“Kemi njerëz në prokurori, do ta marrim vesh” Si iu bë presion dëshmitares kur u takua me Ajolën, Klotildën dhe avokatin

Ina Goxhaj ish-drejtoresha ekzekutive e qendrës BYL-A ka në dëshminë e saj ka treguar se gjatë takimeve me Ajola Xoxën, avokatin dhe Klotila Bushkën flisnin edhe për njerëz që kishin brenda prokurorisë.

Në një nga bisedat e zhvilluara e konkretisht të datës 14 dhjetor 2024 e cila ishte ditë e shtunë Ina Goxhaj tregon e Ajola dhe Klotilda ishin të shqetësuara për Adela Kondakçiu e cila kishte dëshmuar në SPAK po që nuk kishin marrë dijeni ende mbi thinjet e saj.

Sipas dosjes Ina thotë se deklarimi i saj në prokurori do ta merrnin vesh pasi sipas në takim Ajola avokati dhe Klotilda i kanë thënë se kishin njerëz në prokurori dhe se informacioni do të rrjedhë dhe se do ta mërin vesh se çfarë u kishte treguar prokurorëve.

Për këtë deklarim ende nuk ka informacione nëse SPAK ka nisur hetime mbi nxjerrje sekreti hetimor.

Veliaj: Nuk e kam me SPAK, por vetëm me këtë prokuror që më futi në burg pa gjyq!

Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka reaguar për të dytën herë radhazi këtë të diel përmes një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’.

Veliaj thotë se ndryshe nga Saliu, nuk po lufton për të shkrirë SPAK-un, por do të luftojë deri në fund me: “një pervers që, për llogari të Saliut, e mbyll në burg pa gjyq m’u para zgjedhjeve”.

Reagimi i Erion Veliajt:

Dëgjova për komentin e një dashamirësi, që më inkurajonte të çmontoja akuzën perverse të Ols Dados, por më kritikonte pse merresha me të personalisht!

E mirëkuptoj, dhe madje mendoj se me siguri ka të drejtë kur thotë kapu tek e vërteta jote, e mos u bëj si Saliu që sulmon Dumanin dhe prokurorët e SPAK-ut!

Por, më duhet ta pranoj se, megjithëse s’do doja kurrë të arrinin punët deri këtu dhe të më duhej të demaskoja një pis që godet për llogari të Sali fundërrinës, e kam të pamundur ta pranoj se SPAK-u mund të ketë surratin e Ols Angonit!

Prandaj, të ma falin ata që e konsiderojnë gabim reagimin tim ndaj këtij dështaku të rrezikshëm.

Por, ndërkohë i siguroj se ndryshe nga Saliu i Nesti Dados, unë nuk e kam me SPAK-un, po me abuzimin e një kllouni me të gjithë përpjekjen popullore për drejtësi.

Ndryshe nga Saliu, unë nuk dua dhe as luftoj për të shkrirë SPAK-un, por dua dhe do të luftoj deri në fund me një pervers që, për llogari të Saliut, më mbyll mua në burg pa gjyq m’u para zgjedhjeve, ndërkohë që Saliu livadhis e kërkon vota për të shkrirë SPAK-un.

Ndryshe nga Saliu, të cilit as i është kontrolluar banesa, as i janë marrë telefonat familjarisht, as i janë vënë në kurriz “prona të fshehura” në emër të vajzës a djalit, mua më kanë ndodhur të tëra këto e më keq se kaq, por unë nuk e kam asgjëkundi me reformen në drejtësi, me SPAK-un apo me kolegë të Ols Angonit, që meritojnë mbështetje dhe respekt.

Tani ç’të them, e keqja ka emër dhe nëse për Saliun mbretin e kënetës, e keqja quhet SPAK, për mua e keqja e ime dhe e SPAK-ut vetë quhet Ols Dado, një “vrasës me pagesë”, që aspak çuditërisht këmbët prej gjarpëri i ka në kënetën e Saliut.

Për të mos e harruar fare, pjesë e së keqes është edhe Erion Bani, një tjetër produkt i mirënjohur i kënetës, që gjendet gjithnjë gati kur duhet të goditet një armik socialist.

“Kush i afrohet më asaj…”, Ledion Lico shtang me deklaratën e papritur ndaj Egli Takos (Video)

Kjo mundësi u krijua përmes “valixhes së tundimeve”, ku Gjesti lexoi një zarf që e lejonte të përzgjidhte 7 ish-banorë, nga të cilët 3 do të rikthehen përmes televotimit.

Të nominuarit për rikthim: Klajdi, Krisa, Redoni, Gerti, Amber, G Bani, Jozi.

Një nga emrat më të komentuar është Redon Berani, i cili u largua me dëshirë në ditët e para të spektaklit.
Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, ai krijoi një afrimitet me Egli Takon, por mesa duket, rikthimi i mundshëm i tij nuk do të sjellë një ribashkim mes tyre.

I pyetur nga Ledion Liço nëse do të afrohej sërish me Eglin, Redoni u përgjigj: “Nuk besoj se do të afrohem.”

Kjo deklaratë u shoqërua nga një koment thumbues i Ledionit: “Jo mo, kush i afrohet më asaj.”

SHIKO VIDEON KËTU

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret këtë javë (Tabela)

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim relativisht të lagështa.

Kjo situatë vjen si rrjedhojë e disa qendrave të presionit të ulët që kanë përfshirë një pjesë të madhe të Evropës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në këtë mënyrë, moti për pjesën më të madhe të ditëve parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura (pra mot kryesisht i vranët) edhe pse nuk do të mungojnë orët me kthjellime (diell).

Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët për pjesën më të madhe të këtyre ditëve duke bërë një përjashtim këtu për ditën e Enjte ku përgjatë ultësirës perëndimore reshjet hera-herës do të jenë me intensitet deri mesatar. Reshje shiu me intensitet deri mesatar do të ketë edhe në orët e pasdites dhe mbrëmjes në zonën e veriperëndimit ditën e Mërkurë.

Temperaturat përgjatë këtyre ditëve do të jenë brenda vlerave “normale” për periudhën që ndodhemi ndërsa në orët e mesditës për shkak të erës nga kuadrati i jugut në ditë të caktuara ato pritet të arrijnë deri në 18 apo 19 gradë celsius.

“Më fal! Më fal…”, Egli i ulet në gjunjë Gjestit: Jam shumë e keqe … (Video)

Ditën e sotme Gjesti dhe Egli kanë pasur një debat shumë të ashpër me njëri-tjetrit duke marrë shkas nga situatat e ndodhura së fundmi pas hapjes së ‘valixhes së tundimeve’.

Një një moment gjatë debatit, Egli u ul në gjunjë duke i thënë më fal se jam unë e keqe dhe ti i mirë.

Pjesë nga debati:

SHIKO VIDEON KËTU

Gjesti: O vëlla ndalo, mos më hajde kështu mbrapa se po më luan

Egli: Ty të paska lënduar që unë kam menduar që ti të flesh rehat.

Gjesti: Natën e mirë

Egli: Ti qenke lënduar jashtë mase

Gjesti: Po ta respektoj. Të kam thënë po ta respektoj

Egli: Çfarë ke respektuar ti more

Gjesti: Kur të them nuk dua të flej, dua të fle tjetërkund mos më thuaj fle në tokë

Egli: Jam shumë e keqe, je shumë i mirë. U kry çdo sen. Më fal, më fal, më fal! Mos hajde të flasësh më me mua. Po të them më fal, po të kërkoj falje, t’u ula në gjunjë më fal që të kam ardhur dhe të kam thënë hajde fli tek kolltuku

Gjesti: Shpirtin këtu ma ke sjellë…

Gjesti nuk përmbahet më, bën deklaratën e rëndë për Eglin (Video)

Gjatë këtyre ditëve Egli dhe Gjesti nuk i kanë pasur raportet mirë, pasi nga ky i fundit nuk munguan edhe deklarata të rënda.

Në një bisedë me Gertën dhe Aldon, Gjesti është shprehur se veprimet e Eglit nuk janë në rregull, shkruan “Kosovarja”.

“Kjo nuk është dashuri, ky vetëm fiksim i çmendur, por unë vetëm po pres edhe disa ditë dhe do i zbuloj shumë gjëra” ishin fjalët e tij.

Por nga ky veprim ndjekësit kanë reaguar ashpër për këngëtarin, pasi në ditët më të vështira në shtëpi ishte Egli që qëndroi pranë tij.

SHIKO VIDEON KËTU

Temperatura të larta dhe dhimbje muskujsh/ Mjekja pediatre tregon simptomat kryesore të gripit tek fëmijët

Numri i fëmijëve që kanë kërkuar ndihmë në qendrat shëndetësore ka rënë ndjeshëm këtë javë, por mjekja pediatre Sonila Brati apelon për vigjilencë ndaj simptomave, veçanërisht kollës, e cila mund të tregojë praninë e infeksioneve virale. Ajo thekson rëndësinë e vaksinimit dhe kujdesit të përgjithshëm shëndetësor për të parandaluar sëmundjet e dimrit.

Java që lam pas ka shënuar një rënie të konsiderueshme të numrit të fëmijëve që janë drejtuar në qendrat shëndetësore. Megjithatë mjekja pediatre Sonila Brati apelon për kujdes dhe mosneglizhentë ndaj simptomave

“Mund të them që krahasimisht në periudhën e janarit dhe dy javët e para të shkurtit shohim se ka një tendencë rënie përsa I përket numrit të personave që paraqiten në qendrën shëndetësore. Temperatura e lartë është një nga simptomat që vazhdon të dominojë në këtë virozë. Ka dhe disa shenja të tjera që është dhimbja e kokës, lodhja shumë e madhe që fëmijët shprehin, përgjumja, dhimbja e forte e kockave, dhimbja e fytit.”

Mjekja Brati thotë se periudha e dimrit ishte një periudhë kritike për fëmijët sidomos moshat pediatrike.

Sipas saj, kolla është gjithashtu një simptomë tjetër që duhet vënë re, pasi mund të jetë një tregues i pranisë së infeksioneve virale.

“Ndryshe nga vitet e kaluara ku kemi pasur prezente dhe kollën e mirë dhe ajo ka pasur atë zgjatjen e vetë në kollë, duke qenë se zgjaste shumë, në këtë periudhë kemi pare që kola ka qenë një nga ato problematika të shtuara tek fëmijët. Pra, ose ka qenë një virozë që ka bërë vetëm temperature dhe nuk ka pasur asnjë element tjetër, ose pastaj ka pasur kollën brenda. Dhe është tipike në fakt, mendoj unë, në ccdo lloj viroze që kalohet edhe për shkak të faktorëve alergjikë, dhe për shkak të lagështirës, pra futen shumë faktorë brenda, është e para simptomë që nisë dhe e fundit simptomë që largohet.”

Mjekja Brati përmendi rëndësinë e vaksinimit dhe kujdesit të përgjithshëm shëndetësor për të parandaluar sëmundjet e dimrit.

Aksidenti FATAL në Itali, ky është i riu SHQIPTAR që humbi jetën!

Një aksident tragjik ka ndodhur në Bari, Itali, ku një 19-vjeçar shqiptar, Klajdi Malaj, humbi jetën pas përfshirjes në një përplasje të trefishtë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate dhe ka përfshirë tre makina, duke lënë gjithashtu viktimë edhe një 44-vjeçar, Filippo Nettis, ndërsa shoferi i makinës tjetër ka shpëtuar pa lëndime.

Sipas mediave fqinje, Klajdi Malaj ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Filippo Nettis ka ndërruar jetë më vonë në spital për shkak të plagëve të marra. Karabinierët italianë janë duke punuar për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Zgjedhjet në Gjermani, reagon Trump: Konservatorët fituan, gjermanët të lodhur nga politikat pa sens si migracioni

“Është një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën lidershipin e Trump. Urime të gjithëve”.

Kështu është shprehur vetë Donald Trump në rrjetin e tij social Truth, duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Gjermani.

“Duket se partia konservatore në Gjermani ka fituar me diferencë të madhe. Ashtu si në SHBA, edhe gjermanët janë lodhur nga politika pa sens, veçanërisht në çështjet e energjisë dhe imigracionit, që ka mbizotëruar për shumë vite.

Kjo është një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën lidershipin e një zotërie të quajtur Donald Trump. Urime të gjithëve, shumë fitore të tjera do të vijnë”, ka deklaruar Trump.

LAJM I FUNDIT/ Zgjedhjet në Gjermani, Exit Poll-et e para nxjerrin humbës Olaf Scholz, ja kush kryeson

Ka përfunduar orari zyrtar i votimeve në Gjermani. E teksa pritet që të vijohet me procedurat e radhës, atë të numërimit të votave, exit poll-et tregojnë se Kristian Demokratët e qendrës së djathtë (CDU/CSU) kanë fituar përqindjen më të lartë të vendeve në Parlament, me afro 29%.

Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) ka më pak se 20%. Në vendin e tretë renditen socialdemokratët e qendrës së majtë (SPD) në pushtet me 16%, që kapërcejnë partnerët e tyre aktual të koalicionit, të Gjelbrit, me 13.5%.

Rezultatet e Exit poll-eve

Pjesëmarrja në këto zgjedhje raportohet të jetë 84%, më e larta që nga viti 1990. Zgjedhja e kancelarit të ri të Gjermanisë nga Bundestag nuk do të bëhet derisa të krijohet një koalicion qeverisës, pasi asnjëra nga partitë nuk pritet të sigurojë votat e vetme. Ky proces sipas asaj që mediat vendase thonë, mund të zgjasë me muaj.

Nëse këto parashikime fillestare qëndrojnë, atëhere kandidati i CDU/CSU, Friedrich Merz, mund të jetë kryesuesi për të pasuar kancelarin Olaf Scholz. Qeveria në largim e Scholz do të qëndrojë në detyrë përkohësisht, derisa Bundestag të zgjedhë kancelarin e ri.

E teksa në selinë e CDU-së ka “shpërthyer” festa, kryetarja e ekstremit të djathtë AfD, Alice Weidel është shprehur e lumtur për rezultatin e exit poll-eve.

“Zgjedhjet e ardhshme do të vijnë shumë më herët dhe ne do ta kalojmë CDU-në”, tha Weidel, e cila nuk i fshehu ambiciet e saj për të marrë pjesë në qeveri, ndonëse ajo është përjashtuar nga çdo parti tjetër.