Rrezik jete! Stuhia Éowyn godet Britaninë e Madhe dhe Irlandën

Një paralajmërim i rrallë i motit është në fuqi për Skocinë, që do të thotë se ka një rrezik për jetën, pasi stuhia Éowyn godet Britaninë e Madhe dhe Irlandën.

Mediat britanike bëjnë të ditur se pothuajse një milion klientë janë pa energji elektrike në të gjithë ishullin e Irlandës, duke përfshirë 240,000 në Irlandën e Veriut ku një paralajmërim i kuq përfundoi në orën 14:00 me orën lokale. Në Republikën e Irlandës, 725,000 konsumatorë janë pa energji elektrike.

Miliona njerëzve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe ndërprerja e udhëtimit është e përhapur, me rrugë të bllokuara nga pemët e rrëzuara, fluturime të anuluara dhe shërbime hekurudhore të ndalura.

Më shumë se 1000 fluturime, ose 20% e të gjitha fluturimeve, që operojnë drejt ose nga aeroportet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë janë anuluar sot, tregojnë të dhënat nga kompania analitike e aviacionit Cirium.

Aeroportet në Dublin, Edinburg, Heathrow dhe Glasgow ishin më të prekurit nga stuhia Éowyn, zbulon kompania. Edinburgu kishte anuluar të gjitha fluturimet deri në orën 17:00 me orën lokale, duke paralajmëruar se mund të ketë ndërprerje të mëtejshme.

Era e fortë prej më shumë se 160 km në orë është regjistruar në Drumalbin në Skoci, më e forta sot në Mbretërinë e Bashkuar.

Shpejtësia më e fortë e regjistruar ndonjëherë në MB është 228 km/h në Fraserburgh në Aberdeenshire në Skocinë lindore, më 13 shkurt 1989.

Më herët, mediat britanike raportuan se Republika e Irlandës kishte raportuar erën me një shpejtësi më të lartë ndonjëherë prej 114 mph (183 km/h) në bregun perëndimor.

Rozana e provokoi Gertën për marrëdhënien me motrën e saj, Olta bën reagimin e fortë

Rozana Radi ka ngjallur diskutime pas një deklarate që lidhet me Gerta Gixharin dhe motrën e saj.

Aktoren Olta Gixhari. Në një debat të fundit, Rozana shprehu habinë për faktin se Gerta nuk ka folur publikisht për Oltën, duke zbuluar një detaj surprizues:

“Pse nuk flet për motrën tënde, Oltën? Çuditem, ajo më ka uruar fitoren e BBVA. E kam me mesazh.

‘Ishalla fiton’, më ka thënë. Pse ma tha mua këtë?”Gerta nuk reagoi ashpër ndaj kësaj deklarate, por e priti me shumë qetësi. Mbetet të shihet nëse do ketë një reagim nga ana e Oltës.

Reagimi qe pritej nga Olta Gixhari erdhi pa pritur shume gjate.

Në një insta story, Olta Gixhari ka sqaruar njëherë e mirë që ka një marrëdhënie shumë të mirë me Gerten.

Ja reagimi i saj i plotë:

S herr me ρasoja të rënda në Greqi,19-vjeçari shqiptar ρΙa. goset rëndë

Një sherr i ashpër ka ndodhur në Metamorfosi në Greqi mesditën e së premtes (24 janar).

Sherri ka ndodhur në rrugën Pefkon dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Deri më tani nuk janë zbardhur arsyet që kanë çuar në sherr.

Mediat në shtetin helen raportojnë se një 19-vjeçar nga Shqipëria është dërguar në spitalin i plagosur me kaçavidë.

Për këtë rast janë arrestuar shtatë persona, katër të rritur dhe tre të mitur.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“O Iegen, si e ke hallin?”/ G Bani ‘përplaset’ me Laertin, çfarë ndodhi mes dy banorëve në shtëpinë e BBVIP

Dinamikat në Big Brother VIP 4 nuk kanë fund, teksa një tjetër debat i ashpër mes G Banit dhe Laertit ka ‘ndezur’ shtëpinë.

Debati nisi për shkak të një ‘përplasje’ që G Bani kishte me Valbonën, ku u përfshi dhe Laerti, me dy banorët që ngritën tonet kundrejt njëri-tjetrit.

Debati:

G Bani: Ik moj te Laerti.

Laerti: O G Ban, si e ke hallin o vëlla?

G Bani: Çfarë ke? Pse më shtyp?

Laerti: Kush të shtypi?

G Bani: Çfarë ke? Çfarë ke?

Laerti: A the dje që doje të përqafoje Valbonën se do ikje nesër. Këtu me mua fol.

G Bani: Çfarë halli ke? Për çfarë më erdhe?

Laerti: Ke gënjyer për ditëlindjen. Ishe në një mbledhje që the nuk do fyej femrat. Pse i fyeve femrat?

G Bani: Do i fyej. Çfarë do bësh? O legen, çfarë do bësh? O legen.

Valbona: Legenë jemi se të kemi mbajtur në këtë shtëpi.

Laerti: Ke gënjyer për ditëlindjen tënde. Mu lute që Valbonën ta përqafosh.

A do i hiqen tarifat Italisë? Trump: Do ta shohim. Meloni, lidere që më pëlqen shumë

“Më pëlqen shumë”. Me këto fjalë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i është referuar kryeministres, Giorgia Meloni. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, të cilët pyesnin nëse ishte i gatshëm t’i bënte lëshime Italisë në lidhje me tarifat, Trump tha se “më pëlqen shumë Georgia Meloni: të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Të hënën, më 20 janar, Kryeministrja italiane mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Kongresi për inaugurimin e administratës së dytë Trump. Meloni, e vetmja lidere evropiane e pranishme në inaugurimin e presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara, mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Kongres, e ulur pranë presidentit argjentinas Javier Milei.

Në një mesazh të publikuar në platformën X, Meloni tha se ishte “e sigurt se miqësia mes kombit amerikan dhe atij italian dhe vlerat që na bashkojnë do të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin mes Italisë dhe SHBA-së, duke adresuar sfidat globale dhe duke ndërtuar një të ardhme prosperiteti dhe siguri për popujt respektivë”. Italia, përfundoi ajo, “do të jetë gjithmonë e përkushtuar për të konsoliduar dialogun midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, si një shtyllë thelbësore për stabilitetin dhe rritjen e komuniteteve tona”.

(Balkanweb)

Bojaxhi: 70 përqind e ADN-së së shqiptarëve meshkuj është ilire, gjysma e popullsisë në Malin e Zi ka origjinë…

Studiuesi Gjergj Bojaxhi, i ftuar në emisionin Log. në News 24 të gazetarit Endri Xhafo, foli për ADN-në e shqiptarëve.

Bojaxhi u shpreh se shqiptarët kanë linjë mashkullore nga periudha, që në gjuhën popullore, e njohim si pellazgjike. Ai shtoi se ky degëzim ka hyrë në vendin tonë në epokën e bronzit dhe hekurit. Ai deklaroi se 70 përqind e ADN-së së shqiptarëve meshkuj është ilire.

Studiuesi Gjergj Bojaxhi: ADN ka shumë ekzaktësi dhe prandaj përdoret në shumë fusha të jetës. Y trashëgohet nga babai tek i biri. Y është një linjë mashkullore, që lëviz në kohë dhe në hapësirë gjeografike. E-V13 është linjë neolitike. Neoliti është periudha pellazgjike. Kemi linjë mashkullore nga periudha pellazgjike. Hyrja e këtij degëzimi në Ballkan është diku tek 3000 vjet.

Ky degëzim ka hyrë në epokën e bronzit dhe të hekurit. Nga testet e eshtrave të bëra nga arkeologjia dhe e popullatës moderne, del se 70 përqind e ADN-së së shqiptarëve meshkuj është ilire. Rreth 15 përqind e popullatës shqiptare përbëhet nga linja mashkullore nga dyndjet sllave, që kanë hyrë në Ballkan rreth shekullit 6-7. Sllavët janë shpërndarë kudo në Ballkan, në Shqipëri është përqindja më e vogël. Në Greqi prsh është 25 përqind. Gjysma e popullsisë malazeze është me origjinë shqiptare.

(Balkanweb)

Xheni Karaj përplaset me Floriana Garon dhe i publikon VIDEON: Je e neνer itshme, ua njohim das hnoret drejtuesve “konservatorë” të PD

Aktivistja Xheni Karaj ka reaguar ashpër ndaj Floriana Garos, pas disa deklaratave të kësaj të fundit për transgjinorët.

“Në video mund të shihni Floriana Garon, në vitin 2016 gazetare e emsionit “Jo vetëm modë”, duke u përqafuar dhe buzëqeshur me një vajzë transgjinore, e ftuar në emisionin e saj për të ndarë historinë e jetës dhe sfidat me të cilat përballej.

Në pjesën e dytë të videos, e marrë nga emisioni Opinion i ditës së mërkurë, tashmë në pozicionin e zëdhënëses së PD-së, ajo shfaqet me një aktrim të dobët dhe një shqetësim të sajuar, duke deklaruar dramatikisht se gratë transgjinore janë “kërcënim”. Kjo hipokrizi është vërtet e neveritshme.

Lind pyetja: çfarë ndodh me një njeri brenda pak vitesh që të humbasë jo vetëm sensin e logjikës, por edhe kujtesën dhe ndjenjën e njerëzillëkut? Apo ndoshta Floriana e vitit 2016 thjesht po bënte një “shou” për publikun, ashtu siç bën tani, vetëm se skenari i ri është i diktuar nga një axhendë partiake që synon të demonizojë dhe targetojë një nga komunitetet më vulnerabël për disa vota më shumë.

Në politikë, shpesh dinjiteti dhe parimet shiten lehtësisht, por të imitosh në mënyrë të sforcuar narrativat politike te Shteteve të Bashkuara me qëllimin e të bërit aleancë me konservatorët amerikanë  dhe me shpresën që duke i bërë qejfin atyre do ti hiqet “”non grata” liderit të partisë, është një veprim i dëshpëruar.

Kjo është veçanërisht ironike, kur mendon se populli shqiptar e njeh mirë hipokrizinë dhe sjelljet aspak konservatore të disa prej figurave të PD-së. Disa prej nesh i njohin mirë edhe gratë “Nr. 1” e gratë “Nr. 2” që kanë disa prej tyre. Mos u lodhni më kot sjellja konservatore e te qenit më “Katolik se Papa” nuk ngjit si narrativë.

Për më tepër, PD-ja ka kontribuar drejtpërdrejt në shkatërrimin e familjeve shqiptare duke i varfëruar deri në ekstrem, duke shkatërruar sistemet arsimore dhe shëndetësore dhe duke detyruar breza të tërë të emigrojnë”, shkruan Xheni Karaj.

VIDEO

Procedohet bashkëshorti i edukatores pasi kërcënoi babain e djalit të dh υnύar në kopësht

Policia e Tiranë ka nisur procedim në gjendje të lirë për bashkëshortin e edukatores Rudina Gerdani, e cila u denoncua nga prindi i një djali tre vjeçar nën dyshimin se e ka dhunuar të miturin.

Sipas informacioneve, 63-vjeçari dyshohet se ka kërcënuar babanë e të voglit pas denoncimit të bërë për rastin. Ndërkohë edukatorja, është shpallur në kërkim nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 proceduan në gjendje të lirë shtetasin I. G., 63 vjeç (bashkëshorti i shtetases R. G, e shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një të mitur, në kopshtin ku punonte si edukatore). Procedimi nisi pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit ky shtetas ka kanosur shtetasin L. Rr (babai i të miturit)”, thuhet në deklaratën e policisë.

Luftëanija italiane gati të sjellë emigrantë ilegalë në Shqipëri

Pas një pauze dymujore, operacionet për dërgimin e emigrantëve të shpëtuar në Mesdhe në qendrat e përpunimit të Italisë në Shqipëri do të rifillojnë, thanë të premten burime të mirëinformuara për ANSA.

Anija patrulluese e Marinës italiane Cassiopea është aktualisht afër ishullit sicilian të Lampedusa dhe është gati të transferojë emigrantët në qendrat e Shëngjinit dhe Gjaderit, të cilat Italia hapi tetorin e kaluar për të përpunuar azilkërkuesit.

Gjyqtarët italianë refuzuan të vërtetonin ndalimin e dy grupeve të para të vogla të azilkërkuesve të çuar në Shqipëri, sipas një marrëveshjeje ndërmjet Romës dhe Tiranës, duke i referuar çështjet e tyre në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, e cila më parë kishte vendosur se një aplikant nuk mund të kalonte një procedurë e shpejtë që mund të çojë në riatdhesimin e tyre nëse vendi i origjinës nuk do të konsiderohej plotësisht i sigurt.

Vendet e origjinës në fjalë Bangladeshi dhe Egjipti, nuk u gjykuan si të sigurta “në të gjithë territorin e tyre”.

Qeveria në dhjetor u përpoq të kapërcejë këtë pengesë me një masë që rendit 19 vende të sigurta për riatdhesim, duke përfshirë Bangladeshin dhe Egjiptin.

“Legene, ρs ikoρate”, G-Bani përρlaset keq me Valbonën, reagon ashpër Laerti

G-Bani dhe Valbona kanë patur sot një përplasje mjaft të ashpër me njëri-tjetrin, ku është përfshirë edhe Laerti, i cili i doli në mbrojtje banores.

Debati mes këngëtarit dhe gazetares nisi pasi kjo e fundit po fliste për djemtë e shtëpisë që dalin me mbathje nëpër shtëpi. Valbona i drejtohet G-Banit duke i thënë që ‘të mos i dalë më para me mbathje’. Nga ana tjetër ai i përgjigjet duke i thënë fjalë ofenduese si ‘legene dhe psikopate’.

G-Bani gjithashtu i thotë banores që të ikë nga Laerti dhe ky që ishte i ulur çohet dhe i shkon afër këngëtarit.

“A ishim në një mbledhje që thamë nuk do i shajmë femrat?”, thotë aktori dhe G-Bani i kundërpërgjigjet: “Do t’i fyej, ça do bësh legen?”.

Ndërkohë disa prej banorëve të tjerë u mblodhën tek ata të dy, në mënyrë që të mos lejonin që situata të kalonte në tjetër nivel.

Pjesë nga debati:

Valbona: O i pafytyrë

G-Bani: Ik moj te Laerti, merru me Laertin

Laerti: O G-Ban si e ke hallin?

G-Bani: Ça ke?

Laerti: A ishim në një mbledhje që thamë nuk do i shajmë femrat?

G-Bani: Pse më shtyp?

Laerti: Kush të shtypi?

G-Bani: Ça ke?

Laerti: A më the dje se dua të përqafoj Valbonën se do iki nesër, a the dje? Ke gënjyer për ditëlindjen

Valbona: Mos bëj kot ore   

G-Bani: Për ça më erdhe?

Laerti: Ishe në një mbledhje që the nuk do fyejmë femrat

G-Bani: Për ça erdhe?

Laerti: Për të mos fyer femrat

G-Bani: Do t’i fyej, ça do bësh? Legen, o legen. Ça do bësh legen?

Valbona: Legena jemi se të kemi mbajtur në shtëpi, legene jam se të kam mbajtur në shtëpi