“Bitcoin duhet të jetë risi e zhvillimit të Shqipërisë”- Berisha: Auditim total 12 viteve të qeverisjes, do zbulojmë ku kanë shkuar 64 miliardë Euro

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se Shqipëria është një vend me mundësi shumë të mëdha. Berisha u shpreh se, vendi do të drejtohet drejt dixhitalizimit të thellë, bitcoin, blachain, që duhet të jenë risitë e zhvillimit të Shqipërisë.

Gjatë prezantimit të programit ekonomik të PD, ai tha se i rregulluar me ligj, bitcoin do të lidhet me emrin e çdo të riu, çdo investitori dhe çdo qytetari.

“Do të bëjmë gjithçka për të nxitur prodhimin, sipërmarrjen e vogël, për të nxitur startupet dhe teknologjitë e avancuara. Dixhitalizimin e thellë, bitcoin, blachain, duhet të jenë risitë e zhvillimit të Shqipërisë. Sot ju e dini, bitcoin lidhet vetëm me emrin e Amant Josifit dhe Edi Ramës. jo më, bitcoin do të lidhet me emrin e çdo të riu, çdo investitori, çdo qytetari. Natyrisht të garantuara dhe rregulluara me ligj. Unë do të them një gjë. Kam punuar gjithë jetën për ëndërrat e mia, që janë projektet, ëndërrat e ditës. Unë nuk u shpall ato kurrë, po ta di se nuk realizohen dhe unë kam besim të plotë me ekspertë të shkëlqyer që kemi, me të tjerë që janë të gatshëm që na bashkohen“, tha kreu i PD.

Në fjalën e tij, kryedemokrati u shpreh se, me të ardhur në pushtet qeverisja e PD, do të bëjë një auditim të plotë të 12 viteve të qeverisjes së Edi Ramës për të zbuluar se ku kanë shkuar 64 miliardë euro nga buxhetet e qeverisë.

“Natyrisht kontrolli i tyre nuk është totall, është i pjesshëm, shabllon me model. Por një kontroll i plotë, se ku shkuan 64 miliardë euro të buxheteve të kësaj qeverie, në një kohë që shqiptarët marrin rrogat e pensionet më të ulëta, largohen masivisht nga Shqipëria, varfëria ka arritur në 41% e fëmijëve, e të rinjve 51%.Ndërkohë që veprat publike, segmente rrugësh të shtrira në 12 vite me çmime 10-15 herë më të larta se çmimet e Kroacisë. Sigurisht që do të bëhet një audit i plotë i të gjithë këtij abuzimi i paprecedentë në historinë e Shqipërisë. Enver Hoxha që ta dinë shqiptarët, 35 % të buxhetit të shtetit e shndërronte ne bunkerë e tunele. Edi Rama zhduk pa nam e nishan mbi 30 % të buxhetit të shtetit. Zhduk, sipas akteve të KLSH-së. Kështu që auditi është kusht i domosdoshëm”, u shpreh ish kryeministri.

Erion Veliaj bën lëvizjen e PAPRITUR, avokati i kryebashkiakut: Dorëzuam…

Ermir Beta, avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj ka deklaruar për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha se ka dërguar me postë ankimimin drejtuar gjykatës së apelit të posaçëm ku kundërshtohet masa e arrestit me burg ndaj Veliaj.

“Apelojmë vendimin e parë, atë të datës nëntë shkurt”- i tha në një bisedë telefonike gazetares Anila Hoxha avokati, i cili shtoi sakaq se po bën gati dhe apelimin e dytë për vendimin e datës 12 shkurt ku gjyqtari antikorrupsion z. Erjon Bani la në fuqi gjatë verifikimit të kushteve masat qe kishte shpallur në mungesë./ Top Channel

U arrestua për vjedhje, por policia zbulon detajin tronditës! Çfarë u gjet në telefonin e 38-vjeçarit

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi akuzohet për vjedhje. Por policia thotë se gjatë këqyrjes së telefonit është zbuluar se personi kishte abuzuar seksualisht edhe me një vajzë të mitur 13-vjeçare.

Në kuadër të operacionit të koduar “Tranzit” u vu në pranga shtetasi me iniciale S.Gj., lindur dhe banues ne Milot Kurbin.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi S. Gj, është autori i disa vjedhjeve të bagëtive të trasha në fshatin Gajush, vjedhje të ndodhura në javën e parë të muajit shkurt 2025, si dhe dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në fshatra të tjera ku vijon puna për dokumentimin ligjor të tyre.

Po ne vijim të veprimeve policia gjatë këqyrjes së celularit të këtij shtetasi zbuloi se 38 vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale e një të mitur 13 vjeçare (vajzën e një shtetaseje që strehohej në banesën e saj në Lezhë, lidhje miqësore e tij).

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia sekuestroi dy automjete që shërbenin për transportimin e bagëtive të trasha që ky shtetas vidhte në fshatrat e Lezhës.

Njoftimi:

Vihet në pranga një shtetas për vjedhje dhe marrëdhënie seksuale me të mitur.

Sekuestrohen dy automjeteve dhe prova të tjera për dokumentimin ligjor të veprave të kryera nga ky shtetas.

Seksioni për Krimet në Volum në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, finalizuan operacionin policor të koduar “Tranzit”, në kuadër të cilit u bë i mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: S.Gj.,38 vjeç,lindur dhe banues ne Milot Kurbin.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi S. Gj, është autori i disa vjedhjeve të bagëtive të trasha në fshatin Gajush, vjedhje të ndodhura në javën e parë të muajit shkurt 2025, si dhe dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në fshatra të tjera ku vijon puna për dokumentimin ligjor të tyre.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia sekuestroi dy automjete që shërbenin për transportimin e bagëtive të trasha që ky shtetas vidhte në fshatrat e Lezhës.

Po ne vijim të veprimeve policia gjatë këqyrjes së celularit të këtij shtetasi zbuloi se 38 vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale e një të mitur 13 vjeçare (vajzën e një shtetaseje që strehohej në banesën e saj në Lezhë, lidhje miqësore e tij).

Vijon puna për grumbullimin e provave dhe dokumentimin e plotë ligjor të veprave të tjera penale, si dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm, të cilët mund të kenë ndihmuar në realizimin e vjedhjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Menaxheri i Rozana Radit nxjerr bisedat e saj me Olta Gixharin (Foto)

Debati mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit ka marrë një kthesë të re pas publikimit të mesazheve private mes Rozanës dhe Oltës, motrës së Gertës.

Menaxheri i Rozanës ka shpërndarë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram bisedën e zhvilluar mes saj dhe Oltës në WhatsApp, duke hedhur dritë mbi pohimet e Rozanës se aktorja e kishte mbështetur para hyrjes në “Big Brother VIP Albania 4”.

Në mesazhet e publikuara, Olta i shkruan Rozanës: “Suksese shpirti.

Mu bë qejfi shumë për ty dhe do më bëhet akoma më shumë kur të fitosh Big Brother”. Rozana i kthen: “Zemra, të dua shumë, hahaha s’kam firmosur unë asgjë, akoma jo një herë s’di”.

Ky publikim ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit e reality show-t dhe ka rritur dyshimet rreth marrëdhënies mes motrave Gixhari.

Ndërkohë, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4” ndodhet gazetarja Gerta Gixhari, e cila ka pasur raporte të tensionuara me Rozanën.

Rozana ka këmbëngulur se Gerta nuk ka një raport të mirë me motrën e saj jashtë, duke e akuzuar për mungesë komunikimi me Oltën.

Kjo çështje ka marrë më shumë jehonë pas hyrjes së Oltës në spektaklin e së shtunës, ku ajo i bëri një surprizë Gertës, duke shprehur mbështetje të plotë.

Miratohet ligji “ekstrem”! Në këtë shtet, të huajt nuk do mund të blejnë më shtëpi

Blerësit e mundshëm të shtëpive do të përballen me më pak konkurrencë nga jashtë, me Laburistët në Australi që premtojnë të ndalojnë investitorët e huaj të blejnë shtëpi ekzistuese për të paktën dy vjet.

Por kufizimi, i cili përsërit një politikë të shpallur nga Koalicioni vitin e kaluar, do të kapë më pak se 0.4 për qind të tregut të banesave, duke hedhur dyshime mbi efikasitetin e tij.

Sipas planit të qeverisë, investitorët e huaj, duke përfshirë banorë të përkohshëm si studentë ndërkombëtarë dhe kompani të huaja, nuk do të jenë në gjendje të blejnë një banesë të ndërtuar në Australi nga 1 prilli 2025 deri më 31 mars 2027. Ata do të jenë ende në gjendje të blejnë banesa të reja, për të inkurajuar furnizimin me banesa dhe gjithashtu do të sigurohet një ndarje për punëtorët në një skemë vizash në Paqësor.

Qeveria do të godasë gjithashtu tregun e ‘tokave’ duke detyruar investitorët e huaj që blejnë toka të lira, ta zhvillojnë atë brenda një afati të arsyeshëm kohor. Ministrja e Strehimit, Clare O’Neil, tha se qeveria duhej të orientonte të gjitha përpjekjet e saj për të siguruar pronësinë e shtëpisë për më shumë të rinj australianë.

“Ky nuk është një plumb argjendi, sepse nuk ka plumb argjendi. Por kjo është një pjesë e rëndësishme e agjendës absolutisht masive të strehimit të Laburistëve”, tha ajo.

Investitorëve të huaj aktualisht u ndalohet blerja e shtëpive ekzistues, por lejohen përjashtime për disa rrethana si lëvizja në Australi për punë ose studim. Në vitin 2022/2023, investitorët e huaj përbënin 5360 blerje të pasurive të paluajtshme banesore, nga të cilat vetëm një e treta ishin banesa ekzistuese. Vëllimi i blerjeve të huaja të shtëpive ekzistuese ishte i ulët dhe nuk do të zgjidhte në vetvete mospërballueshmërinë e banesave, tha Këshilli i Pronave.

Matthew Kandelaars, ekzekutivi i këshillit për politikat dhe avokimin, tha se hapjet për ndërtesat e reja ishin të mirëseardhura pasi duhet bërë çdo përpjekje për të rritur furnizimin me banesa.

“Është e këndshme që të dyja partitë kryesore e kanë kuptuar se ndërtimi i shtëpive të reja, është mënyra më e rëndësishme që kombi ynë do të trajtojë sfidën e tij të përballueshmërisë së strehimit”, tha ai.

“Shkelje privatësie e tmerrshme”, Olta Gixhari reagon indirekt për publikimin e bisedës me Rozanën (Video)

I ftuar në emisionin e sotëm të “Big Brother Fan Club”, Eni Shehu, miku i ngushtë i Olta Gixharit, ka dhënë një sqarim më të gjerë mbi publikimin e bisedave mes saj dhe Rozanës.

Eni zbuloi se mesazhet ku Olta i uronte fitoren Rozanës, datonin më 10 dhjetor, ekzaktësisht 11 ditë përpara se të niste edicioni i katërt i këtij “Big Brother”-i.

Gjithashtu, prej kontakteve të afërta që ka me të dyja motrat Gixhari, Eni sqaroi se vendimi që Gerta të bëhej pjesë e shtëpisë ishte marrë vetëm tre ditë para nisjes së emisionit, periudhë kohore kur dhe Olta ishte vendosur prej saj në dijeni të vendimit.

“Unë sigurisht që nuk i kam bisedat, i kam parë në telefonin e Oltës. Ai publikim i mesazheve është një shkelje privatësie e tmerrshme,” tha Eni kur u pyet nga Heidi nëse akseson biseda më të gjera mes të dyjave.

Përsa i përket marrëdhënies mes motrave Gixhari, nëse janë të vërteta fjalët se ato të dyja nuk flasin, Eni u përgjigj:

“Ato kanë thënë gjithmonë dhe njerëzit s’e kuptojnë. Kanë thënë ‘zihemi, duhemi, si motra’, kaq.”

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë tokën

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter është regjistruar këtë të diel në afërsi të Napolit në jug të Italisë.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 2 kilometrash në një kalderë vullkanike (një lloj krateri), 14 kilometra nga Napoli dhe u regjistrua në orën 15:30, shkruan ANSA.

Nuk pati raportime për të lënduar apo dëme në ndërtesa, por tërmeti trazoi banorët e Napolit dhe rajonit përreth.

Tërmetet janë të shpeshta në këtë pjesë të Italisë, pasi zona e Campi Flegrei (Fushat e Flegreit) është aktualisht nën ndikimin e bradyseizmit.

Bradyseizmi është ngritja ose ulja graduale e një pjese të sipërfaqes së Tokës, e shkaktuar nga mbushja ose zbrazja e dhomave nëntokësore të magmës ose nga aktiviteti hidrotermik, veçanërisht në kalderat vullkanike.

Ky proces mund të zgjasë për mijëvjeçarë ndërmjet shpërthimeve dhe çdo lëvizje e tokës zakonisht shoqërohet nga mijëra tërmete të vogla deri në mesatare.

“Isha 15-vjeç kur pija bar dhe aI kooI që në 8 të mëngjesit”, Zhaku rrëfen detaje tronditëse

Inida Gjata, artistja dhe gazetarja e njohur si Zhaku është rikthyer në ekran pas shumë kohësh mungese.

E ftuar në “Profil” në Euronews, Zhaku ka zbuluar detaje tronditëse nga rinia e saj, abuzimin me drogën dhe alkolin, deri në pikën ku jeta e saj ka qenë në dorë të zotit.

“Ku rafsha mos u vrafsha, është përcaktimi që i bëj vetes. Shyqyr nuk jam më ashtu, shpesh herë kam qenë vërtetë në dorë të Zotit. Kur unë kam qenë e re, 15-vjeçe këtu ka qenë 1997, ne na lanë pa shkollë, plumba gjithandej, kriminelë gjithandej.

Ne gjithë ditën pinim barë sa këtu atje. Unë në gjimnaz në vend të shkoja në mësim orën e parë shkoja te klubi i lagjes e porosisja një “kaçurrel”, (pije alkoolike). Abuzim sikur isha një njeri komplet i dëshpëruar që nuk ke fare të ardhme që në pikë të mëngjesit kaçurel, rrugëve”,- tha Zhaku.

Sipas Zhakut ishte Gjermania ajo e cila e bëri të kuptonte se po jetonte një jetë të cilën nuk e donte

“Këtu mu mbyllën të gjitha dyert, e vetmja derë e hapur ishte Kristjani dhe Gjermania. Kështu 31 vjeçe nisa jetën nga e para shkova në Gjermani, mësova Gjuhën, krijova një jetë të re, s’më njihte askush. Nisa një jetë shumë të thjeshtë. Punoja në kuzhinë.

Një jetë që e bën çdo emigrant. Mua më bëri shumë mirë. Ishte një zbor i mirë që e meritoja dhe ja uroj çdokujt, sepse unë duke qenë në gjendje depresive para se të ikja.

Në ato momente njeriu ka nevojë për një ndryshim rrënjësor, vetëm ajo është zgjidhje në këto momente të marrësh një vendim radikal. nuk doja fare të ekzistoja në Shqipëri dhe sa herë shikoja ndonjë koment, u thoja mos të më përmendnin. Kisha nevojë për këtë restart.

Mbi të gjitha kuptova se para se të mendoj të shpëtoj botën, duhet të shpëtoj veten”,- tha Zhaku.