Pas acarit vijnë rrebeshet e shiut, ja si do të jetë moti për këtë javë

Pas një jave me temperatura të ulëta, java që vjen do të karakterizohet nga reshjet e shiut dhe borës në vendet malore.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se ditën e hënë moti do të jetë me diell, por më pas gjithçka do të ndryshojë, duke sjellë mot me stuhi shiu dhe dëborë.

Parashikimi i motit:

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me mbizotërim të motit të vranët megjithatë nuk do të mungojnë intervale të herëpasherëshme me diell pothuajse gjatë gjithë javës!

•Ditën e hënë moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash të mesme dhe të larta, përqendruar në relievet malore të vendit, por më të theksuara pas orëve të pasdites.

•Ditën e martë dhe të mërkurë reshjet e shiut pritet të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë vendin, me ndërprerje e të karakterit lokal ndërsa hera-herës shtrëngata afatshkurtra të izoluara. Të martën në relievet e larta malore në veri-verilindje-juglindje priten reshje dëbore me intensitet të ulët.

•Ditën e enjte pritet që reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente vetëm në veri të vendit, me intensitet të ulët.

•Ditën e premte moti parashikohet i paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të ulët në të gjithë vendin e lokalisht deri mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra të herëpasherëshme.

Era do të fryjë kryesisht me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të arrijë shpejtësi 9-17m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-4ballë.

Egli në dush, Gjesti merr vëmendje me veprimin e tij: “Ajde se ke qejf ti…” (Video)

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, marrëdhënia mes banorëve Egli Tako dhe Gjesti ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të dinamikave dhe ndërveprimeve të tyre.

Dyshja gjithashtu kanë shprehur hapur pëlqimin për njëri-tjetrin, dhe kohën më të shumtë e kalojnë bashkë.

Ndërsa ditën e sotme, Gjesti ka marrë vëmendje me veprimin e tij.

Teksa Egli po lahej në dush, ai i shkoi pranë dhe po e ushqente. “Ajde se ke qejf ti”, i thotë Gjesti ndërsa e ushqen.

Video Player

Boks/ Kristian Prenga hedh në tapet amerikanin Torres pas dy raundeve, kampion në peshat e rënda

Philadelphia, SHBA – Boksieri shqiptar Kristian Prenga është fituesi i titullit “World Heavyweight Title” për peshat e rënda.

Mirditori nuk e pati të vështirë kundër amerikanit Juan Torres në ndeshjen e zhvilluar në Philadelphia.

Prenga lëshoi “breshëri” grushtesh në drejtim të kundërshtarit dhe vetëm në raundin e dytë e hodhi rivalin në tapet me “K.O” për të fituar kështu ndeshjen e 17-të në karrierë.

Boksieri kuqezi prej kohësh është zhvendosur në SHBA dhe e vijon karrierën në këtë vend, teksa nderon Shqipërinë me sukseset e tij. Në 18 ndeshje që ka zhvilluar në ring, Prenga ka 17 fitore, të gjitha me “K.O” dhe vetëm një humbje.

Pas triumfit dhe titullit të siguruar 33-vjeçari nuk i ka fshehur emocionet, ndërsa premton të tjera suksese.

“Faleminderit Zotit për çdo gjë. Faleminderit të gjithë ju që ishit prezent që besoni tek mua dhe të gjithe ju që më keni ndjekur Live nëpër TV. Kemi akoma rrugë për të bërë, me shume punë e me kokën të fokusuar në stërvitje do vazhdoj t’ju bëj të gjithëve krenar. Shihemi shumë shpejt për ndeshjen tjetër”, thotë Prenga pas fitores.

Jeni të shqetësuar nga mbyllja e TikTok?! / Ky aplikacion po ia merr ‘fronin’: Mund ta shkarkoni…

Aplikacioni kinez i rrjeteve sociale RedNote është bërë aplikacioni më i shkarkuar në App Store të Apple në SHBA ditët e fundit, përpara një ndalimi të mundshëm të TikTok në SHBA.

Revanshi i këtij aplikacioni vjen në një kohë kur kompania ByteDance, që ka në pronësi TikTok, po përballet me perspektivën e një ndalimi të përhershëm të platformës popullore në Shtetet e Bashkuara të dielën, kur vendimi qeveritar do të hyjë në fuqi.

Ligji, i nënshkruar nga presidenti amerikan Joe Biden prillin e kaluar, kërkon që TikTok të ndërpresë lidhjet me kompaninë e tij mëmë me bazë në Kinë, ByteDance, deri në mes të janarit ose aplikacioni do të ndalohet.

Masa nga SHBA erdhi si rezultat i shqetësimeve midis disa politikanëve amerikanë se ByteDance po ndante të dhënat e përdoruesve të TikTok me qeverinë kineze, pavarësisht garancive të përsëritura të kompanisë se nuk ishte kështu.

RedNote, i njohur si Xiaohongshu në Kinë, është një aplikacion i rrjeteve sociale tani i disponueshëm në anglisht. Është një aplikacion i krijuar në vitin 2013 nga kompania me bazë në Shangai, Xingyin Information Technology dhe është jashtëzakonisht popullor në vendet që flasin gjuhën mandarine dhe kineze, me mbi 300 milionë përdorues aktivë mujorë, sipas Bloomberg. Edhe pse është rritur në mënyrë të qëndrueshme gjatë viteve, rritja më e madhe e popullaritetit të saj u regjistrua gjatë pandemisë.

Ndërsa u ofron përdoruesve video dhe imazhe të shkurtra përmes një algoritmi si TikTok, postimet me tekst dhe veçoritë e blerjeve luajnë gjithashtu një rol qendror. Ndërfaqja e aplikacionit ndryshon nga ajo e TikTok, pasi video nuk fillon të luhet automatikisht me hapjen e aplikacionit dhe përdoruesit duhet së pari të identifikohen për ta përdorur atë. Në Kinë, Xiaohongshu është aplikacioni i zgjedhur për ata që kërkojnë rekomandime mbi temat e njohura të bukurisë, modës, udhëtimit dhe ushqimit.

Përdoruesit e tij janë kryesisht femra të reja. Për më tepër, platforma i nënshtrohet më pak censurës se të tjerat, pasi përdoruesit postojnë në të përmbajtje nga komuniteti LGBTI+ ose diskutojnë aspektet pozitive të beqarisë për gratë, çështje që konsiderohen veçanërisht të ndjeshme në Kinë. Fluksi i amerikanëve tani u jep përdoruesve kryesisht kinezë të Xiaohongshu një shans për të kërkuar ndihmë me detyrat e shkollës ose këshilla për përkthimin e termave në anglisht, duke u dhënë gjithashtu një shans për të mësuar për kulturat e njëri-tjetrit. Rikujtojmë se MrBeast i është bashkuar ofertës për të blerë TikTokun në një përpjekje për të shpëtuar platformën nga ndalimi në Shtetet e Bashkuara.

Pritjes i erdhi fundi, ndodh puthja e parë mes Eglit dhe Gjestit? (Video)

Egli dhe Gjesti që nga fillimi kanë pasur një raport mjaftë të ngushtë.

Dyshja treguan se ndjehen mirë kur janë pranë njëri tjetrit dhe po vazhdojnë të njohjen.

Mbase spektaklit Egli ishte shumë pranë këngëtarit ku tregoi se prezenca e tij e bën të lumtur dhe i dhuroi puthje në faqe.

Andaj rrjeti ka reaguar me komente të shumta, se kanë një kimi të përbashkët dhe duken shumë mirë edhe si çift.

https://video.gjirafa.com/embed/egli?autoplay=true&am=true&referrer=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fpritjes-i-erdhi-fundi-ndodh-puthja-e-pare-mes-eglit-dhe-gjestit-video%2F

Familjarët e Eglit japin “mesazhin e parë” për Gjestin

Familjarët e Eglit kanë për ti thënë dy fjalë Gjestit dhe këtë e bëjnë me postime në instastory.

Familjarët e Eglit japin “mesazhin e parë” për Gjesti

Ata kanë publikuar disa pamje teksa duket Egli dhe Gjesti duke biseduar deri në orët e hershme të mëngjesit.

Në formë shakaje ata kanë bërë të dituar se janë në përkrahje të vajzës së tyre dhe vendimet që ajo merr.

E rëndë në Tiranë/ Një person hidhet nga lartësia e ndërtesës, vdes në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Tiranë, në afërsi të TEG-ut, ku një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Viktima është shtetasi L.K, 58 vjeç, i cili sipas autoriteteve policore dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese.

Ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Blutë e kryeqytetit raportojnë se nga hetimet paraprake rezulton se viktima vuante nga shëndeti mendor dhe dyshohet se si pasojë e depresionit është hedhur nga lartësia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

E zhdukur prej 9 janarit, gjendet e mbytur shqiptarja në Itali, dyshime mbi shkaqet e tragjedisë (Emri+Foto)

Suzana Koçibelli, shqiptarja e cila rezultonte e zhdukur prej datës 9 janar është gjetur e vdekur.

Trupi i pajetë i 62-vjeçares shqiptare është gjetur në ujërat e Tiberit në digën Castel Giubileo.

Trupi u zbulua nga stafi i Enel që punonte në hidrocentralin në veri të Romës.

Pasi trupi u nxorr nga ushtarakët dhe zjarrfikësit, nuk u konstatuan shenja të dukshme dhune.

Sipas mjekut ligjor, vdekja e gruas ka ndodhur pak orë pas largimit të saj.

Policia po heton për të zbuluar shkaqet e ngjarjes së rëndë

Asiston dy gola në pesë minuta, Nedim Bajrami shkëlqen në Skoci (Video)

Nedim Bajrami ka shkëlqyer sot në Skoci me Rejnxhërs. Skuadra skoceze mposhti Frazerburg me rezultatin 5-0.

Bajrami asistoi dy gola në fillimin e pjesës së dytë. Fillimisht në minutën e 52-të dhe më pas 5 minuta më vonë, për t’i dhënë qetësi skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Rejnxhërs kaloi me tej në Kupën e Skocisë. Kështu tashmë do të luajë në turin e 1/8.

Asisti i parë nga Bajrami: (VIDEO)

Asisti i dytë nga Bajrami: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Rama: Ndërtojmë qendrën e parë të skive në Korçë! 160 bujtina, 500 mijë turistë flenë të paktën një natë në ‘Parisin e Vogël’

Kryeministri Edi Rama, nga Korça, thotë se ky qytet do të futet në hartën europiane të turizmit të skive, pasi të ndërtohet qendra e parë për ski në vendin tonë.

KORÇË- Kryeministri Edi Rama, nga Korça, thotë se ky qytet do të futet në hartën europiane të turizmit të skive, pasi të ndërtohet qendra e parë për ski në vendin tonë. Duke folur në një prej rubrikave të tij në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se Korça ka ndryshuar rrënjësisht, ku tashmë numëron mbi 160 bujtina e ndërsa 1 dekadë më parë thotë se numëroheshin me gishtat e dorës.

Rama ndalet edhe tek numri i vizitorëve, ku thekson se 500 mijë vizitorë kalojë të paktën një natë në ‘Parisin e Vogël’, siç ai cilëson Korçën. Ndërkohë, më parë thotë se mezi numëroheshin 50 mijë turistë në vit.

“Këtë dimër, si asnjë dimër, 166 e kusur bujtina, njëra më e bukur se tjetra. Plot e përplot çdo fundjavë, rreth gjysmë milioni vizitorë e turistë që kalojnë të paktën 1 natë në Parisin e Vogël gjatë vitit. 1 dekadë më parë mezi i kalon 50 mijë në vit dhe nuk kishte këmbë të huaji, ndërkohë që bujtinat numëroheshin me gishta e mezi mbanin veten. Por tani ka ardhur radha e qendrës së parë turistike të skive në Shqipëri, një projekt që do ta fusë Korçën në hartën europiane të turizmit të skive dhe do të ndezë një motor të ri bë ekonominë e gjithë këtij qarku”, shprehet Rama.Projekti për qendrën e parë të skive në Korçë është përmendur edhe më herët nga kryeministri Rama, ndërsa deri më tani ende nuk raportohet të kenë nisur punimet. Në foton më poshtë mund të shihni projektin 3D për këtë projekt, të prezantuar nga kryebashkiaku Sotiraq Filo në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.