“SPAK nuk ndalet, paralajmërohen arrestime të tjera”, Karamuço bën deklaratën e fortë: Meta shihet më i rrezikshëm

Pushteti i SPAK nuk ka kursyer edhe pushtetarët të cilët gjenden pas hekurave të qelisë, ndërkohë paralajamërohen dhe arrestime të tjera.

Eksperti Ervin Karamuço u shpreh për një emision televiziv se Berisha vazhdoi me detyrim paraqitje sepse nuk ekzistonin më ato rrethana që e dërguan ën arrest me burg.

Sipas tij, Meta ka akuza të rënda për rrezikshmëri shoqërore, ndërkohë që Veliaj ka elementë të shantazhit ndaj BKH dhe intimidim.

“ Gjëja kryesore ishte që mbas një viti nuk ekzistojnë më ato rrethana që Berisha u vendos në banesë. Por duke mos pasur një rrezik që të mos e pengojë, të vazhdojë me detyrim paraqitje. Rënia e elementëve të masës e bën të vazhdonte politikën.

Veliaj ka element për shantazh të BKH dhe intimidim, fakti që qëndroi jashtë mund të cënojë provat dhe të ndryshojë qëndrimet e dëshmitarëve. Për Metën ka akuza të rënda të rrezikshmëri shoqërore, për mënyrën sesi mund të kontaktojë me persona të tjerë për tjetërsim të aspekteve financiare apo arratisje. Dumani si drejtues i prokurorisë ka të drejtën të ratifikojë dokumentacionin për përcjellje në gjykatë, por prokurorët ndjekin dhe historikun e mëparshëm. Nga historiku, nuk mund të kishte masë të ndryshme për elementë të njëjtë. Po mbajnë një lloj ekuilibri. Tani është vendosur një stekë shumë e lartë që këta pretendojnë që ta vazhdojnë por me këtë vazhdimësi do të shohim personazhe të tjerë që do të përplasen në GJKKO dhe me akuza më të rënda dhe do të marrin masa pothuajse njëlloj.

Në momentin që këtë e lë në fuqi Gjykata e Apelit për mua janë të sakta. Pavarësisht rrethanave ku është Veliaj, mund të ketë dhe aspekte emocionale dhe nuk kontrollon komunikimin me palën tjetër. Nga ana tjetër funksionari publik, nuk i lejohet dhe ka probleme të etikës, sesi ti përfaqëson akuzën në gjyq.”

ALARMI! Shfaqet υirυsi i friks hëm: Mbi 50 ρersona të υde kυr vetëm dy ditë pas infektimit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin, pasi 50 persona ndërruan jetë për shkak të një virusi misterioz në Republikën Demokratike të Kongos.

Sipas mediave të huaja, viktimat u shënuan vetëm pak disa orë pas shfaqjes së simptomave të para tek të prekurit.

Mjekët thanë se koha midis shfaqjes së simptomave dhe vdekjes ishte vetëm 48 orë në shumicën e rasteve. OBSH e përshkruan shpërthimin si një “kërcënim të rëndësishëm për shëndetin publik”.

Zyrtarët besojnë se shpërthimi filloi më 21 janar dhe 419 raste janë regjistruar që nga e hëna, duke përfshirë 53 vdekje.

Sipas zyrës së OBSH-së në Afrikë, shpërthimi i parë filloi në qytetin Boloko, pasi tre fëmijë thuhet se hëngrën një lakuriq të ngordhur.

Ata vdiqën 48 orë pasi shfaqën simptoma të etheve hemorragjike, një grup sëmundjesh të karakterizuara nga ethe, gjakderdhje, dhimbje koke, dhimbje kyçesh dhe simptoma të tjera. Ebola është gjithashtu një nga shkaqet më famëkeqe të etheve hemorragjike.

Tragjedia në Shkodër/ Babai i vogëlushit: Nuk u helmua nga minjtë, mjekët dyshojnë për sëmundje virale

Babai i 3-vjeçarit që humbi jetën në Shkodër, ka folur mbi ngjarjen e rëndë. Në një prononcim për programin “People” në Euronews Albania, Samed Hasmegaj mohoi shkrimet e mediave se vdekja e djalit mund të ketë ardhur nga përdorimi i një bari për minjtë.

Ai theksoi se nuk ka informacion të qartë për shkakun e vdekjes dhe kërkoi që të mos përhapen spekulime të pabaza. Ai tha se as vetë nuk e di se çfarë ka ndodhur me djalin, ndërsa tregon se fillimisht mjekët i kanë thënë se ndoshta mund të ketë qënë një gjendje gripale që më pas çoi në pasoja fatale.

Ndërsa sa i takon vajzës tjetër e cila u shfaq në spital me të njëjtat simptoma si vëllai i saj, Hasmegaj tha se ndodhet ende në gjendje kritike te Trauma.

“As vetë nuk e di se çfarë ka ndodhur me djalin. Mediat kanë abuzuar me lajmet, unë vetë nuk i kam parë, por më kanë thënë të afërmit që në lajme thuhet se djali ka ndërruar jetë nga ilaci që mund të kem përdorur për minjtë, kjo nuk është e vërtetë. Mjekët më thanë në fillim se ndoshta mund të ketë qenë një gjendje gripale, por nuk e di. Pritemi të më thonë më shumë mjekët. Vajza është ende në gjendje të rëndë, mjekët nuk më kanë thënë ende se sa do të qëndrojë në spital. Edhe bashkëshortja është në spital dhe ndodhet në një gjendje jo të mirë shëndetësore.”

Ndërkohë lidhur me ngjarjen kanë folur edhe familjarë të tjerë të fisit Hasmegaj të cilët kanë hedhur poshtë aludimet se mjekët nuk e kanë trajtuar siç duhej fëmijën. Ata konfirmuan se nuk kanë asnjë pretendim ndaj spitalit të Shkodrës, ndërsa kërkuan që mediat të tregohen të kujdesshme në raportimin e ngjarjes, duke pasur parasysh gjendjen e rënduar shëndetësore të vajzës dhe shtatzëninë e nënës së fëmijëve.

“Çdo lajm i pavërtetë mund të ndikojë negativisht në shëndetin e saj,” thanë ata.

Ngjarja e rëndë u raportua një ditë më parë në Shkodër ku 3-vjeçari ishte shfaqur në spital me shenja helmimi dhe si pasojë humbi jetën. Me të njëjtat simptoma është dërguar në spital edhe e motra e tij 7-vjeçare e cila vijon të jetë në gjendje kritike, bashkë me të ëmën që ishte dhe shtatzënë. Ata janë transportuar në spital sapo kanë shfaqur shqetësime shëndetësore, por 3-vjeçari nuk ja ka dalë dot të mbijetojë. Fillimisht u raportua se prindërit kishin spërkatur një magazinë me helm minjsh dhe u dyshua se të miturit mund të ishin intoksikuar nga lënda toksike, por kjo gjë mbetet ende në kuadrin e raportimeve paraprake pasi hetimet për rastin vijojnë ende.

Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe spitalit Rajonal i Shkodrës, i cili tha se mjekët kanë ndjekur të gjitha protokollet mjekësore. Gjithashtu spitali bën të ditur se mjekët i kanë kërkuar familjarëve që fëmija të qëndronte në observacion për mbikëqyrje të mëtejshme, por prindërit kanë firmosur dhe kanë zgjedhur ta marrin në shtëpi të miturin. Nuk dihet ende zyrtarisht se çfarë e ka sjellë ngjarjen e rëndë, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Q ërova tët’ëmë, shushkat e derrit! Ju s hqγej”/ Gjyshja e xhaxhai kërcënojnë e përzënë mbesat jetime (Video)

Senada dhe Serena Mullaymeri, 17 dhe 19 vjeçe, jetonin në një shtëpi në Kamëz së bashku me nënën dhe babain deri kur humbasin të atin në një aksident.

Në atë kohë i ndjeri, Lavdi Mullaymeri kishte filluar procedurën për legalizimin e shtëpisë, por e veja së bashku me dy vajzat detyrohen të largohen nga shtëpia e tyre.

Gjyshja dhe xhaxhai nuk i lejojnë të futen në shtëpi jetimet duke i sharë e ofenduar e duke i kërkuar të gjejnë shtëpi me qira. Por në audioregjistrime dëgjohet qartë se ata që fyejnë e kërcënojnë janë gjyshja dhe xhaxhai i vajzave. Vajzat e kanë denoncuar rastin në emisionin “Stop”.

Gazetarja: Dhe mamanë e tyre e keni nxjerrë jashtë.

Xhaxhai: Jo, nuk e kam nxjerrë jashtë. Jo, nuk është e vërtetë. Ka ikur me dëshirën e saj.

Gjyshja: A e qërova tët’ ëmë, që s’po vjen më? A e qërova? E ngopa shpirtin.

Xhaxhai: E ëma mbushi mendjen vetë, ka ikur vetë.

Që në momentin që vajzat kanë shkelur në shtëpi, xhaxhai u ka thënë “pse nuk më pyete që solle rrobat?” pasi vajzat qëndruan për dy vite në konvikt. Gjyshja i ofendon vazhdimisht dhe u thotë se siç përzuri nënën e tyre, do të veprojë edhe me to.

Gjyshja: Një avaz, shushkat e derrit, shushka. u treguat budallaçka në këtë dynja. Ma tha dhe djali dhe më la mua këtu, s’të la ty.

Vajza: Ma la mua, motrës, mamit…

Gjyshja: Të la një m*t të hash!

Madje gjyshja ka marrë dhe urdhër mbrojtjeje ndaj njërës prej motrave me pretendimin që e ka ofenduar.

Xhaxhai iu ka lënë vajzave afat për të dalë nga shtëpia.

Xhaxhai: Duhet të dilni nga shtëpia!

Mbesa: Pse të dalim?

Xhaxhai: Po ju them unë. Shtëpia është mbi mua, çdo gjë. Ju lashë një javë kohë. Gjeni shtëpi me qira, ose ndryshe, do flasim ndryshe! Jot ëmë dhe ai…dhe talleni dhe juve. Se ju kap e ju shqyej një nga një, mbaje mend!

“Kam ndryshuar mendim për Trump”/Rama për “MEGA”: Nëse Evropa e fajëson për situatën ku është, gabim i tmerrshëm

Kryeministri Edi Rama në një intervistë dhënë tv grek “Mega” është shprehur se ka ndryshuar mendim ndaj presidentit të SHBA, Donald Trump, referuar deklaratës së tij në vitin 2016 kur u shpreh se një fitore e mundshme e Trump do të ishte dëm për votën demokratike.

“Në 2016 nuk i kisha të gjithë flokët e bardhë. Isha më i ri dhe ai nuk ishte president ishte kandidat. Më pas u bë president. Munda ta shoh në veprim nga afër, e sigurisht kam ndryshuar mendim.

Për më tepër mendoj se nëse Europa do të fajësojë Trump për situatën e saj do të ishte gabim i tmerrshëm”, ka deklaruar Rama gjatë intervistës së dhënë ditët e fundit në tv “Mega”.

I pyetur nëse mendon se ka mungesë qeverisjeje në BE, kryeministri Rama tha se kështu siç është Europa ngjan me një pacient me 27 mjekë.

“Europa është projekti më i mrekullueshëm i njerëzimit, por kështu siç është Europa ngjan me një pacient me 27 mjekë. Nuk është panoramë që të jep forcë e siguri. Jo vetëm se janë 27 mjekë por dhe patologë.

Nuk është panoramë që të jep forcë e siguri. Jo vetëm se janë 27 mjekë por dhe patologë”, është shprehur Rama.

Në intervistën dhënë medias greke, Rama e quan kërcënimin më të madh që mund ti vijë Evropës, shndërrimin e tij në të parëndësishëm.

Sa i takon ecurisë së procesit të integrimit në BE, Rama tha se megjithë hapat e ndërmarrë duhet bërë shumë më tepër.

“Na duhej Vladimir Putin që Europa të zgjohej për të shtyrë këtë proces, e kemi plan që brenda 2027 ta mbyllim pjesën teknike. Objektivi im është 2030 të jemi së bashku në të njëjtën familje të madhe”, ka deklaruar Rama.

(Balkan web)

Putin i propozon Trumpit që Rusia dhe SHBA të marrin së bashku nën zotërim mineralet e rralla të Ukrainës

Presidenti rus Vladimir Putin i ka ofruar SHBA-së shitjen e mineraleve të rralla të Rusisë për kompanitë amerikane, duke përfshirë ato në Ukrainën e pushtuar nga Rusia, teksa nënvizoi më tej mesazhin e tij për Donald Trumpin se Rusia duhet të fitojë.

“Ne jemi gati të punojmë me partnerët tanë, përfshirë amerikanët”, tha Putin, duke shtuar se Rusia mund të rifillojë shitjen e aluminit në SHBA.

“Ne padyshim kemi, dua të theksoj, shumë më shumë burime të këtij lloji sesa Ukraina”, tha presidenti rus.

Putin tha se marrëveshjet e mundshme për eksplorimin e metaleve të rralla të tokës mund të shtrihen edhe në depozitat në territorin në Ukrainën lindore që Rusia mban të pushtuara pas tre vjet aksioni ushtarak.

Më herët, Trump u tha gazetarëve në Uashington se “transaksionet kryesore të zhvillimit ekonomik me Rusinë” do të ndodhin.

Brenda dy orëve nga deklarata e presidentit amerikan, Putin kryesoi një takim të paparalajmëruar me ministrat dhe këshilltarët e tij ekonomikë për metalet e rralla të tokës.

Rusia ka rezervat e pesta më të mëdha në botë të metaleve të rralla, sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, pas Kinës, Brazilit, Indisë dhe Australisë.

Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky tha më herët se nuk ka në plan të nënshkruajë me SHBA një marrëveshje që do t’i duhej 10 brezave të ardhshëm ukrainas që ta paguanin.

Mesul Ozil futet në politikën turke pas largimit nga futbolli, zgjidhet në partinë e mikut Erdogan

Rreth dy vite më parë, Mesut Ozil njoftoi zyrtarisht tërheqjen nga futbolli dhe që atëherë ka nisur të ndërtojë një karrierë të re larg vëmendjes së mediave dhe botës së sportit.

Në moshën 34-vjeçare, gjermani vendosi t’i japë fund karrierës pas aventurës së tij të fundit me Istanbul Basaksehir dhe qëndroi në Turqi së bashku me familjen e tij për t’u marrë me angazhimet e tij të reja.

Por të dielën, karriera e tij mori një kthesë, pasi u zgjodh anëtar i Këshillit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në Ankara, partisë që drejtohet nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Kongresi i mbajtur dje e rizgjodhi për herë të nëntë politikanin turk në krye të partisë.

Ish-futbollisti nuk e ka fshehur kurrë simpatinë e tij për Erdogan, madje e zgjodhi atë si dëshmitar në dasmën e tij me Amine Gülse në vitin 2019, e cila u shpall Miss Turqia në vitin 2014.

Mesul Ozil futet në politikën turke pas largimit nga futbolli,

Kjo afërsi shkaktoi polemika gjatë Kupës së Botës 2018, duke çuar në largimin e tij nga kombëtarja gjermane.

Ozil i zgjedhur në partinë e Erdogan

Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Ozil nisi jetën e tij të re në politikë. Në muajt e fundit, ai ka habitur tifozët e tij duke treguar transformimin fizik të jashtëzakonshëm pas tërheqjes nga futbolli. Megjithatë, ai nuk zgjodhi të vazhdojë në botën e sportit si trajner apo analist televiziv, një rrugë që kanë ndjekur shumë nga ish-shokët e tij të skuadrës. Ish-lojtari ka lindur në Gelsenkirchen, por familja e tij ka origjinë turke, një lidhje që ai e ka ndjerë gjithmonë fort dhe që tani e ka çuar të jetojë në Turqi, ku tashmë do të punojë si politikan.

Gjatë një kongresi të mbajtur dje në Ankara, ai u zgjodh anëtar i këshillit qendror të AKP-së, partisë së themeluar nga Erdogan në vitin 2001. Zgjedhja e tij nuk është e rastësishme, pasi Ozil ka qenë gjithmonë një mbështetës i madh i presidentit turk dhe është fotografuar disa herë në shoqërinë e tij në raste të ndryshme.

Madje, ai ishte dëshmitar në dasmën e Ozilit në vitin 2019, duke vulosur një lidhje të fortë mes tyre, e cila i kushtoi kritika dhe largimin nga kombëtarja gjermane shumë kohë para tërheqjes nga futbolli, për shkak të kundërshtimit të tifozëve ndaj mbështetjes së tij për Erdogan.

“E shoh në sytë e tyre”, dhurata e dashurisë që Gerti Bogdani i la bashkëshortes së tij

Prej 5 muajsh, Edlira Çepani dhe familja e saj mbartin dhimbjen e humbjes së Gerti Bogdanit. Politikani u nda nga jeta papritur në moshën 44-vjeçare nga një atak kardiak duke lënë pas Edlirën dhe dy fëmijët e mitur.

Në rrëfimin e saj të parë pas kësaj humbjeje, në programin “Rudina” në Tv Klan, Edlira kujton marrëdhënien e tij të jashtëzakonshme me fëmijët. “Ishte një baba perfekt. Nëse do të kishte një baba perfekt, ishte ai”, u shpreh ajo. Ky fakt nuk e bënte më të lehtë detyrën për t’u treguar fëmijëve për tragjedinë, por e konsideron veten me fat që Gerti jeton ende në sytë e tyre.

Edlira Çepani: Ishte një…një nga momentet më të vështira në jetë. Nuk ka fjalë që e përshkruajnë dhimbjen dhe nuk ka fjalë sesi mund t’ia shpjegosh një fëmije një situatë të tillë. Fati i tyre është që ata janë rritur në një familje e cila i ka dhënë aq shumë dashuri, me një baba dhe dy prindër që u kanë dhënë aq shumë dashuri sa ata kanë një dashuri të rrënjosur në zemër për gjithë jetën. Një pengesë kaq e madhe patjetër që nuk do të plotësohet kurrë, por janë fryti më i bukur i dashurisë sonë dhe unë sa herë që shoh në sy secilin prej tyre, aty shoh Gertin… kam një fat kaq të madh që jam mamaja e tyre dhe kam një fat kaq të madh që Gerti më ka lënë një dhuratë kaq të bukur në jetë sa ata të dy.

Berisha për median greke: Fëmijët e emigrantëve në Athinë dhe kudo do të mësojnë shqip!

Gjatë vizitës në Athinë ku pati takim me shqiptarët e Diasporës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dha disa intervista për median greke.

Në intervistën për “To Manifesto”, Berisha preku aspektet më të rëndësishme të marrëdhënieve mes Athinës dhe Tiranës, për zgjedhjet e ardhshme dhe për zhvillimet politike në vendin fqinj.

I pyetur për shqiptarët në Greqi, Berisha tha se do të përpiqet të gjejë zgjidhje për çështjet e pensioneve. Megjithatë, siç e tha ai, shtylla kryesore e politikës së tij do të jetë hapja e rrugës për kthimin e shqiptarëve në atdheun e tyre. “Do të krijojmë kushtet më të mira të mundshme për t’i kthyer ata, investimet e tyre dhe miqtë e tyre grekë që të vijnë dhe të investojnë në vendin tonë.

Në vitet 2009-2010, shumë erdhën dhe investuan në Shqipëri. Marrëdhëniet ekonomike greko-shqiptare po zhvilloheshin shpejt dhe kishte investime shumë të rëndësishme në vendin tonë, shumica e të cilave tani kanë ikur”, tha Berisha.

Gjithashtu, ai theksoi se do të përpiqet të bashkëpunojë me qeverinë greke për çështjen e gjuhës shqipe për të gjetur mundësi të pagesave për mësuesit ose çdo gjë që është e nevojshme për t’i ndihmuar bashkëatdhetarët e tij të shpëtojnë gjuhën dhe kulturën e tyre në disa aspekte.

I pyetur për kontaktet e tij në Greqi, Sali Berisha u përgjigj se vitet e fundit këto ishin të karakterit simbolik, pasi ai ishte (gati) jashtë politikës.

“Kemi kontakte me Partinë Demokratike të Re, që është aleati ynë i vjetër. Konstantinos Mitsotakis ishte kryeministri i parë i huaj që takova në jetën time. Ai erdhi në Shqipëri tri javë pas themelimit të Partisë Demokratike dhe erdhi dhe më takoi si lider i opozitës. Që atëherë, marrëdhëniet tona nuk janë ndalur kurrë, kemi marrëdhënie shumë të mira dhe do të bëhen të shkëlqyera”, theksoi ai.

Në lidhje me atë se si ka ndërmend të shfrytëzojë pjesëmarrjen e partisë së tij në Partinë Popullore Evropiane (PPE) organizatën më të madhe politike evropiane për të ndryshuar imazhin e vendit të tij, Berisha ishte shumë i qartë:

“Shqipëria duhet fillimisht të shpërbëjë diktaturën narkotike të saj. Shqipëria nuk duhet të eksportojë kriminalitet tek fqinjët dhe në Evropë. Nëse nuk e bën këtë, Shqipëria nuk ka mundësi të përmirësojë imazhin e saj. Tolerancë zero ndaj krimit të organizuar! Shteti i së drejtës, zbatimi i ligjit do të jetë prioriteti ynë kryesor dhe sigurisht, sapo Shqipëria të arrijë të shpëtojë nga diktatura e drogës dhe të bëhet një shtet i së drejtës, reputacioni i saj do të ndryshojë shpejt dhe ne do të jemi një vend vërtet të respektuar.

Shqipëria nuk duhet të bëhet kurrë një qendër e trafikut dhe drogës. Shteti nuk duhet të jetë partner me organizatat kriminale, siç ndodh sot në Shqipëri”, theksoi ai.

Egli deklaratë të fortë për Aldon: Se ke idenë sa më ka marrë malli për ty!

Egli Tako ka tërhequr vëmendjen e publikut për marrëdhëniet e saj me disa prej banorëve brenda shtëpisë së Big Brother Albania.

Fillimisht, ajo shprehu një pëlqim për Redonin, më pas krijoi një lidhje të ngushtë me Gjestin, dhe së fundmi ka bërë një deklaratë të papritur për Aldon.

“E di sa herë më ka marrë malli për ty, të betohem. Ia kam thënë edhe atij (Gjestit)” i drejtohet Egli Aldos.