Rama quajti ‘lajthitje’ surverjimin e partive politike, Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e strukturave të posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore.

Kreu i SPAK deklaroi se duhet të vazhdojnë normalitetin e tyre sa kohë që nuk janë në shkelje me ligjin.

“Askush nuk duhet të ketë frikë sa kohë është në përmbushje të detyrimeve ligjore e kushtetueses, e askush nuk duhet të ketë frikë sa kohë që është në përmbushje të detyrave të tij.

Ne jemi institucioni i ndjekjes penale dhe është detyrimi kushtetues dhe ligjor që sa herë para nesh paraqitet një rast për tu trajtuar, një fakt penal, ne jemi të detyruar të ushtrojmë ndjekjen penale dhe të bëjmë të gjitha verifikimet e nevojshme në funksion të ngritjes së një akuze të suksesshme.

Ky është detyrim kushtetues dhe ligjor, por patjetër askush nuk duhet të ketë frikë, të vazhdojë me normalitetin e tyre të përditshëm sa kohë nuk janë në shkelje të ligjit”, u shpreh Altin Dumani.

Vijon…

Berisha: PD do sjellë kartën e konsumatorit, rritje rroge, ulje çmimi të energjisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp të mbajtur këtë të premte, ka folur lidhur me pensionet në Shqipëri për të cilat kritikon qeverinë pasi nuk janë në nivelin e duhur dhe është nevoja për një ndërhyrje pasi është situatë emergjente.

PD ka deklaruar dhe deklaron se ndërhyrjen në pensionet shqiptare e konsideron një emergjencë, dhe kjo ndërhyrje do bëhet 3 muajt e parë të qeverisjes, atëherë do vendoset minimum jetik. 57% e pensioneve të cilat janë pensione të pjesshme dhe si të tilla nënkuptohet janë nën 170 euro, të gjitha kalojnë në minimum jetik në 200 euro.

Pensionet mbi 200 euro rriten me 20%, kjo ndërhyrje do bëhet me paratë e buxhetit të shtetit, do transferohen në fondin e pensioneve.

Dy janë premtimet kryesore si fillim: Minimumi jetik dhe rritja me 20% të pensioneve tjera mbi 200 euro”, tha Berisha.

Ai akuzon kryeminsitrin Rama se me anë të bonusit elektroral të pensioneve, po përpiqet të blejë vota për fushatë. Ndër të tjera, kreu i PD ka deklaruar se sipas tij, PD do pajis çdo pensionist me kartën e konsumatorit, do sjellë rritje rroge si dhe ulje të çmimit të energjisë.

“Rama po spekulon në kundërshtim me ligjin Kushtetutën me bonusin elektoral të pensionistëve, është një akt i turpshëm që synon të blejë vota në fushatë që nuk e bën asnjë shtetar në botë përveç narkodiktatorit Edi Rama.

Përveç rritjes së pensioneve, çdo pensionist do pajiset me kartën e konsumatorit me të cilin ai do marrë 450 euro në vit, dhe nuk do jetë bonus siç e quan Rama por do jetë rikthim i TVSH-së që ata paguajnë në cdo gjë që blejnë për jetën e tyre duke filluar nga ilaçet, ushqimet. Nuk mund të tolerohet më ky hendek i tmerrshëm që po e copëton shoqërinë shqiptare. Si fillim do jete karta e konsumatorit me 450 euro për çdo qytetar që merr minimumin jetik, për çdo pensionist dhe çdo rrogë ulët.

Do ulet çmimi i energjisë në 7 lekë për kilovat nga 85 që është tani dhe do proporcionohen të gjitha qeratë e banesave sociale në përputhje me rrogën. Do vendoset rroga 500 euro, pra rritje me 25% e rrogës. Këtë mund ta quajmë paketë e sulmit kundër skamjes, me këto skamja zhduket”, tha Kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë.

Rama: Tiranën nga υ arri e kam ngritur unë dhe këtë nuk ma heq dot askush!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj një komenti të një ndjekësi në rubrikën “Sy m’ Sy” në Facebook, ku akuzohej për propagandë të shëmtuar dhe për të “shitur mend” mbi arritjet në Tiranë.

Në koment, ndjekësi e kritikoi Ramën duke thënë: “Propagandë e shëmtuar, njerëzit besojnë sikur keni ulur qiellin në tokë, kadale bre burrë… ke 0000 meritë në këtë punë. Njerëzit të mandatuan që të kryeje detyrën, jo të na shesësh mend. Boll me hise syve”.

Për këtë, kryeministri Rama u përgjigj duke theksuar se ai po kryen detyrën e tij si udhëheqës i vendit, duke e krahasuar punën e tij me periudhën kur opozita ishte në pushtet. Ai theksoi se ai nuk ka ulur qiellin në tokë, por me bindje theksoi: “Tiranën nga varri e kam ngritur dhe këtë nuk ma heq dot askush!”

Në përgjigjen e tij, Rama nuk ka ngurruar të ironizojë opozitën e asaj periudhe, duke kujtuar se në kohën kur ai drejtonte Tiranën, as sahati i kryeqytetit nuk funksiononte.

Këmbimi valutor, 21 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 94 lekë dhe do shitet me 95 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.7 lekë dhe do shitet me 99.4 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.1 lekë dhe do shitet me 105.1 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 118.8 lekë dhe do shitet me 120 lekë.

U përfshi në aksident së bashku me bashkëshorten, shoferi dërgohet me helikopter drejt Traumës!

Shoferi, i cili mbeti i plagosur pasi u përfshi në një aksident rrugor në aksin “Ersekë-Korçë”, është transportuar me helikopter drejt Traumës.

Drejtuesi i mjetit, me iniciale E. I., u transportua tel Trauma për mjekim më të specializuar për shkak të dëmtimeve të marra në gjymtyrë.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin “Ersekë-Korçë”, ku i plagosur duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurën anësore.

Nga aksidenti janë dëmtuar shoferi dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, me iniciale Xh.I., e cila po merr mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 21 shkurt 2025

DASHI

Mund të përballeni me sfida nga njerëzit që keni besim. Ruani qetësinë dhe trajtojini situatat në mënyrë diplomatike. Dita do të nisë mbarë, Hëna e favorshme ju ndihmon në marrëdhëniet romantike. Puna? Nëse një mjedis i caktuar ndihet shumë i vogël për ju, mendoni të eksperimentoni me ide të reja. Por me tru! Pa zgjedhje të nxituara. Nxitimi është gjithmonë një këshilltar i keq.

DEMI

Këshillohet që komunikimi të jetë i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë. Shmangni keqkuptimet duke sqaruar menjëherë qëllimet tuaja. Situatë e mirë astrologjike për ndjenjat, kulmi do të arrihet të dielën kur Hëna do të jetë në shenjë. Sa i përket punës, ka një lajm: favorizohen të vetëpunësuarit.

BINJAKËT

Kushtojini vëmendje shëndetit tuaj; Shmangni përpjekjet e tepërta dhe lejoni vetes pushim adekuat. Nëse keni pasur debate me partnerin tuaj, ato mund të shfaqen sërish në orët në vijim. Për sa i përket punës, nuk ju mungon vendosmëria dhe vullneti, duhet të shohim nëse të tjerët mendojnë njësoj si ju…

GAFORRJA

Kjo është koha e përkryer për të eksperimentuar me ngjyra apo stile të reja. Ndani idetë tuaja krijuese me ata përreth jush. Një ditë tjetër interesante ju pret për ndjenja, nëse jeni vetëm mos hezitoni të shikoni përreth. Kapitulli i punës: ka energji të madhe, ide dhe propozime që vijnë në muajt e ardhshëm. Peshoni të mirat dhe të këqijat përpara se të pranoni.

LUANI

Rishikoni organizimin e shtëpisë tuaj për të përmirësuar efikasitetin e saj. Ndryshimet e vogla mund të sjellin përfitime të mëdha. Në dashuri Hëna do jetë e favorshme për disa ditë, mos humbisni disa emocione të bukura. Për sa i përket punës, keni një dëshirë të madhe për të bërë gjëra, por bëni kujdes me shpenzimet e tepërta.

VIRGJËRESHA

Hiqni dorë nga zakonet që nuk ju shërbejnë më. Hapeni veten ndaj përvojave dhe perspektivave të reja. Në orët e ardhshme do t’ju duhet të jeni pak më të kujdesshëm, të qëndroni larg polemikave dhe komplikimeve të panevojshme! Puna? Edhe nëse nuk arrini shumë, mos lejoni që intoleranca të pushtojë.

PESHORJA

A jeni vetëm? Ndoshta është edhe pak faji juaj. Nuk është e vërtetë që nuk e aplikoni veten, por duhet të përpiqeni ta lini veten të shkojë me emocionet tuaja. Për sa i përket punës, mos bëni zgjedhje të rrezikshme në orët e ardhshme. Nuk është koha e duhur.

AKREPI

Në dashuri, sidomos nëse jeni në një lidhje prej kohësh, keni nevojë për pak më shumë siguri. Për sa i përket punës, mund të ketë disa çështje të paparashikuara për të zgjidhur, kujdes nga shpenzimet e pafundme.

SHIGJETARI

Për ju priten emocione të bukura në dashuri falë aspektit të mirë të Hënës. Kapitulli i punës: pasditja ofron njohuri të mira për ata që duan të rikuperohen dhe të përfshihen. Guximi. Yjet janë në anën tuaj dhe së shpejti do të arrini të merrni një kënaqësi të madhe.

BRICJAPI

Përpiquni të përjetoni emocione me një gjendje shpirtërore të lehtë dhe të relaksuar. Mos u shqetësoni: Hëna në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë. Sa i përket punës, mos i nënvlerësoni propozimet, marrëveshjet dhe lajmet e reja që vijnë. Peshoni të mirat dhe të këqijat përpara se të pranoni.

UJORI

Pritet për ju një ditë e rëndësishme për marrëdhëniet ndërpersonale, shfrytëzojeni sa më shumë. Për sa i përket punës, flisni qartë, nëse nuk jeni të kënaqur me diçka, tani është koha për ta vënë në dukje.

PESHQIT

A keni pasur ndonjë debat në dashuri kohët e fundit? Merrni kontrollin e situatës dhe të gjitha nyjet do të vijnë në krye. Për sa i përket punës, ka një lajm që vjen, mos nënvlerësoni asnjë propozim.

“Do isha tradhtari më i madh nëse nuk e shkrij SPAK-un”, Berisha: Do bëj si Trumpi prokurorinë e Nju Jorkut

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u vendos në “Debat” përballë faktit se në dhjetorin e vitit të kaluar në të njëjtën studio kishte deklaruar se do ta rimodelonte sistemin e drejtësisë pas konsulencës me Komisionin e Venecias.

Nisur nga deklarata e bërë sot prej tij se do ta shkrijë SPAK-un me ardhjen në pushtet të PD, moderatorja Alba Alishani kërkoi të dijë pse ka ndodhur ky ndryshim i madh në qëndrimin e Berishës përkundrejt drejtësisë së re.

Berisha u përgjigj duke thënë se nëse do të pranonte një prokurori politike, atëherë ai do të tradhtonte opozitarizmin.

“Nuk ka në mënyrë absolute përveç asaj që kam thënë këtu në dhjetor. Nëqoftëse unë do pranoja këtë Prokurori siç është unë do isha një tradhtar, më i madhi në historinë e opozitarizmit në Shqipëri. Unë kam këtu tre rezoluta ndërkombëtare. Të cilat damkosin SPAK-un si prokurori politike. Nëse unë si opozitar do pranoja një prokurori politike, unë do pranoja një gjëmë të madhe për vendin tim”, tha Berisha në “Debat”.

Për të përforcuar qëndrimin e tij për shkrirjen e SPAK, Berisha mori si shembull Presidentin amerikan, Donald Trump.

“Tre ditë më parë Donald Trump ka shkrirë prokurorinë e Nju Jorkut. Dy ditë më parë Donald Trump ka shkarkuar të gjithë prokurorët e emëruar nga Joe Biden. Sepse vetëm e vetëm janë dëshmua prokurori politike, për asgjë tjetër. Sepse po të marrësh platformën e tij, platforma antikrim e tij është më e fuqishme seç ishte e Joe Biden”, tha Berisha.

Berisha zbulon: Do nis lobimin për heqjen e “non gratës” nga SHBA

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zbuloi sonte se ka nisur një lloj studimi për të nisur “lobimin për çështjen e Non Gratës”.

“Natyrisht, duhet të priten disa rrethana, sa të ndryshohet administrata e re amerikane. Kontakte kam patur dhe kam me administratën e re, por jo për lobimin. Unë po bëj një shqyrtim dhe sigurisht që do t’i drejtohem administratës së re.

Njeriu i cili firmosi, është njeriu që nuk e meritonte kurrë atë post. Ishte i korruptuar dhe besoj që drejtësia amerikane do t’i japë ndëshkimin e merituar. Anthony Blinken u gjet nga Kongresi se ky zotëri ka thënë se Hunter Biden nuk ka patur kurrë laptop. Dhe shtonte se ai laptop ishte shpikje ruse. Doli se laptopi ishte i Hunter Biden. Në vend që të jepte dorëheqjen, Blinken vazhdoi si kryediplomat dhe manipulator, erdhi në Shqipëri një ditë para gjyqit të McGonigal, u tha shqiptarëve se Edi Rama ishte i jashtëzakonshëm si lider dhe nuk takoi asnjë lider nga opozita.

Fakti që Donald Trump e konsideroi armik të brendshëm, nuk e mohoj që është një lehtësim për mua”, tha Berisha në studion e “Debat” në A2 CNN.

Rusia i kërkoi SHBA-së tërheqjen e NATO-s nga Europa Lindore (Skenar makthi për Shqipërinë dhe Kosovën)

Financial Times: Kërkesa e Moskës gjatë bisedimeve në Riad u refuzua, por aleatët kanë frikë se Donald Trump mund të lejojë rivendosjen e ish-bllokut sovjetik

Rusia përdori raundin e parë të bisedimeve me SHBA-në për përfundimin e luftës në Ukrainë, për të kërkuar tërheqjen e forcave të NATO-s nga krahu lindor i aleancës (ku bën pjesë edhe Shqipëria), duke shkaktuar shqetësim në kryeqytetet europiane se administrata Trump mund të pajtohet me këtë propozim për të nënshkruar një marrëveshje paqeje. (NATO ka ngritur një bazë ushtarake në Kuçovë, aty ku dikur ka ekzistuar baza ushtarake e ish-Bashkimit Sovjektik

Cristian Diaconescu, shefi i shtabit të presidentit rumun dhe këshilltari për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare, tha të mërkurën se delegacioni amerikan e refuzoi kërkesën e Moskës, por se nuk kishte garanci që Uashingtoni nuk do t’ia bënte përfundimisht këtë lëshim Vladimir Putinit.

“Mesa kuptoj unë, situata mund të ndryshojë nga ora në orë ose nga dita në ditë”, tha Diaconescu për televizionin Antena3, në një referencë ndaj kritikave të ashpra të Donald Trump ndaj liderit ukrainas dhe lëshimeve të tij të bëra ndaj Rusisë edhe para fillimit të bisedimeve.

Diaconescu theksoi po ashtu se delegacioni rus mbi bisedimet në Riad, në fillim të kësaj jave “dështoi të bindë amerikanët” për një tërheqje nga NATO dhe se vizita e liderëve të Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës në Uashington, javën e ardhshme, do të përpiqen të bindin Trump që të mos dorëzohej ndaj kësaj kërkese.

Megjithatë, lëshimet ndaj Moskës nga administrata Trump në ditët e fundit – nga përjashtimi i anëtarësimit në NATO për Ukrainën, te premtimi për normalizimin e marrëdhënieve të SHBA-së me Rusinë – po i bëjnë nervoze qeveritë në shtetet lindore.

Presidenti rus ka kërkuar prej kohësh të rivendosë sferën e ndikimit të Moskës në Europën Lindore, sipas marrëveshjes së arritur nga SHBA, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik në fund të Luftës së Dytë Botërore, në konferencën e paqes në Jaltë.

Tërheqja e forcave të NATO-s nga vendet e ish-Bllokut Sovjetik dhe komunist që iu bashkuan aleancës në fund të viteve 1990 ishte një nga kërkesat kryesore të Putinit ndaj SHBA-së përpara se të niste sulmin e tij të gjithanshëm ndaj Ukrainës në vitin 2022.

Presidenti rumun Ilie Bolojan u takua të mërkurën me homologun e tij francez Emmanuel Macron në Paris dhe doli me një bindje se liderët evropianë në kontaktet e tyre me SHBA-në do të theksojnë nevojën për t’u përfshirë në çdo marrëveshje sigurie që prek rajonin, tha Diaconescu.

Situata aktuale është “jashtëzakonisht e ndërlikuar dhe serioze”, shtoi Diaconesku. “Mund të vini bast se ne do të luftojmë deri në minutën e fundit në mënyrë që kjo të mos ndodhë.”

Ai paralajmëroi brezat e rinj të europianëve që nuk e kishin përjetuar kurrë jetën pas “Perdes së Hekurt” se ky moment mund të përfaqësojë një kthim në “portat e ferrit”.

Sandu-Valentin Mateiu, një analist rumun i mbrojtjes dhe ish-komandant detar dhe oficer i inteligjencës, tha se Europa ishte sërish në një udhëkryq historik. “Evropa e di mësimin e vitit 1938,” tha ai duke iu referuar paktit të Mynihut që i dha Adolf Hitlerit një pjesë të Çekosllovakisë, por nuk arriti të ndalonte dot Luftën e Dytë Botërore.