Ky është një falsifikim, është një mashtrim që i bëhet së pari konsumatorit duke i marrë nga xhepi paratë për një produkt që nuk është produkte që blen dhe kjo në fakt në bazë të ndryshimeve të kodit penal në 2019 përbën vepër penale”, u shpreh Ana Vuksani, pedagoge UBT.

Kur një bukë integrale përmban vetëm 0.82 gram fibra, ajo është qartësisht nën nivelin minimal prej 3 gram/100 g që aplikon si normë BE. Duket se kontrolli nuk ka funksionuar apo diçka ka çeduar duke shkaktuar pasoja te konsumatori. Sipas analizave të industrisë në BE, bukët integrale të tregut zakonisht përmbajnë mbi 6–7 gram fibra.

“Për hir të vërtetës ne jemi të gjithë këtu dhe nuk kemi dëgjuar një operator biznesi të penalizohet sepse ka mashtruar haptazi konsumatorin”, u shpreh Ana Vuksani, pedagoge UBT.

Së pari, fibrat nuk janë vetëm një numër në etiketë, por tregojnë strukturën ushqimore të bukës sa pjesë të kokrrës së drithit mbeten në produkt dhe sa mbështesin shëndetin e tretjes, kontrollin e sheqerit, ndjesinë e ngopjes dhe përfitime të tjera metabolike që shoqërojnë dietat e pasura me drithëra integrale.

“Aditivët që janë përgjegjësit kryesorë për shkaktimin e kancerit siç është ngjyruesi tek buka e zezë sot në Shqipëri ne nuk kemi kapacitete laboratorike për të evidentuar faktin nëse kjo bukë, integrale apo e zezë është si pasojë e grurit cilësor të përdorur apo si rezultat i përdorimit të ngjyruesve për përmirësuesve artificial”, u shpreh Ana Vuksani, pedagoge UBT.

“Patjetër që përdoren ngjyrues për ta bërë bukën të duket si ato bukët që hanim atëherë që ishin me krunde me hime, por ato në fakt janë ngjyrues nuk kanë asnjë vlerë të shtuar përsa u përket fibrave të cilat do të sillte një grurë i cili nuk është bluar aq mirë, aq imët nuk është situr aq mirë ai është… shumica e tyre janë bërë me shtesa vetëm sa i japin atë ngjyrën, fibrat tregojnë që nuk janë në lartësinë e duhur”, u shpreh Sokol Abazi, kimist./Inside Story

VIDEO

55-vjeçarja υ ret ρartnerin dhe i ΡRET or ganin gjnitaΙ, zbulohet MOTIVI!

Një 55-vjeçare është arrestuar në Spanjë për vrasjen e partnerit të saj 67-vjeçar. Kur forcat policore hynë në banesën që ishte dhe vendngjarja e krimit, kanë zbuluar trupin e viktimës, me plagë të shumta të bëra me thikë si dhe me organin gjenital të prerë.

Raportohet se ngjarja është denoncuar nga vajza e autores, pasi nëna i është rrëfyer se ka kryer krimin. Fqinjët kanë deklaruar se kishin dëgjuar zëra që vinin nga apartamenti i çiftit para incidentit.

Edhe pse motivi nuk dihet, sulmi mund të ketë qenë i motivuar nga xhelozia, sipas mediave lokale.

E RËNDË! Vëllezërit υr¤sin motrën dhe partnerin e saj, shkak lidhja ndërfetare

Vrasja e një çifti ndërfetar dhe arrestimi i vëllezërve të gruas për krimin e dyshuar ka tronditur një fshat të vogël në shtetin verior të Uttar Pradesh, në Indi, ku banorët thonë se kanë jetuar në harmoni për vite me radhë.

Trupat e 19-vjeçares Kajal, një hindu, dhe 27-vjeçarit Mohammad Arman, një mysliman, u gjetën të varrosur pranë një bregu lumi në periferi të fshatit Umri më 21 janar.

Policia tha se ata ishin rrahur për vdekje me një lopatë dy ditë më parë, dyshohet nga tre vëllezërit e Kajal, të cilët janë arrestuar. Ata ndodhen në paraburgim dhe nuk kanë komentuar mbi vrasjet.

Ngjarja ka sjellë një qetësi të rëndë mbi Umri, rreth 182 kilometra larg kryeqytetit të Indisë, Nju Delhi. Fshati ka rreth 400 familje, nga komunitetet hindu dhe myslimane, dhe disa banorë i thanë BBC-së se mes tyre ka ekzistuar një marrëdhënie e ngrohtë, pa histori mosmarrëveshjesh fetare.

Zëvendësinspektori i përgjithshëm i policisë shtetërore, Muniraj G, i tha BBC-së se autoritetet besojnë se bëhet fjalë për një rast “vrasjeje për nder” – krime të kryera nga të afërm ose anëtarë të komunitetit për të ndëshkuar gra që bien në dashuri ose martohen jashtë kastës apo fesë së tyre.

Byroja Kombëtare e Regjistrimeve të Krimit në Indi nisi regjistrimin e vrasjeve për nder në vitin 2014, kur u raportuan 18 raste në të gjithë vendin. Raporti i saj më i fundit vjetor regjistroi 38 raste të tilla në vitin 2023.

Megjithatë, aktivistët thonë se shifrat reale janë shumë më të larta – me qindra raste çdo vit – pasi shumë prej tyre regjistrohen thjesht si vrasje.

Umri ndodhet në distriktin Moradabad të Uttar Pradesh-it, i njohur për industrinë e përpunimit të metaleve. Rajoni është kryesisht rural dhe hierarkitë e forta shoqërore vazhdojnë të ndikojnë në jetën e përditshme. Vëllezërit e Kajal punonin si muratorë në qytetin Moradabad.

Marrëdhënia mes Kajal dhe Arman ishte “rasti i parë [i një lidhjeje ndërfetare]” në fshat, thotë banori Mahipal Saini.

Banorë të Umrit, që folën për BBC-në në kushte anonimiteti, thanë se Kajal dhe Arman ishin fqinjë që jetonin vetëm 200 metra larg njëri-tjetrit. Ata u përshkruan si persona introvertë, me pak miq. Kajal jepte mësim në një shkollë private në fshat, ndërsa Arman ishte kthyer rreth pesë muaj më parë, pasi kishte kaluar katër vjet në Arabinë Saudite duke punuar në një dyqan ushqimor. Të afërmit e tij thanë se ai u kthye për shkak të fitimeve të ulëta dhe, pas kthimit, kishte punuar me një kontraktor vendas në copëtimin e gurëve.

Nuk është e qartë se si u njohën dhe sa kohë kishin qenë çift, por policia thotë se “të dy ishin të afërt”.

Sipas policisë, vrasjet dyshohet se ndodhën në shtëpinë e Kajal natën mes 18 dhe 19 janarit, kur vëllezërit e saj e kapën Armanin duke e vizituar. Vëllezërit – Rajaram, Satish dhe Rinku Saini – ndodhen në burg dhe deri tani nuk kanë dhënë asnjë deklaratë në mbrojtje të tyre.

Babai i Kajal, Ganpat Saini, i tha BBC-së se ai dhe gruaja e tij nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e vrasjeve. Ai tha se kishin fjetur në një kasolle në periferi të fshatit, ku zakonisht qëndrojnë për të ruajtur bagëtinë. Ai shtoi se po mban zi për vajzën e tij.

Vëllai i madh i Armanit, Farman Ali, tha se Armani u largua nga shtëpia pas darkës më 18 janar, duke thënë se do të sillte disa ilaçe për prindërit e tyre. Kur ai nuk u kthye deri të nesërmen në mëngjes dhe telefoni i tij ishte i fikur, familja u alarmua dhe njoftoi policinë, çka çoi në nisjen e kërkimeve në fshat.

Policia pretendon se vëllezërit e Kajal u përpoqën t’i mashtronin autoritetet duke paraqitur një kallëzim për zhdukjen e saj më 20 janar, duke akuzuar Armanin për rrëmbimin e saj.

Sipas policisë, marrja në pyetje e të dy familjeve nxori mospërputhje në deklaratat e vëllezërve të Kajal, ndërsa hetimet i çuan autoritetet në vendin ku ishin varrosur trupat.

Ganpat Saini tha se kur ai dhe gruaja e tij u kthyen në shtëpi mëngjesin e 19 janarit, nuk e gjetën Kajal aty dhe se për vrasjen mësoi vetëm pasi u gjetën trupat. Ai nuk iu përgjigj pyetjes nëse ai ose ndonjë anëtar i familjes ishte në dijeni të marrëdhënies mes Kajal dhe Arman.

Familja e Armanit tha se nuk ishte në dijeni të lidhjes. “Ai nuk na tha kurrë asgjë”, tha vëllai i tij, Farman Ali. “Vetëm pasi nuk mundëm ta gjenim për një ditë të tërë, disa miq na thanë se ai kishte qenë duke u takuar me Kajal për rreth dy muaj.”

Fshatarët thonë se zakonisht mosmarrëveshjet zgjidhen me ndihmën e udhëheqësve të këshillit të fshatit. “Nëse familja e Kajal do të kishte vepruar me më shumë arsye, pleqtë e fshatit mund të kishin ndihmuar në zgjidhjen e situatës”, tha Mahipal Saini.

Policia njoftoi se ka vendosur forca shtesë për të siguruar që të mos ketë dhunë fetare, ndërsa banorët thonë se jeta po kthehet gradualisht në normalitet.

Megjithatë, vrasjet kanë nxitur reflektime të dhimbshme. “Nuk e imagjinonim kurrë se diçka e tillë mund të ndodhte këtu”, tha Arif Ali, një tjetër banor i Umrit. “Nuk është se burrat dhe gratë janë ndier papritur të pasigurt, por një heshtje e rëndë na ka pushtuar.”

Vrasjet në Umri i shtohen listës së gjatë të rasteve të dyshuara të “vrasjeve për nder” të raportuara në Indi ndër vite.

Më shumë se 93% e martesave në Indi janë të rregulluara nga familjet brenda së njëjtës kastë dhe besim, ndërsa çiftet që devijojnë nga tradita shpesh detyrohen të kërkojnë mbrojtje nga policia ose gjykatat.

Ligji indian i trajton vrasjet për nder si vrasje, dhe gjykatat kanë theksuar vazhdimisht se zgjedhja e partnerit nga një i rritur me pëlqim është e mbrojtur nga kushtetuta. Në vitin 2018, Gjykata e Lartë urdhëroi qeveritë shtetërore të krijonin shtëpi të sigurta në çdo distrikt për të mbrojtur çiftet ndërfetare dhe ndërkaste nga ngacmimet.

Megjithatë, raste dhune vazhdojnë të raportohen në të gjitha shtetet.

Studime të ndryshme tregojnë se shumica e indianëve kundërshtojnë martesat ndërfetare, ndërsa ligjet kundër konvertimit fetar, të zbatuara në disa shtete, shpesh shtojnë presionin ndaj këtyre çifteve.

Regjisori Nakul Singh Sawhney, i cili realizoi një dokumentar mbi këtë temë në vitin 2012, thotë se të dhënat zyrtare mbi vrasjet për nder janë të pamjaftueshme. “Shumica e rasteve nuk përfshihen në statistika, përveç nëse motivi përmendet qartë në fazat e para të hetimit. Në shumë raste, elementi i vrasjes për nder del në pah shumë më vonë”, tha ai.

Aktivistja e të drejtave të njeriut, Kavita Srivastava, thotë se mungesa e të dhënave të sakta kontribuon në indiferencën zyrtare. “Kur problemi nuk shihet, nuk veprohet për ta zgjidhur”, tha ajo.

Ndërsa gratë gjithnjë e më shumë pohojnë të drejtën për të zgjedhur partnerin e tyre, shton Srivastava, ato përballen shpesh me rezistencë nga ajo që ajo e përshkruan si “një sistem shoqëror thellësisht regresiv”. Urdhrat e gjykatave, thekson ajo, nuk mjaftojnë për të parandaluar krimet e nderit pa u përballur njëkohësisht me qëndrimet shoqërore më të gjera.

E rëndë, një 14-vjeçar g¤det me t hikë mësuesen

Një nxënës në Francën jugore sulmoi një mësuese me thikë në një klasë, duke e plagosur rëndë, thanë prokurorët sot. 14-vjeçari e goditi mësuesen tre deri në katër herë me thikë, duke i shkaktuar lëndime në pjesën e sipërme të trupit, tha prokurori i shtetit Raphaël Balland. Incidenti ndodhi në qytetin Sanary-sur-Mer.

Stafi i shkollës e uli djalin në oborrin e shkollës, pas së cilës ai u mor në paraburgim nga policia. Ai po hetohet nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Nuk ka prova për një motiv fetar ose politik në këtë kohë, tha Balland. Dihet vetëm se kohët e fundit ka pasur tension me mësuesen dhe se nxënësi me sa duket është mërzitur që ajo e ka denoncuar atë.

Adoleshenti nuk kishte pasur më parë sjellje të dhunshme apo aktivitet kriminal, shtoi Balland. Megjithatë, thuhet se kishte tensione brenda familjes së tij. Në kohën e sulmit kishte 22 nxënës në klasë, por askush tjetër nuk u lëndua.

Ministri francez i Arsimit, Éduard Geffray, njoftoi se do të shkonte menjëherë në vendngjarje dhe, ashtu si Ministri i Brendshëm Laurent Nuñez, shprehu ngushëllimet e tij për të prekurit.

Stacioni televiziv RTL raportoi se gruaja e sulmuar ishte një mësuese arti 60-vjeçare. Ajo u shtrua në spital me lëndime kërcënuese për jetën.

Sipas Le Parisien, 14-vjeçarja fillimisht e kërcënoi mësuesen përpara se ta godiste dy herë në stomak dhe një herë në krah. Franca futi kontrollet e çantave në hyrjet e shkollave rreth një vit më parë pas një serie sulmesh me thikë brenda dhe përreth shkollave.