Biznesmeni i njohur shqiptar, Elton Ilirjani, që ka marrë përsipër të ndihmojë këngëtaren Parashqevi Simaku, para pak orësh ka njoftuar përmes një “InstaStory” se artistja e njohur tashmë menaxhon 100% llogarinë e saj zyrtare në “Instagram”.
“Parashqevi Simaku kontrollon dhe menaxhon 100% Instagramin e saj!”,-shkruan ai.
Kujtojmë se ky lajm vjen pas një kalvari vuajtjesh që Parashqevia ka përjetuar në jetën e saj, nga ndarja me bashkëshortin, mungesën e djalin e deri tek jetesa në rrugë, por pas trajtimit për tre javë me rradhë në psikiatri, ajo shfaqet në një gjendje të mirë.
I ftuar ditën e sotme në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte ish-banori i Bog Brother, Elton Tozaj, për të komentuar dhe analizuar situatat dhe banorët e “BBV4”.
Sa i përket raportit Egli Gjesti, ai u shpreh: “Të lidhur s’janë por janë ‘friends with benefits’”.
Më pas ai tha: “Në kuadër të lojës njeriu bën seks ndonjëherë. Unë e kam ndjekur atë natë dhe më ka pëlqyer fakti që më në fund dy të rinj patën guximin të bëjnë seks. Unë e pashë. S’ka ndonjë gjë të keqe. Egli është kokë e këmbë [e dashuruar] me Gjestin pas asaj nate]”.
Sa i përket raportit Egli-Gjesti, ai u shpreh:
“Përndjekëse. Nëse ajo do ishte burrë, do të ishte një përndjekëse manjake seriale. Është bërë shumë e lodhshme. Po kalon çdo limit, çdo cak. Ka nevojë urgjentë të lërë shtëpinë e “BBV” dhe të kurohet. Ajo është sëmundje. I vjen familja në ‘prime’ dhe i thotë hap sytë dhe kujdesu për veten, ajo vazhdon dhe madje kundërshton dhe motrën, mua kjo s’më duket normale… Nuk më duket normale as sjellja e Gjestit, bëja më të lehtë kur e sheh ashtu”.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në një fshat të Vernios në Itali, ku një 22-vjeçar shurdhmemec vrau me thikë nënën e tij dhe më pas i vuri flakën shtëpisë.
Në vendngjarje ishin zjarrfikësit, karabinierët, kryeprokurori i Prato Luca Tescaroli dhe prokurorja publike në detyrë Laura Canovai, teksa po punojnë për zbardhjen e këtij krimi.
Hetuesit po punojnë për të konstatuar çdo element që qëndron pas dramës familjare, për të përcaktuar me siguri përgjegjësitë dhe dinamikën. Dhe hetimet shkencore janë duke u zhvilluar.
Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter është rregjistruar pranë brigjeve të Vankuverit, Kanada, sipas Institutit Sizmologjik Evropian-Mesdhetar.
Tërmeti ka ndodhur rreth 500 kilometra larg Vankuverit.
Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej dhjetë kilometrash.
Por për fatin e tij, makina kishte të instaluara dy pajisje GPS dhe me ndihmën e Policisë, 3 orë më vonë ai arriti ta lokalizonte të braktisur në zonën e Kerameikos.
“Në makinë, për fat, kisha dy GPS dhe e dija se ku ishte. Këtë e ka kuptuar edhe ai (autori) dhe për këtë arsye e ka braktisur jashtë një lokali në Kerameikos. Ai kishte çelësat, unë e hapa dhe hyra me çelësat e dytë”, tregoi.
09.01.2022 – Në parkingun “Alkiviadou 90 Garage” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” C180 me targa ANP-3736 në pronësi të grekut R. R.
02.09.2023 – Në parkingun “Xentea” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Porsche” Cayenne me targa IHO-3030, me vlerë 50.000 euro, në pronësi të grekut E. L.
20.10.2023 – Në parkingun “Akrokeramos A. E” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” ML 350 me targa IMH-9983, me vlerë 22.000 euro, në pronësi të grekut K. Z.
25.10.2023 – Në parkingun “Unitpark” në Athinë, ka vjedhur mjetin “BMW” X5 me targa BKH-3931, me vlerë 80.000 euro, në pronësi të grekut A. K.
24.12.2023 – Në parkingun “Parking Safe Monoprosopi I K E” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” me targa AB777VD, në pronësi të shqiptarit V. Dh.
03.02.2024 – Në parkingun “ParkingLand” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” me targa PMB7369, në pronësi të grekes B. T.
23.03.2024 – Në parkingun “Leounakis Xaralampos” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Lexus” me targa XZA-1182, në pronësi të një firme dhe i marë me qira nga grekja G. X.
29.04.2024 – Në parkingun “Akrokeramos A. E”, në Athinë, ka tentuar të vjedhë mjetin “BMW” 316 me targë të panjohur.
Amarild Muka rezulton i arrestuar në Tiranë në mars 2012 për vjedhje në bashkëpunim të një ore dore dhe një celulari. Në maj 2017 është arrestuar në aksin Mamurras-Laç, pasi u kap duke drejtuar një mjet “Mercedes-Benz”, të cilin e kishte vjedhur në Tiranë, ku kishte marrë edhe 600 euro e 12.000 lekë. Në nëntor 2017 rezulton i arrestuar në Kamëz, me një pistoletë me silenciator pa leje.
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kërcënimet dhe fyerjet e Erion Veliajt ndaj prokurorit që po e heton, Ols Dado.
Lala tha se kjo është strategji e Veliajt, që prokurori pas kërcënimit ta padisë dhe më pas do të detyrohet të heqë dorë nga hetimi i Veliajt, por shtoi se Ols Dado deri tani nuk është lëkundur ndaj presionit.
Lala foli gjithashtu edhe për një audio që po qarkullon në media pranë Veliajt, ku pretendohet se prokurori e ka quajtur kryebashkiakun “ndyrësirë”, fakt që u mohua kategorikisht nga SPAK dhe gjykata. Gazetarja tha se ndaj Veliajt mund të ngrihet edhe akuzë për falsifikim.
“Gjuha e Veliajt është e papranueshme, por është strategjike. Kanosja ndaj prokurorit është vepër penale, që ndiqet me ankimin e prokurorit. Nëse Ols Dado i drejtohet institucioneve, duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet nga çështja. Veliaj po ndjek këtë strategji për të detyruar prokurorin që të largohet. Deri tani Ols Dado i ka qëndruar presioneve. Gjuha është sigurisht e papranueshme.
Veliaj ka pretenduar sot, ka nxjerrë një transkript ku pretendohet se gjatë senacës së masës së sigurisë, prokurori i ka thënë “ndyrësirë”. Veliaj pretendon se e ka zbardhur nga audio këtë. Prokuroria dhe gjykata e mohuan këtë fakt, në asnjë moment gjatë dëgjimit të audios, nuk rezulton që prokurori ta ketë përdorur këtë shprehje. Ka një version audio të paqartë, por prokuroria e posaçme dhe gjykata, po shohin mundësinë e ngritjes së një akuze të re, për falsifikimin. Audio do ti nënshtrohet akt ekspertimi nën dyshimet për ndërhyrje të mundshme. Audio orgijinale e ka gjykata e posacme. Nëse ka manipuluar mund të ketë akuzë të re ndaj zotit Vrliaj.
Sistemi është lehtësisht i verifikueshëm nëse ka ndërhyrje, kjo është strategjia e prokurorëve”, tha Lala.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur për masat e sigurisë dhe hapat paraprakë që do të shoqërojnë zgjedhjet e vitit 2025. Ai theksoi se përveç prokurorëve të shpërndarë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, do të angazhohen edhe agjentë hetues të BKH-së dhe oficerë policie për të zbuluar dhe parandaluar krimin zgjedhor.
Sipas Karamuços, teknikat e ndjekura nga SPAK janë shumë më të sofistikuara dhe nuk kanë nevojë për metoda tradicionale të survejimit, si furgonët e dukshëm në terren.
Ai theksoi se gjatë fushatës zgjedhore, aktiviteti hetimor do të jetë në kulmin e tij, me prokurorë të shpërndarë në qytete të ndryshme, si Vlora dhe Lezha, si dhe me një bashkëpunim të ngushtë mes BKH-së dhe policisë
Karamuço shtoi se agjentët dhe oficerët do të trajnohen nga OSBE për të identifikuar dhe ndjekur rastet e krimeve zgjedhore, përmes një programi specifik dhe intensiv. Ai parashikon që ky grup do të ketë një rol aktiv në mbikëqyrjen e procesit dhe se shumë shkelës të ligjit do të bien në grackë, duke qenë se nuk janë mësuar me një kontroll të tillë rigoroz.
“Janë disa furgonë shohin e thonë erdhën erdhën. Teknikat që përdor SPAK janë shumë më të sofistikuara, nuk ka nevojë të kesh furgona për të bërë përgjime. Gjatë fushatës do të jenë të ndezura në maksimum. Edhe në Lezhë ka një prokurorë. Vlora ka tre. Ka agjentë e hetues të BKH-së, por bashkëpunohet me policinë.
Do të trajtohen nga OSBE për të bashkëpunuar. Është trajnim specifik, me afat të shkurtër kohor. Ka të bëjë me dallimin çfarë është krim zgjedhor. Ne nuk jemi mësuar për të pasur një grup kaq aktivë, mendoj që do të bien shumë në grackë se nuk jemi mësuar. Do të kapin shumë në grackë”, tha Karamuço.
Gjate episodit te kaluar Gjesti nga valixhja e tundimeve lexoi zarfin i cili thoshte se duhet te zgjedhesh 7 ish-banore dhe publiku do te vendose per te rikthyer vetem 3 prej tyre.
Gjesti zgjodhi: G Banin, Klajdin, Gertin, Jozin, Krisen, Redonin dhe Amber.
Portali yne lajmeal.com hapi nje sondazh ne rrejtet sociale me pyetjen: Ke doni te RIKTHENI te MARTEN ne BBV4?
Amber 8%
Klajdi 19%
Redoni 33%
Gerti 13%
Krisa 20%
Jozi 2%
G Bani 5%
Sipas votave te ndjekesve te rrejteve sociale 3 me te votuarit per tu rikthyer jane: Klajdi, Redoni dhe Krisa. Se kush do te rikthehet na mbetet te presim.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka vendosur se Shqipëria ka shkelur të drejtat e ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi, duke e mbajtur në paraburgim për një periudhë të gjatë pa arsye të mjaftueshme ligjore.
Në vendimin e saj, Strasburgu e konsideron të padrejtë mbajtjen për më shumë se shtatë muaj në paraburgim të Gëllçit, i cili u dënua me 1 vite e ka muaj burg për shpërdorim detyre në lidhje me një kontratë shtesë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro.
Lajmi është bërë me dije nga vetë avokati i Gëllçit, ndërsa vendimi është publikuar edhe në faqen e Gjykatës Europiane të të Drejtave të njeriut.
Reagimi i avokatit të Thoma Gëllçit:
Gjykata e Strasburgut i dha te drejte sot Thoma Gellcit dhe konfirmoi qe arrestimi i tij ishte i paligjshem.
Arrestimet jane bere buke e djathe per SPAK (dhe jo vetem), te cileve u intereson me shume shfaqja e cirkut televiziv te lajmeve ditore me arrestime e prerje kokash sesa respektimi i standardeve evropiane.
Thoma Gellci, ish-drejtor i RTSH u arrestua ne tetor 2021 për akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me nje tender. Ai u vendos në paraburgim me vendim të GJKKO me pretendimin se ekzistonte dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e tij në veprime të paligjshme.
Gjykata e Strasburgut konstatoi se argumentet per arrestimin ishin te pambeshtetura dhe shume te pergjithshme.
SPAK nuk dha prova konkrete as se cilat prova duhej të mblidheshin dhe pse nuk ishin mbledhur më parë, si dhe rreziku i arratisjes nuk ekzistonte. Gjykata e Strasburgut shtoi dhe se zgjatja e paraburgimit ishte e pajustifikuar, pasi autoritetet hetimote nuk treguan “kujdes të veçantë” për hetimin.
Sipas Gjykates se Strasburgut, Shqipëria shkeli Konventen duke mbajtur Gellcin në paraburgim për një periudhë të pajustifikuar dhe pa dhënë prova.
Duke e konsideruar si nje fitore te rendesishme morale, Strasburgu ofroi nje shume simbolike demshperblimi moral, por pa harruar qe te ngarkoje mbi shtetin edhe kostot avokatore te Gellcit.
Tani do vijoje beteja ne gjykatat tona per te vene ne vend drejtesine evropiane qe e shtremberoi nevoja revolucionare e SPAK, me mbeshtetjen e hapur te mazhorances qeverisese. P.s…
Avokatura e shtetit, qe eshte ne varesi direkte te Kryeministrit, luftoi fort qe Gellci mos ta fitonte kete kauze morale ne Strasburg, duke insistuar se arrestimi ishte i rregullt dhe i bazuar mbi prova.
Ndersa sot Kryeministri shqetesohet per standardet e arrestimit kur SPAK, nje monstruozitet i prodhuar prej frymes se tij politike, ka nisur te sharroje dege afer vete Kryeministrit.
Tani, une si avokati qe hengra dynjane per tre vjet e gjysem per te luftuar shejtan-budallenjte e bashkuar te SPAK dhe qeverise, e ftoj ta perdore te “sy m’sy-ja” e vet precedentin Gellci ne Strasburg, por me kushtin qe te pranoje te lepije ate qe vartesit e tij, avokate te shtetit, kane peshtyre deri tani kunder Thoma Gellcit.