Berisha në Athinë: Përulem përpara grekëve që hapën zemrën ndaj jush! Ky popull ka nxjerrë Irene Papas dhe Melina Mërkurin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur sot në Athinë një takim elektoral me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Në nisje të fjalës së tij, Berisha ka vlerësuar, duke thënë se “përulet me nderim të madh”, para grekëve që –siç tha ai – hapën zemrën me bujari të madhe për qindra-mijëra emigrantë shqiptarë.

Të pranishëm në sallën në Athinë janë qindra mbështetës të Berishës, si dhe përfaqësues të minoritetit grek si Fredi Beleri dhe Vangjel Dule.

Berisha gjithashtu tha se shqiptarët i kanë dhënë Greqisë emra të mëdhenj si këngëtarja Milena Mërkuri dhe aktorja Irene Papas, një arvanitase që grekët nuk e njohin si të tillë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Përulem me nderimin më të madh para grekëve, sepse Athina ka treguar zemrën më të madhe, bujarinë më të madh ndaj shqiptarëve. Mirënjohje të pakufishme për këtë pritje vllazërore. Sot është kryeqyteti me më shumë shqiptarë. Sot mësova se shqiptarët kanë këtu 360 mijë apartamente. U pritën nga qytetarët e këtij vendi me një shpejtësi të menjëhershme. U shndërruat në një faktor shumë të rëndësishëm. Dhe lumenjtë e djersës që ju derdhët morën vlerësimin më të lartë në të gjitha fushat e këtij vendi, në turizëm, në ndërtim, në drejtësi. Sot secili nga ju ka personalitete të nderuara që nderojnë Greqinë në të gjitha garat, me të cilët Shqipëria krenohet.

Historia po përsëritet, ne jemi në sallën që mban emrin e një greko-shqiptareje të famshme, Melina Mërkuri. Melina të tjera, Irena Papas të tjera do të dalin nga ju, me të cilët krenohet Greqia, krenohet Shqipëria.

FOTO / Sali Berisha mbush sallën në Athinë, krah tij Fredi Beleri dhe Vangjel Dule

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e djeshme një takim elektoral me shqiptarët në Greqi.

Takimi po mbahet në një sallë në kryeqytetin grek të Athinës, ku të pranishëm janë edhe përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri, si Vangjel Dule.

Po ashtu, krah Berishës është parë edhe Fredi Beleri, eurodeputeti kontrovers i Greqisë.

Në fjalën e tij, Vangjel Dule ka hedhur akuza ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama duke thënë se është shkaktare për prishjen e marrëdhënieve me Greqinë. Ai tha se “edhe Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me Athinën zyrtare, por jo Shqipëria”.

SHBA i kërkon mineralet e rralla, Zelensky: Nuk firmos që 10 brezat e ardhshëm ukrainas të paguajnë! Na dhatë grante, jo borxhe

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu synimin e tij për të dhënë dorëheqjen në kushte të caktuara gjatë forumit “Ukraina. Viti 2025”, duke sqaruar megjithatë se humbja zgjedhore nuk është një nga këto kushte.

Siç shkruante Economist, në rast të zgjedhjeve në Ukrainë, Zelensky do të humbiste nga ish-kreu i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhny.

Zelensky është gati të heqë dorë nga pushteti në favor të paqes, ose “në këmbim të pranimit të Ukrainës në NATO”.

Sipas Zelensky, nesër në Kiev do të mbahet një samit me pjesëmarrjen e liderëve evropianë, i cili mund të jetë një pikë kthese.

Zelensky shtoi gjithashtu se lista e negociatorëve duhet të përfshijë Ukrainën, Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe BE-në.

Sa i përket marrëveshjes me SHBA-në për metalet e rralla, ka qenë një shumë prej 100 miliardë dollarësh dhe jo 500 miliardë dollarësh.

Zelensky theksoi se nuk është i gatshëm t’i japë paratë, të cilat fillimisht u dhanë si grante, por u kthyen në borxh dhe deklaroi se nuk do të nënshkruajë një dokument për të cilin brezat e ukrainasve do të paguajnë më vonë. “Unë nuk njoh as 100 miliardë dollarë. Ne ramë dakord me Biden se ky ishte një grant! Një grant nuk është borxh,” tha ai.

Në këmbim të një marrëveshjeje ekonomike me SHBA-në, Zelensky vazhdon të kërkojë që Amerika të ndalojë Putinin dhe të sigurojë mbrojtje 100% të hapësirës ajrore mbi Ukrainën, në një marrëveshje “win-win” siç e përshkroi ai.

Këto kushte deri më tani janë injoruar plotësisht nga pala amerikane.

EMRI+VIDEO/ I vjedh BIZNESMENES në makinë çantën me 47 milionë lekë, arrestohet SKIFTERI nga Elbasani!

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka vjedhur nga një automjet të parkuar një çantë brenda së cilës kishte shuma të mëdha parash në euro, dollar e lekë.

I arrestuari është shtetasi me iniciale G. T(M)., i cili sipas policisë rezulton i dënuar më parë disa herë për vjedhje.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se 46-vjeçari vodhi në automjetin e shtetases B.L, i  parkuar në zonën e Medresesë, çantën brenda së cilës kishte një shumë të konsiderueshme parash(rreth 47 milion lekë, një pjesë në euro dhe dollarë), kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Gjatë kontrollit të banesës së 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar shumën e parave që ky shtetas kishte vjedhur në automjetin e parkuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor  i koduar “Përsëritësi”.

Vodhi në një automjet të parkuar një çantë brenda së cilës kishte shuma të mëdha parash në euro,dollar e lekë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari.

46-vjeçari, i dënuar disa herë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Sekuestrohen rreth 45 milionë lekë, (një pjesë në euro dhe dollarë) që ky shtetas kishte vjedhur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në automjetin e shtetases B.L, i  parkuar në zonën e Medresesë, kishin vjedhur çantën brenda së cilës kishte një shumë të konsiderueshme parash(rreth 47 milion lekë, një pjesë në euro dhe dollarë), kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”., bazuar në inteligjencën policore dhe veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4,  u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit: G. T(M)., 46 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë disa herë për vjedhje.

Gjatë kontrollit të banesës së 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar shumën e parave që ky shtetas kishte vjedhur në automjetin e parkuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

SHIKO VIDEON KËTU

Histori si në filma! I huaji ρërnd oqi 14-vjeçaren në Tiranë duke u maskuar si vajzë amerikane, udhëtoi nga Finlanda dhe i trokiti në derën e shtëpisë

Edhe lojërat online janë një territor shumë i pa sigurtë për fëmijët.Një hetim i prokurorisë së Tiranës ka zbuluar se si nxënëse në një shkollë të mesme hapi një llogati me emrin Leon Kenedi për të luajtur dhe më pas ra viktimë e përndjekjes.

Hetimet tregojnë se në moshën 14 vjeçare ajo hapi llogari në Snapchat, Instagram dhe TikTok dhe se si më pas nisi të luajë online me të panjohur për gati dy vite. Prokuroria thotë se ra në grackë gjatë lojërave pasi u prezantua me një tjetër bashkëmoshatare që i tha se quhej Sara nga Teksasi.

Realisht rezultoi se 14-vjecarja për dy vjet ra në grackën e një të rrituri që u identifikua me emrin Ahmad Madi, dhe që jetonte në Finlandë. Deri tani ai është i dyshuar vetëm për përndjekje.

Prokuroria thekson se i riu udhëtoi drejt Shqipërisë pasi humbi kontaktet dhe komunikimin me të miturën të cilës prindërit i kishin sekuestruar telefonin dhe ndërkohë i riu vijoi të flasë me kushërirën e saj.

Në dosje thuhet se 14-vjecarja mbajti komunikim nga frika me Madi. Pasi i postoi foto të banesës, emrin e plotë dhe adresën në disa raste ai i dërgoi pica dhe ushqime deri ditën kur prindërit zbuluan ç’po ndodhte.

E pyetur nga prokuroria vajza insiston se u kërcënua, pastaj u ftua të angazhohej në fe, u bullizua dhe ju kërkua ti jepte fund jetës. Kjo situatë mes tyre ka zgjatur dy vjet deri ditën kur Ahmad Madi trokiti në shtëpinë e saj në Tiranë, duke sjellë reagimin e fqinjëve që e neutralizuan derisa aty mbërriti policia.

Pretendimet e të dyshuarit që insistoi për një histori dashurie nuk gjenden të provuara nga prokuroria e cila nga ana e saj insistoi të mos merren parasysh kërkesat për të ndryshuar masat e sigurisë ndaj tij.

Deri më tani departamenti i krimeve kibernetike po heton jo vetëm raste të shantazhit, ngacmimit dhe bullizmit online mes bashkëmoshatarësh dhe të rriturish brenda vendit, por për krime të ngjashme të kryera nga shtetas të huaj.

“Vëllai i munguar i familjes sonë…”/ Si është Egli jashtë shtëpisë së BBV, motra e saj rrëfen gjithçka madje edhe një sekret!

Eftuar sot në “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë motra e Egli Takos, Ejona. Në një intervistë me moderatoren e programit Heidi Baci, ajo ka rrëfyer gjithçka rreth mënyrës se si e shikon lojën e Eglit brenda në BBV por edhe se si i ka pritur komentet jashtë në lidhje me mbëshetjen e familjes së saj.

Unë nuk besoj që ka familje që nuk mbështesin vajzën apo djalin e tyre. Kanë arritur derisa na kanë hyrë edhe në fjalët tona duke u shprehur edhe në emrin tonë.

Shumë e padrejtë. Ne e mbështesim me të mirat dhe gabimet e saj, si çdo njeri askush nuk është perfekt. Ne nuk jemi persona publik kështu që nuk jemi të mësuar me studiot televizive në kuptimin e mirë edhe na trembin kamerat.

Si është Egli si motër në jetën e përditshme?

Emocionale, ashtu siç e shohin edhe atje brenda. Është po e njëjta Egli që është edhe jashtë me të mirat dhe të këqijat e saj por protektive, shumë protektive. Do të thoja që është vëllai i munguar i familjes sonë.

Kur e shikon motrën e saj të përlotur ose të mërzitur brenda shtëpisë, si është ndjerë Ejona dhe çfarë e ka prekur më shumë?

Ka momente që e kam shumë të nevojshme që t’i shpreh diçka. Në momentet kur ndihem keq ose kur ndihem poshtë që kam shumë nevojë që t’i them diçka, i shkruaj në Whatsapp. Një sekret i vogël për ju. Nuk marr përgjigje normalisht por më duket sikur në njëfarë mënyre kam çliruar atë që doja t’i shprehja.

Cili ka qenë momenti më i fortë për Egli në BBV sipas këndvështrimit të motrës së saj?

Mendoj që nuk ka ardhur akoma.

A e mendonte motra e Eglit, se ajo do të krijonte një raport aty brenda me Gjestin?

Jo vetëm unë nuk e mendoja por edhe Egli vetë kur ka hyrë e ka shprehur që kjo ka qenë një nga gjërat që nuk mendonte se do ta bënte aty brenda. Por ja që gjërat ndodhin rrugës, ja që parashikimet e tua ndonjëherë nuk janë edhe aq të sakta.

E papritur! Pas daljes nga BBVA Livia bashkohet me Mevlanin? Ja detaji që i nxorri zbuluar

Menjëherë pas daljes së Livias, Mevlani ka fshirë të gjitha postimet nga llogaria e tij në Instagram. Kjo përfshin jo vetëm fotot dhe videot e tij të mëparshme, por edhe ato ku shfaqej me partneren e tij.

Një nga postimet e fshira ishte edhe surpriza që kishte përgatitur për të, e cila ishte pritur me shumë interes nga fansat. Ky veprim ka ngritur shumë pikëpyetje rreth gjendjes emocionale të Mevlanit dhe arsyes pas këtij vendimi.

Nuk dihet ende nëse kjo ka të bëjë me marrëdhënien e tij me Livian apo me ndonjë situatë tjetër personale. Megjithatë, ndjekësit e tij kanë vënë re ndryshimin drastik në sjelljen e tij në rrjetet sociale.

Në komentet e fundit, disa fansa spekulojnë se ai mund të jetë ndjerë i zhgënjyer apo i lënduar nga ndonjë situatë brenda shtëpisë. Të tjerë mendojnë se kjo mund të jetë një mënyrë për të tërhequr vëmendjen ose për të nisur diçka të re.

Lidhja mes Mevlanit dhe partneres së tij ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, dhe veprimi i tij i fundit ka bërë që të rritet edhe më shumë interesi për këtë raport. Disa e shohin si një sinjal të qartë se diçka nuk shkon mes tyre.

Nga ana tjetër, ka edhe nga ata që mendojnë se Mevlani mund të jetë duke bërë një strategji të re për të fituar më shumë vëmendje mediatike. Nuk është hera e parë që një personazh publik ndërmerr veprime të tilla për të krijuar debat.

Për momentin, Mevlani nuk ka dhënë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë mbi këtë çështje. Ai ka zgjedhur të qëndrojë i heshtur, duke lënë vend për më shumë spekulime nga publiku.

Nuk dihet nëse ky vendim është i përhershëm apo thjesht një reagim i momentit. Megjithatë, ajo që është e sigurt është se ai ka lënë të gjithë ndjekësit e tij të habitur me këtë lëvizje të papritur.

Pritet të shihet në ditët në vijim nëse Mevlani do të japë ndonjë shpjegim ose nëse kjo situatë do të marrë një tjetër kthesë. Për momentin, fansat dhe ndjekësit e tij vazhdojnë të spekulojnë mbi arsyen e këtij vendimi drastik.

Alarmi / 1.6 miliardë llogari në Gmail në rrezik nga sulmi i hakerave, mund të preken edhe llogaritë bankare të lidhura me të

Ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë të gjithë përdoruesit e Gmail për një hakerim të ri që mposht vërtetimin me dy faktorë duke vjedhur llogarie.

Autoidentifikimi me dy faktorë supozohet të shtojë një shtresë mbrojtjeje për llogaritë tuaja private në internet, zakonisht duke dërguar një kod aksesi në telefonin ose emailin e përdoruesit legjitim. Mjeti i ri i krimit kibernetik quhet Astaroth, i cili vjedh këto forma të identifikimit në kohë reale, duke mashtruar viktimën duke menduar se ka hyrë normalisht në llogaritë duke i dërguar në një faqe false që duket si shfletuesi i tyre.

Hakerët që përdorin Astaroth mund të kenë akses në emrat e përdoruesve, fjalëkalimet, numrat e kartave të kreditit, informacionet bankare dhe të dhëna të tjera të rëndësishme pasi viktima të hyjë në llogaritë e tyre në këto faqe të rreme. Sapo sulmuesit të kapin informacionin tuaj, ata mund ta përdorin atë për të hyrë në llogaritë tuaja vetë ose për të shitur informacionin në rrjetin e errët.

Astaroth vendos një ekran të rremë të hyrjes në Gmail që viktima të ketë akses, duke i lejuar hakerat të kopjojnë informacionin e tyre privat përpara se t’i kalojnë në ekranin e tyre të vërtetë të hyrjes me email. Meqenëse nuk ka paralajmërime sigurie në faqen e rreme të internetit, viktimat nuk e dinë kurrë se çfarë po ndodh derisa të jetë tepër vonë. Mënyra e vetme e sigurt për të shmangur sulmin e phishing është të shmangni klikimin në lidhjen fillestare të dyshimtë që mashtruesit do të dërgojnë për të fituar akses në llogaritë tuaja.

Sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike, kushdo që përdor Gmail, Yahoo, AOL dhe Microsoft Outlook mund të jetë i prekshëm ndaj këtyre sulmeve – që do të thotë se mbi dy miliardë llogari të postës elektronike mund të bien viktimë e kësaj skeme. Sipas kompanisë së shërbimit të mbështetjes së IT AAG IT, çdo ditë dërgohen 3.4 miliardë emaile spam. Vetëm Google bllokon afro 100 milionë emaile phishing ne ditë.

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret këtë javë

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim relativisht të lagështa. Kjo situatë vjen si rrjedhojë e disa qendrave të presionit të ulët që kanë përfshirë një pjesë të madhe të Evropës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në këtë mënyrë, moti për pjesën më të madhe të ditëve parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura (pra mot kryesisht i vranët) edhe pse nuk do të mungojnë orët me kthjellime (diell).

Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët për pjesën më të madhe të këtyre ditëve duke bërë një përjashtim këtu për ditën e Enjte ku përgjatë ultësirës perëndimore reshjet hera-herës do të jenë me intensitet deri mesatar. Reshje shiu me intensitet deri mesatar do të ketë edhe në orët e pasdites dhe mbrëmjes në zonën e veriperëndimit ditën e Mërkurë.

Temperaturat përgjatë këtyre ditëve do të jenë brenda vlerave “normale” për periudhën që ndodhemi ndërsa në orët e mesditës për shkak të erës nga kuadrati i jugut në ditë të caktuara ato pritet të arrijnë deri në 18 apo 19 gradë celsius.