“Më kujton shumë dikë”/ Egli i hap zemrën Gjestit: Ish i dashuri më kërkonte që të bëhesha…

Gjatë bisedës pas mesnatës, Egli i është drejtuar Gjestit duke i shprehur se këngëtari në disa sekuenca i kujton dikë, por pa e përmendur emrin e personit. Më pas ajo i thotë se në një çift nuk mundet që të duan të dy të ecin përpara dhe të kenë pavarësinë e tyre.

“Në disa sekuenca më kujton shumë një njeri. Unë mendoj se në një çift…edhe ai mendon sigurt se e kemi shprehur këtë gjë, nuk mund të ketë dy njerëz që duan të dy të ecin para dhe të kenë pavarësinë e vet, të jenë të dy përdore të suksesshëm, unë kam qenë gjithmonë e hapur që i pari të ishte ai, pa asnjë lloj pishmani, por që të bëhesha ajo që ai kërkonte apo donte, ishalla e ka atë që ka tani e ka të tillë, o zot shyqyr që ka rrit të gjejë atë fiks”, tha Egli.

Kiara Tito feston ditëlindjen, Luiz Ejlli i bën dhuratën e ‘papritur’

Moderatorja e dashur Kiara Tito sot mbush plot 29 vite, duke festuar këtë moment të veçantë në një etapë të re dhe emocionuese të jetës së saj. E njohur për ëmbëlsinë dhe elegancën e saj, Kiara është kthyer në një nga figurat më të dashura të showbizit shqiptar.

Këtë vit, ditëlindja e saj ka një domethënie të veçantë, pasi e gjeti Kiarën në rolin e mamasë, një përvojë që ajo dhe partneri i saj, këngëtari Luiz Ejlli, po e shijojnë maksimalisht. Vajza e tyre, Luna, ka qenë padyshim dhurata më e çmuar për moderatoren.

Megjithatë, këtë herë dhurata nga Luizi ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Çifti prej tre ditësh po kalon disa momente relaksi në Maldive, një destinacion romantik që duket se është zgjedhur posaçërisht për të festuar ditëlindjen e Kiarës. Ende nuk dihet nëse Kiara dhe Luizi do të rikthehen sot në Shqipëri për të festuar bashkë me të voglën e tyre, apo nëse çifti do të vijojë të shijojë pushimet në parajsën tropikale.


Çfarëdo që të zgjedhin, fansat dhe ndjekësit e çiftit janë të sigurt se kjo ditëlindje do të jetë një nga më të paharrueshmet për Kiarën. Urime të shumta kanë vërshuar në rrjetet sociale, ku fansat e tyre u urojnë çdo të mirë për këtë vit të ri të jetës.

“S’kam frikë nga sfidat”- Jozefina Topalli: Kam provuar kallashin në kokë për 20 minuta, nuk jam tërhequr

Koordinatorja e selisë blu për diasporën, Jozefina Topalli, është shprehur se është e vetëdijshme se detyra që ka për zgjedhjet e 11 majit është e vështirë në një kohë kaq të shkurtër, por shtoi se nuk i trembet sfidave.

Komentet Topalli i bëri në ‘Ditari i Fundjavës’ me gazetarin Erion Dushi në A2 CNN, ku tha se kur ka qenë në opozitën e parë të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka provuar të kërcënohet me kallash në kokë për rreth 20 minuta dhe sërish nuk është tërhequr.

Ajo gjithashtu i bëri thirrje diasporës që të regjistrohen në votime, pasi sipas ish-kryeparlamentares, kjo është një mundësi që ata të jenë faktor i rëndësishëm vendimmarrës në politikën shqiptare

“Unë jam e vetëdijshme për sfidat. Unë kam provuar edhe sfida të tjera kur kam qenë në opozitën e parë. Kam provuar edhe kallashin mbi kokë për 20 minuta. Dhe kjo nuk më ka bërë që të kthehem në shtëpi dhe të them ‘jo, unë nuk duhet të vazhdoj më, sepse nuk duhet të lë fëmijët jetim’.

Por nga ana tjetër unë e di se gjysma e shqiptarëve janë brenda territorit shqiptar dhe gjysma tjetër në çdo cep të botës. E di që nuk është e thjeshtë për një kohë kaq të shkurtër, për t’i ndërgjegjësuar qytetarët se ata kanë të drejtën për të votuar.

Ata nuk janë ndalur gjatë këtyre viteve përmes remitancave, duke ndihmuar familjet e tyre me para. Ata përveç kontributit ekonomik, këtë herë duhet të bëhen pjesë edhe e aktivitetit politik. Ata mund të bëhen faktorë edhe për kthesa politike, edhe për rotacione për të ndryshuar në thelb situatën”, tha Topalli, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

Mbeti i plagosur në sherrin ku u vra Martin Cani, shoku i tij Luis Meçja shfaqet për herë të parë në protestë

Luis Meçja, adoleshenti që mbeti i plagosur në ngjarjen ku u vra Martin Cani është shfaqur për herë të parë në protestë. Ai shihet krah prindërve të Martin Canit dhe qytetarëve të tjerë të pranishëm në protestë. Meçja i qëndron versionit të tij dhënë edhe më parë, se kanë qenë dy persona me thika

Prindërit e 14-vjeçarit, kërkojnë drejtësi, ndërsa shprehen se deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet. Babai i tij thotë se ata janë të traumatizuar, duke i bëri thirrje fëmijëve të tjerë që ti bashkohen kauzës.

“Heshtja vret më shumë se gjithçka. Kemi dy muaj që e përjetojmë këtë dramë të madhe dhe nuk kemi asnjë reagim, as nga prokurori as nga shkolla dhe as nga shëndetësia, sepse Martini bëri xhiron e madhe të Tiranës duke dërguar në spitalin ushtarak për arsye se spitali ushtarak nuk kishte asnjë makineri për ti mbajtur zemrën atij.

U bëj thirrje fëmijëve shqiptarë, të bashkohemi për kauzën. Ka ardhur fundi. Fëmija është mbi të gjitha. Nuk kam fjalë,. Por përjetojmë një ngjarje tragjike, kemi një traumë të madhe. I bëj thirrje prindërve, institucioneve…sepse na ka kapur frika. Njëherë më ka shkuar në Prokurori dhe prokurorja më tha që do ti shkojmë deri në fund. Por kanë kaluar dy muaj dhe asgjë”, tha babai i 14-vjeçarit. Ndërsa nënë e vogëlushit, tha shkurt: Mesazhet i kam dhënë, dua vetëm drejtësi dhe asgjë tjetër.

Parashqevi Simaku nën kujdesin mjekësor pas krizave nervore, pranon trajtimin në New York

Artistja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku, pas dy javësh të vështira të kaluara në një spital psikiatrik në Nju Jork, ka pranuar të marrë mjekime për të trajtuar gjendjen e saj.

Familjarët e saj kanë njoftuar në rrjetet sociale se Parashqevi ka firmosur një dokument ku pranon, me vullnet të lirë dhe sipas ligjit në Nju Jork, trajtimin me ilaçe për të përmirësuar gjendjen e saj psikologjike.

Pas një periudhe të gjatë pa kontakte me familjen në Shqipëri dhe djalin e saj, Parashqevi kaloi një situatë të rënduar krizash nervore, që kërkoi trajtim në një spital psikiatrik. Ajo kishte jetuar për një kohë të gjatë pa mbështetje, pas divorcit dhe zhvendosjes në Nju Jork.

Ndodh për herë të parë, kamerat e sigurisë kapin momentin kur meteori bie jashtë një shtëpie(Video)

Momenti kur një shkëmb hapësinor godet oborrin jashtë një shtëpie në Kanada u kap nga një kamera sigurie e ndërtesës. Incidenti, për të cilin profesori i Universitetit të Albertës, Chris Hurd thotë se është i pari që është regjistruar në video dhe audio, ndodhi në korrik 2024 kur Laura Kelly dhe partneri i saj, Joe, zbuluan një shkëmb jashtë shtëpisë së tyre.

Më vonë u zbulua se ishte kondriti, lloji më i zakonshëm i shkëmbit hapësinor, i cili la një vrimë të vogël në trotuarIN jashtë shtëpisë. Tingulli dhe video e përplasjes së meteorit në Tokë të kapur në video. Të hënën e kaluar shkëmbi hapësinor u regjistrua zyrtarisht si meteori Charlottetown, pas zonës ku ndodhi incidenti.

“Me sa di unë, kjo është hera e parë që një meteor që bie në tokë është regjistruar në video me zë”, tha profesori Hurd, i cili është përgjegjës për mbledhjen e gjetjeve të ngjashme në Kanada, ku gjithsej 69 meteoritë janë identifikuar dhe regjistruar.

Hurd e kuptoi se ishte një incident i izoluar kur pa videon dhe dëgjoi atë që dukej si thyerja e xhamit ose akulli. Sipas të zotit të shtëpisë, partnerja e tij ka shpëtuar mrekullisht, pasi pak minuta më parë ka qëndruar në të njëjtin vend me qentë e tyre për t’i nxjerrë shëtitje.

Horoskopi për ditën e sotme, e shtunë 18 Janar 2025

Dashi

Advertisements

Ditë interesante do jetë kjo e sotmja për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do arrini të njihni një tjetër anë të karakterit të partnerit tuaj, e cila do ju pëlqejë tej mase. Zemra do ju ndihet edhe më e plotësuar. Ju beqarët ka mundësi të jeni të turpshëm dhe nuk do përfitoni nga ftesat që do iu bëhen. Në punë do përballeni me probleme të vështira dhe do jeni gjithë kohës të stresuar. Nëse pranoni ndihmën e miqve do gjeni shpejt zgjidhje. Në planin financiar do keni probleme akoma më serioze nëse nuk ndiqni këshillat që do iu japin familjarët dhe miqtë e ngushtë.

Demi

Ditë e qetë, pa ndonjë surprizë dhe pa gjëra të jashtëzakonshme do jetë kjo e sotmja Mundohuni të largoheni nga rutina e përditshme ju të dashuruarit dhe po mundët largohuni edhe nga qyteti juaj për pak ditë. Keni për t’u ndier më mirë dhe do i harroni problemet që keni pasur. Ju beqarët do i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe nuk do tentoni të joshni. Në punë do jeni mjaft profesionistë dhe do i habisni që të gjithë me ato që do arrini. Vazhdoni në këtë rrugë dhe keni për ta parë se ku do arrini. Në planin financiar do keni një ditë me shumë fat dhe gjendja do përmirësohet tej mase.

Binjakët

Kur planetët krijojnë kushtet e duhura për një jetë sa më të bukur e të qetë, askush nuk mund ta ndryshojë rrjedhën e gjërave sot. Nëse keni një lidhje do ndiheni te plotësuar dhe të lumtur në maksimum. Mosmarrëveshjet e së shkuarës do i lini pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Nëse jeni beqarë dhe po kërkoni prej kohësh shpirtin binjak do e gjeni atë sot dhe jeta do ju ndryshoje. Në punë nuk do jeni më të turpshëm dhe do i shprehni idetë tuaja. Shefat do ju besojnë projekte të mëdha. Buxheti ka për të qenë i shkëlqyer, vetëm se duhet të bëni më tepër kujdes me shpenzimet. Po e tepruat situata mund të rrënohet shpejt.

Gaforrja

Kjo ditë nuk do jetë i qëndrueshme për ju. Mund të kaloni momente pozitive, por nuk do mungojnë as ato të vështirat kur nuk do dini çfarë të bëni. Jeta juaj në çift do jetë e mirë nëse gjeni gjithmonë kohë për të kaluar me partnerin dhe nuk e lini atë pas dore. Ata qe kanë vite bashkë do mendojnë të zgjerojnë familjen. Nëse jeni beqarë, për fat të keq nuk do e gjeni shpirtin tuaj binjak, por nuk do mungojnë njohjet dhe mundësitë për aventura të shkurtra. Në punë do përballeni shpesh me sfida dhe probleme, por në fund do triumfoni dhe do i habisni që të gjithë. Financat për fatin e mirë do vijnë gjithmonë duke u përmirësuar dhe as vetë nuk do e besoni ndryshimin e madh që ato do kenë.

Luani

Kjo ka për të qenë një ditë goxha e favorshme për ju. Mbase nuk do keni shumë kohë për t’u argëtuar e për t’u çlodhur, por nëse bëni përpjekjet e duhura dhe jeni të vendosur mund të keni arritje në çdo fushë. Nëse jeni në çift dhe keni pasur probleme, kjo do jetë dita më pozitive dhe e mbushur me surpriza. Ju beqarët do takoni persona me poste të rëndësishme. Priten ndryshime pozitive. Në pune do jeni profesionistë, të guximshëm dhe gati për t’u përballur me sfida të reja. Bashkëpunimi i fortë me kolegët do ju çojë më shpejt në objektivin final. Sektori i financave do jetë përgjithësisht i qetë dhe pa probleme. Do i bëni me kujdes llogaritë dhe nuk do hasni probleme.

Virgjëresha

Kjo ditë pritet të jetë interesante dhe përgjithësisht pozitive për ju. Do korrni frytet e gjithë punës së bërë më parë dhe do gëzoheni pa mase. Ju çiftet do kaloni një ditë interesante dhe të mbushur me gjëra të reja. E rëndësishme është që në pjesën më të madhe të kohës do mbizotërojnë emocionet pozitive. Ju beqarët ka mundësi të keni takime në vendin e punës dhe mund të fillojnë edhe lidhje. Në punë do keni goxha arritje. Mund të merrni edhe propozime qe as nuk i kishit menduar ndonjëherë. Do bëheni më të famshëm në fushën tuaj. Financat nuk do jenë shumë të qëndrueshme, kështu që gjithmonë tregoni kujdes me shpenzimet. Shmangni me çdo kush edhe marrjet e huave.

Peshorja

Gjate kësaj dite keni për të qenë gjatë gjithë kohës në lëvizje dhe nuk do mërziteni. Do jeni pasionante, kreative dhe aktive. Sektori i dashurisë së çifteve do jetë përgjithësisht i mirë, por në disa muaj nuk do mungojnë as problemet dhe sfidat e vështira. Bashkëpunimi dhe dashuria e madhe për njeri-tjetrin do ju bëjnë të kaloni gjithçka. Ju beqarët duhet t’ia lini gjërat kohës sepse princin e kaltër nuk do e gjejnë dot sot. Sektori profesional do jetë më i privilegjuari. Do jeni të pakonkurrueshëm dhe gjithmonë do keni ide të shkëlqyera për të arritur majat. Financat do jenë delikate, por pasdite familjarët do iu japin goxha mbështetje dhe situata do përmirësohet ndjeshëm.

Akrepi

Priten edhe turbullira në jetën tuaj gjatë kësaj dite kështu që mirë është të tregoheni të kujdesshëm. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që zemra të flasë dhe mendja të heshtë. Do përjetoni emocione shumë të forta. Nëse jeni beqarë duhet t’i dëgjoni këshillat e miqve nëse doni të mos bëni gabime. Ata do duan vetëm të mirën tuaj. Në planin profesional, planetët do jene me ju dhe do iu sjellin fat. Mund t’iu bëhen edhe disa propozime te papritura, por mjaft interesante. Të ardhurat do vijnë dalëngadalë duke u stabilizuar, por ju duhet të tregoheni ende të kujdesshëm me çdo lloj shpenzimi.

Shigjetari

Kjo ditë do ketë edhe probleme të vogla, por në përgjithësi do jetë më i mirë se ajo që kaluat. Më shume fat dhe arritje do keni në jetën profesionale dhe atë financiare. Nëse jeni në një lidhje, në pjesën më të madhe të kohës do mbizotërojë qetësia dhe harmonia. Do jeni më tolerantë dhe më të hapur ndaj ndryshimeve kështu që nuk do debatoni për gjera të kota me partnerin. Ju beqarët do keni më tepër mundësi për njohje interesante dhe në një moment mund të bëni edhe zgjedhjet e duhura. Në pune do jeni kreativë, guximtarë, këmbëngulës dhe do arrini majat. Në planin financiar vërtet do lodheni pak duke u përpjekur dhe duke treguar kujdes, por rezultatet do iu bëjnë të ndiheni krenare për veten.

Bricjapi

Për ju do ketë ndryshime mjaft pozitive sot mjafton që të jeni gjithë kohës të vëmendshëm dhe të shfrytëzoni çdo mundësi që do iu jepet. Jeta në çift do jetë më e bukur. Do mendoni të planifikoni edhe ndonjë udhëtim dhe do ta surprizoni njeri-tjetrin pasi edhe gjendja juaj financiare do jetë më e mirë. Momentet delikate dhe me konflikte kanë për të qenë të pakta. Për ju beqarët do ketë surpriza më gjigande nga sa ata mendonin. Mund të filloni lidhje afatgjata dhe aq emocionuese sa do ju duket sikur do jenë në ëndërr. Në punë do jetë periudhë e favorshme për plotësimin e disa prej objektivave. Do e dini mirë ku të orientoheni dhe do arrini atë që keni programuar prej kohësh. Me financat do dini si të silleni në çdo moment dhe situata do mbetet nën kontroll.

Ujori

Sido që të ketë qenë jeta juaj kohët e fundit, mirë është që sot të jeni më të logjikshëm dhe të mendoheni para se të veproni. Keni për ta parë që me shumë pak përpjekje gjithçka do normalizohet. Nëse jeta juaj ne çift ka qenë e vështirë, gjatë kësaj ditë gjërat do fillojnë të ndryshojnë për mirë. Do ndiheni më të qetë dhe më në harmoni me njëri-tjetrin. Nëse jeni beqarë, më në fund do e gjeni princin tuaj të kaltër me të cilin do filloni një histori dashurie të jashtëzakonshme. Në punë nuk duhet të filloni një projekt pa marrë parasysh të gjitha pasojat që mund të shkaktojë, pozitive apo negative qofshin ato. Në planin financiar jo çdo gjë do jetë e thjeshtë, prandaj duhet të tregoheni sa më të matur me shpenzimet.

Peshqit

Ditë shumë e paqëndrueshme do jetë kjo e sotmja. Në shumë momente do gjendeni edhe në vështirësi të mëdha. Ju të dashuruarit do e keni vërtet të vështirë t’i qëndroni besnikë atij që keni në krah sepse disa persona simpatikë dhe të qeshur do iu joshin në çdo moment. Ju beqarët duhet të mendoheni disa herë para se të hidhni hapa në mënyrë që të mos lëndoheni. Jo gjithmonë personat janë ashtu si duken. Në punë edhe pse do merrni një vendim të nxituar nuk keni për të pasur probleme. Gjendja e financave ka për të qenë shumë herë më e mirë. Do arrini të bëni edhe disa investime më tepër se zakonisht.

Menaxheri shqiptar prezanton blerjen më të madhe të PSG me fanellën e re

Menaxheri shqiptar i futbollit, Shkumbin Qormemeti, ka prezantuar edhe përpara klubit francez blerjen më të madhe të tyre Khvicha Kvaratskhelia, të blerë nga Napoli.

Me fanellën e PSG-s gjeorgjiani pozon së bashku me Qormemetin, raporton gazetari i Top Channel, Endi Tufa.

Ai është një nga trattativat më të përfolura të kësaj merkato verore.

Khvicha Kvaratskhelia u transferua nga Napoli tek PSG për vlerën 75 milioni euro.

Skandal në Kroaci, zv.kryeministri qëllon 9 herë me pistoletë nga makina (Video)

Një video e zv.kryeministrit dhe njëkohësisht ministrit të Bujqësisë në Kroaci, Josip Dabro duke gjuajtur nëntë herë me një pistoletë HS-2000 nga xhami i dritares së një makine private, po qarkullon në rrjetet sociale.

Sipas asaj që shihet në video, Dabro është në vendin e pasagjerit të makinës dhe është veshur në mënyrë të rastësishme me pantallona të shkurtra dhe një fanellë, gjë që sugjeron se videoja është regjistruar gjatë verës.

Në sfond dëgjohet kënga popullore “Karanfil se na put sprema” nga Zehre Bajraktareviq.

Duket se ai ka qëlluar afër një zone të banuar pasi mund të shihet ndriçimi i rrugës dhe në një moment shihet një shtëpi. Në video, Dabro fillimisht ngarkon pistoletën dhe thotë “Vetëm për vëllain tim Mario”.

Pasi ai qëllon nga dritarja e makinës me nëntë plumba, fillon të këndojë këngën e sipër përmendur.

Në fund të videos, Dabro vendos pistoletën në ndarjen pranë vendit të pasagjerit dhe thotë “Përshëndetje, vëlla Mario, natën e mirë”.

Pas publikimit të videos kanë nisur tashmë hetimet e autoriteteve përkatëse kroate. Për regjistrimin e publikuar, i cili sipas Josip Dabra është bërë para mandatit të ministrit, Qeveria Kroate shprehet si më poshtë.

“Ne e konsiderojmë të papërshtatshme dhe të papërgjegjshme këtë sjellje dhe përdorimin e armëve të zjarrit. Këtë do ta diskutojmë me z. Autoritetet kompetente do të kryejnë veprimet e përcaktuara me ligj me qëllim të përcaktimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.”

https://streamable.com/e/dtv2v7?quality=highest