“Rizarta ka ardhur për ty”, Gjesti dhe Egli thurin plan?

“Rizarta ka ardhur për ty”, Gjesti dhe Egli thurin plan?

Egli ka qenë duke biseduar me Gjestin, ku i ka treguar se banorja e re Rizarta rri afër atij,

kudo ku shkon ai.Gjesti ka nisur planin ku ka pretenduar se do afrojë Olën me Aldon dhe Rizartën me Laertin, por Egli vazhdon të ngulë këmbë se Rizarta do të afrohet me Gjestin.

Ai i kërkon Eglit që të shikojë sesi do i mbush mendjen Rizartës.

Eksperti Ervin Karamuço: Do të ketë arrestime të tjera para zgjedhjeve, e dinë dhe vetë politikanët

Mbrëmjen e djeshme, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë një deklaratë të fortë në Top Story.

Ai tha me bindje të plotë se para zgjedhjeve të 11 majit, do të këtë edhe arrestime të tjera të nivelit të lartë.

“Duam apo nuk duam në SPAK po futet në një fushatë zgjedhore. Edhe para 11 majit do të ketë arrestime të tjera. Gjasat janë se do ketë arresime të nivelit të lartë, pasi po doli fakti do merret menjëherë masa. Prandaj politika po ndihet e kërcënuar para garës elektorale, pasi e dinë, kanë informacione”, tha Karamuço.

“Nëse e do fort, mos e lësho” – Çfarë postonte 34-vjeçari në “Tik-Tok” për Anila Prendushin?!

“Nëse e do fort, mos e lësho” apo “Vdes për ty”, janë disa nga dedikimet që 34-vjeçari i ka publikuar në rrjetin e tij social Tik-Tok, ndaj të dashurës së tij Anila Prendushi. Çdo postim i tij, është me fotot e 44-vjeçares, me të cilën bashkëjetonte prej 5 vitesh.

Mirëpo, mesditën e sotme ai e qëlloi me armë zjarri në kokë Anilën duke e lënë të plagosur rëndë, e më pas vrau veten.

Ngjarja ndodhi brenda një makinë tip ‘Toureg’, ndërsa 44-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Shkodrës.

Ajo ishte e divorcuar prej 6 vitesh nga bashkëshorti më të cilin kishte 3 fëmijë, 20, 18 dhe 9 vjeç.

Makina ku ndodhi krimi
Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por në rrjetet sociale çifti dukej i lumtur.

Ata kishin postuar disa foto të tyre në Tik-Tok, me vargjet “Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho për asnjë lloj arsye në botë”.

Në profilin në Tik-Tok të autorit, Kolë Manaj kishte postuar një kolazh të fotove me partneren e tij, ku të dy shfaqen shumë të afërt.

Ndërkohë, nga deklarimet paraprake, të afërmit e 44-vjeçares kanë hedhur poshtë pistën e një krimi pasioni. Sipas tyre, ngjarja mund të ketë si motiv vështirësitë ekonomike të çiftit, për shkak se 34-vjeçari nuk ishte i punësuar. Ndërsa Anila Prendushi, ishte e punësuar si një punonjëse sociale në Bashkinë e Shkodrës.

“Rri i fortë dhe mos e ndal buzëqeshjen”- Getinjo mesazh mbështetës për Gjestin

Banorët e Big Brother VIP Albania kanë marrë mesazhe të ndryshme përmes ‘Big Love’.

Disa u surprizuan nga familja, e disa prej tyre morën mesazhe edhe nga shoqëria.

Gjesti në mesin e disa mesazheve një e mori edhe nga reperi i njohur, Getoar Aliu – Getinjo.

Ai i ka dhënë forcë këngëtarit për të vazhduar me lojën duke treguar përkrahjen që ka për të.

“Ti je shqiptar i rrethuar me shqiptarë të fortë. ‘Mushnu mend, unë u musha u mush gjepi jem’, hehe”, ka shkruar ai referuar këngës me Mozzikun që në BBVA e ka interpretuar edhe Gjesti.

“Rri i fortë edhe mos e ndal buzëqeshjen. Të përshëndes”, ka shkruar mes tjerash Getinjo.

I njëjti e ka publikuar edhe në rrjete sociale shpesh, i ka dalë në mbrojtje për çdo gjë.

“Telefoni i Veliajt pulsoi 87 herë në Kavajë”, kryebashkiaku reagon nga burgu: Kam qenë në fushatë, celulari ishte edhe te Kisha Katolike kur…

Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia.

Kryetari i bashkisë së Tiranës shprehet se në dosje prokurori i çështjes së tij, Olsi Dado ka deklaruar se telefoni i tij ka rezultuar të pulsonte 87 herë në zonën Kavajë, Lekaj, Golem, Harizaj, Mali i Robit, Gosë, Synej, gjatë muajve prill-maj 2023, duke e lidhur sipas tij me pronësinë e vilës.

Por Veliaj thotë se kjo përkon me kohën kur ka qenë drejtues i fushatës në Rrogozhinë e Kavajë, në cilësinë e Drejtuesit Politik të Qarkut të Tiranës dhe se në vitin 2024, në po këto bashki, ka drejtuar fushatën e anëtarësimeve të reja në PS.

“Mjafton të shihni këtë foto-album nga fushata, për të kuptuar se me çfarë provash të leshit të humbur të kokës së tij më ka mbyllur mua në burg ky muzikant i dështuar, ndërtues i padeklaruar dhe prokuror i korruptuar”, thotë Veliaj.

https://top-channel.tv/video/top-channel-veliaj-sulmon-prokurorin-zbulon-te-tjera-gabime-te-dosjes/embed/#?secret=JN0eAZwmLx
Reagimi i plotë:
Përshëndetje të dashur miq,

Uroj të jeni mirë! Unë për vete po lexoj romanin e gjatë të Ols Violinës se, siç e dini, jam i burgosur, por jo i pandehur, kështu që, skuthi më ka hetuar fiks si dikur hetuesit e Enverit me syrin te vrima e çelësit dhe pastaj më ka ngritur akuzë në thertoren e Erjon Kasapit, për gjëra që po i mësoj në burg.

Që të keni një ide për besueshmërinë e materialeve të llaçit që ka gatuar prokurori ndërtues, në konflikt të hapur interesi, po ju jap një detaj komik nga leximet e mia.
Siç ju thashë, Ols Violina më bëri mua pronar të shtëpisë së prindërve të Ajolës në Golem, meqë gjeti lodrat e djalit tim çilimi në shtëpinë e gjyshes.

Por, hetimi i Violinës qenka edhe më i thellë në shejtanhajvanllëkun e tij, sepse në luftën e paepur kundër korrupsionit, ky dyfytyrësh që ditën heton dhe natën ndërton, më paska kapur me shtëpi në dorë nga qelizat e telefonit tim, i cili rezulton të ketë lëshuar sinjal 87 herë në zonën Kavajë, Lekaj, Golem, Harizaj, Mali i Robit, Gosë, Synej, gjatë muajve prill-maj 2023.

Këtë idiotësi e paska ruajtur si as nën mëngë, se nuk më pyeti kur më kishte përballë e më pyeste për fustanët e gruas, por po të më pyeste do ia kishte kursyer vetes dhe Spakut një turp të tillë.

Gjatë vitit 2023, unë kam drejtuar fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste në Rrogozhinë e Kavajë, (madje, dy herë në Rrogozhinë), në cilësinë e Drejtuesit Politik të Qarkut të Tiranës; dhe në vitin 2024, në po këto bashki, kam drejtuar fushatën e anëtarësimeve të reja në PS.

Mjafton të shihni këtë foto-album nga fushata, për të kuptuar se me çfarë provash të leshit të humbur të kokës së tij më ka mbyllur mua në burg ky muzikant i dështuar, ndërtues i padeklaruar dhe prokuror i korruptuar.

Po telefoni im ka lëshuar sinjal në atë kohë edhe te Kisha Katolike në rrugën e Kavajës, kur kam vajtur për të inspektuar punimet me Patër Zefin, por si duket, meqë Kisha është përballë pallatit të prokurorit tim ndërtues, do jetë trembur nga afrimiteti i krimit tim me ndërtimin e tij.

Kështu është kur të bëjnë prokuror shoqet dhe të marrin në Spak shokët – pa kriter e pa procedurë, e kështu, një miks mes injorancës e arrogancës bëhesh vrasës i gatshëm dinjitetesh njerëzore.
Më falni ta mbyll me një përshëndetje vëllazërore të gjithë stafit të Bashkisë së Tiranës.
Përqafime dhe shumë dashuri të gjithëve ju!

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/posts/1172085134286652?ref=embed_post

Veliaj telefon në burg? Gazetarja Anila Hoxha zbulon detaje: I pari që e ka vizituar dje në qeli është pjesë e hetimit

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje në lidhje me çështjen ndaj Erion Veliajt dhe vendimet e GJKKO ndaj tij. Duke folur në një emision televiziv, Hoxha deklaroi ndër të tjera se Veliaj vijon të qëndrojë i vetëm ende në qeli në burgun e Durrësit.

“Përpos hetimit financiar, ka edhe një hetim administrativ nga Policia e Shtetit që i është kërkuar nga Gjykata plani i masave për dy tubime nga mbështetësit e Sali Berishës nga njëra anë, dhe po ashtu pse nuk ka pasur plan masash për tubimin nga mbështetësit e Erion Veliajt.

Veliaj vijon të qëndrojë i vetëm në qeli në burgun e Durrësit. Një ditë më parë ai është takuar nga vëllai i tij.

Ndërkohë kam kërkuar dhe një përgjigje zyrtare nga Drejtoria e Burgut se ku e gjen telefonin për të bërë ato postime në rrjetet sociale, por më është thënë që si çdo i burgosur apo i paraburgosur, ka dhënë një listë numrash të personave që do të telefonohen. Ata i telefonon nga numri i paraburgimit, dhe siç duket ata përcjellin mesazhet e tij”, tha ajo.

“Ordiner, unë të zhdëρ në d rυ!”/ Fγerje live në TV mes Halit Valterit dhe gazetarit Enton Abilekaj

Në emisionin “Të Paekspozuarit” ka patur një debat me tone të forta dhe fyerje mes analistit Enton Abilekaj dhe këshilltarit të PS, Halit Valteri.

Abilekaj tha se në PS janë gëzuar nga arrestimi i Veliajt, ndërsa Valteri e mohon braktisjen e kryebashkiakut nga kolegët.

Debati degjeneroi edhe në fyerje mes të ftuarve.

Debati:

Enton Abilekaj: Për ta mbështetur nuk e ka mbështetur asnjëri, urdhri u dha për t’u mbështetur. Shumica jo publikisht është gëzuar, dihen konfliktet në PS. Në pallatin e pushtetit më shumë ka konflikte se dashuri. Në Tiranë ka tre drejtues politikë, që zihen me njëri-tjetrin dhe i ndan Rama zonat, se të jetë për ata do të vazhdonin të ziheshin. E njëjta gjë në pushtet dhe qeveri për emërimet, secili do emërimet e veta për fushatë. Pra këto ndodhin në një pushtet të degraduar siç është ky. Këto të japin të kuptosh se armiqësitë janë shumë të forta. Asnjëri nuk është hidhëruar, por i bashkon vetëm frika se SPAK-u do të vijë te këta dhe do të jenë të pambrojtur, prandaj mund të përdoren si mburojë për Veliajn

Halit Valteri: Veliaj është drejtues politik i Tiranës, ka struktura e PS që e mbështetin, ka qytetarët që e mbështesin. Analiza të tilla, duan që çdo gjë të mundshme t’i hedhin pluhur. Ku e di ti që nuk e mbështet grupi parlamentar i PS? Ti prandaj merr në qafë Saliun dhe Ilirin, të dëgjojnë ty dhe mbeten në opozitë. Nga e dini që zihen?

Enton Abilekaj: Në Asamblenë e PS, Rama i ka thënë Veliajt, mos të të shoh fare këtu!

Halit Valteri: Kam qenë në mbledhje dhe nuk ka thënë fare ashtu. Po gënjen.

Enton Abilekaj: Manastirliun e vuri Edi Rama.

Halit Valteri: Po gënjen pra.

Enton Abilekaj: Ka emëruar Manastirliun të merret me strukturën e PS.

Halit Valteri: Tirana ka patur tre bashkë… Ka emëruar edhe Gonxhen dhe Spiropalin.

Enton Abilekaj: Strukturën e PS këtë rradhë ia ka dhënë Ogerta Manastirliut.

Halit Valteri: Ngre në bazë të gënjeshtrës, helmon të tjerët.

Enton Abilekaj: Këto janë argëtuese.

Halit Valteri: Ju dhe shumë si ju, shohin ëndrra me sy hapur dhe mendoni se PS ka një problem të tillë. Zgjedhjet janë afër dhe njerëit do të zgjedhin, do mbarojnë zgjedhjet, do mblidhemi këtu dhe do shohim sa vlerë ka kjo që po i bëjnë Erion Velisë para zgjedhjeve. Zotëria tha se Rama qante votat e blera nga Veliaj. Nëse ke prova, se ka blerë vota, çoje denoncoje. Nga 9 akuza të ketë 10-11. Të flasësh si te pazari Milotit…

Ergys Mërtiri: Kjo që ka ndodhur sot, patjetër do të ketë kosto elektorale.

Halit Valteri: Ku e dimë ne? Meta dhe Saliu, vidh, vidh, vidh… Të bëj populizëm Saliu, por një gazetar që paguhet dhe të thotë ka vjedhur Veliaj…

Enton Abilekaj: Unë i hapa rrugë budallait dhe idiotit, por nuk mund ta bëjmë kështu …

Halit Valteri: Budalla nuk më thua dot mua ti se të kap në shpulla unë, debil, se je mësuar me këta ti, por unë të palloj në dru. Më tregon budallain ti…

Enton Abilekaj: Nuk mund ta ulësh në këtë nivel.

Halit Valteri: Ordiner. Ta tregoj unë pastaj.

Avioni u përplas dhe u kthye përmbys në aeroport, pamjet kur pasagjerët dalin të tm erruar

Një avion është përplasur dhe më pas është përmbysur në Aeroportin ndërkombëtar Pearson të Torontos në Kanada, dhe për pasojë 15 persona janë plagosur, ndërsa tre prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Ekipet e emergjencës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet avioni i përmbysur dhe pasagjerët dalin të tmerruar.

Autoritetet thanë se 80 personat që ishin në avion janë evakuuar.

“Aeroplani i Delta Air Lines, i operuar nga Endeavor Air, u përplas gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Torontos në Kanada rreth orës 14:15 me kohë lokale”, thuhet në deklaratë.

Aeroporti Pearson i Torontos ka thënë se është në dijeni për incidentin që ka përfshirë një avion të kompanisë Delta, të nisur prej Mineapolisit, dhe që ekipet e emergjencës janë të angazhuara në këtë rast.

 https://twitter.com/ErrolWebber/status/1891589945292198007?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1891589945292198007%7Ctwgr%5E7432f360f143c0ecef4071ed16c2e81e1306bd40%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fvideo-avioni-u-perplas-dhe-u-kthye-permbys-ne-aeroport-pamjet-kur-pasagjeret-dalin-te-tmerruar-15-persona-mbeten-te-plagosur%2F

“Veliaj bëri pagesat, Xoxa u mor me arredimin”, Xama nxjerr faktet për vilën e çiftit në Qerret

Gazetarja Ola Xama, duke dhënë detaje për pasuritë e çiftit Veliaj-Xoxa, ngriti dyshime mbi shkëmbimin e pronave nga familja e Ajola Xoxës, duke theksuar se transaksioni nuk përputhet me vlerën e tregut.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ajo shtoi se Prokuroria e Posaçme nuk ka gjetur ndonjë kontratë që të mbështesë këtë marrëveshje dhe se shoferi i të ndjerit, zotit Xoxa, ka mohuar ta ketë shoqëruar ndonjëherë në vilën e përfituar.

Nga ana tjetër, shoferi i zonjës Xoxa ka pranuar se e ka shoqëruar atë në Qerret për t’u marrë me arredimin dhe dizajnin e vilës. Xama tha se dokumentet tatimore tregojnë gjithashtu se vila ka qenë e regjistruar në emrin e një kompanie të lidhur me biznesmenin Gentian Sula, ndërsa pagesat për mirëmbajtjen e saj janë kryer nga Erion Veliaj në vitet 2020 dhe 2021.

“Familja e prindërve të zonjës Ajola Xoxa ka pasur një apartament 120 metra katrorë në kompleksin “Marea” në Qerret. Ata pretendojnë që këtë apartament e kanë shkëmbyer me një vilë me sipërfaqe 190 metra katrorë dhe 440 metra katrorë truall, pra një pronë më të madhe.

Apartamenti është blerë për vlerën 80 mijë euro, ndërkohë që çmimi që do të ndryshonte për të blerë vilën ishte një shtesë prej 30 mijë euro, gjë që nuk përputhet as me vlerën e blerjes së apartamentit, as me vlerën e tregut në vitin 2020, kur ka ndodhur shkëmbimi, dhe as me atë të vitit 2018, kur pretendohet se është realizuar ky shkëmbim.

Po ashtu, SPAK thotë që nuk ka pasur asnjë kontratë. Gjithashtu, është marrë në pyetje edhe shoferi i të ndjerit, zotit Xoxa, i cili është shprehur se nuk e ka shoqëruar asnjëherë të ndjerin te vila në Qerret. Por shoferi i zonjës Ajola Xoxa ka pranuar që e ka shoqëruar disa herë atë në Qerret bashkë me arkitektin e shtëpisë, ku ajo është marrë me arredimin, arkitekturën dhe dizajnin. Nëse i kthehemi edhe kallëzimeve të bëra pretendohet se ka pasur dy vila, ku njëra është prishur për të krijuar një oborr më të madh dhe një pishinë.

Nëse shohim librat e blerjes dhe shitjes të dorëzuara pranë administratës tatimore nga kompania S&D Invest, e cila zotërohet nga zoti Gentian Sula, pronari i kompanisë “Agi Kons”, rezulton se vila është regjistruar në emrin e kësaj kompanie dhe vazhdon të jetë e regjistruar atje. Aty janë shënuar pagesa të kryera nga zoti Erion Veliaj në vitin 2020 dhe 2021 për mirëmbajtjen e vilave A4 dhe A6.”-tha gazetarja Xama.

Aldo merr mesazh nga ish-bashkëshortja e tij: Kur të dalësh…

Një mesazh i ndjerë dhe plot dashuri u dërgua Aldos nga ish-partnerja e tij, Ana, dhe vajza e tyre, Akira, gjatë programit “Big Love”.

Në mesazhin e tyre, ato shprehën mallin e madh për Aldon dhe e inkurajuan atë të ruajë standardet e tij të larta, duke i zbuluar se Akira ka ndryshuar shumë dhe mund ta ketë të vështirë ta njohë kur ta takojë.

“Jemi shumë krenare me ty… Please, keep your standards high and don’t forget your north star! Te duaaammm”, shkruhej në mesazh, duke e inkurajuar Aldon të qëndrojë i fortë në lojë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fund, Ana ka shtuar një mesazh me humor:

“Mami needs vacations, kur të dalësh Kira është e gjitha e jotja”.