Aksidenti TRAGJIK në Greqi/ ZBULOHEN SHKAQET e përplasjes së trenave: Nuk do të ndodhte nëse…

Një raport i shumëpritur mbi aksidentin më vdekjeprurës të trenit në Greqi u publikua të enjten, duke nxjerrë në pah gabimet njerëzore, infrastrukturën e vjetëruar dhe dështimet sistematike si shkaqet kryesore të tragjedisë që mori jetën e 57 personave më 28 shkurt 2023.

Dokumenti prej afro 180 faqesh u bë publik pak para përvjetorit të dytë të aksidentit, ndërsa vendi po përgatitet për një grevë të përgjithshme dhe protesta masive. Raporti, i hartuar nga një komitet i pavarur hetimor, zbulon se një gabim i një drejtuesi stacioni çoi në përplasjen fatale të një treni pasagjerësh me një tren mallrash në afërsi të Tempit, rreth 400 kilometra në veri të Athinës. Përplasja rezultoi në vdekjen e 46 pasagjerëve dhe 11 punonjësve të trenit.

Hetimi evidentoi gjithashtu mungesën e trajnimit të duhur të stafit, deficitin e punonjësve dhe një sistem hekurudhor të vjetruar, të cilit i mungojnë kontrollet moderne të sigurisë. Drejtori i Autoritetit Helen për Hetimin e Sigurisë Ajrore dhe Hekurudhore, Christos Papadimitriou, theksoi se “aksidentet nuk ndodhin rastësisht, por si rezultat i një sërë faktorësh të akumuluar, përfshirë gabimet njerëzore.”

Raporti gjithashtu vë në dukje se nëse sistemi hekurudhor do të kishte teknologji moderne sigurie, tragjedia mund të ishte shmangur. Papadimitriou shtoi se sistemi hekurudhor grek kishte mangësi serioze edhe në vitin 2023 dhe situata mbetet e njëjtë edhe sot, për shkak të mungesës së investimeve publike pas krizës financiare të viteve 2010-2018.

Nga ana e saj, qeveria greke ka premtuar masa për të adresuar problemet e identifikuara në raport, përfshirë mungesën e personelit dhe financimin e pamjaftueshëm. Megjithatë, ajo ka mohuar pretendimet e opozitës se ka penguar hetimin e aksidentit.

Në prag të përvjetorit të tragjedisë, qeveria ka vendosur 5,000 oficerë policie për të patrulluar Athinën, ndërsa protestat dhe greva e përgjithshme pritet të paralizojnë shërbimet publike dhe aktivitetin tregtar në vend.

Greqia paralizohet nga greva, ndërpritet puna në sektorët publik dhe privat. Njerëzit mbushin rrugët e Athinës dhe qyteteve të tjera

Greqia është përfshirë sot nga një grevë e përgjithshme, në nderim të 57 viktimave që humbën jetën 2 vjet më parë nga përplasja e 2 trenave në Tempe.

Punonjës të sektorit publik dhe privat kanë lënë punen dhe kane organizuar tubime ne te gjitha qytetet e Greqisë. Sipas mediave greke për sot jane paralajmëruar plot 244 tubime të sindikatave në qytetet greke.

Protesuesit kërkojnë gjetjen dhe dënimin e përgjegjësve që shkaktuan aksidentin tragjik ku humbën jetën 57 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Greva ka përfshirë edhe një pjesë të doganave greke, ku në pikat e kalimit kufitar të kakavijës, Qafë Botë dhe 3 Urat është pezulluar puna nga ora 7 e mëngjesit dhe do vazhdojë deri në 23.00 sipas orës lokale.

Në këto pika kufitare qarkullimi do të lejohet për ambulancat dhe mjetet funerale, ndërsa në Kakavijë, do të lejohet edhe lëvizja e këmbësorëve.

“Belinda Balluku = Korrupsion”/ Bardhi denoncim në SPAK: Kam dërguar 11.3 kg prova për korrupsionin e nr. 2 të qeverisë!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka deklaruar se ka dorëzuar në SPAK 11.3 kg prova që, sipas tij, faktojnë korrupsionin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në një postim në Facebook, Bardhi ka paralajmëruar se do të dorëzojë edhe më shumë materiale ditët në vijim.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fgazmentbardhi.al%2Fposts%2Fpfbid085pcQeBPmueKbqE9Et5AEuYznuePkL2GsMmhg7Kh5A2K8vdBduY6gex34BCL9bS8l&show_text=true&width=500

Ai gjithashtu ka njoftuar një konferencë për shtyp të premten në orën 11:30, ku pritet të japë më shumë detaje mbi akuzat e tij.

“P.S. S’i ka ecur fare Ramës me zëvendëskryeministrat!”, ka ironizuar Bardhi në fund të postimit të tij.

“Spitale ke bërë po janë kot”, Rama: Në mandatin e katërt do të ndërtojmë dy spitale modernë, të vijnë të kurohen edhe shqiptarët që janë jashtë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikësn “Sy m’Sy” në rrjetet e tij sociale. Rama i është përgjigjur një komenti që shprehet se edhe pse janë bërë disa spitale të reja, korrupsioni brenda tyre vijon ende. Në përgjigjen e tij, ai tha se janë ndërtuar 53 spitale të reja që kur PS mori detyrën dhe se ka mjekë dhe infermierë të mirëpaguar.

Më tej shprehet se në mandatin e katërt do të ndërtohen edhe dy spitale të reja modernë në bashkëpunim me Emiratet Bashkuara dhe me strukturën spitalore të Italisë. Rama tha se nuk do të dërgohet askush për kurim jashtë shtetit, ndërsa shton se Shqipëria 2030 do të jetë anëtarë krenare e BE.

Komenti: Te uroj qe te fitosh spitale ke bere po jane kot se korrupsjoni aty vazhdon mua personalisht doktori te 21 dhjetori mi ka kerkuar vete leket dhe Kam ngelur pa fjale pastaj tjetra marketet me gjera te skaduara zarzavatet frutat na mbyten me pesticide per mua keto gjera jane urgjente te kere kontrolle.

Rama: Po çfarë të them, si të them?! ‘Spitale ke bërë, po janë kot’. Nuk e kuptoj si mund të jenë kot? 53 spitale të reja. 10 që nuk ekzistonin. 43 që u shembën përtokë dhe u bënë përsëri nga e para me standardet më të larta europiane. E morëm detyrën në një Shqipëri me spitale që ishin ndërtuar në vitet ’60-’70 dhe ishin vetëm arnuar në vitet ’90-2000. Me shtretër lufte akoma. Me batanije nga ato ushtarake me qime si letër zmeril. Banjo me ujë-rrjedhje në korridore gjithandej. Ilaçe harroje. Pajisjet për operacione ishin të shekullit të kaluar. Niveli i sterilizimi me sybet. Infeksionet post-operatore më të larta në Europë. Mjekët heronj. Jepnin e merrnin si në luftë. Në mes të Europës, shekulli i 21-të. Autoambulancat ndizeshin me të shtyra. Dhe urgjencat vareshin nga oraret e gjumit të rojeve që i linin hapur telefonat për të mos i përgjigjur, me atë telin varur.

Nuk po flas për qendrat shëndetësore, mesjetë e thellë, katastrofë. Sot kemi 400 qendra të reja shëndetësore, të bëra nga e para, që u shërbejnë 1.6 milionë qytetarëve. Kemi një urgjencë kombëtare me 320 automjete të pajisura me aparatura jetëshpëtuese mbi të gjitha. Kemi mjekë të mirëpaguar, 140% më shumë se deri dje, infermiere me 112% më shumë se deri dje. Paguajmë 120 milionë euro për të rimbursuar barnat. Kontrollojmë gati gjysmë milionë njerëz në vit me analiza falas. Kryejmë 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale në vit dhe 164 lloj testesh laboratorike, që deri dje bëheshin vetëm në privat, copë-copë, ca këtej e ca jashtë. Janë kryer 60 milionë e 800 mijë ekzaminime me aparatura të fjalsës së fundit dhe të gjitha janë falas. Ka plot akoma. Dy spitale ultra modernë do të ndërtojmë në mandatin e katërt, në bashkëpunim me Emiratet Bashkuara dhe me strukturën më të mirë spitalore të Italisë. Nuk do të çojmë askënd jashtë për asnjë operacion të komplikuar, të vijnë këtu të kurohen edhe shqiptarët që janë jashtë. Më e mira është përpara. Shqipëria 2030 do të jetë anëtarë krenare e BE.

Këmbimi, 28 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 94.6 lekë dhe do shitet me 96 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.9 lekë dhe do shitet me 99.6 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 105 lekë dhe do shitet me 106.2 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 119.3 lekë dhe do shitet me 120.5 lekë.

Kakavijë, greva e doganierëve grekë mbyll kufirin

Prej orës 07.00 në doganën e Kakavijës është bllokuar lëvizja e automjeteve.

Sipas grevës së paralajmëruar të doganierëve grekë nga ora 07:00 deri në orën 23:00, në të dyja anët e kufirit, nuk do të ketë lëvizje të mjeteve.

Në këtë fashë orari do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.

Në orët e mëngjesit në doganën shqiptare nuk konstatohet radhë automjetesh si shkak i bllokimit të lëvizjes në kufi.

Një tërmet i fòrtë shkund tokën, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur të enjten Nepalin.

Tërmeti goditi zonën përreth kryeqytetit Katmandu, njoftuan Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare dhe Qendra Gjermane Kërkimore për Shkenca Gjeologjike.

Tërmeti ka goditur në një thellësi prej 10 kilometrash.

Mësohet se tërmeti është ndjerë edhe në Indi dhe Bangladesh.

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 28 Shkurt 2025

Dashi

Parashikohet një ditë mjaft pozitive, e cila paralajmëron një fundjavë të bukur. Planetet do të jenë në anën tuaj, veçanërisht Dielli dhe Mërkuri. Në dashuri do të keni shumë fat, por edhe në udhëtime dhe raportet ndërpersonale. Nga takimet e reja mund të lindin situata të bukura, si profesionale edhe personale.

Demi

Kjo e premte do ju gjejë të nervozuar për një sërë çështjesh. Mundohuni që të ruani qetësinë dhe të mos reagoni ndaj provokimeve si dhe të shmangni polemikat lidhur me situata që mund t’iu nervozojnë. Përmirësimi i situatës do të vijë vetëm të dielën.

Binjakët

Gjatë këtyre ditëve duhet të mundoheni që të rikuperoni një ndjenjë, nëse keni pasur probleme, krisje apo largime. Sa i takon punës, diçka do të lëvizë, por mbani parasysh se ndonjëherë duhet të kënaqemi me diçka më pak nga ajo që doni, në pritje të ditëve më të mira.

Gaforrja

Dashuria do të rikthehet sërish protagoniste. Së fundmi i keni lënë ndjenjat në plan të dytë dhe jeni përballur me probleme, mirëpo tani ka ardhur momenti për të rikuperuar dhe për të bërë projekte të reja. Mjaft të favorshme janë edhe takimet për ata që janë vetëm.

Luani

Dita do të jetë disi nën ritmin e duhur, sidomos në dashuri. Nëse ka probleme, duhet të mundoheni fillimisht që të kuptoni se çfarë dëshironi vërtetë, më pas mundohuni të sqaroheni, por bëni kujdes me fjalët dhe tonet që do të përdorni. Mundohuni të jeni të kujdesshëm.

Virgjëresha

Në dashuri do të përjetoni momente tensionesh, dyshimesh dhe nevojë për sqarim, pasi ka diçka që nuk ju kënaq siç duheni. Duke nisur nga java e ardhshme gjërat do të ecin shumë më mirë. Ndërkohë mos u luhatni në tradhti!

Peshorja

Mundohuni që të përfitoni nga kjo fundjavë për të pushuar dhe rikarikuar, pasi keni nevojë. Jeni duke kaluar një periudhë gjatë së cilës ka pasur tensione në raport me të tjerët. Keni nevojë për më shumë siguri.

Akrepi

Parashikohet një ditë disi problematike, e mbushur me stres dhe nervozizëm. Kjo gjë do të ndikojë në sferën sentimentale, ku duhet të mundoheni të jeni më të kujdesshëm dhe të mos përkeqësoni dëmet. Po ashtu mundohuni që të jeni më të qetë dhe të mos ju përgjigjeni provokimeve dhe të mos përfshiheni në polemika.

Shigjetari

Kjo e premte do të jetë mjaft e favorshme për t’iu dedikuar ndjenjave dhe dashurisë, duke i lënë mënjanë problemet ekonomike dhe ato profesionale. Nëse së fundmi keni pasur keqkuptime apo largime për shkak të angazhimeve tuaja, ky është momenti i duhur për rikuperim në mënyrë që të mbani në ekuilibër sferën sentimentale.

Bricjapi

Ndjenjat do të jenë mjaft të favorizuara, ku yjet favorizojnë sqarimin e keqkuptimeve në çift dhe bërjen e zgjedhjeve të rëndësishme, shkruan noa.al. Dashuria do të jetë protagoniste e ditës, pas një periudhe ku asgjë nuk ka ecur siç duhet. Fatmirësisht dashuria do të shënojë përmirësime.

Ujori

Gjatë kësaj dite do ju duhet të bëni një sqarim në raportin në çift, lidhur me një situatë të mbetur pezull. Bëni mirë që të mos i shtyni vendimet. Edhe pse mund të lëndoheni bëni mirë që të mos i zvarrisni situatat.

Peshqit

Kjo ditë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur, ku do të ndiheni nervoz dhe të tensionuar, ndoshta për shkak të problemeve dhe mendimeve lidhur me punën. Kjo gjë do të reflektohet edhe në raportin në çift, ndaj mundohuni që të rikuperoni.

Përplasi me makinë të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet personazhi njohur i TikTok

“Klevisi i Pojanit”, i njohur për aktivitetin e tij në TikTok, është arrestuar nga policia pasi përplasi me makinë një të moshuar në fshatin Pojan të Bashkisë Maliq dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Pas kërkimeve, policia e Korçës lokalizoi dhe vuri në pranga 24-vjeçarin, i cili brenda 48 orëve pritet të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ndërkohë, burime nga Spitali Rajonal i Korçës bëjnë me dije se e moshuara ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve, por është jashtë rrezikut për jetën.

Përplasi me makinë të moshuarën dhe u largua nga

Vr. itet një shtetas shqiptar në Francë, mediat: Ishte a tentat mafioz, nuk kishte mundësi të shpëtonte

Një 40-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me breshëri plumbash në një lagje të Ma Campagne në Francë. Mediat franceze shkruajnë se shqiptari me emrin Elis Alijaj, është ekzekutuar teksa ndodhej në furgonin e tij. Në këtë moment një person i armatosur hapi zjarr pa i lënë asnjë mundësi shpëtimi.

Sipas informacioneve nga mediat franceze, Alijaj ishte inxhinier hidraulik dhe ishte rrugës për në punë kur ndodhi krimi. Dëshmitarët raportojnë se menjëherë pas krimit, një automjet u largua me shpejtësi nga vendngjarja. Më vonë, ky automjet u gjet i djegur në një pyll në Jauldes, brenda të cilit autoritetet zbuluan një pistoletë

“Njerëz simpatikë, pa probleme, të integruar mirë që jetonin në paqe me fëmijët e tyre. Është një tronditje totale,” tha një tjetër fqinj.

Nga hetimet paraprake, rezulton se Alijaj u qëllua me disa plumba përmes xhamit të shoferit, duke marrë tre goditje fatale, një në këmbë dhe dy në zonën e kraharorit. Viktima humbi jetën në vend, ndërsa policia franceze ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj vrasjeje të tipit mafioz.