Kreu i ri i DASH, Marco Rubio takon ish-ambasadoren Yuri Kim

Kreu i ri i Departamentit amerikan të Shtetit, Marco Rubio është takuar sot me ish-ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Është vetë Kim ajo që ka ndarë disa fotografi nga takimi i ndodhur në kafenenë e DASH. Ish-ambasadorja mban postin e ndihmës sekretares për Çështjet Europiane dhe përflitet si një nga emrat për të qenë ambasadorja e re e SHBA-së në Filipine.

Në Shqipëri, ajo ka qenë në qendër të sulmeve nga opozita e Sali Berishës, që e akuzon atë si pjesë e një grupi zyrtarësh të korruptuar që kanë ndikuar në goditjen politike të kreut të PD-së.

“Sa mirë që Sekretari Rubio ishte në kafen e Departamentit të Shtetit njëkohësisht me ne, në ditën e tretë të punës”, shkruan Kim.

Kreu i ri i DASH, Marco Rubio takon ish-ambasadoren Yuri Kim

“Zgjedhjet shtyhen në tetor…”, Ndoka: E kam informacion të sigurt, Rama ka letrën e SHBA-së në tryezë

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, është shprehur se qeveria e SHBA-ve ka negociuar me kryeministrin Edi Rama për shtyrjen e zgjedhjeve në Shqipëri për në tetor dhe krijimin e një qeverie teknike për realizimin e tyre.

Komentet Ndoka i bëri në A2 CNN, ku tha se këtë gjë e ka kërkuar administrata e mëparshme amerikane, e drejtuar nga Presidenti Joe Biden.

Ai shtoi se me Trump realiteti botëror, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria, do të vijojë të ndryshojë për mirë.

Ndoka foli edhe për sanksionimin nga SHBA të një organizate kriminale shqiptare të kokainës, që sipas tij, ka rrënjët deri në Kryeministri.

Trump po ndryshon botën. Ai bën çdo minutë një lëvizje për ndryshimin e këtij realiteti dhe për fatin e mirë tonin përfshihet edhe Shqipëria. Nuk është se është vëmendja vetëm te Shqipëria, por ai e ka me gjithë botën. Edhe pjesa e administratës që ishte më parë, padiskutim që kishte një axhendë të tillë. Kërkonin rotacionin, kërkonin që data e zgjedhjeve të shtyhej. Dhe kjo është e negociuar edhe me kryeministrin Rama.

Ja unë e them për herë të parë, e kam shkruar në Facebook që informacionin e kam tepër të sigurt. Që Rama ka në tryezën e tij që zgjedhjet duhet të shtyhen në tetor, që zgjedhjet duhet të drejtohen nga një qeveri kujdestare dhe kjo do të sanksionohet edhe në Kushtetutë. Kjo bëhet që t’i jepet mundësi më tepër diasporës, jo vetëm për çështjen e regjistrimit, por edhe të konsolidimit të këtij procesi. Që t’i jepet më tepër kohë edhe KQZ. Të çlirohemi nga një person që ka mbi kurriz 2 dosje, babloku vetë që është kapur në krim zgjedhor dhe nuk mund t’i drejtojnë këto zgjedhje.

Kemi një hap akoma më përtej, ne jemi në prag të shpalljes së një organizate kriminale të lidhur me kokainën në Shqipëri, që mund të sanksionohet nesër. Personazhe të kësaj bande shkojnë deri afër kryeministrit. Ne kemi shumë surpriza dhe ngjarje përpara, çfarë ne na shpie drejt tetorit për zgjedhjet parlamentare”, tha Ndoka

Komentet negative në rrjet, reagon Xum Allushi: “Ju kam lënë …”

Xum Allushi ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj komenteve negative dhe përpjekjeve për të dëmtuar imazhin e tij, pas eksperiencës në Big Brother VIP Albania.

Në një postim të gjatë në Instagram, ai ka shprehur zhgënjimin dhe indinjatën ndaj atyre që, sipas tij, përhapin shpifje dhe përpiqen ta portretizojnë në një dritë të keqe.

E vërteta është që, sado të mundoheni nëpër grupe WhatsApp-i për të cënuar, denigruar dhe për të hedhur baltë mbi imazhin tim apo për të më etiketuar fjalë që kurrë s’i kisha dëgjuar ndonjëherë për veten time, unë ju lë vetëm Zotit! Më vjen turp për ata që ju kanë në familje, çfarë monstrash jeni.

Komentoni me ad fallco sa të doni, montoni dhe postoni video si të keni dëshirë për të më nxjerrë sa më keq, por mos harroni: Zoti është më i madh. Nëse një ditë do nxirrni nga goja fjalinë: “Po pse, mor Zot, kujt i hyra në hak?”, mendoni dhe emrin tim. Kauza ime është më e fortë se ju! Ndjenjat e mia janë më me vlerë se ju, dhe viralitetin tim s’e arrini dot, sado të mundoheni!

Mos harroni, unë e bëj internetin që prej 2013! Gëzoni materialet që ju kam dhënë dhe merrini gjërat me sportivitet, siç i kam marrë dhe unë. Ndërsa për të gjithë ata miqtë e mi virtualë, gjithashtu dhe ata të zemrës time, mirënjohje deri në frymën time të fundit!” përfundon ai.

Komentet negative në rrjet, reagon Xum Allushi: “Ju kam

Fushata e fshehtë në Facebook për votën e Diasporës, kush është biznesmeni që po e financon?

Në një pasdite të ftohtë janari, Aldo* – një emigrant shqiptar 37-vjeçar me banim në veri të Italisë po shfletonte Instagramin. Mes fotove të skuadrës së tij të zemrës, “AC Milan” dhe postimeve të familjarëve dhe miqve nga Shqipëria, një reklamë i tërhoqi vëmendjen. E shkruar në shqip, me gjuhë të thjeshtë dhe tone emocionale, reklama ishte një thirrje për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit si ai: “Platforma juaj për lidhjen me Shqipërinë! Ekipi ynë është këtu për të ndihmuar shqiptarët e diasporës të kontribuojnë dhe të qëndrojnë të lidhur me vendlindjen.”

Reklama lidhej me një faqe në Facebook që ofronte ndihmë praktike për shqiptarët e diasporës që dëshirojnë të regjistrohen për të votuar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ajo i ftonte emigrantët të plotësojnë një formular, duke kërkuar detaje personale si emrin e plotë, adresën e emailit, numrin e telefonit dhe qytetin ku ishin të regjistruar në Shqipëri. Mesazhi përfundonte me një shënim patriotik: “Mbështetja juaj për një Shqipëri më të mirë fillon këtu!”

Fillimisht, Aldo thotë se reklama iu duk e padëmshme – një përpjekje për të angazhuar diasporën në zgjedhje. Por kërkesa për të ndarë të dhënat personale e bëri të dyshonte. Reklama nuk e specifikonte saktësisht se kush e ofronte ndihmën, ndërsa lidhja të çonte në një faqe Facebook-u të quajtur “Diaspora Fier”, për të cilën ai nuk kishte dëgjuar më parë. Faqja nuk kishte postime dhe as informacion se kush e kishte krijuar dhe se kush qëndronte pas saj.

“Postimi kërkonte të vendoste një kontakt me emigrantët për të orientuar votën,” tha Aldo, në një intervistë përmes aplikacionit Zoom. “Nuk kishte transparencë dhe kërkesa për të dhënat personale përbën shkelje të GDPR-së,” shtoi ai, duke iu referuar direktivës së BE-së për mbrojtjen e të dhënave personale.

Reklama e ‘Diaspora Fier’ është pjesë e një fushate të gjerë marketingu elektoral online që ka në qendër të saj votuesit shqiptarë të diasporës. Sipas të dhënave të Meta – kompania mëmë e platformës Facebook dhe Instagram – qindra mijëra përdorues me banim në Itali janë shënjestruar që nga fillimi i janarit me reklama të ngjashme nga të paktën pesë faqe në Facebook dhe Instagram, duke i ofruar asistencë për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Të dhënat e mbledhura nga BIRN tregojnë se pas kësaj fushate qëndrojnë të paktën dy kompani marketingu, ‘Cambria Marketing Srl’ dhe ‘1001 Solutions‘ si dhe një portal lajmesh – të cilat kanë lidhje të shumëfishta me biznesmenin Ylli Ujka, organizator i një tubimi të madh për Partinë Socialiste në Busto Arsizio, në provincën e Varezes, më 24 maj 2024.

Pas tubimit, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe u transmetua live nga platforma qeveritare ERTV në Facebook, një nga kompanitë e Ujkës mori një leje për ndërtimin e dy kullave dhe një hoteli shumëkatësh në qendër të Tiranës.

Fushata e reklamave në Facebook lidhet me një përpjekje më të madhe elektorale të Partisë Socialiste të titulluar si “Turi i Diasporës” – i udhëhequr nga Ministri i Shtetit Taulant Balla dhe kryeministri Edi Rama, për të ndikuar votën e emigrantëve shqiptarë. Kjo përfshin dhjetëra takime elektorale në Itali, Greqi, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, me pjesëmarrës artistë, muzikantë dhe futbollistë shqiptarë të Kombëtares.

Kodi Zgjedhor nuk i rregullon drejtpërdrejt reklamat politike në rrjete sociale, shpenzimet në fushata zgjedhore nga palët e treta – siç shfaqet biznesmeni Ujka dhe as shpenzimet apo dhuratat në natyrë ndaj partive politike që jepen jashtë periudhës 30-ditore të fushatës zgjedhore.

Megjithatë, këto reklama, si dhe takimet politike në diasporë, ngrenë shqetësime mbi transparencën e financimeve të garës zgjedhore, burimin e parave të përdorura, si dhe përfitimet e mundshme të financuesve nga fondet dhe vendimet e qeverisë.

Të kontaktuar nga BIRN, Cambria Marketing dhe 1001 Solutions refuzuan të hidhnin dritë mbi financuesit e fushatës së reklamave. Biznesmeni Ylli Ujka nuk ishte i arritshëm për koment. Partia Socialiste nuk iu përgjigj një kërkesë për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

Ndërkohë, zyra e kryeministrit Edi Rama deklaroi se marrja e lejes së ndërtimit nga kompania e Ujkës ishtë një e drejtë që nuk mund të mohohet.

“Leja e zhvillimit të pronës është një e drejtë, jo një favor,” tha Rama, nëpërmjet një zëdhënëse. “Ndaj, insinuata të tilla janë për të ardhur keq”, shtoi ai.

Fushata në Facebook

Sipas Censit Kombëtar të Popullsisë dhe Banesave të vitit 2023 dhe regjistrit civil, së paku 2.2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit. Një pjesë e shqiptarëve që banojnë jashtë vendit dhe kanë mbushur moshën 18 vjeç, do të kenë mundësi për herë të parë të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë balancat elektorale në vend.

Fushata e fshehtë në Facebook për votën e Diasporës,

Chart: BIRN Albania

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, (KQZ), deri më datë 23 janar ka pasur mbi 60 mijë kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë, nga të cilat 34.1% vijnë nga Italia.

Nëpërmjet kërkimeve në librarinë e reklamave të Meta, BIRN arriti të identifikonte pesë faqe Facebook-u dhe Instagrami, që nëpërmjet reklamave kanë shënjestruar pjestarë të diasporës shqiptare në Itali, duke u ofruar asistencë për t’u regjistruar si votues jashtë vendit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ose duke bërë reklama për të promovuar dy eventet kryesore të “Turit të Diasporës” së Partisë Socialiste në Itali.

Deri më 19 janar 2025, kjo fushatë reklamash kishte arritur më shumë se 1.1 milion njerëz në aplikacionet Instagram, Facebook dhe Messenger, nëpërmjet 51 reklamave, nga të cilat vetëm 37 ishin identifikuar si reklama për çështje politike ose sociale.

Shumica e reklamave, ose 37 prej totalit, janë bërë nga faqja e Facebook-ut e titulluar ‘Comunità Albanese in Italia’, dhe sipas të dhënave të Meta, janë amplifikuar nga agjencia italiane e marketingut ‘Cambria Marketing Srl’. Faqja ‘Comunità Albanese in Italia’ është themeluar më 13 maj 2024.

Qëllimi kryesor i saj ka qenë promovimi i një takimi elektoral të madh të kryeministrit Edi Rama në pallatin e Sportit të Busto Arsizios më 16 maj 2024, ku të ftuar për të performuar ishin gjithashtu këngëtarët Alban Skënderaj, Elvana Gjata, Noizy, Artiola Toska dhe Anxhela Peristeri. Reklama të ngjashme janë bërë edhe për një takim të ministrit të Shtetit, Taulant Balla, në pallatin e Kongreseve në Firence më 20 dhjetor, edhe ky pjesë e “Turit të Diasporës.”

Pas hapjes së regjistrimit të votuesve nga jashtë në fillim të janarit, kjo faqe ka lëshuar një blic me reklama duke ofruar ndihmë për regjistrim votuesve nga diaspora dhe duke mbledhur njëkohësisht të dhëna personale të tyre. Reklamat e amplifikuara nga ‘Cambria Marketing Srl’ kanë shënjestruar në veçanti votues të diasporës që kishin origjinë nga tre qarqe në Shqipëri: Tirana, Lezha dhe Fieri.

“Lezha ka nevojë për ty: vota jote mund të bëjë diferencën. Voto nga Italia,” shkruan një nga reklamat e ‘Comunità Albanese in Italia,’ ku teksti mbivendoset mbi flamurin shqiptar, me shqiponjën e zezë dykrenore të vendosur mbi një sfond të kuq.

Reklama i premton emigrantëve ndihmë falas për t’u regjistruar nëpërmjet telefonit, por ndërkohë i kërkon të dërgojnë informacion se sa persona votojnë në familje, cili është vendi i origjinës, emrin, email-in dhe numrin e telefonit.

I pyetur nga BIRN nëpërmjet telefonit, Massimiliano Cambria – drejtues i ‘Cambria Marketing’ – tha se nuk e kishte të lejuar ta zbulonte burimin që paguante për këto reklama në Facebook.

Një fushatë e ngjashme është bërë edhe nga dy faqe të tjera, të regjistruara më 7 janar 2025, ‘Diaspora Fier’ dhe ‘Diaspora Lezhë’, të cilat ofrojnë gjithashtu ndihmë që emigrantët të regjistrohen në zgjedhje, por u kërkojnë ngjashëm të dhënat personale.

“Ekipi ynë është këtu për të ndihmuar shqiptarët e diasporës të kontribuojnë dhe të qëndrojnë të lidhur me vendlindjen,” shkruan një nga reklamat në Facebook, duke u kërkuar shqiptarëve me banim jashtë vendit emrin, mbiemrin, vendin ku banojnë, numrin e telefonit dhe email-in.

“Ekipi ynë do t’ju kontaktojë së shpejti për të vazhduar me ndihmën që ju nevojitet. Jemi këtu për t’ju udhëhequr në çdo hap – sepse zëri juaj ka rëndësi për të ardhmen e Shqipërisë,” shton ajo.

Këto dy faqe kanë postuar 8 reklama në Facebook, Instagram dhe Messenger që nga fillimi i janarit 2025. Këto reklama janë amplifikuar nga një kompani marketingu në Tiranë e quajtur ‘1001 Solutions’ Shpk.

Ngjashëm me ‘Cambria Marketing’, drejtuesja e ‘1001 Solutions’ nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN për transparencë mbi fushatën e reklamave.

BIRN arriti të identifikonte dhe dy llogari të tjera që kanë promovuar aktivitete politike: “@diaspora.shqiptare” në Instagram dhe një portal lajmesh i quajtur Radar.al, të cilat kanë promovuar një takim të ministrit të Shtetit, Taulant Balla, me diasporën në pallatin e kongreseve në Firence më 20 dhjetor 2024.

‘Turi i Diasporës’

Kur Edi Rama hyri në sallën e E-Work Arena të Busto Arsizios më 26 maj, shkallët dhe fusha e pallatit të sportit, ku zhvillohen ndeshje volejbolli, ishin të mbushura me emigrantë shqiptarë që valëvisnin flamurin kombëtar dhe atë italian tre-ngjyrësh.

Pas performancave nga këngëtare të njohura si Elvana Gjata, Artiola Toska dhe të tjerë, si dhe pas himnit të flamurit të të dy vendeve, kryeministri Rama hipi në skenë për të mbajtur një fjalim, mes brohoritjeve “Edi, Edi.”

“Shqipëria ka fituar besimin e botës dhe e meriton edhe besimin e çdo shqiptari si ju,” i tha Rama të pranishmëve, ndërsa në rreshtin e parë të sallës dallohej bashkëshortja e tij Linda Rama, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe ish-ministri i Mjedisit, Blendi Klosi.

Ngjitur me Ramën, Klosin dhe ministrat, ishte edhe biznesmeni Ylli Ujka.

Në një intervistë për VareseNews.it, dy ditë para eventit në Busto Arsizio, Ujka i tha medias italiane se ai ishte një mbështetës i kryeministrit Edi Rama.

“Përkrah qeverinë e tij dhe besoj se ky event në Busto Arsizio është shumë i rëndësishëm për komunitetin shqiptar, sepse synohet të ofrohet një moment për të kujtuar të kaluarën dhe në të njëjtën kohë për të parë drejt së ardhmes,” tha ai.

“Besoj se Rama përfaqëson në mënyrë të përkryer shpirtin shqiptar, një popull i vogël, por me zemër të madhe,” shtoi Ujka, duke theksuar se, “jam i sigurt që salla do të jetë plot.”

Ujka është një personazh pak i njohur në Shqipëri, por në zonën e Vareses në Itali ai drejton grupin industrial IDA, i cili prodhon materiale izoluese për industrinë e ndërtimit.

Në tre vitet e fundit, së bashku me ortakun e tij Çesk Ivanaj, ai ka investuar në 4 kompani shqiptare, ka prodhuar një film me aktorin hollivudian Danny Glover dhe ka financuar skuadrën e basketbollit “Besëlidhja” në qytetin e tij të lindjes, Lezhë.

Në Shqipëri, Ujka është bashkëaksioner i kompanive Sole Mio Group, Radar Media Group, X One dhe Growing Group.

Dy muaj pas tubimit të suksesshëm të diasporës të organizuar në Milano nga Ujka, më 31 korrik 2024, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, miratoi një leje ndërtimi për kompaninë X One për objektin “Grand Park Skyline,” me vendndodhje në Rrugën Adem Jashari në Tiranë, në hyrje të Parkut të Liqenit Artificial.

Projekti përfshin tre objekte: dy rezidenca dhe një hotel, të larta respektivisht 51, 40 dhe 71 kate, me një sipërfaqe totale prej gati 150 mijë metra katrorë. Hoteli pritet të mbajë markën e luksit Philip Plein.

Përveçse organizator i eventit në Milano, Ujka ka edhe lidhje të dyfishta me fushatën e reklamave që shënjestron votuesin e diasporës dhe ka promovuar në media sociale “Turin e Diasporës” së Partisë Socialiste në Itali.

Kompania e tij IDA në Itali është kliente e “Cambria Marketing Srl”, ndërkohë që Radar Media është në bashkëpronësi të Ujkës dhe agjencisë së marketingut 1001 Solutions. Klientët kryesorë të kësaj të fundit janë kompanitë ku Ujka është aksioner.

Agjencia e marketingut 1001 Solutions ka organizuar edhe eventin e prezantimit të projektit Grand Park Skyline në Tiranë, si dhe fushatën e filmit të prodhuar nga Ujka me Danny Glover, të titulluar Prokurori.

Edhe Radar.al, ku Ujka është aksioner, ka bërë të paktën një reklamë për të promovuar takimin me diasporën të ministrit të Shtetit, Taulant Balla, më 20 dhjetor në Firence./Reporter.al

*Emri është ndryshaur për ruajtjen e privatisë.

Bashkimi Evropian mund të ndalojë platformën X të Elon Musk

Sanksionet ndaj platformës X mund të jenë shumë të forta dhe të arrijnë disa miliardë euro dhe ndalime të platformave.

Bashkimi Evropian mund të gjobisë, pezullojë apo edhe të ndalojë platformën e mediave sociale X nëse ajo dështon në përputhje me rregullat e BE-së, njoftoi Stephane Sejourne, Zëvendës President Ekzekutiv i Komisionit Evropian (KE).

Në një intervistë për France Inter, ai kujtoi se komisionerja, Hena Virkunen javën e kaluar zgjeroi hetimin kundër Elon Musk, pronar i platformës X, i njohur më parë si Twitter.

BE ka rregulla që do të zbatohen, theksoi Sejoune, duke shtuar se raporti i komisionerit do të marrë parasysh të gjitha diskutimet që janë zhvilluar javët e fundit, përfshirë ato për ndërhyrjen politike të Musk në Evropë, pasi ai shprehu mbështetjen për Alternativën e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD).

“Sanksionet mund të jenë shumë të forta dhe të arrijnë miliarda euro. Në fund të fundit, kjo mund të çojë në një ndalim të Platformës X”, tha Sejourne.

VIDEO virale, miu lëviz lirshëm në oborrin e “BBV”

Brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania, edhe këte vit miu ka qenë ‘banor’ i paftuar.

Teksa ishin duke diskutuar jashtë, në oborr, banorët u habitën me atë që panë. Ishte Loredana ajo e cila e pa e para e më pas u tregoi edhe të tjerëve.

Pasi banorët bërtitën “Miu, miu”, produksioni hoqi kamerat nga oborri për t’i kaluar te dhoma e gjumit.

Por ky moment u kap nga ndjekësit dhe u shpërnda masivisht në “TikTok”.

https://streamable.com/e/g64v4e?quality=highest

“Mos më dil me mbathje”/ Sherr i fortë mes G-Banit dhe Valbonës: Ik, shporru

Një tjetër debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes G-Banit dhe Valbonës. Kjo e fundit ka nisur që të kritikojë banorët që dalin nëpër shtëpi me bokse.

“Nuk dua t’i shoh me brekë. Del robi një herë, jo çdo ditë”, dëgjohet Valbona teksa bërtet dhe më pas shton: “Nuk ke ku me çuar sytë, ka pasqyra edhe mos me pa drejt”.

Gerti që rrinte te shkallët e pishinës i drejtohet G-Banit: “Po flasin për brekët tona, që rrimë me brekë nëpër shtëpi. Pse rri me brekë nëpër shtëpi?”.

“Pse dal me brekë nëpër shtëpi? Se ma do shpirti. Kujt nuk i pëlqejnë brekët tona, të dalë, të iki”, ia pret G-Bani.

Pjesë nga debati:

G-Bani: Ku e ka problemin se dalim me brekë? Si nuk të vjen turp

Valbona: Ti nuk e njeh turpin

G-Bani: Ku e ka problemin se dalim me brekë? Si nuk të vjen turp

Valbona: Ti nuk e njeh turpin

G-Bani: Nuk të pyes

Valbona: Mos më dil më me brekë

G-Bani: Nuk të pyes, me ik te dera e Vodafone

Valbona: Edhe ti do ikësh, kur do ikësh?

G-Bani: Do iki kur të fik dritat

Valbona: Edhe mbrëmë e më the më përqafo se do ikësh, ik zotëri i dashur

G-Bani: Do iki kur të fik dritat

Valbona: Ty të janë fikur dritat e llambat ka kohë o zotëri

G-Bani: Shih kush flet skenaristja

Valbona: Ti ke ardhë duke u bërë pjesë e treshes

G-Bani: Ti je me atë

Valbona: Të kam thënë që ditën e parë largohu nga unë

G-Bani: Rren, më ka thënë të kam lënën seen, nuk të kam bërë bllok. Ik, shporru

Valbona: Ky je ti, ndaj nuk kam pasur kurrë dëshirë të të kem afër dhe të kam thënë largohu

“Zoi ishte surprizë…”, Arbana Osmani tregon për herë të parë se si vajza “ia prishi planet”

Pas dy djemve, Jonit dhe Diellit, Arbana ishte në mes të punëve, në mes të planeve që kishte bërë për të ardhmen e afërt, por jo gati për të pritur aq shpejt edhe një fëmijë tjetër. Madje, në finalen e “Big Brother VIP”, zbuloi se prej disa javësh, kishte drejtuar programin së bashku me të bijën që tashmë “ia kishte prishur planet” prindërve të saj. Ama ishte surprizë e bukur…

Mbrëmjen e djeshme përballë Adriana Matoshit dhe vajzës së saj, Kaona Matoshi, protagoniste në filmin “Pasaporta”, Arbana zbuloi se aktoren e njohur nga Kosova nuk e ka thjesht dhe vetëm të preferuar.

Më shumë sesa kaq, ajo e ka adhuruar për forcën femërore, me të cilën Adriana ka fituar çdo sfidë, edhe ato më të vështirat, për të disatën herë. Sapo nis programin “Mirëmbrëma yje”, Arbana zbulon për herë të parë se, në atë kohë, kur mësoi se do të bëhej nënë përsëri, për herë të tretë, nuk ishte gati… Por kur pa Adrianën bashkë me historinë e saj, nuk mendoi më asgjë. Fareeee…

“Do ta them një gjë që s’e kam thënë kurrë. Kur kam mbetur shtatzënë me Zoin, me vajzën time, me fëmijën e tretë, nuk isha gati për t’u bërë nënë, prapë, aq shpejt. Kisha dy çunat dhe Zoi ka ardhur surprizë. Isha në mes të punëve. Kam qenë në mes të Big Brother, kisha shumë stres, kisha programuar dasmën, kisha programuar pushime, kisha kaluar ca vite të vështira që mezi thashë “më në fund, tani u qetësova, do kënaqem, do rri” dheee… ngela shtazënë. E pastaj, dole ti, në një intervistë që flisje për kancerin, me katër fëmijë, edhe me filma, edhe kishe kaluar edhe tumor. Thashë “Arbana, mos u anko fare, mos fol fare, fare, as mos mendo fare, se shiko Adriana… Super grua.”

Adriana Matoshi, një super grua që ka gjithmonë për të folur dhe për të treguar. Nëna e lumtur e katër fëmijëve, ishte këtë herë së bashku me vajzën e madhe, Kaona, 24-vjeçare, e cila ndjek tashmë rrugën e së ëmës në aktrim dhe premton shumë për të ardhmen.

Xhevdet Plaku arratiset nga burgu në Itali, u zhduk pasi doli për të hedhur mbeturinat! Kush është “kapo” i dr. ogës me 25 identitete

Xhevdet Plaku, i njohur si kapo i drogës me 25 identitete është arratisur nga burgu në Itali. 44-vjeçari u zhduk pasi doli nga burgu Barcaglione në Ankona për të hedhur mbeturinat.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, ndërsa shqiptari ishte i ndaluar prej një viti e gjysmë dhe vuante dënimin për trafik droge.

Ai kishte për detyrë të pastronte kazermat e agjentëve dhe zyrat e menaxhimit dhe, duke përfituar nga regjimi i paraburgimit të nenit 21, gëzonte lirinë e lëvizjes jashtë burgut pa shoqërim, deri mëngjesin e së enjtes (23 Janar) kur rreth orës 08:00 doli për të hedhur mbeturinat dhe nuk u kthye më.

Kur u krye kontrolli tre orë më vonë, Xhevdet Plaku nuk iu përgjigj thirrjes dhe nisën kërkimet për kapjen e tij.

Shqiptari dyshohet se është kreu i një bande shqiptarësh që trafikonin kokainë drejt Holandës dhe Belgjikës.

Në Borghetto Santo Spirito (Savona), në qershor 2000, ai vrau një bashkatdhetar, duke e qëlluar dy herë në fytyrë, por u lirua në vitin 2014 dhe u zhduk dhe më pas u rishfaq në Holandë, nga ku u ekstradua në Itali.

Ai është në kërkim edhe në Shqipëri, ku u dënua me 22 vjet burg për vrasjen e një shqiptari tjetër në Durrës në qershor 2003.

U nda nga Meritoni, Ilnisa nuk humb kohë për të gjetur dikë tjetër? Kush është mashkulli që po e shoqëron në…(Foto)

Ndarja e Ilnisës dhe Meritonit bëri bujë të madhe mediake, edhe pasi ky i fundit doli dhe i tregoj hapur disa detaje. Ndonëse Ilinsa ka vendos të vazhdoj përpara duke mos reaguar asnjëherë për ketë çështje.

Në një imazh që ajo ka publikuar në Instagram, prapa saj shihet një personazh burrë të cilin ilnisa është ‘munduar’ ta fshehë dhe mos të zbulojë identitetin e tij. Ky detaj u komentuar tej mase nga ndjekësit duke ngjalluar aludime se kush është ai.