Euro arrin nivelin më të lartë në pesë muaj, çfarë po ndodh me kursin e këmbimit?

Monedha europiane arriti nivelet më të larta në më shumë se pesë muaj kundrejt dollarit amerikan, ndërsa parlamenti gjerman pritet të votojë një rritje masive të shpenzimeve.

Euro u mbiçmua me 0.25% në raport me dollarin amerikan këtë të martë.

Votimi i projektligjit të shpenzimeve për mbrojtjen dhe infrastrukturën që i lejon Gjermanisë të injektojë qindra miliarda euro duke gjallëruar atë që dikur ishte ekonomia më e fortë e Evropës, pritet ti japë një shtysë edhe më të madhe monedhës europiane.

Euro është forcuar me gati 7% kundrejt dollarit amerikan që prej janarit kur shënonte edhe vlerën më të ulët.

Propozimi I iniciuar nga kancerali I ardhshëm gjerman Merz do t’I lejojë Gjermanisë të shpenzojë 1% të prodhimit të brendshëm bruto ose 45 miliardë euro për mbrojtjen ndërsa parashikohet edhe krijimi I një fondi të posaçëm prej 500 miliardë euro për investime në infrastrukturë.

Tregu po vëzhgon gjithashtu zhvillimet mbi një marrëveshje të mundshme paqeje Rusi-Ukrainë, e cila do të ishte pozitive për monedhën europiane.

E kundërta ka ndodhur me dollarin amerikan i cili po luhatet ndjeshëm pasi frika se politikat agresive tarifore të presidentit Donald Trump mund të shkaktojnë një ngadalësim të gjerë ekonomik, kanë dobësuar monedhën e gjelbër.

Analistët janë në pritje të vendimit të Rezervës Federale e cila duket se do ta ketë të vështirë vendimarrjen mes shqetësimeve në rritje të inflacionit.

Zyrtarë të bankës amerikanë janë shprehur se lufta e përshkallëzuar do të ndikojë ekonominë amerikane dhe institucioni do të tregohet i kujdesshëm me vendimet për uljen e mëtejshme të normave të interesit, që drejtpërdrejt do të ndikojnë edhe kursin e këmbimit valuator.

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ushtarak Shqipëri-Kosovë-Kroaci

Tre ministrat e Mbrojtjes, ai i Shqipërisë, Pirro Vengu, i Kosovës, Ejup Maqedonci dhe i Kroacisë, Ivan Anuši? kanë firmosur sot në Tiranë një marrëveshje të rëndësishme për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, një hap i rëndësishëm për sigurinë e të gjithë rajonit.

Ministri Vengu e ka përshëndetur marrëveshjen duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të aftësive mbrojtëse, zhvillimit të industrisë dhe teknologjisë së mbrojtjes, si dhe përmirësimit të ndërveprimit ushtarak në rajon.

“Në një mjedis sigurie të brishtë, angazhimi ynë për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse është më i fortë se kurrë! Shqipëria dhe Kroacia do të vijojnë të mbështesin Kosovën në aspiratën e saj për integrim të plotë në strukturat rajonale dhe euroatlantike”, deklaroi Vengu.

Po ashtu edhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka thënë se kjo marrëveshje thellon dhe forcon sigurinë në rajon si dhe do të kontribuojë në sprodhimtarinë e industrisë së mbrojtjes.

“Shqipëria, Kroacia dhe Kosova do të jenë bashkë edhe më fuqishëm përballë sfidave dhe synimeve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Kjo pasi sot në Tiranë, kemi nënshkruar një deklaratë trepalëshe, bashkë me dy homologët dhe miqtë e mi, Pirro Vengun, Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Ivan Anuši?, Ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë.

Duke u nisur nga vlerat tona të përbashkëta, nga orientimet e njëllojta gjeostrategjike dhe angazhimet e ndërsjella për bashkëpunim rajonal, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova deklarohen për forcim të bashkëpunimit dhe avancim të hapave për mbrojtjen e territoreve dhe të njerëzve tanë; për të kontribuar për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare; si dhe për prodhimtarinë e industrisë së mbrojtjes.

Për këtë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova, do të angazhohen për forcimin e lidhjeve mes tyre, rritjen e ndërveprueshmërisë mes ushtrive të tri shteteve tona përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta; rritjen e angazhimit për t’i luftuar kërcënimet hibride dhe për tu mbrojtur prej tyre; bashkërendimin e politikave për integrime euroatlantike dhe me theks të veçantë ndihmën e nevojshme ndaj Kosovës për tu integruar në nisma rajonale të mbrojtjes dhe të sigurisë.

Kjo deklaratë sikur edhe i tërë bashkëpunimi i Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, rrjedhë nga fryma e miqësisë ndërshtetërore dhe e angazhimit të përbashkët për fqinjësi të mirë, për paqe dhe siguri. Ky bashkëpunim i yni nuk është kërcënim ndaj askujt, por angazhim shtesë për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Bashkë me Shqipërinë dhe me Kroacinë, Kosova është më e forte, rajoni më i sigurtë dhe paqja më e qëndrueshme”, u shpreh Maqedonci.

Habit kandidatja për deputete: Lotët e qytetarëve për Tom Doshin më bënë t’i bashkohem

Burbuqe Islami, është një prej kandidateve për deputete në zgjedhjet e 11 majit.

Ajo kandidon në Tiranë, për partinë e Tom Doshit.

E ftuar në A2, ajo ka treguar arsyet përse vendosi të kandidojë për PSD-në e Tom Doshit.

Islami u shpreh se vendosi të kandidojë pasi pa lotët e qytetarëve për Tom Doshin, gjatë një takimi me emigrantët shqiptarë në Milano.

E fundit! Arrestohet banorja e këtij viti të Big Brother (Foto)

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka bërë një deklaratë të fortë duke zbuluar se është arrestuar nga policia pas ballafaqimit që realizoi për emisionin investigativ “Piranjat” me pronaren e klinikës që e kishte mashtruar për një operacion.

Në një intervistë për “Prive”, Anisa ka rrëfyer detaje nga ngjarja që e ka lënë të shokuar.

Sipas saj, sapo përfundoi përballja me pronaren e klinikës, kjo e fundit thirri menjëherë dy avokatë dhe policinë, duke e bërë situatën të tensionohej në mënyrë të papritur.

“Pas ballafaqimit me Lenen, as 5 minuta nuk kishte që përfundoi, ajo thirri 2 avokatë. Thirri policinë, erdhën dhe më arrestuan. U ndjeva si kriminele, thashë ‘ça bëra’, kur unë nuk i kërcënova, qëndrova në distancë. Qëndrova në stacion policor për 4 orë ose më shumë,” – ka deklaruar Anisa.

Olsa Muhameti tregon shifrën marramendëse që është fituar nga televotimi Drilon-Gjesti

Olsa Muhameti, producenjta e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Kosova ka folur në lidhje me Gjestin dhe lojën e tij në BBVA 4. Ajo ka treguar një kuriozitet që mund të themi se e kanë të gjithë shqiptarët ndjekës të këtij formati, “sa para fiton produksioni nga sms dhe votat e publikut?”

“Një televotim i fortë, jo finalja, por një përballje e rëndesishme brenda lojës mund të sjellë deri në 150,000€ – 200,000€ vetëm nga SMS-të e votuesve” – kështu deklaroi Olsa Muhameti.

“Po mbytemi nga gazrat e makinave”/ Sistemi i ventilimit në Tunelin e Murrizit ende jofunksional

Ndonëse qarkullimi në tunelin e Murrizit, që ishte vepra e fundit e papërfunduar në Rrugën e Arbrit u hap më 14 mars, sistemi i pastrimit të ajrit në brendësi të tunelit ende nuk është vënë në funksion.

Qarkullimi në Tunelin e Murrizit u hap për të gjitha llojet e automjeteve dhe tashmë të gjithë qytetarët që lëvizin nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër dhe në drejtim të Maqedonisë së Veriut apo anasjellas, përdorin tunelin për të shmangur bypassin e Murrizit.

E teksa kalojnë me qindra automjete në ditë, në tunelin e gjatë prej 3.8 kilometrash mungon vetilimi, ndonëse aty emetohen gazra të dëmshëm. Të indinjuar, drejtuesit e mjeteve kërkojnë vënien në funksion të ventilatorëve, pasi shëndeti i tyre po vihet në rrezik.

Punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, me një gjatësi prej 69 kilometrash, e përbërë nga 6 tunele dhe 4 ura nisën në vitin 2011, ndërsa kostoja totale e koncesionit përllogaritet në 40.3 miliardë lekë.

Në krye të ekipit austriak / Mjeku shqiptar bën gjestin e madh, mori të rinjtë që u dogjën në disko për trajtim në Austri

Në emisionin Top Story të Grida Dumës në Top Channel mbrëmjen e djeshme, raportoi nga vendngjarja gazetari Eraldo Harlicaj i cili ka ndjekur hap pas hapi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën 59 persona nga flakët në një klub nate.

Ai raportoi se aktualisht janë 162 të plagosur, ku një pjesë e tyre janë transportuar në spitalin e Shkupit për një trajtim më të specializuar.

Momentalisht 51 pacientë janë dërguar jashtë Maqedonisë. Pjesa më e madhe e tyre janë në intubim dhe për fat të keq ka gjasa që numri i viktimave të rritet në ditët në vijim, sipas ministrisë së Shëndetësisë vendase.

6 pacientë po dërgohen në Austri, ndërkohë gazetari theksoi se në krye të ekipit austriak është një mjek shqiptar.

“Shkëlqim Beqiri, ka këmbëngulur që të vijë në Maqedoninë e Veriut dhe të marrë sa më shumë të lënduar, në mënyrë që t`u japë atyre një trajtim sa më të specializuar,” tha gazetari.

Pse po e mbron produksioni?/ Gjesti tregon hapur që i kanë dhënë urdhër të prerë që të mos e ngacmojë këtë banorë

Ditën e djeshme, gjatë një bisede në kuzhinë me Vserlon, Gjesti ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e publikut. Ai është shprehur hapur, duke nxjerrë detaje nga dhoma e rrëfimit.

Teksa bisedonin, Gjesti i tha hapur Vserlos që të ketë kujdes, pasi i është kërkuar të mos e ngacmojë më.
Gjithashtu, ai shtoi se e di mirë që nëse vazhdon t’i përgjigjet apo të përfshihet në situata me të, mund të detyrohet të largohet nga loja me “zarf të zi”.

“Edhe mos ik, mos shko me u anku, se pasha Allahun është ka më thirr Vëllai i Madh po më thotë mos e ngacmo kaq vëlla. E qita këtë Vëllai i Madh s’kam çfarë të bëj, se e di që të nxjerr me zarf të zi, po shuj. Po të thom mos më ngacmo, o shko i qofsh falë atij se duke shkuar në dhomë të rrëfimit shiko çfarë po më bën”.

Marrëveshja ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë/ Serbia: Provokim, kërkojmë shpjegime

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka reaguar ashpër pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim ushtarak midis Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, duke e cilësuar atë si një “provokim” dhe kërcënim për stabilitetin rajonal.

Serbia ka paralajmëruar se do t’u dërgojë kërkesë zyrtare ministrive të Jashtme të Shqipërisë dhe Kroacisë, duke kërkuar një shpjegim të detajuar mbi këtë marrëveshje, të cilën e konsideron si një strategji për të izoluar Beogradin.

Në deklaratën e saj, Serbia shprehet se “armatosja e njëanshme dhe bashkëpunimi ushtarak me struktura të paligjshme në Kosovë” është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me Rezolutën 1244 të OKB-së. Beogradi gjithashtu e sheh shqetësuese faktin që Bullgaria është ftuar të bashkohet në këtë aleancë, ndërsa Serbia është përjashtuar nga çdo negociatë për sigurinë rajonale.

Duke theksuar se Serbia është “garante e paqes dhe neutralitetit ushtarak në Ballkan”, Ministria serbe deklaroi se nuk do ta pranojë këtë situatë në heshtje dhe kërkoi një përgjigje të menjëhershme nga Tirana dhe Zagrebi mbi qëllimet e vërteta të kësaj nisme ushtarake.

Dalin pamjet/ Si largohet Safet Bajri pas vrasjes së Fatbardh Licit, prova kryesore e SPAK

Në emisionin në Shënjestër nga gazetarja Klodiana Lala janë publikuar pamjet, kur Safet Bajri largohet pas vrasjes së Fatbardh Licit në 2018 Shkodër.

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se këto janë pamjet, që SPAK i ka përdorur si prova, në procesin ndaj Safet Bajrit, Astmer Bilalit dhe Behar Bajrit.

Këto janë provat kryesore ndaj 3 personave të dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit.

Prokuroria i ka identifikuar me personin 1 dhe 2 e janë identifikuar nga dhjetëra kamera sigurie, që pas kryerjes së krimit e deri kur është gjetur i djegur automjeti, i përdorur në vrasje.

Një makinë e bardhë është përdorur për vrasjen nga partnerja e Safet Bajrit, e cila është arrestuar për përkrahje të autorit të krimit dhe sigurimi i kushteve për të kryer vrasje.