E rëndë/ 18-vjeçari plagos me thịkë 32-vjeçarin, i vëllai del me armë për hakmarrje, policia parandalon tragjedinë (EMRAT)

Një konflikt mes dy personave në Shkodër ka përfunduar me plagosjen e një 32-vjeçari dhe arrestimin e një 41-vjeçari që dyshohet se tentoi të hakmerrej me armë.

Sipas policisë, 18-vjeçari Arvin Fregjaj ka sulmuar me mjet prerës 32-vjeçarin Vildan Kepëca në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se gjatë shkuarjes drejt vendngjarjes ka marrë informacion se vëllai i të plagosurit, Arben Kepëca, pasi kishte mësuar për ngjarjen, kishte marrë një armë zjarri dhe dyshohej se po kërkonte autorin për ta vrarë.

Efektivët kanë ndërhyrë duke arrestuar 41-vjeçarin, i cili sipas policisë ka tentuar të largohet dhe ka hedhur armën e zjarrit që mbante me vete.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për kapjen e autorit të plagosjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.