Iu νra djali teksa po e priste për të festuar, rrënqeth nëna: U nis në mëngjes për të më blerë tortën për ditëlindje

12 nëntori i vitit 2024 doli të jetë i trishtë për familjen Slivova nga Klina. Pasditën e kësaj dite u vranë Rexhep dhe Albison Slivova nga 19-vjeçari, Jon Hoti.

Rexhepi po këtë ditë kishte gëzim në familje, priste të festonte ditëlindjen e nënës së tij

Me mëngjes u nis për në Klinë, për t’ia blerë nënës së tij një tortë për ditëlindje me qëllim që në mbrëmje të festonte këtë ditë të veçantë, ashtu siç e organizonin përvit.

Por, pak orë më vonë ndodhi tragjedia.

Ditëlindja e nënës së Rexhepit u kthye në tragjedi, po atë ditë ajo mori lajmin e kobshëm, se djali i saj u vra tinëzisht nga një 19-vjeçar në Klinë.

Kryesi i kësaj vepre vazhdon të ndodhet ende në paraburgim.

Gert Ferra akuzon Laert Vasilin: Zure das hnore gruan e drejtorit të Teatrit

Aktori Gert Ferra i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother, pak javë më parë.

E ai tregoi se nga jashtë njeh vetëm aktorin tjetër, Laert Vasilin, të cilin e ka takuar edhe jashtë e u fol për një përplasje mes tyre.

Megjithëse tani ruajnë raporte të mira, duket se loja e Big Brother ka rikthyer përplasjet e së shkuarës.

Ka qenë Gerti ai që e ka akuzuar Laertin se kishte zënë dashnore gruan e drejtorit të Teatrit.

Vasili në anën tjetër u kundërpërgjigj: “S’ të vjen turp, thashethemexhi”.

Mbetet për t’u parë nëse ata do të sqarojnë këtë akuzë të rëndë dhe se si do të vijojë marrëdhënia e tyre.

Çfarë do të ndodhë me TikTok në Shqipëri?/ Rama takohet me përfaqësuesen e platformës në Davos

Kryeministri Edi Rama ka ndarë përmes një postimi në Facebook detaje nga takimi i tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku ka diskutuar me Christine Grahn, drejtuesen e Marrëdhënieve me Qeveritë dhe Politikën Publike të TikTok për Europën.

Rama theksoi shqetësimet që kanë çuar në vendimin për mbylljen e përkohshme të aksesit në TikTok nga Shqipëria dhe nënvizoi mundësitë për adresimin e këtyre çështjeve nga ana e kompanisë

“Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive,” shkroi Rama, duke theksuar se gjatë bisedës u vendosën disa pika bashkëpunimi për javët dhe muajt e ardhshëm. Këto hapa synojnë të sigurojnë rihapjen e platformës në një periudhë të arsyeshme, por vetëm me garancitë e nevojshme. Kryeministri e mbylli mesazhin duke paralajmëruar se, nëse këto garanci nuk sigurohen, “jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë.”

“Me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë&Politikën Publike të TikTokut për Europën, shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë. Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive, ku vendosëm disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por sigurisht me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë”, shkroi Rama në Facebook.

“Zoti i shpëtoi jetën, kombi e zgjodhi President”- Betimi i Donald Trump, Berisha: Rikthimi i tij, një mrekulli!

Sali Berisha është shprehur se rikthimi i Donald Trump si president i SHBA-së është një mrekull

Kreu i PD-së deklaroi se Zoti i shpëtoi jetën Donald Trump, ndërsa kombi i tij i madh e zgjodhi presidenti, për të shpëtuar SHBA, paqen dhe lirinë në botë.

Sali Berisha: Rikthimi i Donald Trump si presidenti i 47 i SHBA është rikthimi me votën e lirë, më i fuqishëm, më i jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit.

Rikthimi i presidentit Donald Trump ishte një mrekulli e vërtetë për kombin e madh amerikan, por edhe për mbarë botën.

Zoti i shpëtoi jetën Donald Trump dhe kombi i tij i madh e zgjodhi president për të shptuar SHBA, lirinë, paqen dhe sigurinë në botë.

Nga sot, nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump, fuqia e pakrahasueshme e SHBA, do të bëjë këtë vend, por edhe mbarë botën, më të lirë dhe më të sigurt.

Rikthimi i presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë është shpëtimi i SHBA, dhe jo vetëm i tyre, nga vërshimi politik, kulturor, social në politikën zyrtare të administratës amerikane i ekstremit të majtë marksist-leninist, dhe përtej marksist-sorosian, që me flamurin e censurës uoke kulture, dhe sulmin ndaj familjes dhe identitetit gjinor njerëzor, përbën një rrezik madhor për qytetërimin perëndimor dhe njerëzimin në tërësi.

Nga sot, me presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, liria e fjalës dhe mendimit janë më të garantuara.

Trashëgimia dhe kultura tradicionale e kombeve, familja dhe identiteti njerëzor janë më të mbrojtura dhe më të sigurta se ndonjëherë më parë.

Kthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë shënon fundin e përdorimit të parave të taksapaguesve amerikanë dhe fuqisë së tyre kundër opozitave konservatore në botë.

Shënon fundin e shndërrimit të fondacioneve të superspekulantit, kryekorrupturit dhe kryecensorit të planetit, Soros, de facto në ambasadën në hijie të SHBA, së bashku me diplomacinë zyrtare mbështetën axhendën e ekstremit të majtë, përfshi këtu shndërrimin e sistemit të drejtësisë në degë të ekzekutivit të qeverive të majta, përdorimin e tij njëlloj si në SHBA për persekutimin, arrestimin dhe burgosjen e kundërshtarëve politikë konservatorë.

Mbështetën politikën e pajtimit me krimin, drogën dhe në rastin konkret ndërtimin në Shqipëri të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.

PD u përball këto vite me përpjekjet korruptive të Edi Ramës dhe Xhorxh Soros kundër saj, me angazhimin direkt të diplomacisë së ndikuar nga Sorosi në persekutimin e udhëheqjes politike të kësaj partie, përpjekjen për shndërrimin e saj në fasadë-opozitë dhe asgjësimin e saj.

Por, me gjithë këto, PD qëndroi dhe është sot e vendosur të bashkpëunojë ngushtë me Partinë Republikane, administratën e presidentit Donald Trump për marrëdhëniet me të ngushta miqësore midis dy vendeve dhe dy kombeve tona.

PD është shumë e inkurajuar nga zotimi i presidentit Donald Trump për të shpallur grupe terroriste të karteleve të drogës. Ky zotim është një mbështetje tejet e çmuar për qytetarët shqiptarë, që përjetojnë narkodiktaturën e Edi Ramës dhe klaneve rajonale e ndërkombëtare të drogës, me të cilat ai ndan pushtetin.

Duke përfunduar, PD si një partnere dhe mike e vërtetë e Partisë Republikane dhe SHBA që nga themelimi i saj, i dërgon sot presidentit të 47 të SHBA, Donald Trump, urimet më të përzemërta për sukseset më të mëdha në udhëheqjen e vendosur e vizionare të SHBA në interesin më të mirë të vendit, udhëheqës të botës së lirë, miqve dhe aleatëve të tij në mbarë botën.

Nga fustani elegant te vallëzimi me Donald Trump, Zonja e Parë mahnit në ballon inauguruese presidenciale

Zonja e Parë ka mahnitur në ballon inauguruese presidenciale, teksa bërë një vallëzimi me Presidentin Donald Trump

Pasi bëri betimin më 20 janar, Melania iu bashkua bashkëshortit të saj në ballo duke lënë mbresa me fustanin elegant që kishte zgjedhur të vishte.

I thjeshtë, por mahnitës, futsani i Melania ishte pa rripa dhe i theksuar me disa rripa të zinj, duke mishëruar elegancën minimaliste.

Një choker i trashë i zi dhe flokët e saj të stiluara thjesht, ishte komplotuesi i look-ut të Zonjës së Parë.

Presidenti kishte veshur një kostum klasik me kostum të zi dhe papion.

Stresi “provokon” fort, refuzon t’ia japë dorën këtij banori (Video)

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Stresi, është rikthyer në shtëpinë e ‘Vëllait të Madh’.

Ai do të qëndrojë për 24 orë me pesë finalistët teksa banorët iu gëzuan arritjes së tij në shtëpi.

Teksa Sara, Xuxi e Vullneti qëndronin në pishinë Stresi u përshëndet me dy finalistët por refuzoi t’ia jap dorën Vullnetit.

Stuhi e rrallë në SHBA, dëborë, erë e fortë dhe temperatura të acarta nga Teksasi deri në Florida

Një stuhi e rrallë dimri ka “pushtuar” sot shtetet jugore të SHBA-së përgjatë Gjirit të Meksikës, duke sjellë borë të dendur dhe erë të fortë, në një zonë ku fenomene të tilla moti janë të rralla, ndërkohë që shumica e pjesës tjetër të vendit mbetet nën temperatura të acarta

Ndërsa stuhia drejtohet në drejtim të lindjes, ekipet përkatëse kanë rihapur autostradat në Hjuston. Në qendër të qytetit, rrugët të mbuluara me borë, ishin pothuajse bosh gjatë mëngjesit.

Abigail Abrecht, një mësuese matematike në shkollën e mesme ‘Cypress Woods’ në Harris County, tha se autoritetet lokale kanë njoftuar se nuk do të ketë mësim sot dhe nesër të mërkurën.

“Kam gjashtë vjet që punoj në këtë shkollë në Teksas dhe kurrë nuk ka pasur mbyllje për shkak të motit, veçanërisht një stuhi dëbore,” tha mësuesja.

Reshje dëbore janë regjistruar gjithashtu në New Orleans, dhe deri në fund të ditës pritet që dëborë të arrijë deri në 20 centimetra, duke vendosur në këtë mënyrë një rekord të ri, duke thyer rekordin e vitit 1895.

Hera e fundit që në qytet ka pasur reshje dëbore ka qenë viti 2009, sipas Shërbimi Kombëtar i Shërbimit të Motit.

Stuhia pritet të prekë edhe Misisipin, Georgian dhe Floridën.
Në Alabama pritet që dëbora të arrije ëeri në 12.5 centimetra, gjë që nuk ka ndodhur në më shumë se 60 vjet.

Shërbimi i meteorologjik ka lëshuar një paralajmërim për stuhi të acartë për Teksasin juglindor dhe jugperëndimin e Luizianës.
Temperaturat pritet të bien nën zero në të gjithë rajonin.

Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të marrin masa për të shmangur ngricat dhe për të parandaluar ngrirjen e tubave të ujit në shtëpitë e tyre.

Parashikuesit paralajmërojnë gjithashtu se akulli dhe erërat e forta mund të pengojnë transportin ajror për disa ditë, apo edhe të shkulin pemët dhe të ndërpresin energjinë elektrike në vend.

Shërbimet publike u mbyllën në Atlanta dhe Montgomery, Alabama, dhe shumë shkolla anuluan mësimet.

Në veri pjesa më e madhe e SHBA-së lindore është duke përjetuar një stuhi të ftohti polar që pritet të zgjasë disa ditë.

Në Çikago, termometri tregoi -21 gradë Celsius, ndërsa pranë Grand Lake, Kolorado, u regjistrua një temperaturë prej -39 gradë, më e ulëta në të gjithë SHBA-në mëngjesin e sotëm.

“Shpija është thy në Londër…”, shqiptarët kërkojnë ‘rivalët’ në TikTok, ofrojnë edhe shpërblim

“London Thieves”, rikthehet në vëmendjen e mediave britanike. Që ta sjellim në kujtesë për ju që mbase e keni harruar…Bëhet fjalë për një llogari në TikTok ku shqiptarët që merren me veprimtari të paligjshme në Britaninë e Madhe, bëjnë postime kërcënuese. Këto të fundit, për bashkëkombas ose persona të tjerë që “u bastisin shtëpitë e barit” në Angli

Siç duket, kjo platformë sociale po shfrytëzohet nga shqiptarët që merren me kultivim kanabisi, për identifikimin e “armiqve”. Këta të fundit janë anëtarë të “grupeve rivale” që synojnë ta marrin “barin krejtësisht të gatshëm”

Në videon e postuar së fundmi në TikTok, shfaqen filmimet e kapura nga një kamera në derë të shtëpisë, në pjesën veriperëndimore të Londrës. Aty duken një grup personash të maskuar me kapuçë që futen dhe vjedhin kanabisin.

“Kush i njeh këto persona, shkruani në privat. Shpërblim! 10 mijë paund”, shkruhet krahas pamjeve. Ngjan si një thirrje për ndihmë krejt e zakonshme, por që s’është aspak e tillë. Madje ndeshesh edhe me komente të tipit “Hakmarrja i pret sa të vijnë në Shqipëri”, “Po i gjetët prituni duart dhe këmbët!”.

Ky fenomen mes grupeve rivale ka sjellë një sërë incidentesh në Angli. Më i fundit ishte ai në Maj 2022 në Bristol, ku pati një përleshje fatale. Radian Lika, 36 vjeç dhe Brikel Palaj, 33 vjeç, u dënuan me burg përjetë për vrasjen me thikë të Aranit Lleshit, 32 vjeç. Shkak u bë një sasi kanabisi me vlerë 95 mijë paund.

Vishet si infermiere dhe rrëmben foshnjen në spital, arsyeja do ju befasojë

Një vajzë e vogël është rrëmbyer nga një spital publik në Paraguai, por fatmirësisht autoritetet kanë arritur ta gjejnë në pak kohë. Sipas mediave të huaja, ky rast nuk ka të bëjë me krimet e trafikimit njerëzor. Është aq sa e çuditshme, edhe e pabesueshme.

Natalia Edith Gonzalez nga Argjentina, kishtë gënjyer partnerin dhe familjarët e saj se ishte shtatzënë. Pas 9 muajsh, ajo kishte vijuar me skenarin e saj duke u thënë se po ikte në spital për të sjellë në jetë foshnjen. Udhëtoi drejt Asuncion në Paraguai dhe nuk hezitoi të futej në spital e veshur si infermiere.

Pak minuta para rrëmbimit, ajo kishte pirë çaj me gjyshen e vogëlushes duke e gënjyer se kishte shkuar në spital për të vizituar një të afërm. Nënë e vajzës së vogël është vetëm 19 vjeç, e siç duket për Natalian ka qenë “rasti ideal”.

Edhe pse doli nga spitali me vogëlushen në krahë, shkoi bleu rroba për të dhe për veten, ajo u kap nga policia disa metra larg kufirit me Argjentinën.

“A dalim jashtë?”/ Ja si i përgjigjet Egli-Gjestit: Ti je duke…

“A dalim jashtë?”/ Ja si i përgjigjet Egli-Gjestit: Ti je duke…

Egli dhe Gjesti kanë krijuar një raport mjaft të mirë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

Disa prej banorëve mendojnë se ata madje kanë krijuar një lidhje dhe të tjerë i besojnë kur ata thonë se nuk ka më shumë se shoqëri mes tyre.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme Gjesti e pyet Eglin që ‘a do me dalë jashtë me mbretin’ dhe ajo i përgjigjet ‘po’.

Por më pas Egli i kthehet: “Ti do dalësh nga shtëpia kur të marrësh atë çekun” dhe Gjesti pastaj me shaka ia kthen: “Njerëz nxirreni jashtë këtë far çike, se është duke dashur me më luajtur nga mendja”.

Pjesë nga biseda:

Gjesti: O Egli, hajde të martën me dalë jashtë me mbretin. A do me dalë jashtë me kingun?

Egli: Po dua

Gjesti: Ë?

Egli: Po

Gjesti: Dalim jashtë

Egli: Jo ti nuk je duke dalë

Gjesti: Po dal jashtë edhe unë

Egli: Ti je duke dalë jashtë vetëm kur të marrësh atë çekun, atë herë do të dalësh

Gjesti: Po dalim jashtë

Egli: T’a marrësh atë çekun

Gjesti: Njerëz nxirreni jashtë këtë far çike, se është duke dashur me më luajtur nga mendja.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin