Jα arsyeja se pse fe mrαt BËRTASlN kυr b. ëjnë ….ks dhe…

Se.ksi është një prej kënaqësive më të mëdha të jetës, ku piku i kënaqësisë ndodh me arritjen e org.azmës.

Kemi menduar gjithmonë se femrat ulërasin instinktivisht gjatë raportit s.eksual, me arritjen e kulmit të kënaqësisë. 

Në të vërtetë një studim i publikuar në revistën shkencore “Archives of Se.xual Behavior” ka zbuluar se nuk ekziston

asnjë lidhje mes orga.zmës së femrës dhe shprehisë me zë. Kjo pasi u zhvillua një sondazh bazuar në 71

femra me moshë nga 18 deri në 48 vjeçe, dhe në pjesën më të madhe të rasteve, u zbulua e vërteta.

Femrat që ulërasin me forcë gjatë raportit se.ksual, e bëjnë vetëm për të kënaqur dhe stimuluar partnerin.

Klithmat kësisoj përdoren si instrument manipulimi, në mënyrë që mashkulli të arrijë i pari org.azmën.

Në pjesën më të madhe të rasteve, kjo gjë përdoren nga femrat kur mërziten gjatë aktit,

lodhen ose nuk ndihen mirë. Nga ana tjetër meshkujt, binden se ato klithma janë prej kënaqësisë për shkak të performancës së tyre në shtrat.

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 17 janar 2025

DASHI

Këto kalime ju ftojnë të doni dhe të shtyjnë drejt qartësisë edhe në mendimet tuaja. Në gjysmën e dytë të javës, megjithatë, lidhja e dashurisë bëhet më intensive dhe çiftet e reja do të kenë një rikuperim të mirë sidomos gjatë fundjavës. Për sa i përket punës, duhet të kujtojmë se prania e fortë e aspekteve planetare në sektorin e ligjshmërisë konfirmon faktin se do të duhet kushtuar vëmendje edhe me ndërhyrjen e një eksperti.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, ju po përjetoni një javë “zgjidhje” falë mundësisë që ju ofron për të kuptuar se çfarë nuk shkon në marrëdhënien tuaj të zakonshme. Situata është intensive. Diçka e rëndësishme mund të ndodhë në jetën tuaj familjare dhe dashurie. Për sa i përket punës, mos i zvarritni problemet familjare.

BINJAKËT

Afërdita në aspektin e kundërt vë në pikëpyetje dashurinë tuaj, kujdes, është më mirë të shmangni mosmarrëveshjet e panevojshme. Sa i përket punës, një situatë interesante për fushën praktike. Ka energji të mirë në nivelin mendor për të shfrytëzuar sa më shumë.

GAFORRJA

Planetët ju ndihmojnë të pastroni zemrën tuaj nga paqartësitë që rrisin dëshirën për të realizuar ëndrrat. Kush më shumë se ju që e doni sinqeritetin mund t’i kuptojë më mirë këto sugjerime në kuptimin e tyre më të thellë? Për sa i përket punës, aktivitetit profesional, biznesit dhe iniciativave prestigjioze ndikohen nga një sërë ndikimesh shumë intensive.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, nga 4 shkurti, Venusi do të nisë një tranzit të jashtëzakonshëm! Nuk ju mungon imagjinata dhe vitaliteti për të jetuar një ndjenjë në maksimum. Sa i përket punës, yjet premtojnë mirë. Shumë tranzite therëse të cilat janë garanci suksesi sepse planetët parashikojnë takime profesionale dhe zgjojnë ambiciet tuaja.

VIRGJËRESHA

Nuk është e lehtë të pajtosh zemrën dhe arsyen në një javë mjaft konfliktuale. E rëndësishme do të jetë shmangia e konflikteve përndryshe rrezikoni të kaloni kohë duke debatuar! Është e mundur të rindërtoni mirëkuptimin në çift si dhe të lindni dashuri të reja. Puna? Janari dhe shkurti janë muaj përgatitjesh, nuk mund të merrni gjithçka menjëherë.

PESHORJA

Gjatë orëve në vijim do të jetë e mundur të rikuperoni kontaktet dhe të zgjeroni rrethin e njerëzve përreth jush. Nëse ende nuk keni dashuri, do të jetë gjatë një takimi të rastësishëm që do të merrni shikimin e një personi që do t’ju godasë vërtet. Puna? Është e nevojshme të bëhet një përzgjedhje e programeve dhe të vlerësohen me kujdes iniciativat që kërkojnë monitorim të vazhdueshëm.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, mund të ekzagjeroni në kritika ose të jeni veçanërisht të papranueshëm. Është e mundur që ndonjë situatë e kaluar familjare të kthehet në fokus. Për sa i përket punës, periudha ndriçohet nga yje të rëndësishëm, Mërkuri ndihmon për të nxitur propozime të mira, Marsi është në aspekt të shkëlqyer.

SHIGJETARI

Duhet të prisni deri më 4 shkurt, nga ai moment shumë gjëra mund të ndryshojnë ose përmirësohen në jetën tuaj emocionale. Zemra juaj ngrohet, bërtet me zë të lartë për një pjesë të re ngrohtësie dhe dashurie. Kërkimi për një ekuilibër të ri në jetën e dashurisë është ende i vështirë për t’u kërkuar. Puna? Kujdesuni për çështjet ligjore dhe ndryshimet që planifikoni të bëni në shtëpinë tuaj menjëherë.

BRICJAPI

Nëse keni probleme dashurie, flisni menjëherë, mos prisni shkurtin! Për sa i përket punës, sektori i bashkëpunimit duket se është shumë i favorizuar, deri në datën 28 ??të këtij muaji mund të bëni një zgjedhje të veçantë. Sigurisht që nuk mungon përkushtimi, përkundrazi…

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, e rëndësishme është të besoni në dashuri, jo t’i shpëtoni asaj. Do të keni ndjenjën se më në fund keni zbritur në një gji të mbrojtur nga era që javët e fundit ju kishte shqetësuar paksa humorin. Puna? Ka ardhur koha e duhur për të nxjerrë në pah ambiciet tuaja.

PESHQIT

Këta yje favorizojnë njerëzit që duan të bien në dashuri. Entuziazmi i pasionuar dhe dëshira për të bërë plane të mëdha për të ardhmen (transferime, lindje, dasma) janë përbërësit që mund të transformojnë çdo marrëdhënie në diçka pozitive! Për sa i përket punës, mundësitë aktuale janë shumë interesante.

Momenti kur shembet diga e hidrocentralit në Himarë (VIDEO)

Mesditën e sotme është çarë diga e hidrocentralit në Bunec të Himarës.

Ndërkohë, në këtë video duket edhe momenti i shembjes së digës që krijoi përmbytje në zonë. Për pasojë janë dëmtuar 12 biznese.

Lidhur me situatën e krijuar në Bunec, reagoi sot edhe ministria së Mbrojtjes.

“Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë. Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë ne 2 familje. Nuk ka probleme në njerëz”, thotë Ministria.

Teksa po punohet për pastrimin e baltës së krijuar, tanimë aksi Bunec-Piqeras është i kalueshëm.

“Situata po ndiqet nga prefektura Vlorë dhe strukturat e emergjencave civile të bashkisë Himarë. Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri, në ndihmë të komunitetit”, përfundoi Ministria e Mbrojtjes.

E trishtë / E humbur prej dy javësh, gjendet e vdekur në Itali 62-vjeçarja nga Shkodra

Trupi i gjetur pranë termocentralit Enel në zonën Castel Giubileo të Romës është ai i Suzanna Koçibellit, 62-vjeçarja shqiptare e cila humbi kontaktet me familjen e saj rreth dy javë ditë më parë.

Zbulimi u bë ditën e djeshme, të 15 janarit dhe ka ndodhur në orët e para të pasdites. Alarmi u ngrit nga punonjësit e uzinës, të cilët kanë vënë re trupin e pajetë të gruas në ujë. Kur mbërriti telefonata në numrin e vetëm të urgjencës 112, karabinierët dhe mjekja ligjore ndërhynë në vendngjarje dhe kryen kontrollet e zakonshme. Suzanna ishte gjashtëdhjetë e dy vjeç dhe u zhduk më 10 janar nga Prima Porta. Ajo u largua nga shtëpia dhe u zhduk pa lënë gjurmë.

Nga sa raportohet nga këqyrja fillestare e jashtme e kryer në trup, nuk ka shenja dhune. Hipoteza është se është një vetëvrasje pasi më herët familjarët kanë shprehur shqetësimin duke zbuluar se ajo vuante nga depresioni. Trupi kishte disa ditë në ujë. Pas përfundimit të hetimeve në vendin e zbulimit, trupi i pajetë është transferuar në morg dhe ndodhet në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor, i cili do të vlerësojë nëse do të urdhërojë autopsinë. Autopsia do të zbulojë shkakun e saktë të vdekjes.

Familja e Suzanës, duke parë mungesën e saj nga shtëpia, ka denoncuar në polici për zhdukjen e saj.

“Për herë të fundit e pashë nënën time dje në mbrëmje, një mbrëmje para zhdukjes së saj, sepse jetojmë në të njëjtën ndërtesë në shtepi te ndryshme ishte me pizhame, por nuk e di çfarë kishte veshur kur doli jashtë. Mami kthehu në shtëpi jam e shqetësuar, të dua”, deklaroi vajza e saj për gazetën italiane “Fanpage.it”.

Shpresa deri në fund ishte ta gjente të gjallë dhe se shpejt do të kthehej në shtëpi te të dashurit e saj. Fatkeqësisht, pas dy javësh, kërkimet përfunduan me rezultatet më të këqija të mundshme.

S’kanë fund telashet për Brojën! Everton do që ta kthejë nga huazimi që tani, por Çelsi nuk e merr mbrapsht pa…

Armando Broja po kalon një nga momentet më të errëta të karrierës së tij.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka pësuar një tjetër dëmtim afatgjatë e kësisoj, do të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës.

Në këtë situatë, klubi i Evertonit që e kishte marrë në huazim nga Çelsi, ka menduar që të ndërpresë huazimin, për ta kthyer përsëri te londinezët që në janar. Megjithatë, për të bërë të mundur një gjë të tillë duhet të bjerë dakord me londinezët, të cilët raportohet se i kanë vendosu një kusht.

Çelsi i kishte paguar Brojës rrogën edhe pse i huazuar derisa u riaftësua plotësisht nga dëmtimi në tendinën e Akilit i pësuar në verë, duke ia lehtësuar barrën financiare Evertonit.

Por sipas “The Guardian”, blutë kërkojnë që Evertoni të bëjë të njëjtën gjë.

Nëse klubi ku gjendet aktualisht Broja kërkon të kthejë mbrapsht sulmuesin për të liruar një vend në ekip, atëherë duhet të paguajë pjesën e mbetur të rrogës të sulmuesit për këtë sezon, siç ishte parashikuar në marrëveshje.

Te Çelsi argumentojnë se dëmtimi i pësuar nga Broja së fundmi nuk ka lidhje me atë të fillimit të sezonit ndaj çdo pagesë e rrogës së sulmuesit shqiptar, është në ngarkim të Evertonit deri në mbyllje të këtij sezoni, kurdo që të riaftësohet ai.

Efi e ashpër për banorin e ‘BBVA’: Më vjen turp të përfaqësojë meshkujt shqiptar

Efi Dhedhes ishte e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio.

Ajo ka shpërndarë një mesazh të fortë për ndjekësit e saj në Instagram, duke komentuar mbi deklaratat kontroverse të Jozit, banor i edicionit të katërt të këtij reality show.

Çfarë ka diçka që nuk shkon në këtë ngjarje që Efi reagoi në rrjetet e saj sociale?

Efi: Ajo gjëja që nuk shkon në radhë të parë është se unë shoh çdo njeri aty që përfaqëson shumicën e njerëzve. Atë gjë shoh unë dhe nuk është se i komentoj si lojtarë. Se është thënë kjo fjala lojtar. Lojtar për mua është thjesht të jesh i aftë dhe të menaxhosh situatat. Dhe në rregull janë në kushte të jashtëzakonshme, por kjo nuk do të thotë që po del nga vetja dhe po bën ndonjë gjë ndryshe. Ti ai je. E kam thënë shumë herë dhe do ta them sa herë të më ftosh. Më bëhet shumë qejfi që edhe Ledioni e theksoi në Prime e kaluar.

Po në lidhje me Jozin?

Efi: Kur shoh për shembull Jozin shoh një mashkull që fatkeqësisht më vjen turp të përfaqësojë meshkujt shqiptar. Kjo është ideja që unë flas dhe do doja që çdo njeri kur kemi të bëjmë me të tilla raste të reagojmë dhe të mos tolerojmë këto sjellje. Përsëri nuk e kuptonte atë që po i thuhej. Ky është problemi më i madh. Momenti kur ti nuk ndjen as turp, as nuk të zien trupi nga turpi, por vetëm qeshi dhe ajo buzëqeshja e tij thjesht më bezdisi shumë.

Habit ish-banori: “Këtë rekord që Luizi e vendosi për 2 vjet, Gjesti e theu për 24 orë”

Ish-banori i Big Brother, Anaid Kaloti ka bërë një postim në Instagram, ku krahason fituesin e “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejlli me banorin aktual, Gjestin.

Në postimin e tij, Kaloti tregon se puntata finale e sezonit të dytë ka grumbulluar mbi 2.4 milionë shikime brenda dy viteve.

Ndërsa, puntata e fundit e sezonit aktual ka grumbulluar mbi 2.6 milionë shikime, në vetëm 24 orë, për të cilën Kaloti pretendon se është meritë e Gjestit.

“Gjesti thyu nje “mit” me klikimet, Sara Hoxha ndertoi nje standart “lojtari i mire duhet te rri ne loje” jo ne rruge…” shkruan ai në InstaStory.

Polici që ndaloi djalin e Samir Manes u hodh nga lartësia, Lala zbulon detaje: Para se të hidhej i dërgoi mesazh …

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për ngjarjen e rëndë, ku një polic i qarkullimit rrugor u hodh nga lartësia.

Lala konfirmoi se polici ka qenë në grupin e personave që kanë ndaluar djalin e biznesmenit Samir Mane, pasi ky i fundit ka përplasur disa mjete dhe ka kundështuar kryerjen e testit të alkoolit.

Më pas ai është thirrur nga AMP dhe sipas gazetares i është kërkuar llogari për veprimet që ka kryer.

Gazetarja tha se ngjarja kërkon një hetim urgjent se çfarë ka ndodhur, ndërkohë që deklaroi se Azbi Spahiu, para se të hidhej nga lartësia ka dërguar mesazhe të birit, ku i thotë se duan t’i shkatërrojnë karrierën.

“Azbi Spahiu është 57 vjeç dhe është në Renimacionin e Traumës, gjendja tashmë është e stabilizuar.

Azbi Spahiu ka trajtuar rastin e djalit të Samir Manes, i cili ka goditur disa mjete të parkuara në rrugë. Është konstatuar nga punonjësit e policisë. Nuk ka pranuar të bëjë testin e alkoolit dhe normalisht si rregull, kur një individ refuzon ka mekanizma se si mund të bëhet testi i alkoolit.

Është vendosur të arrestohet dhe është shoqëruar në bllokun e sigurisë. Nuk ka qëndruar gjatë sepse ka pretenduar se nuk është mirë dhe është transferuar në spital. Të nesërmen është liruar nga prokurori që e ka konsideruar arrestimin të paligjshëm. Nuk është dokumentuar historia. Azbi Spahiu është thirrur nga zyrtarë të AMP dhe i është kërkuar llogari pse është bërë. Gjendur në kushte presioni ai i ka shkruar të birit duke thënë se po i shkatërronin karrierën me lojëra, dhe pastaj është hedhur nga lartësia.

Është një çështje që duhet hetuar. Nëse Martin Mane është arrestuar dhe ka qenë nën efektin e alkoolit duhej bërë testi i alkoolit dhe të mbahej përgjegjësi. Nëse Martin Mane është arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe vetëm se është djali i biznesmenti, atëherë mund të ngremë dyshime se ndoshta struktura bën shantazh. Në të dyja drejtimet po ta kapim, duhet një hetim. Sot jam në krahun e Azbiut sepse ai është hallka më e dobët, ku është tentuar të shkarkohet e gjithë përgjegjësia.

Nëse është arrestuar dhe është favorizuar ka nevojë për hetim. Nëse është arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe është tentuar sulm ndaj Samir Manes, duhet sërish hetim. Heshtja e insitucioneve më bën të dyshoj se nuk është një situatë bardhë e zi.

AMP nuk ka asnjë hetim penal në lidhje me këtë situatë. Nëse punonjësit e policisë e kanë shkelur, pse nuk ka procedurë hetimore?

Mjegullnaja që është hedhur ngre dyshime. Duke e parë Azbiun si hallkën më të dobët, por duke i njohur edhe integritetin, në të gjithë kërkimet që kam bërë dhe bisedat që kam patur me kolegët e tij, e shohin dhe e pikturojnë si njeri me ndërgjegje të lartë profesionale, me etikë profesionale, prandaj jam krah Azbiut por kundër llumit që ka mbërthyer Policinë e Shtetit.

Kam pyetur dhe kam bisedat me zyrtarë të policisë dhe asnjë nuk jepte shpjegime as për arsyet e shoqërimit të Martin Manes dhe as për lirimin. Policia nuk ka patur kurajon të bëjë një njoftim sqarues por thjesht kanë thënë punonjësi i policisë është hedhur”, tha Lala.

Çfarë ndodhi? Parashqevi Simaku shtrohet në një spital psikiatrik në New York, Elton Ilirjani zbulon detaje të trishta (Video)

Biznesmeni Elton Ilirjani, i ka qëndruar pranë Parashqevi Simakut që në momentet e para.

Ai i ofroi mbështetje, strehim madje edhe bashkimin me djalin dhe ish-bashkëshortin.

Ditën e sotme biznesmeni ka zbuluar se prej dy javësh diva e muzikës shqiptare është shtuar në një spital psikiatrik në New York.

Për të është diçka shumë e trishtë, por e nevojshme për shëndetin mendor të këngëtares.

“Çfarë ka ndodhur me Parashqevi Simakun këto 2 javë? Nesër ajo bën dy javë që është shtuar në një spital psikiatrik në New York. Ka dy javë që është në një pavion psikiatrik të një spitali të New York-ut. Është shumë e trishtë dhe për mua ka qenë një nga momentet më të vështira por e kuptoj që çdo sëmundje ka nevojë për diagnozë dhe për kurim“, thotë Iliriani në një video të postuar në rrjetet sociale.

SHIKO VIDEON KËTU

Pë rdh**imi dhe νrasja m ak*bër e studentes greke, shqiptari duhet t’i japë 905 mijë euro dëmshpërblim familjes së Eleni Topaloudi

Aleksandër Luca duhet t’i japë një dëmshpërblim prej 905 mijë euro familjes së Eleni Topaloudi, 21-vjeçares e cila u përdhunua dhe u vra nga i riu shqiptar dhe një shtetas grek.

Vendimi u dha nga Gjykata e Rodosit për dëmin psikologjik, ankthin dhe dhimbjen që u ka shkaktuar ngjarja të afërmve të viktimës.

Krimi ndodhi në Pefkos Lindos në nëntor 2018, ku dy autorët, Aleksandër Luca dhe një 28-vjeçar grek Manolis Koukouras, fillimisht përdhunuan dhe torturuan Eleni për tre orë, më pas tentuan të pastronin vendin e krimit duke çuar në një vend të izoluar.

Studentja greke ishte ende gjallë kur dy të rinjtë e hodhën nga një shkëmb në det, duke i shkaktuar vdekjen.

Autorët u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasje e 21-vjeçares.

Prindërit e Eleni, Ioannis Topaloudis dhe Kyriaki Armoutidou, vëllai i saj, gjyshja dhe të afërm të tjerë, iu drejtuan gjykatës civile duke kërkuar dëmshpërblim për ankthin që u shkaktoi vrasja e 21-vjeçares.

Padia e tyre, nxjerr në pah brutalitetin e paprecedentë të akteve, si dhe mashtrimin dhe mënyrën metodike me të cilën autorët tentuan të fshehin veprimet e tyre kriminale.

Gjykata rrëzoi padinë ndaj të riut grek, ndërsa u pranua padia ndaj babait të 26-vjeçarit shqiptar.

Vrasësi dhe përdhunuesi shqiptar duhet të paguajë shumat e mëposhtme:

-240.000 euro babait, Ioannis Topaloudis

-240.000 euro nënës, Kyriaki Armoutidou

-200.000 euro vëllait të Eleni Topaloudit

-100.000 euro gjyshes së Eleni Topaloudit

-100.000 euro trashëgimtarëve të gjyshit të Eleni Topaloudit

-25.000 euro për secilin nga dajat e Eleni Topaloudit