A mund të shërohet Parashqevia? Elton Ilirjani jep lajmin urgjent: Mjekët zbuluan që …

Ishte dita e djeshme kur biznesmeni Elton Ilirjani ka njoftuar se këngëtarja e njohur prej dy javësh është shtruar në spitalin psikiatrik, teksa njofton se ajo nuk ka pranuar të marr mjekimin e nevojshëm.

Fatmirësisht, në një reagim në rrjetin social “Instagram”, shprehet se më në fund Parashqevia ka pranuar të mjekohet.

“Parashqevi Simaku sapo më telefonoi nga spitali dhe më tha që i kishin aplikuar injektimin e parë! Zoti eshtë i madh”, shkruan Ilirjani.

Ndërsa në lidhje me këtë ka reaguar edhe mbesa e artistes, Ani Simaku.

“Pas shumë mundimesh halla po merr mjekimin e duhur, shumë faleminderit të gjithëve për mbështetjen, faleminderit @eilirjani për gjithçka që po bën’’, shkruan ajo.

Pas kësaj, Ilirjani është shfaqur i veshur me peliçen e Parashqevisë në momentin që ajo u gjet në stacionin e trenit.

Reagimi i plotë i biznesmenit:

“Flutura jonë filloi të rikthehet mes nesh! Sot ajo nisi kthesën! Plot 34 ditë sakrificë, magji, dashuri, sfida, lodhje, gëzim, lot, frikëra! Por në fund: FITUAM! Atë që askush nuk arriti ta bënte për 25 vite! ASKUSH! Jam krenar për ty flutur! Krenar për herë të parë për veten time, sepse ishte thjesht dhe vetëm dashuria që kam për ty! Ti sot pate bekimin e Zotit dhe prindërve të tu që vdiqën me merak për ty! Shërim të shpejtë Flutura jonë rozë! Tani jam i qetë sepse sfiduam dhe fituam atë që duhej! Derisa ti të shërohesh unë do vishem si ti në Penn Station”!

Merr fund marrëveshja e armëpushimit? Netayahu: Izraeli nuk do të tolerojë…

Marrëveshja midis Izraelit dhe Hamasit për armëpushim është në rrezik thotë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netayahu.

Arsyeja e rrezikimit të marrëveshjes është pasi vendi nuk do të vazhdojë përpara me të, derisa Hamasi të nxjerrë një listë me 33 pengjet që do të lirohen. Ndërsa shprehet që nuk ka asnjë tolerim për shkeljet e marrëveshjes, ku përgjegjësinë më të madhe e ka Hamasi.

“Ne nuk do të ecim përpara me armëpushimin derisa të marrim listën e pengjeve që do të lirohen, siç është rënë dakord. Izraeli nuk do të tolerojë shkeljet e marrëveshjes. Përgjegjësia e vetme është e Hamasit”, thuhet në deklaratën e publikuar nga zyra e shtypit e qeverisë izraelite.

33 nga 98 pengjet e mbetura izraelite të rrëmbyer nga Hamasi pritet të lirohen në këtë fazë, sipas Reuters. Në këmbim, Izraeli do të lirojë rreth 2000 palestinezë që aktualisht janë të ndaluar nëpër burgje të shumta.

Rikujtojmë se në frontin e brendshëm ka probleme për Netanyahun, pasi ministri i tij të sigurisë kombëtare Itamar Ben-Gvir ka thënë se ai do të japë dorëheqjen nga qeveria në shenjë proteste kundër marrëveshjes. Ministrat e tjerë janë gjithashtu të pakënaqur me marrëveshjen, të cilën ata e përshkruajnë si një dorëzim ndaj Hamasit.

ALARMI në SHBA: Dimri i vërtetë “mbërthen” vendin! Priten temperatura deri në -40 gradë Celsius

Një valë e re të ftohti pritet të përfshijë pjesë të tëra të Shteteve të Bashkuara në ditët në vijim, të shoqëruara me erëra të ftohta, dëborë dhe ngrica.

Temperaturat e ftohta që parashikohen për ditën e hënë në Uashington, detyruan autoritetet që ta zhvendosin ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump në ambientet e brendshme të Kapitolit.

Në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, që nga malet Rockies në Kolorado deri tek shtetet veriore, temperaturat do të bien duke filluar nga e diela dhe do të vazhdojnë gjatë tërë javës së ardhshme dhe ato do të arrijnë deri në – 40 gradë celsius, ose edhe më të ulëta, në Dakota dhe në pjesën veriore të Minesotës, sipas meteorologut nga Shërbimi Kombëtar i Motit, Marc Chenard.

Në kushte të tilla atmosferike, mund të pësohet deri edhe ngrirje nëse ndonjë pjesë e trupi të njeriut ekspozohet ndaj këtyre temperaturave, qoftë edhe për më pak se 10 minuta.

Zyrtarët e institutit meteorologjik u bënë thirrje banorëve të veshin xhaketa, kapele dhe doreza dhe të kalojnë sa më pak kohë jashtë.

Autoritetet presin që reshjet e shiut dhe të borës të krijojnë probleme në komunikacion, sidomos në pjesët e vendit që zakonisht nuk përjetojnë mot të këtillë dimëror.

U fut nga stoli, Muçi i impersionon të gjithë më paraqitjen në kampionat/ Shikoni notën dhe statistikat fantastike të shqiptarit

Ernest Muçi zhvilloi një paraqitje spektakolare në duelin e mbrëmjes së sotme ndaj Samsunspor, që u mbyll me shifrat e bardha 0-0.

Talenti shqiptar, u hodh në fushë në minutën e 60, në vendin e Zhoao Marios, teksa 30 minuta plus shtesën i mjaftuan, për të spikatur, duke rezultuar lojtari me notën më të lartë te bardhezinjtë, sipas “SofaScore”

23-vjeçari krijoi 2 shanse të arta shënimi, ku për meritë të portierit kundërshtar nuk u finalizuan, si dhe regjistroi 5 pasime kyçe, 3 harkime të rrezikshme.

Shqiptari gaboi vetëm 1 pasim nga 19 në total, ndërkohë që u vlerësua me notën 8.2 nga “Sofa Score”./PANORAMASPORT.AL

Rama: Mbështetje financiare dhe kredi të buta për emigrantët që kthehen për të investuar

Në podkastin flasim kryeministri rama kishte te ftuar dy emigrantë që janë rikthyer të investojnë në Shqipëri.

Ai tha se së shpejti qeveria do të shpallë një program të ri mbështetje financiare për aktivitetet që ata rihapin në Shqipëri. Rama tha se do përdoren grante dhe kredi të buta

“Kemi një program të ri që do e shpallim së shpejti. Do të japim mbështetje financiare, e kombinuar kredi e butë me grant” tha Rama gjatë podcastit të sotëm ku kishte ftuar Sofokli dhe Dhurata Daupaj nga Tragjasi i vjetër, Orikum, Vlorë pronarë të një agroturizmi.

“Gjermania është bërë e vështirë për gjermanët. Të vijë këtu e ka mësuar maragozllëkun. Është sakfrikicë të jetosh në Gjermani. Paketa e maleve është për ata që kthehen dhe ndërtojnë nëpër male. Ju jeni fiks fare. Kalon ligji, ju jeni në mbështetje”, tha Rama.

Problemi më i madh për ata që investojnë është sigurimi i fuqisë punëtore.

“Fati erdhi me ne. Në zonën ku jetojmë ulërihet për punëtorë”, tha Dhurata Daupaj.

“Më larg se dje në një takim me sipërmarrësit thonë nuk kemi problem sa i paguajmë kemi problem të gjejmë njerëzit të punonjës. Sanitarja në shtëpi merr 600 euro në shtëpi”, tha Rama.

Më herët Rama komunikoi direkt me emigrantët në rrjetet sociale për shqetësimet e tyre për mënyrën se si do votohet.

Punonjësi i Policisë në Tiranë u hodh nga pallati pas shantazheve në detyrë? AMP reagon për herë të parë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak ditë më në Tiranë ku oficeri i Policisë Azbi Spahiu, në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, ra nga lartësia e një pallati dhe mbeti i plagosur.

Në reagimin zyrtar, AMP hedh poshtë pretendimet se polici e ka kryer aktin nga ndonjë formë presioni apo ushtrim ndikimi të paligjshëm.

AMP shkruan se punonjësi i Policisë ka dhënë një deklarim me shkrim dhe nuk ngre asnjë pretendim lidhur me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, apo çdo formë tjetër presioni, shantazhi gjatë ushtrimit të detyrës dhe për shkak të saj.

Njoftimi i AMP:

Nisur nga interesi i disa mediave, pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, e duke marrë shkas nga lajmet e publikuara në media dhe rrjete sociale, lidhur me ngjarjen e oficerit të Policisë A.S., në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor Tirane, strukturat e AMP-së Tiranë pavarësisht se nuk kanë administruar një ankesë apo pretendim zyrtar, kryen verifikimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kështu, në kuadër të veprimeve verifikuese, që nga momenti i marrjes dijeni, drejtuesit e AMP-së Tiranë janë paraqitur pranë Spitalit të Traumës, për t’u interesuar mbi shëndetin e punonjësit të Policisë, por dhe për të administruar çdo pretendim të mundshëm, për shkak të detyrës.

Nga deklarimi me shkrim i administruar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, punonjësi i Policisë A.S. nuk ngre asnjë pretendim lidhur me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, apo çdo formë tjetër presioni, shantazhi gjatë ushtrimit të detyrës dhe për shkak të saj.

Veprimet verifikuese vazhdojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Egli zbulon shkakun e ndarjes nga Olsi Bylyku: Më tha po s’të pëlqeu… (Video)

Banorja e “Big Brother Vip Albania 4”, Egli Tako, ka risjellë dhe njëherë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, marrëdhënien e saj me aktorin e njohur Olsi Bylyku, si dhe ka ndarë arsyjet që i dhanë fund raportit disa vjeçar.

Teksa ndodhej në praninë e Gjestit, ky i fundit e pyeti se cili prej tyre ka qenë shkaku i ndarjes. Egli vijoi të tregojë se e gjitha lindi nga mungesa e theksuar e komunikimit në çift, një marrëdhënie që po shkonte drejt fundit pa kuptuar.

Gjithashtu, Egli ka rrëfyer se lidhja e saj me Olsin, u kthye ne toksike dhe se i kërkoi ish-partnerit të saj që diçka duhet të ndryshonte, por ka qenë përgjigja e tij që i ka dhënë fund njëherë e mirë lidhjes disa vjeçare.

Gjesti: Shkaku i ndarjes ke qenë ti, apo X personi?

Egli: Nuk mund të them unë apo ai, thjesht mua se kam qenë unë që jam larguar, nuk ka ndodhur një gjë konkrete, nuk është se ka ndodhur një tradhëti apo një… nuk ka qenë kjo.

Thjesht ishte mbushur me një mungesë të frikshme komunikimi, kohe me njëri-tjetrin, interes i të gjitha aspekteve ndaj njëri-tjetrit nëse e kupton se çfarë dua të them, një humbje totale e marrëdhënies dhe shumë gjëra të tjera që nuk dua t’i them këtu.

Dhe mua thjesht më ishte mbushur kjo gjëja, ndoshta dhe atij patjetër sepse marrëdhënia kur vjen toksike vjen e ndërsjelltë, dhe ishte thjesht një pikë e vogël ku unë thash “Ok nëse këto gjërat nuk ndryshojnë”, dmth ndodhi një debat i fundit dhe i thash “Do bësh diçka?

Tani për të ndryshuar këtë gjë dhe për të kthyer gjënë në normalitet për të ardhmen apo do vazhdosh po kështu njësoj”? Dhe përgjigjia ishte: Nëse s’të pëlqen mund të…

VIDEO

Tentuan të mblidhnin benzinë nga një cisternë, hύmbin je. tën 60 ρersona

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën nga një shpërthim i një cisternë në Nigeri.

Sipas Reuters, cisterna u përmbys duke shkaktuar derdhjen e benzinës dhe më pas mori flakë.

Autoritetet nigeriane thonë se shumica e viktimave ishin banorë vendas që nxituan për të mbledhur benzinën e derdhur nga rruga.

Nga pamjet e publikuara në internet shihen shtëllunga të mëdha tymi dhe flakë, teksa forcat zjarrfikëse përpiqen të shuajnë zjarrin e shkaktuar.

E pushuan nga puna pasi u fut në ‘Big Brother VIP’, Armaldo Kllogjeri fiton gjyqin me Teatrin e Operës dhe Baletit

Maestro dhe tenori, Armaldo Kllogjeri, është shprehur se ka fituar gjyqin me Teatrin e Operës dhe Baletit, e cila sipas tij e kishte pushuar padrejtësisht nga puna pas 20 vitesh karrierë, vetëm një muaj përpara se të hynte në shtëpinë e “Big Brother VIP 2”.

Me anë të një videomesazhi, ish-banori është shprehur se e tashmë mezi po pret të rikthehet dhe njëherë në skenën e TOB, aty ku do të këndojë dhe performojë dhe njëherë për publikun.

“Ju e dini që prej disa muajsh, unë kam hedhur në gjyq Teatrin e Operës dhe Baletit dhe kam thënë që për bukën e fëmijëve të mi, do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje. Doja t’iu falënderoja nga zemra për mbështetjen dhe suportin që më keni dhënë. Jeni shumë të mirë. Por gjithashtu dua të ndaj me ju një lajm të gëzueshëm, që kam fituar gjyqin me Teatrin e Operës dhe Baletit. Në fakt, me ish-drejtoreshën e Teatrit të Operës dhe Baletit, e cila e ka shkelur ligjin me të dyja këmbët. Tashmë lufta vazhdon për t’u rikthyer në Teatrin e Operës dhe Baletit, për të prekur skenën, për të kënduar dhe për të përformuar për ju, publik i dashur”, tha Kllogjeri në videomesazhin e tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Rrëzohet teleferiku , dhjetëra të lënduar, 17 në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në Spanjë, ku një teleferik është rrëzuar në resortin e Astun dhe janë lënduar 30 persona. Nga këto pesona 17 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Kanali shtetëror televiziv TVE raportoi se rreth 80 njerëz mbeten të bllokuar në teleferik, ndërsa ende nuk dihet shkaku i ngjarjes.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se ishte “i tronditur nga lajmi i incidentit“.

Ndërkohë kryqi i kuq spanjoll i është bashkuar shërbimeve të urgjencës me një ambulancë të avancuar të mbështetjes për jetën dhe së bashku me 11 automjete të tjera të specializuara.