Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 12 Mars 2025

Dashi

Klima ne jetën tuaj ne çift ka rrezik te ftohet sot. Nëse nuk doni qe gjerat te marrin menjëherë tatëpjetën qëndroni pak larg njeri-tjetrit. Beqaret nga ana tjetër do jene shume ne humor dhe do i joshin pa fund personat qe do kenë rreth e rrotull. Për financat do filloje një periudhe e qëndrueshme gjate se çiles mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Demi
u do bëni te pamundurën qe te keni një dite te kënaqshme, por yjet do sjellin debate dhe mosmarrëveshje. Ata do ju nxitin ta kundërshtoni fort partnerin për çdo gjë. Beqaret nuk do pëlqejnë te krijojnë shpejt e shpejt një lidhje, por do ja lënë gjithçka kohës. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme dhe situata do jete me e stabilizuar.

Binjaket

Nëse partneri është shume kërkues ndaj jush sot, bëni çmos t’ia plotësoni dëshirat. Ne orët e mbrëmjes ai do jete me i qete dhe me i dashur me ju. Ata qe kane pasur mosmarrëveshje do pajtohen. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te princit te kaltër, por pa shume fat. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni rreziqe edhe nëse situata do jete e paqëndrueshme.

Gaforrja

Dite e kënaqshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ja kaloni me se miri me atë qe keni ne krah, do dilni dhe do argëtoheni pa fund se bashku. Beqaret do kenë mundësi te provojnë emocionet e dashurisë. Personi për te cilin kane ëndërruar kaq shume do behet pjese e tyre. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme, kështu qe bëni kujdes me shpenzimet.

Luani

Debatet ne çift do jene te shumta gjate kësaj dite. Secili prej jush do mendoje se ka te drejte dhe nuk do arrini dot te bini ne konsensus. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër sepse ne një vend ku do shkojnë do takojnë personin ideal. Gjithçka mund te ndryshoje për ta. Ne planin financiar do kryeni shpenzime te pamenduara dhe situata do jete delikate.

Virgjeresha

Nëse doni ta shijoni ashtu si duhet jetën tuaj ne çift mos i kaloni etapat me shpejtësi. Çdo gjë ka kohen e vet. Ne orët e mesditës partneri mund t’iu beje një surprize te madhe. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do i pranojnë ftesat qe do ju bëhen. Mos prisni qe t’ju luten. Financat do jene te paqëndrueshme. Mos jepni hua dhe mos kryeni sot investime te mëdha.

Peshorja

Sektori i dashurisë do jete gjate gjithë kohës i mbrojtur nga yjet. Do i kushtoni me tepër kohe dhe vëmendje partnerit dhe do e surprizoni gjate gjithë kohës. Edhe beqaret do e gjejnë me ne fund shpirtin e tyre binjak dhe do ndihen me te plotësuar. Financat do jene me te mira se kurdoherë kështu qe mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Akrepi

Nëse jeni ne një lidhje duhet te mendoheni njëqind here para se te merrni vendime te rëndësishme. Vërtet e dashuroni fort partnerin, por për te hedhur hapa te mëtejshme duhet te jeni te sigurte. Beqaret nuk do e mbajnë mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por gjithçka do ju ndodhe si me magji. Ne planin financiar do jeni te matur dhe do i menaxhoni me kujdes te ardhurat.

Shigjetari

Dite mjaft intensive dhe e mbushur me surpriza te këndshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do ju beje te ndiheni sa me mire. Beqareve do ju rendoje pa mase pesha e vetmisë dhe do mërziten shume. Financat nuk do jene aspak te këqija megjithatë mire është te shpenzoni me kujdes edhe këtë periudhe.

Bricjapi

Dite paksa e turbullt dhe me disa debate kjo e sotmja për te dashuruarit. Mundohuni te tregoheni realiste dhe t’i zgjidhni ato me shume maturi. Beqaret do ndihen shume mire ashtu si janë dhe ne shoqërinë e miqve, prandaj nuk do e ndiejnë aq shume nevojën e një partneri. Financat do tronditen mjaft për shkak te shpenzimeve te mëdha qe do kryeni.

Ujori

Influenca e yjeve do jete e kontrastuar gjate kësaj dite. Jupiteri dhe Urani do nxitin debate, ndërsa Venusi do mundohet te krijoje një klime te ngrohte. Beqaret do kenë takime impresionuese dhe shume shpejt do mund te fillojnë edhe një lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar do i kaloni te gjitha vështirësitë dhe do ndiheni me në fund të qetë.

Peshqit

Momentet romantike do jene te shumta gjate kësaj dite për te dashuruarit. Do ndiheni shpesh si ne një ëndërr nga e cila nuk do dëshironi te zgjoheni. Beqaret duhet ta largojnë turpin nëse duan me te vërtetë te gjejnë një person me te cilin te kalojnë jetën. Plutoni do ju ndihmoje ne planin financiar qe ta përmirësoni dalëngadalë situatën. Do ndiheni me te qete.

Berisha dhe Meta drejt gjykatës? Beqiri zbulon detajet: Janë 41 vepra të tjera që akuzohet Saliu, do të kemi…

Për Berishën janë edhe 41 vepra të tjera për të cilat ai akuzohet, duke nisur nga Gërdeci, 21 Janari e vrasjet në Tropojë’, kështu është shprehur avokati Idajet Beqiri.

I ftuar mbrëmjen e sotme në një studio televizive, ai tha se për 11 prej tyre ka nisur edhe hetimi dhe janë marr edhe provat.

‘Për Berishën janë edhe 41 vepra të tjera, duke nisur nga Gërdeci, 21 janari, vrasjet në Tropojë. Janë 41 akte kriminale të tjera, e vrave Kosta Trebickën kjo është çështje më vete, e vrave Sokol Haklaj dhe e pranove edhe vet, kjo është më vete. Vjedhja e floririt të Kërrabës është në Gjykatë të Lartë. Shumica e këtyre dosjeve, për 11 dosje janë hapur hetimet, ka nisur procedimi penal dhe janë marr prova dhe pritet që të shkojnë në gjykatë dhe janë krime të rënda që ka bërë Berisha dhe Meta. Mund të shkojnë edhe para 11 majit’, tha ai.

Teksa u ndal tek seanca e sotme në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj e cila u shty për nesër, Beqiri tha se ndaj Veliajt duhet që të ndryshohet masa e sigurisë arrest me burg.

Sipas avokatit, Veliaj nuk rrezikon që të prish provat, pasi tashmë provat janë marr.

‘Masa duhet të ndryshojë. Nuk flasim për fajësi dhe pafajësi jemi në fazën e masës së sigurimit, masa burg pa afat ka politizim dhe ka një tip hakmarrje dhe të tëra këto i bëjnë ata që s’duhet ti bëjnë, sepse është një institucion i rëndësishëm SPAK-u. Ai nuk ka rrezikshrëmi, sepse është një person që e kanë votuar shqiptarët. Dhe ti si gjykatë nuk do ta marrësh në konsideratë këtë imunitet që personi ka. Thuhet do prishen prova. Cilat prova? Provat janë marr. Nëse ke bërë një transfertë bankare, aty qëndron nuk prishen provat. Do arratiset? Ai ishte në Amerikë dhe erdhi prap. Ai duhet që të hetohet në gjendje të lirë kur nuk ka rrezikshmëri’, tha ai.

Avokati u ndal edhe tek kandidimi i Ilir Metës në lista të mbyllura si deputet i qarkut të Tiranës edhe pse i arrestuar dhe paraburgosur prej 21 tetorit 2024. Ai tha se pavarsisht se mund të zgjidhet deputet, nuk mund t’i shpëtojë drejtësisë.

‘Ndryshimin juridik nuk ka, mandatin mund ta marrësh por kur je në hetim nuk shpëton dot. Dënimin do e marrësh dhe si shmangesh dot përgjegjësisë penale edhe pse zgjidhesh deputet’, tha ai.

SPAK surprizon me prova të reja për Veliajn, ja çfarë u zbulua

Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për ditën e nesërme dhënien e vendimit për kërkesën ndaj masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Seanca e radhës pritet që të mbahet të mërkurën (nesër) në orën 12:30.

Avokatët e Veliajt mësohet se kanë kërkuar të njihen me prova të reja. Sipas informacioneve, kryebashkiaku Veliaj ende nuk ka mbajtur fjalën e tij në seancën e Apelit e cila sot zgjati mbi 7 orë.

Sipas Syri.net, prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado kanë dorëzuar prova dhe fakte të reja që rëndojnë pozitat e Veliajt. Syri.net shkruan se janë disa audiopërgjime ambientale dhe telefonike të bëra ndaj kryebashkiaku Erion Veliaj i cili komunikon me vëllain e tij Arbër Veliaj ku përmenden dhjetëra emra gazetarësh dhe bashkëpunëtorësh të tij.

Gjithashtu ka fakte dhe prova të tjera që lidhen me kryebashkiakun Veliaj, familjaret e tij dhe biznesmenët që ka bashkëpunuar ndër vite.

Nga përgjimet e dhëna si prova nga SPAK që janë lexuar në seanca nga prokurorët dhe janë administruar nga avokatët. Këto përgjime SPAK i ka vënë në dispozicion Apelit të GJKKO me pretendimin se Veliaj po ushtron presion mediatik kundër njerëzve të drejtësisë.

SHBA dhe Ukraina arrijnë marrëveshje pas 8 orësh, Kievi pranon armëpushimin 30-ditor! Uashingtoni rifillon ndihmën e sigurisë

Shtetet e Bashkuara “do të heqin menjëherë pauzën për ndarjen e informacionit të inteligjencës dhe do të rifillojnë ndihmën e sigurisë për Ukrainën”, thanë SHBA dhe Ukraina në një deklaratë të përbashkët në lidhje me takimin e tyre sot në Jeddah, Arabi Saudite.

“Kyiv gjithashtu shpreh gatishmërinë për të pranuar propozimin e SHBA-së për të miratuar një armëpushim të menjëhershëm, të përkohshëm 30-ditor, i cili mund të zgjatet me marrëveshje të ndërsjellë të palëve dhe i cili është subjekt i pranimit dhe zbatimit të njëkohshëm nga Federata Ruse”, thuhet në deklaratë.

“Shtetet e Bashkuara do t’i komunikojnë Rusisë se reciprociteti rus është çelësi për arritjen e paqes”, shkruhej në deklaratë.

Të dy palët janë takuar për më shumë se tetë orë në qytetin saudit të martën.

Egli Tako bëhet e gjallë, ja çfarë publikoi në rrjete sociale (Video)

Që nga dalja e saj nga shtëpia e Big Brother VIP për çështje shëndetësore, shumë është përfolur sa i përket gjendjes së Egli Takos.

Heshtja e saj i hapi shteg thashethemeve nga më të ndryshmet sa i përket gjendjes së saj.

Dikush tha që është në depresion të thellë. Të tjerë aluduan se është në izolim dhe mund të kthehet në shtëpinë më të famshme si lojtare.

Megjithatë, e vërteta nuk duket të jetë në asnjë nga versionet e përfolura.

Në TikTok po qarkullon një video e saj në natyrë teksa bën vrap.

Nuk dihet me siguri nëse video është bërë më moti.

Mbetet të shihet se si do i rikthehet Egli përditshmërisë pas mbi 70 ditëve shumë intensive e të vështira.

https://www.tiktok.com/embed/v2/7480527586737540358?lang=sq-AL&referrer=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fegli-tako-behet-e-gjalle-ja-cfare-publikoi-ne-rrjete-sociale-video%2F

SPAK forcon akuzat me prova të reja, Lala zbulon detajet: Pozita e kryebashkiakut mund të rëndohet

Vendimi i Apelit të Posaçëm për Erion Veliajn u shty për nesër (12 mars) pasi avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me provat e reja të paraqitura kundër kryebashkiakut të Tiranës nga prokurorët e çështjes së tij, Ols Dado dhe Altin Dumani.

Sipas gazetares Klodiana Lala, pozitat e Veliajt, i cili kërkon lirinë, mund të rëndohen me paraqitjen e provave të reja.

“Veliaj kundërshton masën e sigurisë duke argumentuar se nuk ekzistojnë kushte dhe kritere të prishë provat dhe do të ndihet i lirë për të shkuar në punë.

Fakti që SPAK ka sjellë prova të reja, kjo mesa duket e rëndon deri diku pozitën e Veliajt, i cili ka diskutuar deri më tani mbi bazën e provave që kanë patur në dispozicion”, tha ajo.

Kujtojmë se në seancën e sotme, Veliaj nuk ka parashtruar agrumentet e tij para togave të zeza.

“I kthen menjëherë kafshët në gur, por jo flamingot”/ Njihuni me liqenin më vdekjeprurës në botë

Liqeni Natron në Tanzani është një nga fenomenet natyrore më të çuditshme dhe misterioze në botë. Me një temperaturë ekstreme dhe ujë të pasur me kripë, ky liqen është një habitat ku vetëm disa specie mund të mbijetojnë.

E njohur për veçoritë e saj të jashtëzakonshme, Natron ka tërhequr interesin e shkencëtarëve dhe turistëve për shkak të ngjyrave të tij të pazakonta dhe kushteve të rrezikshme që ofron.

Ideja e një liqeni që i kthen në çast kafshët në gur tingëllon si nga mitologjia greke, por në fakt ky fenomen tejet i veçantë ndodh në liqenin Natron në Tanzani, i cili është një nga liqenet më vdekjeprurës në botë.

Përkundër kimisë së tij jomikpritëse, Liqeni Natron pret një nga fenomenet më spektakolare të jetës së egër të Afrikës.

Liqeni Natron pret një nga fenomenet më spektakolare të jetës së egër të Afrikës. Mbi dy milionë flamingo më të vogla – 75% e popullsisë së botës – përdorin këto ujëra kaustike si terrenin e tyre kryesor të çiftëzimit, duke krijuar një kufi rozë të gjallë rreth liqenit të kuq.

Flamingot lulëzojnë këtu pikërisht sepse pak grabitqarë mund të lundrojnë në mjedisin e ashpër, duke e bërë atë një vend të shenjtë paradoksal. Fotografët e kafshëve të egra zakonisht vizitojnë midis gushtit dhe tetorit, kur numri i flamingove arrin kulmin në një shfaqje mahnitëse të përshtatshmërisë së natyrës.

Gjatë stinës së shirave, pellgu mbushet me ujë, por më vonë temperaturat e larta shkaktojnë avullim intensiv. Aty gjallojnë vetëm disa baktere të pasura me pigment të kuq, që e ngjyros intensivisht ujin, duke dhuruar pamje fantastike.

Liqeni Natron është shumë i cekët, thellësia varion nga 1.5 deri në 3 metra. Nxehtësia e ujit arrin deri në 50 dhe madje edhe 60 ° C. Përmbajtja e kripërave të natriumit në ujërat e liqenit është shumë e lartë. Në muajt më të nxehta (shkurt dhe mars) edhe uji bëhet i trashë për shkak të kësaj. Këto kushte favorizojnë aktivitetin e cianobaktereve halofil që jetojnë në liqenin Natron, për shkak të pigmentit të të cilit uji ka një ngjyrë të kuqe të gjakut. Megjithatë, hija e ujit ndryshon në varësi të sezonit dhe thellësisë – liqeni mund të jetë portokalli ose i kuq, dhe nganjëherë duket si një pellg i zakonshëm.

Ujërat e Natronit në Tanzani janë një rrezik i vërtetë. Për shkak të nivelit të lartë të ujit alkali, kripë e ngrirë çon në djegie të rënda nëse një person, një kafshë ose një zog është zhytur në liqen. Pikërisht kështu shumë zogj kanë gjetur vdekjen. Më pas, trupat e tyre ngurtësohen dhe mumifikohen, duke u mbuluar me substanca minerale.

Këto veçanti të këtij liqeni lidhen edhe me Ol Doinyo Lengai, i njohur si “Mali i Zotit”, i cili është i vetmi vullkan aktiv që lëshon natrokarbonat.

Nuk ka dalë nga shtëpia e BBV?! Mikesha e Eglit flet për të

“Big Brother VIP” nuk zhgënjen kurrë kur bëhet fjalë për drama dhe mistere. Dhe dalja e papritur e Egli Takos ka lënë pas një valë spekulimesh, mes të cilave edhe se ajo do rikthehet sërish në reality-show. Modelja Sara Gjoka, mikesha e Eglit, e ftuar në “Live From Tirana”, foli mbi thashethemet që po qarkullojnë.

“Thashetheme kam dëgjuar pafund të ndryshme që thonë se është në gjendje shumë të keqe gati që mund të jetë edhe spitalore nga çështja mendore. Ka edhe thashetheme që thonë se nuk ka dalë fare nga shtëpia dhe prandaj nuk duket askund dhe ndoshta kjo është e gjitha një lojë dhe një pauzë nga produksioni. Pra mund të jetë e izoluar diku, nuk ka dalë nga shtëpia e Big Brother, është përfolur plot. Me gjendjen e Eglit që kam parë kohët e fundit nuk e mendoj një rikthim dhe nuk më duket shumë e besueshme kjo çështja e të mos dalurit nga shtëpia e BBV ende.”

Sa i përket marrëdhënies së diskutueshme mes Eglit dhe Gjestit, ajo tha:

“Ka pasur një dinamikë reciproke, por në një pikë Egli ka kaluar kufijtë me reagimet e saj. Megjithatë, unë mendoj se Gjesti ka qenë manipulues dhe ka dhënë sinjale të përziera”.

Misteri vazhdon, ndërsa publiku pret me padurim të zbulojë të vërtetën pas këtij largimi të papritur.

Ja data kur mbyllet TikTok! AKEP urdhër kompanive të internetit në Shqipëri: Bllokoni aksesin

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka kërkuar zyrtarisht mbylljen e aksesit të TikTok.

Në një e-mail të dërguar të gjitha subjekteve ISP (ofrues të shërbimeve të internetit) kërkohet që të bllokojnë aksesin e TikTok brenda datës 13 Mars.

AKEP bazohet në urdhërin e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se TikTok do të qëndrojë i mbyllur për një vit, derisa kompania t’i paraqesë Shqipërisë hapa konkrete se si do të luftojë duke bllokuar apo hequr të gjithë materialin e dëmshëm dhe të rrezikshëm që shpërndahet në platformë dhe shpesh ndikon edhe te të rinjtë shqiptarë.

Njoftimi i AKEP:

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) me shkresën nr. 1196 prot., datë 10.03.2025 (administruar në AKEP me nr. 359/2 prot., datë 10.03.2025), ka kërkuar marrjen e masave të nevojshme për bllokimin e aksesit në aplikacionin TIK TOK dhe infrastrukturën e tij digjitale në territorin shqiptar, duke ndërmarrë veprimet e mëposhtme:

Bllokimi i IP-ve të TikTok në territorin e Shqipërisë.

Bllokimi i DNS-ve te TikTok në territorin e Shqipërisë.

Bllokimi i SNI (Server Name Indications) të TikTok në territorin e Shqipërisë.

Bllokimi i IP-ve të kompanisë ByteDance në territorin e Shqipërisë.

Në shkresën e AKSK-së citohet baza ligjore (Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 151 datë 6.3.2025) dhe listën e të gjitha IP-ve dhe domaineve, për të cilat kërkohet bllokimi i aksesit.

Bazuar në germën ç), të pikës 2 të nenit 30 të ligjit nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” dhe germës e), pika 1, të nenit 9, si dhe pikës 9 të Aneksit E, të Rregullores së AKEP nr. 47 datë 26.10.2017 “Për zbatimin e regjimit të Autorizimit të Përgjithshëm”, çdo operator/sipërmarrës që ofron shërbime/rrjete të komunikimeve elektronike sipas regjimit të autorizimit të përgjithshëm, duhet të respektojë kufizimet e transmetimeve të përcaktuara me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme nga AKSK.

Për sa më lart, ju përcjellim shkresën e AKSK-së.

Gjithashtu, secili sipërmarrës (ISP), duhet te paraqese konfirmim me shkrim në AKEP dhe për dijeni AKSK, për mbylljen e aksesit IP-ve dhe domaineve të cituara në shkresën e AKSK, brenda datës 13 mars 2025.

Sondazhi/ Ja cili politikan pëlqehet më shumë 2 muaj përpara zgjedhjeve

Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e dytë zgjedhore pas matjes së Janarit 2025. Sërish metodologjia e përdorur dhe kampioni ka qwnë i njëjtë, 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e vendit, ballë për ballë.

Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e dytë zgjedhore të Barometrit Euronews-Albania është 15-25 Shkurt 2025.

Matjet e dyta politike të Barometrit Euronews Albania për zgjedhjet e 11 Majit sjellin pëlqyeshmërinë që kanë liderët e partive kryesore politike 2 muaj përpara zgjedhjeve.

Edi Rama në matjen e dytë ka 51.1% mendim pozitiv dhe 46.5% mendim negativ.

Adriatik Lapaj renditet i dyti me 31.4% që e pëlqejnë dhe 34,6% që kanë mendim negativ për të.

Agron Shehaj renditet i treti për mendimin pozitiv me 31.1 % dhe 38.6% mendim negativ.

Më pas vjen Sali Berisha, 28.4% mendim pozitiv për të dhe 66.6% mendim negativ.

Arlind Qori 21.9% mendim pozitiv dhe 37.5% mendim negativ.

Endri Shabanin e pëlqejnë 17.8 % e qytetarëve dhe nuk e pëlqejnë 34.9 % e të pyeturve.

Enkelejd Alibeaj 12.6% mendim pozitiv dhe 58.2% mendim negativ.

Lulzim Basha ka 10.1% pëlqyeshmërinë dhe 84.7% mendim negativ.

I fundit për pëlqyeshmërinë është Ilir Meta me 5.3% mendim pozitiv dhe 87% mendim negativ.

Nëse krahasojmë shifrat e pëlqyeshmërisë me matjet e para politike të Barometrit (1 muaj më parë)

Edi Rama ka rënë me 2.3% në pëlqyeshmëri, Adriatik Lapaj ka rënë me 5.8% në pëlqyeshmëri, 3% ka rënë pëlqyeshmëria e Agron Shehajt, 2,4% ka rënë në pëlqyeshmëri Arlind Qori, 4.4% ka rënë Endri Shabani, 0.3% ka rënë Alibeaj, 2.2 % ka rënë Lulzim Basha dhe 1.4% Ilir Meta. I vetmi me 1% rritje në pëlqyeshmëri është Sali Berisha.