Dokumenti/ DASH i Donald Trump i jep goditjen Berishës: Dhëndri i tij përfitoi miliona dollarë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e pastrimit të parave.

Pak ditë më parë, DASH ka publikuar volumin e dytë të raportit për Pastrimin e Parave, ku mes shumë shteteve është dhe Shqipëria. Sipas raportit, për shkak të krimit të lartë dhe korrupsionit, ka prezencë të shtuar të pastrimit të parave.

“Pjesa më e madhe e pastrimit të parave në Shqipëri është e lidhur me trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore, mashtrimin me kontratat qeveritare, evazionin fiskal dhe kontrabandën.

Ekonomia shqiptare e bazuar kryesisht në para në dorë, kontrollet e dobëta kufitare dhe kontrolli i dobët doganor, lehtësojnë një treg të zi për mallrat kontrabandë.

Kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, kriptomonedhave dhe projekteve të tjera në fushën e biznesit”, thekson raporti.

DASH ka marrë si shembull të pastrimit të parave Sali Berishën. Në raport përmendet fakti i nisjes së hetimeve ndaj tij, teksa sipas amerikanëve, dhëndri i ish-kryeministrit përfitoi 5 mln dollarë nga afera “Partizani”. Po ashtu, përmendet dhe rasti i Lefter Kokës me inceneratorët.

“Në vitin 2023, SPAK ndërmori veprime që përfshinin arrestime dhe sekuestrim të pasurive të ish-zyrtarëve të nivelit të lartë. Në tetor SPAK njoftoi një hetim ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i sanksionuar nga SHBA për korrupsion sipas parashikimeve të nenit 7031(c) të Aktit të Ndarjeve të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Përafërta 2021, pasi dhëndri i tij përfitoi afro 5 milionë dollarë. SPAK arrestoi dhëndrin e Berishës për korrupsion dhe pastrim parash dhe sekuestroi pasuritë e tij.

Në tetor gjykatat dënuan ish-ministrin e mjedisit Koka po për pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre sepse një kompani i dha atij 1.47 milionë dollarë. Gjykata sekuestroi gjithashtu asete me vlerë 4 milionë dollarë”, theksohet në raport.

Sigurisht ky raport është hartuar nga administrata e Biden, por po publikohet nga administrata e Trump duke ia futur llapën në grykë Berishës, që pretendon se me administratën e Trump do ta ketë ujë muhabetin.

Më tej DASH shprehet se Shqipëria duhet të shtojë hetimet dhe paditë për pastrim parash, si dhe të luftojë korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. “Shqipëria duhet të zbatojë ligjet ekzistuese, të ndjekë udhëzimet rregullatore, të kryejë mbikëqyrje efektive, të përmirësojë bashkëpunimin në zbatimin e ligjit dhe të zgjerojë kapacitetin e policisë dhe prokurorëve për t’u fokusuar te korrupsioni, pastrimi i parave dhe krimet ekonomike. Shqipëria duhet të zbatojë plotësisht reformën gjyqësore të nisur në vitet 2016-2017”, thuhet më tej.

https://www.state.gov/wp-content/uploads/2025/01/2024-INCSR-Vol-2-Money-Laundering-Accessible-Version.pdf

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 17 Shkurt 2025

Dashi

Dite përgjithësisht e qete kjo e sotmja për te dashuruarit. Duhet thënë se do i jepni me shume rëndësi komunikimit dhe do i zgjidhni disa zënka te vogla qe keni pasur. Beqaret nuk do kenë fat dhe do iu rendoje shume vetmia. Financat duhet menaxhuar me shume kujdes dhe maturi. Merkuri do iu gjendet pranë ne çdo moment dhe nuk do iu lere te shpenzoni pa u menduar.

Demi

Sektori i dashurisë ne çift do shkoje me se miri gjate kësaj dite. Përgatitni një darke romantike me qirinj dhe muzikën tuaj te preferuar nëse doni qe t’iu duket vetja si ne ëndërr. Marrëdhënia e beqareve me personat e seksit tjetër nuk do jete e mire. Edhe sot do qëndroni vetëm. Ne planin financiar do kryeni investime dhe situata do jete e qëndrueshme.

Binjaket

Dita e sotme nuk do jete e favorshme për jetën sentimentale te çifteve. Ka rrezik qe disa edhe ta tradhtojnë atë qe kane ne krah dhe me pas t’i japin fund lidhjes qe kane krijuar. Kujdes, mos u ndikoni nga emocionet e momentit. Beqaret edhe pse do kërkojnë shume nuk do e gjejnë personin qe iu përshtatet me shume. Financat nuk do jene te këqija. Përfitoni!

Gaforrja

Neptuni do ndikoje me se shumti sot ne jetën tuaj ne çift dhe do kaloni një dite mjaft delikate. Mos kërkoni te impononi mendimin tuaj për gjithçka sepse do përballeni me probleme te mëdha. Nëse jeni ende vetëm, edhe sot do e keni te vështira ta gjeni atë qe kërkoni. Ne planin financiar do bëni çmos ta mbroni sa me shume buxhetin. Do ia dilni mbanë.

Luani

Jo vetëm qe dita e sotme do jete shume e bukur për te dashuruarit, por edhe pasioni do jete i zjarrte. Pas një periudhe te qete, do riperjetoni emocione pa mbarim. Beqaret do kalojnë një dite te zakonshme dhe nuk serish nuk do e gjejnë personin e ëndrrave. Nëse iu dalin probleme ne planin financiar nuk duhet te alarmoheni, por duhet te zgjidhni gjithçka me kujdes.

Virgjeresha

Diskutoni hapur me partnerin tuaj sot për te gjitha problemet qe keni pasur ne çift. Me qetësi dhe maturi do zgjidhni gjithçka dhe do jeni me optimiste për te ardhmen. Beqaret do kenë disa takime, por fale tyre mund te linin vetëm dashuria kalimtare. Planetët do jene ne anën tuaj ne planin financiar dhe do iu ndihmojnë ta stabilizoni situatën. Shfrytëzojeni këtë mundësi!

Peshorja

Kur behet fjale për ta mbrojtur dashurinë tuaj dhe atë qe keni ne krah, ju jeni mjaft luftarake dhe nuk toleroni aspak. Sot do e tregoni këtë gjë. Beqaret do ndikohen mjaft nga Hëna dhe nuk do kenë aspak dëshirë për te bere njohje te reja. Ne planin financiar ka rrezik te përballeni me probleme serioze. Merrni masa sa me shpejt dhe mos i besoni askujt.

Akrepi

Ata qe kane pasur zënka me partnerin kohet e fundit do pajtohen gjate kësaj dite dhe ne mbrëmje do kalojnë momente me te bukura. Yjet do jene gjate gjithë kohës ne anën tuaj. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë te gjitha atyre qe do i ngacmojnë sot sepse do lëndohen. Ne pune nuk ka ardhur ende koha te merrni vendime te rëndësishme apo te nënshkruani kontrata.

Shigjetari

Te shumte do jene yjet qe do krijojnë turbullira ne jetën ne çift gjate kësaj dite. Lidhjes suaj do i mungoje qëndrueshmëria dhe do keni probleme te mëdha. Beqaret do kenë pak mundësi te takojnë personat e duhur, megjithatë nuk duhet ta humbin shpresën deri ne minutën e fundit. Ne planin financiar ka ardhur koha te ndiqni një strategji strikte.

Bricjapi

Fale influencës shume te madhe te Plutonit, jeta ne çift as për ju nuk do jete e qete. Do keni ide te ndryshme me partnerin dhe disa mund te shkojnë deri atje sa ta tradhtojnë atë qe kane ne krah. Kujdes! Beqaret duhet ti marrin gjerat si t’iu vijnë, pa kërkuar asgjë me ngulm. Ka mundësi qe buxheti juaj tre filloje te përmirësohet qe sot. Përfitoni për te hequr disa lek mënjanë.

Ujori

Sektori i dashurisë do vazhdoje te jete i mbrojtur nga yjet gjate kësaj dite. Do flisni hapur për gjithçka me partnerin dhe nuk do keni asnjë kontradikte. Për beqaret do ketë takime premtuese te cilat nuk duhen humbur ne asnjë mënyrë. Ne planin financiar do keni disa tronditje te vogla, por probleme te mëdha nuk do ketë. Shpenzimet duhet t’i pakësoni.

Peshqit

Nëse kohet e fundit jeni përballur me një situate te vështirë ne çift, sot do i shikoni gjerat më me qartësi. Situata do filloje te stabilizohet pak nga pak. Beqaret do flirtojnë pa pushim, por do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare. Shfrytëzojini nëse iu pëlqejnë ose prisni ende për një lidhje serioze. Ne planin financiar do e dini mire çfarë hapash te hidhni qe situata te mos përkeqësohet.

Një tjetër viktimë në punë: Shqiptari humb jetën nga rryma elektrike në Itali (Emri)

Një shqiptar ka ndërruar jetë në vendin e punës në Itali, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas një mesazhi të dërguan nga familjarit, bëhet fjalë për Spiro Shqau 55 vjeç, banor i Gjinarit të Elbasanit, i martua dhe babai i dy fëmijëve.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, ky 55-vejçari ra në kontakt me rrymën elektrike teksa po punonte në një firmë private si vinçier.

Nga ana tjetër bëhet me dije se organet shtetërore po marrin masat për ngjarjen e rëndë.

Fjolla Morinës i ndodh e papritura, këngëtares i shkatërrojnë makinën

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është përballur me një incident të rëndë, pasi dikush i ka sulmuar makinën, duke i bërë copash xhamin.

Këtë ngjarje e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka publikuar video teksa tregon dëmet e makinës.

Siç shihet edhe në pamje, dikush ka goditur me gur dritaren e shoferit duke e thyer atë plotësisht. Po ashtu në video duken e dhe copat e xhamit të shpërndara në të gjithë mjetin dhe në tokë.

“Allah në dorë tënde prej njerëzve psikopata e psikopatë, veç po pres edhe pak se me foto kam me të nxjer”, ka shkruar ajo.

Sipas reagimit të saj, këngëtarja duket se ka dijeni për personin që e ka sulmuar dhe se dikush e ka bërë qëllimisht.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim nëse këngëtarja do të bëjë të ditur detaje të reja lidhur me ketë incident.

Arrestimi i Veliajt, zbulohen kompanitë dhe OJF-të që përfituan 89 milionë euro të taksapaguesve të Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua të hënën me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për veprat penale korrupsion, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.

Sipas SPAK, Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës.

Të dhënat e dosjes hetimore të analizuara nga BIRN tregojnë se 12 shoqëri tregtare dhe organizata jofitimprurëse, të cilat përfitonin fonde direkt nga Bashkia e Tiranës me firmën e Erion Veliajt, i kanë paguar më shumë se 110 milionë lekë (1.1 milionë euro) disa kompanive dhe OJF-ve të kontrolluara nga bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa.

“Nga shtetasit nën hetim, specifikisht Erion Veliaj, si edhe bashkëshortja e këtij të fundit, Ajola Xoxa., është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme,” tha SPAK në njoftim për shtyp.

Megjithatë, këto pagesa, që dyshohen se janë në formën e pastrimit të parave dhe kishin për qëllim të justifikonin shpenzimet marramendëse që bënte bashkëshortja e kryebashkiakut për veshje firmato, bizhuteri dhe aksesorë, mund të jenë vetëm maja e ajsbergut.

Veliaj i ka mohuar akuzat për korrupsion dhe ka pretenduar se po persekutohet padrejtësisht, duke lëshuar një lumë me akuza ndaj prokurorit të çështjes, Ols Dado, dhe gjyqtarit Erion Bani.

“Nuk kemi asnjë lidhje unë dhe familja ime me fjalën korrupsion,” deklaroi ai pas arrestimit. “Kjo historia jonë është aq tragjikomike sa njerëzit s’do ta besojnë kur t’i dëgjojnë të zbërthyera një e nga një idiotësitë e asaj akuze,” shtoi Veliaj.

Kompanitë dhe OJF-të e dyshuara

Në total, SPAK ka identifikuar pesë kompani – Agi Kons, Fusha, Gerard-A, Noa Control dhe One Albania – të cilat kanë përfituar 22 procese prokurimi publik, për një vlerë totale prej 7.9 miliardë lekë (79 milionë euro) nga Bashkia Tiranë.

Nga këto pesë kompani, SPAK ka kërkuar masa sigurie në gjykatë vetëm për administratorët e Agi Kons, Gerard-A dhe Fusha shpk.

Kompania me numrin dhe vlerën më të lartë të prokurimeve është Agi Kons, me administrator biznesmenin Gentjan Sula. Sipas SPAK, Sula dhe Veliaj kanë një lidhje të hershme me njëri-tjetrin, e cila shkon pas në vitet 2004-2005 dhe provohet nga udhëtimet jashtë vendit me avionë ‘charter’ dhe transaksionet me pasuri të paluajtshme.

Sipas SPAK, kompania Agi Kons ka përfituar 4.9 miliardë lekë në prokurime dhe koncesione nga Bashkia e Tiranës, një pjesë të të cilave ia ka transferuar kompanive dhe OJF-ve të kontrolluara nga Ajola Xoxa. Xoxa gjithashtu dyshohet se ka përfituar një vilë në Marea Resort në Qerret nga Agi Kons.

Duke u bazuar në të dhënat dokumentare të pagesave të administrimit të resortit, qelizave të kompanive celulare, dëshmive të punonjësve dhe miqve të çiftit Xoxa-Veliaj, si dhe komunikimeve elektronike të Ajola Xoxës, SPAK ka arritur në përfundimin se vila me vlerë të përllogaritur në 500 mijë euro është në pronësinë faktike të familjes Veliaj-Xoxa.

E dyta në listën e përfitueseve që dyshohet se ka transferuar ryshfete drejt kompanive ose OJF-ve të kontrolluara nga Ajola Xoxa, është kompania Fusha Shpk. E administruar nga biznesmeni Shkëlqim Fusha, sipas SPAK, kjo kompani ka përfituar 2.2 miliardë lekë (22 milionë euro) nga Bashkia Tiranë.

Kjo kompani ka bërë disa pagesa ndaj personave fizikë, të cilat pastaj ia kalonin një pjesë të parave qendrës ‘Harabel’, të themeluar nga Ajola Xoxa.

“Thënë ndryshe, gjysmën e shumës së marrë nga Fusha Shpk këto shtetase, në cilësinë e personave fizikë, e kanë kaluar në llogaritë e Qendrës Harabel,” shkruan SPAK.

Kompania e tretë në listë, për nga niveli i përfitimeve nga kontratat publike është Gerard-A. Kjo kompani ka marrë 619 milionë lekë nga Bashkia e Tiranës dhe entitetet në varësi të saj, përshirë UKT, Drejtorinë e Pastrimit dhe Gjelbërimit apo Drejtoria nr. 2 Punëtorëve të Qytetit.

Kjo kompani është në pronësi të shtetasit Sokol Kryeziu, por SPAK ka ngritur dyshime se ajo në të vërtetë kontrollohet nga dikush tjetër.

“Ky shtetas ka punuar si kontrollor deri në momentin që ka blerë shoqërinë,” shprehet SPAK për Kryeziun, ndërsa shton se sipas kontratës së shitjes shoqëria është blerë për shumën 33.4 milionë lekë, vlerë e cila do të paguhej me këste për gjashtë vjet.

“Gjithashtu, i njëjti shtetas rezulton se në periudhën 21.10.2017 deri më 26.02.2018 ka punuar si fshesar në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit,” shton organi i akuzës.

Megjithëse në dukje pa lidhje me botën e artit, Kryeziu, gjatë periudhës dhjetor 2023 dhe janar 2024, ka blerë disa piktura nga Nan Gallery, e kontrolluar nga Ajola Xoxa, me vlerë 5 milionë lekë.

Një tjetër formë që sipas SPAK përdorej nga Veliaj për të pasuruar familjen e tij me fondet publike, ishte nëpërmjet OJF-ve të financuara nga Bashkia e Tiranës. Sipas të dhënave të dosjes hetimore, shtatë OJF të financuara nga Bashkia e Tiranës me një vlerë prej më shumë se 1 miliard lekë (10 milionë euro), kanë bërë pagesa drejt kompanive dhe entiteteve fitimprurëse të kontrolluara nga Ajola Xoxa.

OJF-ja me financimin më të lartë mes tyre është Kongresi Rinor Kombëtar (KRK), një entitet që ka marrë 942 milionë lekë nga Bashkia e Tiranës, gjatë viteve 2022-2024. Kjo organizatë i ka transferuar më pas 4 milionë lekë organizatës Balkan Youth Link – Albania (BYL-A), e cila kontrollohej nga Xoxa dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve në Kuvend, deputetja e PS-së, Klotilda Busha.

BYL-A ka përfituar drejtpërdrejt 5 milionë lekë nga Bashkia e Tiranës, me firmën e kryebashkiakut Erion Veliaj, e ndjekur nga Shoqata Bash-Art, Eventus, Community Assist, qendra Frobolous dhe qendra Muza. /BIRN

E trishtë/ Aktorja e njohur gjendet e vdekur brenda banesës së saj

Aktorja koreano-jugore Kim Sae-ron është gjetur e vdekur në Seul, raporton ‘BBC‘.

24-vjeçarja u gjet në shtëpinë e saj në lagjen Seongsu-dong nga një mik i saj. Oficerët thanë se nuk ishin gjetur shenja në trupin e saj dhe se po hetojnë shkakun e vdekjes.

Kim filloi karrierën e saj si një aktore kur ishte fëmijë dhe u pa si një nga aktoret e reja më premtuese të Koresë së Jugut.

E lindur në Seul në vitin 2000, ajo u bë e njohur me rolin e saj në filmin e vitit 2009, A Brand New Life – i cili e pa atë të shfaqej në Festivalin e Filmit në Kanë. Ajo vazhdoi të luajë në filmin me fitim më të madh të Koresë së Jugut të vitit 2010, ‘The Man from askhere’ dhe thrillerit të vitit 2012, The Neighbour, për të cilin ajo mori njohjen e çmimit.

Role të tjerë të dukshëm përfshijnë filmin e vitit 2014 A Girl at My Door dhe role televizive si Mirror of the Witch në 2016.

Aktorja u tërhoq kryesisht nga syri i publikut në vitin 2022 për shkak të një aksidenti me drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, për të cilin u gjobit me 20 milionë nënë (11,000 £) në prill 2023.

Roli i fundit i Kim ishte në dramën koreane të vitit 2023 të Netflix, Bloodhounds.

Variety raportoi se pjesa më e madhe e rolit të saj u modifikua për shkak të aksidentit me makinë.

Bëhuni gati! Temperatura deri në -7 °C, reshje shiu dhe dëborë, parashikimi i motit për javën që vjen (Tabela)

Ditën e hënë vendi ynë do të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje të herëpasherëshme shiu(me ndërprerje), me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra të izoluara.

Në Alpe dhe relievet malore mbi 700-900metër në veriilindje dhe mbi 900metër në juglindje, priten reshje dëbore me intensitet të ulët.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e martë reshjet e shiut do të jenë të dobëta, kryesisht në formë pikash në qendër të vendit.

Ditën e mërkurë, të enjte dhe të premte do të mbizotërojë mot i kthjellët, por temperaturat do të pësojnë rënie, kryesisht në vlerat minimale, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare përgjatë maleve.

Egli “mollë sherri” në “Big Brother”, banori i ri e puth, shpërthen Gjesti: Mos e prek…

Mjaftuan vetëm pak orë që banori më i ri i “Big Brother Vip”, Vserlo, të kthente shtëpinë “përmbys”.

Pas përfundimit të spektaklit ai iu afrua Eglit, ndërkohë ky afrimitet nuk i pëlqeu aspak Gjestit, i cili i kërkoi që t’i largohej.

Ndërkohë, ai jo vetëm që nuk iu largua, por edhe puthi Eglin, madje filloi t’i afrohej Gjestit e duke e provokuar që debati të agravonte.

Vserlo: “Ça tjetër ke. Unë kështu e kam qejfin. Çfarë tjetër ke përveç inatit. Çfarë ke tjetër përveç inatit“.

Gjesti: “Mos më prek, largohu. Mos më prek në fytyrë”.

Vserlo: “Çfarë tjetër ke përveç inatit”.

Gjesti: “Më me dorë atë çikë mos e prek”.

Virselo: “Çfarë do më bësh ti”?

Motra e Gjestit komenton romancën e tij me Eglin: Është shumë e mirë dhe e sjellshme, por…

Motra e Gjestit, Blerina pas surprizës që iu bë mbrëmë banorit, ka dhënë një intervistë për “Big Brother Vip Fan Club”.

Ndër të tjera, ajo është pyetur edhe për raportin e të vëllait të saj me Eglin. Ajo u shpreh se Gjesti nuk po luan, ndërsa tha se pavarësisht se Egli është vajzë e mirë, vendimi u takon atyre.

Po në lidhje me Eglin mendon se po luan?

-Jo nuk e mendoj, sa e njoh unë jo.

Do ju pëlqente një romancë mes Eglit dhe Gjestit?

-Ata e vendosin vetë. Nuk jemi kundër. Është shumë e mirë shumë e sjellshme, por vendimi u përket atyre.

Si jeni ndjerë kur keni parë debatet e ashpra të Gjestit me Jozin dhe G-Banin?

-Normal që nuk jemi ndjerë mirë, por nuk kemi pasur ndonjë mendim, ka ndodhur.

Vetëm pak orë brenda shtëpisë së BBVA, Vserlo bën ‘namin’ nga debatet e para me banorët, përplaset ashpër me Gjestin

Banori i ri i Big Brother VIP Albania, Vserlo, ka hyrë në shtëpi me shumë energji dhe menjëherë është përplasur me disa prej banorëve.

Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmshëm, një video e publikuar në TikTok tregon momentin kur ai debaton ashpër me Tririn, duke i thënë: “Shijo muajin e mjaltit”, duke nënkuptuar se ai dhe partnerja e tij, Krisa, nuk kanë bërë asgjë që nga hyrja në shtëpi.

Në një moment tjetër, Gjesti i tërheq vëmendjen duke i thënë të mos prekë banorët.

Situata tensionohet kur ai i drejtohet përsëri Tirit, duke i thënë: “Ej, kë shtyn ti more për të hapur rrugën? Hajde, ik shijo muajin e mjaltit”.

Më pas, ai afrohet tek Egli për t’i thënë diçka, por ndërhyn përsëri Gjesti, duke i kujtuar: “Mos i prek çikat nëpër shtëpi, ore vëlla”.

Ndërkohë, Vëllai i Madh i jep një vërejtje për sjelljen e tij.

Trisi i drejtohet ashpër duke i thënë: “E ke nisur keq ore budalla, do t’i kenë dërguar valixhet te dhoma e rrëfimit”.

Ndërsa Krisa komenton me ironi: “Ky paska vetëm një fjali për mua dhe Tririn: ‘Shijo muajin e mjaltit’”.

Hyrja e Vserlos ka ndezur debatet në shtëpi dhe mbetet për t’u parë si do të vijojë loja e tij në ditët në vijim.