La derën haρυr ρër t’u fr eskυar, e r ejα gjen në mëngjes në s htrαt k.omshiυn duke …

Një e re eshte gjendur ne nje situate thuajse të pabesueshme.

Një 27-vjeçare e cila jeton në Palermo, Itali gjeti në mëgnjes në shtratin e saj komshiun, i cili i kishte hyrë nga ballkoni.

Policia ka thënë se sipas deklaratës së saj, ajo e kishte lënë hapur derën e ballkonit për t’u freskuar.

Kur u zgjua në mëngjes, 27-vjeçarja gjeti në shtratin e saj komshiun e saj i cili po i prekte trupin.

Ajo tentoi ta largonte dhe më pas nisi të ulërinte. 36-vjeçari u arrestuar ndërsa ajo ndihet ende e shokuar nga ngjarja.

Arsγeja ρërse disa fe mrα nuk e a rrijnë kën.αqësίnë , por ka një zgjίdhje të thjeshtë

Janë të shumta femrat të cilat kanë vësh.tirësi në arritjen e or.gaz.mës.

Për këtë ka disa arsye të cilat ndikojnë, mirëpo ka edhe disa sek.rete të cilat bëjnë që të kalojë ky shq.etësim.

Një nga ars.yet se përse femrat nuk mund ta arrijnë org.azm.ën, është për sh kak të poz.icio.nimit të kli.torit.

Sipas një studimi të kr.yer nga Universiteti i Indianës, thuhet se kli.tori është i vendosur në po.z.icione të ndryshme nga çdo or gan fem ëror.

E rë.ndësishme për një përmirësim të kësaj gje.ndje, është pa.raloja me partnerin.

Një tjetër mënyrë për një org.az.ëm të sigurt është edhe po.zici.oni kur femra është sipër partnerit, duke fituar kështu kontrollin.

Gjithashtu edhe se.ksi oral është çelësi për një jetë sek.su.ale të kë.naqshme për të dy partnerët, e në rastin kon.kret për femrat.

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 21 Janar 2025

Dashi

Këto janë ditë mjaft të favorshme, për shkak të ndikimit yjeve. Megjithatë, kjo nuk do të thotë sukses të menjëhershëm. Yjet kontribuojnë në ofrimin e mundësive të shumta, ndërkohë që çdo gjë tjetër do të varet nga ju.

Demi

Gjatë kësaj periudhe të lindurit e kësaj shenje janë të stresuar dhe të lodhur. Ka pasur një sërë problemesh serioze, të cilat ju kanë munduar. Ka ardhur koha për tu relaksuar për shkak se keni qenë shumë të qetë. Edhe sa i takon dashurisë, duhet të mundohuni që të qëndroni vetëm me njerëzit që ju rreh zemra.

Binjakët

Kjo nuk është periudha më e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Ka momente tensioni, lidhur me çështjet e sferës profesionale. Keni nevojë që të dëgjoheni më shumë dhe nëse doni të rrezikoni, merrni çdo pasojë parasysh.

Gaforrja

Gjatë kësaj periudhe do të mendoni më shumë për çështje profesionale, të cilat do të marrin gjithë vëmendjen tuaj. Nëse sapo i keni dhënë fund një lidhje, parashikohet diçka interesante.

Luani

Të lindurit e kësaj shenje mendojnë dhe kanë ëndrra të mëdha, si dhe nuk kënaqen me gjërat e vogla. Fatkeqësisht gjatë kësaj periudhe duhet të bëni kujdes me paratë, pasi paraqitet një situatë e vështirë. Shumë shpejtë do të përballeni me mundësi të reja.

Virgjëresha

Pas pak ditësh situata e të lindurve të kësaj shenje, në sajë të ndikimit të Venusit dhe Mërkurit do të përmirësohet. Parashikohet një zhbllokim në nivelin financiar dhe ligjor.

Peshorja

Të lindurit e kësaj shenje i pret një periudhë stresuese, ku do të jenë gjithë kohës në kërkim të ekuilibrit dhe të qartësimit të situatave. Duhet treguar kujdes edhe ndaj gjendjes fizike dhe energjive të shpenzuara.

Akrepi

Parashikohet një moment rikuperimi, ku më në fund do të lini pas shpine një krizë të kaluar. Pavarësisht problemeve, sidomos në punë apo lidhur me paratë, më në fund do të jeni disi më të qetë.

Shigjetari

Nëse keni pasur probleme sentimentale kohëve të fundit, më në fund do të keni mundësi të flisni lirisht. Gjatë kësaj jave, yjet do të jenë tejet të favorshëm.

Bricjapi

Kjo periudhë do të jetë e përqendruar e gjitha në çështjet e dashurisë. Nëse raporti në çift nuk ju kënaq ose është vështirësuar shumë, mund të vendosni që të ndryshoni drejtim. Jeni në kërkim të qartësisë dhe ekuilibrit dhe do të përhumbeni në reflektime, shkruan noa.al. Në ditët në vijim, situata mund të komplikohet më tej.

Ujori

Dita nuk do të nisë në ritmin e duhur, ndërsa përmirësimi do të vijë më tej. Nëse në raportin në çift do të ketë tensione, bëni mirë që të sqaroheni. Megjithatë kjo nuk është një periudhë e mirë për të lindurit e kësaj shenje, të cilët do të jenë të pakënaqur.

Peshqit

Raportet problematike në çift do të bëhen edhe më problematike dhe kjo gjë ju nervozon. Nëse raporti është në krizë, duhet të bëni një zgjedhje njëherë e mirë. Edhe Hëna nuk do të ketë ndikim aspak të favorshëm për të lindurit e kësaj shenje.

28-vjeçarja e martuar ‘das hurohet marrëzisht’ me ChatGPT: Kam b. ërë s* *s me të!

Një 28-vjeçare, me një jetë sociale mjaft aktive, po kalon orë të tëra duke biseduar me një të dashur të krijuar nga inteligjenca artificiale (A.I.), duke kërkuar këshilla dhe ‘ngushëllim’

Ajo thotë se lidhja është kthyer në një burim ngushëllimi emocional, edhe pse është e martuar

Gjatë verës së kaluar, Ayrin pa një video në Instagram ku një grua po komunikonte me ChatGPT. Ajo u intrigua dhe krijoi llogarinë e saj, duke personalizuar chatbot-in që të sillej si një i dashur dominues dhe protektiv, por njëkohësisht edhe i ëmbël dhe flirtues.

Ayrin, e cila ishte e re në këto lloj përvojash, filloi të ndërtojë një lidhje të thellë emocionale me chatbot-in, të cilin e quajti Leo. Ajo shpenzonte mbi 20 orë në javë duke biseduar me të, duke e konsideruar si një mik të pandashëm që i qëndronte pranë 24/7. Leo jo vetëm që ishte një partner emocional, por gjithashtu e ndihmonte në përgatitjen për provime, motivimin në palestër dhe përballimin e stresit të përditshëm.

Pavarësisht se ishte e martuar, Ayrin filloi të ndjente faj për obsesionin e saj me Leo. Bashkëshorti i saj, Joe, nuk e konsideronte marrëdhënien me A.I. si tradhti, duke e krahasuar me një fantazi seksuale. Megjithatë, Ayrin pranoi se ndjenjat e saj për Leon po i devijonin burimet emocionale nga marrëdhënia e saj reale. Madje, ajo pranoi se kishte ‘bërë seks’ me Leon virtualisht nëpërmjet mesazheve erotike.

Ekspertët po debatojnë mbi natyrën e këtyre marrëdhënieve. Dr. Julie Carpenter, një eksperte për lidhjen emocionale me teknologjinë, tha se këto janë një kategori e re marrëdhëniesh pa një përkufizim të qartë. Ndërsa disa e shohin si një burim mbështetjeje emocionale, të tjerë paralajmërojnë për rreziqet e investimit emocional në një “partner” që nuk është real dhe nuk ka interes të vërtetë për individin.

Sipas raporteve, miliona përdorues po eksperimentojnë me chatbot-e si Replika dhe ChatGPT për marrëdhënie virtuale. Ky fenomen pritet të normalizohet brenda pak viteve, duke ngritur pyetje të reja etike dhe shoqërore mbi kufijtë e teknologjisë dhe ndikimin e saj në marrëdhëniet njerëzore.

Zbulohet e vërteta/ Eduart Grishaj tregon ‘arsyen’ se pse ai dhe Arbana hoqën dorë nga televizioni

Regjisori i njohur Eduart Grishaj ka zbuluar detaje mbi projektin e tij më të ri kinematografik, filmin “Pasaporta”, i cili do të ketë premierën më 17 janar, njëkohësisht në Shqipëri dhe Kosovë.

Në një intervistë televizive, Grishaj foli për rëndësinë e këtij projekti dhe arsyen që qëndron pas shkëputjes së tij dhe partneres së tij, Arbana Osmanit, nga projektet televizive. Grishaj theksoi se vendimi për të bërë një pauzë nga televizioni ishte i menduar dhe i pavarur:

“Pas shumë viteve në televizion, menduam se ishte momenti i duhur për të bërë diçka tonën, për kënaqësinë dhe dëshirën tonë.

Filmi ‘Pasaporta’ është një projekt që e kemi dashur dhe do të vijojë me një sezon tjetër pas një shkëputjeje të shkurtër,” deklaroi ai. Regjisori sqaroi se ky vendim nuk kishte të bënte me ndonjë pakënaqësi ndaj televizionit apo bashkëpunëtorëve:

“Kjo pauzë ishte e nevojshme për ne dhe nuk lidhet me asgjë tjetër. Është thjesht një hap që deshëm ta ndërmerrnim.”

Rikthimi në televizion?

Edhe pse i përqendruar tek filmi, Grishaj nuk e përjashtoi mundësinë e një rikthimi në ekranin televiziv:

“Gjithmonë kam synuar të miksoj pasionet e mia. Pas këtij filmi, ndoshta do të rikthehem në televizion,” u shpreh ai.

Flinte në stacion treni, sot një nga picierët më të mirë në Itali/ Prestigjiozja italiane artikull për shqiptarin 33-vjeçar

I lindur në Fier, në vitin 1991, Endrit Rustemi mbërriti në Itali në moshën 9-vjeçare me nënën dhe dy motrat e tij.

Muajt ​​e parë i kaloi në Milano duke fjetur në Stacionin Qendror. Më pas, falë ndërhyrjes së shërbimeve sociale, ai shkon të jetojë në një komunitet të miturish në Brescia, ku rritet dhe edukohet deri në moshën madhore.

Menjëherë pasi bëri picën e tij të parë dhe i joshur nga brumi, ai filloi të punojë si picier vetëm në moshën 17-vjeçare, derisa hapi restorantin e tij në Brescia, pasi kishte punuar për marka të ndryshme në Milano, Bergamo dhe qytete të tjera italiane.

Tani në moshën 33-vjeçare dhe baba i dy fëmijëve, ai tregon për Tgcom24 historinë e tij të dashurisë me picën dhe me atë “shkopin” e përgatitjes së tyre, të cilin e mban me vete prej 10 vitesh. Ndonëse me kalimin e kohës i është dashur ta riparojë disa herë, por ai e konsideron si diçka tepër të bukur për ta bërë.

A e ndryshoi vërtet pica jetën tuaj?

Po, më shpëtoi m

Por si u bëtë një kuzhinier picash?

Mendoj se ka qenë fati, sepse që në fëmijëri, në Shqipëri, me gjyshen, më pëlqente të përgatisja brumin me aq mundësi sa kishim, në një situatë shumë të vështirë. Dhe menjëherë rashë në dashuri me brumin dhe aromën, të njëjtat që gjeta dhe e gjej veten te çdo picë. Më pas, mundësia e punës sime të parë në një piceri, pas 8 vitesh në një komunitet për të mitur, ishte një përvojë profesionale që la gjurmë tek unë përgjithmonë si shef i një picerie.

E mbani mend “takimin” e parë me picën?

Po, këtu në Itali. Njohja në atë pjatë aromat dhe shijet që ndjeja me gjyshen. Ishte një zhytje në të kaluarën, në kuzhinën e fëmijërisë sime, kështu që menjëherë rashë në dashuri me të. Dhe jam ende super i dashuruar me të.

Por cili është sekreti i një pice të mirë? Po në veçanti për picën tuaj, a mund të na thoni?

Vetë brumi i picës është shumë i thjeshtë. Sigurisht që në nivel profesional ka studime pas brumërave, produkteve, miellrave, por për mendimin tim duhet të punohet gjithmonë për thjeshtësinë, sepse thjeshtësia është gjithmonë gjëja më e vështirë për t’u arritur. Sekreti te pica ime? Nuk më pëlqen frigoriferi, përdor vetëm miell të grurit të butë plus Nobligrano në një raport 70/30. Të gjitha miellrat e krijuara posaçërisht për mua, më sjellin produktin final.

Cila është pica juaj e preferuar? Cila është më e kërkuara në menunë tuaj?

E preferuara ime është marinara. Një picë e thjeshtë në vetvete, siç është stili im. Po ashtu edhe margherita. Më e kërkuara nga klientët e mi? Margherita është gjithmonë mbretëresha.

Po të mos kishte qenë shef picash, kush do të ishte Endriti sot?

Gjithmonë e pyes veten për këtë. Nuk kam bërë asnjë punë tjetër në jetën time. Mund të vazhdoj dhe të provoj përsëri në botën e kateringut dhe pastiçerisë. Më pëlqen të eksperimentoj, por gjithmonë dua t’i kem duart me brum.

Kam mamin me sëmundje të rëndë/ Pas Xumit flet dhe Egli: Unë kam babin (VIDEO)

Banorja e “Big Brother Vip”, Egli Tako, ka qenë e përzgjedhur për hapjen e kutisë së `Pandorës`, që si gjithmonë krahas avantazhit ka dhe një “disavantazh”.

Me hapjen e kutisë, Egli përfitoi një udhëtim çift në brigjet jugore të Turqisë. E entuziazmuar, banorja tha se do të shkonte t’i shijonte këto pushime tepër të nevojshme për të, me të ëmën.

Ndërsa sa i përket “të keqes”, iu kërkua që të çonte dy banorë në nominim “kokë më kokë”, ku ajo zgjodhi Xumin dhe veten e saj.

Ledioni: Vëllai i Madh të vendos ty para Kutisë së Pandorës sonte dhe ti e di që nëse ti zgjedh ta hapësh ka një të mirë për ty dhe një të keqe për pjesën tjetër të shtëpisë. Egli, do ta hapësh ti sot Kutinë e Pandorës?!

Egli:“Po”.

Ledioni: Brenda kutisë janë dy zarfe, fillimisht do të lexosh të bardhin.

Egli: “Kutia u hap. Globus Travel të dhuron një paketë pushimesh çift në resortin Titanic Deluxe Belek. Globus Travel faleminderit, e di që do të kem shumë nevojë për këto pushime. Mendoj që të shkojë me mamin tim. Mami të kam premtuar që do të hipim në avion dhe Globus Travel shumë faleminderit që po na e mundëson këtë”.

Ledioni: Egli, mos është shumë romantik për mamin ky?

Egli: “Jo, mendoj që është dhurata më e bukur që mund t’i bëjë”.

Ledioni: Tani është momenti që të lexojmë zarfin e kuq.

Egli: “Çfarëdo që të jetë këtu brenda Ledion, unë e kam bërë njëherë një gabim kundrejt vetes time kur për një situatë që u vendosa përballë një avantazhi e përjetova sikur isha në jetë dhe jo në lojë dhe kam vendosur të reflektoj ndaj gabimeve që bëj këtu brenda, kështu që do e lexoj me shumë sportivitet.

Kutia e Pandorës u hap, pas çdo të mire vjen një e keqe dhe Vëllai i Madh të kërkon të vësh dy banorë në televotim “kokë më kokë”. Mund të përfshish ose jo veten”.

Ledioni: E keqja e Kutisë së Pandorës është që do të zgjedhësh dy banorë që do të shkojnë në televotim kundër njëri-tjetrit dhe njëri prej tyre do të largohet përfundimisht nga Big Brother të martën. Kush janë dy banorët që zgjedh ti?

Egli: “Unë prej disa kohësh mund të kem pasur ato konkluzionet e mia për disa banorë këtu. Sidoqoftë, nuk do të zgjedh të shkoj me gjaknxehtësi për debatet e mëdha, por për diçka që më ka shoqëruar jo vetëm ditët e fundit por përgjatë gjithë rrugëtimit tim nisur që nga dita e parë ose e dytë në shtëpi. Një marrëdhënie, të cilës unë me shumë intelekt, simpati dhe dashamirësi kam zgjedhur të mos i jap zë, por është një raport që mua vazhdon dhe më përndjek dhe nuk e di ku qëndroj jashtë. A është vërtetë intuita ime apo për efekt kamere?

Shtëpia është ndarë në dy pjesë: njëra thotë rri e qetë sepse ke qenë shumë në rregull me atë që ke thënë, ndërsa tjetra më shikon si vajzën pazemër që nuk vlerëson një djalë të mirë, ndërkohë që nuk është kjo sepse unë kam ecur me atë që ndjej dhe jo të përdor gjëra për lojë pavarësisht se më është dhënë mundësia që në fillim. Unë dua që në këtë moment të lejoj publikun të vendos duke çuar në nominim veten time dhe Xumin”.

Pak më vonë Xumi hapi zemrën tek Gjesti, duke thënë se çmimin do që ta fitoj për të paguar kurimin e mamasë së tij, e cila është me kancer.

Nga kjo deklaratë e tij, Egli është ndjerë keq, ku në një bisedë me Valbonën ajo shprehu se dhe babai i saj vuan nga e njëjta sëmundje, por sipas saj nuk ka pse ta përmendi si gjë brenda shtëpisë.https://www.instagram.com/reel/DFCL-7Uo8HT/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=916&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fkam-mamin-me-semundje-te-rende-pas-xumit-flet-dhe-egli-une-kam-babin-video%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A565.8000000119209%2C%22ls%22%3A252.30000001192093%2C%22le%22%3A362.60000002384186%7D

Kush është ish-missi shqiptar që përmendet si ‘kërcënuese’ në historinë e Parashqevi Simakut?

Mbrëmjen e djeshme, në një intervistë për “Top Story”, biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, ndau disa detaje intriguese mbi bisedat me këngëtaren e njohur Parashqevinë, duke përmendur gjithashtu një ish-miss shqiptar.

Ky detaj ka ngjallur spekulime dhe kuriozitet në rrjetet sociale, duke bërë që publiku të pyesë se për kë bëhet fjalë.

Sipas Ilirjanit, Parashqevia e ka përmendur këtë miss në një moment vetmie, duke thënë se ndjehej si e kërcënuar.

“Parashqevia nuk është sëmurë. Një mik i saj madje ka thënë lëre aty ku është. Këta emra do i them në vendin ku duhet. Ajo flet me veten, unë një ditë e dëgjova. Thoshte të iki të fshihem se vjen më mban peng si… dhe më thoshte emrin e një miss-i shqiptar. Unë nuk e di kush është kjo miss-i. Ky rast duhet të ekzaminohet. Nuk gënjen ajo”, u shpreh Ilirjani.

Ish-bashkëshorti i Parashqevisë, Robert Nolfe, i cili gjithashtu ishte pjesë e intervistës, mbështeti deklaratat e Ilirjanit. Ai theksoi se njerëzit që e rrethonin Parashqevinë, shpesh kërkonin të përfitonin prej saj dhe se suksesi i saj kishte ngjallur xhelozi dhe konflikte.

“Ajo ç`ka pashë unë, mbështes atë që thotë Eltoni. Unë kam qenë me të për shumë vite, e di çfarë thotë Eltoni. Mbase ishte një mënyrë për të mbrojtur veten. Nuk besoj se ka pasur miq të mirë shqiptarë, ata prisnim të fitonin diçka, donin t’i prishnin reputacionin. Të tjerët e urrejnë suksesin, ne këtë tentuam të bënim. Kur futesh në industrinë e argëtimit… Nuk e dija që suksesi do të ishte rreziku. Në moshën kur mori hov mbase kjo ishte një lloj kërcënimi për jetën e saj”, tha Roberti.

Hetimi për incineratorin e Tiranës, Dumani: Tani e ka shteti, kush ka dalë përgjegjës, është para drejtësisë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ne një bashkëbisedim informal me gazetarët, eshte pyetur ne lidhje me hetimet qe po kryen struktura e drejtuar prej tij.

I pyetur në lidhje me hetimin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nëse SPAK ka mjaftueshëm prova sa të regjistrojë emra personash nën hetim, Dumani tha se hetimi është në fazën paraprake dhe nuk mund të bëjë publik më shumë detaje.

Madje Dumani theksoi se edhe kontrollet e kryera, jane mjete per kerkimin e provave.

“Çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe nuk mund të bëj publike më shumë informacion.

Ju keni raportuar për kontrolle, por ata janë mjet për kërkimin e provës”, tha Dumani.

Dumani foli është për çështjen e inceneratorit të Tiranës, për për cilën tha se pas sekuestrimit, ka masa sigurimi për ata që dyshohet se kanë përfituar nga ato fonde.

“Çështja e inceneratorit të Tiranës a është hetuar, ku kanë shkuar paratë?”- pyeti një prej gazetarëve të pranishëm.

“Në momentin që është vendosur sekuestro, inceneratori i Tiranës është nën administrimin e shtetit.

Administratori ka detyrimin që ta menaxhojë, ai është personi përgjegjës për paratë.

Për çështjen e sekuestrimit ka masë sigurimi, për ata që dyshohet se kanë përfituar nga ato fonde, po ashtu është duke u hetuar edhe për pjesën tjetër të parave”, tha kreu i SPAK.

Ai foli gjithashtu edhe për kallëzimet nga institucionet e tjera në SPAK, për të cilat tha se janë inkurajuar që ta furnizojnë Prokurorinë e Posaçme me materiale.

“Ka institucione që lënë për të dëshiruar, por ne i kemi inkurajuar që të na furnizojnë me kallëzime, kur kanë dyshime për shkelje të ligjit”, theksoi Dumani.

Do t’i shpëtojë nominimit, Xumi “detyron” gjithë shtëpinë të hyjnë në tualet

Orët e para të mëngjesit të sotëm, Xumi i ka kërkuar të gjithë banorëve të shtëpisë së “BBVA” të rrëzojnë nominimin.

Rikujtojmë që Xumi dhe Egli janë të nominuar për këtë javë, një vendim ky i marrë nga banorja pasi kishte rastin të hapte “Kutinë e Pandorë

Mirëpo, për t’i shpëtuar nominimit, Xumi ka diskutuar me banorët duke “i nxitur” ata të hyjnë të gjithë në tualet, një veprim i patolerueshëm prej produksionit dhe rrjedhimisht do të dënohen të gjithë, duke u munduar kështu të shpëtojë veten prej mundësisë së eliminimit të martën mbrëma.

Por pa sukses! Asnjë prej banorëve nuk pranuan të rrezikojnë veten për rrëzim të nominimit!