Super lazeri, ja si funksionon kamera spiune më e fuqishme në botë e kinezëve

Shkencëtarët në Kinë kanë bërë një hap përpara në teknologjinë e imazhit optik duke ndërtuar atë që tashmë quhet ” kamera spiune më e fuqishme në botë”. Është një sistem i bazuar në një lazer të fuqishëm që mund t’i lejojë Pekinit të ekzaminojë satelitët e huaj ushtarakë me saktësi të pashembullt, duke dalluar detaje të imta si fytyra e njeriut nga orbita e ulët e Tokës dhe, në këtë mënyrë, duke ripërcaktuar standardet globale të mbikëqyrjes. Arkitektët e të gjithave? Një ekip nga Instituti i Kërkimit të Informacionit Hapësinor Ajror i Akademisë Kineze të Shkencave ka kapur imazhe me rezolucion milimetrik nga distanca më të mëdha se 100 kilometra , një arritje që më parë mendohej të ishte e paarritshme.

Zbulimi u përshkrua në një studim të botuar në revistën kineze të lazerëve të rishikuar nga kolegët . E gjithë historia u raportua në detaje nga South China Morning Post. Në një provë në liqenin Qinghai , një trup i madh ujor alpin në Kinën e largët veriperëndimore, studiuesit vendosën një sistem më të avancuar sintetik lidar, një lloj sistemi imazhi me bazë lazeri me një fushë të gjerë shikimi. E pozicionuar në bregun verior të liqenit, pajisja synoi një sërë prizmash reflektues 101.8 kilometra larg, në kushte të pacenuara atmosferike, me shikueshmëri të lartë, mbulesë minimale reje dhe erë të qëndrueshme. Epo, pajisja ishte në gjendje të gjente shpejt detaje të vogla deri në 1.7 mm (1/16 inç) dhe të tregonte distancën e objekteve me një saktësi prej 15.6 mm. Me fjalë të tjera, ky është një nivel detajesh 100 herë më i mirë se ai që mund të shihet me kamerat kryesore spiune dhe teleskopët që përdorin lente.

Qytetarët shpërthejnë keq ndaj Erion Veliajt: Je super hajdut, je veç një p… (REAGIMET)

Këtë të premte, kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash, Erion Veliaj, ka dalë me një tjetër reagim që nuk është asgjë tjetër veçse një sulm ndaj prokurorit që e dërgoi pas hekurave.

Veliaj përdori imazhin e personave të tjerë, për të shfryrë mllefin e tij teksa ndodhet në burg.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, qytetarët e kanë masakruar me komentet e tyre, ndonëse kujdesen që shumicën e tyre t’i fshijë.

Njëri prej tyre i drejtohet, duke i shkruar se do ta vuajë gjakun e Ardit Gjoklajt dhe lotët e nënave, fëmijët e të cilave i la jashtë duke shembur banesat te “5 Maji”.

“Je super hajdut, je veç një plehrë. Të garantoj që do t’i vuash lotët e atyre nënave që ju helmove fëmijët për t’iu prishur shtëpitë.

Do ta vuash gjakun e Ardit Gjoklajt. Po të presin të gjithë ata që janë qelbësira si ti, të presin dhe ca servila. Uroj të mos dalësh kurrë nga ai vend”, thuhet në koment.

Një tjetër komentues i drejtohet:

“Përgjigju akuzave në gjykatë, jo në Facebook. Boll me të sulmuar drejtësinë”.

Këto komente e tregojnë qartë mendimin e qytetarëve për kryebashkiakun Erion Veliaj, sado që të angazhojë vartësit e tij t’i pastrojnë rrjetet sociale nga komentet e vërteta, ato që tregojnë qartë se cili është opinioni i tyre për njeriun që akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion, dy vepra penale që tregohen qartë në vendimin rreth 400 faqe të gjykatës./Oranews

Rikthimi i shumëpritur/ Dalin pamjet nga xhirimet, Parashqevi Simaku me një projekt të ri artistik (Video)

Duket se çdo vështirësi ka kaluar dhe tashmë artistja e njohur Parashqevi Simaku po i rikthehet fuqishëm jetës artistike. Së fundmi, Elton Ilirjani ka publikuar pamje nga disa xhirime të reja, ku Simaku duket se po përgatitet të risjellë disa nga hitet më të njohura, të realizuara në skenografi të ndryshme dhe me një stil të rifreskuar.

Në një video story të publikuar së fundmi, ajo shfaqet duke kënduar krah artistes Mira Konçi, e shoqëruar me një kitarë, duke krijuar një atmosferë nostalgjike për fansat e saj. Një tjetër surprizë emocionuese nga këto publikime është prezenca e mbesës së Parashqevisë, e cila duket se ka trashëguar talentin muzikor të hallës.

Edhe pse nuk është e qartë se për cfarë projekti bëhet fjalë, një gjë është e sigurt, rikthimi i Parashqevi Simakut shënon një kapitull të ri për artisten, e cila ka lënë pas sfidat personale dhe po rikthehet në qendër të vëmendjes, larg trazirave të fundit dhe periudhës së vështirë që përjetoi kohë më parë.

Video Player

DOSJA E GJKKO/ Zbardhet një tjetër rast skandaloz, Ajola Xoxa mori 18 mijë dollarë nga ambasada e SHBA për projekte fantazmë

Zbardhet një tjetër rast skandaloz që pasqyrohet në dosjen e zbardhur nga GJKKO dhe gjyqtari Erion Bani, ku tregohet se Ajola Xoxa ka marrë plot 18 mijë dollarë nga ambasada amerikane për projekte që do të realizoheshin në periudhën janar-korrik të vitit 2022.
Por çfarë ka ndodhur?

Në komunikimet e dy bashkëpunëtoreve të Ajola Xoxës, financieres Adela Kondakçiu dhe ish-drejtoreshës së BYLA-s, Ina Goxhaj, rezulton se janë lëshuar fatura fiktive për këto projekte dhe siç theksohet në vendimin e GJKKO-së të paktën deri në maj nuk është kryer asnjë nga aktivitetet për të cilat ambasada e SHBA-së ka financuar.

Në faqen 350 Adela Kondakçiu për herë të parë shfaq shqetësim për realizimin e projektit të financuar nga ambasada amerikane.

KOMUNIKIMET MES ADELA KONDAKÇIUT DHE INA GOXHAJT

Komunikimi i mëposhtëm në të njëjtën faqe tregon që të paktën deri më datë 30.05.2022 nuk është realizuar asnjë aktivitet, duke pasur parasysh që shtrirja në kohë e aktivitetit i përket periudhës janar-korrik 2022.

Adela Kondakçiu thotë: “Por kam një shqetësim që është realizimi i projektit sepse ambasada do dojë disa foto gjëra apo jo?”

Ky komunikim tregon qartë se të paktën deri në këtë datë nuk është bërë asgjë nga projekti i financuar nga ambasada në fjalë.

Kjo duket edhe më qartë në komunikimet që pasojnë.

Adela Kondakçiu në faqen 351 thotë: “Që të bënin edhe ndonjë gjë nga ato që duan ata mos të dalim keq”.

Pra, rezulton se nuk kanë asgjë të paktën deri në fund të muajit maj 2022.

Ina Goxhaj i thotë: “Prandaj dua Ejonën. Që të më sigurojë fotot.”

Adela Kondakçiu vijon: “Se do na lënë pastaj këto dhe do mbesim keq. Se do na lënë zbuluar pastaj, s’ia kemi besën.”

Pra, drejtori ekzekutiv i organizatës kërkon të takojë një person tjetër në mënyrë që të sigurojë fotot e nevojshme që provojnë zhvillimin e projektit të financuar nga ambasada amerikane në Tiranë.

Adela vijon: “Unë do përpiqem të takoj pak Ildën, do t’i shkruaj një nga këto ditë se kur do kalojë në zyrë.”

Ina Goxhaj i përgjigjet: “Se kam hall se në fund do thotë Ejona, plotëso çekun dhe i marrin lekët dhe ne mbetemi pa gjë fare.”

Këto komunikime e tregojnë qartë se ku përfundojnë fondet e ambasadës amerikane në Tiranë, pasi theksohet në vendim që nuk është kryer asnjëri nga aktivitetet për të cilat SHBA ka paguar dhe që janë lëshuar fatura fiktive dhe janë shpërndarë.

Edhe pas të gjitha këtyre fakteve ambasada amerikane nuk ka reaguar ndaj një skandali të tillë, edhe pse ka paguar plot 18 mijë dollarë për OJF-të e Ajola Xoxës./Oranews

Analisti Arjan Curri: SPAK po kërkon një politikan më të rëndësishëm se Veliaj, dyshohet se është arratisur

Analisti Arjan Curri deklaroi në Top Story se dy ditë më parë BKH ka pasur një kontroll në zyrën e një zyrtari shumë të lartë.

Ai tha po ashtu se SPAK është vënë në kërkim të një tjetër zyrtari të lartë i cili sipas Currit është arratisur dhe nuk ndodhet në territorin shqiptar, por të dyja këto raste nuk dha emër.

“SPAK po vepron tani sepse po kërcënohet për ekzistencën e tij, dhe ka një llogari për të dhënë ndaj amerikanëve dhe do i kërkojnë kokat e prera.

Para dy ditësh në një shumëkatëshe përballë katedrales katolike, BKH ka mësyrë në zyrë e një politikani të lartë nga ata që flasin për përmirësim, etj, dhe i ka marrë laptop dhe çdo gjë që është gjetur në atë zyrë.

Është bërë një sulm më i rëndësishëm se sulmi i Veliajt, ky personazh është më i rëndësishëm.

Këto ditët e fundit është dhënë alarmi ‘le të arratiset kush të mundet’, veç disa drejtorëve të rëndësishëm, është arratisur një nga personazh politikan dhe funksionar i lartë që nuk gjendet në territor dhe po e kërkon SPAK. Unë personalisht jam pro arratisjes, sepse po nuk arratise këta të arrestojnë”, tha Curri.

Ndërkohë pas kësaj deklarate, Lorenc Vangeli tha: Në këto moment, fola me burimet e mia dhe më thanë që nuk ka pasur asnjë kontroll nga BKH-ja përballë Katedrales Katolike.

16 vite më e re se ai, Sabri Fejzullahu tregon si e përballoi Nera famën e tij

Në të gjitha intervistat e tij, Sabri Fejzullahu nuk anashkalon kurrë përmendjen e mbështetjes që ka pasur nga familja gjatë karrierës së tij shumëvjeçare. Kështu ndodhi edhe së fundmi në emisionin “Canape” në T7 kur biseda u ndal te bashkëshortja e tij, Nera.

Artisti u pyet nëse ajo ishte e përgatitur për famën e tij në momentin që u njohën dhe Sabriu ndau historinë e takimit të tyre. Ai tregon se i dëshmoi asaj dashurinë për të, por i tregoi se pa artin e publikun, s’do të ishte vetja.

Kur u njohëm së pari, natyrisht ajo e re, 16 vite më e re nga unë dhe u dashurua…unë isha ndarë nga gruaja, nga nëna e Armendit dhe Adelinës edhe…ajo u dashurua, edhe unë u dashurova marrëzisht në bukurinë e saj të jashtme, por më tepër të brendshme.

U dashuruam, por i thashë unë kam një zanat që në çastin e parë ty të duket uau, ky është këngëtar, adoleshenca, ajo e re, 20 vjeçe, pastaj zhgënjehesh e kur zhgënjehesh duhet të durosh e jo të të keqtrajtoj unë ty se shkoj në koncerte dhe i them dikujt ‘ta ha zemrën’, se unë jam i tillë, dhuroj duke dhënë dashuri dhe duke më dhënë të tjerët. I thashë jetën e ke të vështirë me mua. Ndonjëherë nuk jam në shtëpi kurrë, ne të dy kur të dalim thonë ‘o Sabriu, Sabriu…’, ti më sheh ky që jam unë, as jam i bukur, ky që jam, unë jam yti, unë derisa të vdes ty të dua, por pa ata unë nuk kam jetë. Pa ata unë s’isha bërë ky që ke dashuruar ti, s’jam Sabriu.

“Deri sot e kam mbështetësen më të madhe në jetë, për çdo gjë”, përmbylli këngëtari.

Çfarë po ndodh me Flori Mumajesin? Miku i tij jep lajmin e shumëpritur

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi, prej kohësh i ka munguar muzikës shqiptare dhe skenës, por emri i tij mjafton për të trazuar ujërat në çdo lajm, me shpresën se në njërin prej tyre konfirmohet rikthimi i tij.

Ku është Flori?

Këtë herë, ‘gracka’ ishte për Klajdi Harunin. Gjatë një tavoline korçare në Bogë me Anxhela Peristerin, Mihallaq Andrean e Viola Spiron, të ftuar në “Mirëmbrëma yje” nga Arbana Osmani, që gjithashtu është mikeshë e Florit, ai zbuloi se është në një pushim artistik, por këngët e bukura po vijnë.

Pjesë nga biseda:

Arbana Osmani: Nga bëhet Flori pyesin të gjithë o Klajdi? Të pyesin ty, më pyesin edhe mua, unë për vete e di që është duke punuar dhe duke bërë gjëra të bukura, por ti na thuaj ndonjë informacion pak më tepër se ti e takon pak më shpesh. Kur do të dalë kënga, kur do të dalë albumi se këto s’m’i thotë mua.

Klajdi Haruni: “Flori është në një pushim artistik momentalisht, po punon. Është në studio domethënë”.

Arbana Osmani: Po bën këngë të bukura.

Klajdi Haruni: “Disa i ka krijuar që tani”.

Shtang Egli Tako! Duke bërtitur me të madhe bënë deklaratën e bujshme për Olsin: Je shumë lart, o drit, jam në BBV…

Pas Prime-t të fundit, teksa banorët kanë qenë të mbledhur në oborr, Egli ka ngritur tonet ndaj tyre duke i quajtur fansa të Olsit, ndërsa i ka dërguar edhe atij një mesazh nga ekrani.

“Plak je lart! Çfarë të bëj? Më fal! Janë fansat e tu! Janë fansat e Olsi Bylykut nga i pari tek i fundit! Të adhurojnë, dritë. Kam rënë në një shtëpi me fansat e tu!”

VIDEO

https://streamable.com/o/pzlvxe#?secret=BoG2tTsP1N

Curri: Disa drejtorë të rëndësishëm janë larguar, është dhënë alarmi që të arratisen

Analisti Arjan Curri ka bërë një deklaratë tronditëse gjatë një interviste në emisionin Top Story, duke zbuluar se disa drejtues të rëndësishëm janë larguar dhe është dhënë alarmi i kuq që të arratisen.

Me bindje të plotë, Curri tha se një person tepër i rëndësishëm është zhdukur dhe tashmë është në kërkim nga agjentët e BKH.

“Është dhënë alarmi i kuq për t’u arratisur. Një person shumë i rëndësisishëm ka ikur dhe SPAK po e kërkon. Duke qenë se SPAK po lëviz me këtë agrisivitet, kuptohet që po punon si një opozitë agresive dhe Rama ka vetëm një qëllim, të fitojë sa më shumë kohë,” tha Arjan Curri.

Short “ferri” në fazën e 1/8-ave, derbi Real-Atletiko dhe PSG-Liverpul. Inter, Barcelona dhe Bajern mësojnë kundërshtarët (E PLOTË)

Në Nion të Zvicrës u mbajt shorti i Champions, i vlefshëm për fazën e 1/8-ve, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet. Goglat rezervuan dy përballje të mëdha si Real Madrid-Atletiko Madrid dhe PSG-Liverpul.

Shorti u tregua bujar me Barcelonën, që do të sfidojë Benfikën. Do të ketë përballje mes klubeve gjermane, pasi Bajern Mynih sfidon Leverkusenin.

Shorti final

Në anën tjetër Interi do të sfidojë Fejenordin, pasi këto të fundit eliminuan Milanin. PSV-Arsenal, Klub Bryzh-Aston Vila dhe Dortmund-Lilë janë tri përballjet e tjera.
SHORTI I FAZËS SË 1/8

Aston Vila -Klub Bryzh

Dortmund – Lilë

Real Madrid – Atletiko Madrid

Bajern Mynih – Bajer Leverkusen

PSV – Arsenal

Fejenord – Inter

PSG – Liverpul

Benfika – Barcelona