Milan në kërkim të një drejtori të ri sportiv: Igli Tare dhe ish-drejtori i Juventusit të preferuarit

Milan është në kërkim të një drejtori të ri sportiv për sezonin e ardhshëm dhe ka hartuar një listë me kandidatë të mundshëm, ku përfshihen edhe Fabio Paratici dhe Igli Tare. Skuadra kuqezi vjen pas një disfate evropiane që ka prekur disi të gjitha ekipet italiane. Pas eliminimit të Bolognës në fazën e grupeve, Serie A ka përshëndetur edhe Atalantën, Milan dhe Juventus në fazën play-off, ku ishte në lojë kualifikimi për në 1/8 e finales.

Pas humbjes në ndeshjen e parë në Roterdam ndaj Feyenoord, Milan nuk shkoi më shumë se një barazim në ndeshjen e kthimit në shtëpi, duke u përshëndetur kështu me kompeticionin dhe me një përfitim të rëndësishëm financiar që mund të kishte pasur. Përveç kësaj, u vunë në pah disa probleme strukturore, si mungesa e një drejtori sportiv.

Milan, nisja e kërkimit për një drejtor të ri sportiv

Në muajt e mbetur deri në fund të sezonit 2024/25, Milan duhet të gjejë një drejtor të ri sportiv që mund të ndihmojë në ndërtimin e bazave për të ardhmen. Siç pritej, janë disa emra në listën e Ibrahimovic, por disa prej tyre kanë edhe një të kaluar të rëndësishme në Serie A, gjë që mund të ndihmojë ndjeshëm.

Aktualisht, struktura drejtuese e Milan përbëhet nga Zlatan Ibrahimovic, i cili zyrtarisht është këshilltar i lartë i RedBird, Giorgio Furlani në rolin e administratorit të deleguar dhe Geoffrey Moncada, i cili merret me skautimin. Ajo që mungon – dhe që ndoshta tani do të ishte e nevojshme – është një figurë e rëndësishme si drejtori sportiv. Kështu, një nga detyrat kryesore të Ibrahimovic në muajt e ardhshëm do të jetë gjetja e personit të duhur për t’u bërë pjesë e drejtimit.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, favoritë janë Fabio Paratici, ish-drejtues i Juventus dhe Andrea Berta, ish-drejtues i Atlético Madrid

Megjithatë, në orët e fundit janë duke u shqyrtuar edhe alternativa të tjera: njëra është François Modesto, ish-drejtues i Monza, ndërsa tjetra është Igli Tare, që u bë i njohur si drejtor sportiv i Lazios në bashkëpunim me Lotiton. Kërkimi sapo ka filluar.

“Putin e ka ftuar për festimet e 9 majit”, Trump mohon vizitën në Rusi, flet për mineralet e rralla ukrainase: Ata janë dakord

Presidenti amerikan u përgjigjet interesit të mediave për një takim me Putin në Moskë

Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar zërat se do të udhëtojë në Moskë më 9 maj për t’u takuar me homologun rus Vladimir Putin.

Të premten, e përjavshmja franceze “Le Point”, duke cituar burime anonime raportoi se Trump mund të ndjekë paradën që mbahet në kryeqytetin rus me rastin e 80-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike, një term ky i përdorur në Rusi për të përshkruar frontin lindor gjatë Luftës së Dytë Botërore.

I pyetur në Shtëpinë e Bardhë nëse ka në plan ta bëjë këtë udhëtim, Trump ka hedhur poshtë mundësinë. “Jo, nuk do të shkoj. Nuk do të shkoj”, ka thënë ai.

Trump u pyet edhe për marrëveshjen e mundshme për mineralet e rralla të Ukrainës, që iu paraqit presidentit Zelensky nga sekretari i Thesarit, Scott Bessent në fillim të shkurtit.

Akordi parashikon që Shtetet e Bashkuara të marrin 50 për qind të të gjitha të ardhurave që gjenerohen nga mineralet strategjike ukrainase, si pjesë e asaj që Amerika e konsideron një lloj dëmshpërblimi për mbështetjen ushtarake që i ka ofruar Kievit.

“Mendoj se jemi pranë marrëveshjes. Po. Ata e duan atë dhe janë dakord. Është një marrëveshje shumë e madhe që na mban të pranishëm në atë vend dhe ata janë shumë të lumtur për këtë”, ka shtuar Trump.

Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Një studim i ri ka zbuluar se malet mund të fshehin rezerva të mëdha të hidrogjenit të bardhë, duke rritur shpresat për një burim të pastër energjie që mund të ndihmojë në luftën kundër krizës klimatike.

Hidrogjeni i bardhë, i njohur edhe si hidrogjen natyror apo gjeologjik, ka tërhequr kohët e fundit vëmendjen si një alternativë premtuese ndaj karburanteve fosile. Edhe pse ekzistenca e tij në koren e Tokës është teorizuar vetëm disa dekada më parë, shkencëtarët kanë punuar për të kuptuar se si formohet dhe ku mund të gjendet në sasi të mëdha.

Një ekip studiuesish përdori modele kompjuterike për të simuluar lëvizjen e pllakave tektonike dhe për të identifikuar rajonet me kushte të favorshme për prodhimin e hidrogjenit të bardhë. Studimi, i publikuar në revistën Science Advances, sugjeron se vargmalet si Pirenejtë dhe Alpet Evropiane mund të jenë epiqendra të këtij burimi energjie.

Hidrogjeni është një karburant i pastër që prodhon vetëm ujë kur digjet. Megjithatë, shumica e hidrogjenit komercial prodhohet me lëndë djegëse fosile, duke reduktuar përfitimet e tij klimatike. Prandaj, hidrogjeni i bardhë, i cili gjendet natyrshëm në Tokë, shihet si një mundësi e madhe.

Ky gaz formohet në mënyrë natyrore përmes disa proceseve, përfshirë radioaktivitetin në koren e Tokës dhe reaksionit mes ujit dhe shkëmbinjve të pasur me hekur nga manteli i Tokës. Studimi sugjeron se këto shkëmbinj, të ekspozuar për shkak të proceseve gjeologjike, mund të krijojnë sasi të konsiderueshme të hidrogjenit të bardhë.

Eksplorimi i hershëm për këtë burim energjie ka nisur në Francë, Ballkan dhe SHBA. Megjithatë, sfidat mbeten, përfshirë gjetjen e rezervave të mëdha të shfrytëzueshme dhe zhvillimin e metodave efikase për nxjerrjen dhe transportin e tij.

Studiuesit besojnë se hidrogjeni i bardhë mund të ketë një ndikim të madh në industrinë energjetike, por do të duhen dekada për ta komercializuar. Ashtu si nafta dikur, hidrogjeni i bardhë mund të shndërrohet në një burim kryesor energjie në të ardhmen. 

Pa SHBA-në, Europa ka nevojë për 300 mijë ushtarë shtesë në rast të një lufte me Rusinë

Nëse SHBA-ja tërhiqet nga Europa, europianëve do t’u duhen 300.000 ushtarë më shumë si dhe 250 miliardë euro shtesë në vit.

Në rast të një konflikti me Rusinë, Europës pa ndihmën e SHBA-së do t’i duhet të mobilizojë 300.000 ushtarë shtesë. Po ashtu për t’iu kundërvënë efektivisht forcës ushtarake ruse, do të nevojiteshin investime të konsiderueshme në fushën e mbrojtjes, të cilat sipas një analize të institutit kërkimor të Brukselit Bruegel dhe Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore (IFW) do të shkonin në rreth 250 miliardë euro në vit.

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen domosdoshmëri

Autorët e studimit përllogarisin se shtetet evropiane do të duhet të krijojnë rreth 50 brigada shtesë me një numër të përgjithshëm prej 300.000 ushtarësh. Po ashtu të nevojshme janë edhe të paktën 1.400 tanke të reja si dhe 2.000 automjete luftarake për këmbësorinë, shifër që i tejkalon rezervat aktuale të të gjitha forcave tokësore gjermane, franceze, italiane dhe britanike.

Studiuesit propozojnë që shpenzimet evropiane për mbrojtjen duhet të rriten çdo vit nga aktualisht dy për qind në 3.5 deri katër për qind të prodhimit ekonomik. Për Gjermaninë, si ekonomia më e madhe e Evropës, një rritje në 3.5 për qind do të nënkuptonte një rritje të shpenzimeve për mbrojtjen kombëtare nga 80 në deri në 140 miliardë euro.

Shpenzimet për mbrojtjen si stimul ekonomik

Investimet masive në sektorin e mbrojtjes mund të nxisin ekonomitë kombëtare. Ky është përfundimi i një studimi të firmës këshillimore EY dhe Deka Bank. Nga investimet për pajisje ushtarake do të përfitonin kryesisht industria metalike, ofruesit e shërbimeve si kompanitë e transportit dhe të logjistikës, tregtia e metaleve dhe institutet kërkimore, shkruajnë autorët. Edhe ndikimi pozitiv në tregun e punës do të jetë “i madh”./DW

“Ne quanim njerëzit në Tiranë të prapambetur”, moderatorja sportive Viola Spiro: Më thoshin provinciale…Në Tiranë më shumë paragjykime se në Greqi

Moderatorja sportive Viola Spiro ka rrëfyer paragjykimet në periudhën kur erdhi në Tiranë për të kryer studimet e larta.

Prezantuesja sportive, gjatë një interviste në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, u shpreh se i thoshin “provinciale”, një paragjykim që sipas saj nuk e ka ndjerë as në Greqi, ku kaloi një pjesë të fëmijërisë së saj.

Ajo u shpreh se “ne i quanim në Tiranë të prapambetur”, duke theksuar se qyteti i saj i origjinës, Korça frekuentohej vetëm nga elita apo intelektualët e Shqipërisë.

“Pjesa e dialektit ishte impakti i parë që përballeshe, të vinin në lojë me ndonjë fjalë”, deklaroi Viola Siro, teksa shtoi se Korça nuk është një  qytet si provincat e tjera, “që janë të ngurta, të mbyllura apo të prapambetura”.

Viola Spiro: Na thoshin provincial, Unë jam rritur në Greqi dhe mund të mendoni se aty kam ndjerë atë racizmit, se ata janë nacionalist, por realisht jo, nuk e kam ndjerë sepse kam ikur në Greqi 2-vjeçe, jam përshtatur kam mësuar gjuhën dhe ndoshta ata orientohen pak me pamjen, janë ndryshe si popull.

E kam ndjerë në Tiranë paragjykimin, erdha rreth 19-vjeçe. E kam ndjerë në Tiranë, që atëherë Korça frekuentohej vetëm nga elita apo intelektualët e Shqipërisë, që e dinin se Korça ishin qyteti ku vinin në fundjavë edhe kalonin mirë, argëtoheshin. Ndërsa pjesa tjetër mendonte se ishte një qytet si provincat e tjera, që janë të ngurta, të mbyllura apo të prapambetura.

Ne ishim aq të zhvilluar, ne i quanim në Tiranë të prapambetur sepse ishin një miks për ne. Identitetin e kulturën i kemi ruajtur.

Pjesa e dialektit ishte impakti i parë që përballeshe, të vinin në lojë me ndonjë fjalë.

Çatia e zuri poshtë teksa po punonte, kush është 19-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Santorini (EMRI)

I riu që shikoni në foto është 19-vjeçari Aurel Elezi, i cili humbi tragjikisht jetën ditën e djeshme në ishullin e Santorinit në Greqi.

Aureli ishte djalë i vetëm i familjes Elezi, i cili kishte shkuar në Greqi për të punuar, ndërsa ditën e djeshme ishte duke kryer punime në një pronë në Imerovigli, teksa ndërtimet kishin strukturën e një shpelle.

19-vjeçari ishte duke riparuar çatinë e ksaj ndërtese kur papritur është zënë poshtë nga stuktura e dëmtuar. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, autoritetet greke kanë vënë në pranga pronarin e objektit si dhe përgjegjësin për ndërtimet e zhvilluara më parë.

Mediet greke bënin me dije se ky rast nuk kishte të bënte me zhvillimet e fundit të aktivitetit sizmik që po ndodh në zonë, ndërsa ende nuk janë zbardhur plotësisht shkaqet e kësaj ngjarje fatale.

SHBA jep 10 mln dollarë shpërblim për kokën e tij, djali i El Chapo-s arratiset përmes një tuneli njësoj si babai i tij

Djali i bosit të famshëm të drogës Joaquín El Chapo Guzmán është arratisur përmes një tuneli, njësoj si babai i tij.

41-vjeçari Iván Archivaldo Guzmán Salazar, është më i madhi nga fëmijët e El Chapos, shmangu arrestimin në rrethana dramatike gjatë një mega operacioni të përbashkët të ushtrisë dhe policisë në Culiacán, Meksikë të mërkurën.

Iván Archivaldo është lideri i Los Chapitos, një fraksion i Kartelit të fuqishëm të Sinaloa-s, dhe është në listën e trafikantëve më të kërkuar të drogës në Shtetet e Bashkuara. 10 milion dollarë është shpërblimi që ka ofruar qeveria amerikane për çdo informacion që çon në arrestimin e Ivan.

Raportohet se Iván Archivaldo u arratis nga shtëpia në Tierra Blanca përmes një tuneli me bashkëpunëtorët e tij, José Ángel Canobbio Inzunza, Kevin Alonso Gil Acosta, José Alonso Acosta López dhe Gustavo Acosta López.

Helikopterët e Ushtrisë Meksikane dhe Gardës Kombëtare zhvilluan kërkime për orë të tëra në të gjithë zonën, por pa sukses.

Udhëheqësi i Los Chapitos thuhet se është në situatë kritike sa i takon kartelit të tij. Dy nga vëllezërit e tij janë arrestuar vitet e fundit dhe qëndrojnë në burg në SHBA.

Pse janë kaq të kujdesshme për pastërtinë? 10 fakte shkencore që nuk i dini për macet

Macet janë një nga kafshët shtëpiake më të dashura për njerëzit. Disa studime shkencore kanë nxjerrë në pah disa karakteristika të tyre si intuita e cila është e një shkalle të lartë për to, shkruan focus.it.

Le të shohim disa fakte shkencore të tyre.

1) Pse shikojnë dhe hyjnë në vende të çuditshme?

Në mjediset natyrore, gjahu natyrshëm priret të fshihet në vende të vështira për t’u arritur. Instinkti që i shtyn macet e shtëpisë të futen në qoshet e fshehura të shtëpisë, është një trashëgimi e kuriozitetit që ka siguruar mbijetesën e tyre gjatë gjithë historisë së tyre evolucionare.

Ata që jetojnë me një mace nuk mërziten kurrë: mes “pritave” të papritura, arratisjeve, vendeve të fshehta, lojërave pafund. Macet ruajnë ende shumë nga sjelljet që i kanë lejuar të mbijetojnë në natyrë për miliona vjet. Kjo është arsyeja pse disa nga këto zakone na duken kaq të çuditshme.

Për macet, shtëpia jonë është një xhungël për t’u eksploruar, plot me pre dhe armiq imagjinarë.

2) Pse ngjiten në vendet më të larta të shtëpisë?

Në natyrë, aftësitë e shkëlqyera balancuese të maceve dhe muskujt e skalitur posaçërisht i kanë lejuar gjithmonë të arrijnë pikat e favorshme dhe të eksplorojnë rrethinën e tyre nga lart, duke kërkuar pre.

Dhe pse sot me siguri nuk kanë nevojë të ngjiten te perdet për të parë gjërat … ato janë të programuara instinktivisht për të dominuar shtëpinë vetëm me një shikim.

3) Pse ata sulmojnë çdo objekt të vogël që u futet në rrezen e shikimit?

Macet janë grabitqare oportuniste dhe ushqehen me çfarëdo gjahu që është në dispozicion. Zakonisht hanë vakte të vogla dhe për të qëndruar të ngopur gjuajnë dhe hanë disa herë në ditë, në doza të vogla.

Kjo është arsyeja pse ato “kanë uri”.

4) Pse njerëzit inatosen kur ato gërvishtin me thonj divanet?

Nuk është se ato e urrejnë divanin tuaj, tapetin tuaj të ri ose perdet tuaja të varura rishtazi. Thjesht, ata bëjnë atë që kanë bërë gjithmonë në natyrë: mprehin kthetrat e tyre në përgatitje për gjueti, ngjitje ose mbrojtje. Për paraardhësit e tyre të egër, të pasurit kthetra të mprehta ishte çështje mbijetese. Dhe dje, si sot, ky aktivitet ka gjithashtu përfitimin për të relaksuar muskujt e këmbëve dhe për të hequr pak stresin.

5) Pse i zë gjumi në vendet më të çuditshme?

E thjeshtë, sepse ndihen të sigurt në ato vende. Në natyrë, macet bënin më shumë sesa thjesht gjueti. Ata kanë qenë edhe objektiv i grabitqarëve të tjerë. Të biesh në gjumë në vende që janë të vështira për t’u arritur ose të paparashikueshme është një formë mbrojtjeje kur ato janë më të cenueshme.

6) Pse ato janë kaq të kujdesshme për pastërtinë?

Për të njëjtën arsye, ata e vlerësojnë veçanërisht kur kutia e tyre e mbeturinave është e pastër dhe pa aroma të pakëndshme. Nuk është (vetëm) çështje higjienike: aroma e urinës do të tërhiqte lehtësisht një grabitqar aty pranë duke zbuluar vendndodhjen e tyre.

Prapa prirjes së dukshme për të qenë të shqetësuar, ekziston një instinkt i rëndësishëm mbijetese.

7) Përse mjaullijnë?

Një nga sjelljet e tyre më të njohura është edhe ajo me arsyet më misterioze. Macet lëshojnë zhurmat e tyre karakteristike mjaullitëse kur janë të uritura ose të stresuara, kur janë të lumtura ose kur kanë nevojë për vëmendjen tonë.

Por sipas disa studimeve, frekuenca e veçantë në të cilën lëshohet tingulli (midis 25 dhe 150 herc) do të kishte gjithashtu një funksion rigjenerues në inde dhe mund të shërbejë për të riparuar kockat ose muskujt e dëmtuar.

8) Pse i duan kutitë?

Për të paktën tre arsye: e para, më e dukshme, është nevoja instinktive për t’u fshehur nga grabitqarët. E dyta është funksioni antistres i kutive të zbrazëta të kartonit: është fakt se macet me një kuti në dispozicion përshtaten më mirë me mjediset e reja, dhe e treta sepse kanë një vend ku të shpëtojnë kur perceptojnë armiqësi.

9) Pse i fërkojnë nofullat në duart e atyre që i përkëdhelin?

Ata e bëjnë këtë për të shënuar njeriun me aromën e tyre: macja shtyp pjesën e sipërme të kokës në duart, ose në këmbë, pastaj njërën anë të gojës dhe në fund fërkon të gjithë anën, duke e përdredhur pak bishtin.

Ajo shpesh e përsërit këtë disa herë, pastaj largohet, ulet dhe fillon të lëpijë anët. Macet kanë gjëndra aromatike, të cilat përdoren gjithashtu për të shënuar territorin e tyre, veçanërisht në tempujt e tyre, përgjatë nofullave, në bazën e bishtit dhe në putrat e tyre.

10) Pse ato shpesh hanë bar?

Në realitet, macet e shtëpisë, të ushqyera siç duhet për nevojat e tyre, nuk kanë nevojë për bar. Ato që jetojnë të lira, nga ana tjetër, hanë bar kryesisht për të vjellë pjesët e patretshme të asaj që kanë ngrënë, për shembull puplat ose qimet e miut.

Bari zakonisht shërben për të çliruar stomakun nga mbetjet e padobishme, duke shkaktuar të vjella.

E rëndë/ Autobusi plot me studentë ρërplaset me një kamion, raρortohet për 12 υi ktima dhe 21 të ρl. agosυr

Një autobus që transportonte studentë universiteti dhe një kamion u përplasën në një autostradë në Brazilin juglindor , duke vrarë 12 pasagjerë dhe duke plagosur 21 të tjerë, thanë autoritetet të premten.

Shoferi i kamionit i cili gjithashtu u plagos, u përpoq të largohej nga vendi i aksidentit të enjten vonë në mbrëmje në një autostradë pranë Nuporanga, një qytet rreth 370 kilometra (230 milje) nga kryeqyteti i shtetit, por u kap dhe u shtrua në spital. Më pas ai u akuzua për tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, vrasje pa dashje dhe lëndim trupor.

Të gjithë të vdekurit ishin studentë nga Universiteti i Francës, thanë zyrtarët. Të plagosurit janë dërguar në spitalet e rajonit.

Stacionet televizive lokale transmetojnë pamje nga skena e përplasjes që tregojnë autobusin, me anën e majtë të tij të shkatërruar plotësisht nga përplasja.

Guvernatori Tarcísio de Freitas shpalli tre ditë zie zyrtare në shtetin e Sao Paulos, ku ndodhi aksidenti.

“Me pikëllim dhe pikëllim të madh morëm lajmin se studentëve tanë iu ndërprenë ëndrrat në një aksident tragjik,” tha universiteti në një deklaratë.

Në vitin 2024, më shumë se 10,000 njerëz vdiqën në aksidente trafiku në Brazil, sipas Ministrisë së Transportit.

“Je në lidhje?”/ Egli e ‘shkuar e harruar’, Gjesti i hedh ‘grepin’ banores së re

Mbrëmjen e djeshme, teksa Egli kishte takim me dentistin, Gjesti duket se po hidhte ‘grepin’ diku tjetër.

Në lavanderi, ai po pyeste banoren e re Olën, për jetën private.

Pasi ajo i tha se nuk është në lidhje, Gjesti e pyeti sesi do ia bëjnë, pasi as ai nuk është.

Më pas ndërhyri Valbona, e cila tha se është shoqe e Eglit, e se nuk e toleron veprimin e Gjestit.

Biseda mes tyre:

Gjesti: A je në lidhje

Ola: Jo nuk jam.

Gjesti: As unë

Ola: Shumë mirë

Gjesti: Qysh mujna me ia bo?

Valbona: Eglin e kam shoqe unë, nuk të lej me bo këto cili fili.