Një debat i fortë ka ndodhur pasditen e sotme në Big Brother VIP mes Eglit dhe Rozanës. Debati nisi pas aludimeve të G banit se Egli dhe Gjesti kane kryer marredhenie seksuale brenda shtëpisë.
Egli – Rozanës: Ça te duhet me mua ty o e poshter, une nuk kam bere seks po dhe po te kisha bere, e kam bere me dike qe e ndjej. Ke degjuar fjalet e G Banit dhe ke marr shkas nga ato. Ty te te vije turp qe merresh me keto gjera. Je lojtare e poshter dhe manipulatore. Mos u merr me Egli Takon se te shkel me kembë.
Teksa më pas Egli i është kthyer G Banit:
Te pa Gjesti qe kalove mbreme prane krevatit dhe te provokoi duke leshuar zera po ty te vije turp qe nxjerr te tilla zera se degjojne dhe prinderit e mi. Edhe po pata bere per qefin tim e kam bere o ju te virgjer. Me keni care te pacaren
Një debat i fortë ka ndodhur pasditen e sotme në Big Brother VIP mes Eglit dhe Rozanës. Debati nisi pas aludimeve të G banit se Egli dhe Gjesti kanë kryer marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë
Debat ka patur dhe Rozana me Gjestin, pasi ai e akuzon se është ajo që i ka hapur fjalët nëpër shtëpi.
Rozana: Të ka ikur fytyra fare, u hodhe nga muri nga do hidhesh tani, o i pafytyrë shkele veten me këmb njëri më të keq se ty nuk kam parë 24 vjeç dhe më të keq nuk kam parë.
Gjesti: Mos hajde duke qarë dhe për të më folur keq për Eglin.
Egli është kthyer shumë e revoltuar edhe kundër gjithë banorëve në shtëpi duke bërtitur.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i vrasjes së 24-vjeçares, të gjetur pa shenja jete në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”.
Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, si dhe analizimit të provave, ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së 24-vjeçares, shtetasin F. A., 49 vjeç.
Rreth orës 12:55, shërbimet e Policisë u njoftuan për gjetjen e një shtetaseje pa shenja jete në një apartament me qira, në rrugën “Gjon Muzaka”. Gjatë fazës së parë të hetimeve, u konstatua se viktima kishte plagë të shumta të shkaktuara me mjet prerës, që dyshohet të kenë qenë shkak për humbjen e jetës.
Në vijim të veprimeve, Policia bëri të mundur edhe identifikimin e viktimës, shtetases R. A., 24 vjeçe, e cila, së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin F. A., 49 vjeç, rezultojnë të jenë shtetas palestinezë dhe kishin marrë me qira apartamentin ku ndodhi ngjarja.
Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se autori i ngjarjes është larguar menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë, pas kryerjes së krimit, i cili dyshohet të ketë ndodhur disa ditë më parë.
Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e saktë të kohës së ngjarjes, nëpërmjet ekspertizës mjekoligjore dhe analizimit të provave të sekuestruara.
Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se përse është paraqitur në SPAK, aktori i humorit Gazmend Paja.
Lala tha se ai është pyetur lidhur me çështjen Veliaj-Xoxa, ndërkohë që i kanë sekuestruar edhe telefonin.
“Zoti Paja është anëtar i Këshillit Bashkiak, është pyetur në kuadër të çështjes Veliaj-Xoxa.
Prokurorët i kanë marrë edhe celularin. Hetimet po vijojnë me intensitet. Janë edhe shumë persona të tjerë që do të pyeten.
Ai e deklaroi vetë që i kanë marrë celularin. Janë pyetur sërish edhe vartës të Ajola Xoxës, u pyet edhe ish deputeti i PS, Vladimir Kosta, nëse qendra Harabel ka paguar qira dhe apartamentin 11/4 te Sky Tower”, tha Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Në 4 mars 2016, dy partitë kryesore në vend, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të miratonin në Kuvendin e Shqipërisë me 114 vota pro aktet nënligjore për ligjin e dekriminalizimit, duke i hapur përfundimisht rrugën procesit të pastrimit të politikës dhe administratës publike nga personat me rekorde kriminale.
Ligji për “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë Funksione Publike”, i njohur ndryshe si ligji i dekriminalizimit u miratua më 17 dhjetor 2015 në Parlamentin e Shqipërisë, edhe falë presionit të ndërkombëtarëve.
Ky ligj solli largimin nga Parlamenti të shumë deputetëve të Partisë Socialiste apo zyrtarëve të lartë, të cilët kishin qenë të dënuar më parë dhe kishin ndryshuar të gjeneralitetet për t’i shpëtuar të shkuarës.
Por asnjë njeri sado i pasur të jetë, ai kurrë nuk mund të blejë të shkuarën e vet, një shprehje e huazuar nga vepra “Piktura e Dorian Greit” e shkrimtarit anglez Oskar Uaild, e cila është një shembull që pasqyron pafuqinë e njeriut për të ndryshuar të shkuarën.
Një nga rastet që ka ngritur vazhdimisht pikëpyetje dhe nuk ka marrë asnjëherë përgjigje për të shkuarën është rasti i zv.kryeministres Belinda Balluku. Në 3 nëntor 2021, gazetari i ndjerë Kastriot Myftaraj do të paraqitej në SPAK për të bërë një kallëzim penal për ministren Balluku, pasi sipas këtij të fundit ajo kishte mashtruar për të dhënat e plotësuara të formulari i dekriminalizimit.
Në CV personale të zv.kryeministres të deklaruara te formulari i dekriminalizimit gjenden disa të dhëna, të cilat ngrenë pikëpyetje të rëndësishme për mënyrën se si dhe kur është realizuar shkollimi. Aq më tepër që ministrja Belinda Balluku asnjëherë nuk i ka përgënjeshtruar, jo vetëm deklaratat e Myftarit, por edhe të platformave të tjera mediatike.
Në formularin e dekriminalizimit që Belinda Balluku ka dorëzuar pranë institucioneve shtetërore, në pyetjen 8 ku shkruhet në sa ka jetuar ndonjëherë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për më shumë se 1 muaj, ministrja deklaron se ka jetuar vetëm njëherë në Kardif të Anglisë për periudhën korrik-gusht 2011.
“Zakonisht shkollat janë raste ku ti qëndron për studime në një vend të caktuar për një kohë të gjatë. Rasti në fjalë duhet parë më detaje, duhen parë momentet se kur ka studiuar dikush në një shtet të huaj dhe fakti se sa ka qenë qëndrimi i tij, që merret lehtësisht nga vendi dhe nga ose nga shteti i cili identifikohet si shteti i cili ka kryer studimet personi deklarues”, tha për “Vetting” avokati Redi Ramaj.
Në CV-në e kryeministres Balluku shkruhet se në periudhën 1995-1999 ajo ka ndjekur studimet në Institutin Teknologjik të Athinës në vendin fqinj në Greqi, e diplomuar në Administrim Biznesi.
Është e pakuptueshme se si Belinda Balluku ka ndjekur këtë shkollë për 4 vite rresht duke mos qenë në Greqi për më shumë se një muaj, madje një rast më flagrant janë studimet në Universitetin e Harvardit. Nga viti 2019 deri në vitin 2021, zv.kryeministrja Balluku ka deklaruar se është diplomuar për Zhvillimet Ekonomike në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas avokatit Redi Ramaj ekzistojnë mënyra për të verifikuar hyrjet dhe daljet jashtë dhe brenda vendit.
“Është sistemi TIMS, i cili e ka të detajuar se kur hyn dhe kur del nga territori i Republikës së Shqipërisë, por edhe më para se të përdoresh ky sistem ka pasur metoda të cilat funksiononin për të identifikuar personin se ku ka qëndruar”, u shpreh për “Vetting” avokati Ramaj.
Por, ajo që e bën më të rëndë situatën është edhe rezervimi i Prokurorisë së Posaçme përsa i përket fazës së hetimeve për zv.kryeministren, e cila është duke zhvilluar disa hetime paralele ndaj Belinda Ballukut për tunelin e Llogarasë, për bazën detare të Portit të Sarandës. Në kthim-përgjigje për “Vetting”, SPAK deklaroi se nuk ka asnjë informacion për të ndarë me publikun përsa i përket faktit nëse ka apo jo hetime ndaj Ballukut dhe në çfarë faze janë.
Sipas avokatit Ramaj, në momentin që falsifikohet formulari i deklarimit ose formulari i dekriminalizimit siç njihet ndryshe, ka penalitete që fillojnë hetimet për falsifikimin e formularit.
Por teksa ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj, u vendos në kërkim ndërkombëtar pasi i dolën njohjet me biznesmenët e inceneratorëve, për zv.kryeministren shtohen vetëm dosjet dhe heshtja e SPAK. Duket sikur ministrja Balluku ka një hije, e cila e bën të paprekshme atë dhe bashkëpunëtorët e saj më të afërt në Ministri dhe zv.Kryeministri.
Në vazhdimësi të evidentimit të konflikteve të interesit dhe abuzimet me fondet publike, që ka përfshirë bashkëpunëtorët e Ballukut, “Vetting” do të zbulojë afera të tjera që lidhen me zyrën e Ministrisë së Infrastrukturës, me drejtoreshat e Ballukut, familjarët e të cilëve marrin tenderat dhe koncesione nga vet zv.ministrat e Ballukut. Këta të fundit janë të lidhur me biznesmenë që kanë kompani në offshoret e Maltës dhe për herë të parë do hedhim dritë mbi errësirën që lidhen me tenderat e shit-blerjes në sektorin e energjisë.
Rania Zeriri, ylli 39-vjeçar holandez, e njohur edhe në Gjermani, u gjet në Mercogliano, në zonën e Avellino-s, ku jeton si e pastrehë. Administrata komunale është mobilizuar për ta ndihmuar, ndërsa kryetari i bashkisë, Vittorio D’Alessio, shkruan në Facebook se këngëtarja “është e sigurt”.
“Po mundohemi të ndihmojmë këngëtaren e re holandeze në vështirësi”, tha kryebashkiaku pak orë më parë, në një postim të shoqëruar me një foto ku shihet gruaja e ulur, me gjërat e saj në disa çanta, në anë të rrugës.
Kryebashkiaku shpjegoi se ai është në kontakt me ambasadën holandeze. Ndërkohë, psikologia Michela Bortugno, nga shërbimet sociale po flet me Ranian
Aktivistja Evi Kokalari thotë se Sali Berisha po tenton të mashtrojë anëtarët e Kongresit për shpalljen e tij “non grata” nga SHBA.
Kokalari thotë se Sali Berisha po tenton të mashtrojë për shpalljen e tij non grata duke iu referuar deklaratës në Kongresin amerikan ku u deklarua se USAID nepermjet ‘East-West Management Institute” ka goditur liderin e opozites.
Kokalari thotë se është në kontakt me kongresmenin për ta informuar se e kanë mashtruar.
“Një tjetër tentativë sot nga Sali Berisha për të mashtruar anëtarët e Kongresit, me në krye Marjorie Taylor Grëne, e cila tha se USAID nëpërmjet “East-West Management Institute” ka goditur liderin e opozitës. Ju bej me dije se kjo është gënjeshtër klasike dhe super e shëmtuar. Reforma në drejtësi ka filluar përpara zgjedhjeve të prillit 2021, kur shumica e kishin harruar kush ishte Sali Berisha. Serish, Berisha po shfrytëzon një elemente dhe po e përdor për benefitin e tij sic beri me McGonigal, i cili as nuk donte t’ja dinte kush ishte Berisha dhe po merrej me Bashën. Momentalisht, jam ne proces te lidhem me kongresmenen në fjale, për ta sqaruar se kushdo që ja ka dhëne atë infon, e kanë mashtruar. Së shpejti dhe Lacivites do t’i prehen krahët, dhe nëse nuk kupton që po mashtrohet, atëherë të mbaj fajet bashkë me Berishën për mashtrim të republikaneve në Amerikë. Asnjë nga ju s’do mund të mbuloni korrupsionin tuaj dhe ta bëni këtë politike. Me shume shtyni, me shumë me mbushet mendja qe ju duhet te jeni të gjithë në burg”, shkruan Kokalari.
Avokati Spartak Ngjela teksa bën një analizë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, thotë se Rama duket i qetë drejt fitores sē mandatit të katërt.
Avokat Ngjela ngriti pyetjen sesi mund t’i fitojë zgjedhjet një njeri i shpallur “non grata” nga Amerika?
”Rama e sheh të sigurt fitoren dhe nuk shqetësohet. E shoh nga forma e fjalimit, nuk shqetësohen se i dinë sondazhet dhe e shohin se janë mirë, se kur kishte konkurrencë ishin më të tmerrshëm këta. Po si mund të fitojë zgjedhjet në Shqipëri kryetari i një partie që është “non grata” në Amerikë?! Ky është nonsens, si mund të thuash një plus një barazi me zero, kur bëjnë dy, kështu janë këta”, përfundoi Ngjela për Report TV.
Dje Gjesti ka kapërcyer murin rrethues të shtëpisë së Big Brother, duke mbetur kështu mes murit të parë rrethues dhe atij të dytë të shtëpisë.
Më pas ai është kthyer në shtëpi, por është përballur me një zarf të zi, përmbajtjen e të cilit vëllai i madh do ta zbulojë gjatë spektaklit të së shtunës.
Por, kjo ngjarje ka precedentët e saj edhe në botë. Vetëm në Big Brother Angli ka pasur disa episode të ngjashme.
Në vitin 2016, Emma Jensen një banore e Big Brother i përjashtua nga reality show pasi kishte tentuar disa herë me radhë të “çante” murin rrethues. Ajo deklaroi atëherë se nuk mund të jetonte brenda shtëpisë së Big Brother dhe tu bindej rregullave.
Jack Dee (Big Borther VIP 1, 2001)
Në Big Brother Vip 1 komediani Jack Dee tentoi të dilte nga shtëpia me një grabujë, ndërsa ndiqej nga një grup banorësh të tjerë të shtëpisë. A u kthye? Ai u gjet më vonë nga stafi i sigurisë dhe u kthye përsëri në shtëpi. Pas disa kohësh ai u shpall fitues i Big Brother Vip 1.
Sandy Cumming ( 2002)
Një nga personat e parë që u përpoq ndonjëherë të ngjitej në mur, qëndroi vetëm 20 ditë në shtëpi përpara se të arratisej nga çatia e shtëpisë, ndërsa të tjerët po shikonin një ndeshje futbolli brenda.
A u kthye? Jo!
Donny Tourette (2007)
Këngëtari i Towers Of London, Donny, qëndroi vetëm tre ditë në shtëpi përpara përpjekjes së tij për t’u arratisur.
A u kthye? Sigurisht që jo, Big Brother pohoi se kishte thyer rregullat duke krijuar kontakte me botën e jashtme.
Leo Sayer (2007)
Ai mund të kishte qëndruar më gjatë se Donny Tourette, por këngëtari Leo Sayer vendosi të arratisej pasi Big Brother refuzoi t’i jepte atij veshje të pastra.
A u kthye? Jo.
Të gjithë banorët në grup (Big Brother 10, 2009)
Të gjithë banorët e Big Brother bënë një lloj tentative arratisjeje, ndonëse shërbeu vetëm sa për të marrë një dënim dhe jo se ndonjëri prej tyre donte të largohej.
A u kthyen? Brenda rreth dy minutash pas thirrjes së Vëllait të Madh.
Kenneth Tong (Big Brother 10, 2009)
Kenneth ngjiti murin e kopshtit me pak ndihmë nga shoku i shtëpisë Marcus, dhe nisi të ecte përgjatë tij drejt lirisë.
A u kthye? “U zhduk”
Brian Belo (Big Brother 16, 2015)
Brian Belo ngjiti murin pas një përplasjeje shumë të fortë me një nga banorët. A u kthye? Në fakt, jo.
Helen Wood, Winston Showan dhe Ash Harrison (2014)
Kjo treshe u përpoq të largohej përmes daljes së emergjencës në dhomën e gjumit të shtëpisë, pas 65 ditësh qëndrimi.
A u kthyen? Ata u kthyen menjëherë nga vëllai i madh dhe u ndëshkuan duke u vënë në racione bazë ushqimore dhe heqjen e ujit të ngrohtë.
Jayne Connery ( 2016)
Jayne Connery bëri një përpjekje për të fituar lirinë pas një grindjeje të zjarrtë me shokun e shtëpisë Natalie Rowe.
A u kthye ajo? Po, pas një bisede me vëllain e madh dhe pasi pranoi se kishte gabuar.
Leonardo Jancu, Big Brother Brazil
Në edicionin e Big Brother Brazil 9, një banor, Leonardo Jancu, kapërceu murin dhe u largua nga shtëpia.
A u kthye? U skualifikua menjëherë.
Big Brother Australia
Në edicionin e Big Brother Australia 2008, një banor u largua nga shtëpia pa lejen e produksionit duke kapërcyer murin, por u gjet nga sigurimi.
Kryeministri Edi Rama, gjatë komunikimit përmes “Facebook-ut” me ndjekësit, iu përgjigj pyetjeve për marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rama kujtoi se gjatë mandatit të parë të Donald Trump në drejtimin e SHBA-së, opozita e paralajmëroi se “Trump do ta marrë zvarrë”. “Por, si vazhdoi në të vërtetë puna”, pyeti kryeministri.
“O vdeksha unë për ty. Ca do të dish për marrëdhënien me Soros, apo ta kanë marrë edhe ty trurin peng edhe të fusin çdo ditë gjilpërën me llum kënete në kokë. Do ta shihni edhe Amerikën, edhe marrëdhënien me Amerikën, edhe mbështetjen e Amerikës. Gjitha do t’i shini, siç i keni parë. Po s’mbani mend se e keni kujtesën e dobët dhe u mban këneta peng. Ju kujtohen kur fitoi Trump mandatin e parë dhe thanë ik vete se do vijë Trump të të marrë zvarrë. Si vazhdoi pastaj puna, apo kismet”, tha kreu i qeverisë.