Pse Trump ftoi vetëm Melonin nga Evropa? Gazetarja e “VOA” zbulon detajet: Ndajnë të njëjtën…

Gazetarja e “Zërit të Amerikës”, Menada Zaimi ka folur në një emision televiziv për betimin e Donald Trump si president i 47-të i SHBA

Ajo ka thënë se ishte e pritshme që Trump nga Evropa do të ftonte vetëm kryeministren italiane Meloni, pasi ndan të njëjtën filozofi me të.

“Dihet natyra e zotit Trump, ai krijon marrëdhënie personale me udhëheqës të ndryshëm dhe ia fton ata që ndoshta ndajnë një filozofi të njëjtë me të. Keni parasysh dhe backgroundin e zonjës Meloni, ajo vjen nga një parti tejet konservatore. Nga ana tjetër, duket sikur edhe administrata e zotit Trump e ka parë zonjës Meloni si një personazh shumë interesant dhe kyç në marrëdhëniet mes SHBA dhe BE. Kjo po shtrohet në mediat amerikane”.

Meta duket në formë, ai shfaqet brenda burgut “313”, shikoni çfarë bën gjatë ajrosjes (Video)

Për rreth gati tre muaj, kreu i Partisë së Lirisë ndodhen në burgun “313” në Tiranë, i arrestuar në tetor të vitit të kaluar me urdhër të SPAK për akuzat e korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë.

Izolimi në burg duket të ketë ndikuar së tepërmi te mënyra e jetesës së Metës, i cili njihej për udhëtimet e tij në natyrë veçanërisht në ngjitjen e maleve.

Ai është filmuar në ambientet e ajrosjes së burgut, duke bërë ecje përgjatë oborrit të brendshëm.

Siç kanë deklaruar njerëzit pranë tij, Meta mundohet të vijojë me regjimin stërvitor edhe në kushtet e izolimit.

Video Player

“Aq shumë të kam dashuru sa nuk e kam …”/ Luiz Ejlli bën ‘mrekullinë’ për Kiaren në Maldive (Video)

Siç e dimë tashmë të gjithë, dashuria e Luiz Ejllit kundrejt partneres së tij Kiara Titos është aq e madhe saqë nuk ka fjalë që e përshkruan.

Por pavarësisht kësaj, jo të pakta kanë qenë rastet kur Luizi i ka bërë nga surprizat e dedikimet më romantike Kiarës.

Që nga dhuratat e ndryshme dhe goxha speciale e deri te disa ditë relaksi në një vend tjetër për të dalë pak jashtë kornizës së rutinës së tyre.

Ditën e sotme nëpërmjet një postimi të bërë në profilin e tij në Instagram, Luizi postoi ca copëza kujtimesh nga Maldive në opsionin e videon ku ai shfaqet pranë Kiarës në vendin e ëndrrave.

Në sfond të videos dëgjohen një pjesë e këngës së tij teksa shprehet: Unë ty të kam dashuru, aq shumë sa s’dojsha me e besu./ Radar.al

VIDEO

Bolonja uli shpejtësinë në 30km/h, asnjë këmbësor nuk ka humbur jetën në një vit

Kur u mor vendimi një vit më parë reagimet ishin të shumta. Një vit pas uljes së limitit të shpejtësinë në 30 km/h në rrugët brenda qytetit të Bolonjës rezultatet janë pozitive.

Në një vit nuk ka pasur asnjë këmbësor që ka humbur jetën në rrugët e qytetit. Kjo nuk kishte ndodhur që nga viti 1991.

Ka pasur 13% më pak këmbësorë të përplasur dhe 31% më pak aksidente të rënda. Madje edhe ndotja është reduktuar me 29%, sepse lëvizja e makinave private është ulur.

“Corriere” shkruan se në Itali, çdo vit vdesin në rrugë më shumë se 3000 njerëz, 15% më shumë se mesatarja evropiane. ©LAPSI.al

Kompania kineze refuzoi të shesë aplikacionin, TikTok del jashtë funksionimit në SHBA

TikTok ka dalë jashtë funksionimit në SHBA, disa orë përpara se të hynte në fuqi një ligj i ri që ndalonte platformën.

Një mesazh që shfaqej në aplikacion për përdoruesit amerikanë thoshte se ishte miratuar një ligj që ndalonte TikTok, që do të thotë “nuk mund të përdorni TikTok tani për tani”.

“Ne jemi me fat që Presidenti Trump ka treguar se ai do të punojë me ne për një zgjidhje për të rivendosur TikTok sapo të marrë detyrën,” thuhej më tej në mesazhin drejtuar përdoruesve.

Ky ndalim vjen pasi platforma e mediave sociale paralajmëroi se do të ndërpriste shërbimet ” të dielën nëse administrata në largim Biden nuk jep garanci se ndalimi nuk do të zbatohet.

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka thënë se ai “me shumë gjasa” do t’i japë TikTok një afat 90-ditor nga ndalimi pasi të marrë detyrën të hënën.

Përdoruesit raportuan se aplikacioni ishte hequr gjithashtu nga dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google në SHBA dhe TikTok.com nuk po shfaqte video.

“Zgjatja 90-ditore është diçka që ka shumë të ngjarë të bëhet, sepse është e përshtatshme”, tha Trump për NBC News të shtunën.

“Nëse vendos ta bëj këtë, ndoshta do ta shpall të hënën”, u shpreh ai.

Shtëpia e Bardhë tha se i takon administratës së ardhshme të ndërmarrë veprime.

“Ne nuk shohim asnjë arsye që TikTok ose kompanitë e tjera të ndërmarrin veprime në ditët e ardhshme përpara se administrata Trump të marrë detyrën të hënën,” tha në një deklaratë sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre.

Ngjarje e çuditshme në Tiranë/ Vajza e varur në litar trondit banorët në Liqenin Artificial (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur mbrëmjen e sotme banorët në kryeqytet.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku duket një vajzë e cila është e varur në një vinç teksa dhuron spektakël pranë digës së Liqenit Artificial.

Kjo ngjarje mësohet se është regjistruar nga një spektakël për një ceremoni të një salloni bukurie të sapohapur.

Vajza e cila është duke bërë performancë në litar ka sjellë shqetësim tek kalimtarët të cilët kanë parë situatën.

VIDEO

Horoskopi i Brankos për të hënën 20 janar 2025

Mirësevini në takimin tonë me horoskopin e Brankos për nesër, e hënë 20 janar 2025. Yjet po përgatiten të na japin surpriza, mësime dhe mundësi, por edhe disa sfida. Le të zbulojmë dashurinë, punën dhe shëndetin në këtë përkthim ekskluziv nga noa.al.

Dashi (21 Mars – 20 Prill)

🐏 – Yjet e nesërm ju ftojnë të ngadalësoni ritmin. Impulsiviteti, një nga cilësitë që ju karakterizon dhe ju bën të veçantë, mund të kthehet në një burim sfidash këtë herë. Në vend që të nxitoni për të marrë vendime apo për të vepruar në punë, merrni një moment reflektimi dhe analizoni mirë pasojat e mundshme. Në marrëdhënie personale, veçanërisht në dashuri, hapini zemrën dialogut dhe tregohuni të gatshëm për të dëgjuar mendimet e të tjerëve. Hëna është në anën tuaj dhe mund t’ju dhurojë momente magjike, veçanërisht nëse lini mënjanë padurimin dhe jeni të hapur ndaj surprizave që ajo ofron.

Këshilla e Branko-s: Një pauzë për meditim mund të jetë pikërisht ajo që ju duhet për të gjetur qartësi dhe përqendrim në sfidat e ardhshme.

Demi (21 Prill – 20 Maj)

🐂 – I fortë dhe këmbëngulës, Demi, yjet e nesërm ju dhurojnë një mundësi të shkëlqyer për të shfaqur forcën tuaj praktike. Gjithsesi, është e rëndësishme që të mos mbylleni shumë në bindjet tuaja të zakonshme. Dikush mund t’ju ofrojë një ide apo një këndvështrim të ri, i cili, edhe pse fillimisht mund të duket jashtë logjikës suaj, meriton vëmendje dhe analizë. Në dashuri, situata mund të duket e qetë, por kujdes: një shkëndijë pasioni është duke pritur të shpërthejë. Mos neglizhoni shenjat dhe përpiquni të jeni më të hapur ndaj partnerit tuaj ose ndaj një mundësie të re romantike.

Këshilla e Branko-s: Dilni nga zona juaj e rehatisë dhe provoni gjëra të reja. Fleksibiliteti do t’ju hapë dyer që as nuk e kishit imagjinuar.

Binjakët (21 Maj – 21 Qershor)

👬 – Të dashur dhe të zgjuar Binjakë, nesër është dita juaj për të shkëlqyer. Inteligjenca dhe aftësia juaj për të përshtatur situatat janë nën ndikimin e fuqishëm të Mërkurit. Në punë, karizma juaj mund t’ju sjellë rezultate mbresëlënëse dhe mundësi që nuk i prisnit. Megjithatë, kujdes: të qenit shumë të shpërndarë ose përfshirja në shumë projekte njëherësh mund të çojë në lodhje dhe në mungesë përqendrimi. Në dashuri, atmosfera është pozitive, por kujdes nga keqkuptimet. Tregohuni të qartë dhe të sinqertë me partnerin tuaj për të shmangur çdo tension të panevojshëm.

Këshilla e Branko-s: Mos lejoni që nxitimi të minojë marrëdhëniet tuaja. Merrni kohë për të dëgjuar dhe për të kuptuar nevojat e të tjerëve.

Gaforrja (22 Qershor – 22 Korrik)

🦀 – E ëmbël dhe ndjeshme Gaforre, Hëna e nesërme ju fton të mbani nën kontroll energjinë tuaj emocionale. Mund të ndiheni të mbingarkuar nga kërkesat e jashtme ose nga përgjegjësitë që ju rëndojnë. Është shumë e rëndësishme të mësoni të vendosni kufij dhe të mos i lejoni të tjerët të cenojnë qetësinë tuaj. Në dashuri, yjet ju dhurojnë momente romantike dhe të veçanta. Lini pas frikërat dhe mos kini frikë të hapni zemrën tuaj. Një darkë intime ose një moment i veçantë me partnerin tuaj do të sjellë afërsi dhe kuptim më të thellë.

Këshilla e Branko-s: Mos hezitoni të thoni “jo” kur është e nevojshme. Qetësia dhe mirëqenia juaj duhet të jenë prioriteti kryesor.

Luani (23 Korrik – 22 Gusht)

🦁 – Madhështor dhe i fuqishëm Luan, nesër yjet e ndriçojnë qiellin tuaj, duke ju vendosur në qendër të vëmendjes. Në fushën profesionale, është koha për të treguar vlerat dhe aftësitë tuaja. Mos kini frikë të merrni rolin e liderit dhe të shfaqni talentin tuaj natyror për të frymëzuar të tjerët. Megjithatë, në dashuri mund të ndiheni pak të lënë pas dore. Mos prisni që të tjerët të marrin iniciativën; bëjeni ju hapin e parë dhe tregoni ndjenjat tuaja me sinqeritet. Kujdes me krenarinë, pasi mund të krijojë distancë në disa marrëdhënie.

Këshilla e Branko-s: Përdorni karizmën tuaj për të ndërtuar marrëdhënie dhe jo për të dominuar. E vërteta qëndron te balanca dhe mirëkuptimi.

Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)

👧🏼 – E kujdesshme dhe e përpiktë Virgjëreshë, yjet e nesërm ju ftojnë të rishikoni dhe të riorganizoni prioritetet tuaja. Ju mund të ndiheni të mbingarkuar nga detajet dhe përgjegjësitë, por është koha të fokusoheni në pamjen e madhe. Në punë, një planifikim i mirë do të jetë çelësi i suksesit tuaj. Në dashuri, situata është e qëndrueshme, por mos harroni ta ushqeni me gjeste të vogla dashurie dhe kujdesi.

Këshilla e Branko-s: Mos lejoni që kërkimi i përsosmërisë t’ju frenojë. Lironi pak kontrollin dhe shijoni rrjedhën natyrale të gjërave.

Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)

⚖️ – E bukur dhe harmonike Peshore, nesër yjet ju ftojnë të kërkoni balancën dhe bukurinë në çdo gjë që bëni. Në aspektin profesional, mund të gjendeni në një situatë ku duhet të zgjidhni konflikte apo të ndërmjetësoni mes kolegëve. Përdorni natyrën tuaj diplomatike për të sjellë paqe dhe mirëkuptim. Në dashuri, është momenti ideal për të sqaruar çdo keqkuptim dhe për të forcuar marrëdhëniet ekzistuese. Nëse jeni beqar, mund të keni një takim që do t’ju habisë në mënyrë pozitive.

Këshilla e Branko-s: Mos kini frikë të merrni vendime të vështira. Intuita juaj do t’ju drejtojë në rrugën e duhur.

Akrepi (23 Tetor – 22 Nëntor)

🦂 – I fuqishëm dhe misterioz Akrep, nesër dita do të jetë e mbushur me emocione të forta. Yjet ju nxisin të përballeni me tensione të mbetura pezull nga e kaluara dhe t’i lini ato pas. Në dashuri, është koha për të hapur zemrën dhe për të treguar anën tuaj të ndjeshme, edhe pse kjo mund të jetë sfiduese për ju. Në punë, energjia juaj e lartë do t’ju ndihmojë të përparoni, por shmangni konfrontimet e panevojshme.

Këshilla e Branko-s: Transformimi është çelësi për të rinovuar energjinë dhe për të përparuar. Përqafoni ndryshimin.

Shigjetari (23 Nëntor – 21 Dhjetor)

🏹 – I lirë dhe optimist Shigjetar, nesër yjet ju shtyjnë të eksploroni horizonte të reja. Qoftë në mendime, projekte apo udhëtime, është koha për të dalë nga zona juaj e rehatisë dhe për të provuar gjëra të reja. Në dashuri, spontaniteti do të sjellë freski dhe kënaqësi. Nëse jeni në çift, një surprizë e vogël do të rrisë afërsinë tuaj. Në punë, idetë tuaja të guximshme mund të hapin dyer të reja.

Këshilla e Branko-s: Mos kini frikë të guxoni. Fati është në anën e atyre që veprojnë me kurajë.

Bricjapi (22 Dhjetor – 20 Janar)

🐐 – I qëndrueshëm dhe ambicioz Bricjap, dita e nesërme ju sjell sfida të reja, por edhe mundësi për të treguar forcën dhe aftësitë tuaja organizative. Yjet ju këshillojnë të merrni kohë për të analizuar me kujdes çdo vendim që merrni, veçanërisht në aspektin profesional. Në dashuri, është momenti për të lënë pas logjikën dhe për të dëgjuar zemrën. Një moment intimiteti mund të forcojë lidhjen me partnerin.

Këshilla e Branko-s: Mos e matni gjithçka me suksesin material. Merrni kohë për të shijuar emocionet dhe lidhjet njerëzore.

Ujori (21 Janar – 19 Shkurt)

🏺 – Krijues dhe vizionar Ujor, nesër qielli ju dhuron një shpërthim energjie dhe kreativiteti. Në punë, kjo është koha për të sjellë ide të reja dhe për të ndërmarrë iniciativa që mund të ndryshojnë lojën. Në dashuri, yjet ju këshillojnë të jeni të hapur dhe të tregoni ndjenjat tuaja. Një surprizë e këndshme mund të vijë nga partneri ose nga dikush që ju pëlqen.

Këshilla e Branko-s: Mos kini frikë të tregoni origjinalitetin tuaj. Është arma juaj më e fortë.

Peshqit (20 Shkurt – 20 Mars)

🐟 – I ndjeshëm dhe ëndërrimtar, nesër është një ditë ku intuita juaj do të jetë në kulmin e saj. Do të jeni veçanërisht të ndjeshëm ndaj emocioneve të të tjerëve, por kujdes të mos merrni mbi vete barrën e ndjenjave të tyre. Në dashuri, është momenti ideal për të ndarë ëndrrat dhe shpresat tuaja me partnerin ose për të krijuar lidhje të reja. Në punë, jini të vendosur dhe mos lejoni që frika t’ju ndalojë.

Këshilla e Branko-s: Mos kini frikë të ndiqni rrugën tuaj, edhe nëse është e ndryshme nga ajo e të tjerëve. Rruga juaj është unike.

I jepet lamtumira 13-vjeçares shqiptare në Itali, përlotet mamaja: Të të shikoja edhe 5 minuta …

Është përcjellë për në banesën e fundit, 13-vjeçarja shqiptare Jennifer Alcani, e cila ndërroi jetë të enjten në spitalin Manzoni të Lecco, pas 6 ditësh në koma, pas aksidentit të rëndë të regjistruar në orët e para të mëngjesit të 10 Janarit në Itali.

Me qindra njerëz u mblodhën në Kishën e San Nicolo për t’i dhënë lamtumirë të miturës shqiptare. Ajo që u përlot më shumë ishte mamaja e Jennifer Alcanit, e cila lexoi një mesazh që e kishte shkruar bashkë me babain e të resë që humbi jetën.

“Kam nevojë për një përqafim. Kam nevojë vetëm për përqafimin tënd. Është e vështirë për mua ta pranoj këtë, por e gjej forcën në dashurinë e pafundme që më dhe. Ishe shumë për mua, ishte shumë për ne, ishe shumë për çdo kënd. Ishe një forcë e natyrës. Në këto ditë kur çdo gjë po thyhet në mes, je e vetmja që më jep forcë, që më bën të rezistoj. E di që je këtu. E di që nuk më ke lënë, që më mbron. Zemra jote ndaloi së rrahuri, por e imja s’do ndalojë kurrë së kërkuari ty. Do jetosh përjetë brenda meje dhe babit tënd”, tha e ëma, raportojnë mediat italiane

“Nëse do të të shikoja edhe për pesë minuta do të të thosha faleminderit. Faleminderit që jeton brenda meje. Ylli ynë i vogël, vdekja mund të na ndajë fizikisht, por kurrë zemrat tona”, përfundoi mesazhi i tyre.

Mes të pranishmëve në ceremoni ishte edhe kryebashkiaku i Lecco-s, Mauro Gattinoni. Ndërsa prifti që mbajti ceremoninë preku po ashtu me fjalët e tij. “Duhet ta duam njëri tjetrin, të ndihemi të bashkuar. Duhet të bëjmë çdo të ri të kuptojë që nuk janë kurrë vetëm”, tha ai.

Pas fjalës së tij, arkëmorti i bardhë doli nga kisha ndërsa me dhjetëra tollumbacë të bardhë e rozë u lëshuan drejt qiellit.

Si ndodhi aksidenti?

Jennifer Alcani, më 9 janar, natën vonë, kishte dalë nga shtëpia fshehurazi nga prindërit për të kaluar mbrëmjen me dy shokë më të rritur, në McDonald’s.

Rreth orës 5 të mëngjesit të së premtes, mamaja e saj, që nuk dinte gjë dhe e besonte të flinte në dhomën e saj, mori lajmin që çdo prind do të donte ta shmangte: vajza e saj ishte në spital, kishte pësuar një aksident në Abbadia Lariana.

Jennifer ishte e shtruar në repartin e Neuro-rianimacionit, ku e kishin dërguar në mëngjes pas përplasjes që ndodhi në provinciale 72. Gjendja e saj ishte e rëndë që nga fillimi. Gjatë gjithë javës, miqtë e saj, edhe pse nuk mund të hynin për ta parë, ishin mbledhur para spitalit, nën dritaren e saj.

Aksidenti ndodhi pak para orës 5 të mëngjesit të së premtes, më 10 janar, në hyrje të tunelit që të çon në statale 36.

Shoferi, një djalë 22-vjeçar, po udhëtonte me më shumë se 150 kilometra në orë dhe pasi doli nga një kthesë e vogël humbi kontrollin mbi makinën e fuqishme, e cila përfundoi kundër një parmak betoni. Në makinë me të, përveç shoferit, ishin edhe dy shokë më të rritur, përfshirë Jennifer, e cila po flinte në sediljen e pasme.

Videoklipi i postuar në TikTok tregon momentet e fundit të kësaj gare çmendurake, ku shfaqet shoku që e drejton makinën me muzikën në maksimum. Jennifer kishte rripin e sigurimit të lidhur, por nuk u zgjua pas përplasjes, pasi pësoi një traumë të rëndë në kokë dhe u fut në koma të pashërueshme.

Para aksidentit, Jennifer kishte kaluar natën me shokët e saj duke pirë shumë alkool. Makinën e drejtonte një shok i saj 22-vjeçar, ndërsa shoferi tjetër 19-vjeçar, nga Malgrate, kishte postuar videon në TikTok. Ky i fundit nuk e kishte marrë ende patentën dhe për këtë arsye e drejtonte shoku më i madh.

Dy të rinjtë kishin shishe alkooli në makinë dhe, përveç saj, nuk kishte pasur asnjë problem tjetër të dukshëm. Shoferi 22-vjeçar, tashmë i hetuar për plagosje të rëndë rrugore, rrezikon tani edhe akuzën për vrasje nga pakujdesia. Për më tepër, pas përplasjes ai kishte tentuar të largohej nga urgjenca për të shmangur testin e alkoolit.

Jennifer ishte regjistruar në klasën e parë të shkollës Stoppani në Lecco, edhe pse kishte probleme me frekuentimin dhe kishte ngelur dy herë. Ajo do të kishte mbushur 14 vjet në muajin prill.

“Kujdes me financat!”/ Horoskopi javor 20-26 janar, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

DASHI

Në punë ju presin sfida, por edhe produktivitet. Të lidhurit ose të martuarit do e thellojnë marrëdhënien përmes bisedave të sinqerta, ndërsa beqarët mund të takojnë dikë interesant. Financat stabilizohen, por kujdes me shpenzimet. Shëndeti është i mirë, por kushtojini vëmendje pushimit dhe ushqimit.

DEMI

Puna po ecën më ngadalë se sa do të dëshironit, por durimi shpërblehet. Të lidhurit ose të martuarit do shijojnë harmoninë, ndërsa beqarët rilidhen me dikë nga e kaluara. Financat janë të qëndrueshme, shmangni investimet me rrezik. Kushtojini vëmendje problemeve të vogla shëndetësore.

BINJAKËT

Obligimet e biznesit grumbullohen, por organizimi i mirë ndihmon. Jeta e dashurisë sjell freskim, romanca është në horizont. Financat po kërkojnë kontroll më të mirë. Shëndeti është i fortë, por pushimi dhe gjumi janë çelësi.

GAFORRJA

Puna sjell sfida të reja, por ju ndihmon intuita. Njerëzit e lidhur ose të martuarit gëzojnë një marrëdhënie të qëndrueshme, dhe njerëzit beqarë përjetojnë një surprizë të këndshme. Financat janë të qëndrueshme, por ruajini kursimet. Kushtojini vëmendje ushqyerjes dhe hidratimit.

LUANI

Ju tregoni aftësi drejtuese në punë, gjë që ju sjell njohje. Marrëdhëniet e dashurisë janë në fokus, të lidhurit ose të martuarit mund të kenë mosmarrëveshje të vogla, ndërsa beqarët mund të nisin një lidhje serioze. Kujdes me shpenzimet tuaja. Energjia është e lartë, përdorni atë për aktivitet fizik.

VIRGJËRESHA

Organizimi dhe aftësitë analitike ndihmojnë në biznes. Njerëzit e lidhur ose të martuarit mund të kenë mosmarrëveshje për shkak të komunikimit të dobët, ndërsa beqarët janë ende në kërkim të personit të duhur. Financat janë nën kontroll, por shmangni investimet me rrezik. Shëndeti është i mirë, por mos i anashkaloni ekzaminimet.

PESHORJA

Aftësitë diplomatike ndihmojnë në punë dhe dashuria është në kulmin e saj. Njerëzit e lidhur ose të martuarit janë të lumtur dhe njerëzit beqarë kanë një shans të takojnë një person që ndan vlerat e tyre. Financat janë premtuese, por tregohuni të moderuar në luks. Gjeni kohë për t’u çlodhur.

AKREPI

Puna sjell ndryshime sfiduese, por të dobishme në planin afatgjatë. Dashuria është pasionante, të lidhurit ose të martuarit rinovojnë romancën dhe beqarët do tërheqin vëmendjen. Financat janë të qëndrueshme, por kujdes me shpenzimet. Energjia është e fortë, por keni nevojë për pushim.

SHIGJETARI

Entuziazmi sjell mundësi të reja biznesi. Të lidhur ose të martuarit do shijojnë aventurat e përbashkëta, ndërsa beqarët kanë mundësi të takojnë dikë gjatë udhëtimit. Financat kërkojnë vëmendje, kontrolloni të gjitha shpenzimet. Merr me aktivitet fizik.

BRICJAPI

Detyrimet e biznesit kërkojnë përqendrim, por jeni të organizuar mirë. Të lidhur ose të martuarit gëzojnë stabilitet dhe beqarët mund të kenë një takim interesant. Financat janë të qëndrueshme, por mendoni të kurseni. Kushtojini vëmendje dhimbjes së shpinës.

UJORI

Kreativiteti dhe entuziazmi në punë sjellin miratim. Dashuria është dinamike, njerëzit lidhur ose të martuarit duan të rifreskojnë marrëdhënien e tyre, ndërsa beqarët gëzojnë njohje të reja. Financat janë nën kontroll, por shmangni rreziqet. Përkushtohuni për shëndetin mendor.

PESHQIT

Intuita ju ndihmon në dilemat e biznesit dhe eprorët ju vënë re. Jeta dashurore përmirësohet, të lidhur ose të martuarit gëzojnë mbështetjen e partnerit dhe beqarët mund të përjetojnë një takim fatal. Financat po përmirësohen, por kujdes. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos harroni hidratimin dhe pushimin.

Kush është ish missi shqiptar që përmendet si ‘e kërcënuese’ në historinë e Parashqevis?

Në një intervistë mbrëmjen e kaluar për “Top Story” me Grida Dumën, biznesmeni Elton Ilirjani ndau disa detaje intriguese mbi bisedat me këngëtaren e njohur Parashqevinë, duke përmendur gjithashtu një ish-miss shqiptar.

Ky detaj ka ngjallur spekulime dhe kuriozitet në rrjetet sociale, duke bërë që publiku të pyesë se për kë bëhet fjalë. Sipas Ilirjanit, Parashqevia e ka përmendur këtë miss në një moment vetmie, duke thënë se ndjehej si e kërcënuar.

“Parashqevia nuk është sëmurë. Një mik i saj madje ka thënë lëre aty ku është. Këta emra do i them në vendin ku duhet. Ajo flet me veten, unë një ditë e dëgjova. Thoshte të iki të fshihem se vjen më mban peng si… dhe më thoshte emrin e një miss-i shqiptar. Unë nuk e di kush është kjo miss-i. Ky rast duhet të ekzaminohet. Nuk gënjen ajo”, u shpreh Ilirjani.

Ish-bashkëshorti i Parashqevisë, Robert Nolfe, i cili gjithashtu ishte pjesë e intervistës, mbështeti deklaratat e Ilirjanit. Ai theksoi se njerëzit që e rrethonin Parashqevinë shpesh kërkonin të përfitonin prej saj dhe se suksesi i saj kishte ngjallur xhelozi dhe konflikte.

“Ajo çka pashë unë, mbështes atë që thotë Eltoni. Unë kam qenë me të për shumë vite, e di çfarë thotë Eltoni. Mbase ishte një mënyrë për të mbrojtur veten. Nuk besoj se ka pasur miq të mirë shqiptarë, ata prisnim të fitonin diçka, donin t’i prishnin reputacionin. Të tjerët e urrejnë suksesin, ne këtë tentuam të bënim. Kur futesh në industrinë e argëtimit… Nuk e dija që suksesi do të ishte rreziku. Në moshën kur mori hov mbase kjo ishte një lloj kërcënimi për jetën e saj”, tha Roberti.