Pati spekulime se do të hynte në Big Brother Albania, reagon Xheneta

Dëgjo këtë artikull tani…Pati spekulime se do të hynte në Big Brother Albania – Xheneta Fetahu reagoi në rrjete sociale

Xheneta Fetahu këto ditë ka qenë një emër tejet i komentuar në media e shtypin rozë.

Ajo ka pak ditë që përmbylli aventurën në Big Brother VIP Kosova 3, duke u renditur si finalistja e dytë.

E pas kësaj, u tha se do të shkonte në Big Brother të Shqipërisë për t’iu bashkangjitur Gjestit.

Madje pati aludime se do të hynte në spektaklin e mbrëmjes së kaluar, gjë që nuk ndodhi.

Modelja kishte bërë një reagim në rrjete sociale duke treguar se ndodhet në Prishtinë.

“Shtëpi e ëmbla, shtëpi. Prishtinë”, ka qenë përshkrimi i fotografisë që postoi.

Xheneta ndërkohë nuk ka reaguar akoma për Gjestin dhe për afrimitetin që atje ka krijuar me banoren Egli Tako.

Speci djegës, si ta përdorni sa herë keni këmbë të ftohta

Ekspertët besojnë se këmbët janë shumë të lidhura me pjesën tjetër të trupit tuaj, me 72,000 mbaresa nervore në secilën këmbë që korrespondojnë me zona të ndryshme.

Ndërsa plakemi, qarkullimi në këmbët tona nuk është aq i mirë sa dikur dhe mund të na duhet ndihmë për t’i mbajtur komod.

Një mënyrë e thjeshtë për ta bërë këtë është duke përdorur spec djegës.

Kur hamë spec djegës, i gjithë trupi ynë ngrohet, përfshirë këmbët.

Sipas “Bright Side”, kjo është shumë e dobishme gjatë netëve të ftohta të dimrit dhe ja cilat janë arsyet.

Specat djegës mund të ngrohin këmbët.

Të gjitha specat përmbajnë një përbërës të quajtur kapsaicinë. Kur hani diçka që përmban këtë përbërës, ajo rrit qarkullimin e gjakut në trupin tuaj.

Gjithashtu, kur ky përbërës bie në kontakt me lëkurën, bën që enët e gjakut të zgjerohen, duke nxitur rrjedhjen shtesë të gjakut dhe duke siguruar ngrohtësi në atë zonë.

Për disa njerëz, ndjesia e ngrohjes mund të ndodhë menjëherë. Për të tjerët, nxehtësia rritet gradualisht me kalimin e kohës.

Ky truk është veçanërisht efektiv gjatë të ftohtit ekstrem.

Cilësia e gjumit mund të përmirësohet vetëm duke manipuluar temperaturën e këmbëve gjatë gjumit. Nëse keni provuar shumë gjëra për t’ju ndihmuar t’i mbani këmbët të ngrohta gjatë dimrit, por asnjëri prej tyre nuk ka funksionuar, kjo mund të jetë e vlefshme.

Ç’PO NDODH? Kapen tinguj nga hapësira, mbërrijnë nga 100 mijë km larg Tokës

Kapen tinguj që mbërrijnë nga 100 mijë km larg Tokës.

Janë valë kozmike, ndoshta të gjeneruara nga shpërthime plazme, që vijnë me frekuenca që hyjnë në spektrin e dëgjimit human, dhe ngjan me cicërimë zogjsh.

Zbulimi i tyre është falë satelitëve Magnetospheric Multiscale të Nasës, dhe studimi është publikuar në revistën shkencore Nature.

Sipas astrofizikantëve, janë rryma elektromagnetike që janë kapur disa herë në Tokë nga antenat radio.

Këto valë që janë në kor dhe etiketohen si ndër më të fortat pasi mund të prodhojnë elektrone vrasëse, pasi kanë energji jashtëzakonisht të lartë duke u kthyer në rrezik për satelitet dhe mjetet hapësinore.

Janë të pranishme edhe pranë planetëve të tjerë të sistemit tonë, përfshirë Jupiter, Saturn, Mars dhe Afërditë.

Megjithatë, për astrofizikën ende nuk është e qartë natyra dhe origjina e tyre, duke hapur pikëpyetje të reja për shkencën.

“Kathimerini” zbulon prapaskenat: Negociata të fshehta mes Tiranës dhe Athinës

“Dritare konsultimi me Tiranën”. Me këtë titull, e përditshmja e njohur greke “Kathimerini” ka zbuluar se mes qeverive në Tiranë dhe Athinë ka nisur një erë e re. Çështja “Beleri” duket se është harruar dhe në paraskenë janë duke u zhvilluar negociata për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme që mbajnë peng marrëdhëniet mes dy vendeve.

Gazeta greke zbulon se qeveria shqiptare ka bërë lëshimin e parë duke pranuar një kërkesë të minoritetit grek që të mund të vetëdeklarohet si i tillë pa pasur nevojë për dokumente shtesë. Madje çdo person që ndihet grek mund ta bëjë këtë në çdo pjesë të vendit dhe jo vetëm në zonat minoritare.

“Kathimerini” shkruan se për palën shqiptare është duke negociuar Endri Fuga, një nga njerëzit e besuar të Edi Ramës. Tirana duket se ka marrë përsipër të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve të pronave të minoritetit grek dhe të pranojë aplikimin e gjuhës greke edhe në zonat të ashtuquajtura minoritare ku pakica greke është nën 20% dhe të çojë përpara çështjen e varrezave të ushtarëve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Nga ana tjetër edhe Athina ka pranuar të bëjë disa lëshime duke nisur me mosbllokimin e hapjes së kapitujve të negociatave për Shqipërinë në Bruksel. Një tjetër çështje që qeveria greke po shtyn është marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore.

Në negociata është edhe zgjidhja e çështjes së pronave të komunitetit çam në Greqi dhe heqja e ligjit të luftës. Sipas të njëjtave burime të dyja palët pritet të rinisin diskutimet edhe për kufirin detar. Lapsi.al sjell më poshtë të plotë shkrimin e “Kathimerini”

“Dritare konsultimi me Tiranën”

Progresi aktual i Tiranës në negociatat e pranimit me BE shihet si një mundësi për të përmirësuar marrëdhëniet greko – shqiptare dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet kryesore, veçanërisht pasi qeveria e kryeministrit shqiptar Edi Rama ka vijuar së fundmi me miratimin e ligjeve zbatuese të vitit 2017, të cilat në thelb parashikojnë të drejtën e vetëvendosjes së anëtarëve të pakicës kombëtare greke edhe nëse ata jetojnë jashtë zonave ku kjo ishte e mundur.

Kjo lëvizje specifike e çoi Athinën në vendimin për të mos bllokuar hapjen e kapitullit të fundit të pranimit për Tiranën dhe të dyja palët duket se janë në konsultime të përhershme edhe për çështje të tjera të rëndësishme. Rasti i eurodeputetit të “Nea Demokratia”, Fredi Beleri ndikoi negativisht në marrëdhëniet greko – shqiptare dhe bëri zhurmë edhe në Tiranë, pasi u kuptua se edhe një konflikt i tillë me Greqinë mund ta mbajë Shqipërinë jashtë orbitës evropiane.

Athina ka qenë në kontakt me përfaqësuesit e pakicës kombëtare greke gjatë gjithë konsultimeve në prapaskenë për miratimin e ligjeve zbatuese. Ata ranë dakord që në këtë mënyrë të sigurohet një nga të drejtat më të rëndësishme dhe të përhershme të Minoritetit Kombëtar Grek. Negociatat u zhvilluan kryesisht me fokus Brukselin, me faktor kyç në emër të Tiranës njeriun e besuar të Edi Ramës, Endri Fuga ndërsa në anën greke u përfshinë zyrtarë të Përfaqësisë së Përhershme. Në thelb, tekstet u formuluan në bashkëpunim të ngushtë midis Athinës dhe Tiranës dhe parashikojnë sa vijon:

Së pari, njihet roli i përcaktimit të lirë dhe individual, ndërkohë që për herë të parë aplikantit nuk i kërkohet të sigurojë dokumentet e regjistrimit për të mbështetur kërkesën e tij. Gjithashtu, bëhet i detyrueshëm pranimi brenda 30 ditëve nga deklarimi i vetëvendosjes së qytetarit ndërsa janë hequr përgjegjësi të ndryshme që mund të krijonin probleme, kryesisht nga nivelet e ndryshme të vetëqeverisjes (bashki dhe qark).

Në tekstet e ligjeve origjinale kishte një dispozitë të tretë për aktivizimin e një përjashtimi dhe një procesi verifikimi shtesë në rast se aplikanti “banon në një zonë që nuk shfaq karakteristika të veçanta kulturore, etnike, gjuhësore, fetare apo tradicionale”. Për të kapërcyer shtrirjen specifike, u shtua shprehimisht se këto karakteristika supozohen edhe nga ekzistenca ose e organizatave johomogjene. “Procesi i verifikimit të jashtëzakonshëm” ka qenë në thelb mjeti i autoriteteve shqiptare që nga koha e Enver Hoxhës, për t’iu mohuar mërgimtarëve të drejtën e vetëvendosjes.

Gjuha

Në fushën e përdorimit të gjuhës nga një pakicë etnike, për herë të parë u pranua dëshira e kahershme e Greqisë, përtej kriterit të ekzistencës së të paktën 20% të popullsisë dhe rastit kur “pakica është tradicionalisht e gjallë” si kusht për të drejtën e përdorimit të saj. Burime të mirëinformuara thonë se ndonëse negociatat kanë qenë intensive, atmosfera ka qenë konstruktive.

Gjithashtu, u ra dakord edhe kuadri për sigurimin e zbatimit të duhur të dispozitave zbatuese nga autoritetet shqiptare. Në këtë drejtim mund të përdoret Komisioneri i Lartë i OSBE-së për Pakicat Kombëtare dhe sigurisht Komisioni Europian, i cili do të monitorojë çështjen në kuadër të raportit vjetor të progresit të Shqipërisë, në kapitullin e grupit të parë të dhënies së fondeve.

Sigurisht që aplikimi do të monitorohet nga vetë Minoriteti Kombëtar grek me ndihmën e ambasadës greke në Tiranë. Diskutimet u mbyllën në prag të Krishtlindjeve dhe pak ditë më vonë u miratuan edhe ligjet zbatuese nga Qeveria Shqiptare (me numrat 844 dhe 845/26-12-2024). Më 27 dhe 30 dhjetor respektivisht ligjet janë publikuar në Fletoren Zyrtare dhe tashmë janë në fuqi.

Perspektiva

Ky bashkëpunim i mirë tani hap mundësi për diskutim edhe për çështje më të vështira, siç janë për shembull pronat e pakicave. Tashmë, Athina dhe Tirana kanë rënë dakord të ndihmojnë qeverinë shqiptare në drejtim të zgjidhjes së ekspertëve grekë në pritje nga Regjistri Helen i Tokës.

Gjithashtu, pala shqiptare shfaqet e gatshme për zbatimin e plotë të marrëveshjes ndërqeveritare për funksionimin e varrezave ushtarake ku janë varrosur të vdekurit e luftës greko – italiane të viteve 1940-41 .

Në të njëjtën kohë, nga pala shqiptare ka vullnet për të rifilluar procesin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes në demarkacionin e Zonës Ekskluzive Ekonomike (ZEE). Mes pakicës kombëtare greke ka edhe kënaqësi për faktin se tashmë mund të votohet me postë, që do të thotë se mund të votojnë edhe nëse punojnë në Greqi apo në një vend tjetër.

Nga pala greke duhen pritur disa gjeste vullneti të mirë. Më e rëndësishmja, e cila ka edhe pasoja në politikën shqiptare, është njohja e sigurimeve shoqërore (kryesisht pensionet, pra nënshkrimi i një marrëveshjeje mes Athinës dhe Tiranës). Negociatat për këtë kanë nisur tashmë në muajt e fundit. Përveç kësaj, Greqia do të jetë nën presion nga partnerët e saj evropianë për t’i dhënë fund zyrtarisht ligjit të luftës.

Çështja më e vështirë për palën greke, natyrisht, lidhet me pronat e çamëve, të cilët, si bashkëpunëtorë të nazistëve, u dëbuan nga Greqia Perëndimore pas luftës. Këto janë prona të cilat janë nën ruajtje dhe aktualisht kanë të bëjnë me rreth 200 prona në zona të ndryshme. Vështirësia kryesore në trajtimin e kësaj çështjeje specifike nuk ka të bëjë me pronat si të tilla, por faktin se ajo lidhet edhe me protestat e organizuara nga organizatat ekstremiste të çamëve.

Zgjedhjet në maj

Në çdo rast, z.Rama është këtë vit pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe perspektiva evropiane është argumenti më i rëndësishëm kundër kundërshtarëve të tij, gjithsesi të dobët. Në të njëjtën kohë, në Athinë e dinë mirë se pa levën e presionit që ofron nevoja e Shqipërisë për të respektuar acquis evropiane, edhe këto zhvillime pozitive për minoritetin nuk do të ishin të mundshme. Prandaj, viti 2025 paraqet mundësi në marrëdhëniet greko-shqiptare që diplomacia greke nuk synon t’i lërë të pashfrytëzuara.©Përshtati në shqip LAPSI.al

Nga ministritë te gjykatat/ Ambasada e SHBA njofton institucionet që preken nga pezullimi i fondeve me urdhër të Trump

Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar të gjitha institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve të mbështetjes pas firmosjes së urdhrit ekzekutiv nga presidenti Donald Trump.

* Ministria e Financave, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare

* Ministria e Brendshme, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes së Policisë dhe Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

* Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

* Ministria e Drejtësisë, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve

* Ministria e Mbrojtjes

* Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

* Ministria e Arsimit dhe Sportit

* Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

* Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

* Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

* Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor

* Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

* Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përfshirë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bursën Shqiptare të Energjisë (ALPEX)

* Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit

* Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

* Parlamenti, duke përfshirë komisionet e tij

* Këshilli i Lartë Gjyqësor

* Këshilli i Lartë i Prokurorisë

* Gjykata Kushtetuese

* Gjykata e Lartë

* Të gjitha gjykatat, përfshirë gjykatat e apelit, gjykatat administrative të apelit dhe gjykatat e shkallës së parë

* Struktura e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit

* Gjykata e Shkallës së Parë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

* Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

* Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm

* Inspektori i Lartë i Drejtësisë

* Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Dhoma e Posaçme e Apelimit

* Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK)

* Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI)

* Ministria e Shtetit dhe Zyra e Kryenegociatorit

* Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC)

* Të gjitha pushtetet komunale

FSHATARl po pυnonte token gjen nje arke,HABlTET nga ajo qe gjen brenda kur e hapen

Një arkë mjaft e vjetër dhe e rrallë është zbuluar në Rusi, nga disa persona krejt rastësisht.

Fotografitë e kësaj arke tregojnë se në të kishte veshje, aIkooI, para, cigare dhe pajisje të tjera ush tarake.

Arka ishte plot përmbajtje të Iuftës. Aty u gjetën para gjermane, të cilat ishin përdorur gjatë regjimit n azist.

Madje, kutia e cigareve ishte ruajtur në mënyrë perfekte.

Gruaja nga Tirana shkon të pijë kafe në lokal dhe harron orën,më pas këthehet për ta marrë por kamarieri…

Një djalë i ri, i cili punonte si kamerier në një lokal në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë

është futur në telashe dhe shkak për këtë është bërë një kliente.


Ajo ka harruar orën e saj në lokal dhe kur është kthyer për ta marrë nuk e ka gjetur më.

Për këtë gjë ajo ka kallëzuar në polici kamerierin.

I pyetur nga policia djali që i ka shërbyer ka thënë se as nuk e ka dorëzuar në banak orën,

as e ka marrë për vete, por e ka hedhur në koshin e mbeturinave.

Ndaj tij kanë nisur hetimet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjithashtu të ditura janë bërë inicialet A.P e kamerierit dhe mosha e tij 22 vjeç. Ndërsa klientja që e ka kallëzuar është 57 vjeç.

I riu zhytet brenda në lumë dhe gjen një kuti, nuk u beson syve kur sheh brenda (Video)

Një i ri nga Shtetet e bashkuara ishte në kërkim të një thesari në thellësitë e lumit të Kolombit.

Si fillim ai gjeti një medalion dhe më pas disa vegla të tjera, përfshirë edhe monedha.

Kur shikoi më vonë një kuti të zezë, ai u habit pasi mendoi se fati i buzëqeshi dhe mund të ishte një thesar,.

Por kur e pa se çfarë ishte donte të dilte menjëherë nga aty.

Ngjitur me kutinë e zezë ishte një etiketë me shkrim:

Ishte hiri i një personi, që pasi ishte djegur ishte hedhur në lumë.

Video është publikuar vetëm pak ditë më parë dhe po thyen rrjetin.

SHIKO VIDEON KËTU

Çfarë ka brenda MlSHl i sufIIaqeυe? Nuk do të HANl më ρasi të LEXONl këtë artikuII

Sufllaqet janë një ushqim i shpejtë mjaft popullor në Shqipëri i huazuar nga Greqia dhe Turqia.

Mishi shërbehet me pite, sallatë, patate të skuqura dhe salca të ndryshme.Në dukje, kjo pjatë është për të lëpirë gishtat. Në të vërtetë, a do ta dini çfarë ka brenda në mishin që po hani?Në teori, mishi për përgatitjen e donerit duhet të jetë prej pule, viçi, qengji ose derri.

Por, janë pikërisht erëzat dhe salcat që e maskojnë mjaft mirë përmbajtjen e vërtetë të donerit.Në rastin e donerit të pulës, është jashtëzakonisht e vështirë të kuptosh nëse mishi është i importuar ose vendas. Kjo pikërisht në këtë kohë kur e gjithë bota ashtu si edhe Shqipëria është tro.nditur nga lajmet e importit të mishit të kaIbur apo me saImoneIë nga Brazili.

Çfarë ka brenda mishit të sufllaqeve?Një vëzhgim në tregun e përgatitjes së donerit ka zbuluar se në 15% të rasteve mishi i reklamuar si pule, përmbante edhe mish viçi. Në raste të tjera, doneri i mishit të viçit përmbante edhe mish derri.Nga pikëpamja shëndetësore, ajo që duhet të dini është se doneri nuk përgatitet nga copa të mirëfillta mishi pa dhjamë.

Përkundrazi, shumica e donerëve që shihni në treg përgatiten nga mbetjet e mishit të viçit, derrit, pulës siç janë, këmbët, veshët, gjuha, bishti dhe mbetje të tjera të pazakonta që kasapët duhet t’i hedhin në pIehra.

Gjatë prodhimit, mishi ose pjesë të tij përpunohen me erëza dhe shtypen duke marrë një formë cilindrike. Gjë që e bën të pamundur përcaktimin e prejardhjes së vërtetë të mishit, ose vërtetësinë e pretendimit të shitësve dhe prodhuesve.

E si të mos mjaftonte kjo, prodhuesit e donerit kanë shumë mangësi në shpjegimin e përbërësve dhe përqindjeve të duhura në produktet që ata shesin.Donerët në të vërtetë kanë një përmbajtje shumë të lartë kripe dhe dhjami, që e bën masën shtazore më të lëngshme.

Një porcion me doner përmban 14.7 gramë kripë, më shumë se dyfishin e sasisë së lejuar ditore të kripës që është 6 gramë.Niveli i yndyrës është gjithashtu shqetësues: 117.2 gramë yndyrë.

Ndërkohë që doza ditore e lejuar për meshkujt është 95 gramë dhe për femrat 70 gramë. Kjo sasi është e barabartë me një shishe 750 ml me vaj vegjetal. Cilësia e këtij të fundit është për t’u diskutuar.Nga ana tjetër, kur vjen puna te servirja e donerit, masa cilindrike zh vishet dalëngadalë ndërkohë që mishi rrotullohet dhe piqet. Në shumë dyqane ku xhiroja nuk është shumë e madhe, një doner i plotë nuk shitet brenda ditës. Kjo do të thotë se ai paketohet, ruhet në frigorifer, në rastin më të mirë.Ose vendoset të piqet sërish të nesërmen ose të pasnesërmen në varësi të shitjeve. Pra, i njëjti mish, ngrohet dhe ftohet çdo ditë deri në copën e fundit. Për fat të keq, pavarësisht studimeve dhe vëzhgimeve është krejt e pamundur të dish plotësisht se çfarë përmban me të vërtetë ai ‘mal’ mishi në cilindër.

Fakte ushqimore Një racion me doner përmban 175 kalori, 11.5 yndyrna, 60 mg kolesterol, 265 mg kripë. Po ashtu përmban 2 gramë karbohidrate, 0.5 gramë fibër, 0.5 gramë sheqer dhe 16 gramë proteina.Nëse njeriut i nevojiten normalisht 2,000 kalori në ditë. Një racion me doner ofron 25% të dozës së lejuar ditore të yndyrnave të ngopura, 20 përqind të kolesterolit, 10 përqind të kripës dhe 30 përqind të proteinave.