G Bani ndan fotografi prekëse të babait nga spitali: Një detyrim moral për publikun

G Bani javë më parë u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, për shkak të një rasti në familje

Atij iu kumtua në spektakël se e ka babanë të sëmurë dhe se për këtë duhej të linte shtëpinë. Ky lajm i papritur ishte një goditje për të, por edhe për adhuruesit e tij, të cilët e ndoqën me vëmendje në program.

Pavarësisht dyshimeve mbi arsyet e largimit të tij, G Bani ka reaguar sërish në rrjetet e tij sociale. Ai ndau një fotografi emotive të babait të tij nga spitali, duke provokuar një valë ndjenjash mes ndjekësve të tij.

“Babai Ndoi me datë 4 mars në Chelsea & Westminster Hospital. Publikoje më tha nëse do, nuk ka problem,” fillon postimi i ish-banorit, duke treguar lidhjen e fortë dhe të ndjeshme me babanë e tij.

“Po e publikoj babush. Ia kam për detyrim moral produksionit. Që nuk mbeti sharje pa u thënë nga konspiracionistët e orëve të vona, për fajin tim,” theksoi ai më tej, duke u përpjekur të përballojë presionin që i ishte bërë nga publikimi i këtij lajmi të ndjeshëm.

I njëjti ngriti edhe pikëpyetje mbi situatën e tij në momentin që kreu hapin e parë jashtë shtëpisë së BBVA, pasi deri në atë moment ishte i paqartë për ndodhitë e fundit të familjes së tij. Kjo ngjarje tregon se si jeta personale e të famshmeve shpesh bëhet objekt diskutimi dhe spekulimi në media.

G Bani, i cili kishte fituar zemrat e shumë të rinjve me karakterin e tij të veçantë, tani po përballet me një realitet të hidhur. Fëmijët e tij dhe adhuruesit e tij po e mbështesin në këtë periudhë të vështirë, duke e bërë atë të ndjehet se familja dhe dashuria janë gjithmonë prioritet.

Kjo situatë tregon rëndësinë e ndarjes së çasteve të vështira dhe nevojën për transparencë në jetën e njohurve. Publikimi i kësaj fotografie ndihmon në përçimin e një mesazhi të fortë: askush nuk është i vetëm në sfidat që përballet.

Siç vazhdon të zhvillohet historia e G Banit dhe babait të tij, do të jenë të shumtë ata që pritet të ndjekin me vëmendje çdo hap të tij. Të gjithë ne kemi nevojë për mbështetje në momente të vështira, dhe ky shembull i G Banit e ilustron atë më së miri.

“Një person i afërm i Veliajt”/ Ish-prokurori: Ja kush është Nesti Angoni

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka deklaruar Nesti Angoni, personi që denoncoi Erion Veliajn është një person i afërt i kryebashkiakut.

Ai u shpreh se denoncuesi është një person në pushtet dhe i brendshëm, sepse dinte çdo të dhënë të saktë në lidhje me veprimet dhe lëvizjet e Erion Veliajt.

“Nesti Angoni është një person i afërm i Veliajt dhe që është në pushtet. Nesti Angoni shkon me atë pallatin 176 që e nisi vetë letrën dhe i ra në kokë.

Veliaj e ka të brendshme. Letra ka qenë e saktë, me të dhëna të sakta. Në bazë të ligjit, ky kallëzim anonim nuk mund të përdoret.

Qoftë nga hyrjet në doganë, si nga tatimet, janë të sakta dhe i di vetëm një i brendshëm”, u shpreh ish-prokurori.

Sa i përket përplasjes me prokurorin Ols Dado, Karanxha deklaroi se ka diçka personale mes tij dhe Veliajt.

“Ka diçka personale me Ols Dadon, se janë dy prokurorë dhe merren vetëm me një. Me sa kemi parë, Veliaj pretendon për sjellje jo korrekte të Ols Dado, pretendime se ka marrë në orë të vona natës bashkëshorten e kryebashkiakut, etj.

Sipas Veliajt, Ols Dado është bërë prokuror në kundërshtim me ligjin,” tha Karanxha në Vizion Plus.

“Nuk është aspak e drejt”/ Rizarta e godet keq produksionin në transmetim të drejtpërdrejt

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në spektaklin e së martës mbrëma të Big Brother VIP Albania 4, kur banorja Rizarta Hoxha ka akuzuar produksionin se ka transmetuar një bisedë të paautorizuar nga dhoma e rrefimit, duke shkaktuar shqetësim te publiku dhe vetë ajo.

Në klipin që u transmetua gjatë “Prime”-it, Rizartës iu shfaq një bisedë e saj që kishte zhvilluar në dhomën e rrefimit, ku ajo shprehej se nuk i gjykon prindërit e saj, duke thënë se “aq kanë ditur dhe aq kanë bërë në rritjen e saj”. Kjo deklaratë, e cila u transmetua pa pritur, ka tingëlluar jo fort mirë për shumë shikues, duke nxitur reagime të ndryshme.

Në momentin kur iu shfaq klipi, Rizarta reagoi menjëherë dhe shprehu shqetësimin e saj, duke thënë: “Kjo nuk ishte fare e drejte. Ajo biseda që po behej, nuk kisha dijeni që do jepej, që do transmetohej. Fakti që kam qenë skeptike që të vija këtu brenda është pikërisht sepse nuk doja që të transmetoheshin ato fjalë. Nuk është e drejtë, vërtet. Unë mendoja se po bëja një bisedë me psikologen”.

Ndërkohë, prezantuesi i spektaklit, Ledion Lico, iu përgjigj menjëherë Rizartës, duke i sqaruar se ato fjalë nuk ishin pjesë e një diskutimi privat me psikologen, por një bisedë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, dhe se produksioni ka të drejtën t’i transmetojë.

Bëhen virale videot e fundit/ Kur Rozana Radi rri hte Rovena Stefën dhe i ρriste baluket e hidhte υ alium në pije

Big Brother Vip Albania është padyshim një spektakel i ndjekur masivisht ku VIP-at tregojne ane te tjera te personalitetit te tyre dhe sjelljen ne perditshmeri.

Por, njera nga pjesemarreset e ketij viti, Rozana Radi, ka qene edhe me heret ne Vip Shpia para disa vitesh ne Kosove. Pra, nuk e ka heren e pare edhe pse heren e pare ka lene jo pak bema te padenja.

Ne rrjet jane bere virale debatet e saj me Rezarta Shkurten ne atë kohe dhe intervista pas daljes nga shpia, ku Radi deklaron qe ka rrahur Rovena Stefen, i ka hedhe valium e e ka vene ne gjume e mandej i ka prere floket.

Epo, zoti i ruajte banoret po doli Rozana ne origjine.

VIDEO

Nga nesër Shqipëria pa TikTok, AKEP urdhër: Bllokoni aksesin më 13 mars! (Zbardhet shkresa)

Sot është afati i fundit që qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të kenë akses në aplikacionin TikTok.

Pas vendimit të qeverisë për mbylljen e aplikacionit për një periudhë 1-vjeçare, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka kërkuar zyrtarisht mbylljen e aksesit në TikTok në Shqipëri.

Në një e-mail të dërguar të gjitha subjekteve ISP (ofruesve të shërbimeve të internetit), AKEP ka kërkuar që të bllokojnë aksesin në TikTok deri më 13 mars.

Kjo masë është marrë pas një urdhri nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Njoftimi i AKEP:
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) me shkresën nr. 1196 prot., datë 10.03.2025 (administruar në AKEP me nr. 359/2 prot., datë 10.03.2025), ka kërkuar marrjen e masave të nevojshme për bllokimin e aksesit në aplikacionin TIK TOK dhe infrastrukturën e tij digjitale në territorin shqiptar, duke ndërmarrë veprimet e mëposhtme:
Bllokimi i IP-ve të TikTok në territorin e Shqipërisë.
Bllokimi i DNS-ve te TikTok në territorin e Shqipërisë.
Bllokimi i SNI (Server Name Indications) të TikTok në territorin e Shqipërisë.
Bllokimi i IP-ve të kompanisë ByteDance në territorin e Shqipërisë.
Në shkresën e AKSK-së citohet baza ligjore (Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 151 datë 6.3.2025) dhe listën e të gjitha IP-ve dhe domaineve, për të cilat kërkohet bllokimi i aksesit.
Bazuar në germën ç), të pikës 2 të nenit 30 të ligjit nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” dhe germës e), pika 1, të nenit 9, si dhe pikës 9 të Aneksit E, të Rregullores së AKEP nr. 47 datë 26.10.2017 “Për zbatimin e regjimit të Autorizimit të Përgjithshëm”, çdo operator/sipërmarrës që ofron shërbime/rrjete të komunikimeve elektronike sipas regjimit të autorizimit të përgjithshëm, duhet të respektojë kufizimet e transmetimeve të përcaktuara me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme nga AKSK.
Për sa më lart, ju përcjellim shkresën e AKSK-së.
Gjithashtu, secili sipërmarrës (ISP), duhet te paraqese konfirmim me shkrim në AKEP dhe për dijeni AKSK, për mbylljen e aksesit IP-ve dhe domaineve të cituara në shkresën e AKSK, brenda datës 13 mars 2025.

Kryetari i Bashkisë Kukës i thotë JO Ramës/ Ja kush janë kandidatët për LISTËN e PS-së, mes tyre edhe ish-deputeti i PD!

Ndërsa pritet dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë, VoxNews ka zbuluar emrat nga kampi socialist që do të jenë në Qarkun e Kukësit.

Në media ishte publikuar lajmi se kryeministri Edi Rama i kishte kërkuar dorëheqjen, kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj.

Burime për VoxNews kanë pohuar se kryebashkiaku i Kukësit nuk e ka pranuar kërkesën e Ramës për të qenë në listat e deputetëve për atë qark.

Lista e PS në Kukës:

1- Eduard Shalsi

2- Aristogena Geca

3– Ali Hallaçi 

4- Alban Zeneli- ish deputet i Partisë Demokratike

Ndërkohë mesazhi që Rama u përcolli deputetëve në grupin parlamentar se ai që ka qenë deputet më herët do garojë në listë të hapur duket se ka ngjallur pakënaqësi mes socialistëve edhe pse nuk kanë dalë hapur./VoxNews

I ç au ballin financierit të spitalit në Dibër, ish- drejtoresha Irini Shehu i kërkon publikisht takim Edi Ramës

Irini Shehu, ish-drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër, që i çau ballin me shishe shefit të financës, Shaban Uklala dhe terrorizoi punonjësit me ofendime e kërcënime, ka “ndezur motorët” për zgjedhjet e 11 Majit.

Edhe pse dhunuese e vartësve dhe e proceduar për veprën penale të “Përndjekjes”, Irini Shehu nuk harron t’i shërbejë Edi Ramës, Partisë Socialiste dhe Belinda Ballukut, që i dhanë postin e drejtoreshës dhe e mbrojnë nga policia, pasi kallëzimi për dhunën ndaj Uklalës nuk u mor fare në konsideratë.

Si fillim për t’i rënë në sy sa më shumë kryeministrit Edi Rama, ajo ka zgjedhur të bëhet kopje e tij duke përdorur etiketimet “bufa kënete” për opozitën e Dibrës që synon një karrige në parlament.

Por jo vetëm kaq pasi për të treguar se sa e shqetësuar është për zgjedhjet e 11 majit, mandatet e Dibrës dhe interesat e dibranëve e problemet e tyre, ajo ka kërkuar publikisht një takim me kryeministrin Edi Rama.

Duke harruar fare bëmat e saj, ajo i ka kërkuar Ramës që të takohen para publikimit të listave përfundimtare për kandidatët e qarkut Dibër, pasi sipas saj ky takim do jetë i vlefshëm dhe do ndikojë në rezultatin e pritshëm të Partisë Socialiste në këtë qark.

I çau ballin financierit të spitalit në Dibër, ish-

Edhe pse në zgjedhjet e 2021, Partia Demokratike fitoi në Dibër 3 mandate dhe la PS vetëm me 2, për zgjedhjet e 11 majit 2025, Irini Shehu duket se ka punuar fort me shantazhet e kërcënimet ndaj vartësve, pasi e bindur thotë se PS do fitojë 3 në mos 4 mandate dhe për këtë kërkon ta takojë para publikimit të listave.

E sikur të mos mjaftonte kjo, ajo ka nisur t’i lëpihet edhe Belinda Ballukut, me të cilën ka lidhje të forta pasi e mbron nga çdo denoncim apo kallëzim që dibranët kanë për të.

Mesa duket, Irini po luan çdo gur të mundshëm për t’i rënë në sy kryeministrit dhe zëvendëses së tij, dhe për t’u kthyer në krye të spitalit të Dibrës./joq

Këmbimi valutor 12 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 90.7 lekë dhe do shitet me 92 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99 lekë dhe do shitet me 99.7 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.3 lekë dhe do shitet me 103.8 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 117 lekë dhe do shitet me 118.2 lekë.

Gjesti merr dënimin nga Vëllai i Madh, i veshur si pulë duhet të kujdeset për vezët

Vëllai i Madh i ka dhënë një tjetër dënim Gjestit, i cili duhet ta zbatojë gjatë ditëve në vijim. Sipas dëbimit, Gjesti duhet të vishet si pulë dhe të kujdeset për vezët e t’i ngrohë ato.

Pa humbur kohë, banori ka veshur kostumin duke nisur kështu me kryerjen e dënimit.

Ndër të tjera, moderatori i “Big Brother VIP” njoftoi se çfarë do të ndodhë në shtëpi gjatë javës.

Duke nisur që nga nesër do të duhet të zbatohet loja e mosreagimeve.

Banorët nuk duhet të reagojnë në asnjë moment, kur në shtëpi të hyjnë situata, njerëz ose kafshë.

Nëse ata do të reagojnë, pritet që të ulet çmimi i madh.

E FUNDIT/ Berishës i ikën nga koalicioni një parti

Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Evropian ka njoftuar zyrtarisht largimin nga koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Në një kërkesë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, AMIE ka kërkuar të çregjistrohet nga koalicioni për zgjedhjet e 5 majit 2025. Kryetari i partisë, Vasil Sterjovski, ka firmosur dokumentin, duke mos dhënë detaje mbi arsyet e këtij vendimi.